Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Përurohet Universiteti Europian i Tiranës

    Përurohet Universiteti Europian i Tiranës


    TIRANË-U hap dje Universiteti Europian i Tiranës në praninë e një sërë personalitetesh të njohura në vend. Drejtuesit dhe themeluesit e Universitetit Europian te Tiranës e kanë bërë të ditur iniciativën e tyre për një numër më të madhe njerëzish, gazetarë, kolegë pedagogë, njerëz të botës akademike dhe asaj intelektuale të Tiranës, njerëz të biznesit, bankave etj, gjatë një ceremonia prezantimi në hotel “Tirana”, dje në mbrëmje. Gjatë ceremonisë rektori i Universitetit, historiani, profesor Ferit Duka, prezantoi ambiciet akademike të universitetit dhe, nga ana tjetër, ftoi të gjithë të pranishmit të bashkëpunojnë në një mënyrë apo në një tjetër me Universitetin Europian të Tiranës. Ai tha se vitalizimi i sektorit privat në arsimin shqiptar i shërben qëllimit për të pasur një ofertë shumë më të larmishme dhe shumë cilësore në edukimin e lartë në Shqipëri dhe në këtë prizëm ai shtjelloi ambicien akademike të Universitetit Europian të Tiranës, duke përmendur risitë e këtij projekti. Themeluesit e këtij universiteti i ftuan të gjithë pjesëmarrësit të jenë në një mënyrë apo në një tjetër aktorë në këtë universitet, me pjesëmarrjen e tyre si studentë, lektorë, bashkëpunëtore dhe partnerë të këtij projekti. Universiteti Europian i Tiranës ka studime në sistemin e Bolonjës, pra në me sistemin 3 + 2 dhe ka dy fakultete, Fakultetin e Drejtësisë dhe Fakultetin e Shkencave Sociale.


    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Universiteti europian i Tiranës

    Pershendetje te gjitheve,
    Kam kenaqesine t'ju njoftoj se sapo kemi hapur nje
    Universitet te ri privat ne Tirane ne te cilin
    studiohen pese dege : shkenca politike,
    marredhenie nderkombetare, komunikim dhe marredhenie
    me publikun,gazetari dhe juridik. Ky universitet
    gjendet sipas kontakteve te metejshme :
    Universiteti Europian i Tiranës gjendet në Rrugën e
    Elbasanit,
    Pallati 11 katësh,
    përballë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja "Asim
    Vokshi", anash
    Ambasadës Amerikane.
    Tel: 04 367 861
    Cel: 068 32 79 931
    e-mail: info@universitetieuropian.com
    Nderkohe me poshte po jap nje sere argumentesh pse ky
    universitet eshte ndryshe nga te tjeret dhe meritonte
    te ndertohej:


    • Në UET japin mësim pedagogë me përvojë që kanë kryer
    studime në perëndim dhe që janë profesionistë me
    reputacion në fushat e tyre të specializimit. Shumica
    e tyre ka përvojë të suksesshme profesionale në
    aplikimin real të disiplinave ku ata japin mësim, çka
    do u japë mundësi që gjatë mësimit jo vetëm të
    parashtrojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, por edhe
    të ndajnë me studentët përvojat e tyre konkrete.

    • Programi është multidisiplinor. Ai thekson
    njohuritë në fushën përkatëse dhe u jep mundësi
    studentëve që të fitojnë jo vetëm ekspertizë në degën
    që kanë zgjedhur, por edhe aftësi të transferueshme që
    kanë aplikim të gjerë në tregun e punës, si dhe
    sigurojnë një përgatitje të përgjithshme intelektuale.

    • Vizita studimore në institucione qeveritare,
    ndërkombëtare, ushtarake, në vende historike dhe
    monumentale, vizita jashtë vendit. Kështu është
    parashikuar një vizitë në Prishtinë për studentët e
    vitit të parë, një vizitë në institucionet e Bashkimit
    Evropian në Bruksel, Strasburg, Frankfurt për
    studentët e vitit të dytë dhe një vizitë në
    institucionet e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Vjenë
    dhe Romë.

    • Mësimdhënia do të jetë interaktive. Ndryshe nga
    tradita e deritanishme e shkollave lindore që
    theksojnë riprodhimin e thatë të njohurive, në UET do
    të theksohen aftësitë analitike dhe mendimi kritik si
    dhe do të nxitet krijimtaria dhe inteligjenca e
    studentëve. Gjatë mësimit do të përdoren teknikat dhe
    metodat më moderne të mësimdhënies, do përdoret
    teknologjia e lartë gjatë leksioneve dhe elementet
    audio-vizuale. Ndërkohë do të shmanget përdorimi i
    teksteve mësimore të cilat nxisin një përvetësim
    mekanik dhe të ngurtë të informacionit, por do të
    inkurajohen që të përgatisin dispensa të përbëra nga
    materiale të përzgjedhura në mënyrë që të nxiten
    studentët për të filtruar dhe përzgjedhur vetë
    informacionin e ofruar.

    • Universiteti do të kushtojë një vëmendje të veçantë
    aftësimit praktik të studentëve, pasi përveç
    komponentit teorik dhe njohurive që do të ofrohen,
    studentët do të kenë mundësi të aftësohen në një seri
    aspektesh profesionale si shkrimi akademik, metodat e
    kërkimit apo e folura publike. Këto lëndë u ofrojnë
    studentëve aftësi të çmuara për më shumë mundësi të
    vlefshme karriere. Përveç lëndëve praktike komponent
    thelbësor i shkollës është edhe internshipi ose
    praktika, për të cilin stafi i UET do të merret me
    detajet logjistike dhe kontaktet. Gjithashtu, përveç
    detyrave të kursit dhe provimeve, çdo studenti do t'i
    kërkohet të përgatisë një temë përfundimtare diplome

    • Programi ka mundësi të gjerë zgjedhjeje, studentët e
    UET mund ta ndërtojnë vetë pothuaj gjysmën e
    kurrikulës mësimore duke pasur mundësi të
    specializohen për fusha të ndryshme për të cilat kanë
    interes si dhe të ndjekin ato lëndë që më së shumti iu
    ngjallin kuriozitetin dhe iu sfidojnë intelektin.

    • Duke pasur parasysh se shumica e debatit akademik
    dhe publikimeve janë në anglisht, shkolla do të jetë
    pothuaj dugjuhëshe që do të thotë se gjatë vitit të
    parë dhe të dytë gjithë studentët do të ndjekin kurse
    intensive të mësimit të anglishtes të ofruara nga
    shkolla në varësi të nevojave dhe nivelit të tyre dhe
    në vitin e tretë një pjesë e lëndëve me zgjedhje do të
    jenë në anglisht dhe do të jepen nga profesorë të huaj
    me reputacion në në fushat përkatëse.

    • Vlerësimi i studentëve do të bëhet i shumëfishtë dhe
    në mënyrë më të kompletuar, ndryshe nga sistemi i
    deritanishëm universitar në Shqipëri, që do të thotë
    se fati i vlerësimit të studentit nuk do të ngelet
    peng i një provimi në fund të lëndës, por do të bëhet
    hap pas hapi nëpërmjet eseve, testeve të shumëfishta,
    pjesëmarrjes dhe prezencës së tyre në klasë. Kjo do të
    sigurojë një vlerësim më të saktë dhe objektiv të
    studentëve dhe do të inkurajojë një përgatitje më
    konkrete dhe të plotë nga ana e tyre. Gjithashtu nga
    pedagogët do të sigurohet maksimumi i përkushtimit dhe
    monitorimit nëpërmjet kryerjes së vlerësimit të
    brendshëm ku studentët kanë mundësi të japin vlerësime
    dhe komente për pedagogët nëpërmjet anketave anonime
    dhe gjithashtu pedagogët do të monitorohen edhe nga
    vlerësues të jashtëm të cilët do të ndjekin orë të
    ndryshme leksioni.

    • UET është konceptuar përveçse si një shkollë elitare
    mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor, edhe si një oaz i
    inteligjencës që do të karakterizohet nga një mjedis i
    gjallë intelektual. Për këtë arsye, do të organizohen
    prezantime mbi kërkime shkencore nga stafi dhe nga
    akademikë me reputacion, prezantime dhe biseda me të
    ftuar që do të jenë profesionistë të shquar, liderë të
    suksesshëm, dëshmitarë të momenteve apo ngjarjeve të
    rëndësishme historike, njerëz të rëndësishëm publik të
    politikës, diplomacisë, medias dhe artit. Ambientet e
    UET do të jenë gjithashtu të hapura për ekspozita,
    koncerte apo shfaqje të tjera artistike si dhe
    aktivitete të organizatave të tjera.

    • UET është i pajisur me një bibliotekë të pasur që
    përmban fizikisht librat dhe revistat shkencore bazë
    të disiplinave shkencore dhe lëndëve që bëjnë pjesë në
    programin e universitetit si dhe ka qasje elektronike
    nëpërmjet internetit në bankat e të dhënave dhe
    bibliotekat më të mëdha elektronike në botë si Jstor,
    Questia, Lexus Nexus, EBSCO, Elibrary etj. me anën e
    të cilave studentët mund të shfletojnë miliona tituj
    librash dhe mijëra revista akademike nga e gjithë bota
    duke qenë në një hap me botimet, kërkimet, debatet dhe
    gjetjet më të fundit të shkencës në nivel
    ndërkombëtar. Përveç kësaj biblioteka do të jetë e
    pajtuar dhe do të furnizohet rregullisht me gazetat
    dhe revistat kryesore të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe
    me revistat dhe gazetat kryesore ndërkombëtare si: The
    Economist, Foreign Affairs, Foreign Policy, Panorama,
    Financial Times, the Guardian, Le Monde etj.

    • UET është një institucion i hapur akademik ku do të
    ftohen të studiojnë, diskutojnë dhe të japin mësim sa
    më shumë njerëz të interesuar. Aktivitetet e ndryshme
    të universitetit do jenë të hapura edhe për individë
    të tjerë jashtë shkollës me kusht që ata të
    kontaktojnë dhe të regjistrohen paraprakisht për një
    aktivitet, duke qenë se studentët e shkollës kanë
    prioritetin për pjesëmarrje në aktivitetet e shkollës.
    Në të njëjtën linjë shkolla ka parashikuar dy programe
    paralele akademike, atë të studiuesve të ftuar
    (visiting scholars) si dhe atë studentëve të ftuar
    (visiting students). Shkolla do të ofrojë programe
    bursash që do të inkurajojë profesorë dhe studentë të
    huaj që të vijnë për periudha disa mujore në UET për
    të vazhduar kërkimet e tyre, për të ndjekur mësime apo
    për të dhënë leksione.

    • UET inkurajon lëvizshmërinë e akademike. Programi
    është i ndërtuar sipas Kartës së Bolonjës që e bën të
    lehtë transferimin e krediteve dhe ndjekjen e
    mëtejshme të studimeve jashtë vendit. Kështu studentët
    do të inkurajohen dhe ndihmohen që të marrin një pjesë
    të krediteve të shkollës në universitete të tjera
    jashtë vendit. Në kuadër të rritjes së cilësisë
    akademike është parashikuar krijimi i një fondi të
    veçantë bursash për të mbuluar shpenzimet e
    pjesëmarrjes në konferenca, trajnime apo shkolla
    verore të studentëve dhe stafit akademik. Kështu
    studentët dhe pedagogët që kanë siguruar ftesën për
    aktivitete akademike cilësore jashtë vendit do mund të
    aplikojnë për këto grante të cilat synojnë në rritjen
    e cilësisë dhe përgatitjes së studentëve dhe stafit të
    shkollës si dhe në ndërtimin e një reputacioni
    ndërkombëtar të shkollës sonë. Bashkëpunimi
    ndërkombëtar është një ndër prioritetet e UET-së duke
    qenë tashmë i angazhuar në bisedime me institucione të
    ndryshme universitare me emër në perëndim për të
    organizuar aktivitete të përbashkëta si shkolla verore
    apo konferenca si dhe për të organizuar programe të
    shkëmbimit akademik mes studentëve dhe stafit të
    universiteteve reciproke.

    • UET ofron edhe mundësinë për të marrë një diplomë të
    dytë universitare me vetëm një vit tjetër shtesë
    studimi. Pra në UET me katër vite studime mund të
    merren dy diploma. Duke qenë se programi mësimor është
    fleksibël dhe multidisiplinor bëhet e mundur që cilido
    student i interesuar që ka përfunduar degën e parë të
    mund të marrë një diplomë të plotë universitare të
    dytë të një dege tjetër të ofruar nga universitet,
    mjafton që të marrë me sukses rreth 15 lëndë të tjera
    në një vit të katërt.

    • Nga tradita anglosaksone e universiteteve Harvard,
    Cambridge dhe Oxford, UET ka huazuar sistemin
    jashtëzakonisht të dobishëm të tutorials, ose
    udhëheqjes së studentit. Studenti, përveçse do të ketë
    mundësi të marrë më shumë përkushtim e vëmendje nga
    pedagogët falë klasave të vogla dhe metodës
    interaktive të mësimdhënies, do të zgjedhë nëpërmjet
    një shorti si tutor një pedagog të UET-së që do të
    mbikëqyrë dhe ndihmojë në ecurinë e studentit gjatë
    mësimeve. Pedagogu përkatës do të mbajë një dosje me
    shënime për studentin dhe për mbarëvajtjen e studentit
    do të diskutojë me këshillin shkencor si dhe do të
    ketë për detyrë që të mbajë të paktën një herë në muaj
    një seancë këshillimi kokë më kokë me studentin ku ta
    pyesë dhe këshillojë për problemet mësimore,
    akademike, përzgjedhjen e lëndëve, profilet e ardhshme
    të karrierës apo çështje të tjera jashtëshkollore.


    • Për të arritur standardet më të larta shkencore,
    UET-ja do t'i kushtojë një vëmendje të theksuar
    botimeve shkencore duke financuar botimet shkencore të
    pedagogëve të saj si dhe të studentëve. Në këtë kuadër
    shkolla ka gjithashtu tashmë tre revista akademike të
    universitetit për secilën nga disiplinat shkencore që
    trajtohen në këtë shkollë. Studentët dhe pedagogët e
    shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare
    mund të botojnë punimet dhe kërkimet e tyre tek
    revista akademike "Polis", ata të gazetarisë dhe
    marrëdhënieve publike-komunikim do të mund të botojnë
    tek revista akademike "Indexmedia" dhe për ata të
    jurisprudencës është parashikuar revista "Lex".

    • UET synon të shndërrohet në një kohë të shkurtër në
    një institucion lider në botën akademike dhe
    intelektuale në Shqipëri dhe më gjerë. Prandaj ka
    vendosur të vendosë standarde të larta akademike si
    dhe një rigorozitet të lartë lidhur me përgatitjen
    mësimore dhe punimet shkencore të studentëve dhe
    stafit. Për këtë qëllim UET-ja ka vendosur Kodin e
    Integritetit Akademik i cili synon të shmangë shfaqje
    të padenja për ambientet universitare si kopja,
    plagjarizmi, falsifikimi i të dhënave etj.

    • Studentët e UET-së jo vetëm janë subjekt i shkollës
    por edhe pjesë drejtuese e saj pasi universiteti i ka
    lënë hapësirë në organet drejtuese të shkollës Unionit
    Studentor i cili do të jetë një organ i vetëqeverisur
    nga studentët.

    • Në universitetin tonë, studentët do të inkurajohen
    dhe ndihmohen që të përfshihen në sa më shumë
    aktivitete jashtë-shkollore jo vetëm nëpërmjet
    internshipeve që shkolla do t'ju sigurojë në
    institucione, organizata apo firma private por edhe
    nëpërmjet shoqatave studentore për interesa të
    ndryshme sociale, politike, artistike dhe kulturore.
    Kështu studentët do të ndihmohen për të krijuar një
    klub debati, shoqatë letërsie, kinemaje si dhe do të
    ndihmohen për t'u lidhur me organizata ndërkombëtare
    si Amnesty International, Greenpeace, Pugëash, JEF,
    ELSA, ISIL etj. Për këto aktivitete universiteti do të
    ndihmojë me kontakte që ka stafi, me vënien në
    përdorim të ambienteve të universitetit si dhe fonde
    financiare.

    • Pjesë thelbësore e Universitetit Evropian të Tiranës
    është edhe Qendra e Këshillimit Akademik. Kjo qendër
    ka për qëllim kërkimin, mbledhjen dhe shpërndarjen tek
    studentët dhe pedagogët të informacionit për
    aktivitete shkencore, bursa, seminare, konferenca,
    trajnime, mundësi internshipi si dhe për vende pune
    dhe mundësi akomodimi . Qendra do të shërbejë
    gjithashtu për të trajnuar studentët lidhur me aftësi
    praktike që nevojiten për të aplikuar për vende pune
    apo për mundësi të tjera studimi si psh: si të
    shkruhet një CV, si të përgatitet një letër
    rekomandimi, si të hartohet një letër motivimi, si
    mund të ndërtohet një projekt kërkimi apo si të kryhet
    me sukses një interviste. Studentët mund të kenë edhe
    takime individuale me stafin e qendrës për t'u
    këshilluar dhe marrë asistencë të personalizuar për
    aplikime konkrete të tyre. Qendra do të organizojë
    gjithashtu edhe takime me punëdhënës të rëndësishëm
    apo profesionistë të ndryshëm të suksesshëm që mund të
    tregojnë për përvojën e tyre dhe të japin këshilla të
    dobishme për karrierën e studentëve.

    • Një tjetër qendër e rëndësishme e shkollës do të
    jetë Qendra e Shkrimit Akademik e cila do të jetë e
    atashuar pranë bibliotekës, do të ofrojë një numër
    kompjuterësh për punimet e eseve apo disertacionet e
    studentëve si dhe asistencë konkrete teknike nga ana
    e stafit për procesin e shkrimit akademik, kërkimit të
    burimeve shkencore dhe organizimin e citimeve në
    mënyrë rigoroze.

    • Shkolla do ketë një përdorim të gjerë të
    teknologjisë duke i kushtuar shumë vëmendje jo vetëm
    përdorimit të kompjuterit me prezantime PowerPoint
    gjatë mësimdhënies si dhe përdorimit të internetit për
    hulumtime online por edhe nëpërmjet përvetësimit nga
    studentët të programeve të informatikës. Si pjesë e
    programit studimor të shkollës do të ofrohen disa
    cikle kursesh në laboratorin informatik të shkollës si
    : cikli bazik i programeve të Microsoft Office, cikli
    i faqosjes me programe si corel draë, pagemaker,
    photoshop etj, cikli i programimit me programe si
    Visual Basic, C++ etj, Cikli i dizenjos së faqeve të
    internetit me programe si FrontPage, dreamweaver, MX
    Flash etj; Cikli i programeve për kërkimin shkencor me
    programe si SPSS, STATA, NVivo etj si dhe cikli i
    programeve multimedia me programe për efekte
    audio-vizuale si Videopremiere etj.

    • Studentëve do t'ju jepet falas një adresë postale
    ëebmail me domain-in e shkollës, një domain faqeje
    interneti dhe 50 mb për ëebhosting. Përveçse në
    kompjuterët e shkollës internet do të ketë gjithashtu
    në ambientet e shkollës në formën e ëireless internet.
    Çdo studenti do t'i jepet një username dhe një
    fjalëkalim për të përdorur internetin ëireless si dhe
    bibliotekat dhe bankat e të dhënave elektronike ku
    është abonuar universiteti.

    • Gjithashtu studentëve do t'u bëhet e mundur në
    fillim të vitit akademik, nëpërmjet shkollës, abonimi
    vjetor i kompletuar në Bibliotekën Kombëtare, Qendrën
    Amerikane të Leximit dhe në Këshillin Britanik.
    Studentët gjithashtu do të pajisen nga shkolla me
    Kartën Ndërkombëtare të Studentit ISIC, e cila njihet
    zyrtarisht nga UNESCO dhe siguron çmime të zbritura
    në udhëtime, muze, hotele, restorante e dyqane nëpër
    gjithë botën.

    • Në funksion të aftësimit praktik të studentëve UET
    do të ketë tre laboratorë: një laborator informatik të
    pajisur me kompjuterë të avancuar dhe me një gamë të
    gjerë të programeve më të fundit, në këtë laborator do
    të vendoset një printer dhe një makinë fotokopjuese
    për përdorim masiv , një laborator multimedial ku
    studentët të mësojnë dhe praktikojnë efektet pamore,
    audio-video si dhe dizenjimin e faqeve të internetit.
    Pjesë e këtij laboratori është konsideruar edhe
    ndërtimi në vitin në vijim i një radiostacioni të
    vogël të universitetit si dhe instalimi i pajisjeve që
    bëjnë të mundur organizimin e videokonferencave në
    distancë . Një tjetër laborator është ai i gjuhëve të
    huaja ku studentët do mund të mësojnë dhe ushtrojnë
    gjuhë të huaja dhe ku do të ketë mundësi për të
    ndjekur programe televizive dhe radiofonike me lidhje
    satelitore nga shumë vende të huaja.

    • UET gjithashtu i kushton shumë vëmendje mirëqenies
    personale dhe sociale të studentëve. Vendodhja e
    universitetit është shumë e favorshme pasi gjendet
    pranë rrugëve kryesore, qendrës dhe institucioneve më
    të rëndësishme si dhe pranë Qytetit Studenti ku
    studentët e UET do të kenë mundësi të shijojnë një
    jetë të gjallë studentore dhe të sigurojnë ushqim apo
    shërbime të tjera me çmimet më të ulta në Tiranë.
    Gjithashtu dhe në këtë kuadër ka parashikuar një
    program akomodimi si dhe këshillin e prindërve. UET
    është lidhur me disa agjenci imobiliare për të marrë
    me qira disa apartamente cilësore në zona të
    preferueshme të Tiranës dhe për t'i përshtatur ato për
    akomodimin e studentëve të cilët do të kenë një
    dhomë-studio personale dhe do të ndajnë kuzhinën dhe
    dhomën e ndenies me studentë të tjerë. Kjo mundësi do
    t'u ofrohet për një çmim ekstra studentëve që vijnë
    nga jashtë Tiranës dhe që nuk kanë mundësi të gjejnë
    vetë akomodim. Ndërsa këshilli i prindërve do të jetë
    një organ këshillimor pranë organeve drejtuese të
    universitetit për të marrë pjesë dhe ndikuar për
    probleme apo çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me
    fëmijët e tyre që ndjekin UET.

    • Për të siguruar një ambient mësimi sa më dinjitoz,
    profesional dhe të përshtatshëm UET-ja ka ndjekur
    përvojën e shumë universiteteve të tjera prestigjioze
    dhe ka parashikuar një kod etik veshjeje që pengon
    mbajtjen e disa lloj veshjeve që janë ekstravagante,
    fyese apo të papërshtatshme për një ambient akademik
    serioz. Gjithashtu është parashikuar një kod etik
    sjellje për të siguruar një ambient social sa më
    cilësor, miqësor, bashkëpunues dhe profesional

  3. #3
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    liridashes mos jeni gje ermal hasimja ju respekte

  4. #4
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    te henen ne daten 22 Universiteti Europian i Tiranes peruron ambjentet e reja !! per me teper vizitoni websiten www.universitetieuropian.com

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e li00n
    Anëtarësuar
    04-03-2008
    Postime
    32
    Na tregoni gje per kete universitet a eshte mire :P he moo.
    Mendo!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    36
    Pse me eshte fshire mesazhi mua? Kishte lidhje me temen! Ku iku liria e te shprehurit? Tregoni veten njerez dhe le ta dine te gjithe se sa njerez cilesore paska ky pseudo universiteti juaj!!!

  7. #7
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Per disa gjera hecim para ne kurse me disa te tjera ngelim shum mbrapa botes
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  8. #8
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Po shiritin kush e preu hajd Mare e Mire
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e li00n
    Anëtarësuar
    04-03-2008
    Postime
    32
    une ne te ardhmen preferoj qe te vazhdoj ne kete universitet dhe tash dua ndihmen tuaj ato te cilet studijon ne kete universitet te tregojn programin se si shkon a eshte mire per nje te ardhme te mire ky per studentet.flm
    Mendo!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117

    Universiteti Europian i Tiranes: Ja si shprehen studentet

    Humbesit e shteterorit mbushin universitetet private

    Isuf Kurtaj
    Gazeta Shekulli
    Shtune, 06 Tetor 2007 10:27:00

  11. #11
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Urime per hapjen e Universitetit !

    Duket qe do te jete nje universitet me vlera, jo si ai UFO ku jane mbledhur ca profesore injorante .

    Edhe une po mendohem te bej nje fakultet te dyte.Ndoshta e bej tek ky Universitet Privat.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-01-2008
    Postime
    35
    O Qerim, çfare universiteti ke ti.
    Mos i beso kaq kollaj se do harxhosh leket kot.
    Sado qe universiteti shteteror eshte i dobet ai privati eshte shum me i dobet.

    Tung.

  13. #13
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Citim Postuar më parë nga wisdom seeker Lexo Postimin
    Pse me eshte fshire mesazhi mua? Kishte lidhje me temen! Ku iku liria e te shprehurit? Tregoni veten njerez dhe le ta dine te gjithe se sa njerez cilesore paska ky pseudo universiteti juaj!!!
    Pershendetje Wisdom Seeker,
    A e mban mend se c'fare kishe shkruar? Une po dhe te siguroj qe eshte fshire me te drejte.
    Kalofsh mire,
    Ed
    Think. Laugh. Live.
    Mendo. Qesh. Jeto.

Tema të Ngjashme

  1. Ç'është Europa ?
    Nga oiseau en vol në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 21-06-2019, 08:12
  2. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  3. Shqiperia dhe Bashkimi Europian (BE)
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 15:27
  4. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  5. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •