Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    SPIRITUALITETI: Kapitulli VII - Sėmundja, vuajtja dhe vdekja

    Sėmundja


    Sėmundja ekziston nė botė vetėm pėr shkak tė mėkatit. Nuk do tė kishte aspak sėmundje as fizike dhe as mendore, nėse njeriu nuk do tė kishte mėkatuar. Sipas Krishtit sėmundja ėshtė robėri tek djalli (Matheu 8:16, 12:22; Lluka 4:40-41, 13:10-17). Dhe Krishti erdhi "tė shkatėrronte... djallin" (Hebrenjtė 2:14). Me Jisuin ndjesa e mėkateve, shėrimi i trupit, shkatėrrimi i djallit dhe ngjallja e tė vdekurve, janė njė dhe i njėjti akt shpėtimi.

    Nė fakt, ē'ėshtė mė e lehtė, tė thuash: "Mėkatet e tua tė janė falur", apo: "Ēohu dhe ec"? Tani, qė ta dini se Biri i njeriut ka autoritet nė tokė tė falė mėkatet, i tha paralitikut: "Ēohu, merr vigun tėnd dhe shko nė shtėpinė tėnde". Dhe ai u ēua dhe shkoi nė shtėpinė e vet (Matheu 9:4-7, Marku 2:9-12, Lluka 5:23-25).

    Dhe nė atė orė Jisui shėroi shumė veta nga sėmundjet, nga fatkeqėsitė dhe nga frymėrat e liga, dhe shumė tė verbėrve ua dhuroi tė parit (Lluka 7:21).

    Duke bėrė kėto gjėra Jisui tregoi se Ai ėshtė Krishti Mesia, pėrmbushja e profetėve qė sjell nė botė Mbretėrinė e Perėndisė.

    ... tė verbėrit fitojnė pėrsėri tė parit, tė ēalėt ecin, lebrozėt po pastrohen, tė shurdhėrit po dėgjojnė, tė vdekurit po ringjallen, dhe Ungjilli u shpallet tė varfėrve. I lumi ai qė nuk do tė skandalizohet prej meje (Lluka 7:22-23, kr. Isaia 29:18-19,35:5-6,61:1; Matheu 4:23-24,11:4-6)!

    Kur njė ēlirohet nga mėkati dhe e keqja, ai ēlirohet, gjithashtu, nga sėmundja dhe vdekja. Nė Mbretėrinė e Perėndisė nuk do tė ketė "as sėmundje, as dhimbje e psherėtim, por jetė tė pėrjetshme" (Shėrbesa e Varrimit).

    Kur dikush vizitohet nga sėmundja nė kėtė botė, qoftė trupėrisht apo mendėrisht, ai ėshtė njė viktimė e djallit dhe "mėkatit tė botės" (Joani 1:29). Kjo nuk do tė thotė se njerėzit janė domosdoshmėrisht tė dėnuar personalisht me sėmundjet e tyre. Por do tė thotė, si nė rastin e atyre qė kanė lindur me dobėsi dhe femijėve qė janė tė sėmurė, se ku mėkati ėshtė me bollėk, sėmundjet janė, gjithashtu me bollėk. Ėshtė mėsimi i Kishės se ata qė janė viktimizuar nga sėmundjet dhe pafajshmėrisht, si fėmijėt e vegjėl dhe njerėzit me prapambetje, do tė shpėtohen me siguri nė Mbretėrinė e Perėndisė.

    Ja mėsimi i librit tė Zanafillės. Perėndia nuk i tha njeriut: "Mėkato dhe unė do tė vras." Ai i tha, nėse ti do tė mėkatosh "do tė vdesėsh" (Zanafilla 2:17, 3:3). Kėshtu njeriu mėkaton dhe shkatėrron vetveten nga e keqja, ai sjell mallkimin e sėmundjes dhe vuajtje nė botė pėr veten dhe pėr fėmijėt e tij; dhe jeta e tij bėhet mundim derisa kthehet nė dheun nga i cili u krijua - dhe qė ėshtė nga natyra pa hirin e Perėndisė nė jetėn e tij (kr. Zanafilla 3:17-19). Nė kėtė kuptim djalli ėshtė "princi i kėsaj bote" (Joani 12:31, 14:30, 16:11).

    Mėkatshmėrinė e kėsaj bote, robėrinė e saj te djalli, "rėnkimin nė mundim" tė saj (kr. Romanėt 8:19-23) deri nė shpėtimin e saj nė Krishtin, Perėndia Vetė e pėrdor sėmundjen dhe vdekjen pėr qėllimet e Tij tė pėrkujdesjes si mjete pėr shpėtimin e njeriut. Perėndia nuk ėshtė shkaku i sėmundjes, vuajtjes dhe vdekjes; por praninė e ekzistencės sė tyre, pėr shkak tė mashtrimit tė djallit dhe ligėsisė dhe mėkatit tė njeriut, Perėndia e pėrdor qė njeriu tė shėrohet dhe shpėtohet nė ndjesėn e mėkateve. Nė kėtė kuptim dhe vetėm nė kėtė, mund tė thuhet se "Perėndia i dėrgon sėmundjen njeriut."

    Kur njė njeri shpirtėror ėshtė i sėmurė ai e njeh se sėmundja e tij ėshtė shkaktuar nga mėkati i tij dhe mėkatet e botės. Ai nuk fajėson Perėndinė pėr kėtė, sepse ai e di se Perėndia nuk e ka shkaktuar atė dhe nuk e dėshiron atė pėr shėrbėtorėt e Tij. Ai e di, gjithashtu, nėpėrmjet planit pėrkujdesor tė Perėndisė dhe shpėtimit nė Krishtin, se sėmundja e tij do tė shėrohet. Ai e di edhe, se nėse Perėndia dėshiron kėshtu, ai mund tė shėrohet nga sėmundja e tij nė kėtė jetė qė tė ketė mė shumė kohė pėr t'i shėrbyer Perėndisė dhe njeriut nė tokė dhe tė kryejė ēfarė ai duhet, sipas planit tė Perėndisė. Ai e di gjithashtu se vetė sėmundja mund tė jetė mjeti pėr t'i shėrbyer Perėndisė dhe ai e pranon atė nė kėtė mėnyrė, duke e ofruar atė nė besė dhe dashuri pėr shpėtimin e tij dhe pėr shpėtimin e tė tjerėve.

    Nuk ka dėshmi mė tė madhe pėr dashurinė e Perėndisė dhe besimin nė Krishtin sesa sėmundja e pėrballuar me besim dhe dashuri. Ai qė i duron dobėsitė e tij me virtyt, me kurajo dhe durim, me besim dhe shpresė, me gėzim dhe kėnaqėsi, ėshtė dėshmitari mė i madh i shpėtimit hyjnor qė mund tė jetė. Asgjė nuk mund tė krahasohet me njė person tė tillė, sepse lavdėrimi i Perėndisė nė dhimbje dhe hidhėrim ėshtė ofrimi mė i madh i mundshėm qė njeriu mund tė bėjė nė jetėn e tij nė tokė.

    Ēdo shenjtor qė ka jetuar ndonjėherė i ka vuajtur dobėsitė trupore. Dhe tė gjithė ata, pothuaj pa pėrjashtim - edhe kur i shėronin tė tjerėt me lutjet e tyre - nuk kėrkuan ose morėn ēlirimin pėr vetet e tyre. Rasti mė i dukshėm ėshtė ai i Vetė Jisuit, shėrbėtorit tė pėrvuajtur tė Perėndisė.

    I pėrēmuar dhe i hedhur poshtė nga njerėzit, njeri i dhembjeve, njohės i vuajtjes, i ngjashėm me dikė para tė cilit fshihet faqja...

    Megjithatė ai mbante sėmundjet tona dhe kishte marrė pėrsipėr dhembjet tona; por ne e konsideronim tė goditur, tė rrahur nga Perėndia dhe tė pėrulur. Por ai u tejshpua pėr shkak tė shkeljeve tona, u shtyp pėr paudhėsitė tona; ndėshkimi pėr tė cilin kemi paqen ėshtė mbi tė, dhe pėr shkak tė vurratave tė tij ne jemi shėruar... Zoti bėri qė tė bjerė mbi tė paudhėsia e ne tė gjithėve.

    Kishin caktuar ta varrosnin bashkė me tė pabesėt, po kur vdiq e vunė me tė pasurin (d.m.th. Josifin e Arimathesė, Matheu 27:57)... Duke ofruar jetėn e tij si flijim pėr mėkatin... (Isaia 53, kr. Psalmi 22,38,41)


    Krishti "e dorėzoi shpirtin e Tij te vdekja" (Isaia 53:12) kur Ai ishte vetėm nė dekadėn e tij tė tretė tė jetės sė Tij. Shumė nga shenjtorėt me zor se jetuan mė gjatė dhe pothuaj tė gjithė vuajtėn, si Shėn Pavli, nga disa "gjėmba nė mish", normalisht kuptuar si dhimbje trupore.

    ... m'u dha njė gjėmb nė mish, njė engjėll i Satanit, pėr tė mė rėnė me grushta, qė tė mos mbahem me tė madh. Lidhur me kėtė iu luta tri herė Zotit qė ta largonte nga unė. Por ai mė tha: "Hiri im tė mjafton, sepse fuqia ime pėrsoset nė dobėsi". Prandaj me kėnaqėsi tė madhe do tė krenohem mė tepėr pėr dobėsitė e mia, qė fuqia e Krishtit tė rrijė tek unė... kur jam i dobėt, atėherė jam i fortė (2 Korinthianėt 12:7-10).

    Tė gjithė personat shpirtėrorė ndjekin shembullin e Krishtit dhe Shėn Pavlit dhe tė shenjtorėve nė vlerėsimin e tyre pėr sėmundjen. Ata i thonė Atit: "U bėftė vullneti Yt" dhe e shndėrrojnė dobėsinė e tyre, me hirin e Perėndisė, nė mjet pėr shpėtimin e vetes dhe tė tė tjerėve.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Vuajtja


    Nuk ka jetė nė kėtė botė pa vuajtje. Pushimi i vuajtjes vjen vetėm nė Mbreterinė e Perėndisė.

    Nė pėrgjithėsi, ka tre burime vuajtjesh nė kėtė botė: vuajtje nga persekutimet e tė tjerėve nė trup dhe nė shpirt, vuajtje nga sėmundjet dhe dobėsitė dhe vuajtje nė mendje pėr shkak tė mėkateve tė botės. Ka vetėm dy mėnyra pėr t'u marrė me kėto vuajtje. Ose t'i pranosh pėrunjėsisht ato dhe t'i shndėrrosh ato nė rrugėn e shpėtimit pėr veten dhe pėr tė tjerėt; ose tė mundesh prej tyre me rebelimin dhe kundėrshtimin dhe kėshtu "mallkon Perėndinė dhe vdes" si fizikisht, ashtu edhe pėr pėrjetėsinė nė botėn qė vjen (kr. Jobi 2:9-10).

    Ne e kemi parė tashmė se "tė gjithė ata qė duan tė rrojnė me perėndishmėri nė Krishtin Jisu do tė pėrndiqen" (2 Timotheu 3:12); dhe tė krishterėt duhet "ta konsiderojnė njė gėzim tė madh" kur ata "ndodhen pėrballė sprovash tė ndryshme" (Jakovi 1:2), "duke u gėzuar se qenė ēmuar tė denjė tė fyhen pėr emrin" (Veprat 5:41).

    Ne kemi parė, gjithashtu, se ata qė vuajnė nėpėrmjet sėmundjes dhe dobėsisė me ēdo virtyt tė Krishtit do tė marrin "hir tė mjaftueshėm" prej Perėndisė pėr tė qenė tė fortė nė Zotin nė dobėsitė e tyre trupore dhe i drejtojnė kėshtu sėmundjet "jo nė vdekje", por "nė lavdinė e Perėndisė" (kr. 2 Korinthianėt 12:7-10, Joani 11:4).

    Sepse duke qenė se Krishti ka vuajtur pėr ne nė mish, armatosuni edhe ju me tė njėjtin mendim, sepse ai qė ka vuajtur nė mish pushoi sė mėkatuari, pėr tė jetuar kohėn qė mbetet nė mish jo mė nė pasionet e njerėzve, por sipas vullnetit tė Perėndisė (1 Pjetri. 4:1-2).

    Dhe tani gėzohem pėr vuajtjet e mia tė cilat po i heq pėr shkakun tuaj dhe po e plotėsoj nė mishin tim atė qė u mungon mundimeve tė Krishtit pėr trupin e vet, qė ėshtė kisha... (Kolosianėt 1:24)

    Prandaj nuk na lėshon zemra; por, edhe pse njeriu ynė i jashtėm shkon nė shkatėrrim, ai i brendshėm pėrtėrihet nga dita nė ditė. Sepse trishtimi ynė i lehtė qė ėshtė vetėm pėr njė moment, prodhon pėr ne, njė peshė tė pamasė e tė pashoqe tė amshueshme lavdie; ndėrsa ne nuk i drejtojmė sytė ndaj gjėrave qė duken, por ndaj gjėrave qė nuk shihen, sepse gjėrat qė duken janė pėr njė kohė, kurse ato qė nuk shihen janė tė pėrjetshme.

    Ne e dimė, nė fakt, se, nė qoftė se kjo ēadėr, vendbanimi ynė tokėsor, prishet, ne kemi njė godinė nga Perėndia, njė banesė tė pėrjetshme, nė qiej, qė nuk ėshtė bėrė nga dorė njeriu. Sepse nė kėtė ēadėr ne psherėtijmė duke dėshėruar fort tė vishemi me banesėn tonė qiellore, nėse do tė gjindemi tė veshur e jo tė zhveshur. Sepse ne qė jemi nė kėtė ēadėr psherėtijmė duke qenė tė rėnduar, dhe pėr kėtė arsye nuk duam, pra, tė na zhveshin, por tė na veshin, qė ē'ėshtė e vdekshme tė pėrpihet nga jeta. Dhe ai qė na ka formuar, pikėrisht, pėr kėtė ėshtė Perėndia, i cili na dha edhe pengun e Frymės.

    Ne, pra, kemi gjithnjė siguri besimi dhe e dimė se gjersa banojmė nė trup, jemi larg Zotit... (2 Korinthianėt 4:16-5:6).


    Njeriu shpirtėror, kur vuan nė mish, e pėrdor dhimbjen e tij pėr t'u ēliruar nga mėkati dhe pėr t'u bėrė "i pėrsosur nėpėrmjet vuajtjes" si Jisui Vetė (Hebrejtė 2:10). Ai e di se ashtu si "natyra e tij e jashtme po konsumohet" ai po rilind nė Mbretėrinė e Perėndisė nėse ai vuan nė dhe me Jisuin Zotin.

    Ne njė kuptim real vuajtja mė e dhimbshme nga tė gjitha nuk ėshtė ajo e mishit, por e shpirtit. Kjo ėshtė vuajtja qė e torturon shpirtin kur, me hirin e Perėndisė dhe nė dritėn e Krishtit, personi shpirtėror sheh kotėsinė e plotė, shėmtinė dhe mashtrimin e mėkatit, i cili i shkatėrron njerėzit e bėrė sipas shėmbėlltyrės sė Perėndisė. Sipas njė teologu tė madh tė Kishės, kjo vuajtje ishte mė e dhimbshmja nga tė gjitha pėr Vetė Zotin Jisu (kr. Mitropolit Andon Khrapovitski, shek. 20, Dogma e Ēlirimit).

    Jisui e njihnte plotėsinė dhe pėrsosmėrinė e bukurisė hyjnore tė Perėndisė; Ai e njihnte mėshirėn dhe dashurinė e Tij, lavdinė e parajsės, mirėsinė e krijimit tė Tij. Duke e patur para syve tė gjithė kėtė, dhėnė njeriut si njė dhuratė dhe duke e parė atė tė pėrēmuar dhe tė hedhur tej nė personin e Tij, ishte pafundėsisht mė e dhimbshme dhe torturuese pėr Zotin se ēdo rrahje dhe gozhdim nė kryq. Sepse vete kryqi ishte skandali i madh i urrejtjes sė njeriut dhe i kundėrshtimit tė dashurisė, dritės dhe jetės sė Perėndisė, i dhėnė botės nė personin e Krishtit. Kėshtu, agonia dhe vuajtja e Zotit nė vrasjen e Tij nė kryq, ishte agonia hyjnore, nė trup e shpirt, e kundėrshtimit nga njeriu tė jetės hyjnore. Nuk mund tė ekzistojė kurrsesi ndonjė agoni mė e madhe se kjo dhe asnjė mendje njerėzore nuk mund ta sundojė shtrirjen e pafund tė tmerrit dhe tragjedisė sė saj.

    Personi shpirtėror, sipas masės sė hirit tė dhėnė nga Perėndia, merr pjesė shpirtėrisht nė kėtė agoni tė Krishtit. Ajo ėshtė vuajtja mė e madhe e tė gjithė shenjtorėve, pafundėsisht mė e padurueshme se ēdo persekutim i jashtėm apo sėmundje trupore. Ajo ėshtė torturimi i shpirtit pėr marrėzinė e skajshme tė mėkatit. Ėshtė agonia e dashurisė pėr ata qė po humbasin. Nė njė angushti tė tillė shpirtėrore Apostulli Pavėl thėrriste: "... Kam njė trishtim tė madh dhe njė dhembje tė vazhdueshme nė zemrėn time. Sepse do tė doja tė isha vetė i mallkuar, i ndarė nga Krishti, pėr vėllezėrit e mi, pėr farefisin tim sipas mishit" (Romanėt 9:2-3).

    Pėr kėtė agoni dashurie Shėn Isaaku i Sirisė flet pėr shenjtorėt, "nėse ata do tė hidheshin nė zjarr dhjetė herė nė ditė pėr hir tė dashurisė sė tyre pėr njeriun, edhe kjo do t'u dukej atyre shumė pak" (Traktutet Mislike). I njėjti Shėn Isaak vetė ishte i njohur pėr vajtimin e tij me lotė tė zjarrtė nga dashuria e pėrvuajtur pėr tė gjithė njerėzit, gjithė krijimin dhe, madje, pėr vetė djallin.

    Kėshtu, forma e fundit e ēdo vuajtje qė tė ēon nė shpėtimin ėshtė dashuria plot dhembshuri pėr tė gjithė ata qė po humbasin nėpėrmjet marrėzisė qesharake tė mėkatit. Krishti vuajti nga njė dashuri e tillė nė shtrirjen e plotė dhe tė pacak tė hyjnishmėrisė sė Tij. Dhe ēdo person e vuan atė, gjithashtu, nė masėn qė ai ose ajo ėshtė hyjnizuar nė Krishtin nga hiri i Shpirtit.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Vdekja


    Nuk ka asnjė njeri qė nuk do tė vdesė. Pėrgatitja pėr vdekjen ėshtė nė qendėr tė jetės shpirtėrore.

    O Zot, bėmė tė njohur fundin tim dhe cila ėshtė masa e ditėve tė mia; vepro nė mėnyrė qė unė tė di sa i brishtė jam. Ja, ti i ke pakėsuar ditėt e mia aq sa ėshtė e gjatė njė pėllėmbė, dhe zgjatja e jetės sime ėshtė si asgjė para teje; po, ēdo njeri nė gjendjen e tij mė tė mirė nuk ėshtė veēse avull. Po, njeriu sillet rreth e qark si njė hije; po mė kot lodhen tė gjithė dhe grumbullojnė pasuri pa ditur kush do t'i mbledhė (Psalmi 39:4-6).

    Qė njeriu duhet tė vdesė nuk ėshtė dėshira e Perėndisė, sepse ashtu si shkrimet thonė: "Perėndia nuk e krijoi vdekjen."

    Perėndia nuk e krijoi vdekjen dhe nuk kėnaqet nė shkatėrrimin e tė gjallėve; sepse Ai i krijoi tė gjitha qė tė jetojnė (Urtėsia e Salomonit 1:13)

    Unė, nė fakt, nuk ndjej asnjė kėnaqėsi me vdekjen e atij qė vdes, thotė Zoti. Ndėrroni rrugė, pra, dhe do tė jetoni (Ezekieli 18:32).


    Vdekja ėshtė rezultat i mėkatit. Ajo ėshtė fitorja pėrfundimtare e djallit, rezultat i aktivitetit tė tij shkatėrrimtar. Trupi i tij mund tė kishte ndryshuar dhe evoluar gjatė periudhave tė mėdha tė kohės, por ai nuk do ishte ndarė nga shpirti i tij pėr t'u kthyer nė dheun. Dhe vetė shpirti i njeriut nuk do tė ishte korruptuar, duke e humbur pushtetin e tij mbi trupin dhe duke u bėrė skllavi i tij. Ky ėshtė kuptimi i mėkatit tė Adamit, se njeriu u shfaq nė faqen e tokės, i bėrė sipas shėmbėlltyrės sė Perėndisė dhe i frymėzuar me Shpirtin e Shenjtė dhe zgjodhi vdekjen nė vend tė jetės, tė keqen nė vend tė drejtėsisė dhe kėshtu, nėpėrmjet ndyrjes sė natyrės sė tij nė rebelimin kundėr Perėndisė, solli prishjen dhe vdekjen nė botė (kr. Zanafilla 3, Romanėt 5:12-21).

    "Vdekja u shtri tek tė gjithė njerėzit, sepse tė gjithė mėkatuan" (Romanėt 5:12); dhe duke mėkatuar njeriu solli vdekjen tek fėmijėt qė marrin pjesė nė natyrėn dhe jetėn e tij tė vdekshme. Nė njė botė tė lidhur nga mėkati, nuk shpėton asnjė person, edhe ata qė janė personalisht pa faj, sepse tė gjithė janė kapur nė mėkatet e botės.

    Se ja tek u zura nė paudhėsi dhe nė mėkat mė lindi nėna ime (Psalmi 51:5).

    Edhe e pacėnuara Virgjėresha Mari qė lindi Krishtin nė mish nuk mund t'i shpėtonte grackave tė vdekjes. Me gjithė pafajsinė dhe pėrsosjen shpirtėrore, ajo, gjithashtu, kishte nevojė pėr shpėtimin nga vdekja nga Biri i saj dhe shpirti i saj u ngazėllua nė Perėndinė Shpėtimtarin e saj. (kr. Lluka 1:47).

    Sipas besimit tė krishterė orthodhoks, vetėm Jisu Krishti, nga tė gjithė njerėzit, si Biri dhe Fjala e mishėruar e Perėndisė nuk ishte i detyruar tė vdiste. Vetėm vdekja e tij, nga tė gjitha vdekjet njerėzore, ishte pėrsosmėrisht vullnetare. Ai erdhi qė tė vdiste dhe me anė tė vdekjes sė Tij, tė ēlironte ata qė mbaheshin robėr nga pushteti i vdekjes.

    Prandaj Ati mė do, sepse unė e lė jetėn time qė ta marr pėrsėri. Askush nuk mund tė ma heqė, por e lė nga vetja; unė kam pushtet ta lė e pushtet ta marr pėrsėri; ky ėshtė urdhri qė kam marrė nga Ati im (Joani 10:17-18).

    Tani shpirti im ėshtė i tronditur dhe ēfarė tė them? "O Atė, mė shpėto nga kjo orė?" Por pėr kėtė unė kam ardhur nė kėtė orė.

    Tani ėshtė gjykimi i kėsaj bote; tani do tė hidhet jashtė princi i kėsaj bote! Dhe unė, kur tė jem ngritur lart nga toka, do t'i tėrheq tė gjithė tek unė.

    Por Ai i thoshte kėto pėr tė treguar nga ē'lloj vdekje duhet tė vdiste. (d.m.th. kryqėzimin).

    Turma iu pėrgjigj: "Ne kemi dėgjuar nga ligji se Krishti (d.m.th. Mesia) mbetet pėrjetė; tani si mund tė thuash ti se Biri i njeriut duhet tė ngrihet lart? Kush ėshtė ky Bir i njeriut?".

    Atėherė Jisui u tha atyre: "Drita ėshtė me ju edhe pėr pak kohė... (Joani 12:27-35, kr. Matheii 16:21-23,17:9-13).


    Jisui erdhi pėr tė vdekur "pėr ne njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė" (Besorja e Nikeas). Ai erdhi, qė me anė tė vdekjes dhe ngjalljes sė Tij, tė gjithė njerėzit tė ngjalleshin sė vdekurish pėr jetėn e pėrjetshme nė Mbretėrinė e Perėndisė. Ky ėshtė besimi i krishterė.

    ... Po vjen ora, madje ka ardhur, kur tė vdekurit do tė dėgjojnė zėrin e Birit tė Perėndisė ... dhe do tė dalin prej tyre; ata qė kanė bėrė tė mira, nė ringjallje tė jetės, dhe ata qė kanė bėrė tė liga, nė ringjalljen e dėnimit (Joani 5:25-29).

    Kjo ėshtė, gjithashtu doktrina e apostullit (kr. Veprat 2:22-36).

    Por tashti Krishti u ringjall prej sė vdekurish, dhe ėshtė fryti i parė i atyre qė kanė fjetur. Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anė tė njė njeriu, kėshtu erdhi dhe ringjallja e tė vdekurve me anė tė njė njeriu. Sepse, ashtu sikur tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallen nė Krishtin, por secili sipas radhės sė vet: Krishti, fryti i parė, pastaj ata qė janė tė Krishtit, nė ardhjen e tij. Pastaj do tė vijė fundi, kur Ai t'ia dorėzojė Mbretėrinė Perėndisė Atė, pasi tė ketė asgjėsuar ēfarėdo sundimi, ēdo pushtet e fuqi. Sepse duhet qė Ai tė mbretėrojė, derisa t'i vėrė tė gjithė armiqtė e tij nėn kėmbėt e veta. Armiku i fundit qė do tė shkatėrrohet ėshtė vdekja (1 Korinthianėt 15:20-26).

    Sepse do tė bjerė buria, tė vdekurit do tė ringjallen tė paprishshėm dhe ne do tė shndėrrohemi, sepse ky trup qė prishet duhet tė veshė mosprishjen dhe ky i vdekshėm tė veshė pavdekėsinė. Edhe ky trup qė prishet, kur tė veshė mosprishjen, edhe ky i vdekshėm kur tė veshė pavdekėsinė, atėherė do tė realizohet fjala qė ėshtė shkruar:

    "Vdekja u pėrpi nė fitore.
    O vdekje, ku ėshtė gjėmba jote?
    O ferr, ku ėshtė fitorja jote?"

    Edhe gjėmba e vdekjes ėshtė mėkati; dhe fuqia e mėkatit ėshtė ligji. Por ta falėnderojmė Perėndinė qė na jep fitoren me anė tė Zotit tonė Jisu Krisht(l Korinthianėt 15:52-57).


    E gjithė esenca e jetės shpirtėrore ėshtė tė vdesėsh me Krishtin nė mėkatet e kėsaj bote dhe tė kalosh nėpėrmjet pėrvojės sė vdekjes trupore me Atė, pėr t'u ngjallur "ditėn e fundit" nė Mbretėrinė e Perėndisė (kr. Joani 6:39-44, 54).

    Me fuqinė e Krishtit dhe me hirin e Shpirtit tė Shenjtė, tė krishterėt munden dhe duhet t'i shndėrrojnė vdekjet e tyre nė akte jete. Ata duhet ta pėrballojnė tragjedinė e vdekjes me besimin nė Zotin dhe ta mundin "armikun e fundit — vdekjen" (1 Korinthianėt 15:26) me fuqinė e besimit tė tyre.

    Sepse asnjė nga ne nuk jeton pėr veten e tij dhe askush nuk vdes pėr veten e tij, sepse, edhe nėse rrojmė, rrojmė pėr Zotin; edhe nėse vdesim, vdesim pėr Zotin; pra, edhe po tė rrojmė ose tė vdesim, tė Zotit jemi. Sepse pėr kėtė edhe vdiq Krishti dhe u ngjall e u kthye nė jetė: qė tė zotėrojė edhe mbi tė vdekurit, edhe mbi tė gjallėt (Romanėt 14:8-9).

    Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Ai qė e dėgjon fjalėn time dhe beson nė atė qė mė ka dėrguar, ka jetė tė pėrjetshme, dhe ai nuk vjen nė gjyq, por ka kaluar nga vdekja nė jetė (Joani 5:24, kr. Joani 6:29-58).

    Unė jam ngjallja dhe jeta; ai qė beson nė mua, edhe sikur tė duhej tė vdesė do tė jetojė. Dhe ai qė jeton e beson nė mua, nuk do tė vdesė kurrė pėrjetė (Joani 11:25-26).


    Pėr tė krishterėt, ashtu si pėr tė gjithė njerėzit, vdekja mbetet njė tragjedi. Kur pėrballen me vdekjen, ashtu si tė gjithė njerėzit, dhe si Vetė Jisui dhe apostujt e Tij, tė krishterėt mund vetėm tė vajtojnė dhe tė mbajnė zi (kr. Joani 11:35, Matheu 26:37-38, Marku 14:33-34, Lluka 22:42-44, Veprat 8:2). Por, pėr tė krishterėt, vdekja mund tė shndėrrohet nė fitore.

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Maksim Gorki
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 07:47
  3. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  4. Vdekja e vėrtetė dhe ajo qė vėzhgohet lidhur me vdekjen
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 15:02
  5. Dita kur Unė u kryqėzova
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 07:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •