Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Kurdise vetë zemrën tënde

    5 stile që duhet t'i zbatoni sot për një zemër të fortë nesër

    Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë riskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjitmonë në dorë të jetoni me stil.

    Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja 5 strategjitë nga mund të marrësh startin:

    1. Mos pini duhan!

    Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet.

    Cilësia e cigareve nuk të jep siguri.Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj riskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët.

    Femrat që pijnë duhan janë shumë herë më të riskuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.

    2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

    Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinura me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër

    Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut,kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekamondojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës

    3. Ushqime të shëndetshmë për zemrën

    Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrnave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardilogët. Gjithashtu pijet alkolike ndihmojnë për një zemër të shëndetshme, por pa e tepëruar, Rekomandohen dy pije alkolike në ditë për burrat dhe një për femrat.

    4. Ruani peshën normale

    Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk.
    Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër.Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.

    5. Bëni rregullisht ekzaminime

    Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminiminet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni:

    Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80.
    Niveli i kolesterolit në gjak . Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve
    Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen.Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-06-2006
    Postime
    20
    Paske harruar nje nga faktoret me te rendesishem si katalizator i shume semundjeve (duke perfshire ketu dhe problemet e zemres) e ky eshte
    S T R E S I.

    Eleminoni stresin ne jete....kenaquni me ate qe ju prezantohet...dhe mos harroni qe cdo gje do kaloje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga ZEINA
    Paske harruar nje nga faktoret me te rendesishem si katalizator i shume semundjeve (duke perfshire ketu dhe problemet e zemres) e ky eshte
    S T R E S I.

    Eleminoni stresin ne jete....kenaquni me ate qe ju prezantohet...dhe mos harroni qe cdo gje do kaloje.
    kjo qe ke theksuar ti Zeina, eshte shume e vertete.

    armiku kryesor i jetes se njeriut tani eshte STRESI
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Cigarja na myti fare fare
    #VamosArgentina

Tema të Ngjashme

  1. Odhise Paskali
    Nga dodoni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2014, 01:52
  2. Kthimi Kah Zoti
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:41
  3. Filozofia Biblike
    Nga Albo në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 29-12-2005, 07:19
  4. Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 07-07-2005, 05:04
  5. "Te marurit e Jezusit ne zemren tende"!!!
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •