Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Filluan sprovat dhe diskriminimet

    Studentja me shami, s`lejohet nė shkollė

    Krerėt e universitetit tė Durrėsit i kėshillojnė vajzės tė ndėrrojė
    veshjen

    Vali Qyrfyēi

    Njė studente e Universitetit "Aleksandėr Moisiu", tė Durrėsit, lė
    auditorėt pėr shkak tė veshjes me ferexhe. Drejtuesit e
    Universitetit i kanė kėrkuar tė ndryshojė veshjen, pasi vetėm e
    pėrshtatur me "filozofinė e universitetit" do tė mund tė arsimohet
    nė tė. Prej tri ditėsh, studentja e vitit tė parė tė degės anglisht,
    nė Fakultetin e Edukimit, Behije Hoxha, nuk frekuenton ambientet e
    universitetit mė tė ri nė vend.

    Ditėn e hėnė, rektori sė bashku me zv.rektorin dhe dekanin e kanė
    thirrur studenten, e vetmja nė kėtė universitet e mbuluar me shami,
    dhe i kanė kėrkuar tė pėrshtatė veshjen me ambientin akademik, pasi
    me veshjen qė mbante nuk mund tė vazhdonte studimet. Ndėrsa
    zėdhėnėsi i komunitetit mysliman nė Tiranė Dorjan Demetja ka pohuar
    pėr "Shqip" se veshja e vajzės me ferexhe ėshtė njė zgjedhje
    personale e saj dhe se nė ditėt nė vazhdim do tė kenė njė prononcim
    zyrtar lidhur me kėtė sjellje tė universitetit ndaj studentes me
    shami.

    Universiteti

    Pėr gazetėn "Shqip", rektori i "Aleksandėr Moisiu", Agim Kukeli,
    deklaron se nuk bėhet fjalė pėr pėrjashtim nga universiteti tė
    vajzės me shami. "Kėtu ka njė kod veshjeje dhe kjo kėrkohet nga tė
    gjithė ata qė frekuentojnė universitetin. Nuk lejohet ekstravaganca
    e asnjėrit krah dhe aq mė tepėr veshje qė bien nė kundėrshtim me
    karakterin laik tė shkollės. Vajza ėshtė kėshilluar pėr veshjen jo
    normale dhe u ra dakord qė ajo tė pėrshtatet nė veshje me
    ambientin". Biseda me studenten Behije Hoxha u bė ditėn e hėnė, nė
    ditėn e parė tė studimit pėr "Aleksandėr Moisiun". Dy ditėt nė
    vazhdim, e reja qė ka mbaruar studimet e mesme nė medresenė e
    vajzave tė qytetit tė Durrėsit, nuk ėshtė dukur nė shkollė.

    I pyetur pėr kėtė mungesė tė studentes, rektori shprehet se nuk
    ėshtė nė dijeni, pasi kjo nuk pasqyrohet nė zyrėn e rekordeve tė
    Universitetit. Ndėrkohė disa studente, shoqe tė Behijes, pohojnė se
    ajo nuk ėshtė dukur nė shkollė gjatė dy ditėve tė fundit dhe as u ka
    thėnė gjė kur e kanė larguar nga fakulteti me kėrkesėn pėr
    ndryshimin e veshjes. I pyetur nė lidhje me qėndrimin qė do tė mbajė
    rektorati, nėse vajza nuk do tė pranojė tė heqė veshjen, rektori
    Kukeli shprehet: "Atėherė Bordi Akademik do tė mblidhet dhe do tė
    vendosė, po ne i qėndrojmė faktit se ky ėshtė njė universitet publik
    dhe ka ca norma, rregulla tė etikės qė duhen zbatuar nga tė gjithė."

    Studentet

    Tė pyetura nga "Shqip", disa studentė kanė pohuar se e kishin vėnė
    re praninė e vajzės me shami, po kjo nuk i ka shqetėsuar aspak.

    "Ėshtė e drejta e saj tė vishet ashtu duke respektuar besimin fetar
    tė cilit i pėrket. Ndėrhyrjet duhet tė bėhen kur ka veshje
    ekstravagante provokuese, po jo nė kėtė rast", thotė njė student i
    shkollės sė lartė profesionale.

    Thėllėnxa, njė studente nga Librazhdi, thotė se nuk e ka parė
    Behijen qė nga dita e hėnė dhe ėshtė e habitur pėr reagimin e
    drejtuesve tė Universitetit: "Nuk duhet tė bėhet diferencim mbi baza
    fetare. Nė rast se hedh sytė rrotull do tė shohėsh shumė studente qė
    mbajnė tė varura nė qafė simbole fetare. Pse reagimi vjen vetėm pėr
    veshjet e besimit mysliman. Nuk ėshtė aspak e drejtė". Ashtu si
    Behija edhe Thėllėnxa ka mbaruar arsimin e mesėm nė medresenė e
    Durrėsit. Ndonėse i pėrket besimit islam, ajo nuk ėshtė e mbuluar me
    shami. Ka tė bėjė me zgjedhje personale qė nuk mund tė diktohet nga
    askush, pasi ėshtė pjesė e tė drejtave themelore tė njeriut.

    Paola, nga Durrėsi, ėshtė njė tjetėr studente, qė shprehet e habitur
    nga ndėrhyrja e rektoratit nė veshjen e studentes. Ashtu si ajo dhe
    shumė tė tjerė e konsiderojnė si cenim tė sė drejtės sė njeriut, njė
    ndėrhyrje tė tillė qė e ka detyruar Behijen tė mos paraqitet nė
    shkollė. Rektori Kukeli i qėndron strikt qėndrimit tė tij dhe
    deklaron se nuk ėshtė nė dijeni tė ndodhjes sė njė rasti tė ngjashėm
    disa vite mė parė, nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja nė Tiranė.

    Precedenti

    Disa vjet mė parė, drejtori i gjuhėve tė huaja, nuk lejoi katėr
    nxėnėse tė shkollės sė mesme "Asim Vokshi" qė tė shkonin nė mėsim,
    pasi ishin tė veshura me ferexhe

    Komuniteti

    Zėdhėnėsi i komunitetit mysliman nė Tiranė Dorjan Demetja

    ka pohuar pėr "Shqip" se veshja e vajzės me ferexhe ėshtė njė
    zgjedhje personale e saj

    http://www.gazeta- shqip.com/ artikull. php?id=4122


    8. E nuk patėn pse t'i urrejė, pėrveē qė e besuan All-llahun, ngadhėnjyesin, tė lavdėruarin, 9. Tė cilit i takon sundimi i qiejve e i tokės;, e All-llahu ėshtė dėshmitar i ēdo sendi.
    10. Ėshtė i sigurt se ata qė i sprovuan besimtarėt dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanė dėnimin e Xhehennemit dhe dėnimin e djegies.
    11. Ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata kanė Xhennete nėn tė cilėt burojnė lumenj. e ai ėshtė suksesi mė i madh. (Burruxh)

  2. #2
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Paragjykimi ndaj tė ndryshmes




    Elsa Ballauri
    Jam ndodhur shpesh rrugėve tė Tiranės, ku jam ndeshur me femra tė mbuluara qė ecin me tė njėjtin hap normal, tė njėllojtė me secilin nga qytetarėt e tjerė pėrreth. Pavarėsisht faktit se personalisht nuk mė kanė tėrhequr vėmendjen, shoh se shumė njerėz kthejnė kokėn dhe mė kujtohen vite tė shkuara, shumė kohė mė parė, kur ndiqnim me kuriozitet ndonjė kokė tė huaji me flokė tė gjata ose mjekėr, qė ēuditėrisht mund t’i kishte shpėtuar qethjes sė detyruar nė aeroportin e Rinasit. Prej disa vitesh opinioni shqiptar po ngacmohet nga vajzat me shami, opinioni shqiptar ngacmohet dhe shqetėsohet herė pas here nga pamja e jashtme e asaj qė pjesėrisht karakterizon fenė myslimane: mbulimi.
    Dy ditė mė parė, njė vajzė e re u dėbua nga shkolla se nė pėrputhje me fenė e saj, mbante shami nė kokė. Duket se askush nuk ka kompetenca dhe kėllqe tė mbajė pėrgjegjėsinė e dėbimit. Gjithēka u vendos nga njė drejtor shkolle qė ėshtė i pasigurt pėr rregulloren qė disponon. Ndėrkohė, shumė nga bashkėmoshatarėt e studentes nuk janė aspak tė shqetėsuar nga veshja e shoqes sė tyre. Institucionet shqiptare ēuditėrisht po i tremb ferexheja dhe ato kanė mbetur pikėrisht atje, pa guxuar tė shohin mė tutje…
    Historia e praktikave tė fesė myslimane ėshtė e lidhur ngushtė me paragjykimin ndaj tė ndryshmes. Nė aspektin pamor, pamja qė shohim herė pas here nėpėr rrugė, ėshtė e ndryshme nga ajo qė kemi parė gjithmonė. Jo rastėsisht karshi kėtyre pamjeve ndryshe, mė tė paragjykuar janė brezat e vjetėr dhe tė mesėm. Sepse janė pikėrisht ata qė pėr vite me radhė e kanė harruar ose nuk e kanė njohur pamjen e praktikave dhe tė veshjeve fetare. Kjo ndodhi si rezultat i pengesės sė gjatė qė iu bė nga regjimi i kaluar totalitar. Brezi i ri ėshtė mė tolerant, tashmė u bė mė shumė se njė dekadė qė besimet janė pjesė e jetės sė qytetarėve; shumė prej shokėve tė vajzės myslimane qė u pėrjashtua nga shkolla i kanė parė qė nė fėmijėri hoxhallarėt nėpėr rrugė, apo nė TV, i kanė ndjekur festat e Bajramit, apo kanė dėgjuar lutjen e muhezinit nė xhami. Kjo lloj njohje e natyrshme, vetvetiu nxit normalitetin tek ata dhe zhduk paragjykimin ndaj asaj qė shumė tė tjerė e quajnė ndryshe. Duket sikur ky aspekt viziv ėshtė i parėndėsishėm, por unė mendoj se pikėrisht ky luan njė rol tė madh nė krijimin e psikologjisė sė (in)tolerancės qė vihet re tek ne. Historikisht shqiptarėt kanė qenė dhe janė tolerantė ndaj besimeve fetare, kjo madje ėshtė njė vlerė e madhe qė ne e themi vetėm nė mėnyrė demagogjike, por nuk e ndiejmė dhe nuk e kuptojmė ende. Paaftėsia pėr tė besuar, nė pėrgjithėsi i ka bėrė shqiptarėt tolerantė ndaj feve tė tjera dhe ky fakt i ka ndihmuar t’ia hedhin mė mirė periudhave tė vėshtira historike pa u vetėshkatėrruar edhe mė shumė. Kjo “na ndihmoi” qė pas Luftės sė Dytė Botėrore tė hiqnim dorė aq kollaj nga besimet dhe madje t’i shkatėrronim ato mirė e mirė: njė lloj i domosdoshėm mbijetese. Njė lloj tjetėr mbijetese: ndjeshmėria ndaj paragjykimeve nuk ėshtė e njėjtė. Nuk jemi njėlloj paragjykues ndaj tė ndryshmes. Nėse do tė shohim nė rrugė njė femėr indiane tė fesė Hindu, kjo s’bėn asnjė pėrshtypje negative, ndofta ėshtė edhe shumė tėrheqėse, madje akoma mė interesante nėse ajo do ishte studente. Dhe kjo ndodh se ajo ėshtė larg nesh, njė botė e panjohur, pa lidhje me manipulimin historik e pushtimit otoman, apo me indoktrinimin e akteve terroriste , pa interesa aktuale tė fqinjėve tė krishterė, ose politikave tė superfuqive. Ndėrsa veshja myslimane, pėr fat tė keq jo vetėm nė mendjen e shumė njerėzve tė thjeshtė, por edhe nė mendjen e atyre qė udhėheqin kombe, ėshtė shumė e lidhur me paragjykimin mbarėbotėror qė po ndodh.. Besimet janė ato qė e plotėsojnė mė sė miri qenien njerėzore, t’i nderosh ato ėshtė tė urtėsosh marrėdhėniet njerėzore. A nuk jetohet dhe punohet pėr kėtė?
    Shiheni mirė reagimin e njė studenteje, ajo ėshtė shumė e prekur dhe nė vend qė tė luftojė pėr tė drejtėn e saj pėr besimin dhe edukimin, ajo tėrhiqet, largohet vetė, e fyer, e pėrbuzur. Nėse nuk kuptohet siē duhet balanca e respektimit tė tė drejtave tė ēdo individi, ne shqiptarėt do t’i ngatėrrojmė akoma mė keq punėt tona.



    http://www.panorama.com.al/gazeta/faqe18/1.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 19-10-2006 mė 15:54
    Sa budalla eshte "Odisea"

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Duhet me i shku dikush te shpija atij rektorucit,e me ja bo nja dy be te forta. E mas atij edhe dekanit,e kushdo tjeter te lajmrohet e ka deren qele.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #4
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar mė parė nga alko71
    Duhet me i shku dikush te shpija atij rektorucit,e me ja bo nja dy be te forta. E mas atij edhe dekanit,e kushdo tjeter te lajmrohet e ka deren qele.
    Besoj qe vertet eshte per tu shqetsuar per presionin qe te pa fete ushtrojne ndaj studenteve te mbuluara muslimane,por nga ana tjeter jam i bindur se muslimanet ne pergjisi do e forcojne edhe me teper besimin ndaj allahut te plotfuqishem.dhe kjo vihet re per dite le ne shqiperi po e po,por me e bukur eshte qe nje numer i malle qytetaresh europian e boteror,aq me teper njers te artit kultures po braktisin fene etyre duke u konvertuar ne islam si feja me kuptimplote per njerzimin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BEHARI : 19-10-2006 mė 18:22

  5. #5
    1123581321 Maska e DjJ
    Anėtarėsuar
    06-06-2006
    Postime
    58
    Hallall i qofte e Allahu ia shperblefte me te mira Elvis Nacit pasi ate nate tek Vizion+ ia mbylli gojen atij rektorit te universitetit politeknik. por une mendoj se keto problemi qendron tek komuniteti yne i cili ja ka rras kokrren e gjumit dhe nuk ben asgje. mos te harrojme se ne kohen e Halifit Harun Err-rrashid kur nje vajze u burgos dhe u perbuz nga nje mbret per shkak te fese se saj dhe halifi e mori vesh, i coi fjale ketij mbretit qe ta liroje vajzen besimtare se perndryshe do te dergoj nje ushtri aq te madhe sa do te filloje tek portat e mbreterise tende dhe do te mbaroje tek portat e mbrterise sime.
    a nuk ka mundesi komuniteti musliaman dhane nje deklarate te forte te percjellun me nje merrshim paqesor kunder diskriminimit te muslimaneve ne shqiperi.
    thojme se jemi 70% e ne realitet trajtohemi si pakice e paperfillshme.
    Harroi dheu se ishte dhe`

  6. #6
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Citim Postuar mė parė nga DjJ
    Hallall i qofte e Allahu ia shperblefte me te mira Elvis Nacit pasi ate nate tek Vizion+ ia mbylli gojen atij rektorit te universitetit politeknik. por une mendoj se keto problemi qendron tek komuniteti yne i cili ja ka rras kokrren e gjumit dhe nuk ben asgje. mos te harrojme se ne kohen e Halifit Harun Err-rrashid kur nje vajze u burgos dhe u perbuz nga nje mbret per shkak te fese se saj dhe halifi e mori vesh, i coi fjale ketij mbretit qe ta liroje vajzen besimtare se perndryshe do te dergoj nje ushtri aq te madhe sa do te filloje tek portat e mbreterise tende dhe do te mbaroje tek portat e mbrterise sime.
    a nuk ka mundesi komuniteti musliaman dhane nje deklarate te forte te percjellun me nje merrshim paqesor kunder diskriminimit te muslimaneve ne shqiperi.
    thojme se jemi 70% e ne realitet trajtohemi si pakice e paperfillshme.

    Selam DjJ.

    Kjo eshte per cka po flisja.Nje per te gjith ,te gjith per nje.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2006
    Postime
    11
    PERSHENDETJE TE GJITHEVE

    KISHA KOHE QE NUK ISHA FUTUR TE KY FORUM DHE BERA MIRE QE HYRA. TE THEM TE DREJTEN NUK DI SE ĒFARE TE THEM NE LIDHJE ME PRECEDENTIN E RI QE MESA KUPTOVA KA NDODHUR NE DITET E FUNDIT. TE GJITHE PYESIN PSE NDODH DIĒKA E TILLE DHE MUND TE PERGJIGJEM SE VJEN NGA SHTEI I PAFUQISHEM QE KEMI NE, NGA PARAGJYKIMI QE KEMI NDAJ KESAJ KESAJ KATEGORIE DUKE MOS I DHENE AS TE DREJTEN E LIGJSHME QOFTE EDHE ME THEMELTAREN. EPO MUND TI VIJE DITA QE EDHE NEPER RRUGE TE NDALOHET KALIMI I TYRE. NUK E DI ME VJEN TURP DHE NDJEHEM KEQ QE JAM I PAFUQISHEM NE KETE ĒESHTJE PER TE NDRYSHUAR (ASHTU SI DHE ANETARET E TJERE TE FORUMIT APO SHOQERIA E PASTER SHQIPTARE(E THEKSOJ E PASTER). POR NJE GJE KEMI NE DORE QE KJO GJE TE BEHET E DITUR TE THEKSOHEN DEMET QE VIJNE NGA HAPA TE TILLE DHE DOBITE QE MOHOHEN PO ASHTU.

    NE MENDJE ME ERDHE NJE ANALIZE QE E KAM BERE PARA CA MUAJSH DHE DUKE PARE QE ĒESHTJA U BE SERISH REALE ATEHERE E SHOH ME VEND TA RISJELL SERISH KETU. SHKRIMI ESHTE MARRE NGA FAQJA IME WWW.VETVETJA.FAQET.COM

    PERSHENDETJE TE GJITHEVE NGA SHKODRANI_1980






    A DUHET TE JETE SHAMIA PENGESE NE AKTIVITET DITORE TE NJE MUSLIMANEJE(ANALIZE)


    30. Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta. All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata.
    31. Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre. tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vejnė shamitė mbi krahrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, babajve tė vet ose babajve tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllazėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden) dhe robreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbetoreve nga medhkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pė femrat ose fėmijėt nuk i kanė tė pjekur pėr gra. Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė mos zbuluar fshehtsinė nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim.

    Doja ta filloja analizen pikerisht me keto dy ajete te marra nga Suretu En-Nur ajeti 30-31 sepse jane pikerisht keto dy ajete qe e urdherojne muslimanen te mbaje shamine. Jane keto dy ajete se si e urdherojne ate te jete ndaj te tjereve. por une nuk dua te ndalem rreth kesaj. Para 5 vitesh u be buje ne Shqiperi kur nga Shkolla e Gjuheve te Huaja "Asim Vokshi" ne Tirane u perjashtuan 4 nxenese qe per hir te vertetes ishin nxeneset me te mira te shkolles per te vetmin mekat... se kishin guxuar te zbatonin nje urdher fetar qe kishte te bente me ata dhe nuk kishin marre leje me pare... u bene shume shkrime u bene shume nderhyrje por perseri mbeti e njejta gjendje pra te ngelnin te perjashtuara... sepse kishin guxuar te shkelnin rregulloren e shkolles(e qe ne fakt as qe ishte parashikuar fare ne rregullore)... shqiptaret dhe te gjithe juristet po perballeshin me nje pervoje te re sepse ishte hera e pare qe ne Shqiperi dhe ndoshta dhe ne Bote qe rregullorja e nje shkolle te gjente me shume hapesire juridike per te vepruar. Ishte hera e pare kur ndoshta dhe ne Bote kur rregullorja qe per nga renditja i bie te jete burimi i fundit ligjor te behet edhe me e rendesishme se sa Ligji per Arsimin te behet edhe me e rendesishme edhe se Kushtetuta. Rreth kesaj teme u be dhe nje emision ne Top Channel para 2 vitesh ku isha dhe une i ftuar. Por si gjithmone nuk behet gje tjeter veēse sillet nenēmim.

    Ne te vertete ēfare thote Kushtetuta

    Me poshte neni 18 i Kushtetutes se Shqiperise


    Neni 18

    1. Tė gjithė janė tė barabartė pėrpara ligjit.

    2. Askush nuk mund tė diskriminohet padrejtėsisht pėr shkaqe tė tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose pėrkatėsia prindėrore.

    3. Askush nuk mund tė diskriminohet pėr shkaqet e pėrmendura nė paragrafin 2, nėse nuk ekziston njė pėrligjje e arsyeshme dhe objektive.

    Pra sipas Kushtetutes i bie te gjithe te barabarte para ligjit dhe po keshtu nuk duhet te jene e diskriminuar edhe nga bindjet fetare. Pa me thoni ēfare eshte kjo qe u be ne Shqiperi. Eshte absurde te mendohet se si ne nje shoqeri dhe ne nje shtet te se drejtes te gjeje hapesire veprimi edhe nga ana juridike. Ne fakt shtrohet pyetjaer ke u bene keto akte normative. Ku duhet te gjene hapesire juridke. Ne fakt ne jurisprudrence jane te njohura dhe normat e bardha. Por te lutemn kjo nuk ka si te jete nje norme e bardhe kur eshte shprehur qarte nje gje e tille. Pra rasti ne fjale bie ndesh me Kushtetuten qe kemi ne Shqiperi. Rast me te vertete per t'u duartrokitur sepse ketu u vu re fare mire se sa fuqi juridike ka dhe Kushtetuta jone. Te mos harrojme se ne nje nen te Kushtetutes eshte shprehur qarte
    Tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut janė tė pandashme, tė patjetėrsueshme e tė padhunueshme dhe qėndrojnė nė themel tė tė gjithė rendit juridik(neni 15/1). A nuk u dhunuan ne fakt keto te drejta themelore?!!!!

    A e cenon laicitetin shamia?

    Ne fakt shume jane kapur rreth kesaj se shamia cenon laicitetin. Sepse eshte e shprehur qarte edhe ne Kushtetute se ne Shqiperi nuk ka fe zyrtare(neni 10/1). Shume eshte diskutuar dhe shume po flitet por ne fakt nese duhet t'i bejme nje interpretim te zgjeruar problemit themi kete se a e cenon laicitetin qenia e xhamiave dhe kishave? A e cenon laicitetin qenia e festave zyrtare ku futen dhe ato fetare. Dikush thote jo. Atehere nese eshte keshtu si duhet ta cenoje laicitetin shamia e nje vajze apo gruaje? Ajo thjesht ka bere nje zgjedhje dhe nuk ka bere asgje me teper. Thjesht mban nje shami ne koke por vazhdon perseri te jete e njejta me te njejtat parime me te njejtat deshira dhe me te njejtat ambicie.

    Krahasimi i dy karaktereve

    Tani erdhi momenti per te bere krahasime. Rinise shqiptare qe eshte e dominuar nga droga prostitucioni dhe nga delikuencat e tjera i duhet te jene dhe kjo kategori shoqerore apo duhet perjashtuar? A duhet perjashtuar kjo kategori nga te qenit dhe kjo si pjese e shoqerise shqiptare? E ne fakt shoqeria jone eshte e prishur eshte e semure dhe per kete i duhet gjetur nje ilaē. A nuk kjo kategori ilaēi me i mire. Jam vete deshmitar se si ne shkolle shkonin vajza te veshura ne menyren me provokuese ne menyren me denigruese dhe askush nuk i tha asge perkundrazi. Ndersa me te pare nje te mbuluar me shami nxitojne dhe nxjerrin rregulloret. A eshte e drejte? A eshte me mire qe shoqerise sone i duhet ajo e para apo e dyta? Nese ne i shohim te gjitha kengetaret ne Shqiperi te gjitha jane te destinuar te kthehen ne kengetare seksi. Ata ne vend qe te shfaqin zerin shfaqin trupin. Pse? Sepse vetem ne kete menyre do te mund ti shisnin disqet. Vetem ne kete menyre do te ishin ne qender te vemendjes. Nga ana tjeter ajo qe eshte me shami vazhdon te jete e nenēmuara. Pse? Sepse nuk eshte si ajo e para. Vendosi ti bindej Zotit jo epsheve. Vendosi ti thote jo deshirave cinike seksuale te pjeses me te madhe te kesaj shoqerie sone. E ne fakt ajo qe zgjodhi rrugen qe ti frikesohet Zotit te saj eshte e nenēmuar te kjo kategori por por por ka arritur diēka qe nuk e kane arritur keto te tjeret dhe qe nje dite do te pendohen per kete mosarritje:ka arritur te fitoje kenaqesine e Zotit te saj ka arritur te futet te Meshiren e me te Meshiruesve.

    Konkluzione

    siē e pame me siper ka norma te vendosura qe e mbrojne kete shoqeri qe nuk gjejne zbatim duke vazhduar nenēmimin dhe perjashtimin. Po ashtu vazhdon dhe diskriminimi. Ne patjeter qe duhet dhe kesaj kategorie ti japim vendin qe i takon. Ēfare do te ndryshonte nese mban mjekerr, nese mban shami, nese mban kryq e ku ta di une? Ajo qe e ben dallimin tek njerezit eshte truri jo veshja e jashtme. Ne fakt menyra se si vishesh eshte dhe ajo nje vleresim por kur te vishesh ne menyre te ērregullt dhe te pahijshme me te vertete qe njeriu vleresohet dhe nga kjo pikepamje. Une kam pasur rastin ne Shkoder ta degjoj rastesisht nga goja e atyre qe nuk i ndahen alkoolit dhe paragjykimeve ndaj Islamit kur kane pare nje te veshur ne menyren me te bukur por e mbuluar me shami te kete thene: ke lezet kur sheh dhe te tilla gjera kur sheh se si eshte veshur se te kenaqet syri.... Ne fakt nuk ka se si te jete ndryshe por ja qe zemrat vazhdojne te jene te semura.
    Shoqeria shqiptare nuk do te njohe hapa perpara dhe nuk do te kete te ardhme nese dhe kjo kategori te pranohet ne gjirin e kesaj shoqerie dhe te shihet si gjeja me pozitive. E ka thene dhe Zoti ne Kur'an: All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli derisa ai ta ndryshoje vete i pari.....

    pergatiti

    Alban M. Bala
    student i masterit "E drejta publike"
    Universiteti i Marmarase/Stamboll

    Stamboll, me 30 Mars 2006

  8. #8
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    VAJZA ME MASKE DHE VAJZA ME SHAMI



    Artikull nga Ervin Hatibi,




    Ne romanin " Mbi heronjte dhe varrezat" kryeveper e shkrimtarit argjentinas me origjine arbereshe Ernesto Sabato kemi mundesine te shijojme duke buzeqeshur mendueshem, nje debat fantastik midis nje anarkisti dhe nje veprimtareje feministe. Ndersa kjo e fundit rreket te vertetoje se gruaja jo vetem qe barazohet por eshte dhe e njejte me burrin,( dhe per kete rendit nje sere gjerash "burrerrore" qe gruaja mund te beje), anarkisti cinik shton me qetesi se gruaja mund te behet edhe boksiere.

    Para disa ditesh, mesuam nga shtypi ditor, se Policia e Tiranes, pas nje aksioni te sukseshsem ariti te godase dhe te paralizoje, ndonese pjeserisht nje bande grabitesish te automjeteve, nga ata qe ne i kemi depersonalizuar sic e meritojne duke u vene emrin 'maskat'. Per cudine jo te vogel te policise, te reportereve dhe te lexuesve, kur njerit prej maska-renjeve te arrestuar iu hoq maska nga koka ¦verdhuan nje pale floke te gjate ¦te nje vajze. Kur banditet ia kishin mbathur nga frika, nuk iu kishte dale vend ne makine, dhe e kishin braktisur ne duart e policise shoqen e tyre te armeve dhe maskave.

    Por gjithsesi kjo ngjarje ashtu si plot turpe te kesaj shoqerie, kaloi pa ndonje jehone te madhe, dhe u shua nen peshen e shemtise qe ofroi e nesermja neper kronikat e zeza. Per nje shoqeri qe po shkon drejt denatyrimit, vajza me maske e pistolete, ishte thjesht nje element kriminal qe u kap nga policia; fakti qe ajo ishte femer nuk alarmoi njeri. Te gjithe e kane pranuar shakane e hidhur te femrave qe mund te jene edhe boksiere. Askush nuk eshte i prirur te vereje skandalin ne kete ndodhi, te dalloje deshtimin e projekteve te nje shoqerie, e cila fillimisht e zbriti gruan nga vatra familiare per ta hedhur neper ara e neper kantiere, e veshi ushtare dhe montatore dhe se fundi e zhveshi per ta shitur skllave; I premton barazine dhe clirimin nga autoriteti i burrit (te vet) dhe e ben sekretare dhe kamariere per burrat e tjere, kafshe pune per ta, ambalazh joshes per t'u shitur atyre mallra, makine qejfi me xhetona per qejfin mashkullor.

    Nga vendi i shenjte prej nene ku e lartesoi Zoti dhe historia, e rrezuan, dhe per ta bere me te frytshme per industrine dhe tregun, i nderhyn edhe thelle ne trup duke i shkulur femijet me abort e duke i montuar ne bark teknologji dhe carqe kunder femijve, diafragmat e spiralet per t'i parandaluar amesine.

    Kjo eshte e verteta e rende qe nxjerr koken pertej maskes se zeze, nje e vertete per t'u pare nga ata qe nuk kane sy, sepse kush di te shohe, e ka dalluar denatyrimin edhe pertej maskave.

    Duke ndjekur shtypin ditor, ku perpiqemi te mesojme edhe shkallen e ndergjegjes se shoqerise, permes mendim-beresve te saj qe ajo i 'voton' me leke mengjes per mengjes kur u blen gazetat, apo permes deklarimeve te "eterve te kombit", qofshin keta pushtetare apo intelektuale apo edhe permes OJQ-ve, nuk vume re ndonje meditim apo reagim me te gjate per vajzen me maske, me perjashtim te njefare ngazellimi te nje lajmeshkruesi qe perhere te pare shihte nje bandite prej verteti, si ato te filmave. Me pak fjale kjo ngjarje u lexua si e zakonshme, sepse fundi i fundit ngjante edhe me filmat, te cilat jane ushqimi shpirteror dhe direktiva "nga qendra" per menyren sesi gjithe bota duhet te jetoje.

    Kurse ndaj nje tip tjeter femre mbahet qendrim sot ne Shqiperi, ndaj besimtares muslimane me hixhab, dhe kjo eshte e natyrshme: nga filmat hollivudiane nuk na vine modele te tilla femre. Bandite na vijne, gra pa familie, prostituta po, madje keto te fundit i kemi klasifikuar si plage shoqerore, por ama nuk i vecojme keto plage se shartisen me te tjerat qe vishen po si ato, nuk i godasim ne gazeta, por i justifikojme dhe ngrejme OJQ per to, nuk i ndalojme te hyne ne shkolla apo vende pune.

    Po besimtaret e mbuluara? Qe nga fillimi i viteve '90 e ketej, gjithkush qe ka jetuar ne Shqiperi, perfshi edhe ata pa sy, e kane pare se si ato jane trajtuar, i kane pare artikujt me helm kunder tyre, kronikat televizive, faqet e librave, ndalesen per te hyre ne shkolla, akuzat se po na cojne vendin per nga jeta ne mesjete, nga Tirana ne Teheran, nga perendimi ne lindje, pra ne vdekje. Te gjitha keto duhet t'i mbajne mbi shpina disa femra qe kane vendosur te rrojne ne paqe me Zotin dhe njerezit, qe kane vendosur ta jetojne si perditshmeri ikonen e nenes Mari (Hz.Merjemes), qe mban te njejten shami me to, per te njejtat arsye qe besimtaret e ndershme e kane mbajtur kete veshje gjate kohrave.

    Keto dite ne shkollen e mesme te gjuheve te huaja, ne kryeqytet, dy vajza besimtare u detyruan pas nje ballafaqimi te pabarabarte me drejtorine e shkolles per te zhveshur mbulesen muslimane, pas disa diteve perjashti nga mesimi. Ne keto caste kur une po shkruaj, e treta vajze mund te jete ne buze te nje vendimi te tille, pas kaq ditesh perzenie nga mesimi.

    Ne cilesine e besimtarit musliman, ish-nxenes i po asaj shkolle, edhe perfaqesues nga shtypi musliman, se bashku me nenkryetarin e komunitetit musliman, u takuam me drejtorin e shkolles se mesme te gjuheve te huaja, per t'i kujtuar kushtetuten dhe kartat e te drejave te njeriut ne te cilat njihet liria e shprehjes se lire te identitetit fetar, nepermjet praktikave dhe kryerjes se riteve, i kujtuam se askush nuk ka te drejte te diskriminohet per shkak te bindjeve fetare dhe askush nuk ka te drejte te privoje nga e drejta e shkollimit. Dhe ajo me te cilen drejtori ne fjale pergjigjej, ishte laiciteti i shkolles dhe interpretimi i lire i tij i rregullores se brendshme te shkolles, ku thuhet se veshja e nxenesit duhet te jete "e pershtatshme".

    Kurse ne interpretimin e tij te lire te laicitetit shprehej se lejohen te mbahen nga nxenesit haptas kryqe "dhe gjysmehena" (te cilat nuk i mban njeri varur ne qaf edhe nuk jane simbol i Islamit) sepse keto jane "objekte zbukurimi", (nderkaq qe ne Gjermani shumica e lendeve e ka ndaluar paraqitjen e hapur te kryqit ne mjediset shkollore publike, ne respekt te paanshmerise se shkolles). Po ne kete interpretim te lire te laicitetit, ne muret e drejtorise varej nje poster me pamje shenjtoresh nga nje afresk i nje kishe italiane, dhe i shtohej gjithashtu ketij ambienti laik edhe nje titull i dukshem nga biblioteka e drejtorise, "Jesus, a man". Nuk eshte e hijshme te meresh me cikerrima, por nuk duam t'i lejojme vetes luksin e te qenit xhentellmene ne nje atmosfere intolerance, ne te cilen eshte neperkembur dinjiteti i besimtareve muslimane dhe liria e tyre e garantuar me kushtetute.

    Nderkohe qe vajza me maske, sapo te mbaroje pune me te drejtesia, po te deshiroje mund te perfitoje nga liria, duke u futur ne cilen shkolle i pelqen. Kurse vajzes me shami, kete te drejte po ja mohojne.

  9. #9
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Shamia nėpėr kohėra


    Flokėt e mendjelehtėsisė

    Koha qė mbahet mend, ėshtė periudha e filmave historikė rreth historisė sė Britanisė, ku kur shihej nė to njė grua e mbuluar me shami ishte gjė mjaft normale. Nėse surfojmė nė internet, mund tė fillojmė tė besojmė se shamia (mbulesa, velloja) fillon dhe pėrfundon me Islamin, ose se ėshtė njė pjesė pėrbėrėse e fustanit tė martesės. اėshtja e ndalesės pėr tė mbajtur shami nė Francė shėrbeu vetėm pėr tė treguar se sa shumė ajo ėshtė e bazuar nė reagimin emocional, aq tė thellė sa qė ka njė tė kaluar nė tė. Njė keqinterpretim tjetėr ėshtė se shkaku qė kryetari i Francės Jacques Chirac i ndaloi tė gjitha simbolet religjioze, ėshtė se ai ėshtė njė njeri i dėshpruar qė pėrpiqet tė shtyp valėn e pakontrolluar nė rritje tė anti-semitizmit nė Francė. Hebrenjėt lokalė tė Lindjes sė Mesme janė tė tė njėjtės racė semite si ata qė ndjehen superiorė ndaj palestinezėve (edhe muslimanė edhe krishterė)!. Si tė tilla, sulmet nė rritje kundėr hebrenjėve anembanė Evropės, nė Britani, Gjermani, Itali, Belgjikė, etj., janė tė disejnuara tė kthehen kundėr muslimanėve. Kjo simbolizon se sa larg duhet tė shkojė humaniteti para se tė bėhet humane, ku burrat, gratė dhe fėmijėt kanė dalė nėpėr rrugė nė shekullin XXI pėr tė marshuar pėr tė drejtat e tyre individuale.

    E drejta pėr tė votuar, dikur luftoi pėr tė drejtat e gruas, qė vetėm e burgosėn gruan nė robėri tė bukurisė sė trupit, kundėr diktateve tė Evropės krishtėre qė burgosi gruan pėrjetė ndaj lakmive tė mendjes dhe trupit, kur Islami i ka dhėnė gruas muslimane tė drejtat e saja.

    Ky rregull (diktat) rrjedh nga bibla krishtere, nė 1 e Korintasve:

    ”Mė imitoni mua, ashtu si unė jam imitues i Krishtit. Dhe unė po ju lavdėroj, vėllezėr, qė mė kujtoni nė tė gjitha gjėrat dhe i zbatoni porositė ashtu siē ua kam transmetuar. Por dua qė tė dini se kreu i ēdo njeriu ėshtė Krishti, edhe kreu i gruas ėshtė burri; edhe kreu i Krishtit ėshtė Perėndia. اdo burrė, kur lutet ose profetizon kokėmbuluar, turpėron kryet e tij. Edhe ēdo grua, qė lutet ose profetizon kokėzbuluar, turpėron kryet e saj, sepse ėshtė njėlloj sikur tė ishte e rruar. Sepse nė qoftė se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokėt; por nė qoftė se pėr gruan ėshtė turp tė qethet a tė rruhet, le tė mbulojė kryet. Sepse burri nuk duhet tė mbulojė kryet, sepse ėshtė shėmbėllimi dhe lavdia e Perėndisė, kurse gruaja ėshtė lavdia e burrit, sepse burri nuk ėshtė nga gruaja, por gruaja nga burri, edhe sepse burri nuk u krijua pėr gruan, por gruaja pėr burrin”.

    Njė sqarim i mėtejshėm ėshtė dhėnė nė 1 e Timoteut 2:

    “Pėr tė cilin unė u vura predikues dhe apostull (them tė vėrtetėn nė Krisht, nuk gėnjej), mėsues i johebrenjve nė besim dhe nė tė vėrtetė. Dua, pra, qė burrat tė luten nė ēdo vend, duke ngritur duar tė pastra, pa mėri dhe pa grindje. Nė mėnyrė tė njėjtė dua qė edhe gratė, tė vishen hijshėm, me cipė dhe modesti dhe jo me gėrsheta a me ar, a me margaritarė, a me rroba tė shtrenjta, po me vepra tė mira, si u ka hije grave qė i kushtohen perėndishmėri. Gruaja le tė mėsojė nė heshtje dhe me ēdo nėnshtrim. Nuk e lejoj gruan qė tė mėsojė, as tė pėrdori pushtet mbi burrin, por tė rrijė nė heshtje”.

    Kėshtu, nė rregullat e hershme tė krishterizmit ėshtė shkruar se gruaja duhet tė mbulohet me shami. Jo shumė larg nė tė kaluarėn, shamia ėshtė pėrdorė pėr ta shtypur gruan nė krishterizėm. Teologu i parė Latin i shekullit II dhe III, Quinus Septimus Florens Tertullianus me entuziazėm ka shkruar pėr shaminė e gruas:

    ”Pėr atė praktikė qė kundėrshtojnė virgjinet pėrderisa i shfaq ato, asnjėherė nuk do tė ishte miratuar pa asnjė pėrjashtim nga disa burra tė cilėt duhet tė kenė qenė tė ngjashėm nė karakter me vetė virgjinet. Sytė e tilla do tė dėshironin qė virgjinja tė shihet si njė virgjine e cila dėshirontė tė shihet ashtu. Tė njėjtat sy nė mėnyrė reciproke janė pėrplot epsh pėr njėri-tjetrin. Tė shikuarit dhe tė qenurit, i takojnė epshit tė njėjtė…

    اėshtja qė ėshtė lėnė tė zgjedhet, pėr secilėn virgjine tė mbulohet me shami, siē do tė kishte zgjedhur, njėjtė sikur (ajo tė kishte liri tė barabartė)… Por kur fuqia e diskriminimit filloi tė pėrparojė, leja e fituar pėr cilėndo modė ishte duke u bėrė mjet, ku shenja e pjesės sė mirė u paraqit; pėrnjėherė sfiduesi i madh i gjėrave tė mira dhe tė shumė institucioneve tė mira iu kthyen punės sė tyre…

    اdo ekspozim publik tė njė virgjine tė ndershmė ėshtė (pėr tė) njė vuajtje nga pėrdhunimi; nė tė njėjtėn kohė vuajtja nga pėrdhunimi ėshtė mė pak e keqe, pėr shkak se vjen nga njė mėnyrė natyrore. Por kur vetė shpirti i njė virgjineje dhunohet nga abstraktja e mbulimit tė saj, ajo ka mėsuar tė humbė atė qė ka mėsuar ta mbajė…”

    Kėndvėshtrimi perėndimor patriarkal pėr gruan mund tė pėrputhet me shkrimet e Tertullianusit:

    “Nuk ėshtė e lejuar qė gruaja tė flet nė kishė; por poashtu (nuk i lejohet saj), tė ligjerojė, as tė baptizojė, e as tė udhėheqė.

    Kėshtu qė na mbetet neve t’ju kthehemi (virgjineve), t’i pėrfshijmė ato tė pranojnė kėto (sugjerime) me sa mė shumė vullnet…Por ne ju paralajmėrojmė edhe juve poashtu, gra tė (shkallės sė) modestisė sė dytė, tė cilat keni ra nė martesė, tė mos ta rrisni disiplinėn e vellos, madje edhe as pėr njė moment tė orės, pėr shkak se, ju nuk mund ta refuzoni atė, as tė merrni mjete tjera pėr ta anuluar atė, duke shkuar as tė mbuluara e as tė zbuluara…. Femrat e pakonvertuara (nė besim nė zotin e biblės) nga Arabia do tė jenė gjykueset e juaja, tė cilat nuk mbulojnė vetėm kokėn, por edhe fytyrėn, aq shumė sa qė ata janė tė kėnaqura, me njė sy tė lirė, pėr t’ju gėzuar ose gjysmės sė dritės, ose ta prostituojnė tėrė fytyrėm. Njė femėr mė mirė tė sheh se sa tė shihet”.

    E mbėshtjellur nė percepcionin perėndimor tė gruas si “Rėnia e Havės”, qė ka formuar normat shoqėrore perėndimore nėpėr shekuj. Dijetari krishter Leland Haines thotė: “Ishin vetėm tė pasurit ata qė kanė hulumtuar ndjenjėn e tyre tė seksualitetit jashtė rregullave shoqėrore. Mos mbajtja e shamisė implikon liri nga nėnshtrimi ndaj burrit (Haine fq. 3)

    Epoka mesjetare

    Gratė e ndershme e kanė mbuluar kokėn me shamia dhe vello, sidomos pasi kisha lėshoi njė urdhėr qė gratė duhet tė mbajnė flokėt e tyre tė mbuluara.

    Frustrimi i shumė grave tė Perėndimit ndaj gjinisė mund t’i atribuohet kishės, siē i kundėrshtohet krishterizmit dhe kėndvėshtrimit tė pėrgjithshėm tė gruas nė shoqėri. Gjatė kėsaj periudhe, gratė e ndershme, tė vetmet ose tė ndara nga burri kishin tė drejtė tė posedojnė pronė, njė e drejtė qė ėshtė humbur kur ato janė martuar. Gratė kanė mundur tė bėjnė tregti, tė ruajnė tė holla dhe ishin pėrgjegjėse para ligjit deri atėherė. Nėn “Ligjin Salik” francez nė shekullin VI dhe VII, gratė kanė mundur tė trashėgojnė tokė, pėrderisa nuk ka pasur ndonjė tė afėrm burrė. Kjo ishte njė kombinim i teologjive tė Aristotelit dhe Augustinit qė ka kulminuar nė ato tė Toma Akuinit, kreut tė kishės Angleze, qė fuqishėm kanė vendosur nė kėtė periudhė besimin se roli i gruas ka qenė vetėm pėr martesė, lindje dhe rritje tė fėmijėve. اdo ndjekje intelektuale ishte privilegj i burrave. Gratė kanė qenė inferiore dhe shkak i tė kėqijave. Kjo rriti rrjedhėn e grave qė tė bėhen murgesha, ku ato do tė kishin njėfarė shkalle tė kontrollit mbi jetėn e tyre. (usm, fq.1,2).


    Periudha Elizabetiane

    Shamia (rrjetė) qė u paraqit gjatė periudhės Tudoriane, u bė njė mllef pėr udhėheqėsen e veshjes ditore, Mbretėreshėn Elizabeta. Tė mbledhura ose tė lėshuara, shamitė i kanė mbajtur flokėt tė mbledhura dhe tė pastra. Ato edhe sot janė mjaft tė famshme.


    Periudha Viktoriane


    Shpesh e konsideruar si periudha mė shtypėse ndaj gruas nė historinė Perėndimore, periudha e shekullit XIX ishte periudha kur flokėt filluan tė mbahen tė lėshuara pas shpine, me nyje, bisht, kurdela dhe tė gjitha stilet e ‘qendisjes’ sė flokėve. Revolucioni bujqėsor ofroi mė shumė ushqim se sa mė herėt, ndėrsa revolucioni industrial ofroi punėsime tė reja, qytete tė reja, shoqėri tė reja, si dhe komoditete tė shumta. Prezentimi i fustanit martesor nga Mbretėresha Viktoria i dha njė jetė tė re vellos. Ajo vendosi njė trend qė ėshtė bėrė ėndėrr pėr shumė vajza.


    Shekulli XIX

    Me renovime tė mėdha qė ndodhnin nė Paris, mjekėt fuqishėm rekomandonin qė gratė tė mbajnė kapela-shami pėr ta mbrojtur veten nga pluhuri dhe nga sėmundjet (infektimet) nga ajri. Nė fjalė, ishte aq moderne sa qė gratė e shihnin vellon si njė simbol i klasit tė lartė dhe respektit. Historiani i artit Dr Marni Kessler, si mashkull, mbante kėndvėshtrime kundėrshtuese pėr kėtė ēėshtje, por ka theksuar se velloja ofronte njė barrierė ndėrmjet gruas dhe qytetit. “Ajo nuk ishte e verbuar nga velloja, por ajo e mbante atė mbrapa, e mbronte dhe e ruante atė nga jeta moderne”. (Barker, fq.1).

    Pėr kėtė shkak, gratė vareshin nga burrat, si dhe nga pronat e burrit, pa tė drejta tė pronės sė saj, siē ėshtė e bashkangjitur nė mėsimet krishtere.

    A ėshtė kjo e ngjitur dikund nė memorien e tyre ēdoherė qė ata e shohin ndonjė grua muslimane? A nuk mund tė shihet se, ndryshe nga mėsimet krishtere, shamia nė Islam nuk ėshtė rreth nėnshtrimit ndaj burrit, por rreth mos-nėnshtrimit ndaj trupit. A nuk mund tė shihet se tė drejtat e gruas nė Islam janė tė shkruara nė Islam dhe nuk janė tė ndikuara nga askund?

    Gratė e Perėndimit ishin tė shmangura nga ēdo lloj i tė drejtės deri nė shekullin XIX. Ajo e kaluar ishte duke u thyer me pėrparimin e industrializimit, qė respekton vetėm profitet, e jo tė drejtat. Nėpėrmjet automjetit tė lėvizjes pėr fitimin e tė drejtave tė gruas, gratė u liruan nga njė formė e robėrisė dhe hynė nė njė robėri tė trupit. Duke besuar se janė tė lira, gratė Perėndimore nuk ishin tė varura mė nga burri. Ndryshimet e shpejta, pėr disa ishin shumė. U paraqit kisha e lirė, njė pjesė e tė cilės ėshtė grupi krishter Amishėt, qė e ndanė veten nga bota tė cilėn nuk e pranonin dhe pasuan rregullat e ashpra kundėr involvimit ushtarak; madje anėtarėt mė tė vjetėr janė edhe kundėr pėrdorimit tė rrymės elektrike. Shamia ishte pjesė e veshjes sė pėrditshme tė gruas sė Amishit (Headcoverings, fq.1) dhe disa komunitete edhe mė tej i mbahen atyre traditave.

    Dehumanizimi: Coroditja pas flokėve

    Pėr shumė gra sot, flokėt janė bėrė shumė tė rėndėsishme; esenca e feminitetit ėshtė shoqėruar me flokėt. Por, nė Perėndim, deri nė shekullin XX rregullimi i flokėve ishte e kufizuar vetėm pėr pėrkatėsit (pėrkatėset) e klasit tė lartė. Asnjėherė nuk mendojmė se sa shumė i ndotim (helmojmė) flokėt tona me kimikaliet e shumta qė gjenden nė shamponat dhe zbutėsit modernė. Nė pėrgjithėsi, nė ēfarėdo tradite qoftė, flokėt rregullohen dhe stilizohen sė bashku me rrojen, prerjen dhe mbėshtjelljen – me pėrjashtim tė atyre ku ēdo lėvizje (strategji) ishte pėrdorė pėr tė tėrhequr mashkullin, pėr shkak se flokėt e gjata provokojnė mė shumė. Ndryshe, lėshimi i flokėve pas shpine konsideroheshte si jo-higjienike dhe jo-praktike.

    Pėr tė treguar se sa tė preokupuar jemi bėrė, tregon njė anketė nga Yankelovich Partners e zhvilluar nė vitin 2001, qė tregon se 69 pėr qind tė amerikanėve kanė thėnė se veshja, flokėt dhe makiazhi ishin faktorėt mė tė rėndėsishėm dhe vendimtar pėr tė vendosur nėse personi do tė pranohet nė punė, 67 pėr qind kanė thėnė se paraqitja e njė personi ndikon nėse ai do tė fiton ndonjė sfidė tė re, pėrgjegjėsi apo gjasė. A mund tė besoni se 78 pėr qind e amerikanėve thonė se veshja, flokėt dhe makiazhi ndikojnė nė aftėsinė e personit pėr ta kryer punėn? Sidoqoftė, nuk duhet tė harrojmė se ata ishin sponzoruar nga Asociacioni Kozmetik, Tualetik dhe Parfemik (amerikan) pėr tė zhvilluar anketėn! (womenwork.org, fq.1).

    Ata qė marrin rastet pėr tė sulmuar Islamin nėpėrmjet ēėshtjes se gruas, ose pėrdorin gruan muslimane pėr tė shkarkuar atė qė edhe mė tej gjendet e ngjitur nė psikėn e tyre nga e kaluara e shtypjes, e kanė shoqėruar shaminė Islame si njė mjet i shovinizmit mashkullor nėn pretekst tė “Fundamentalizmit Islamik”. Mirėpo, ata nuk kanė ndonjė alternativė praktike pėr ta vendosur nė vend tė saj! Ata pėrdorin lojėn e vjetėr tė “etiketimit” nė kishė. “Teknika e etiketimit pėrdoret pėr tė diskredituar njė person qė kundėrshton besimet e njė personi religjioz. Etiketimi pėrpiqet tė dehumanizon personat, nė mėnyrė qė kundėrshtimi i tyre dhe i opinioneve tė tyre tė jetė mė i lehtė. Duke zgjedhur qė tė mos i drejtohet ndonjė personi qė ka dyshim nė fenė toksike nė mėnyrė individuale, personi religjioz vendos njė etiketė tė zbrazėt negative nė tė gjithė ata qė nuk pajtohen me shprehitė personale tė tij ose tė saj. Nė vend se tė thuhet se personi ka bėrė njė gjė negative ose ka njė qėndrim negativ, personi religjioz thotė se ekzistojnė “armiq”, “tradhėtarė” ose “keqbėrės” qė do ta shkatėrrojnė organizatėn. Etiketimi bėhet njė pikė mbledhjeje nėn tė cilėn pasuesit tjerė mund tė veprojnė pėr tė heshtur revoltėn”! (spiritualbase, fq.1). Pėr kėtė shkak, si tė tilla, ankesat e mbledhjeve janė bėrė dhe ne ngrisim zėrat tonė, pyetja ėshtė jo nėse, por kur do tė arrihet suksesi tė mposhtet gruaja muslimane? Nė fund tė fundit, ideja (plani) ėshtė qė tė bėhet gruaja muslimane tė ndjehet si e prapambetur, dhe kėshtu ta bėjnė atė tė reagojė emocionalisht rreth asaj qė po ndodh dhe pa vetėdije tė humė tė gjithė atė qė pėrkrah bazat dhe mirėqenien e shoqėrisė muslimane-familjen. Tregimi i Rapunzelit ishte tėrheqės vetėm pėr disa, pėr shkak tė gjatėsisė sė flokėve, nėpėrmjet tė cilave kalorėsi nė veshje tė ndritshme ėshtė ngjitur drejt zemrės sė saj. Njerėzit janė bėrė tė ndjehen inferiorė pėr shkak tė flokėve:

    ”Ne edhe mė tej jemi tė robėruar nė mendimet tona.

    Shoqėria na ka formuar nė tė folurit.

    Kam problem me fjalėn shkumė, pėr shkak se ajo nuk shoqėrohet me identitetin tonė tė vėrtetė si tė lumtur.

    Pse duhet tė kem kimikalie nė flokė?

    Nuk dua tė pajtohem me asnjė standard tė tyre.

    Ata janė ata qė imponojnė ndjenjat e tyre tė shtypura tek tė rinjėt e pashtypur.

    Tė cilėt janė duke mėsuar tė dojnė vetveten brenda dhe jashtė.

    Tė rinjė tė cilėt vetėm dėshirojnė tė pėrputhen nė kompletin e standardeve tė bukurisė, pa dyshim.

    Ne si njerėz duhet tė bashkohemi nė kėtė.

    Shumica janė duke jetuar nė lumturi pėr shkak se injoranca ėshtė kėnaqėsi.

    Ata nuk e dinė se nėse thuhet “flokė tė mira” ėshtė degraduese si pėrdorimi i shkronjės N, si njė term i kėnaqėsisė.

    Duke ndryshuar mendimet tona, ne jo vetėm qė mund tė dalim nga errėsira mentalisht, por mund tė dalim nga represioni!” (nappyhair. com)


    Shumica distancohen nga tė tjerėt pėr shkak tė humbjes sė flokėve gjatė sėmundjeve. Njė adoleshente ka shkruar:

    Flokėt e saja. Flokėt e saja ishin si njė oqean me rrudha dhe rrudha dhe valė. Kishte vija tė kuqe, nė flokėt e gjata tė saja ngjyre kafe; sytė e saj ishin smaragd, lėkura e saj bronzė ari. Ajo ėshtė shoqja ime mė e mirė. Do tė bėja ēmos t’i kem flokėt e saja – mėnyra se si lėshohen nė shpinėn e saj, si njė kornizė prej ari nė njė fotografi tė bukur. “اka ėshtė hemo (terapia)?” pyeta, pėrderisa nėna mė tėrhoqi anash. Shpresoj se ajo nuk do tė vdesė. Shpresoj se ajo sėrish mund t’i ketė flokėt e saja. Por; ajo nuk mund, ato i ranė. Ajo e kishtė sėmundjen e Hodgkinsit dhe ajo i humbi flokėt e saja. E shihja atė tė shtrirė nė spital me disa gypa tė dhimbshme tė ngjitura nė gjoksin e saj, me disa maqina ngjyrė hiri tė ngjitura pėr tė – pa flokė. Ishtė rėndė tė shihet. Tė shihet ajo duke vuajtur aq keq, mė bėri edhe mua tė vuaj, mė lėndoi, kėshtu qė i preva flokėt. Nga Ashley Nestor, New City, NY” (Ashley, teenink. com).


    Cmimi i lartė i seksploatimit

    Jemi nė refuzim, mendoj, deri nė atė shkallė qė floka ka ndikim vendimtar nė atė se kush jemi, jo pėr shkak tė asaj se ēka bėn floka aktualisht, por pėr disa domethėnie mė tė thella. Ajo ka njė ndikim alogjik nė qeniet njerėzore qė mund ta bėjė dikė tė dojė, urrejė, pėlqejė ose refuzojė dhe pa asnjė shkak. اdo karakteristikė fizike nė trupin e gruas duhet tė ketė njė apel vizuel qė disa gra jo-perėndimore pėrpiqen tė imitojnė. Ai apel vizuel ėshtė paketuar si seks; seksi si komoditet. Gratė e bukura janė bėrė vizuelisht tė afta pėr tė shitur tė pashiturėn. Seksploatimi i fton burrat tė posedojnė me sytė e tyre atė qė ata nuk mund ta posedojnė me duar, duke luajtur me ndjenjat e burrave, duke i ngritur ndjenjat e tyre deri nė atė shkallė qė shumica e kanė vėshtirė tė mos marrin atė nė tė cilėn janė ”ftuar” ta marrin. Iluzioni i tė drejtave tė grave nė perėndim ėshtė zhvilluar nė dėm tė tė drejtave tė burrit, qė vetėm ka shėrbyer nė robėrimin e tė dyja gjinive nė tė drejtėn e pakontestueshme ”pėr tė poseduar”.

    Forma tjetėr e saj ėshtė ”konsumatorizmi” – konsumatorizmi i njėjtė qė ėshtė edhe ēerdhe e industrializimit perėndimor, kolonializmit dhe globalizimit; dhe qė ka ēuar deri te tė gjitha format e dhunės qė paraqiten nė shoqėrinė civile.

    Organizata RAINN qė ofron ndihmė telefonike (hotline) pėr Keqtrajtime Seksuale nė shtetet amerikane jep kėto tė dhėna: “اdo dy minuta, diku nė Amerikė, dikush seksualisht keqtrajtohet”. Nė vitin 2002 ka pasur 247.370 viktima tė pėrdhunimit, 44.000 e tė cilave ishin tė moshės nėn 18-vjeēare. 93 pėr qind e viktimave adoleshente tė keqtrajtimeve seksuale i njihnin sulmuesit e tyre, 34 pėr qind ishin anėtarė tė familjes dhe vetėm 7 pėr qind tė sulmuesve ishin tė huaj (rain. org, fq. 1, 2) Kjo shėrben vetėm pėr tė treguar se sa ėshtė ndryshkur madje edhe koncepti individual i familjes.


    Shpėrbėrja e njė miti

    Kur gratė zgjodhėn tė neglizhojnė tė drejtat e tyre, tė pranuara nga Islami, ato poashtu u bėnė neglizhente edhe ndaj pasojave tė mundshme, jo vetėm pėr vetveten, por poashtu edhe pėr familjet e tyre, dhe shoqėrisė si tėrėsi. Shamia ėshtė mbrojtės i atyre tė drejtave, qė shumė pak (gra) jo-perėndimore kanė filluar tė zgjohen. Pėr transferimin e percepcionit tė zakonshėm perėndimor tė gruas muslimane me shami (tė mbuluar), qė ishte formuar nga e kaluara e tyre, Mary Walker, koordinatore e produksionit pėr serialin “Living in Islam” (Jeta nė Islam) nė televizionin BBC2, pėr revistėn Impact ka thėnė: “Pėr mua mbulesa ka simbolizuar shtypje tė gruas, duke i bėrė ato tė padukshme, anonime dhe tė pazėshme, dhe shkaku i kėsaj shtypje qėndronte nė vullnetin pėr tė ndikuar nė familjen dhe pėr tė mbajtur njė kornizė patriarkale – bazė e shoqėrisė Islame. Mendoja se gratė ishin tėrėsisht tė shtypura nga arsyetimi Hyjnor i rolit tė tyre si grua, nėnė… “Jeta nė Islam” ėshtė gjiruar gjatė dy vjetėve nė 19 shtete tė ndryshme, dhe nė terren unė isha gruaja e vetme nė njė ekip pėrplot meshkuj… Gruan e parė muslimane qė e njoftova nė Mali ishte shumė larg nga parakonceptimi im i gruas muslimane. Ajo ishte grua e njė sheikut tė dedikuar konvertimit tė fshatarėve tė paganė, nė Islam. Njė grua e sofistikuar, e edukuar dhe e arsimuar, paraprakisht e martuar pėr njė diplomat, ajo kishte hequr dorė nga jeta e stilit perėndimor pėr njė jetė nė vetmi…

    Gruaja e emancipuar nė perėndim ballafaqohet me konfliktin ndėrmjet konfirmimimit tė feminitetit tė saj dhe privilegjeve qė ajo i sjell, dhe refuzimit tė kufijve tė rolit tė saj femėror dhe tė gjitha kufizimeve tė tjera qė burri dėshiron ajo ti merr. Nga vendi ku qėndroja, kjo grua i kishte transformuar kėto kufizime nė privilegje… Nė udhėtimin e ardhshėm nė Nigerinė veriore, njoftova edhe dy gra, tė cilat do tė mi ndryshonin kėndvėshtrimet e mia edhe mė tej... Sėrish, ata kishin refuzuar jetėn e stilit perėndimor, tė cilat unė i konsideroja aq superiore ndaj Islamit nė trajtimin ndaj gruas... Gratė flisnin, dhe nė pėrgjigjet e tyre, pash fillimin e ri-vlerėsimit tim personal. Ata argumentuan se mbulesa sinjalizonte njė refuzim tė njė sistemi tė papranueshem tė vlerave qė poshtėronin gruan, ndėrsa Islami ngrit gruan nė njė shkallė tė nderit dhe respektit. ’Nuk ėshtė liri ku mund tė thuash se gratė mund tė shkojnė lakuriqe’. Njėjtė si mbulesa qė na simbolizon neve shypjen muslimane, pėr ato fundet e shkurta dhe gjokset e hapura pėrfaqėsojnė shtypje. Thonė se nė perėndim burrat i tradhėtojnė gratė. Ata na lėnė tė besojmė se jemi tė lira, tė ēliruara, por nė tė vėrtetė na robėrojnė nė vėshtrimet e burrave...”.


    Flokėt e mendjelehtėsisė ranė me njė vallėzim tėrheqės,

    Pėr tė shkėlqyer trupin e saj nė diellin e ndritshėm.

    Ato flokė nuk tėrheqin vetėm syrin e tij, por edhe ndjenjat dhe nuk mund,

    Nuk do tė, ngritet mbi atė ėndėrr,

    Imagjinata e tij zgjėroi pasione brenda, nga tė cilat nuk brengoseshte,

    Sepse gjith atė qė e pa nė atė moment

    Ishte nevoja pėr tė plotėsuar atė se ēka qėndronte brenda asaj qė e pa –

    Kush ishte ajo

    Nuk ishte me rėndėsi, e as nderi i saj.

  10. #10
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Shamia dhe diskriminimi




    Tek shikon emisione dhe dokumentarė nė mediat shqiptare pėr historinė e Nėnė Terezės, parelelisht tė bie nė sy artikujt e shtypit tė shkruar nė lidhje me problemin e vajzės nga Durrėsi dhe heqjen e sė drejtės sė saj, duke i mohuar arsimimin pėr shkak tė veshjes fetare.Shenjtė rimi i Nėnė Terezės me njė shami nė kokė, bie ndesh me ē’shenjtėrimin e shamisė sė muslimanes shqiptare.Kjo nga frika se ndoshta shamia e saj do tė sjelli mė shumė bamirėsi dhe njohje ndėrkombėtare pėr rritjen e numrit e tė shenjtave shqiptare. Shamia e muslimanes ėshtė bėrė problemi i rradhės nė shoqėrinė shqiptare.Ndoshta problemet dhe politikat pėr arsimimin janė zgjidhur dhe tani nuk ka ngelur vetėm se njė ēėshtje qė padyshim bie nė kundėrshtim dhe me kushtetutėn shqiptare E drejta pėr besim dhe zbatimin e tij nė vende publike lejohet nė kushtetutė (Kreu i parė Neni 24).Ndėrsa kodi penal saksionon se ndalimi i shprehjes sė lirisė sė besimit dėnohet dhe me burgim.Deklarimet e ndonje rektori paragjykues ndaj besimit tė njė vajze muslimane, se shkolla ėshtė laike nuk kanė kurrfarė argumentimi llogjik.Shkollat janė institucione arsimimi publike tė cilat janė ndėrtuar nga prindėrit tanė pėr tė mirėn e shoqėrisė.Ato rikonsturohen herė pas here me taksat qė shqiptarėt muslimanė apo jomuslimanė i paguajnė shtetin shqiptar.Fuksioni i shkollės ėshtė qė tė edukojė shoqėrinė dhe jo tė pėrjashtojė dhe tė pėrbuzė njė pjesė tė saj.Pikėrisht e drejta e ushtrimit tė besimit nė jetėn publike nuk e pėrjashton mundėsinė pėr tė drejtėn e praktimit tė bindjes fetare qoftė nė veshje ose nė ide.Cdo njeri lind i lirė dhe e pėrdor vullnetin e tij pėr ti bėrė mirė shoqėrisė duke i bėrė mirė vetes sė tij.Ministria e arsimit dhe rektorėt e saj, duhet tė jetė me e kujdesshme nė politikat e arsimit tė cilat duhet tė pėrfshijnė tė gjithė shoqėrinė pa pėrjashtime.Shpesh herė ne muslimanėve na vjen keq pėr viktimizimin e fėmijvė tė cilat mbahen peng dhe pa arsim nga fenomeni i gjakmarrjes dhe dėshirojmė qė shteti tė gjejė mynyra pėr edukimin e tyre.Mirėpo mesa duket viktima kėtė herė jemi ne dhe jo pėr shkaqe subjektive.Dyshimi jonė pėr hipokrizinė e reklamave tė propagandės se femrat nė vendet muslimane janė tė shtypura, shtohet nga ngjarjet e fundit ku vajzave muslimane nuk i jepet drejta pėr tu arsimuar sė bashku me njė politikė ku eksportohet demokracia, mirėpo sumvencionohet drejtėsia.Jemi mėsuar t’a shikojmė Shqipėrinė nė listat pranė vendeve tė korruptura, afėr Afganistanit mirėpo mesa duket do na duhet ta shikojmė dhe nė listat e heqjes sė drejtave tė grave pėr arsimim.Ndėrkombė tarėt morėn insiativėn pėr ti rikthyer tė ‘drejtat’ grave afgane ndoshta ndėrhyjnė osė do tė ndėrhyjnė dhe nė Shqipėri kjo sepse problemi i shamisė ėshtė i eksportuar nga vendet e iluminizmit. Mos mbajtja e shamisė nė shkolla me argumentimin se shteti ėshtė laik dhe ėshtė i ndarė nga feja ėshtė njė farsė.Imagjinoni sikur muslimanėt shqiptarė tė thonin se meqė shteti ėshtė laik ne sduhet ti paguajmė taksat qeverisė sepse taksat shkojnė pėr rektorėt pa futur kėtu ryshfetet dhe bakshishet nė fund tė sezoneve tė provimeve.E pra para se ideusit e politikės sė arsmimit tė merren me tė drejtat e muslimanėve dhe arsimimin e tyre, duhet ti edukojnė rininė pėr luftėn kundėr korrupsionit e cila ka kapur majat intelektit shqiptar duke filluar nga doktorėt, profesorėt, poltikanėt etj.Tė merren me prostuticionin dhe hallkat e tij qė po pėrhapen nė shoqėrinė shqiptare (striptizmi, homoseksualiteti etj). Ndoshta paragjykimet dhe ksenofobia e tyre lidhet patjetėr me mentalitetin e shoqėrisė shqiptare tė kohės sė diktaturės ku mbizotėrontė ideologjia e luftės sė klasave.Tani lufta e klasave ėshtė kthyer nė luftė kundėr besimit dhe veshjes sė flamurit tė krenarisė nė kokat e muslimaneve. Ky flamur sfidon lakuriqėsinė e cila si njė copė mishi ua nxjerr gjuhėn jashte seksomaniakėve me grada shkencore.Tė cilėt maninė e tyre e pėrdorin dhe pėr tė intriguar vajzat e sinqerta nė sezon provimesh.Zemrat mohuese dhe veset e shoqėrisė duhet tė jenė sfida e mijėvjecarit.

    Xhemis Stafa


    http://groups.yahoo.com/group/alb-mu.../message/23699

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...id=33916&lang=
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga La_Lune : 26-10-2006 mė 03:21

  11. #11
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Shamia ne shkolla sipas kushtetues laike shqiptare
    Neni 10
    1. Nė Republikėn e Shqipėrisė nuk ka fe zyrtare.
    2. Shteti ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes dhe garanton lirinė e shprehjes sė tyre nė jetėn publike.


    Neni 24
    1. Liria e ndėrgjegjes dhe e fesė eshtė e garantuar.
    2. Secili ėshtė i lirė tė zgjedhė ose tė ndryshojė fenė ose bindjet, si dhe t’i shfaqė ato individualisht
    ose kolektivisht, nė publik ose nė jetėn private, nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė riteve.
    3. Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet tė marrė pjesė nė njė bashkėsi fetare ose nė praktikat e saj, si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij.


    Neni 17
    1. Kufizime tė tė drejtave dhe lirive tė parashikuara nė kėtė Kushtetutė mund tė vendosen vetėm me ligj pėr njė interes publik ose pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė tjerėve. Kufizimi duhet tė jetė nė pėrpjesėtim me gjendjen qė e ka diktuar atė.
    2. Kėto kufizime nuk mund tė cenojnė thelbin e lirive dhe tė tė drejtave dhe nė asnjė rast nuk mund tė tejkalojnė kufizimet e parashikuara nė Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut.

    Kufizimi i shamise behet vetem me ligj te cilin nuk e nxjerr shkolla por parlamenti.Rasti i Frances dhe miratimit ne parlament te ligjit per shamine tregon qarte se vetem me ane te parlamentit mund te nxirret ligj per ndalimin e shamise.Sipas kushtetues shqiptare Rektoret nuk kane te drejte te nxjerrin ligje te cilat bien ne kundershtim me kushtetuten te pamiratuara ne parlament.

    Neni 18
    1. Tė gjithė janė tė barabartė pėrpara ligjit.
    2. Askush nuk mund tė diskriminohet padrejtėsisht pėr shkaqe tė tilla si gjinia, raca, feja, etnia,gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose pėrkatėsia prindėrore.



    Neni 57
    1. Kushdo ka tė drejtėn pėr arsimim.
    2. Arsimi shkollor i detyrueshėm caktohet me ligj.
    3. Arsimi i mesėm i pėrgjithshėm publik ėshtė i hapur pėr tė gjithė.
    4. Arsimi i mesėm profesional dhe i lartė mund tė kushtėzohet vetėm nga kritere aftėsie.
    .....
    7. Autonomia e institucioneve tė arsimit tė lartė dhe liria akademike janė tė garantuara me ligj.
    Pra sipas kushtetutes cdo njeri ka te drejten per arsimim dhe se nje njeri mund te kushtezohet nga arsimimi vetem nga kriteret e aftesise.Shamia ne rastin tone nuk eshte kriter aftesie sepse aftesia e individit vleresohet sipas konkursit te cilin vajza nga durresi e fitoi.

    Vlen per tu theksuar se Autonomia e arsimit te larte publik sduhet te bie ndesh me kushtetuten e shqiperise perderisa ky arsim administrohet nga shteti.


    Kodi penal

    SEKSIONI X
    VEPRA PENALE KUNDĖR LIRISĖ SĖ BESIMIT
    Neni 131
    Pengimi i veprimtarive tė organizatave fetare
    Ndalimi i veprimtarive tė organizatave fetare, si dhe krijimi i pengesave
    pėr ushtrimin e lirė tė veprimtarive tė tyre, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet.
    Neni 132
    Shkatėrrimi ose dėmtimi i objekteve tė kultit
    Shkatėrrimi ose dėmtimi me dashje i objekteve tė kultit, kur ka shkaktuar humbjen plotėsisht ose pjesėrisht tė vlerave tė tyre, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet.
    Neni 133
    Pengimi i ceremonive fetare
    Ndalimi ose krijimi i pengesave qė u bėhen personave pėr tė marrė pjesė nė ceremonitė fetare, si dhe pėr tė shprehur lirisht bindjet fetare, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė njė vit.


    Per kete muslimanet mund ti drejtohen avokatit te popullit.

    Kushtetuta

    Neni 63
    1. Avokati i Popullit paraqet raport vjetor pėrpara Kuvendit.
    2. Avokati i Popullit raporton pėrpara Kuvendit kur i kėrkohet prej kėtij, si dhe mund t’i kėrkojė
    Kuvendit tė dėgjohet pėr ēėshtje qė ai i ēmon tė rėndėsishme.
    3. Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė propozojė masa kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata publike.
    4. Organet dhe funksionarėt publikė janė tė detyruar t’i paraqesin Avokatit tė Popullit tė gjitha dokumentet dhe informacionet e kėrkuara prej tij.
    Ose te ngreje padi kunder Rektorit me argumentet qe permendem me lart.

  12. #12
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    [url]http://sot.com.al/index. php?optionfiltered=com_content& task=view& id=34465& Itemid=1& lang=

    Letėr e hapur e studentes Albana Haxhiu,

    Tė dashur motra dhe vėllezėr ju lutem mos e injoroni kėtė mesazh.
    Kėtu bėhet fjalė pėr njė problem tė cilin ne te gjithė si shqiptarė
    duhet ta njohim dhe ta luftojmė. Nuk e di nėse kjo iniciativė private
    do tė shėrbejė nė zgjidhjen e kėtij problemi porse ju lutem tė
    shpenzoni njė pjesė tė kohės suaj pėr tu informuar dhe mbėshtetur
    kėtė nismė.Unė qė po ju shkruaj jam njė vajzė,bij dhe nėnė e kėtij
    kombi tė vuajtur. Me lot nė sy po ju shkruaj kėtė letėr. Ndoshta
    ndjenjat, mendjet dhe zemrat tuaja do tė bėhen pjesė tė kėtij
    sensibilizimi. Jam rritur nė njė familje arsimdashėse dhe edukata e
    tillė mė motivoi pėr tė qenė e mirė nė mėsime dhe pėr t'u arsimuar nė
    universitet. Fitova me konkurs tė drejtėn pėr studim nė degėn
    Ekonomi. Si nje vajzė e re nė vitin e parė tė shkollės sė lartė
    pranova fenė Islame dhe me vetėdėshirė dhe bindje tė plotė vendosa
    shaminė. Mbasi u martova me njė djalė musliman, i dhashė edhe mė
    kuptim jetės time duke u bėrė nėnė. Linda njė djalė pėr tė cilin
    sakrifikova shėndetin tim. Natėn rrija zgjuar si ēdo nėnė, ditėn
    shkoja nė shkollė. Ēdo tre orė vija nė shtėpi pėr t'i dhėnė fėmijės
    tim gji. Mund ta bėja kėtė rrugė 2 km tė gjatė shkollė-shtėpi dy deri
    tre herė nė ditė sepse dhe orari i mėsimeve ishte i ndarė nė dy pjesė
    tė ditės, paradite dhe mbasdite. Pėrveē pagjumėsisė sė natės,
    kujdesjes sė ditės ndaj fėmijės tim, mundohesha me tė gjithė forcat
    tė mėsoja qė tė dilja mirė me mėsime. Shoqeve tė mia ju vinte ēudi
    dhe mė pyesnini ka mundėsi qė ti vjen e pėrgatitur kaq mirė kur ke
    shume impenjimeve nė jetė? Unė ju pėrgjigjesha: Zoti ma ka lehtėsuar
    shpirtin pėr t'i pėrballuar tė gjitha vėshtirėsitė dhe islami mė
    motivon qė tė mėsoj mė shumė. Kjo sepse fjala e parė e Kuranit e
    zbritur nga Zoti ėshtė "Lexo" (Mėso). Pranimi dhe zbatimi i fesė
    islame mė nxiti qė tė jem dhe tė kem ambicie pėr rezultate mė tė mira
    pėr t'i treguar njė realitet tjetėr njerėzve nga ai qė dėgjojmė nė
    media. Me gjithė vėshtirėsitė e mia shėndetėsore, pagjumėsinė, punėve
    tė shtėpisė, detyrimeve tė jetės familjare u pėrpoqa qė tė dal me
    rezultate shumė tė mira. E ndėrsa tani jam nė vitin e III dėgjova nė
    media pėrjashtimin nga universiteti i Durrėsit i vajzės me shami. Mė
    erdhi shumė keq pėr motrėn time muslimane dhe u mėrzita shpirtėrisht
    dhe fillova tė mendoj pėr mundėsitė e pėrhapjes sė kėtij ligji nė tė
    gjithė universitetet. Nga sytė mė dilnin lot dhe mendoja tė gjithė
    sakrificėn time e cila mund tė shkonte kot. Mendoja stresin dhe
    pagjumėsinė gjatė sezonit tė provimeve, mendoja lodhjen mendore qė
    mund tė mė shkojė kot se nė vend t'ia kushtoja familjes dhe fėmijės
    tim ia kushtova shkollės. E frikėsuar nga pėrhapja e kėtij fenomeni
    nė universitetet shqiptare me lot nė sy u detyrova tė shkruaj kėtė
    letėr. Vėllezėr dhe motra shqiptarė ju drejtohem nga thellėsia e
    zemrės. Muslimanet shqiptare nuk duhet tė emigrojnė nga Shqipėria pėr
    shkak tė ligjeve laike. Ato duhet tė integrohen nė shoqėrinė tonė pėr
    t'i shėrbyer asaj dhe pėr ti dhuruar asaj vlerat e larta tė moralit.
    Mos i harroni se dhe nėnat, gjyshet dhe stėrgjyshet tuaja e kanė
    mbajtur shaminė e bardhė nė kokė pavarėsisht se mė vonė ajo kaloi si
    traditė. Mos e nėnēmoni dhe pėrbuzni shaminė sepse duke pėrbuzur atė
    keni pėrbuzur nėnat, gjyshet dhe paraardhėsit tuaj. Mos u bėni
    paragjykues ndaj lirive dhe tė drejtave tė vajzave muslimane.
    Zgjedhja e tyre e lirė dhe me bindje nuk i bėn asnjė dėm shoqėrisė
    por pėrkundrazi. Nėse do tė jemi njė shoqėri e civilizuar mė sė pari
    duhet ti pranoni kėto vajza me veshjen e tyre si motrat tuaja, si
    bijat tuaja dhe si shoqet tuaja. Duhet t'i respektoni ato pėr
    vullnetin dhe rrugėn e Zotit qė kanė pėrqafuar. Duhet tė doni tė
    mirėn pėr to sepse ato janė bijat e kėtij kombi. Duhet t'i themi
    njėherė e mirė stop diskriminimit, pėrbuzjes, luftės kundėr fesė. Me
    anė tė regjimit komunist besoj se Zoti na tregoi se njė regjim
    antifetar ligjor nuk i shėrben shoqėrisė dhe njeriut. Mos na pėrēmoni
    dhe pėrbuzni qė mos t'iu pėrbuzė Zoti ju. Vajzat muslimane dėshirojnė
    ta shijojnė jetėn sipas mėnyrės sė tyre dhe kjo nuk pėrbėn asnjė
    rrezik pėr shoqėrinė pėrveē strehimit mendor qė jua dhurojnė disa
    racistėve, fobistėve, radikalėve laikė qė thyejnė parimet e
    kushtetutės hyjnore dhe principet e ligjet e kushtetutave njerzore.
    Ju bėj thirrje tė gjithė motrave dhe vėllezėrve, baballarėve dhe
    nėnave shqiptare qė tė mos i mbėshtetni njerėzit tė cilėt nuk i
    respektojnė tė drejtat e njerėzve fetarė. Ju bėj thirrje qė ti
    pėrkrahni dhe mbėshtetni vajzat muslimane pėr tė qenė realisht njė
    shoqėri e civilizuar. Ju bėj thirrje pushtetarėve qė mos heshtin ndaj
    veprimeve antiligjore tė rektorėve tė papėrgjeshėm. Gjithashtu nėse
    zėrin tuaj e ngrini pėr tė fituar votat tona nė prag zgjedhjeve
    ngrijeni kur dhe votuesit tuaj ju shkelen tė drejtat dhe liritė tė
    cilat ju vetė i keni sanksionuar nė kushtetutėn shqiptare. Mjaft mė,
    me heshtjen pėr hir tė servilizmit po frikės se mbrojtja e tė
    drejtave tė muslimanėve do ju vendosė ndonjė ēallmė nė mediat
    shqiptare ose nė kancelaritė Europiane. Ju lutem dhe njė herė pėr hir
    tė Zotit ruajini tė drejtat e liritė e njerėzve dhe mos diskriminoni
    asnjė vajzė pėr shkak tė veshjes ose besimit tė saj. Zoti i nderoftė
    ato qė e nderojnė njeriun dhe tė drejtat e tij hyjnore.z.
    Kryeministėr. z President znj, Jozefina Topalli Ju lutem mos lejoni
    qe ateizmi radikal, laicizmi konservator tė ndėrhyjė nė marrėdhėniet
    e instuticioneve shtetėrore midis shtetit dhe tė drejtave tė
    individeve. Mos lejoni qė shkollat tė bėhen pjesė vetėm e laikėve.
    Ato duhet ti pėrkasin ēdo pjese tė shoqėrisė. Ēdo njeri ka tė drejtė
    tė arsimohet dhe tė ushtrojė besimin e tij sipas Kushtetuės. Pse nuk
    flisni kur shkelet Kushtetuta pėr ēėshtje sociale e ndėrsa pėr
    ēėshtje politike bėni tė kundėrtėn. Mos lejoni qė nė emėr tė laikes
    shteti tė jetė nė duart e ateistėve. Laiciteti nėnkupton qė shteti
    nuk ėshtė fetar por ai i pėrket tė gjithėve dhe jo vetėm laikėve. Ju
    drejtohemi juve si drejtuesit e Shqipėrisė nė Bashkimin Europian. Mos
    lejoni kurrė ligje tė cilat kufizojnė besimtarėt muslimanė nė tė
    kundėrt tė gjithė besimtarėt muslimanė do fillojnė grevat e urisė nė
    auditorėt e universiteteve.
    Zoti qoftė me njerėzit e drejtė



    http://sot.com. al/index. php?optionfiltered=com_content& task=view& id=34465& Itemid=1& lang=
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ORIONI : 04-11-2006 mė 11:10

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Sprovat e Allahut
    Nga prizrenasi_30 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-11-2008, 06:02
  3. 10 ditët e para të Dhulhixhës filluan më 1 janar
    Nga mjeshtria nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 02:58
  4. Si filluan Plackitjet
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-09-2004, 08:51
  5. Sprovat ,vuajtjet ne jeten e njeriut!
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 09:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •