Zyrtari i lartė i BE-sė, tha dje nė Uashington, se statusi i Kosovės nuk ka kuptim qė tė shtyhet

BE: Shqipėria, probleme me sundimin e ligjit

Priebe: Ka njė nivel tė lartė korrupsioni dhe njė pasiguri ligjore, pasi legjislacioni ndėrron tepėr shpesh

Ermal Nazifi

TIRANĖ

- Sundimi i ligjit dhe shteti i sė drejtės, mbeten problemet kryesore pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė dhe vendeve tė tjera tė Ballkanit Perėndimor, nė Bashkimin Europian. Kjo deklaratė ėshtė bėrė nga Reinhard Priebe, drejtor i Komisionit Evropian pėr Ballkanin Perėndimor, njėkohėsisht kryenegociator i BE pėr Shqipėrinė, nė konferencėn pėr Bashkėpunimin Ekonomik dhe Mundėsitė pėr Investime nė Evropėn Juglindore tė zhvilluar, nė Uashington, SHBA. Nė kėtė konferencė, Priebe ka deklaruar se tė gjithė vendet e Ballkanit Perėndimor (Shqipėria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova), kanė shumė punė pėr tė bėrė, pėr tė plotėsuar kriteret pėr anėtarėsimin e tyre nė Bashkimin Europian. Sipas Priebe, qeveritė e kėtyre vendeve, nuk janė akoma plotėsisht tė angazhuara pėr tė plotėsuar standardet demokratike. “Problemi mė i madh ėshtė sundimi i Ligjit”,- tha Priebe.
Problemet me zbatimin e ligjit, janė njė nga pengesat kryesore edhe pėr tėrheqjen e investitorėve tė huaj. Priebe tha, se “nėse pyesni investitorė tė huaj, kush janė problemet nė kėto vende, ata do tė tė thonė se gjyqėsori nuk funksionon”. Ka njė nivel tė lartė korrupsioni dhe njė pasiguri ligjore, pasi legjislacioni ndėrron tepėr shpesh”.
Megjithatė, edhe pėr vendet e Ballkanit Perėndimor, dyert e Bashkimit Europian deklarohen tė hapura. Kroacia pritet qė tė anėtarėsohet nė BE brenda vitit 2010, ndėrsa vendet e tjera nė njė periudhė tė mėvonshme. Sipas ekspertėve, Serbia mbetet mbrapa nė statusin e bisedimeve me Bashkimin Europian, pėr shkak tė mosbashkėpunimit me Gjykatėn e Hagės.
Kosova
Reinhard Priebe tha ndėrkaq dje nė Uashington, se ēėshtja e Kosovės ėshtė njė ēėshtje ku qėndrimi i Bashkimit Evropian ėshtė i njėjtė me atė amerikan, pra qė zgjidhja e statusit pėrfundimtar duhet tė bėhet shumė shpejt. Ai tha se nuk ka kuptim, qė zgjidhja e kėtij problemi tė shtyhet. Ka njė parapėlqim pėr njė zgjidhje me bisedime, por nuk duket se njė zgjidhje e tillė ėshtė e mundur, prandaj do tė duhet tė gjendet njė zgjidhje tjetėr, tha zoti Priebe. Cilado qė tė jetė zgjidhja, tha ai, Bashkimi Evropian, do ta trajtojė Kosovėn si pjesė tė procesit tė Asociim-Stabilizimit, qė do tė thotė se standardet e Bashkimit qė kėrkohen pėr vendet e tjera, do tė kėrkohen edhe pėr Kosovėn. Ka rėndėsi, tha zoti Priebe, qė statusi tė ketė njėfarė qartėsie. Menjėherė pas statusit, tė gjithė donatorėt do tė duhet tė mblidhen pėr tė punuar, lidhur me sfidat jashtėzakonisht tė mėdha qė kanė tė bėjnė me ndihmėn e huaj pėr Kosovėn, tha Priebe.



Box
Shteti i sė drejtės
Sundim i ligjit apo shteti i sė drejtės, ėshtė njė parim i sė drejtės, nė bazė tė tė cilit, autoritet e ushtrojnė pushtetin e tyre vetėm nė pėrputhje me ligjin, i cili ėshtė i shkruar dhe i publikuat, i hyrė nė fuqi nė bazė tė procedurave tė paracaktuara. Ky parim ka si qėllim, mbrojtjen e shtetasve nga arbitraritetet e qeverisė.




08/10/2006

Shekulli