Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    66
    Postime
    2,797
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 5 postime

    Leter E Hapur Shokut Enver

    I dashur shoku Enver.
    Po ju shkruaj letrėn e parė, ashtu siē na keni porositur Ju edhe Partia jonė e lavdishme e Punės, qė tė gjitha hallet qė kemi t'ia themi troē udhėheqjes.
    Fjala ėshtė pėr disiplinėn dhe organizimin e nismave.
    Kėtu fryma revolucionare ėshtė ngritur shumė lart, mbas leximit nė kolektiva tė fjalimit Tuaj tė rėndėsishėm qė mbajtėt nė Pleniumin e fundit me temėn:
    “Shėndetin le tė kemi, se nderi shkon e vjen. “
    E studiuam me laps nė dorė dhe nxorrėm konkluzionet e duhura, qė janė nė tė mirė tė popullit, partisė dhe socializmit fitimtar. Mirėpo realisht nuk po arrijmė tė pėrmbajmė masat e gjera punonjėse, tė cilat kanė shpėrthyer nė inisiativa tė reja revolucionare si ajo nė Shkodėr me moton:
    "Qejf, qejf, natė ditė! Nanėn ku ta kenė Partitė!"
    Rrethi i Vlorės dhe zonat pėrreth si Kurveleshi, Llakatundi, Vris e Vra, etj, na kanė hapur problem me masat e sigurimit tė bregdetit tonė - Rivierės, sepse kudo kanė filluar aksionin:
    "Me skafet e Labėrisė, tia kthejmė borxhin Italisė!"
    Ndėrsa zona Veri lindore dhe kryesisht Tropoja po zbaton nė tė gjitha mjediset e saja me frymė tė lartė atdhetare fushatėn:
    " Toska i vogėl pirdhu! N’ta mbajtė ***** hidhu!"
    Pra siē po Ju informojmė shoku Komandant, Shqipėria ia arriti asaj ditė qė Ju e keni ėndėrruar. Shqipėria zė vendin e parė nė trafiqet botėrore tė prostitutave, klandestinėve, drogės dhe parave tė pista, qė PPSH-ja memzi po i pastron nga kapitalistėt grabitqarė. Po u jap disa informacione rezervate:
    Kryetari i socialistėve pra shoku Nano, bėri realitet premtimin qė i dha vjet nė Pezė shoqatės tė veteranėve antiballistė “Prostati ėshtė me né!”, se do tė ndjek shembullin e Babė Myslym Pezės duke arritur tė marr gruan e dytė nė njė kohė rekord! Vėrtetė duke shkuar pėr punė personale nė vendin gjiton Greqi – i la 3 gishtat nė njė vend sekret…por ama ua futi gishtin kundėrshtarėve tė vet sipas parimit shqiptarė “Zot i madh jam tuj t’u lutė, se i jemi ma ka futė!”!….. Kongresi ia arriti qėllimit, sepse Koēi Xoxe ( me pseudonimin I. Meta) dhe Sejfulla Malėshova (me pseudonimin Edvin Rama) i diskretituan nga tė gjithė delegatėt e pranishėm qė nga frika e ardhjes nė pushtet e Berishės, do votojnė gjithmonė pėr Nanon! Kjo vėrteton se PS-ja i ka vjedhur programin PD-sė e cila voton gjithmonė nė Kuvende Berishėn nga frika se mos Nano e humbet pushtetin!…
    Pra siē e shikoni shoku Enver situata ėshtė shumė e shėndoshė nė tė gjitha organizatat bazė tė partisė, nė organizatat e masave qė janė ashtu siē keni thėnė Ju Levat Tona. Sindikatat e Pavarura, varen nga nč
    I vetmi shqetėsim shoku Enver ėshtė kufiri! Pėrsėri po na futen nga ana veriore e vendit DIVERSANTĖ! Po, po shoku Enver! Diversantė kosovarė! Ata vijnė tė maskuar nė formėn e pėrfaqsuesėve tė partive tė ndryshme politike qė militojnė nė Krahinėn Autonome tė Kosovės, vijnė si OJQ-ra dhe Shoqata qė kėrkojnė Unifikimin e Kombit qė tė bahemi mu(l)tietnikė pa tjetėr. Ata shajnė me tė drejtė Partinė Demokratike qė hapi kufinjtė!!! Sidomos shajnė atė doktorin e famshėm nga Tropoja Salih Ramė Berisha, qė sa ishit Ju nė krye tė vendit, tė popullit e tė Partisė nuk tha asnjė fjalė, por me tė kaluar ju nė detyrėn e re - atė tė Sekretarit tė Parė tė KQ tė PPSH-sė pėr tė gjithė tė Pavdekshmit marksistė - leninistė nė Botė, ai uzurpoi postin e Kryetarit tė Partisė Komuniste Demokratike tė Komunistave tė Pakėnaqur Shqiptarė dhe po na nxjerr bojėn edhe nė arenėn ndėrkombėtare, duke pranuar akuzat e Europės qė gjoja jemi mė tė korruptuarit nė botė! Maloku! Kokėforti!
    Turp shoku Enver! Turp e faqja e zezė! Por do tė merremi vesht edhe me Saliun, tė premtoj!!
    Shoku Enver ka ardhur njė propozim nga Shoqata “Veprimtarėt e Mehmetit” tė cilėt kėrkojnė mendim dhe mbėshtetje nga Shoqata jonė “Kriminelėt e Pavarur” pėr tė hapur njė Gropė Tjetėr (prapa Muzeut Kombėtar) si ajo e Hajdinit qė e hapėm me porosinė e shokut Ramiz dhe Qeverisė sė Stabilitetit tė Gropave. Si mendoni ju? A mund t’a quajmė Gropa e Bin Ladenit apo Gropa e Sadam Hysenit, dhe Ju garantojmė qė hapim nė njė kohė rekord me ndihmėn e tė gjithė fondamentalistave vendas. Kjo edhe pėr inatė tė Hysni Milloshit dhe tė Shoqatės kundėrshtare “Hajdutėt e Meritave Demokratike”. Na e besoni neve shoku Enver kėtė detyrė dhe Ju premtojmė se do ia arrijmė qėllimit me Ju nė krye!
    Po e pėrfundoj raportin tim duke Ju uruar Shoku Enver,
    Shėndet e Jetė tė gjatė pėr tė mirėn e Familjes Sonė, tė popullit Tonė dhe tė ēėshtjes sė komunizmit fitimtar nė vėndet e shthurura europiane, Ju bėftė dita njėmijė Euro, pėr inatė tė Armiqve tanė Kombėtarė dhe Ndėrkombėtarė!
    Rroftė 600 Vjetori i Vdekjes sė Skėnderbeut! Poshtė Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė andej dhe kėndej kufirit shqiptaro-shqiptar!

    I Juaji deri atje ku tė duash Ti
    Kryetari i Shoqatės sė Rikthimit tė Diktaturės
    Gjin Bue Spata i Riu

    Shėnim: Shoku Enver, Pandeli Majko ka filluar me njė rrugė Durrės – Prishtinė, qė tė na e msyjnė kosovarėt, kur ti i mbylle rrugėt midis nesh dhe kosovarėve. Ndėrsa presidenti Alfred Moisiu – djali i akademikut Shtatmadhor Spiro Moisiu, qė ti nga Komandant tė Pėrgjithshėm e bėre Kryetar SHNUM- i (ajo shoqata qė bėnte qitje me plumba fallso ose siē i quaje ti “plumba me qime nė bithė”), po shpėrndan dekorata pa na pyetur fare neve!

  2. #2
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Mosha
    48
    Postime
    238
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Aferim!

    Na kėnaqe, na eshpėtove ditėn ( ose sė pakut mua).
    tė gjitha me masė!

Tema tė Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes sė ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 12:58
  2. si tja leshoj shokut pc qe aj te mos e din fare
    Nga fadili1980 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 11:01
  3. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 12:46
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosė qė zgjodhi pasardhėsin e Enverit
    Nga shigjeta nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 09:34

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •