Kryetari i Bashkisė sė Tiranės e ka kthyer kryeqytetin nė njė kantier ndėrtimi, duke shkaktuar kaos nė trafikun rrugor
Edvini bllokon tė gjitha rrugėt e kryeqytetit
Bashkia e Tiranės e ka kthyer kryeqytetin nė njė kantier ndėrtimi, duke shkaktuar kaos nė trafikun e automjeteve. Ky skandal i rėndė u denoncua dje edhe nga Ministria e Brendshme, e cila fajėsoi Bashkinė e Tiranės pėr kaosin e krijuar nė qarkullimin e automjeteve. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme, Altin Ndroqi, deklaroi dje gjatė njė konference pėr shtyp se, gjendja e rrjetit rrugor nė qytetin e Tiranės dhe pajisja e tyre me sinjalistikėn rrugore, ėshtė bėrė tejet problematike prej disa kohėsh. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme tha se, puna pėr rregullimin e rrugėve duhej tė ishte bėrė me kohė dhe gradualisht, por Bashkia e Tiranės e ka parė tė arsyeshme tė ngrejė kėtė valė pluhuri dhe gėrmimesh pikėrisht me afrimin e datės sė zgjedhjeve vendore. "Bllokimi dhe prishja e rrugėve si dhe mungesa e sinjalistikės janė bėrė burim aksidentesh, kanė vėshtirėsuar tej mase punėn e punonjėsve tė Policisė Rrugore dhe e kanė bėrė pothuajse tė pamundur lėvizjen normale tė automjeteve", deklaroi zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme.
Ndėrhyrja nė tė njėjtėn kohė nė tė gjitha rrugėt e Tiranės ėshtė bėrė nga kreu i Bashkisė sė Tiranės, Edvin Rama, nė prag tė zgjedhjeve lokale. Kreu aktual i Bashkisė sė Tiranės, Edvin Rama, i ka bllokuar qėllimisht tė gjitha investimet e bashkisė pėr t'i pėrdorur paratė e taksapaguesve pėr fushatė elektorale. Edvini nuk kreu asnjė punim nė rrugėt e Tiranės gjatė peridhės 9-mujore, duke e lėnė gjithēka pėr nė prag tė zgjedhjeve lokale. Nga njėra anė, ai kėrkon qė tė bėjė tė pakėnaqur popullin, duke bllokuar trafikun rrugor dhe pėr kėtė fajėson qeverinė demokratike dhe nga ana tjetėr, ai e pėrdor kėtė skandal pėr fushatė elektorale.
Prej njė jave, trafiku rrugor nė Tiranė ėshtė kthyer nė njė makth pėr tė gjithė drejtuesit e automjeteve, por edhe pėr kalimtarėt. Mu nė qendėr tė Tiranės, tek Biblioteka Kombėtare dhe tek Pallati i Kulturės, rrugėt janė kthyer nė njė mal me gurė dhe mbetje tė tjera dhe ėshtė e pamundur pėr tė kaluar. Po ashtu, edhe nė rrugėn nga "21 dhjetori" drejt rrugės sė "Kavajės", kalimtarėt detyrohen tė kalojnė nė rrugėn e makinave, duke e rėnduar edhe mė shumė trafikun rrugor. Qė tė kalosh me makinė kėto ditė nė Tiranė tė duhet tė presėsh nė radhėt e gjata tė autokolonave qė krijohen si rezultat i punimeve nė tė gjitha rrugėt e kryeqytetit.
Ministria e Brendshme, duke iu pėrgjigjur shqetėsimit gjithnjė e nė rritje tė qytetarėve dhe pėr t'i ardhur sadopak nė ndihmė atyre, publikoi dje njė listė me disa nga dhjetėra rrugėt e bllokuara. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme renditi shtatė segmentet rrugore tė Tiranės, ku punimet edhe pse janė nisur, janė ndėrprerė, duke vėshtirėsuar e bllokuar qarkullimin e mjeteve. Sipas Ndroqit, vėshtirėsi nė qarkullimin e mjeteve paraqesin Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", ai "Zhan D' Ark", rrugėt lidhėse, si "Ismail Qemali", "Murat Toptani", "Qemal Stafa", kryqėzimi i Unazės (Rruga Bardhyl). Ndėrkohė, problematike paraqitet situata edhe nė 16 rrugė tė tjera tejet tė amortizuara nė Tiranė, shtoi mė tej Ndroqi. Ai tha se, "rrugėt janė tejet tė dėmtuara, ndėrsa Bashkia nuk ka marrė asnjė masė pėr riparimin e tyre edhe pse ka patur shqetėsim nga pėrdoruesit e saj".
Bllokimi dhe prishja e rrugėve si dhe mungesa e sinjalistikes janė bėrė jo pak herė burim aksidentesh. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme u ndal edhe tek sinjalistika rrugore, duke theksuar se, "nė shumicėn e segmenteve kryesore ka mungesa nė sinjalizimet rrugore vertikale, horizontale dhe semafore". "Nga vėzhgimi i bėrė, konstatohen mangėsi nė paisjen e kompletimin me sinjalistiken rrugore vertikale dhe horizontale, por kjo ėshtė problematike edhe nė rrugėt e rikonstruktuara si, rruga e "Durrėsit", e "Kavajės", "Myslym Shyri", "Hoxha Tahsim", "Sulejman Delvina", "Muhamet Gjollesha", u shpreh Ndroqi. "Tė gjitha kėto probleme kanė bėrė qė tė ulet siguria rrugore, duke sjellė kaos, aksidente e bllokime, pėrgjegjėsi i tė cilit ėshtė vetėm Bashkia e Tiranės", deklaroi Ndroqi. Nga ana tjetėr, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme siguroi qytetarėt, se tė gjithė punonjėsit e Policisė Rrugore do tė japin maksimumin e tyre pėr tė lehtėsuar sadopak kalvarin e kėmbėsorėve dhe drejtuesve tė automjeteve.
Rexhep POLISI
Rrugė tė bllokuara si rezultat i punimeve
1. Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", nė kėtė bulevard, megjithėse kanė filluar punimet nė njėrin krah pėr zgjerimin dhe riparimin e saj, ato janė ndėrprerė. Sipėrfaqja e rrugės nė disa pjesė ėshtė tepėr e dėmtuar me gropa, duke paraqitur vėshtirėsi pėr qarkullimin e mjeteve. Si rezultat i bllokimit tė kėtij segmenti janė bllokuar edhe rrugėt lidhėse:
a) Rruga "Ismail Qemali"
b) Rruga "Murat Toptani"
c) Bulevardi "Zhan D' Ark";
d) Bulevardi "Bajram Curri".
2. Rruga "Qemal Stafa", qė fillon nga Prokuroria e Pėrgjithshme deri tek kryqėzimi i Unazės (Rruga Bardhyl). Kjo rrugė ėshtė e bllokuar nė tė dyja krahėt, duke mos bėrė lidhjen e dy rrugėve tė Unazės (rruga Bardhyl) me kryqėzimin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, tė cilėt do tė lehtėsonin shumė qarkullimin e mjeteve nė kėtė zonė. Si dhe pėr shkak tė bllokimit tė kėsaj rruge janė tė bllokuara edhe rrugėt lidhėse:
a) Rruga "Ali Spahiu".
b ) Rruga "Hoxhė Vokrri"
c) Rruga "Faik Temova"
d) Rruga "Shaban Jegeni"
e ) Rruga "Shtjefėn Gjeēolli"
f) Rruga "Riza Cerova"
g) Rruga "Ali Pash Gucia";
h) Rruga "Thanas Ziko";
3. Rruga "Irfan Tomini" (Tirana e Re). Si rezultat i kryerjes sė punimeve ėshtė bėrė bllokimi i qarkullimit tė mjeteve qė lidhin Tiranėn e Re me Tregun Ushqimor dhe njė pjesė tė zonės sė Selitės.
4. Segmenti rrugor rrethrrotullimi i "Doganės" -Ura Teknologjike.
5. Rruga "Njazi Meka";
6. Ura "Vasil Shanto" , pėr shkak tė kryerjes sė punimeve bllokohet lėvizja e mjeteve nė rrugėt lidhėse si me: Bulevardin "Zhan D' Ark"; Bulevardin "Bajram Curri" si dhe rruga "Komuna e Parisit".
7 .Ura tek Rruga "Sami Frashėri", pėr shkak tė kryerjes sė punimeve bllokohet lėvizja e mjeteve, nė rruget lidhėse si me: Rrugėn "Sami Frasheri" -Tirana e Re; Bulevardi "Bajram Curri", Bulevardi "Zhan D' Ark" dhe me rrugėn "Myslym Shyri".
Rrugėt e amortizuara dhe me gropa
Sheshi "Skėnderbej" -Sipėrfaqja e kėtij sheshi ėshtė komplet e dėmtuar me gropa dhe nuk ėshtė marrė asnjė masė pėr riparimin e saj, shqetėsim ky edhe pėr pėrdoruesit e rrugės.
Rruga e "Elbasanit"; segmenti rrugor nga kryqėzimi vilave e gjermane, e deri tek kthesa e Senatoriumit ėshtė plotėsisht e dėmtuar sipėrfaqja e rrugės me gropa.
Rruga e "Dibrės" segmenti rrugor nga kryqėzimi i Rrugės "Barrikada" deri tek kryqėzimi i "Farmacisė nr.10". (Unaza), ėshtė komplet e dėmtuar me gropa dhe nuk ėshtė marrė asnjė masė pėr riparimin e saj.
Rruga e "Barrikadave", segmenti rrugor nga kryqėzimi me Rrugėn e "Dibrės" deri te Unaza (stacioni i vjetėr i trenit).
Rruga "Mihal Grameno", (tregu elektrik)
Rruga "Mine Peza"
7. Rruga "Kongresi Manastirit", segmenti rrugor nga kryqėzimi i Rrugės "Bardhyl" (Unaza) -Spitali Nr.5 deri tek Oxhaku.
Segmenti i Unazės, kryqėzimi i rrugės "Don Bosko" -Jordan Misja - Stacioni Trenit;
Segmenti tjetėr i Unazės, kryqėzimi i rrugės "Barrikada" -Rruga "Reshit Petrela" -Ferit Xhajko kryqėzimi i "Farmacisė Nr.10", kjo pjesė e unazės ėshtė komplet e dėmtuar me gropa dhe nuk ėshtė marrė asnjė masė pėr riparimin e saj.
Rruga "Bardhyl", segmenti rrugor "Ura e Ministrisė sė Jashtme", kryqėzimi i rrugės "Hoxha Tahsim", kryqėzimi i rrugės "Qemal Stafa"; kryqėzimi i rrugės "4 Dėshmorėt", rruga e "Dibrės" (Farmacia Nr.10).
Rruga "Lord Bajron";
Rruga "Pandi Dardha";
Rruga "Josif Pashko";
Rruga "Don Bosko" nė drejtim tė Splitalit Ushtarak.
Rruga "Siri Kodra", segmenti rrugor nga kryqėzimi i rrugės sė "Dibrės" deri tek kryqėzimi i rrugės "Ferit Xhajko".
Rruga "Tefta Tashko Koēo", qė fillon nga sheshi "Avni Rustemi" deri tek Rruga "Bardhyl" (Unaza).
Mungesa e semaforėve dhe sinjalizimeve rrugore
Krahas problemeve tė sipėrpėrmendura nga vėzhgimi i bėrė, konstatohen mangėsi nė paisjen e kompletimin me sinjalistikėn rrugore vertikale dhe horizontale, por kjo ėshtė problematike nė rrugėt e rikonstruktuara si: Rruga "Durrėsit" (rrethrrotullimi sheshi "Rilindja" -Doganė -Kthesa e Kamzės), Rruga e "Kavajės" (kryqėzimi "21 Dhjetori" - Ura Teknologjike-Kombinat), Rruga "Myslym Shyri", Bulevardi "Bajram Curri" dhe "Zhan D' Ark", rruga "Hoxha Tahsim", Rruga "Sulejman Delvina", rruga "Muhamet Gjollesha" (kryqėzimi i Rrugės "K.Parisit" -Ura V .Shanto -kryq. "21 Dhjetori" - kryq. Zogu i Zi). Si rezultat i kėtyre mangėsive kanė ndodhur edhe ngjarjet automobilistike, sidomos tek rrethrrotullimi i Doganės. Po kėshtu, duhet tė rishikohet edhe sinjalistika rrugore nė pjesė tė tjera tė qytetit.
Semaforėt, megjithėse luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė orientimin dhe menaxhimin e rrymave tė trafikut tė mjeteve kemi konstatuar se nė kryqėzime tė veēanta koha e funksionimit tė tyre, nuk kryhet sipas ngarkesės sė lėvizjes sė mjeteve.
Vendosja e tyre nė distanca tė afėrta njėri me tjetrin, e cila nuk rrit shpjetėsinė e mjeteve dhe pėr pasojė krijon bllokime tė trafikut;
Nė ndonjė rast funksionimi i tyre nė rrugėt qė kryqėzohen, ato ndizen njėkohėsisht si dhe dhėnia e lėvizjeve majtas, (e cila ndėrpret fluksin tė lėvizjes), duke u bėrė pengesė pėr lėvizjen e rrymave tė trafikut dhe pėrdoruesit e tjerė tė rrugės.
Kėto probleme kanė bėrė qė tė ulet siguria rrugore, e nė raste tė veēanta janė bėrė premisa pėr ndodhjen e aksidenteve nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr kanė sjellė shqetėsime e anomali nė orientimin e lėvizjes sė mjeteve, si dhe tė ngarkesės sė disa akseve rrugore me fluks tė madh trafiku.
RD
Krijoni Kontakt