Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Keshilluesit e Berishes lobojne kunder Kosoves

    TIRANE (9 Tetor)- Qeveria Serbe ka shpallur zyrtarisht nenshkrimin e kontrates me Barbour, Griffith & Rogers (BG&R) per te lobuar mbi interesat e saj ne Departamentin e Shtetit. Lajmin eshte konfirmuar nga Ministri serb per Marredheniet nderkombetare ekonomike, Milan Parivodic, i cili eshte edhe nenshkruesi i kesaj kontrate per qeverine serbe me kompanine private amerikane.

    Sipas agjencise se lajmeve Tanjug, ministri ka deklaruar se “qeveria serbe ka firmosur kontraten me Barbour Griffith & Rogers (BG&R), nje kompani e marredhenieve me publikun per te perfaqesuar interesat politike te kompanise ne Uashington. “Kjo eshte nje sjellje e zakonshme ne politiken e jashtme te vendit, qe kujdeset per interesat e saj”, nenvizoi ministri Parivodic, duke shtuar se kontrata eshte nenshkruar qe vjeshten e kaluar. “Ne kemi punesuar ndoshta kompanine me te mire ne bote e cila do te promovoje interesat tona ne nje menyre legjitime” tha Parivodic per Tanjug.
    Pagesa
    Informacionet e fundit nga agjencite ne Beograd thone se kompania eshte kontraktuar nga pala serbe pikerisht ne kohen kur muajt ne vazhdim jane thelbesore per zgjidhjen perfundimtare te statusit te Kosoves.
    Sipas agjencise Blic, kompania, termat e kontrates se te ciles jane zbardhur tashme, do te paguhet per 60 mije dollare ne muaj dhe kontrata do te perfundoje ne janar te vitit 2009. Mediat nderkombetare raportojne se kjo kontrate vjen ne kohen kur pritet te perfundojne negociatat per statusin e Kosoves, kur Serbia gjendet nen presionin e komunitetit nderkombetar per arrestimin e Ratko Mladic te cilin Kombet e Bashkuara kerkojne ta cojne para Gjykates Nderkombetare te Hages, cka ka kufizuar per Serbine ndihmen nga komuniteti nderkombetar dhe ne te njejten kohe ka cuar edhe ne ecjen perpara te Serbise ne marredhenie me Bashkimin Evropian.
    BG&R ne Rajon
    Media serbe ka nxjerre te gjitha te dhenat sesi BG&R ka punuar pothuajse per te gjithe ballkanin. Leon Smith, nga PR World sqaron se qeverite, sidomos ato te vendeve ne zhvillim, shpesh perballen me nje fakt te kryer. “Perfaqesues te ketyre agjencive ofrojne sherbimet e tyre te shtrenjta. Nese ju i pranoni, shume letra mbeshtetese do te publikohen ne median amerikane. Por nese ju refuzoni, te gjitha dyert mund te mbyllen per ju. Eshte nje shantazh klasik” sqaron Smith. Nje shembull shume i mire gjendet ne rajon. Sipas tij, Kroacia nuk eci perpara pasi refuzoi te pranonte oferten e BG&R, e cila u perkthye ne nje dem shume te madh per imazhin e saj jashte vendit. Sllovenia mesoi nga ky shembull, duke punesuar kompanine lobuese te Bob Dole per te prezantuar interesat e saj. BG&R sipas medias serbe, eshte punesuar me pare edhe nga qeverite maqedonase dhe malazeze. Asnje detaj nuk perfshihet per punesimin e BG&R

    Kliente te BG&R


    * Bolivi

    Ne qershor 2002 O’ Dwyers PR Daily raportoi qe BG&R nenshkroi nje kontrate me 30 mije dollare ne muaj me ambasaden e Bolivise per ceshtje te planifikimeve teknike, tregjeve dhe ceshtjeve te tjera. Skuadra e BG&R drejtohet nga Barbour dhe ka perfshire edhe Keith Schuette, “nje ish president i Institutit Nderkombetar Republikan dhe Scott Barnhart. “Bolivia fitoi nje kupe ne Tregti ashtu sikurse kongresi ra dakord te reduktoje tarifat e tekstileve dhe ikurajoi Kolumbine, Ekuadorin e Perune qe te luftojne trafikun e droges” raportoi O’Dwyer’s.
    * Kurdistan
    Ne korrik 2004, Partia Demokratike Kurdikistane kontraktoi BG&R qe te siguronte se “kurdikistani i Irakut te ruante autonomine nga Bagdati ne qeverine e re Irakene” dhe per te kthyer kompanine e pasur te nafes Kirkuk tek Kurdistani, te cilen Sadam Hussein e kishte “arabizuar” si kapital.
    * Katar
    Ne shkurt 2005, O’Dwyers PR Daily raportoi qe qeveria e Katarit kishte punesuar BG&R me rreth 300 mije dollare per te zbutur marredheniet me administraten e Bushit.

    Liban
    Ne gusht 2006, Washington Post raportoi qe BG&R per Partine per Dialog kombetar ne Liban dhe drejtuesin e saj Fouad Makhzoumi. Kompania u regjistrua si lobuese per partine libaneze ne mes te qershorit. Pas konfliktit te armatosur mes Izraelit dhe Libanit, per shkak te ushtrise se Hezbollah qe filloi ne qershor, BG&R filloi promovimin e “mesazhit te Makhzoumit per mbeshtetjen e armepushimit dhe gjetjen e nje zgjidhjeje diplomatike per zyrtaret ne Uashington. Kontrata totale ishte 300 mije dollare per 6 muaj.
    * Eritrea
    BG&R u regjistrua edhe me Departamentin e Shtetit per te “parashikuar keshillim per politiken e jashtme te ambasades se Eritreas”. Kjo kontrate u lidh per 65 mije dollare ne muaj per 6 muaj me nje shume prej 390 mije dollaresh dhe ka perfunduar, sipas raportimit te Uashington Post ne gusht 2006.

    Ja termat e kontrates me serbet


    Serbet kane zbardhur termat e kontrates me kompanine amerikane BG&R. Lajmi eshte konfirmuar nga vete qeveria e Serbise nderkohe qe kontrata do te perfundoje ne janar te vitit 2009. BG&R do te marre plot 2 milione dollare nga Serbia, por duke e kryer te gjithe punen ne Uashington, dhe duke mos u dukur fare ne vendin ballkanik. Kontrata lidhet ne kohen kur Serbia po lobon fort per te mbrojtur brenda territorit te vet edhe Kosoven, pavaresisht bisedimeve per statusin qe pretendohen te perfundojne brenda ketij viti. . Qeveria serbe merrte persiper shpenzimet per telekomunikacion, printime, fotokopje dhe shpenzime te tjera. BG&R duhet te rimbursohej edhe per transportin jolokal, ushqimin, dhe aktivitete te tjera. Do ti faturohen qeverise se Serbise kerkesat per pagesat paraprake te cilat tashme duhet te jene kryer. Ndersa cdo fundmuaji do te dergohen prane qeverise serbe te gjitha faturat e tjera te shpenzimeve te kryera nga kompania.
    Nderkaq nga ana e saj, kompania amerikane BG&R do te beje lobimin e interesave te Serbise ne Uashington. “Ne jemi te nderuar t’i paraqesim qeverise se Serbise kete plan-propozim qe paraqet pikat kryesore ne te cilat Barbour Grifith & Rogers mendon t’ju ndihmoje ju ne politiken e jashtme vecanerisht ne diskutimet per te ardhmen e Kosoves” i shkruante Griffith qe ne nentor 2005 shefit te kabinetit te Koshtunices.

    KONTRATA

    Termat financiare

    -Kontrata nis me 2006 deri me janar 2009
    -60 mije USD ne muaj eshte pagesa per BG&R
    -Qeveria serbe te rimbursoje shpenzimet per telekomunikacion, printime, fotokopje dhe shpenzime te tjera
    -BGR duhet te rimbursohet edhe per trasportin jolokal, ushqimin dhe aktivitetet e tjera
    Faturimi
    -BG&R do t’i faturoje Qeverise se Serbise kerkesat per pagesat profesionale ne avance.
    -Fatura e pare prej 180 mije dollaresh do te dergohet me 15 dhjetor 2005.
    -BGR do te paraqese me pas fatura ne diten e fundit te cdo muaji per shpezimet gjate aktivitetit

    PD ende s’ka zbardhur kontraten me BG&R

    Zbardhja nga qeveria serbe e kontrates me kompanine amerikane BG&R, hedh dyshime te medha mbi kushtet e kontrates qe kjo kompani ka firmosur me Partine Demokratike ne Shqiperi, qe ne prillin e vitit 2005, duke i siguruar kesaj te fundit edhe fitoren ne zgjedhjet e 3 korrikut 2005 dhe rikthimin ne pushtet.
    Publikimi i te dhenave nga serbet tregon fare qarte se kontrata me Partine Demokratike ne Shqiperi nuk ka qene ne shumen e 182 mije dollareve, ashtu sikurse ne fakt deklaroi zyrtarisht Partia Demokratike ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Kjo sepse zbardhja e kontrates nga ana e qeverise serbe, dhe menyra sesi ka operuar kompania amerikane BG&R ne te gjithe boten ne vendet dhe partite qe e kane kontraktuar, tregon se shuma dhe termat e kontrates, asnjehere nuk kane qene nen shumen e 300 mije dollareve ne total.
    Pikepyetjet
    Nje nga faktet kryesore me te cilat nuk njihet publiku shqiptar ka te beje me afatin e kesaj kontrate. Askush nuk e ka pare te shkruar se kur ka filluar kontrata e BG&R dhe PD te Berishes dhe kur ka perfunduar ajo, pavaresisht se u deklarua se ne 3 korrik, kompania lobuese amerikane u largua nga Shqiperia. Por askush nuk e di, nese kjo kompani lobon per interesat e qeverise shqiptare tani apo jo, persa kohe qe nuk kane pare nje kontrate te firmosur.

    Pikepyetja tjeter lidhet me parate dhe shumen e harxhuar nga ana e Partise Demokratike per kompanine Barbour, Griffith & Rogers. Kjo sepse, edhe sikur te mendohet se shifra mund te kete qene rreth 60 mije dollare ne muaj, nuk jane dhene detaje te tjera (te cilat behen te qarta tashme edhe nga kontrata e BG&R e firmosur me serbet) se si jane paguar kostot e transportit, te Leny Griffith dhe gjithe stafit qe ai solli me vete ne Shqiperi kohe pas kohe; askush nuk ka zbardhur shumen e parave qe eshte paguar per te siguruar zyrat e tyre ne dy kullat binjake ne Tirane, para kryeministrise; shpenzimet per telekomunikacionit, (vajtje ardhje ne SHBA), per levizjet brenda vendit, per telefonat, per ushqimin dhe aktivitete te tjera te organizuara. Aq me teper kur mendohet se ndersa per Serbine e gjithe puna e BG&R behet nga Uashingtoni (sepse lobimi do te behet atje), gjate kohes se lobimit te PD per fitoren e zgjedhjeve, gjithe puna e BG&R behej ne Shqiperi, duke rritur praktikisht edhe kostot e qendrimit te tyre. Nderkaq, eshte e vertete se kontrata me qeverine serbe eshte nenshkruar me 60 mije USD ne muaj, por kjo eshte nje kontrate afatgjate qe do te zgjase deri ne vitin 2009. Ndaj akoma me shume ngrihen pikepyetjet per te zbardhur kontraten dhe afatin e perfundimit te saj me Partine Demokratike ne Shqiperi.

    (GazetaShqiptare/Balkanweb)
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Mjeshtri njeh vetem parane e jo dhe emrat se kushe e paguan...
    Ne kete rast,ata dhe s`kane asnje gje te gabueshme sepse,edhe pse nuk merren fare me politike por vetem me perfitim ata ne kete rast punojne prap sipas programit te Berishes(Perishiqit) kunder Kosoves!Pra nuk jane aspak te neveritur nga Saloja pse do te lobojne me tutje kunder Kosoves,ēka e ka bere edhe e ben ai (Saloja) vet edhe sot!

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Sulm me granatė rezidences se presidentit Rugova
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 14:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •