Close
Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 400
  1. #221
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Postime
    48
    Sot po flisja me nje shoqen time te fese ortodokse e cila me tha keto fjale. ''Mire jua bejne juve muslimaneve sepse jeni njerez pa gjak. Sikur te me ndalonin mua dicka te cilen e kam primare ne jeten time do ta haja me dhembe kedo i cili do me cenonte'' .
    Me beri pershtypje kjo thenie dhe eshte shume e vertete qe myslimanet ketu ne shqiperi te cajne me nder b*then neper forume e internet dhe kur vjen puna ne jeten reale nje zot e di se ku jane strukur.

  2. #222
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Laiciteti shqiptar e pranon shamine ne shkolle


    http://doc-book.sourceforge.net/kushtetuta/

    Neni 24

    --------------------------------------------------------------------------------

    Liria e ndërgjegjes dhe e fesë eshtë e garantuar.


    Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit,praktikave ose kryerjes së riteve.


    Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.


    Neni 18
    1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
    2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia,gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.



    Neni 57
    1. Kushdo ka të drejtën për arsimim.

    4. Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.
    .....




    --------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 25-10-2006 më 14:59

  3. #223
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Shamia dhe diskriminimi

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...id=33916&lang=

    Nga Xhemis Stafa - Tek shikon emisione dhe dokumentarë në mediat shqiptare për historinë e Nënë Terezës, paralelisht të bie në sy artikujt e shtypit të shkruar në lidhje me problemin e vajzës nga Durrësi dhe heqjen e së drejtës së saj, duke i mohuar arsimimin për shkak të veshjes fetare.Shenjtërimi i Nënë Terezës me një shami në kokë, bie ndesh me ç’shenjtërimin e shamisë së muslimanes shqiptare.Kjo nga frika se ndoshta shamia e saj do të sjelli më shumë bamirësi dhe njohje ndërkombëtare për rritjen e numrit e të shenjtave shqiptare. Shamia e muslimanes është bërë problemi i radhës në shoqërinë shqiptare. Ndoshta problemet dhe politikat për arsimimin janë zgjidhur dhe tani nuk ka ngelur vetëm se një çështje që padyshim bie në kundërshtim dhe me kushtetutën shqiptare E drejta për besim dhe zbatimin e tij në vende publike lejohet në kushtetutë (Kreu i parë Neni 24).Ndërsa kodi penal saksionon se ndalimi i shprehjes së lirisë së besimit dënohet dhe me burgim. Deklarimet e ndonjë rektori paragjykues ndaj besimit të një vajze muslimane, se shkolla është laike nuk kanë kurrfarë argumentimi logjik. Shkollat janë institucione arsimimi publike të cilat janë ndërtuar nga prindërit tanë për të mirën e shoqërisë. Ato rikonturohen herë pas here me taksat që shqiptarët muslimanë apo jomuslimanë i paguajnë shtetin shqiptar. Fuksioni i shkollës është që të edukojë shoqërinë dhe jo të përjashtojë dhe të përbuzë një pjesë të saj. Pikërisht e drejta e ushtrimit të besimit në jetën publike nuk e përjashton mundësinë për të drejtën e praktikimit të bindjes fetare qoftë në veshje ose në ide. Çdo njeri lind i lirë dhe e përdor vullnetin e tij për ti bërë mirë shoqërisë duke i bërë mirë vetes së tij. Ministria e arsimit dhe rektorët e saj, duhet të jetë me e kujdesshme në politikat e arsimit të cilat duhet të përfshijnë të gjithë shoqërinë pa përjashtime. Shpesh herë ne muslimanëve na vjen keq për viktimizimin e fëmijvë të cilat mbahen peng dhe pa arsim nga fenomeni i gjakmarrjes dhe dëshirojmë që shteti të gjejë mënyra për edukimin e tyre. Mirëpo mesa duket viktima këtë herë jemi ne dhe jo për shkaqe subjektive. Dyshimi jonë për hipokrizinë e reklamave të propagandës se femrat në vendet muslimane janë të shtypura, shtohet nga ngjarjet e fundit ku vajzave muslimane nuk i jepet drejta për tu arsimuar së bashku me një politikë ku eksportohet demokracia, mirëpo subvencionohet drejtësia. Jemi mësuar t’a shikojmë Shqipërinë në listat pranë vendeve të korruptura, afër Afganistanit mirëpo mesa duket do na duhet ta shikojmë dhe në listat e heqjes së drejtave të grave për arsimim. Ndërkombëtarët morën insiativën për ti rikthyer të ‘drejtat’ grave afgane ndoshta ndërhyjnë ose do të ndërhyjnë dhe në Shqipëri kjo sepse problemi i shamisë është i eksportuar nga vendet e iluminizmit. Mos mbajtja e shamisë në shkolla me argumentimin se shteti është laik dhe është i ndarë nga feja është një farsë. Imagjinoni sikur muslimanët shqiptarë të thonin se meqë shteti është laik ne sduhet ti paguajmë taksat qeverisë sepse taksat shkojnë për rektorët pa futur këtu ryshfetet dhe bakshishet në fund të sezoneve të provimeve. E pra para se ideuesit e politikës së arsimimit të merren me të drejtat e muslimanëve dhe arsimimin e tyre, duhet ti edukojnë rininë për luftën kundër korrupsionit e cila ka kapur majat intelektit shqiptar duke filluar nga doktorët, profesorët, poltikanët etj. Të merren me prostuticionin dhe hallkat e tij që po përhapen në shoqërinë shqiptare (striptizmi, homoseksualiteti etj). Ndoshta paragjykimet dhe ksenofobia e tyre lidhet patjetër me mentalitetin e shoqërisë shqiptare të kohës së diktaturës ku mbizotëronte ideologjia e luftës së klasave. Tani lufta e klasave është kthyer në luftë kundër besimit dhe veshjes së flamurit të krenarisë në kokat e muslimaneve. Ky flamur sfidon lakuriqësinë e cila si një copë mishi ua nxjerr gjuhën seksomaniakëve me grada shkencore. Të cilët maninë e tyre e përdorin dhe për të intriguar vajzat e sinqerta në sezon provimesh. Zemrat mohuese dhe veset e shoqërisë duhet të jenë sfida e mijëvjeçarit.

  4. #224
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    forum126 shkruan:

    Shenjtërimi i Nënë Terezës me një shami në kokë, bie ndesh me ç’shenjtërimin e shamisë së muslimanes shqiptare.Kjo nga frika se ndoshta shamia e saj do të sjelli më shumë bamirësi dhe njohje ndërkombëtare për rritjen e numrit e të shenjtave shqiptare.












    Nje myslimane nuk mund te jete si Nene Tereza mbase feja myslimane ia kufizon aftesit e saj te veprimit. Ajo pik se pari duhej injoruar jobesimtaret dhe tere veprimtarein e saj bamirese tua kushtoj vetem besimtareve. Nene Tereza nuk bente dallim ne kete drejtim. Dhe islami e ndalon rreptesisht "Krenimin" me nje femer mbase kjo e fundit shiqohet si nje objek seksual dhe roberesh e mashkullit besimtare. Islami kurrnjehere ne historin botrore nuk ka sjellur shenjter as shenjteresha, njerez bamires pervec xhaxhajve Bin Ladena qe hudhin bomba ne cdo qosh me te cilet keni kenaqesin te krenoheni.

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    http://www.sot. com.al/index. php?optionfiltered= com_content&task=view&id=33717&Itemid=0&lang=


    LAICIZIMI I INDIVIDIT

    Nga Redi Shehu


    Prodi dhe Kukeli janë ndoshta personat më të fundit në botë që mund të takoheshin dhe më pak të përshtatshmit si kriter vlerësimi ndaj njëri-tjetrit, por ajo që i bashkoi kohët e fundit ishte çështja e shamisë së femrës muslimane.Ashtu siç nuk mund të ndodhte ndryshe botëkuptimet e tyre diametrikisht opozitare dhe të papërshtatshme, na u pasqyruan në qëndrimin e tyre ndaj mbulesës islame. Njëri kryeministër i Italisë dhe person me një bagazh dhe karrierë të madhe diplomatike, i njohur për qëndrimet e tija racionale dhe shpesh progresiste, në një quiz me logjikën e vet arrin në konkluzionin publik se shamia e muslimaneve është një e drejtë e tyre dhe se nuk përbën problem për integrim në shoqëritë perëndimore, me kusht që të mos mbulohet fytyra apo identiteti viziv i tyre. Tjetri një rektor i një Universiteti 2 muajsh si ai i Durrësit, akoma i ekzaltuar nga kolltuku i zyrës së tij, ndoshta duke mos ditur akoma vendndodhjen e auditorëve të tij, merr përsipër të interpretojë direkt apo indirekt Kushtetutën e Shqipërisë në lidhje me liritë dhe të drejtat e besimit, dhe në rastin konkret të frekuentimit të besimtareve muslimane në këtë universitet. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, nëse ky interpretim do të ndiqej nga një procedurë e mirëfilltë ligjore apo konsultim me dikasteret e Ministrisë së Arsimit. Apo edhe me vetë Avokatin e Popullit për të parë nëse ligjshmëria dhe vlefshmëria e Kushtetutës Shqiptare ishte cënuar apo jo. Problemi i rektorit Kukeli qëndron në atë se reagimi i tij, pa u futur në bindjet dhe pozicionin e tij fetar sepse kjo është pjesë e jetës private të tij, u bë i menjëhershëm dhe i pakonsultuar. Me këtë rektori i ri shpalosi disa minuse ne marrëdhëniet tij si me institucionet eprore po ashtu edhe me faktin se ai nuk e paska konsideruar çdo student të këtij Universiteti si qelizë jetësore në trupin e dijes kombëtare. Sepse po të ishte kështu brutaliteti dhe mënyra e përjashtimit të një studenteje do të ishte gjëja e fundit. Në qendrat e mëdha botërore të dijes në Universitetet prestigjioze kudo në botë për të përjashtuar një student është një sipërmarrje goxha e madhe. Ajo do të duhej të bëhej nëse studenti kishte thyer rëndë rregullat jo vetëm të Universitetit por edhe më gjerë, ndërsa botëkuptimi fetar dhe veshja e tillë nuk përbën thyerje të ndonjë rregulloreje. Preambula e Kushtetutës së Shqipërisë fillon me frazën “ … me besim te Zoti…” si duket kushtetutën zt. Kukeli duhet ta ketë hapur , nëse e ka hapur, nga faqja e fundit. “ Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë,me përgjegjësi për ëe ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqënien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, Vendosim këtë Kushtetutë:” Mbi bazën e kësaj preambule rrjedhin logjikisht të gjitha nenet e Kushtetutës pikërisht për të garantuar qëllimin e saj. Që pastaj bëhet më e qartë ë nenet mbi të drejtat dhe liritë e besimit, shkollimit etj. Pra laiciteti i shtetit është diçka relative sepse edhe vete dokumenti themeltar tregon që populli shqiptar i futet një sipërmarrjeje të tillë siç është ndërtimi i shtetit kushtetues së pari me besimin te Zoti. Shihet qartë së natyrshmëria religjioze e popullit shqiptar është krenare për historinë dhe me përgjegjësi ka vendosmërinë për të ndërtuar të ardhmen kushtetuese. Pra asesi kjo kushtetutë e ndërtuar dhe duke pasur si burim natyrshmërinë religjioze të shqiptarëve nuk mund t’i kthehet kundër vetë burimit të saj, aq më tepër pastaj kur flasim për një besim të caktuar siç është ai Islam. Prandaj zt. Kukeli kur dëbonte studenten muslimane nga e drejta për dije, mund t’i jetë referuar kujtdo burimi, por kushtetutës shqiptare, jo. Autonomia e universiteteve është autonomi në konteksin qeverisës dhe për rrjedhojë edhe atë kushtetues, pra nuk mund të pretendohet se në emër të autonomisë së universitetit ta kalojmë fenomenin nga laicizim i shtetit në laicizim të individit, kjo do prodhonte imponim të bindjes dhe për pasojë kthehet në paraprirëse të shkëlqyer të diktatit. Pas periudhës së gjatë komuniste qasja e jonë ndaj gjithçkaje religjioze shoqërohej nga paragjykime, frikë dhe qëndrime kundërshtuese, sepse konsiderohej një trup i huaj në një shoqëri post ateiste. Ndërsa qasja ndaj besimeve të tjera pësoi ndryshime ajo ndaj besimit islam mbeti më e ngurtë e ndikuar kjo nga një propagandë dhe makiazh i shëmtuar që shpeshherë me pa të drejtë i vishej këtij besimi. Mbulesa e femrës muslimane nga një kostum dhe krenari kombëtare që shpesh herë mbushte sallonet e ekspozitave apo faqet e albumeve të historisë së Shqipërisë, apo shoqëronte ato dokumentarë të vjetër filmikë të gërvishur në bardh e zi, u kthye në “shfaqje e huaj” për shoqërinë shqiptare dhe objekt sulmi shpesh herë institucional. Shamia e besimtares muslimane nuk është një shall i vendosur në kokë në një ditë me erë të fortë veriu të cilin mund ta heqë kurdo, ajo është pasqyra e shpirtit të besimit, e devotshmërisë. Me shallin femra muslimane zbulon vlerat më të mira morale duke zbatuar një nga obligimet kryesore të fesë së cilës ajo i përket. Ndaj edhe kërkesa për ta hequr atë është kërkesa për të fshirë identitetin e saj. Universitetit shqiptare por edhe institucionet e tjera arsimore praninë e një vajze muslimane me shami në kokë, përveç se duhet ta konsiderojnë sit të drejtë themelore personale të saj, duhet ta kenë si shembull për të ndikuar në një rini shumë të shkujdesur përsa i përket veshjes.

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2006
    Postime
    4
    Une mendoj eshte e drejte te mos lejosh njerez te veshur ne ate menyre ne shkolla. Te gjithe duhet te jemi ne gjendje te kuptojme se feja dhe shkolla duhet te jene perfundimisht te ndara. Kur nje person shkon ne shkolle tregon se feja myslimane eshte pak e cenuar dhe veshja e tille nuk ka kuptim me.

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-10-2006
    Postime
    5
    Citim Postuar më parë nga khour
    Sot po flisja me nje shoqen time te fese ortodokse e cila me tha keto fjale. ''Mire jua bejne juve muslimaneve sepse jeni njerez pa gjak. Sikur te me ndalonin mua dicka te cilen e kam primare ne jeten time do ta haja me dhembe kedo i cili do me cenonte'' .
    Me beri pershtypje kjo thenie dhe eshte shume e vertete qe myslimanet ketu ne shqiperi te cajne me nder b*then neper forume e internet dhe kur vjen puna ne jeten reale nje zot e di se ku jane strukur.

    Qfar ishte pergjegjia e juaj?

    Ne jemi shqiptar dhe nuk duhet lejuar ndarje fetare ne mes njerzve.
    Shkolla duhet te ket uniform e cila karakterizon shkollen dhe qdo veshje tjeter perveq asaj shkollore duhet te ndalohet poashtu edhe promovimi i objekteve fetare duhet te ndalohet.

    Nuk jam kunder entitetit fetar, ata qe deshirojn shkollim sipas menyres dhe regullave fetare duhet te orientohen ne shkollat teologjike te cilat mbulojn poashtu numrin e njejt te lendeve shkollore ne shkollat shteterore.

    Shoqja juaj eshte gabim pa mas, sepse feja nuk e percakton diturin dhe mentalitetin mirpo menyren e te sjellurit, veshjes dhe virtyteve personale.

    E sa i perket forumeve, eshte leht te shkruhet nga anonimiteti mirpo ne realitet njerzit ngurrojn apo heshtin qe te mos behen shenjester e shoqerise.

  8. #228
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga forum126
    Laiciteti shqiptar e pranon shamine ne shkolle


    http://doc-book.sourceforge.net/kushtetuta/

    Neni 24

    --------------------------------------------------------------------------------

    Liria e ndërgjegjes dhe e fesë eshtë e garantuar.


    Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit,praktikave ose kryerjes së riteve.


    Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.


    Neni 18
    1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
    2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia,gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.



    Neni 57
    1. Kushdo ka të drejtën për arsimim.

    4. Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.
    .....

    ....... dhe nderkohe, ke harruar qe autonomia e Universiteteve garantohet me ligj, dhe keta Universitete ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit, nxjerri ligje organike te brendshme (--> rregullore) qe jane te detyrueshem per tu zbatuar, dhe nuk bien fare ne kundershtim me ato ligjet e mesiperme qe permend ti, perderisa shteti u jep te drejte qe te nxjerrin rregulloren e tyre.

    E do lirine e fese se saj ajo vajza? Fare mire mund te shkoje ne universitet islamik (ne te cilin besoj se duhet te jete e ndaluar vajtja pa perce).. edhe zgjidhet problemi, gjithsecili ne te veten.


    Pra, laiciteti i sistemit arsimor (shqiptar apo nderkombetar, se nje eshte) nuk e pranon ate veshjen e vajzes.

  9. #229
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    "Mish i zbuluar"

    Australian cleric says won’t quit over comments on women
    (AFP)

    27 October 2006



    SYDNEY - Australia’s highest Islamic cleric refused to resign on Friday for remarks comparing scantily-clad women to “uncovered meat” as Prime Minister John Howard urged Muslims to act to defend their image.


    Sheikh Taj Aldin al-Hilali, who has been forced to stop preaching for up to three months amid a firestorm of criticism, said he would only step down when the world was “clean” of the White House.

    Howard urged the Muslim community to act fast to repudiate his assertions and avoid tarnishing its image in Australian society, saying an apology was not enough.

    “What I am saying to the Islamic community is this: If they do not resolve this matter, it could do lasting damage to the perceptions of that community within the broader Australian community,” he told Southern Cross Broadcasting.

    “If it is not resolved, then unfortunately people will run around saying “Well the reason they didn’t get rid of him is because secretly some of them support his views’,” Howard warned.

    After an emergency meeting of Islamic community leaders at the mosque where Hilali made the comments during a sermon last month, the 64-year-old Mufti of Australia agreed to a two- to three-month break from preaching.

    “We feel at this stage that is only fair that he be stood down for the next couple of months,” said Abdul El Ayoubi, of the Lebanese Muslim Association, which administers the Lakemba mosque where the cleric is based.

    “He has got the Hajj trip that’s coming up in a month-and-a-half so he will be away. And it will only add fuel to the fire if he continues in the interim to give sermons,” he added.

    But community leaders refused to sack Egyptian-born Hilali, prompting calls from inside and outside the Islamic community for his resignation.

    A day after issuing an apology in which he said his remarks had been misinterpreted, Hilali, who has made headlines with verbal attacks on the US-led war on Iraq, was quizzed by reporters following Friday prayers whether he would resign.

    “After we clean the world of the White House first,” he responded to a loud barrage of cheers and applause from supporters.

    In remarks during a Ramadan sermon last month, published in English by The Australian newspaper on Thursday, Hilali criticised women who “sway suggestively”, wear make-up and no hijab or Islamic headscarf.

    “If you take out uncovered meat and place it outside on the street, or in the garden or in the park, or in the backyard without a cover, and the cats come and eat it ... whose fault is it, the cats or the uncovered meat?” he said.

    In Thursday’s apology he said the comments were meant simply to discourage extra-marital sex.

    “I unreservedly apologise to any woman who is offended by my comments,” he added. “I had only intended to protect women’s honour, something lost in The Australian presentation of my talk.”

    The incident is dividing the Muslim community in Australia, which is trying to mend rifts exposed by the country’s worst-ever race riots in December when white residents clashed with youths of Middle Eastern extraction in Sydney.

    Some community members were unhappy with the decision not to take action.

    “There were a few items there we didn’t fully accept,” said Lebanese Muslim Association president Tom Zreika, explaining that the decision to suspend his sermons was mutually agreed.

    “Some people on the board would have liked to see more done but unfortunately we can only speak as a board,” he said.

    Outraged Australian media attacked al-Hilali, with the tabloid Daily Telegraph as “heartless” and “ignorant,” while The Australian said “Sheik Hilali has forfeited the right to lead Australia’s Muslims”.

    But the mufti’s supporters defended him.

    “We’re certainly not going to pass judgment on the basis of one comment in which we know his intentions were completely different,” said Keysar Trad, the president of the Islamic Friendship Association of Australia.

    “The grassroots are behind him.”

    Howard said that despite the apology, most Australians were appalled.

    “I think what he’s done is so unacceptable and so out of line with not only mainstream Australian opinion but ... mainstream Muslim opinion,” he said.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  10. #230
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Australia dhe qeveria e kryeministrit Howard meritojne te lavderohen per qendrimin parimor perkunder percartjeve te larvave Islamo-fashiste.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  11. #231
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Rektori i universitetit te Durresit, qenka fenomenal.. paska paralajmeruar dhe nje djale me mjeker (qe kujtonte se shkonte ne medrese) dhe nje vajze me kryq, qe t'i spastronin keto format e propagandes estetike, nese donin te vazhdonin mesimet ne shkolle..

    Rector for President!

  12. #232
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Ju qe debatoni ketu e mbani veten per te avancuar mesa shoh nga pergjigjet dhe te perparuar,ku eshte perparimi pra kur ju kerkoni te cenoni lirite e mendimit dhe te veprimit te dikujt?Cdo njeri vishet si do,apo u beme si ne kohen e partise se punes ku shoku Enver nxirrte flet rryfe dhe i diskretitonte disa qe kerkonin te shkretet te dukeshin me bukur ne shkolle,apo pune.Dhe kjo vajza mendon se keshtu duket me bukur,kush jeni ju qe e gjykoni?Ne asnje vend tjeter te botes nuk pengohet te shkoje ne shkolle nje femer me veshje islame,po dalin shqiptaret tani qe e kane ne gjak ate punen e komandimit,do vishni cfare them une.Me çudit fakti qe kete teme e kane diskutuar me shume meshkuj sesa femra,cfare doni ju qe te dalin te gjitha me mini??Kur shihni ndonjeren me mini nuk lene gje pa thene te vertete e te genjeshtert,njerez hipokrite.Njeriu vishet si do,i teket del me mange te shkurtra ne mes te bores,e i teket me ferexhe ne mes te veres.Ju pengoi gje shikimin t'ju depertoi nga pjeset intime te saj?Apo ju ngeci fjalet ne fyt,pa i thene ndonje nga ato perlat e juaja.une perçe nuk kam,por po mu tek do e ve dhe as qe du me dit per njerez si ju,ikni mo shikoni nenat tuaja e motrat pastaj ejani dhe diskutoni ketu per tjetren.Pse nuk diskutoni ju ato rrugacet qe me shume jane zhveshur se veshur,qe minifundi po i behet = me te brendshmet,dhe kanatjeret nuk i mbulojne dot as kerthizen,po vini dhe na jepni dhe mend.Eshte ndryshe kur jep thjesht nje mendim,mua me pelqen dhe mua jo,por filloni diskutoni dhe rreth feve,dhe kush ato qe nuk ia kane haberin fare.
    Paaaa nuk i late as pergojimet si qemoti,pasket qene specie e rralle.

  13. #233
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Easy tiger/tigress (sic thone ketej lol) se e ke marre me yrysh kete pune.

    Citim Postuar më parë nga XX22
    Ne asnje vend tjeter te botes nuk pengohet te shkoje ne shkolle nje femer me veshje islame
    Ne Turqi, ne France ka ligje per kete pune, ne Turqi disi me strikt. Gjithashtu dhe ne Gjermani po diskutohen disa ligje per ca kufizime. Qe te jemi te qarte, njeriu mund te vishet si te doje ne rruge, ne shtepi e gjetke. Problemi qendron tek shkollat publike qe mbahen nga te gjithe takspaguesit.

    Citim Postuar më parë nga XX22
    ikni mo shikoni nenat tuaja e motrat pastaj ejani dhe diskutoni ketu per tjetren.
    Ngadale lulke, mos zi ne goje nenat dhe motrat e te tjereve, se po hyn ne gjynah kot.

    Citim Postuar më parë nga XX22
    Pse nuk diskutoni ju ato rrugacet qe me shume jane zhveshur se veshur,qe minifundi po i behet = me te brendshmet,dhe kanatjeret nuk i mbulojne dot as kerthizen,po vini dhe na jepni dhe mend.
    Se si vishen disa femra ne Shqiperi apo kjo dukuri ne pergjithesi i Europes Lindore, eshte tjeter teme trajtimi. Megjithate, nqs po kerkon te mos gjykohet ceshtja e kesaj vajze, atehere me cfare arsyetimi quan rrugace nje femer qe ka bluzen mbi kerthize?

    Se me kujtove kete pune. Kete jave Australia gjendet ne nje problem te ri. Sheik Taj el-Din al-Hilali, nje nga kleriket me te njohur atje, ne nje nga fjalimet e tij sygjeroi se nqs femrat nuk mbulohen, e kane fajin ato qe terheqin dhunime seksuale nga meshkujt. Ai u shpreh nder te tjerash, se femrat qe vene tualet, dhe vishen disi ekzagjiruar (mgjth nuk e di se cfare perkufizon si ekzagjiruar Sheiku) keto femra e kane fajin pse dhunohen. Dmth tani perdhunimi i nje femre eshte faji i saj, ky kleriku nuk u mban leksion meshkujve qe te kontrollojne veten e te respektojne femrat, por persembrapthi.

    Pastaj solli nje shembull tjeter (ky shembulli ne fakt irritoi shume njerez.) Ai tha se femra e pambuluar eshte si mishi i pambuluar ne nje qoshe te tregut qe mbledh miza apo e ha macja. Tani nja dy probleme shpejt e shpejt me kete analogji, e para, femra nuk eshte cope mishi me dy sy. E dyta dhe me praktike, kush le mishin ne treg perjashta lol, (sidomos ne Australi ne pisk te vapes) prishet dhe duhet te jete kunder rregullave shendetesore dhe higjenike.

    Eshte ndryshe kur jep thjesht nje mendim,mua me pelqen dhe mua jo,por filloni diskutoni dhe rreth feve,dhe kush ato qe nuk ia kane haberin fare.
    Tani tamam tamam, thjesht mendime japim ne forum, argetohemi, nevrikosemi se gje ne dore dmth s'kemi, nuk votojme per keto ceshtje, dhe as nuk na kane pyetur.

    Sa per diskutimin rreth feve, sa haber ka Myftiu i Shqiperise, mbase nuk ke moj cupke, ai u shpreh se mbulesa s'eshte e detyruar. Pastaj ne kete teme specifike, nuk po diskutohen fete, por laiciteti i shtetit dhe institucioneve. Di, s'di per fete, ceshtje e dores se dyte.

    Paaaa nuk i late as pergojimet si qemoti,pasket qene specie e rralle.
    Ketu jam plotesisht dakort me ty , por pa nje cike thashetheme, si do mbahet gjalle forumi lol.

  14. #234
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Citim Postuar më parë nga Luanesha
    Se me kujtove kete pune. Kete jave Australia gjendet ne nje problem te ri. Sheik Taj el-Din al-Hilali, nje nga kleriket me te njohur atje, ne nje nga fjalimet e tij sygjeroi se nqs femrat nuk mbulohen, e kane fajin ato qe terheqin dhunime seksuale nga meshkujt. Ai u shpreh nder te tjerash, se femrat qe vene tualet, dhe vishen disi ekzagjiruar (mgjth nuk e di se cfare perkufizon si ekzagjiruar Sheiku) keto femra e kane fajin pse dhunohen. Dmth tani perdhunimi i nje femre eshte faji i saj, ky kleriku nuk u mban leksion meshkujve qe te kontrollojne veten e te respektojne femrat, por persembrapthi.

    Pastaj solli nje shembull tjeter (ky shembulli ne fakt irritoi shume njerez.) Ai tha se femra e pambuluar eshte si mishi i pambuluar ne nje qoshe te tregut qe mbledh miza apo e ha macja. Tani nja dy probleme shpejt e shpejt me kete analogji, e para, femra nuk eshte cope mishi me dy sy. E dyta dhe me praktike, kush le mishin ne treg perjashta lol, (sidomos ne Australi ne pisk te vapes) prishet dhe duhet te jete kunder rregullave shendetesore dhe higjenike.
    Meshkujt dihet se jane me te pa permbajtur(jo te gjithe, por ne shumicen e rasteve ndoshta 95% apo me teper jane dhunuesit meshkuj) ,andaj bari (ilaci)eshte te mbuluarite femrave.Eshte njesoj sikur nje te semuri nga lakmija(te pangopuri) per ushqim ta vendosish ne nje vend ku ka shume , shume ushqim dhe ti thuash te permbahet(se mos po irritohen edhe me kete shembull shume njerez).


    E di ti se c'eshte shembulli?

    Ai ishte shembull dhe ai nuk tha se ne Australi e vendosin mishin ne nje qoshe.Shembulli eshte ta paramendosh, po e vendose mishin ne nje qoshe te tregut a do te kishte vlere dhe a do ta terhiqte dike? Aq ka vlere nje e lakuriqesuar.I bie vlera.Dihet se epshet jane gjeja me e ulet ndersa ato i ndjellin epshet.
    Meshkujt ne vend se t'i shikojne ne brendesi te tyre(intelektin,zemermiresine,meshiren,sinqeriteti n,bujarine ,fisnikerine,urtesine,deliresine etj) dhe t'i dashurojne ato veti qe i karakterizojne ato femra ne brendesi te tyre,atyre u verbohen syte me pamjen e jashtme( se nuk shohin gje tjeter perveq kembeve vitheve dhe gjokseve te tyre).Pra as si qenije te tere(forme) njerezore nuk e shohin por vetem pjeseza apo copeza mishi.E po mire e kane se keshtu e kerkojne vete,bile edhe garojne se cila po behet COPE me terheqese dhe cila po terheqe me shume shikime.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  15. #235
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Meshkujt dihet se jane me te pa permbajtur(jo te gjithe, por ne shumicen e rasteve ndoshta 95% apo me teper jane dhunuesit meshkuj) ,andaj bari (ilaci)eshte te mbuluarite femrave.Eshte njesoj sikur nje te semuri nga lakmija(te pangopuri) per ushqim ta vendosish ne nje vend ku ka shume , shume ushqim dhe ti thuash te permbahet(se mos po irritohen edhe me kete shembull shume njerez).
    O alko, c'te te them se ta paskan thene cunat me poshte. Cfare menyre arsyetimi eshte kjo nuk e di une. Dmth meqe disa meshkuj jane kafshe, kuptohet jo te gjithe, atehere te mbulohen te gjitha femrat? Ore djale, une te them te drejten nuk kam minifunde, bile edhe funde nuk kam shume lol. Dhe pervec se ne plazh, s'kam veshur ndonjehere bluze mbi kerthize (sic u shpreh XX22.) Por ato vajza qe i veshin, pune per to, dhe lum si to, ne fund te fundit, po t'u pelqeje eshte e drejta e tyre. Por te iken mendja e kokes kur mendon se fajesohen nqs perdhunohen. Jeni ne terezi ju apo s'jeni?! Me ate qe ka thene myftiu u jep shkas, apo arsye, apo "te drejte" ketyre te semureve te dhunojne vajzat.

    Por cfare me irriton me shume se cdo gje tjeter, eshte se myslymanet e Australise kane denuar fjalet e myftiut. Udheheqesi i Organizates Islamike me te madhe ka thene se do t'i ve ban myftiut qe te mos jap mesim ne xhamine qe eshte prone e kesaj organizate. Keshilli Islamik gjithashtu ka denuar keto fjale dhe eshte distancuar duke thene se fjalet e myftiut jane ekstreme dhe anti-islamike.
    Dhe vjen alko te FSH dhe i del per zot nje myftiu ne Australi qe as besimtaret atje nuk duan ta mbrojne. Seriozisht e keni?!

    Citim Postuar më parë nga alko
    Ai ishte shembull dhe ai nuk tha se ne Australi e vendosin mishin ne nje qoshe.Shembulli eshte ta paramendosh, po e vendose mishin ne nje qoshe te tregut a do te kishte vlere dhe a do ta terhiqte dike? Aq ka vlere nje e lakuriqesuar.I bie vlera.Dihet se epshet jane gjeja me e ulet ndersa ato i ndjellin epshet.
    Meshkujt ne vend se t'i shikojne ne brendesi te tyre(intelektin,zemermiresine,meshiren,sinqeriteti n,bujarine ,fisnikerine,urtesine,deliresine etj) dhe t'i dashurojne ato veti qe i karakterizojne ato femra ne brendesi te tyre,atyre u verbohen syte me pamjen e jashtme( se nuk shohin gje tjeter perveq kembeve vitheve dhe gjokseve te tyre).Pra as si qenije te tere(forme) njerezore nuk e shohin por vetem pjeseza apo copeza mishi.E po mire e kane se keshtu e kerkojne vete,bile edhe garojne se cila po behet COPE me terheqese dhe cila po terheqe me shume shikime.
    Alko, ti e merr vesh shembullin apo jo? Ne shqip e shkruajta. Lere qoshen apo mesin, apo anash. Te krahasosh nje femer me nje cope mishi te pambuluar ne treg eshte degraduese dhe qesharake deri ne idiotllek. Femrat e para e punes, nuk dalin lakuriq rruges, ashtu sic nuk dalin as meshkujt. A mendoj se disa shkojne ne ekstrem ne Shqiperi? Apo ne Europen Lindore? Po eshte e vertete, por tjeter teme diskutimi kjo. Megjithate nuk mund te zgjidhet nje ekstrem duke vajtur ne ekstremin tjeter, dmth duke kerkuar te mbulohen te gjitha.
    Myftiu tha se femra e pambuluar eshte si mishi ne treg qe prishet apo e hane mizat apo macja. Pika qe s'i bie atij, lol.

    Ta thashe me siper, femra nuk eshte cope mishi me dy sy. Por eshte qenie njerezore, eshte nene, eshte moter, eshte mbartese e jetes. Dhe mos me jep leksione mua se duke qene e mbuluar mashkulli do me doje per trute qe kam. Ndoshta s'te besohet ty djale, por e njejta gje vlen dhe per femrat. Une s'mund te dua kurre nje djale qe eshte i bukur, po s'di te lidhe dy fjale, apo qe nuk i perputhen idete apo interesat me te miat.

    Ti me ato qe thua i ul vleren jo vetem femres, por dhe mashkullit duke i karakterizuar si qenie te dobeta, qe u jepen vetem epsheve, qe nga epshi i shpeton vetem nje cope rrobe.

    Nena dhe babai im festuan 30 vjetorin e marteses ne gusht. E di cfare u bera dhurate? U dhurova nje yll, me emrin e tyre (lol, me akuzoni po deshet per sentimentalizem) por doja t'u jepja qiellin per gjithcka te bukur qe e kam prej tyre (ato te keqijat i kam nga mendja e kokes sime lol.) Por mbi te gjitha, cfare mesova prej tyre eshte dashuria, respekti reciprok per njeri-tjetrin, menyra se si i bene te pakrahasueshme 30 vjetet me njeri-tjetrin. Nena ime apo babai im nga pamja fizike mund te mos jene yje, por jane yje ne brendesi, ne shpirt. Dhe gjeten njeri-tjetrin sepse i perkisnin njeri-tjetrit. Por nena ime nuk kishte nevoje per nje perce te tregonte bukurine e saj shpirterore, dhe im ate s'pati nevoje per perce te gjente bukurine e saj.

    Puuuu, se do me beni te qaj tani, se me ka marre malli, lol.

  16. #236
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2006
    Postime
    45

    Qfare ben simboli i njeriut

    Tani jemi ne nje kohe kur te gjithe e dijme se kush jemi e qfare jemi duke bere.Per ne shqiptaret duhet te dijme se qfare na ben te dallohemi nga te tjeret apo na ofron me te tjeret. Idenditeti yne qe po e permend i madhi Kadare aq fort po inorohet nga disa saqe kjo kohe e sotme po na ben te mundur te flasim gjitheqka qoftre edhe pa vlere per kombin tone.Kur dhe kush e perdori tek shqiptaret per 2000 vjet e kendej e tani ne po identifikohemi si mysliman.Ju lutem te gjitheve qe te bejme dallimin ne mes kombit dhe perkatesise fetare.Neqoftese ka ne bote komb mysliman atehere me se tepermi do te na ndihmoje ne shqiptareve ne kosove ku jemi me se 90% mysliman e kur ti rradhisim edhe boshnaket edhe goranet mysliman atehere dalim 95% e te tjeret 3%katoliket e 2%orthodokset.Prandaj kisha apeluar te te rinjet e Shqiperise qe ata vete ti largojne keto lojra me fe dhe shamija,E njejta gje do te vlene edhe per ne Kosovaret qe kesi lloj gjerash mos te na ndodhi se perndryshe Evropa na njef per komb te pastert e te vjeter ne ballkan per qka edhe ajo krenohet ne te kunderten duhet ti kethehemi babes Mbret te Stambollit te na asimiloi siq po asimilohen 3 miljon shqiptar ne Turqi.Me fat te mire feregjeja na qofte mori motra se Evropa me krah te hapur per kete na pret ose Boshnakine ta kemi shtet

  17. #237
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2006
    Postime
    45

    Pershendetje

    Citim Postuar më parë nga live fast
    nje keshille ju myslimaneve....veproni si ky me poshte
    Mik apo mikeshe e nderur.Po ju pershendes me nje shprese se do te ndryshoni hidherimin ndaj myslimaneve.Jam t ketij besimi por pak sa e moderuar dhe adhuruase e shqiptareve para Muhametit.Do te doja qe te gjithe shqiptaret te jene shqipetare e jo do shqipetar e do mysliman.mos ti ngaterrojme gjerat dhe historine.Mos ta ngaterrojme kombin me fene se perndrzshe ky ngaterrim me teper se ne shqipetareve nuk do ti ndihmoi kujt.Neqoftese themi se ne myslimanet atehere si komb mysliman ne do te dilnim 95% e populit te kosoves edhe ti pranonim edhe boshnjaket 2% edhe goranet musliman 3% atehere mbasin katoliket 3% dhe orthodokset ne Kosove eshte fjala 2%.Evropa ne na njef si shqipetare e jo mysliman,na njef si komb me i vjeter ne Ballkan dhe me te ngritur.Perndryshe feregjen qe po behet problem ne rinine shqipetare e posaqe studentore apeloi qe ti ruajme rrenjet tona identitetin e vejter qe sa kohe po e flet i madhi Kadare.ndryshe rini po i kethehemi kah baba Mbret Sulltan Murati qe q ka Tyrben ne Kosove e te asimilohemi siq po masimilohen vellezerit tane ne Turqine diktatoriale qe nk ju ep te drejta te tejreve e hiq shqipetareveDuke besuar qe te mos keq kuptohemi ju pershendes

  18. #238
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Po te ishte rrob me lule lejohet? po me te bardha? po ta mbante nje femer ate veshje se kish pare claudia shiferin ne latest fashion do e ndalonte kush?
    Me fal pak por nese nje vajz shef ne fashion Tv qe moda e kesaj jave eshte nje shami ne koke dhe nje fund jeans posht do e ndalonte kush ne shkolle ?as qe behej fjale se me 100% do e fitonte me gjyq te drejten.


    Pra konkluzioni?
    .

  19. #239
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Shume njerez e perdorin vargun " Feja e shqiptarit asht shqiptaria" per te demonstru laicitetin e shtetit shqipetare, po te gjith pa perjashtim jane nonsens me ate qe Vasa thoshte... Ne shqipateret se musliman si te krsihtere gjithnje kena ken bashk kur eshte shtruar qeshtja e mbrojtjes se artdheut. Por feja nuk na ndalon per kete dha padyshim qe ka qene dhe eshte nje nxitje e madhe per nacionalizem (apo edhe globalizem). Kur diskutohet mbulesa e femres nuk ka lidhje ketu laiciteti sepse fjala laicitet ka lidhje me shtetin dhe kushtetuten e jo me njerezit. Pra nese nje femer mban shami nuk cenon barazine mes feve ne kushtetute keshtu qe ska lidhje me ate qe ju thoni.
    Kjo tregon me se miri se ne shqiperi (po me shume jasht saje) ka shqipetare qe ende mendojn dhe rrojne me frymen komuniste dhe jane totalisht idjot.... kjo tregon qe shqiperia ka ende probleme serjoze dhe i duhet te pakten edhe nje nje shekull per te hyre ne europen tone te "nderuar"

  20. #240
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2006
    Postime
    45

    Te falanderoi per mirekuptim

    Citim Postuar më parë nga live fast
    nuk te keqkuptoj aspak,po mijera shqipetare qe u vrane dhe u derguan si ushtare neper bote per lavdine e te "madhit"MHMD ?ato nuk i qani ju,dhe mos u justifiko me te zakonshmen "se ka nodh para 500 vjetesh"ok.
    dhe feja e shqiptarit eshte shqiptaria.nuk eshte as katolike as myslimane
    FUND.
    I nderuari live fast,me ke fascionuar me at foto shume te vlefshme qe dukej i madhi GJ E R GJ i cili 25 vjet beri lufte per ta penguar perendorine me te prapambetur qe njef historia e njrzimit.Ku shkeli kemba e turkut nuk bini me bari .Mbrojti krishterimin nga qfarosja,ate te shqiptareve.Qka i duhej MHMD PER TA MBROJTUR SHQIPTARET KUR NE KOHEN E TIJ AS QE KANE NDEGJUAR E LE MA PER TA ADHURUAR sepse nuk ka patur media per ta perhapur aqe shpejt fjalaen e tij.Dhe deri te Vaso Pasha feja e shqiptarit ishte krishterimi e prej ti fillon shqiptaria fe kjo e cile veq tek ne shitet se ne bote askund.Qfare do te thote feja shqiptare kur shqiptarija apo shqiptatizmi veq eshte fjale qe percakton emertimin e popullit tone qe nga mesjeta se perndryshe feja e jone ishte albanishtja dhe arbnorishtja.Edhe nje here dhe shume here te falenderoi per mirekuptim e jo kaqkuptim

Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Thënie kushtuar femrës.
    Nga ZANOR në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:38
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Gruaja në Islam
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •