Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 48
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Mikrofoni i Artë 2006 - Fiton Greta Koçi

    Ndonese nen shi, mijera spektatore ndoqen mbreme ne sheshin Nene Tereza ne Tirane, naten finale te festivalit Mikrofoni i arte i cili kurorezoi si fitues Greta Koçin me kengen "Thuaj djalit".

    Pas tradites se fituar ne 4 vitet e kaluara, edicioni i peste i ketij evenimenti ishte serish nje gjetje e re, ne emrat e krijuesve, rrymat muzikore dhe ne teresi ne 20 kenget qe konkurruan ne garen finale.

    Klajdi Musabelliu celi festivalin me nje kenge, se ciles i kishte thurrur dhe tekstin “Me do a me genjen”.

    E pas tij Evans Rama me zerin , shoqerueset dhe performancen e tij ndezi publikun, kryesisht me moshe te re qe mbushte sheshin para Universitetit.

    Festivali i kenges moderne shqiptare solli kete vit kenge regaton, hip hop, alternative.

    Pas radio Shout te zhvilluar gjate veres ne vales e radios Kombetare +2 qe e eshte dhe organizatore e ketij evenimenti, 20 kenget e perzgjedhura nder 100 te paraqitura dolen ne finalen e Mikrofonit te arte.

    Olti, qe kishte provuar dhe me 2 vjet me pare drejtimin e festivalit pati ne krah si bashkeprezantuese Aiden, nje vajze te bukur te ekraneve qe vinte per here te pare ne kete skene si drejtuese.

    Ne edicionin e peste te festivalit Mikrofoni i arte ishin te ftuar grupi rumun Morandi dhe kengetarja e suksesshme shqiptare Besa, te cilet te shoqeruar nga grupet e tyre orkestrale kenduan LIVE per publikun.

    Festivali Mikrofoni i arte 2006 ndau 9 cmime per kenget me te mira.

    Ai mundesua me mbeshtetjen financiare te shume sponsoreve dhe u transmetua drejperdrejt ne Vision plus.


    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48

    Mikrofoni i Arte 2006 - Fiton Greta Koçi

    Greta Koçi fiton çmimin e madh te festivalit


    09:21 08/10/06



    Greta Koçi është fituese e çmimit të madh “Mikorfoni i Artë”.

    Festivali i Këngës Moderne Shqiptare kurorëzoi dje në mesnatë më të renë këngëtare në edicionin e pestë të tij.

    Greta Koçi ia arriti me këngën “Hajde thuaji djalit” kompozim i Genti Lakos me tekst të Gjegj Jorgaqit.

    Koçi u shpall fituese në prani të përfaqësueses së ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që atribuon këtë çmim.

    Nata finale, një spektakël i hapur në Sheshin Nënë Tereza një transmetim i drejtpërdrejtë nga televizioni Vizion +, zgjati rreth tre orë megjithë tundimet e motit të keq me shi.

    “Mikrofoni i Artë” del kështu jashtë skenës së Pallatit të Kongreseve duke iu drejtuar një publiku rinor me rrymat në modë sot në muzikën shqiptare.

    Finalen e këtij edicioni e mbërritën 18 këngët e përzgjedhura nga dëgjuesit e Radios “+2” ku janë transmetuar për disa muaj.

    Parada e konkurrimit e drejtuar nga Olti Curri dhe Aida Bajraktari u ndërpre me dy intermexo po muzikore nga grupi rumun “Morandi” dhe Besa të ftuarit për të përshëndetur festivalin për rreth një orë.

    Çmimet të tjera që u dhanë në këtë edicion të Mikrofonit të Artë janë:

    “Radio Hit +2” – Xhibani dhe “Crazy Girls me këngën “Të dua”

    Çmimi i Diskografisë Kastro Zizo dhe Rozana Radi me këngën “Meni mosi”

    Çmimi e Performancës Kozeta dhe Mister Elvis me këngën “Yes or No”

    Çmimi i internetit Edita Sopiani me këngën “Me mua nuk ka lojë”

    Orkestrimi më i mirë Gjergj Leka për “Një puthje si në ëndërr” kënduar nga Evis Mula

    Teksti më i mirë Agim Doçi për “Një puthje si në ëndërr”

    Çmimi Tendencë për Gerta Hetës me këngën “Kërkomë”

    A.P

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2006
    Postime
    66
    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO GENTI LAKO. Eshte me verte i madh. Edhe kete vit arriti te mare prape vendin e pare. Vazhdo keshtu sepse je njish laco

  4. #4
    i/e larguar Maska e bacchus
    Anëtarësuar
    06-10-2006
    Vendndodhja
    mes vreshtave
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga megiru
    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO GENTI LAKO. Eshte me verte i madh. Edhe kete vit arriti te mare prape vendin e pare. Vazhdo keshtu sepse je njish laco
    Bravo me te vertete

    Ne fakt, Lakoja eshte me profesionisti ndermjet kompozitoreve pjesemarres keshtu qe e meriton dyfish cmimin .....edhe pse s'eshte lac

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    e pashe dhe une ke vizioni dhe mu duk shume mire
    skisha pare ndonjehere koncert te tille ne tirane
    me erdhi keq qe nuk e pash nga sheshi se mendova se do binte shi por edhe ne tv me duk shume mire

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    ja dhe disa foto shume te mira te mikrofonit te arte nga radio plus 2 www.plus2radio.com.al
    http://www.plus2radio.com.al/index.php?faqe=edicioni5

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2006
    Postime
    66
    sapo i pashe fotot. Greta kishte dale si llokum. Mendoj qe eshte e ardhmja e muyikes shqiptare. Ka ze shume te mire dhe me duket shume e kopletuar artistikisht. Sdq meritat per kete gje i ka Genti Lako pasi vetem me kete kenge Greta arriti te nxjerre ne pah ate qe eshte me verte. Bravo Greta dhe Bravo Genti.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    gerta ka disa kenge te bukra su be e famshme me kete te fundit

    Nje gje skuptova me ate qe e paska kompletuar ky genti lako
    Mos ata te dy...
    Na thuj ndonje thashethem megiru

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    sa per fotot me yll ka dale zajmina dhe kozeta
    ta heqin trurin fare
    kurse greta me duket e shendosh dhe e veshur tmeresisht keq

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    e po shikoni me te fundit nga Mr. klajdi Musabelliu ne gazeten shqip

    "Mikrofoni i Artë" më vodhi çmimin

    Këngëtari Klajdi Musabelliu denoncon në emisionin "Fiks Fare" stafin e "Mikrofonit të Artë"


    "Mikrofoni i Artë" më vodhi çmimin e parë. Kjo është akuza që ka ngritur dje, këngëtari Klajdi Musabelliu në emisionin "Fiks Fare". "Jemi mësuar të dëgjojmë shpesh se nëpër konkurset e këngës, në formë spektaklesh publike, ka dhe blerje votash (nëse ka juri), vlerësim ‘me porosi‘ të shefit, por që të bëhej kaq hapur dhe në mënyrë kaq flagrante e të pacipë, në një nga spektaklet më të ndjekura, si ‘Mikrofoni i Artë‘, është me të vërtetë SKANDAL", thotë Musabelliu,teksa ngre supet përballë fakteve flagrante, sikurse
    pretendon ai. Këngëtari Musabelliu denoncoi stafin e spektaklit
    "Mikrofoni i Artë", të cilët, sipas tij, "në sitin ku votohej zyrtarisht nga dëgjuesit e ‘Plus 2 Radio‘ për çmimin ‘Kënga më e votuar në Internet" http://www.plus2radio.com.al/index.php?faqe=edicioni5),
    kam marrë vota më shumë se konkurrentja e dytë, Edita Sopiani". Ditën e koncertit, Klajdi Musabelliu merrte urimet nga miqtë dhe të afërmit e tij, pasi po kryesonte në votimin e publikut në internet. "Të gjithë, përpara festivalit, më thoshin se kisha më shumë vota se të tjerët. U interesova dhe pyeta Bora Kokëdhimën, rolin e së cilës nuk e mora vesh asnjëherë në atë eveniment. Ditën e festivalit, ajo më tha se kishte fituar Edita Sopjani", tregon Musabelliu. Sipas saj, votimi ishte mbyllur në orën pesë, ndërkohë që diçka e tillë nuk ishte lajmëruar më parë dhe nuk u ishte bërë e ditur, as këngëtarëve konkurrentë dhe as publikut që vazhdonte të votonte. "Vajta në internet. Pashë që isha i pari. Nuk e kuptova, se përse Bora Kokëdhima më tha se çmimin e kishte fituar Edita Sopjani, me 36 vota më shumë sesa unë", vijon më tej Musabelliu. Të njëjtën gjë bëri edhe stafi i "Fiks Fare". Hapi në internet faqen zyrtare të Festivalit "Mikrofoni i Artë": http://www.plus2radio.com.al/index.p...e=edicioni5.Po të klikosh mbi emrat e këngëtarëve, vëren se Edita Sopjani, fituesja e çmimit të internetit, ka fituar 22 për qind të votave, 1433 vota, ndërsa Klajdi Musabelliu, 23 për qind, me 1501 vota.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    me sa duket topi dhe fiksi dashkan me nxjere inatin e paparacit
    qe i publikoi cmimet e top festit 3 dite para dhe dolen egzakt
    ne fakt ne topfest dihet qe pa filluar se fiton alban skenderaj

  12. #12
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    A ka ndonje site ku mund te shikohen keto kenge apo videoklipet?

    Urime fitueses (me apo pa kontradita.)

    Gjithashtu urime anetarit te forumit, Agim Doci, qe ka fituar cmimin per tekstin me te mire:
    "Nje puthje si ne enderr."

    Po pati mundesi autori te na e sjelle ne forum, akoma me mire.

  13. #13
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Uuuuuu ka disa kenge me pelqejn shume te Gretes , si ,, Dashuri pa shije ,, ,, Kam mall ,,
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2006
    Postime
    66
    Citim Postuar më parë nga hermes22
    gerta ka disa kenge te bukra su be e famshme me kete te fundit

    Nje gje skuptova me ate qe e paska kompletuar ky genti lako
    Mos ata te dy...
    Na thuj ndonje thashethem megiru

    ska asnje thashethem hermes. thjesht mendoj qe me kete kenge eshte kompletuar artistikisht

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2006
    Postime
    66
    he mo dhe ky Klajdi na ben si kengetar i madh. kenge bloz fare kishte. Po kerkon ti beje vetes pak marketing si duket se si kengetar eshte per faqe te zeze. Kur nuk ke sukses nuk ke o Klajdi. Mos e kerko me zor.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    e kto fotot qenkan klas sidomos zajmina dhe kozeta
    mir qe se paskan ber ne skene
    ai olti e kapi njeher zajminen dhe shyqyr qe u be ne shesh se po te ishte ber ne pallat kongresesh kaq te zhveshme sa kan dal keto pas spektaklit do ti kishte ngren nja tre vjet brenda per perdhunim olti i shkrete..

  17. #17
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Fotot e ketij festivali qenkan sh te bukura ,,vecse te duket sikur femrat lozin ne ndonje film porno (me falni per shprehjen).Jan me ter mend femra shume te bukura dhe sidomos ajo qe fitoji cmimin...por nuk eshte e nevojshme te na i tregojen te gjitha.Ne fund te fundit muzika ehste nje art dhe si i till duhet trajtuar duhet dhen me shume rendesi tek zeri tek teksti etc...edhe jo tek te perbrenshmet e kengetarve ...keto na i nzjerrin ne fotografi .Duan ti adhurojem per talentin e tyre apo per ...permasat qe kan.Nejse kam dal jasht tem.Aman te themi te vertetn kur i shikon kengetaret (femrat)shqiptare (zoti i befte kengetare ...por nejse) ta ngrihet me nje here ta ngrejen shume....mallin per atedheun . LOL LOL
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    veshja ekstrem seksi tregon qe nuk dine te vishen bukur... keshtu qe detyrohen te nxjerin ne pah ate qe jua kane krijuar te bukur...

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-10-2006
    Postime
    11

    Thumbs up Mikrofoni i arte 2006

    Po çfare keni me vajzat qe vishen ekstravagante????
    Une nuk vishem ashtu por mendoj se çdo njeri duhet te jete i lire.
    Rrofte liria. Zajmina , Kozeta dhe ato qe trupi ia lejon te vishen ashtu, bravo i qofte.
    Spektakli nuk do femra te veshura me kostume burrash.
    Kenget me pelqyen (sidomos Gerta heta, Rozi & Kastro dhe Greta).Edhe prezantimi nga Aida Bajraktari dhe Olti Curri ishin yll.
    Ishin dyshe e shendetshme ne trup (i kane pershtat me njeri-tjetrin) por simpatike dhe te lirshem.
    Me pelqeu edhe skena.Pa harruar grupin Morandi, u bera qull dhe nuk i takova dot.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    po ti pse nuk vishesh ashtu???

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Intervista me këngëtarë shqiptarë!
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  2. Mikrofoni I Arte 2006
    Nga megiru në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 10:44
  3. Mikrofoni i Artë
    Nga dodoni në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •