Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 96
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Ndryshimet në gjuhën e njësuar

    Këshilli Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde arrin konsensus


    Pajtim për çështjen e “ë”-së

    Akademikët nga Prishtina e Tirana kanë arritur pëlqimin për disa ndryshime të përdorimit të ë-së pastheksore dhe për mospërdorimin e ë-së fundore te disa emra mashkullorë. Ata janë pajtuar edhe për çështje të tjera

    SHPEND ÇOÇAJ

    Akademikët këndej e andej kufirit ia kanë dalë që, pas diskutimesh të gjata, t’i zgjidhin disa prej telasheve që kanë të bëjnë me shkronjën “ë”. Në takimin e Këshillit Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde, që u mbajt të premten në Prishtinë, akademikët nga Prishtina e Tirana kanë përcaktuar kriteret në bazë të cilave do të reduktohet përdorimi i ë-së paratheksore dhe pastheksore.
    “Është arritur pëlqimi për disa ndryshime të përdorimit të ë-së pastheksore dhe për mospërdorimin e ë-së fundore te emrat mashkullorë të tipit djalë, burrë, lumë, kalë etj. Po ashtu, është arritur marrëveshja që mbiemrat që shkruhen me ‘nj’ të shkruhen me ‘j’, si për shembull i drujtë, i florijtë, i pejtë etj”, tha për “Lajm” Besim Bokshi, zëvendësbashkëkryetar i Këshillit...
    Propozimi për heqjen e ë-së së patheksuar pat nxitur debate të ashpra në takimin e kaluar të Këshillit..., mbajtur më 12 maj. Te premten, ndërkaq, pëlqimi është arritur falë konsensusit të të gjithë anëtarëve të grupeve punuese nga akademitë e Prishtinës dhe Tiranës.
    “Në takimin e të premtes u shqyrtuan çështjet e drejtshkrimit dhe raporti i punës së Komisionit për Çështje të Leksikut. Për çështjen e parë, Këshilli... kishte përpara propozimet e të dy grupeve të Komisionit për Çështje të Drejtshkrimit. Grupet drejtoheshin nga Emil Lafe dhe Fadil Raka”, tha Bokshi.
    Sipas akademikut Bokshi, në takimin e së premtes ka ekzistuar një angazhim më i madh për t’u marrë vesh dhe për të arritur disa rezultate.
    “Në drejtshkrim problemet ishin rreth përdorimit të shkronjës ë të patheksuar. Kishte mjaft probleme, diskutime, mospajtime eventuale derisa të bindeshin me ndonjë kriter shkencor se a duhet ose nuk duhet një ndryshim specifik. Edhe në pikat tjera ka pasur ca probleme, por janë gjetur disa zgjidhje”.
    Në takim është arritur pajtim që sa më shpejt komisionet të sjellin edhe një propozim të zgjidhjes së problemit të përdorimit të shkronjave të mëdha. “Këshilli... mendon se ka probleme që duhet shqyrtuar dhe mbase duhet vënë një rregull tjetër në përdorimin e tyre”, thotë Bokshi. Po ashtu, është sinjalizuar edhe fillimi i përgatitjeve për formimin e Komisionit për Çështje Morfologjike.
    Këshilli Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde është krijuar më 27 tetor të vitit 2004 në Tiranë dhe përbëhet nga tetë anëtarë nga Shqipëria dhe shtatë të tjerë nga Kosova dhe Maqedonia.

    Ndër ndryshimet që janë arritur me konsensusin e të gjithë anëtarëve të Këshillit... është edhe që shumësi i emrave që mbarojnë me “nj”, të bëhet me mbaresën “j”, si arij, barij, mullij, lumej, priftërij etj. Po ashtu, të mos pranohet ambigjenia te emrat me shumësin “r”, si për shembull jo “leshrat e dredhura”, por “të dredhur”, jo “mishra të pjekura”, por “të pjekur”.

    marre nga gazeta Lajm e Prishtines

    PS: Moderatoret e ketij forumi mendoj qe duhet ta bejne kete teme, kryeteme, per vet rendesine e saj dhe ketu mund te sjellim edhe ndryshimet tjera qe mund te behen ne te ardhmen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 10-10-2006 më 20:01
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    REPUBLIKA E SHQIPËRISË
    AKADEMIA E SHKENCAVE

    Adresa: Sheshi "Fan Noli”Tiranë; tel & fax: ++355 4 222 74 76

    Nr.Prot.extra. Tiranë, 13 mars 2012

    NJOFTIM PER MEDIAN

    Më 6-8 mars, u mblodh në Tiranë Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, i themeluar më 2004 nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, si organ me autoritet shkencor për shqyrtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me përdorimin dhe zhvillimin e shqipes standarde. Me vendim të përbashkët të Kryesive të dy Akademive, Këshilli është zgjeruar me pesë anëtarë (gjuhëtarë nga Shqipëria e Kosova) dhe drejtohet nga një Kryesi prej pesë akademikësh (tre akademikë nga ASHSH dhe dy nga ASHAK). Këshilli përbëhet nga 22 profesorë, akademikë e studiues të njohur të gjuhës shqipe nga Shqipëria (ASHSH: akademik Shaban Demiraj, akademik Jani Thomai, akademik Ethem Lika; nga QSA: akademik Kolec Topalli, prof.Seit Mansaku, prof.dr. Enver Hysa, prof. dr. Emil Lafe; nga Universiteti i Tiranës prof.dr. Shezai Rrokaj, akad.asociuar Gjovalin Shkurtaj; nga Universiteti i Shkodrës prof.dr. Tomorr Osmani; nga Universiteti i Elbasanit prof.dr. Mehmet Çeliku), nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, akademik Rexhep Ismajli, akademik Besim Bokshi, akademik Idriz Ajeti, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, prof.Dr.Shefkije Islamaj, prof.dr. Bardh Rugova, prof. dr. Isa Bajçinca, prof.dr. Fadil Raka, prof. dr. Abdullah Zumberi, prof.dr. Imri Badallaj; nga Maqedonia prof. dr. Remzi Nesimi; nga arbereshet e Italise, prof. dr. Francesco Altimari.
    Këshilli në vazhdim të punës së tij për çështje të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, në mbledhjen e tanishme u përqendrua në çështje të leksikut të gjuhës shqipe, për të cilat Grupi i punës për probleme të leksikut të gjuhës shqipe kishte përgatitur tri parashtresa: 1. Probleme të leksikut në shqipen standarde; 2. Probleme të terminologjisë shqipe; 3. Problemi i anglicizmave në gjuhën shqipe. Në këto parashtresa dhe në diskutimet e anëtarëve të Këshillit u paraqitën veçantitë e normës gjuhësore në këto fusha, gjendja e problemet e sotme dhe u propozuan disa masa e detyra për pasurimin e leksikut të shqipes standarde nga të gjitha burimet (ligjërimet e folura popullore, krijimet e reja me mjetet e sipas modeleve fjalëformuese të shqipes dhe nëpërmjet huazimeve të domosdoshme, kryesisht të ndërkombëtarizmave), ruajtja e pastrimi i mëtejshëm nga fjalët e huaja të panevojshme, njësimi e standardizimi i terminologjisë, veçanërisht në fusha më të përgjithshme, brenda sistemit terminologjik dhe në përdorim të përbashkët etj. Këshilli thekson se në fushën e leksikut e të terminologjisë shqipe ka shumë çështje që presin studime e zgjidhje nga organizmat shkencorë që merren me studime e botime gjuhësore, me forma të reja bashkëpunimi dhe me mënyra të reja organizimi. Disa propozime konkrete nga mbledhja e fundit e Këshillit në këto drejtime do t’u përcillen dy Akademive dhe më tej instituteve shkencore, fakulteteve e qendrave me të cilat bashkëpunohet e të tjera që merren me studimin e gjuhës shqipe

    ZËDHËNËSI I AKADEMISË SË SHKENCAVE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Këshilli Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde arrin konsensus


    Pajtim për çështjen e “ë”-së

    Akademikët nga Prishtina e Tirana kanë arritur pëlqimin për disa ndryshime të përdorimit të ë-së pastheksore dhe për mospërdorimin e ë-së fundore te disa emra mashkullorë. Ata janë pajtuar edhe për çështje të tjera

    SHPEND ÇOÇAJ

    Akademikët këndej e andej kufirit ia kanë dalë që, pas diskutimesh të gjata, t’i zgjidhin disa prej telasheve që kanë të bëjnë me shkronjën “ë”. Në takimin e Këshillit Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde, që u mbajt të premten në Prishtinë, akademikët nga Prishtina e Tirana kanë përcaktuar kriteret në bazë të cilave do të reduktohet përdorimi i ë-së paratheksore dhe pastheksore.
    “Është arritur pëlqimi për disa ndryshime të përdorimit të ë-së pastheksore dhe për mospërdorimin e ë-së fundore te emrat mashkullorë të tipit djalë, burrë, lumë, kalë etj. Po ashtu, është arritur marrëveshja që mbiemrat që shkruhen me ‘nj’ të shkruhen me ‘j’, si për shembull i drujtë, i florijtë, i pejtë etj”, tha për “Lajm” Besim Bokshi, zëvendësbashkëkryetar i Këshillit...
    Propozimi për heqjen e ë-së së patheksuar pat nxitur debate të ashpra në takimin e kaluar të Këshillit..., mbajtur më 12 maj. Te premten, ndërkaq, pëlqimi është arritur falë konsensusit të të gjithë anëtarëve të grupeve punuese nga akademitë e Prishtinës dhe Tiranës.
    “Në takimin e të premtes u shqyrtuan çështjet e drejtshkrimit dhe raporti i punës së Komisionit për Çështje të Leksikut. Për çështjen e parë, Këshilli... kishte përpara propozimet e të dy grupeve të Komisionit për Çështje të Drejtshkrimit. Grupet drejtoheshin nga Emil Lafe dhe Fadil Raka”, tha Bokshi.
    Sipas akademikut Bokshi, në takimin e së premtes ka ekzistuar një angazhim më i madh për t’u marrë vesh dhe për të arritur disa rezultate.
    “Në drejtshkrim problemet ishin rreth përdorimit të shkronjës ë të patheksuar. Kishte mjaft probleme, diskutime, mospajtime eventuale derisa të bindeshin me ndonjë kriter shkencor se a duhet ose nuk duhet një ndryshim specifik. Edhe në pikat tjera ka pasur ca probleme, por janë gjetur disa zgjidhje”.
    Në takim është arritur pajtim që sa më shpejt komisionet të sjellin edhe një propozim të zgjidhjes së problemit të përdorimit të shkronjave të mëdha. “Këshilli... mendon se ka probleme që duhet shqyrtuar dhe mbase duhet vënë një rregull tjetër në përdorimin e tyre”, thotë Bokshi. Po ashtu, është sinjalizuar edhe fillimi i përgatitjeve për formimin e Komisionit për Çështje Morfologjike.
    Këshilli Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde është krijuar më 27 tetor të vitit 2004 në Tiranë dhe përbëhet nga tetë anëtarë nga Shqipëria dhe shtatë të tjerë nga Kosova dhe Maqedonia.

    Ndër ndryshimet që janë arritur me konsensusin e të gjithë anëtarëve të Këshillit... është edhe që shumësi i emrave që mbarojnë me “nj”, të bëhet me mbaresën “j”, si arij, barij, mullij, lumej, priftërij etj. Po ashtu, të mos pranohet ambigjenia te emrat me shumësin “r”, si për shembull jo “leshrat e dredhura”, por “të dredhur”, jo “mishra të pjekura”, por “të pjekur”.

    marre nga gazeta Lajm e Prishtines

    PS: Moderatoret e ketij forumi mendoj qe duhet ta bejne kete teme, kryeteme, per vet rendesine e saj dhe ketu mund te sjellim edhe ndryshimet tjera qe mund te behen ne te ardhmen.
    Po me "nj", c'paten xhanem! Pse duhet ta heqin?
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    Perdorimi i "Ë" dhe i "nj" perben problem ?
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Po me "nj", c'paten xhanem! Pse duhet ta heqin?
    Nuk është fjala për heqjen e plotë të nj-së, por për heqjen e përdorimit
    të tepërt dhe të panevojshëm
    të nj-së!

    Pse të shkruhet "e enjte" kur mund të shkruhet "e ejte"? "E ejte" është
    më e thjeshtë dhe po tingëllon shumë më bukur! Mirëpo fjala "shkronjë"
    nuk mund të shkruhet pa dyshkronjëshin "nj"!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga P@R4nOi@C_LorD Lexo Postimin
    Perdorimi i "Ë" dhe i "nj" perben problem ?
    Përdorimi i tepërt dhe i panevojshëm i ë-së dhe i nj-së është një problem,
    ngase në këtë rast i shëmtojnë shkrimet e gjuhës shqipe!

    Pse të shkruhet "një" ose trajta gege "nji" kur e kemi trajtën edhe ma të
    thjeshtë dialektore "ni"? Pra: ni (jo "një"), nisia (jo "njësia"), etj.
    Natyrisht ky është vetëm mendimi im. Ju mundeni edhe mos të pajtoheni me mua.

    Lajmi nga Këshilli Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde është
    lajm shumë i mirë dhe i shumëpritur!

    Pajtohem plotësisht me propozimin e dodonit:
    PS: Moderatoret e ketij forumi mendoj qe duhet ta bejne kete teme, kryeteme,
    per vet rendesine e saj dhe ketu mund te sjellim edhe ndryshimet tjera qe
    mund te behen ne te ardhmen.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Përdorimi i tepërt dhe i panevojshëm i ë-së dhe i nj-së është një problem,
    ngase në këtë rast i shëmtojnë shkrimet e gjuhës shqipe!
    Jo more, ë-ja dhe nj-ja e shëmtokan gjuhën shqipe?!
    E nxore kokën më në fund, se deri tani vije rrotull duke folur vetëm për ç-në.

    Një - Ni
    Enjte - Ejte
    Ja u ba dhe kjo pun!
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 24-03-2012 më 08:46

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Nuk është fjala për heqjen e plotë të nj-së, por për heqjen e përdorimit
    të tepërt dhe të panevojshëm
    të nj-së!
    Ore ata nuk e duan fare shkronjën nj, po nuk thonë dot që ta heqim fare. E heqin njëherë nga disa fjalë, e pastaj dalëngadalë e heqin nga të gjitha.

    Pse të shkruhet "e enjte" kur mund të shkruhet "e ejte"? "E ejte" është
    më e thjeshtë dhe po tingëllon shumë më bukur! Mirëpo fjala "shkronjë"
    nuk mund të shkruhet pa dyshkronjëshin "nj"!
    Kur ti e heq nga fjala e enjte, pse nuk e heq dhe nga fjala shkronjë? Ata që thonë e ejte, thonë shkrojë, zojë etj.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Pse të shkruhet "një" ose trajta gege "nji" kur e kemi trajtën edhe ma të
    thjeshtë dialektore "ni"? Pra: ni (jo "një"), nisia (jo "njësia"), etj.
    Natyrisht ky është vetëm mendimi im. Ju mundeni edhe mos të pajtoheni me mua.
    Sigurisht qi osht mendimi jot, po meqi ti e bane një/njësia - ni/nisia, due ta di si e ban ti me varjantin tand një-njëri? (nji/njani)

    A bahet kjo në varjantin tand ni - nani ?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Jo more, ë-ja dhe nj-ja e shëmtokan gjuhën shqipe?!
    E nxore kokën më në fund, se deri tani vije rrotull duke folur vetëm për ç-në.

    Ja u ba dhe kjo pun!
    .
    Përparësia praktike e ch-së ndaj "c-së me bisht" është e qartë.
    Por mbrojtja e paarsyeshme e "c-së me bisht" është e paqartë!
    Shkronja e vjetër shpanjolle ç, e fituar me bashkimin e c-së dhe të z-së
    së vjetër në formë të treshit, më nuk figuron as në alfabetin spanjoll.
    Mirëpo këtë "shkronjë" e kanë pranuar francezët, portugezët, popujt turkmen
    dhe fatkeqësisht shqiptarët! Unë jam për lehtësinë e shkrimit të teksteve
    shqipe dhe thjeshtë nuk dua të jetë "një bisht" në abëcënë shqipe! Unë
    doja (jo "dojsha" sikurse që është në dialektin tim, sepse "doja" po më
    duket më e bukur) vetëm të përqëndrohem në ch-në dhe mos të merrem me
    chështje të tjera. Prandaj nuk e nxora kokën më në fund. E ju mbrojtës të
    këtij standardi "shkel e shko" dhe komunist gjuhësor barikadohuni nëpër
    bunkerat e juaj.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ore ata nuk e duan fare shkronjën nj, po nuk thonë dot që ta heqim fare. E heqin njëherë nga disa fjalë, e pastaj dalëngadalë e heqin nga të gjitha.


    Kur ti e heq nga fjala e enjte, pse nuk e heq dhe nga fjala shkronjë? Ata që thonë e ejte, thonë shkrojë, zojë etj.
    Sepse "e enjte" po më duket me të vërtetë shëmtim i gjuhës shqipe.
    Provoni të shqiptoni shpejt "enjte enjte enjte enjte enjte ..." dhe do të
    më kuptoni ku e kam fjalën! Unë jam për tingullin e bukur të gjuhës shqipe!
    Dhe jam për ate që nga chdo dialekt të merret ajo që është me e mirë!

  12. #12
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Përparësia praktike e ch-së ndaj "c-së me bisht" është e qartë.
    Por mbrojtja e paarsyeshme e "c-së me bisht" është e paqartë!
    Shkronja e vjetër shpanjolle ç, e fituar me bashkimin e c-së dhe të z-së
    së vjetër në formë të treshit, më nuk figuron as në alfabetin spanjoll.
    Mirëpo këtë "shkronjë" e kanë pranuar francezët, portugezët, popujt turkmen
    dhe fatkeqësisht shqiptarët! Unë jam për lehtësinë e shkrimit të teksteve
    shqipe dhe thjeshtë nuk dua të jetë "një bisht" në abëcënë shqipe! Unë
    doja (jo "dojsha" sikurse që është në dialektin tim, sepse "doja" po më
    duket më e bukur) vetëm të përqëndrohem në ch-në dhe mos të merrem me
    chështje të tjera. Prandaj nuk e nxora kokën më në fund. E ju mbrojtës të
    këtij standardi "shkel e shko" dhe komunist gjuhësor barikadohuni nëpër
    bunkerat e juaj.
    Deri më sot nuk është punuar në ndonjë projekt të ri gjuhësor i së njëjtës peshë me Standartin. Ky boshllëk vjen së pari nga mungesa e institucioneve të mirëfillta shkencore, ku gjatë kohës së sistemit të shkuar punohej me seriozitet në këtë drejtim, si dhe shumë drejtime të tjera përsa i takon lëvrimit studimor dhe akademik të gjuhës shqipe, e reflektuar më së miri me botime që sot mjerisht i gjen tek librat e përdorur për dy lek nëpër rrugët e Tiranës. Është bërë bajate kundërshtimi në vakum i Standartit nga shqiptarë përtej kufijve që akademikisht ofrojnë një hiç si shkëmbim. E kam shprehur dikur në një temë ku u cek i njëjti subjekt si tani: nuk është e thënë që Republika e Shqipërisë, Kosovës dhe ajo e Maqedonisë të kenë një shqipe të njehsuar. Nëse Standarti ngjall kaq shumë pakënaqësi derisa shkakton lindjen e propozimeve absurde përkundrejt tij, shumë mirë Kosova dhe Maqedonia mund të kenë shqipen e tyre standarte sipas shijeve dhe lehtësive të shqiptarëve që jetojnë në këto dy republika. Derisa nga këto dy vende dalin mëndjendritur me shumëllojshmëri ideshë, ti zbatojnë tek vetja e tyre, në kohën kur disponojnë strukturat kompetente për këtë lëvizje.
    relata refero

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Përparësia praktike e ch-së ndaj "c-së me bisht" është e qartë.
    Por mbrojtja e paarsyeshme e "c-së me bisht" është e paqartë!
    Shkronja e vjetër shpanjolle ç, e fituar me bashkimin e c-së dhe të z-së
    së vjetër në formë të treshit, më nuk figuron as në alfabetin spanjoll.
    Mirëpo këtë "shkronjë" e kanë pranuar francezët, portugezët, popujt turkmen
    dhe fatkeqësisht shqiptarët! Unë jam për lehtësinë e shkrimit të teksteve
    shqipe dhe thjeshtë nuk dua të jetë "një bisht" në abëcënë shqipe! Unë
    doja (jo "dojsha" sikurse që është në dialektin, sepse "doja" po më
    duket më e bukur) vetëm të përqëndrohem në ch-në dhe mos të merrem me
    chështje të tjera. Prandaj nuk e nxora kokën më në fund. E ju mbrojtës të
    këtij standardi "shkel e shko" dhe komunist gjuhësor barikadohuni nëpër
    bunkerat e juaj.
    Nuk osht fare e qart dhe praktike, po osht qesharake qi te ndryshosh alfabetin se tastjera nuk ka shkrojën ç. Tastjerat nuk e kan as shkrojën ë, kështu qi nuk zgjidh gja.

    Ta kam than ni her qi shkroja ç përdoret shum me apostrof në fillim të fjalvet dhe nuk ban t'i ndajm dy shkroja me apostrof. Pasandaj nuk ban qi ta gacmojm alfabetin e rilindasve. Gjana si flamuri e abëcëja shqipe duhen konsiderue t'shejta e as nuk duhet guxue me e mendue, jo ma me i ndryshue.

    Barikadohuni shkruhet me rr të fortë.
    Nuk shkruhet bunkerat e juaj, por bunkerët tuaj.

    Je dhe arsimtar ti... e do të merresh gjuhën shqipe... kur ti nuk di të shkruash.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Edhe një përsëritje nga Rezolutë e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe:

    III pika 2

    Kongresi porosit që, duke marrë parasysh ndryshimet që pëson gjuha letrare
    gjatë zhvillimit të saj si edhe çështjet e reja që nxjerr praktika gjuhësore,
    «Rregullave të drejtshkrimit» t'u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme,
    përmirësimet dhe plotësimet e duhura.

    Kongresi shpreh besimin e tij të plotë se kjo thirrje do të përkrahet me
    entuziazëm dhe do të frymëzojë arsimtarët, shkrimtarët, punonjësit e
    shkencës dhe të kulturës, gjithë inteligjencën dhe të gjitha masat
    punonjëse, që me veprimtarinë e tyre krijuese ta zhvillojnë, ta pasurojnë
    e ta ngrenë gjithmonë më lart gjuhën tonë letrare kombëtare.
    Prandaj ata që mundohen ta përmirësojnë gjuhën letrare nuk duhet qysh
    paraprakisht dhe automatikisht (më falni për këtë fjalë të huaj) të merren
    si armiqtë e gjuhës shqipe. Përkundrazi, qëndrimi i ngurtësuar ndaj standardit
    të gjuhës shqipe po më duket rrezik tepër i madh. Qëndrimi i këtillë i ngurtësuar
    po shkakton rreziqe të reja sikurse propozimin për standardizim të gegnishtës!
    Ky është një rrezik i madh për mua, edhe pse vetë jam gegë! Nuk kemi nevojë për
    dy standarde të gjuhës shqipe! Kemi një gjuhë shqipe, disa dialekte të gjuhës
    shqipe dhe një standard të gjuhës shqipe i cili ka nevojë për përmirësime
    të shumta! Prandaj mos i paraqitni gegët si qesharak se përndryshe mund të
    pendoheni. Debatoni ashtu si duhet dhe pa nënchmime, e jo nga epërsia shterpe.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Sepse "e enjte" po më duket me të vërtetë shëmtim i gjuhës shqipe.
    Provoni të shqiptoni shpejt "enjte enjte enjte enjte enjte ..." dhe do të
    më kuptoni ku e kam fjalën! Unë jam për tingullin e bukur të gjuhës shqipe!
    Dhe jam për ate që nga chdo dialekt të merret ajo që është me e mirë!
    Ty mund të doket e shëmtueme e enjte, po mue më doket e bukur. E di që ty tingulli nj nuk të pëlqen, po kjo është punë për ty.

    Nuk m'u përgjigje për një/njëri (nji/njani).. apo s'të vjen zëri?

    Se e bën ti, ni - nani?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Sepse "e enjte" po më duket me të vërtetë shëmtim i gjuhës shqipe.
    Provoni të shqiptoni shpejt "enjte enjte enjte enjte enjte ..." dhe do të
    më kuptoni ku e kam fjalën! Unë jam për tingullin e bukur të gjuhës shqipe!
    Dhe jam për ate që nga chdo dialekt të merret ajo që është me e mirë!
    E kush e vendos se cila eshte me e mira? Ju te Kosoves e Maqedonise? Eshte e vertet qe fjalet mund te ndryshojne me kalimin e kohes , por ju kerkoni pergjysmim te alfabetit, gje qe jane dy gjera krejt te kunderta.
    Feelings change - memories don't.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk osht fare e qart dhe praktike, po osht qesharake qi te ndryshosh alfabetin se tastjera nuk ka shkrojën ç. Tastjerat nuk e kan as shkrojën ë, kështu qi nuk zgjidh gja.

    Ta kam than ni her qi shkroja ç përdoret shum me apostrof në fillim të fjalvet dhe nuk ban t'i ndajm dy shkroja me apostrof. Pasandaj nuk ban qi ta gacmojm alfabetin e rilindasve. Gjana si flamuri e abëcëja shqipe duhen konsiderue t'shejta e as nuk duhet guxue me e mendue, jo ma me i ndryshue.

    Barikadohuni shkruhet me rr të fortë.
    Nuk shkruhet bunkerat e juaj, por bunkerët tuaj.

    Je dhe arsimtar ti... e do të merresh gjuhën shqipe... kur ti nuk di të shkruash.
    Prapë po përsëris:
    Në Kongresin e Manastirit janë propozuar dy alfabete të ndryshme. Praktika
    duhej të tregonte se cili alfabet do të jetë më i përshtatshëm. Dhe praktika
    po tregon se "c-ja me bisht" nuk është praktike! Rilindasit tanë kanë shkruar
    me alfabete të ndryshme sepse ato kanë qenë kohëra të tjera. Ata meritojnë
    vetëm lëvdata për punën dhe mundimet e tyre patriotike. Po nuk di chka të
    them për priftërinjtë e rinj gjuhësor!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Edhe një përsëritje nga Rezolutë e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe:



    Prandaj ata që mundohen ta përmirësojnë gjuhën letrare nuk duhet qysh
    paraprakisht dhe automatikisht (më falni për këtë fjalë të huaj) të merren
    si armiqtë e gjuhës shqipe. Përkundrazi, qëndrimi i ngurtësuar ndaj standardit
    të gjuhës shqipe po më duket rrezik tepër i madh. Qëndrimi i këtillë i ngurtësuar
    po shkakton rreziqe të reja sikurse propozimin për standardizim të gegnishtës!
    Ky është një rrezik i madh për mua, edhe pse vetë jam gegë! Nuk kemi nevojë për
    dy standarde të gjuhës shqipe! Kemi një gjuhë shqipe, disa dialekte të gjuhës
    shqipe dhe një standard të gjuhës shqipe i cili ka nevojë për përmirësime
    të shumta! Prandaj mos i paraqitni gegët si qesharak se përndryshe mund të
    pendoheni. Debatoni ashtu si duhet dhe pa nënchmime, e jo nga epërsia shterpe.
    Ashtu thotë kongresi, por thotë për zhvillime të mëtejshme pozitive, siç mund të jenë krijimi i fjalëve të reja, apo gjëra të tjera të vogla. Ndryshimet tuaja bëhen në bazë krahinorizmi, domethënë t'i shkruajmë fjalët siç shqiptohen në fshatin tuaj, dhe jo vetëm fjalët, po kërkoni dhe ndryshimin e abëcësë.

    Gjuha letrare nuk ndryshon sa herë i teket kujtdo. Sa libra shqip janë shkruar në këto 50 vjet nuk janë shkruar në gjithë historinë, e tani duhet ta ndryshojmë, që ta bëjmë si në fshatin tuaj.

    Nënçmimet bën mirë ti lësh ti, se vetë fillove kur thua që tingulli nj është i shëmtuar, apo e enjte është shëmtim i gjuhës shqipe. Përgjigjet do t'i marrësh siç i kërkon.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ty mund të doket e shëmtueme e enjte, po mue më doket e bukur. E di që ty tingulli nj nuk të pëlqen, po kjo është punë për ty.

    Nuk m'u përgjigje për një/njëri (nji/njani).. apo s'të vjen zëri?

    Se e bën ti, ni - nani?
    Përbuzjeve dhe përqeshjeve nuk përgjigjem patjetër. Vetëm mund të them
    se nuk jam për heqjen e plotë të nj-së! E ju vazhdoni me mendësinë e juaj
    të ngurtësuar.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ashtu thotë kongresi, por thotë për zhvillime të mëtejshme pozitive, siç mund të jenë krijimi i fjalëve të reja, apo gjëra të tjera të vogla. Ndryshimet tuaja bëhen në bazë krahinorizmi, domethënë t'i shkruajmë fjalët siç shqiptohen në fshatin tuaj, dhe jo vetëm fjalët, po kërkoni dhe ndryshimin e abëcësë.

    Gjuha letrare nuk ndryshon sa herë i teket kujtdo. Sa libra shqip janë shkruar në këto 50 vjet nuk janë shkruar në gjithë historinë, e tani duhet ta ndryshojmë, që ta bëjmë si në fshatin tuaj.

    Nënçmimet bën mirë ti lësh ti, se vetë fillove kur thua që tingulli nj është i shëmtuar, apo e enjte është shëmtim i gjuhës shqipe. Përgjigjet do t'i marrësh siç i kërkon.
    Kurrë nuk thash se nj-ja është e shëmtuar! Mos m'i ndryshoni fjalët!
    Mirëpo bashkimi nj+t te fjala "e enjte" është mjaft qesharake.
    Përpos kësaj dhashë vetëm një mendim i cili mund të komentohej
    pa përqeshje. Jam qytetar i mirëfilltë me gjenerata e gjenerata të
    paraardhësve të mi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga arsimtari : 24-03-2012 më 11:30

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •