Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Hepatiti C, 30 mijë njerëz në shënjestër të vdekjes

    Sipas ministrit të Shëndetësisë, Cikuli, hepatitet janë më problematike se SIDA. 9 % bartës të Hepatitit B

    Hepatiti C, 30 mijë njerëz në shënjestër të vdekjes

    Cikuli: Situata me Hepatitin C, është shumë delikate. Mungon vaksina për këtë sëmundje

    Eglantina Bardhi

    Hepatiti po vret shqiptarët, më shumë se virusi HIV. Rreth 30 mijë persona në vendin tonë, mendohet të janë bartës të Hepatitit C, vdekjeprurës, ndërsa plot 270 mijë persona janë bartës të Hepatitit B. Shifrat alarmante u bënë të ditura dje nga kreu i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, në Ditën Botërore të Hepatitit, i cili theksoi se kemi të bëjmë me një situatë tepër tronditëse. Ndërkohë, ai u ka kërkuar firmave farmaceutike të ulin çmimin e medikamenteve për të trajtuar sëmundjen, pasi aktualisht janë shumë të kushtueshme. E ndërsa situata virale e Hepatiteve B dhe C po përhapet në mënyrë alarmante, motoja e Ditës Botërore të Hepatitit, ka qënë “Testohuni” në mënyrë që të evitohet sa më shumë rreziku.
    Rrezikshmëria
    Hepatiti B është më problematike se AIDS, ndërsa hepatiti C është vdekjeprurës. Këtë e theksoi vetë ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, i cili shpjegoi se kjo lidhet me faktin se prevalenca e AIDS është e ulët në Shqipëri. “Sa herë që flitet për HIV/AIDS, kjo, veçanërisht mediave ju duket interesante, por unë ju siguroj se Hepatiti në vendin tonë është më problematik dhe ka një impakt shumë më të madh. Për më tepër, kur ne kemi një prevalencë të ulët të HIV/AIDS-it”,- pohoi ministri Cikuli.
    Ndërkohë, ai theksoi se bartës të Hepatit B mendohet të jetë plot rreth 9 për qind e popullsisë, ndërsa bartës të hepatitit C, vdekjeprurës, 1 deri në 2 për qind e popullsisë.
    Ministri Cikuli, kujtoi se një konferencë e tillë është e justifikueshme me rëndësinë e një problemi të përmasave të konsiderueshme në mjekësi. “Hepatitet përbëjnë një problem të madh shëndetësor, social dhe ekonomik. Ndaj, kërkojnë përfshirje jo vetëm të aktorëve të shëndetësisë, por të gjithë shoqërisë”,- theksoi Cikuli, duke shtuar se flitet në radhë të parë për një problem madhor shëndetësor. Sipas tij, mjekët kanë të gjitha të dhënat për vdekshmërinë e lartë të këtyre sëmundjeve dhe për invaliditetin që shkaktojnë. Ndërsa problemin social, Cikuli e lidhi me faktin se të sëmurët stigmatizohen dhe diskriminohen në shumë aspekte. “Të mos harrojmë që kanë dhe një impakt të madh ekonomik, për shkak të kostos së tyre të trajtimit”,- theksoi Cikuli.
    Hepatiti C, më alarmant
    Akoma më alarmante paraqitet situata e rasteve me Hepatitin C, pasi sëmundja të siguron një “biletë” drejt varrit. E ndërsa kjo sëmundje kërcënon gjithnjë e më shumë me vdekje, situata bëhet akoma më delikate, pasi nuk ka vaksinë për këtë sëmundje. Kështu, vetë ministri Cikuli pranoi, se për Hepatitin C gjendja është më delikate për arsye të mospasjes ende të një vaksine për këtë sëmundje të rrezikshme. “Në vendin tonë, mendohet se në rreth 1 për qind të popullsisë ka gjurmë të Hepatitit C, apo janë bartës të tij. Dhe me keqardhje pranojmë, se të riskuar janë të sëmurët që kryejnë dializë apo të sëmurët me talasemi, prania e infeksionit tek të cilët tashmë është faktuar”. Edhe përsa i takon trajtimit, çështja mbetet delikate. Sipas Cikulit, dy vjet më parë Ministria e Shëndetësisë çeli një fond të veçantë, që mbulonte trajtimin e rreth 14 pacientëve dhe kura për secilin është rreth 4.800 dollarë. Vitin e kaluar, shton ai, nuk ishte planifikuar asgjë në këtë drejtim dhe sivjet ne vumë një dispozicion një fond prej 280 mijë dollarësh, i cili mbulon trajtimin e më shumë se 40 të sëmurëve. Ndërkohë, ministri gjeti rastin për t’u ndalur dhe një herë në apelin për dhurimet e mirëfillta vullnetare të gjakut, duke shtuar se nga ana tjetër, dikasteri ka forcuar sistemin e kontrollit të gjakut, në bankat e grumbullimit të tij në mbarë vendin.

    Ministri i Shëndetësisë, Cikuli, shpjegoi faktorët e riskut që përfshijnë disa kategori

    Hepatiti, ja kategoritë që mund të preken nga sëmundja

    Janë të ndryshme rrugët e transmetimit të sëmundjes, duke bërë viktima mijëra njerëz. Ministri Cikuli shpjegoi, se një ndër rrugët e transmetimit të sëmundjes është përmes transfuzionit të gjakut. “Dhe këtu është sërish vendi për të apeluar për një gjak të mirëfilltë vullnetar, si gjaku më i sigurt”,- theksoi Cikuli. Ndërkohë, ai shpjegoi se tepër të rrezikshme janë marrëdhëniet seksuale të pakontrolluara dhe me shumë partnerë. Ndërkohë, viktimë e kësaj sëmundje janë e dhe fëmijët që lindin nga nënat, të cilat janë të infektuara me Hepatitin C. Akoma më shqetësuese, është edhe tendenca e të rinjve në ditët e sotme për të bërë tatuazhe dhe body piercings, pasi virusi C është faktor risku edhe në këto raste. “Përdoruesit intravenozë të drogës, qoftë edhe një herë të vetme, janë padyshim faktor risku për të marrë sëmundjen tepër të rëndë”,- thotë Cikuli. Por, faktor risku për këtë sëmundje vrasëse janë edhe ata që u shërbejnë të sëmurëve, pasi Cikuli pohon se personeli mjekësor, si pasojë e plagëve aksidentale, me age ose bisturi të kontaminuara me gjak të infektuar. Duke patur parasysh të gjitha këto rrugë të transmetimit të Hepatitit C, Cikuli bëri apel që të tregohet sa më shumë kujdes, për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm.




    02/10/2006

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2007
    Postime
    1
    me tergoni me shume per hepatitin b

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Hepatiti A Merret Ne Shumicen E Rasteve Nga Ushqimi....i Disa Alimenteve Qe Jane Mbajtes Te Nje Lloj Virusi...si Pesh Karkalecat Ose Midhjet...

    Hepatiti B Merret Me Shume Nga Transfuzioni I Gjakut...
    Hepatiti C Hyn Te Semundjet Qe Merren Me Teper Nga Marredheniet Seksuale.....dmth Transmetimi I Virusit Nga Parteneri Ose Partenerja..

    Hepatiti Ne Pergjithesi Prezanton Rrezik Per Njeriun...
    Shenjat E Tij Jane Verdhesia E Shoqeruar Me Te Krojtura Trupi..po Ka Edhe Raste Qe Kjo Semundje Shfaqet Dhe Nuk Jep Shenja..
    Nje Nga Organet Qe Preket Me Teper Eshte Melcia ..pastaj Edhe Te Tjerat...

    Vaksinacioni Kunder Ketyre Hepatiteve Eshte Gjetur Dhe Eshte Bere I Mundshem Ne Ditet Tona...
    Per Hepatitet Si B Edhe C Qe Merren Nga Marredheniet Seksuale Mund Te Keshilloja Mbrojtjen Me Anen E Perdorimit Te Mjeteve Te Duhura...



    Respekte
    "Carpe Diem"

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  4. Semundjet seksualisht te transmetueshme (SST)
    Nga Bekim Ismaili në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-06-2003, 18:31
  5. Endrra e vdekjes time !
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •