Sėmundja
Sėmundja ekziston nė botė vetėm pėr shkak tė mėkatit. Nuk do tė kishte aspak sėmundje as fizike dhe as mendore, nėse njeriu nuk do tė kishte mėkatuar. Sipas Krishtit sėmundja ėshtė robėri tek djalli (Matheu 8:16, 12:22; Lluka 4:40-41, 13:10-17). Dhe Krishti erdhi "tė shkatėrronte... djallin" (Hebrenjtė 2:14). Me Jisuin ndjesa e mėkateve, shėrimi i trupit, shkatėrrimi i djallit dhe ngjallja e tė vdekurve, janė njė dhe i njėjti akt shpėtimi.
Nė fakt, ē'ėshtė mė e lehtė, tė thuash: "Mėkatet e tua tė janė falur", apo: "Ēohu dhe ec"? Tani, qė ta dini se Biri i njeriut ka autoritet nė tokė tė falė mėkatet, i tha paralitikut: "Ēohu, merr vigun tėnd dhe shko nė shtėpinė tėnde". Dhe ai u ēua dhe shkoi nė shtėpinė e vet (Matheu 9:4-7, Marku 2:9-12, Lluka 5:23-25).
Dhe nė atė orė Jisui shėroi shumė veta nga sėmundjet, nga fatkeqėsitė dhe nga frymėrat e liga, dhe shumė tė verbėrve ua dhuroi tė parit (Lluka 7:21).
Duke bėrė kėto gjėra Jisui tregoi se Ai ėshtė Krishti Mesia, pėrmbushja e profetėve qė sjell nė botė Mbretėrinė e Perėndisė.
... tė verbėrit fitojnė pėrsėri tė parit, tė ēalėt ecin, lebrozėt po pastrohen, tė shurdhėrit po dėgjojnė, tė vdekurit po ringjallen, dhe Ungjilli u shpallet tė varfėrve. I lumi ai qė nuk do tė skandalizohet prej meje (Lluka 7:22-23, kr. Isaia 29:18-19,35:5-6,61:1; Matheu 4:23-24,11:4-6)!
Kur njė ēlirohet nga mėkati dhe e keqja, ai ēlirohet, gjithashtu, nga sėmundja dhe vdekja. Nė Mbretėrinė e Perėndisė nuk do tė ketė "as sėmundje, as dhimbje e psherėtim, por jetė tė pėrjetshme" (Shėrbesa e Varrimit).
Kur dikush vizitohet nga sėmundja nė kėtė botė, qoftė trupėrisht apo mendėrisht, ai ėshtė njė viktimė e djallit dhe "mėkatit tė botės" (Joani 1:29). Kjo nuk do tė thotė se njerėzit janė domosdoshmėrisht tė dėnuar personalisht me sėmundjet e tyre. Por do tė thotė, si nė rastin e atyre qė kanė lindur me dobėsi dhe femijėve qė janė tė sėmurė, se ku mėkati ėshtė me bollėk, sėmundjet janė, gjithashtu me bollėk. Ėshtė mėsimi i Kishės se ata qė janė viktimizuar nga sėmundjet dhe pafajshmėrisht, si fėmijėt e vegjėl dhe njerėzit me prapambetje, do tė shpėtohen me siguri nė Mbretėrinė e Perėndisė.
Ja mėsimi i librit tė Zanafillės. Perėndia nuk i tha njeriut: "Mėkato dhe unė do tė vras." Ai i tha, nėse ti do tė mėkatosh "do tė vdesėsh" (Zanafilla 2:17, 3:3). Kėshtu njeriu mėkaton dhe shkatėrron vetveten nga e keqja, ai sjell mallkimin e sėmundjes dhe vuajtje nė botė pėr veten dhe pėr fėmijėt e tij; dhe jeta e tij bėhet mundim derisa kthehet nė dheun nga i cili u krijua - dhe qė ėshtė nga natyra pa hirin e Perėndisė nė jetėn e tij (kr. Zanafilla 3:17-19). Nė kėtė kuptim djalli ėshtė "princi i kėsaj bote" (Joani 12:31, 14:30, 16:11).
Mėkatshmėrinė e kėsaj bote, robėrinė e saj te djalli, "rėnkimin nė mundim" tė saj (kr. Romanėt 8:19-23) deri nė shpėtimin e saj nė Krishtin, Perėndia Vetė e pėrdor sėmundjen dhe vdekjen pėr qėllimet e Tij tė pėrkujdesjes si mjete pėr shpėtimin e njeriut. Perėndia nuk ėshtė shkaku i sėmundjes, vuajtjes dhe vdekjes; por praninė e ekzistencės sė tyre, pėr shkak tė mashtrimit tė djallit dhe ligėsisė dhe mėkatit tė njeriut, Perėndia e pėrdor qė njeriu tė shėrohet dhe shpėtohet nė ndjesėn e mėkateve. Nė kėtė kuptim dhe vetėm nė kėtė, mund tė thuhet se "Perėndia i dėrgon sėmundjen njeriut."
Kur njė njeri shpirtėror ėshtė i sėmurė ai e njeh se sėmundja e tij ėshtė shkaktuar nga mėkati i tij dhe mėkatet e botės. Ai nuk fajėson Perėndinė pėr kėtė, sepse ai e di se Perėndia nuk e ka shkaktuar atė dhe nuk e dėshiron atė pėr shėrbėtorėt e Tij. Ai e di, gjithashtu, nėpėrmjet planit pėrkujdesor tė Perėndisė dhe shpėtimit nė Krishtin, se sėmundja e tij do tė shėrohet. Ai e di edhe, se nėse Perėndia dėshiron kėshtu, ai mund tė shėrohet nga sėmundja e tij nė kėtė jetė qė tė ketė mė shumė kohė pėr t'i shėrbyer Perėndisė dhe njeriut nė tokė dhe tė kryejė ēfarė ai duhet, sipas planit tė Perėndisė. Ai e di gjithashtu se vetė sėmundja mund tė jetė mjeti pėr t'i shėrbyer Perėndisė dhe ai e pranon atė nė kėtė mėnyrė, duke e ofruar atė nė besė dhe dashuri pėr shpėtimin e tij dhe pėr shpėtimin e tė tjerėve.
Nuk ka dėshmi mė tė madhe pėr dashurinė e Perėndisė dhe besimin nė Krishtin sesa sėmundja e pėrballuar me besim dhe dashuri. Ai qė i duron dobėsitė e tij me virtyt, me kurajo dhe durim, me besim dhe shpresė, me gėzim dhe kėnaqėsi, ėshtė dėshmitari mė i madh i shpėtimit hyjnor qė mund tė jetė. Asgjė nuk mund tė krahasohet me njė person tė tillė, sepse lavdėrimi i Perėndisė nė dhimbje dhe hidhėrim ėshtė ofrimi mė i madh i mundshėm qė njeriu mund tė bėjė nė jetėn e tij nė tokė.
Ēdo shenjtor qė ka jetuar ndonjėherė i ka vuajtur dobėsitė trupore. Dhe tė gjithė ata, pothuaj pa pėrjashtim - edhe kur i shėronin tė tjerėt me lutjet e tyre - nuk kėrkuan ose morėn ēlirimin pėr vetet e tyre. Rasti mė i dukshėm ėshtė ai i Vetė Jisuit, shėrbėtorit tė pėrvuajtur tė Perėndisė.
I pėrēmuar dhe i hedhur poshtė nga njerėzit, njeri i dhembjeve, njohės i vuajtjes, i ngjashėm me dikė para tė cilit fshihet faqja...
Megjithatė ai mbante sėmundjet tona dhe kishte marrė pėrsipėr dhembjet tona; por ne e konsideronim tė goditur, tė rrahur nga Perėndia dhe tė pėrulur. Por ai u tejshpua pėr shkak tė shkeljeve tona, u shtyp pėr paudhėsitė tona; ndėshkimi pėr tė cilin kemi paqen ėshtė mbi tė, dhe pėr shkak tė vurratave tė tij ne jemi shėruar... Zoti bėri qė tė bjerė mbi tė paudhėsia e ne tė gjithėve.
Kishin caktuar ta varrosnin bashkė me tė pabesėt, po kur vdiq e vunė me tė pasurin (d.m.th. Josifin e Arimathesė, Matheu 27:57)... Duke ofruar jetėn e tij si flijim pėr mėkatin... (Isaia 53, kr. Psalmi 22,38,41)
Krishti "e dorėzoi shpirtin e Tij te vdekja" (Isaia 53:12) kur Ai ishte vetėm nė dekadėn e tij tė tretė tė jetės sė Tij. Shumė nga shenjtorėt me zor se jetuan mė gjatė dhe pothuaj tė gjithė vuajtėn, si Shėn Pavli, nga disa "gjėmba nė mish", normalisht kuptuar si dhimbje trupore.
... m'u dha njė gjėmb nė mish, njė engjėll i Satanit, pėr tė mė rėnė me grushta, qė tė mos mbahem me tė madh. Lidhur me kėtė iu luta tri herė Zotit qė ta largonte nga unė. Por ai mė tha: "Hiri im tė mjafton, sepse fuqia ime pėrsoset nė dobėsi". Prandaj me kėnaqėsi tė madhe do tė krenohem mė tepėr pėr dobėsitė e mia, qė fuqia e Krishtit tė rrijė tek unė... kur jam i dobėt, atėherė jam i fortė (2 Korinthianėt 12:7-10).
Tė gjithė personat shpirtėrorė ndjekin shembullin e Krishtit dhe Shėn Pavlit dhe tė shenjtorėve nė vlerėsimin e tyre pėr sėmundjen. Ata i thonė Atit: "U bėftė vullneti Yt" dhe e shndėrrojnė dobėsinė e tyre, me hirin e Perėndisė, nė mjet pėr shpėtimin e vetes dhe tė tė tjerėve.
Krijoni Kontakt