Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12

Tema: Poezi pagane

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323

    Poezi pagane

    Poezi pagane


    Njė shkreptimė nė ditė vere

    Para disa muajsh njė ditė n'autobuz
    kur turma e egėr pėr t'hyrė u vėrsul
    dhe un po qėndroja, pak larg, indiferent
    pėr t'shkuar do shkonja, mė vonė do kish vend

    I qetė po shikoja si njerėz me halle
    qė s'kan dhe aq nge me shit kohė pa pare
    derėn e sulmuan si nė Titanik
    s'pyesin etiket e gjest filantropik

    Por befas njė krijesė syri m'zuri
    qė me ēant nė dorė mbėshtetur pėr muri
    mushaman e kuqe mbi gryksen shkollore
    flokėt prapa veshit delikates femrore

    Ėshtė vonė pėr shkollė m'erdhi njė mendim
    prandaj dhe syt e bukur i ka pak nė trishtim
    njė ndjenj tė ēuditshme provova nė ēast...
    ndjenj e panjohur, njė ndjenjė qė s'ėsht rast

    E pa parashikuar kjo zhytje n'ėndėrrim
    nė ditėt dimrore plot shi e plot trishtim
    braktisa pa dashur stilin Onjegin
    pranė j'u afrova , tėrhequr, pa qėllim

    Pranė i afrohem nė sy e shikoj
    I buzėqesh leht dhe e salutoj
    I dhash njėherė supit dhe turma u hap
    ....adio stagnacjon

    Kjo makin'e vjetėr rrugėn e pėrpin
    ka ca ēaste t'vala dhe nė cingėrrimė
    Takim?...nuk u pėrgjegj mendova se s'do vinte
    tepėr e njomė thash, ēdo rrugė mbase nuk dinte


    Nė orėn e caktuar n'masditen me shi
    Te streha njė shtėpie t'vjetėr takuam
    mes shiu errsire vetimash kaluam
    premtimn e pėrjetsis pa fjalė e shenjuam

    Takuam pėrsėri e pėrsėri takuam
    gjer njė ditė me djell kur rrezet pjerrtas binin
    jehonat edhe hirin si me fshes e fshinin
    dy shpirtra dor me dorė shtėrnguar mė nuk ishin

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Imazh

    Elle passe chaque jour au matin
    E bardhė e bukur kristal
    Mes pishash e shkrepash tė egėr
    Largohu imazh orjental

    Ndjenjė tė kam thėnė lamtumirė
    Nuk dua qė zemėr t'fitoj
    Pėrqark zbardhon dimri vetmisė
    Imazh, oh nuk mund tė harroj

    Mbyll sytė dhe mendoj nė errsirė
    Ajo do kalojė nė mėngjez
    Hap sytė e shikoj nė zbrazsirė
    Imazh , ku je, ty tė pres

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Orė

    Tik tak bėn ora drita ėsht e ndezur
    qetsi vetmi
    Gjumi dezertoi n'errsirė u pėrzie
    drita ėsht e ndezur
    Kėrkoj, kėrkoj, vetėm njė gjė,
    tė asgjėsoj
    Fjala shpirt me mundon, dot s'e zbuloj
    Oooooh!
    Fjalori, ku ėsht fjalori, flet e bardhė,boj e zezė
    pėrzjeje tė zezėn me tė shndritshmen
    dhe nxirr ate qė duhet, tė pėrditshmen
    Oh! rrėnkimi ngushullon?
    ngushullimi ėsht i kotė
    Jo ngushullim, ti nuk mė qetson
    Shpirti nėpėr dallgė si male fluturon...
    dhe pastaj....
    gremin e rėnje ndjen
    Po pse? Ēfar ka? Ēfar frike paska ky?
    Ē ka ndodhur kėshtu? Ēudi!
    Jo, nuk ėsht ēudi, por shpirtėrore varfėri
    qetsi, vetmi, plogėshti, tre motrat,
    tė bijat e nėnės se dhemshur
    marrėzi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Raxhi dhe Izaura

    Bulevardit heci sy kudo shikoj
    Po shikimi s’ndalet, sytė nji kėrkojn
    O dashuri si linde, ditėn e mėrkurė
    Kur po shkonte t’ēonte tavėn pėr nė furrė

    Kjo rrugic e nusht shtrume me kalldrom
    Syu i azgones tamom si filxhon
    Ky fuston i shkurtėn jeshil mush me pika
    Buza e azgones si gjarpni me pika
    Kto ēorapt e jashtėm nuska bakllavaje
    Masnaj kadaifi se ē’na shkriu fare

    ‘’Nalo mi Izaura nal i ēik aty
    Mi t’a hongsha vetllėn, vetllėn me gjith sy’’
    ‘’Nuk kom koh pėr llafe do shkoj n’kinema,
    sa t’a ēoj kte taven, ka film me sevda’’

    ‘’Nal aty mi dreq se jom Raxh Kapuri
    llafet I kom t’shkurta, jo si rryp ushkuri
    Me shku n’kinemo ti na qeke nis
    Po me mu n’tajatėr ke me u bitis’’
    ‘’Nuk vi ke liqeni se mė rref mamaja’’
    ‘’Hik mi mami, thuj, se m’ka zon sevdaja’’

    Jemi proletarė ecim me guxim
    Dashurin borgjeze e mbajm pa kuptim
    Me nji aksjon sulmi kodrat i zaptojm
    Me ndjenja epike botėn mbar sundojm.

    Jemi proletarė ecim me guxim
    Dashurin borgjeze e kemi fiksim
    Me nji aksjon mromje kodrat I sulmojm
    Me ndjenja lirike nga lart posht vėshtrojm

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Marrsh demokratik

    Qytetarė, nė tubim
    S'tremben burrat pa gabim
    S'mbahet popull pa mbarim
    Nuk ėsht koha pėr ngurrim
    Frikėn borxh kujt s'ja ke
    Ngrihi n'kėmb o hani dhe
    Se erdh prap dit’e caktuar
    Nga i Madhi e shenjuar
    Qė ndėrgjegja kombėtare
    Qė kurajo qytetare
    Hymni jonė i Flamurit
    Tė jen njė nė zemėr t'burrit
    Frikėn borxh kujt s'ja ke
    Ngrihi n'kėmb o hani dhe
    Jo me dhunė e as me nėnshtrim
    Jo me gjak e as me krim
    Si Feniksi Historisė
    Para popull i Shqipnisė
    Marrsho drejt Demokracisė
    Frikėn borxh kujt s'ja ke
    Ngrihi n'kėmb o hani dhe
    Se varfrin e as priviligjin
    Nuk i njohim jo pėr ligjin
    Nuk i mbajm jo pėr pishtarė
    Kini mendjen o shqiptarė
    Frikėn borxh kujt s'ja ke
    Ngrihi n'kėmb o hani dhe
    Djelli del dhe pėr shqiptarė
    Rrugės, kohės, e historisė
    Frikė veē Zot-in ruaju gjith njerzis
    Jo frikė tjetėr pėr njerėz t' mirė

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    7 Mars 91

    Jam vandal, jam ekolog
    jam huligan, rrepublikan
    forc jam e errėt, a demokrat
    jam komunist jam iluzion

    S'je asgjė pėrveē.....
    me zinxhira tė padukshėm nė kurriz...
    nji shqiptar.....
    qė hiqesh zvarrė

    Pantallona prej xhins vendi tė zbardhu
    Xhup i ri, ardh me pako nga vllaj mėrgu
    Mahnit, ngop deri nė fyt me program televiziv
    ''S'dum pamje'' i bėrtet telekronistit t'huj xhentil
    ''Dum me hongėr, jepni nima, atė boni, pa vonim''

    Nji xhaxha, flokė bardhė, plot dinjitet
    Pėrmi xhama t'vetshėrbimit t'hujt i flet
    Me nji pamje plot qortim prej burrokrati, italisht
    Se ai e RAI UNO e kan fain pėr rrevoltat fillimisht

    Dhe gazetat hedhin presin njėra tjetrės me zemrim
    Njėra nxin e tjetra zbardh e anasjelltas pa mbarim
    Duro popull, urt e butė, si pėrherė e zakonisht
    Sot nuk zgjidhen punėt sheshit, si qėmoti, kanunisht
    Se armiqt nėpėr botė si i mundėm shkresėrisht
    Dhe fitoret, nji mbas nji, si i korrėm trimėrisht
    E prandaj haraēin duam e do marrim burrėrisht

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    rromak!
    Shperthimi yt ne bvargje tregon revolten tande. Besoj se shpresa qe do te bahet mire nuk duhet te jete minimale. Jepi para miku im duke shfryre shpirtin tand. Vjerrsherimi te ban mire. Ti je tejet i sinqerte.
    Respekt

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    FLM z Agim per interesimin ndaj ca pengervishjeve amatoreske.
    Te gjithe jane te sinqerte, por ne fund te fundit, se njeriu sa eshte gjalle kerkon
    te haje gjithe boten kur vdes ja mbush gojen nji grusht dhe.

    Mbasi u ndryshue rregjimi nji plak zihesh me nipat e tij tė cilėt u banė
    demokratė dhe kta nipa pėr t'a mund me fjalė plakun qė dikur kishte qenė
    i flakėt, i shanin udheheqėsit komunistė, Stalinin sidomos qė e kishte fort
    pėr zemėr e plaku i shante qena, tradhetarė e armiq tė popullit.
    Por shum e shum kohė ma parė, pak kohė si kishte dalė nė pensjon,
    ky plak kishte fillue me qa kot, pa ndoj arsye apo shkak tė dukshėm.
    Nji herė kur nji shok i nipave tė plakut, u ndodh aty kur po ziheshin pėr politikė, e meqė i erdhi keq pėr plakun, fillojė ta pėrkrahė duke lėvdue Stalinin etj dhe plaku u gėzue tepėr.¬
    Mbas ca vitesh shoku i nipave tė plakut takoi njanin prej tyne dhe duke pyet
    pėr njerzit e shpis e pyeti dhe pėr plakun por plaku kishte vdek.
    Mbasi shoku i bani kryeshndoshė, e kujtoj plakun se sa u gėzue qe e kishte
    ndihmue kur po zihesheshin pėr pune tė Stalinit, por i nipi j’a ktheu se pėr tė tilla marrzina ai, plaku, kur kish qenė i ri, kishte ba kėrdinė aq sa edhe nė kohė tė partisė na vinte zorr, prej disa njerzve nga fshati e krahina e kur u mplak,qante....
    Guerril nė kohė tė luftės, ndėshkues e tmerrues ma vonė, njeri i drejtė me tė
    veten e i rreptė me tė tjerėt, pse qante vallė kur u mplak?
    Nipat e tij mund tė kishin tė drejtė deri diku...por jo ashtu si e mendonin ata.

    Mbas rrevolucjonit rus pėrveē terrorrit tė kuq kundra fisnikve e borgjezi¬sė
    shpejt filluen edhe spastrime mes bollshevikėve e nji ditė tė bukur
    antarėt e nji prej grupeve ma fanatike tė kuqe mbyllin nė birucė nji nga ma
    rrevolucjonarėt mes tyne, nji nga shefat qė kishte ba kėrdinė kundra tė
    bardhve duke e akuzue pėr tradhėti mirpo ky s‘pranonte, dhe s’kishte si tė
    pranonte nji gja qė ishte aq larg mendjes.Me javė tortura e dru po s’ka
    derman, pėrgjigja e tij ishte ''Rroftė Lenini, rroftė proletarjti, poshtė
    borgjezia'' e tė tilla aq sa dhe rrahsit, shokėt e tij tė djeshėm u banė
    verem nga inati e lodhja e s’po dinin ē’me ba, kshtu shkuen e i qanė
    hallin nji tjetėr bollsheviku tė rregjun.
    ''Vrajeni,ē’e zgjatni'' u thotė ky, mirpo kta kishin urdhėn me mos e vra
    nė asnji mynyrė por veē tė pranonte tradhėtinė e ta nxirrnin nė gjygj e
    mbasandaj tė vritej. ''Ashtu?Po vij vetė.'' tha ky xhaxho fisnik dhe i shkon
    nė birucė ''tradhėtarit'' i bėn pes pare muhabet e del e u thotė rojeve se puna
    u mbarua. Kur shkuen ish shokėt e tij duke i ēue dhe nji shishe vodke si dhuratė e si bakshish meqė dolėn faqebardhė para partisė, ai, tradhėtari,
    i pėrqafoi me rradhė e i qortoi ''Po pse s’mė thatė qė nė fillim qė ishte urdhėr
    i partisė qė tė pranoja se jam armik po u munduat kaq kohė?''
    shkoi nė gjykatėn e kuqe u gjikue ma s’miri e u pushkatua si armik po me zemėr tė kėnaqur e duke buzėqeshur, mbase se mendonte se kushedi
    ē’rreng po i punohej borgjezisė.
    Pa lotė pa keqardhje.
    Se dreqi ka shume maska...rruga e drejt eshte nje, te shtremberat jane me mijra.
    Ndersa partite e verteta e te perjetshme jane dy, ajo e njerzve te mire e ajo njerzve te kqij.
    Maskat jane te shumta e te pashmangshme, sinqeriteti vlen,po qe, vetem ne devocjon.

    ''...be as white as snow as pure as ickle you can never escape calomny…’’

  9. #9
    eternal Maska e Janka
    Anėtarėsuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Une vdes per poezine "Raxhi dhe Izaura"!
    "Love is kind..."

    The Holy Bible

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Janka, jeni shume simpatike,Ju pergėzoj per aspiraten pėr te qene engjull mbrojtes

    I pėrndjekuni

    Vendosa tė largohem, dita ėsht e bukur
    Nuk jam nė shtėpin time, s'ke ē'i bėn
    Dhe qjelli ėsht gri, hidhėrimin ka zbrazur
    E pėrseri gri, gjithmon gri, njė gri e bukur

    Nė ara sheshe rrugė, kudo e njejta tokė
    Ujė dhe baltė, asfalt, pellgje tė vegjėl
    Mbi bina tė larta, qjelli i pa tundur
    Shpirti fluturon si prej njė oxhaku

    Tė gjithė, po, tė gjithė n'kurriz e mbajm mėrzinė
    I lumtur e fatbardhė kush nuk e ndjen shėmtinė
    Kėshtu duhet tė jetė, kur fjalė e mbajmė lirinė
    Sakat e bėnė shqiptarin e njerkė Shqipėrinė

    Tė gjithė e kan nė kurriz fatkeqėsinė
    Askush nuk e sheh gjithkush do e ndjejė
    E lehte nuk ėsht pesha e dėshprimit
    E qullėt si balta mbi supe qė rėndon

    Largohem pa u ndjerė e pa zemrim
    Dėshprimin shijojeni nė gotėn me verė
    Shtėrngojeni fort nė dashurin me fletė
    Shpresoni se i fortė ėsht stofi, iluzjoni

    Largohem nė qetsi, pa qeshur e pa qarė
    Po le tė tjerė pas, trup me shpirt pėrēarė
    Boshllėkun e sė djeshmes vėshtir nesėr plotsojn
    Si plaku me tespije, dit vite rrin numrojn

    Po ē'ėsht ky tel me gjemba qė i thone fatalitet?
    Shtėrngon ne fyt njeriun e jetėn nuk ja vret?
    Ē'ėsht vall ky mallkim, kjo flamė, magji e zezė?
    Qe hise tė pėrjetshme kta njerėz paskan pjesė?

    Tė keqes ja piva kupėn me fund
    Zemrėn e kam gur, sytė nuk lotojn
    Asgjė s'mė pėrket, ēdo ditė po e vjedh
    O shtojzovallja ime paske qenė tradhtare!

    .

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Kot

    Nje vajzė u hodh nga ballkoni ndaj tė gdhirė
    Ish njė vajze e re e pa rritur mirė
    Ish njė vajz e bukur fat i pamėshirė
    n'kėmb prindrit qėndronin gati n'ēdo dėshirė

    Jo nga dashuria as nga hidhėrimi
    njerzit t'gjith e donin s'dinte ē'qe dėshprimi
    Po nga se pra ra, gjejeni e dini?
    Ju sqaroj dhe pak, shum mirė ish nga kuptimi

    Gjėza ėsht e thjeshtė dhe m'e ngatrruara n'botė
    Ajo s'po gjente dot qėllimin o shokė
    Po t'pyesėsh disa gojėn plot do thonė
    Qėllimi ėsht Ideali mbi tokė

    Ca tė tjerė mė thellė trurin do rrėmojnė
    kuptimn e jetės pėr t'gjetur do mendojnė
    po tė gjithė njė gjė bėjnė, veē jetojnė
    me llafe, prrofka veten e mashtrojnė

    Ka dhe pėrjashtime qė shikojmė
    qė jetn e tyre me hiēin e bashkojnė
    mendimtar praktikė vehten tregojnė
    tė rinj apo tė vjetėr hesapin barazojnė

    Ata e hedhin hapin me guxim
    Ata s'mendojn veēse njė qėllim
    Boshllėkn e jetės tyre e urrejnė
    pėrpara shkojnė azilin t'gjejnė

    Njė ēast dhe ylli i kėputur ēduket
    ata s'ndjejn gjė, tjerve n' zemėr thik u futet
    dhe dasma makabre fillon mbi dhe
    nėn tokė krimbat presin me dajre


    Njė ėndėrr me orndrėqės pata parė
    qė nga ēdo anė sahat n'mur rrinin varė
    tik taket e tyre tė tmerronin
    por ama akrepat nje orė veē tregonin

    Ėndrrėn pėrsėri njė natė e pashė
    laboratorin e sahatve n'mur varė
    Tiktaku i tyre pėrsėri mė drithėmoi
    Por flokėt pėrpjetė njė orė m'i ēoi

    Sahati m'i bukur n'mur varė
    ecte e trokiste me ritėm tė pa parė
    Pa mbledhur vehten syt shkatrrimin panė
    zemreku e vidat nė tokė u shpėrndanė

    Tjerėt vazhdonin me ritmin e parė
    sikur kurrgjė pranė tyre t'mos kish ngjarė
    s'i ēuditi kjo gjė, ne jet ishin stėrvitur
    nė mur rrinin varė dasmėn duke pritur

    Me hir a me pahir kėshtu ka ec njerzimi
    n'kujtesė grumbullohet gėzimi e dėshprimi
    dy faqe t'njė monedhe, ky ėsht qėllimi
    pa ditur rrim e presim kur tė vijė mbarimi

  12. #12
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    pershendetje rromaku,pergezime per poezit,jane te gjitha te pa para,mbi te gjitha "imazh"
    suksese ne te ardhmen,cdo te mire.

Tema tė Ngjashme

  1. Allahu, zoti pagan i Hėnės i fiseve arabe
    Nga GL_Branch nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 13-03-2019, 04:38
  2. Paganizmi dhe monoteizmi
    Nga SuNRiSeR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 04-09-2009, 06:46
  3. Origjina Pagane e Krishtlindjes!
    Nga Omari nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 18:58
  4. Origjina pagane e Islamit
    Nga Matrix nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 278
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 14:43
  5. A eshte Allah, perendia Hena e Arabise pagane?
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-10-2002, 12:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •