Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12

Tema: Kolė Jakova

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Kolė Jakova

    Personazh

    Autori i dramave "Toka jonė" e "Halili dhe Hajria", rrėfen pėr jetėn e vet. Planet pėr botimin e njė libri dhe leximi i pareshtur

    Kolė Jakova, ditėt e vetmuara nė azil

    Rrėfimi i dramaturgut tė njohur, 88 -vjeēarit, qė jeton prej katėr muajsh nė njė azil privat nė Tiranė

    Belina Budini

    TIRANĖ - Kolė Jakovėn, autorin e dramės sė njohur "Toka jonė", nuk e gjen mė nė apartamentin e vet. Shtėpinė e zbrazur nga gruaja pesė vjet mė parė (e vdekur) dhe nga fėmijėt (tė larguar jashtė) vendosi ta braktiste para katėr muajsh. Nė moshėn 88 -vjeēare, dramaturgu, poeti dhe romancieri me origjinė shkodrane, ndėrmori njė aventurė tė fundit. Pa harruar tė marrė me vete kutinė me librat e preferuar, gjyslyket dhe njė bibėl, Kolė Jakova vendosi tė shkonte nė azil. Mbėrriti njė mėngjes korriku aty nė "Joshua Trauma Center", ku vazhdon tė jetojė ēdo ditė mes miqsh tė rastėsishėm dhe nėn pėrkujdesin e personelit tė kėsaj qendre rehabilitimi qė prej katėr muajsh. Nė njė nga dhomat e kėsaj qendre e gjetėm paraditen e djeshme Kolė Jakovėn. I gatshėm pėr tė biseduar, ai pranon tė rrėfejė pėr gazetėn "Shekulli" ditėt e vetmuara nė pleqėri. Pėrpjekjet pėr tė mbijetuar, takimet e shumėpritura me mbesat nė azil, telefonatat e pėrlotura me tė bijat nė Udine tė Italisė, e mail-at e tyre tė pėrzemėrt, me tė cilėt i kėrkojnė pėrditė tė bashkohet me to. Rrėfimi pėr krijimtarinė e vet, prej tė cilės nuk ka hequr dorė as nė pleqėri, planet pėr botimin e njė libri tė ri me rrėfenja tė vjetra shqiptare, rikthimi nė kujtimet dhe dėshira pėr tė rrojtur sa mė gjatė.
    Ditėt e Jakovės nė vetmi
    Dramaturgut 88 -vjeēar, i ndodh qė kėtyre ditėve tė vetmuara tė thurė edhe ndonjė vjershė tė trishtė. "Keq ta sosėsh jetėn/ kur je akoma i ri/ por akoma ma keq/ kur ngelesh vetėm n' pleqni", - nis tė recitojė Jakova shkodranēe. Kėshtu e nis ai bisedėn, me vargje. Thotė se tanimė vargjet e tij janė tė trishtueshme dhe "tė randa", prandaj ka vendosur tė mos botojė asgjė prej tyre. Me duart qė i dridhen, mezi arrin tė shkruajė, por nuk heq dorė. Nisi tė thurte vargje pesimiste atėherė kur ditėt nė vetmi tė plotė iu bėnė tė padurueshme. Nuk pranon ta japė pėr botim njė vjershė tė revoltuar ndaj realitetit, as edhe njė tekst kėnge qė ka sajuar nė vetmi e qė fillon me vajin: "o mor gjysh i shkretė/ se ē'tė paska gjetė/ s'ka kush t'bėn hyzmet/ or medet, medet." "E kam shkruar nga mėrzia e pleqėrisė se sa pėr hyzmet ka kush mė bėn. Vajzat mė lusin ēdo ditė nė telefon qė tė shkoj e tė jetoj me to nė Itali, por unė nuk kam dėshirė tė shkoj. Nuk e di nė do tė vendos pėr tė shkuar apo jo, por dėshirė tė shkoj nuk kam. Dua tė vdes kėtu...Le qė nuk jam kaq i vjetėr, dua edhe dy vjet tė mbush 90 vjeē...", - thotė duke qeshur. Sensi i humorit nuk i mungon pėr asnjė ēast, edhe kur flet pėr vuajtjet e ditėve tė veta nė pleqėri. Nė azil tė gjithė e duan dhe e respektojnė e i thėrrasin nė njė zė "gjysh". Pėr personelin e shėrbimit, ai ėshtė i preferuari. Kėto pėrkujdesje dhe fjalė thotė se ia largojnė disi vetminė. "Jam mė mirė kėtu sesa vetėm nė shtėpi. Kėtu kam edhe ndihmėn mjekėsore kur mė duhet, edhe shėrbim nė dhomė, edhe shoqėri kur dua tė bėj muhabet. Megjithatė, njė pjesė tė mirė tė ditės e kaloj duke lexuar", - thotė ndėrsa na tregon njė libėr tė Ajshtajnit qė nuk e heq nga dora. Njė guidė pėr tė qenė i suksesshėm nė jetė, njė enciklopedi personalitetesh, njė libėr me tregime nga bibla, janė disa nga literaturat qė ka momentalisht nė duar. Nė tė majtė ka njė kuti me libra e dorėshkrime tė vetat, ndėr tė cilat edhe disa tregime tė fundit. Pėrballė njė televizor tė vogėl, nė tryezė telefonin celular, gjyslyket dhe pjatėn e pambaruar tė mėngjesit. Nėn shtrojet e trasha, ai tregon se si mbėrriti aty nė qendrėn "Joshua". "Isha sėmurė dhe kisha nevojė pėr pėrkujdesje tė vazhdueshme. Atėherė bėra hesapin dhe mendova tė pranoj tė paguaj 300 mijė lekė nė muaj e tė vij nė kėtė azil privat pėr tė mbyllur ndoshta ditėt e jetės sime. Njė pjesė tė shpenzimeve i kompensoj me pensionin tim qė ėshtė 230 mijė nė muaj. I marr edhe njė qira 150 mijė lekė tė vjetėr shtėpisė sime dhe kėshtu mė del edhe pėr tė shpenzuar tė tjera. Me tė ardhur kėtu, u pėrmirėsova nga shėndeti. Vuaja edhe nga koliti, por kėtu ushqimi ėshtė i kontrolluar pėr sėmundjen qė kam e nuk mė bėn dėm. Jam shumė mė mirė tani. Kam edhe ndonjė shok tė azilit qė vjen e mė mban me muhabet. Shoh ndopak televizor dhe lexoj librat qė shihni kėtu", - tregon ai.
    Familja
    Kjo ishte pjesa rutinore e ditės sė Kolė Jakovės aty. Por ajo mė emocionuesja ėshtė kur pret telefonatat e tė bijave, Vidės dhe Lilit nga Italia ku ato jetojnė prej shumė vitesh. Entuziast ėshtė ai edhe pėr mesazhet elektronike qė ato i dėrgojnė nėpėrmjet email-it, ku e ftojnė tė bashkohet me to nė Udine tė Italisė sa mė shpejt e tė mos rrijė mė nė azil. Edhe vizitat e mbesave nė Tiranė e gėzojnė pa masė. Vizita e tė premtes, e tė birit, Sokol Jakovės, ėshtė njė tjetėr ngazėllim pėr tė. Ndėrsa ka mbetur i ve qė prej pesė vjetėsh ai thotė se familjen e ka ndier pranė gjithnjė. Edhe aty nė azil thotė se ndihet si nė njė familje. "Kėtu tė gjithė mė thėrrasin gjysh si mbesat e mia. Ato, kur erdhėn tė mė vizitonin nė fillim, mė thėrrisnin kėshtu e ja, ku mė mbeti emri gjysh", - thotė ai. Ndėrsa punonjėset tregojnė se ai vėrtet u duket si njė gjysh i tyri, pasi janė rritur nė shkolla duke lexuar tregimet, dramat e krjimet e tij.

    Prononcimi
    Treska: Jakova, i preferuari ynė
    Drejtoresha e qendrės sė rehabilitimit "Joshua Trauma Center" thotė se ka pritur Kolė Jakovėn aty para katėr muajsh, kur e sollėn tė afėrmit e vet. "Erdhi nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore, por u pėrmirėsua shumė shpejt pas njė diete tė rreptė tė ngrėni, tė cilės iu nėnshtrua. Ėshtė njė ndėr mė tė preferuarit tanė, ėshtė shumė i dashur e i hapur nė komunikim. Ēdo ditė flet nė telefon me tė afėrmit, qė nuk mund tė thuash kurrsesi qė e kanė braktisur, pasi pėr tė ndenjur kėtu Jakovės i duhet tė paguajė ēdo muaj njė kuotė mujore prej 300 mijė lekėsh tė vjetėr. Njė nga pėrparėsitė e qėndrimit nė kėtė qendėr ėshtė edhe shėrbimi shėndetėsor e ēdo lloj shėrbimi tjetėr qė atij i ėshtė i nevojshėm, i pėrfshirė nė pagesėn prej 300 mijė lekėsh", - shprehet Majlinda Treska.

    Krijimtaria

    "Ja tregimet e mia tė reja, janė rrėfenja tė vjetra shqiptare, qė pres t'i botoj nė njė vėllim me tregime"

    Planet letrare, botimi i njė vėllimi me tregime

    Megjithėse 88 vjeē, nė planet e tij bėn pjesė edhe botimi i afėrm i njė libri me tregime. "Kam mbledhur rrėfenja tė vjetra, i kam shkruar para njė viti dhe them se do t'i botoj", - thotė ai. Disa nga tregimet i ka nė dorėshkrime, ndėrsa njė pjesė tė mirė i ka shtypur nė makinė shkrimi, siē thotė ai vetė qė pėrpara njė viti. Ai thotė se historitė qė ka mbledhur janė gjysmė tė vėrteta dhe legjenda tė vjetra shqiptare, tė cilat i ka shkruar sipas stilit tė vet. Nis e na rrėfen disa prej tyre. Titujt "Nuria e Rexhė Mehmetit" tė Ulqinit ėshtė njėra qė ai e ka mė pėr zemėr. Por edhe tė tjerat si "Takimi me Mjedėn", "Nuh Sahatēia", "Zemėr nėne shqiptare" janė ndėr tregimet e librit qė ai dėshiron t'i pėrmendė. I gjithė vėllimi pėrmban rreth 15 tregime. Ja njė pjesė e shkurtėr hyrėse e tregimit "Nurija e Rexhė Mehmetit": "Ka qenė, nė mos gabohem, fundi i shekullit shtatėqind. Gjithė Ulqini e jetoi atė ngjarje tronditėse. Shtėpia e Rexhė Mehmetit, mu nė breg tė detit shquante si njė drandafil i posaēelun nė mes tė shtėpijave tė tjera. Shtėpi dykatėshe si e motit. Ēardaku i madh, oborri plot lule gjithėfaresh, kopshti plot pemė dhe i rrethuar me avlli, tė kėnaqej syri tė shikoje. E pra nė kėtė shtėpi plot dhoma jetonte vetėm Hanko Xhixhikja, gruaja e kapedan Rexhė Mehmetit me tė bijėn, Nurijen. Atje nė fund tė oborrit, nė njė jerevi tė vogėl banonte njė kushėri i kapedanit, njė njeri i veēantė nė llojin e tij. Quhej Alush Mehmeti Nuk ishte martuar kurrė. Ai kujdesej dhe ruante shtėpinė kur kapedani merrte detin me karavele duke bėrė tregti gjatė gjithė bregut verior tė Afrikės. Shkonte nė Egjipt, nė Itali, Spanjė e deri nė Mauritani. Kėtu nė Mauritani ai kishte mikun e tij, piratin e madh ulqinak, Haxhi Alinė. Pirati Haxhi Ali ishte tmerri i anijeve tregtare venedikase...Kur kapedani ishte nė det, Alushi interesohej pėr zonjėn e shtėpisė dhe Nurijen... Nurija, vajza e kapedanit, ishte lulja e shtėpisė. Kishte njė bukuri tė rrallė. Ulqini e quante si vajzėn mė tė bukur tė qytetit....". Kjo ėshtė vetėm njė pjesė shkurtuar e hyrjes sė kėsaj rrėfenje tė bukur shqiptare shumėshekullore, tė cilėn autori Kolė Jakova pret ta botojė sė shpejti.


    Jetėshkrim
    Kolė Jakova, dramaturg, poet dhe romancier lindi nė 25 nėntor 1915. Ai kreu shkollėn fillore dhe tė mesmen, shkollėn e Franēeskanėve nė Shkodėr. Mė vonė vazhdoi Normalen pranė gjimnazit tė Shkodrės. Mė 1935 u emėrua mėsues nė Vaun e Dejės. Mori pjesė nė Luftėn Antifashiste Nacional Ēlirimtare. Pas luftės punoi nė Ministrinė e Kulturės, drejtor i Teatrit Popullor nė Tiranė, nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve. Me krijimtari letrare, ai ėshtė marrė qė nga viti 1935, kur botoi vjershėn e parė nė revistėn "Cirko" nė Shkodėr. Gjatė luftės shkroi vjershat "Kėnga e tre heronjve tė Shkodrės" dhe "Shqiponjat partizanė". Pas ēlirimit shkroi pėr fėmijė dhe pėr tė rritur. Ndėr veprat e tij janė "Halili dhe Hajria", botuar nė 1950, "Heronjtė e Vigut", botuar nė 1953-in, drama "Toka jonė", botuar nė vitin 1955, "Dom Gjoni" i 1967-ės, "Pėrballė hekurave tė kryqėzuar" i vitit 1973 si edhe librat "Poezia shqipe" e "Kulla buzė liqenit". Sė fundi ėshtė duke pėrgatitur njė tregim me rrėfenja tė vjetra shqiptare.
    _____________________________________________
    _____________________________________________

    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Beqari002 : 23-10-2002 mė 14:24
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Kolė Jakova ėshtė autor edhe i romanit satirik "Fshati midis ujrave".

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne se Kola ka shkuar ne kete Qendren per te moshuar sepse eshte me mire se ne Shtepi dhe kjo eshte bere me pelqimin e tije dhe te Familjes athere nuk eshte nji tragjedi.
    Ne te gjithe Boten pleqte qe duan yzmet special dergohen nga familjaret e mbahen ne te tilla azile.

    Fjala "azil" tek ne ka nji tingellim te keq per arsye te gjendjes se mjeruar te Azileve tona dikur dhe te vet atyre qe perfundonin aty.
    Sot ndoshta ka nji situate tjeter.
    Megjithate ata 15 bij e bija e nipa e mbesa dhe nja 30 femije nipash e mbesash te Koles le te tunden pak e te len shampot e buzkuqet e ti gjenden Koles ne keto ditet e Fundit.

    Natyrisht ne farefisin e Koles nuk ka asnji hajdut pra dhe asnji biznesmen pra dhe asnji milioner sic jane fiset Sorrollope qe zoterojne grataciela e mercedesa.

    Kola eshte i fundit Vlla i mbetur gjalle nga Vllezerit Jakova qe vec e vec e te gjithe bashke dhane kontribut te shquar ne sherbim te Atdheut.


    .......

    drita dal ka here
    cpo troket nji dere
    cilnje mor te mjere
    se nuk delni dot

    cka po thot jordani
    punt i dan mejdani
    ta marr vesh taljani
    se na i dalim zot

    ......etj..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 27-10-2002 mė 16:32

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Kol JAKOVA mbylli Syte.


    TIRANE (16 Nėntor)

    - Nė orėt e para tė ditės sė sotme ndėrroi jetė nė moshėn 86 vjeēare, dramaturgu, poeti dhe romancieri, Kolė Jakova.
    I lindur nė Shkodėr nė vitin 1916, ku kreu shkollėn fillore dhe tė mesme, Kolė Jakova mori pjesė gjallėrisht nė Luftėn Antifashiste Nacional-Ēlirimtare.
    Nė kėto vite ai bėri hapat e para nė letėrsi me vjershat "Kėnga e tre heronjve" dhe "Shqiponja partizane", tė cilat u kėnduan si kėngė kudo. Pas Ēlirimit ai shkroi vepra poetike, nga tė cilat shquhen "Heronjtė e Vigut" nė vitin 1953, ku, sipas poetikės sė folkorit, i kėndoi heroizmit tė partizanėve.
    Fusha kryesore e letrave shqipe, tė cilės ai iu pėrkushtua mė tepėr, ėshtė dramaturgjia, me dramat; "Toka jonė" 1954, "Perkolgjinajt" 1965, "Lulet e shegės" 1970, "Bashkė me agimin" 1975, "Lugajanėt" 1977, etj. Kolė Jakova u bė i njohur me dramėn "Halili dhe Hajria", shkruar nė vitin 1949, ku pasqyrohet trimėria e luftėtarėve tė Malėsisė sė Madhe nė ndeshje me pushtuesit turq, nė shekullin XVIII-tė.
    Sipas kritikės, dramaturgjia e Kolė Jakovės karakterizohet nga psikologjizmi, fryma e mprehtė dramatike, veprimi i ngjeshur, dialogu i shkathėt dhe i goditur. Ai ėshtė gjithashtu autor i romaneve "Fshati midis ujėrave", "Pėrballė hekurave tė kryqėzuara", "Kullė buzė liqenit".
    Homazhet nė nderim tė kėtij personaliteti tė letrave shqipe, do tė bėhen nė ambientet e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, ndėrsa ceremonia e varrimit tė tė ndjerit do tė bėhet nesėr nė orėn 12:00.

    anjo/mr (BalkanWeb)


    Ngushellime te afermeve te te ndjerit Kol Jakova.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli




    Dramaturgu 88- vjeēar vdes mes tė afėrmėve, nė shtėpinė e tij, ku u transferua nga qendra e rehabilitimit, vetėm pak orė para se tė ndahej nga jeta
    Kolė Jakova …ikėn nga jeta me brengėn e harrimit

    Nė intervistat e dhėna kohėve tė fundit, dramturgu i madh shqiptar e ka shprehur hapur shqetėsimin ndaj qarqeve letrare, tė cilat pėrherė e mė shumė e kishin mėnjanuar nga atmosfera letrare e kėtij vendi…rrallė, shumė rrallė, i dėrgonin ndonjė ftesė.

    Belina Budini
    Vetėm pak ditė mė pas, mė 25 nėntor, ai do tė mbushte 88 vitet e jetės sė tij. Nė "Joshua Trauma Center", atje ku jetonte qė prej muajit korrik, i kishin pėrgatitur edhe njė festė-surprizė. Por mėngjesin e herėt tė 16 nėntorit, dramaturgu, poeti dhe romancieri Kolė Jakova mbylli sytė, pa e arritur 88-vjetorin.
    Ndodhej nė shtėpinė e tij kur u nda nga kjo jetė, aty ku jetonte para se tė shpėrngulej nė qendrėn e rehabilitimit pranė Qytetit Studenti. (Vetėm njė ditė mė parė ishte larguar nga azili). Rreth orės 3 tė mėngjesit tė ditės sė shtunė ai ka mbyllur sytė. Doktoresha psikiatre, drejtuese e qendrės ku rehabilitohej Jakova, tregon orėt e fundit tė dramaturgut nė azil. Ndėrsa vetė ai, disa javė mė parė, kishte rrėfyer pėr "Shekullin" pse ishte shpėrngulur nė atė azil, si i kalonte ditėt aty, planet pėr botimin e njė vėllimi me tregime dhe leximin e pareshtur, deri tek vjershat me humor qė thurte pėr veten, tė bijat, madje edhe pėr qendrėn ku po rehabilitohej.
    Orėt e fundit nė azil
    Majlinda Treska, doktoresha e "Joshua Trauma Center" thotė se e ka ndjekur gjendjen shėndetėsore tė Kol Jakovės qė nė ditėt e para tė muajit korrik, kur ai mbėrriti aty me probleme tė rėnda shėndetėsore. Kishte probleme me kolitin dhe tretjen, por, pas njė pėrmirėsimi tė gjendjes, ditėt e fundit ,sipas doktoreshės, shfaqi shenja tė njė rrufe tė lehtė. "Pėrpara dy ditėsh nisėn simptomat e njė viroze, por problematike ishte edhe gjendja e mushkėrive. Por mund tė them se ajo qė i solli vdekjen ishte ulja e proceseve jetėsore, me fjalė popullore ishte njė vdekje natyrale, pa dhembje", - tregon doktoresha. "I kishim vėnė serum, mjekohej me antibiotikė, por merrte edhe oksigjen",- thotė ajo duke shtuar se dy ditėt e fundit tek koka kishte tė gjithė tė afėrmit. "Rreth 20 veta prej tė afėrmėve tė tij i mblidheshin tek shtrati derisa vendosėn qė tė premten ta merrnin nė shtėpinė e vet, ku mund tė rrinte mes tyre", - tregon doktoresha. Tė bijat kishin lėnė qytetin e Udines nė Itali pėr tė vizituar babanė e tyre, me tė cilin, gjatė gjithė kohės qė ishin nė Itali flisnin ēdo ditė nė telefon dhe komunikonin me e-mail. "Ndėrsa Sokol Jakova, i biri, e pėrgjonte tek koka ditė e natė", - thotė doktoresha. Mbesat, kunatat, kushėrinjtė e parė, baxhanakėt, tė gjithė i kishte pranė Kolė Jakova nė ēastet e fundit tė jetės sė vet. Nė tė vėrtetė, sipas doktoreshės, vdekja e tij ishte e papritur, pasi ai kishte shfaqur pėrmirėsime tė dukshme qė nga koha kur kishte mbėrritur nė azil. "Erdhi nė gjendje tė keqe shėndetėsore, por u pėrmirėsua shumė shpejt pas njė diete tė rreptė tė ngrėni, sė cilės iu nėnshtrua. Ishte njė ndėr mė tė preferuarit tanė, shumė i dashur dhe i hapur nė komunikim. Ēdo ditė fliste nė telefon me tė afėrmit, qė nuk mund tė thuash kurrsesi qė e kishin braktisur, pasi, pėr tė ndenjur kėtu, Jakovės i duhej tė paguante ēdo muaj njė kuotė mujore prej 300 mijė lekėsh tė vjetėr", - thotė Majlinda Treska. Jakova deri njė ditė para se tė ndahej nga jeta vijonte tė fliste e tė lexonte, madje kishte realizuar njė intervistė 45- minutėshe me njė televizion tė Kosovės.
    Ditėt nė vetminė e azilit
    Disa javė mė parė Jakova pati rrėfyer pėr gazetėn pėrpjekjet e veta pėr tė mbijetuar, takimet e shumėpritura me mbesat nė azil, telefonatat e pėrlotura me tė bijat nė Udine tė Italisė, e mail-at e tyre tė pėrzemėrt, me tė cilėt i kėrkonin pėrditė tė bashkohej me to. Rrėfimi pėr krijimtarinė e vet, prej sė cilės nuk hoqi dorė as nė pleqėri, planet pėr botimin e njė libri tė ri me rrėfenja tė vjetra shqiptare, rikthimi nė kujtimet dhe dėshira pėr tė jetuar sa mė gjatė. "Vajzat mė lutin ēdo ditė nė telefon qė tė shkoj e tė jetoj me to nė Itali, por unė nuk kam dėshirė tė shkoj. Nuk e di nė do tė vendos pėr tė shkuar apo jo, por dėshirė tė shkoj nuk kam. Dua tė vdes kėtu...", -ėshtė shprehur ai pėr "Shekullin" disa javė mė parė. "Jam mė mirė kėtu sesa vetėm nė shtėpi. Kėtu kam edhe ndihmėn mjekėsore kur mė duhet, edhe shėrbim nė dhomė, edhe shoqėri kur dua tė bėj muhabet. Megjithatė, njė pjesė tė mirė tė ditės e kaloj duke lexuar", - na thoshte duke na treguar njė libėr tė Ajnshtajnit, qė nuk e hiqte nga dora. "Isha sėmurė dhe kisha nevojė pėr pėrkujdesje tė vazhdueshme. Atėherė bėra hesapin dhe mendova tė pranoj tė paguaj 300 mijė lekė nė muaj e tė vij nė kėtė azil privat pėr tė mbyllur ndoshta ditėt e jetės sime. Njė pjesė tė shpenzimeve i kompensoj me pensionin tim qė ėshtė 230 mijė nė muaj. I marr edhe njė qira 150 mijė lekė tė vjetėr shtėpisė sime dhe kėshtu mė del edhe pėr tė shpenzuar tė tjera. Me tė ardhur kėtu, u pėrmirėsova nga shėndeti. Vuaja edhe nga koliti, por kėtu ushqimi ėshtė i kontrolluar pėr sėmundjen qė kam e nuk mė bėn dėm. Jam shumė mė mirė tani. Kam edhe ndonjė shok tė azilit qė vjen e mė mban me muhabet. Shoh ndopak televizor dhe lexoj librat qė shihni kėtu", - na pati treguar ai.

    Nė vitet e Jakovės
    Kolė Jakova, dramaturg, poet dhe romancier u lind mė 25 nėntor 1915. Ai kreu shkollėn fillore dhe tė mesmen, shkollėn e franēeskanėve nė Shkodėr. Mė vonė vazhdoi Normalen pranė gjimnazit tė Shkodrės. Mė 1935-n u emėrua mėsues nė Vaun e Dejės. Mori pjesė nė Luftėn Antifashiste Nacional- Ēlirimtare. Ndėrsa nė vitet e luftės ai u angazhua dhe mori pjesė gjallėrisht nė tė. Madje ishin pikėrisht kėto vite kur Kolė Jakova hodhi hapat e parė nė letėrsi me vjershat "Kėnga e tre heronjve" dhe "Shqiponja partizane", tė cilat u kėnduan si kėngė kudo. Kėtė frymėzim malesh Kolė Jakova nuk e braktisi edhe nė vitet e mėvonshme, tė pas Ēlirimit. Pas mbarimit tė luftės, ai shkroi vepra poetike, nga tė cilat shquhen "Heronjtė e Vigut", nė vitin 1953. Siē shkroi mė vonė kritika pėr kėtė krijim tė tij , nė "Heronjtė e Vigut" ai i kėndoi heroizmit tė partizanėve. Sidoqoftė, Kolė Jakova, megjithėse i kishte dashuri tė parė vargjet, ai nuk do tė qėndronte shumė gjatė nė mbretėrinė e tyre. Mė sė shumti iu pėrkushtua dramaturgjisė. Dramat e njohura "Toka jonė" (1954), "Perkolgjinajt" (1965), "Lulet e shegės" (1970), "Bashkė me agimin" (1975), "Lugajanėt" (1977) etj., sollėn nė kėtė dramaturgji kohė e jetė njėrėzore, ku gjithkund ndihej aroma shqiptare. Kolė Jakova u bė i njohur me dramėn "Halili dhe Hajria", tė shkruar nė vitin 1949, ku pasqyronte trimėrinė e luftėtarėve tė Malėsisė sė Madhe nė ndeshje me pushtuesit turq, nė shekullin XVIII. Sipas kritikės, dramaturgjia e Kolė Jakovės karakterizohet nga psikologjizmi, fryma e mprehtė dramatike, veprimi i ngjeshur, dialogu i shkathėt dhe i goditur. Por, veē dramės, sė cilės ai i kushtoi edhe kohėn mė tė madhe si edhe vargjeve, tė cilat i pati dashurinė e parė, Kolė Jakova shkroi edhe romane. Ndėr titujt e botuar tė tij renditen romanet "Fshati midis ujėrave", "Pėrballė hekurave tė kryqėzuar", "Kulla buzė liqenit" etj. E, ndonėse letėrsinė nuk e braktisi nė asnjė ēast tė jetės sė tij, madje deri nė orėt e fundit, rrethi letrar sikur e braktisi disi vitet e fundit. Nė njė intervistė dhėnė pak muaj mė parė nė revistėn letrare "Ars", Kolė Jakobva fliste ndėr tė tjera dhe pėr harresėn qė e kishte pushtuar. Rrethet letrare sikur ishin bėrė tė largėta pėr tė, sikur e kishin harruar dramaturgun e madh, ish- ministrin e Kulturės, ish- drejtorin e Teatrit Popullor. "Rrallėherė mė kanė bėrė ndonjė ftesė, por edhe atėherė kur mė ftojnė, unė nuk shkoj. Sot letėrsia ka hyrė nė ekonominė e tregut, ėshtė biznes. A ka gjė mė tė poshtėr se kjo?! Edhe promovimet e librave i bėjnė me njė koktej. Turp! Sot po pate pare boton libra, po s'pate mbaji nė sirtar, ashtu sikurse i mbaj unė". Kėshtu thoshte Jakova, ndėrsa ende nuk e dinte se ato vepra do t'i linte pėrjetėsisht sirtareve, pa i parė kurrė tė botuara.

    --------------

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Shuhet dramaturgu qė shkroi "Toka Jonė". Sot pėrcillet nė shtėpinė e fundit Kolė Jakova

    Romani i pashkruar i Jakovės
    Tė gjithė te "Xhoshua" e thėrrisnin gjysh


    Rezarta Delisula

    TIRANE

    Kishte gjetur subjektin e romanit tė tij. Njė mjek qė i shpėton jetėn pacientit tė cilin familjarėt e konsideronin tė vdekur. Kolė Jakova e pėlqente misionin humanitar tė mjekut, prandaj dhe romanin e fundit donte t'iu kushtonte bluzeve tė bardha, roman tė cilin e la pashkruar.

    Nė moshėn 88- vjeēa-re, Kola nuk e mendonte vdekjen dhe shihte me optimizėm Shqipėrinė tek rritej e zhvillohej, por dramaturgu nuk mundi t'i shpėtoi lodhjes sė gjatė tė viteve.

    Romani i pashkruar
    Me fytyrėn fisnike qė ēuditėrisht pėr moshėn nuk mbante rrudha, Kol Jakova shpjegonte i qetė romanin qė e kishte nė kokė. Nė qendėr tė romanit do tė ishte njė familje e cila ēon nė spital tė afėrmin e vdekur, e pėr merak kėta tė fundit i kėrkojnė mjekut qė t'a kontrollojė edhe njė herė. Mes tė qarave tė familjarėve pėr tė vdekurin, mjeku guxon t'i kėrkojė largimin nga salla ku ishte vendosur trupi. Familjarėt nuk e zbatojnė urdhrin e mjekut, megjithatė, pas kėmbėnguljes sė mjekut ata largohen. Mjeku viziton pacientin qė e kishin sjellė pėr tė vdekur, madje edhe e kishin qarė, kur kupton se ai ishte gjallė. Infermieret tė urdhėruara nga mjeku bėjnė gati sallėn e operacionit, ndėrkohė qė pas derės qėndronin familjarėt pėr tė marrė trupine e pajetė. Mjeku nuk u pėrgjigjet shumė familjarėve pasi koha nuk i priste dhe me mjetet e tij, nis operacionin e gjatė, operacion i cili pėrfundon me sukses. E kur mjeku ballafaqohet me familjarėt tė cilėt kėrkonin trupin, mjeku i tregon numrin e dhomės tė tė afėrmit tashmė tė gjallė. Kėshtu e kishte shkruar nė mendjen e tij Kol Jakova romanin qė nuk mundi ta shkruaj, ndėrkohė qė pėr tė flisnin tė gjithė punonjėsit e Qendrės Sociale "Xhoshua" ku Kol Jakova qėndroi pėr katėr muaj.

    Gjyshi
    Pėr Kolėn flasin shumė mirė, madje nė qendrėn "Xhoshua" ku ai ndenji pėr pak muaj, tė gjithė e thėrisnin gjyshi. Kol Jakova kishte njė dhomė tė veēante me televizor, shumė libra dhe njė tryezė punė ngjitur me shtratin e tij. Punonjėset e Qendrės ia kishin vėnė shumė pranė tryezėn e punės, pasi Kola mezi ngrihej nga vendi. Kola iu tregonte "shoqėrisė sė re" nė "Xhoshua" pėr jetėn e tij dhe vajzat qė i kishte pikė tė dobėt. Kol Jakova ėshtė autor i dhjetra kėngėve pėr partizanė, ka shkruar poemėn "Heronjtė e Vigut" si dhe kryeveprėn e tij dramėn "Toka Jonė" me personazhe kryesorė Loken dhe Tuē Makun. Kur ishte gjallė Kola tregonte se dramėn e kishte shkruar pasi e kishte pėrjetuar, madje, sipas tij, personazhet e dramės sė famshme ishin tė gjallė. Tė gjithė nė qendrėn "Xhoshua" apo azilin modern kanė mbetur pa fjalė kur mėsuan vdekjen e Kolė Jakovės, vdekje e cila nuk e la dramaturgun tė shkruante romanin e fundit tė jetės sė tij
    ------------------------------------
    ---------------------------------------
    Oj shakri e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi prnavera?
    Jam martuar002

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Moisiu i lutej Jakovės: Kthehu te djali


    --------------------------------------------------------------------------------

    j.d

    Edhe presidenti Moisiu ka qenė njė ndėr personat qė i ka dhėnė si kėshillė dramaturgut Jakova tė kthehej nė shtėpi dhe tė mos vazhdonte tė qėndronte nė qendrėn e rehabilitimit. I biri, Sokoli, i kishte pėrcjellė para disa ditėsh mesazhin e presidentit. Ndėrsa dramatargu i ka kujtuar Presidentit se secili duhet tė bėjė llogarinė e tij. "Presidenti duhet tė shohė tė bėjė mirė detyrėn e tij se ėshtė jo pak e vėshtirė", ėshtė pėrgjigjur ai duke qeshur. As Presidenti dhe askush tjetėr nuk ka mundur ta tėrheqė atė prej qetėsisė sė tij, ku edhe pse nė moshėn 88 vjeēare nuk reshti sė shkruari.


    Kola ia lė trashėgiminė nipėrve dhe Mbesave


    --------------------------------------------------------------------------------

    j.d

    Mė datė 25 dhjetor dramaturgu i njohur Kolė Jakova do tė festonte ditėlindjen e tij tė 89-tė, por nė orėt e para tė ditės sė djeshme pasi ėshtė ēmallur mė tė bijat e ardhura nga Italia, jeta e tij ėshtė shuar. Disa ditė mė parė ai kishte dhėnė njė intervistė prej gati njė ore pėr Radio Televizionin e Kosovės, ku kishte folur jo vetėm pėr jetėn dhe krijimtarinė e tij, por edhe kishte pėrcjellė mesazhe pėr popullin kosovar. Drejtoresha e Qendrės sė reabilitimit tė tė moshuarve "Joshua", tregon se prej muajit gusht tė kėtij viti ai ka jetuar aty. Kanė qenė dy vajzat e tij qė e kanė sjellė. Herėpashere, djali i tij Sokoli, qė banon nė kryeqytet, i lutej qė tė kthehej nė shtėpi, por ai nuk pranonte. Pėr shkak tė moshės sė thyer ai vuante nga disa sėmundje dhe i duhej kushtuar njė kujdes i veēantė mjekėsor dhe kishte menduar si zgjidhje pikėrisht qėndrimin e tij nė kėtė qendėr. Vetėm dy ditė mė parė ai i kishte thėnė drejtoreshės sė Qendrės sė reabilitimit tė tė moshuarve "Joshua" qė t'u telefononte dy vajzave tė vinin nė Shqipėri. Ai ka qėndruar pėrreth pesė orė me vajzat por edhe me mjaft tė afėrm, miq e shokė tė tij. Nė momentet e fundit tė jetės ai ka kėrkuar ta ēojnė nė shtėpinė e tij ku dhe ėshtė shuar jeta e dramaturgut Jakova. Ai ka lėnė edhe amanetet, duket se ka menduar mė sė shumti pėr fėmijėt e djalit qė prej disa vitesh kanė mbetur pa nėnė. Dy mbesave u ka lėnė tra-shėgim shtėpinė e tij, ndėrsa nipit tė pre-feruar tė tij, Marinit, i ka lėnė tė drejtėn e autorėsisė sė librave tė tij.



    Kush ishte Kolė Jakova


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kolė Jakova ka lindur nė qytetin e Shkodrės mė 1916. Nė kėtė qytet Kola mbaroi shkollėn fillore dhe u angazhua nė lėvizjen antifashiste nacionalēlirimtare. Ishin pikėrisht kėto vite ku i riu nisi tė shkruajė vjershat e para. "Kėnga e tre heronjėve" dhe "Shqiponjat partizane" shumė shpejt nisėn tė kėndoheshin si kėngė". Pas ēlirimit nė vitin 1953 Kola shkroi veprėn "Heronjtė e Vigut". Fusha kryesore ku Kolė Jakova ka dhėnė njė kontribut tė veēantė ėshtė dramaturgjia. Nė vitin 1954 shkruan dramėn "Toka Jonė", nė '65 "Perkolgjinajt", 1970 "Lulet e shegės, 1975 "Bashkė me agimin" dhe dramėn "Lugajanėt" nė vitin 1997 i dhanė njė ndihmesė tė konsiderueshme zhvillimit tė dramaturgjisė. Njėkohėsisht Kolė Jakova ėshtė autori i disa romaneve si Fshati midis ujrave, Pėrballė hekurave tė kryqėzuara, dhe Kulla buzė Liqenit.

    --------------------



    Brari ben nji shtese ketu:

    Origjina e familjes se Kol Jakoves eshte nga Gjakova e ardhur ne Shkoder ndoshta 150 vjet me pare.
    Kola eshte djali i dyte i familjes.
    I madhi ishte TUK JAKOVA, i dyti Kola, i treti Frano Jakova e i vogli Filip Jakova.
    Qe te kater vllezrit kane qene aktiv ne jeten politike kulturore te vendit.
    Muzika ishte Hoby e kesaj familjeje.
    Te gjithe kane ditur te luajne ne kitarre e mandoline dhe Kola dhe Frano jane dhe autore te shume kengeve te bukura me permbajtje atdhetare.
    Kjo familje kaloj veshtirsi ne te gjitha periudhat.
    Ne kohen e Zogut dhe te Okupacionit kjo familje ka provuar burgjet dhe internimet.
    Megjithse ne luften nacional Clirimtare ata dhane nji kontribut te jashtzakonshem perseri dhe ne periudhen komuniste burgu e internimi nuk ju ndane Vllezerve JAKOVA.
    Shume artiste te medhej shqiptare i jane mirnjohes Frano Jakoves i cili ne periudhen kur drejtonte Kulturen ne vitet 50 u dha doren e ndihmen e pa kursyer duke i shpetuar nga "lufta e klasave" e duke ju mundesuar atyre te ushtrojne talentet e tyre ne fushat e artit.
    Gramshi e Kuci , Berati e Tepelena, Libofsha e Llakatundi, Selenica e Semani, burgu e persekutimi e internimet pa fund nuk ju ndane familjes Jakova e femijve e niperve te tyre.

    Por megjithe vuajtjet Jakovsit ngelen njerez te forte , te ndershem e me humor. Ata ngelen model i virtuteve me te mira te Shkodranit e shqiptarit atdhetar e kulturdashes.

    Me Kolen mbaroj dhe i fundit nga vllezerit e famshem Jakova.

    Lavdi kesaj familjeje te shkelqyer shqiptare!

  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    I qofte i lehte dhe i atdheut...

    P.S. Ai poashtu ishte edhe autor i "Halili dhe Hajria"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Every One dies, but no one truly Lives...

    Kole jakova vertete ka jetuar nje jete te frytshme.

    I lehte i qofte dheu.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Kolė Jakova, dramaturg, poet dhe romancier lindi nė 25 nėntor 1915. Ai kreu shkollėn fillore dhe tė mesmen, shkollėn e Franēeskanėve nė Shkodėr. Mė vonė vazhdoi Normalen pranė gjimnazit tė Shkodrės. Mė 1935 u emėrua mėsues nė Vaun e Dejės. Mori pjesė nė Luftėn Antifashiste Nacional Ēlirimtare. Pas luftės punoi nė Ministrinė e Kulturės, drejtor i Teatrit Popullor nė Tiranė, nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve. Me krijimtari letrare, ai ėshtė marrė qė nga viti 1935, kur botoi vjershėn e parė nė revistėn "Cirko" nė Shkodėr. Gjatė luftės shkroi vjershat "Kėnga e tre heronjve tė Shkodrės" dhe "Shqiponjat partizanė". Pas ēlirimit shkroi pėr fėmijė dhe pėr tė rritur. Ndėr veprat e tij janė "Halili dhe Hajria", botuar nė 1950, "Heronjtė e Vigut", botuar nė 1953-in, drama "Toka jonė", botuar nė vitin 1955, "Dom Gjoni" i 1967-ės, "Pėrballė hekurave tė kryqėzuar" i vitit 1973 si edhe librat "Poezia shqipe" e "Kulla buzė liqenit".

    Me 21 gusht 1944 u vrane tradhetisht nga bashibozuket e tradhtaret e Gjon Marka Gjonit, ne Vig te Mirdites, partizanet Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Naim Gjylbegu dhe Hydajet Lezha. Per qendrimin heroik te tyre, Kuvendi popullor u dha titullin e larte Heronj te popullit.

    Kjo poeme e shkruar nga Kole Jakova dhe botuar ne vitin 1962, eshte e gjate, por po ju sjell ketu vetem pjeset me te bukura te saj. Aty ku shihni pikat, jane vendet ku jane bere shkurtimet.

    Heronjte e Vigut

    Ngjitet Veles varg perpjete
    Ceta e vogel me pes vete
    Gjith petrita djem te lehte.
    Djelm te lehte, djem te ri,
    Ndoc Ded Marku u ka pri,
    Shtatin gjat porsi selvi,
    Synin pishe, turrin duhi.
    ……………

    Djal i zoti Ahmet Haxhija
    Si zamabak perkah hijeshia
    Syni i tij flake e shkendija.
    ………
    Djal i gojes, djal me koke
    Fjala e tij nuk bie ne toke
    ……..
    Hydajeti djal lezhjan
    Rrit jetim pa bab, pa nane
    Strehve te hueja flej pa ngrane
    Mori malin per te lehte
    Bab e nan i gjeti ne ēete…
    Vlla e moter nga cdo ane
    Gjet nder shoke partizane.
    Naim Gjylbegu e Ndoci i vogel
    Lind e rrit te dy ne Shkoder.
    Ndoci i vogel fukara
    Rrit me zor neper dynja
    …………….
    I than Shkodres : “lamtumire
    Vec kur te shifna ne Shqipni te lire.”

    Ngjitet Veles varg perpjete
    Ēeta e vogel me pes vete
    Gjithe petrita djem te lehte.
    - Kah po shkoni o partizane?
    - Duem me i dale Mirdites mbane
    Shpi per shpi e stan per stan
    Sihariqin me ja cue
    Madh e i vogel me u shtrengue
    ………..
    Hjeksi i Gjonit fjal po bjen:
    -Ndoc Ded Marku po na vjen
    Ne t’dalme te Vigut per mb’at ane
    Vete i pesti partizane.
    Kerkund shtegun mos t’ja lame
    Mos ti vrasim por t’i zame.
    T’i turpnojme neper Mirdite,
    Lidhur varg porsi bagtite.

    Erz e nder tjua marrim fare,
    Mos t’ju baje ma lekura nji pare
    Do ti varim n’pik te dites
    Ti hyje tmerri gjith Mirdites
    ……..
    Pasi kane ardhur ne Mirdite pese heronjte, i shkon fjala Gjonit dhe shokeve te tij dhe i bajne prite. Pese heronjte e ndjejne se s’kane me dal ma gjalle prej ku kane hi prandaj vendosin me luftu deri ne fund, pavaresisht si vjen fundi:

    Ceta e vogel po kendon
    Gjithe pusia e degjon
    E degjon e ban cudi:
    A jan njerz a jan xhindi…??!!!

    C’ka do te jet kjo fare e re
    Qe s’e tremb vdekja n’ket fe’?
    ……………
    Sapo kanga ka mbarue
    Ndoci i vogel ne kambe a cue
    Shikon malet ane per ane
    Nji amanet don me ua lane:

    “Amanet o mori male
    Kur ushtria ktu te ket dale
    Shokve tone ju me m’ju fale,
    Me u tregue si kem luftue,
    Si jem vra si jem coptue
    Rreth e rreth prit’ ngujue.
    ……………

    N’t’dalme te Vigut, n’rrahe te shkret
    Tmerrshem bomba po pelcet.
    Valon pushka per gjithe ane,
    Cpo luftojne mes partizane.
    Dyqind vete i kane rrethue,
    S’vdesin burrat pa u pague.

    Mbas nji bungu atje ne breg
    Ndoc Ded Marku rrall po qet…
    Se lan plagt me shpejtue,
    Se len gjaku me synue…
    Njiqind tyta po e qellojne,
    Varrt ma eger ia acarojne
    Acarohet Ndoci vete
    Zjarr i ndizet zemra shkrete.
    ……..
    Hydajet o Hydajet
    Pushka jote drejt po qet
    “qilloi vendi rrahe shkret
    Pa nje stom e pa nje shkrep
    Kurre nuk binja kaqe shpejt.”

    Met Haxhija po sulmon,
    E merr plumbja e nuk ndalon,
    Bie perdhe pushken se l’shon
    Edhe vdek me shti kerkon.

    - Bini shok e merrni hak
    Thrret Ndoc Mazi la me gjak
    S’mundem ma me iu ndihmue
    Kater plumba m’kan pershkue

    Bukur shtin’qenat mbi mue
    Ndoc Ded Marku rrxue perdhe
    Mezi koken po e ngre
    Shikon logun rreth e qark
    Ra si burrat shoket varg.

    Vac Naimi ka teprue
    Plague rande e tue rrexue,
    Po i afrohet prites s’zeze
    Edhe nji her zjermin e ndez…

    Ku i ka forcat i permbledh,
    Nje granat mbrenda ju hedh.
    Shungullon Vigu gjam e tym,
    Bie Naimi porsi trim.

    Buzqesh Ndoci ka e shikon
    Syt i err e kryet e leshon.
    Gjithnji Vigu shungullon
    Burrat vdek, gjama vazhdon.
    ………………..

    Pas shperthimit qe ndodhi, tremben tane vendi aty rrotull. I shkon fjala te atit te Ndocit se i asht vra djali:

    Atje ne Vig, atje n’Mirdite
    Na u vra Ndoci ngujue ne prite
    Shtat sahat me shok rrethue
    Bukur trimat kane qindrue
    ………
    Baba i Ndocit thot kto fjale:
    “Gjini i nans i qoft hallall
    Mpaska le per s’dytit her
    Se m’ka deke djali me nder!”

    I ati i Ndocit, tashme plak, bashkohet me partizanet:

    Sillma pushken o baxhi,
    Merrni bombat ne franxhi.
    U ngjall Ndoci e shokt e tij
    Rane pes’, linden njimij.

    Pasi jane vra pese heronjte e siperpermendur, pjesa tjeter e partizaneve qe vazhduan serish perleshjen, jane ul me pushu, gjithashtu edhe i ati i Ndocit. Poema vazhdon keshtu:

    Baba i Ndocit ec ngadale
    Me te birin don mu fale…
    Sdon mu fale si babe e djal
    Por si trima luftetare.

    Para vorrit po rri shtange
    Shikon gurt mbledhun murane,
    Shikon trimat partizane…
    Buza i dridhet zemra i vlon
    Ndocin gjalle po e kujton.

    E pat dashtun permbi tjere
    Se s’ja prishi kurrnjihere
    ……….
    Ato vorre kur i shikon
    Porsi si shkambi n’mal qendron
    “Cou Ndoc-thot- nuk ka hije
    Para burrash me ndej shtrie,
    Para burrash n’arm shtrengue
    Qe njimi lufta kan kalue
    Dhe njimi lufta kane fitue.

    Cou Naim e cou Ahmet
    Ndoci i vogel, Hydajet
    Shifni ushtrine po ju pret…

    Cohniu djem falniu me ne,
    Na uroni ditn’ e re
    …………
    Foli Deda e duel n’njen ane
    Shoket trimat partizane
    Per nder armet i shtrengojne
    Po perpiqen te qendrojne
    Fjalt e plakut kah i degjojne…

    Hesht natyra dal’ngadale
    Vec nji flamur vale-vale
    Po rreh palen nga njihere
    Perbri vorresh, ngjitun n’ere.


  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Pėr: Kolė Jakova

    Ju lutem nėse dikush e ka nė formė elektronike librin e dramės Halili e Hajrija mundėsisht ta postoj kėtu!ju flm pėr mirėkuptim.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bėjnė njeriun tė vlefshėm!!!!

  12. #12

    Pėr: Kolė Jakova

    "Fshati midis ujerave" eshte nje kryeveper. Preng Sherri eshte i mrekullueshem.
    Nese dikush e ka ne forme elektronike le ta postoje ju lutem!
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

Tema tė Ngjashme

  1. Kanuni i Lekė Dukagjinit
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 285
    Postimi i Fundit: 07-02-2022, 20:03
  2. Familja Jakova, nje tragjedi e diktatures
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 00:19
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 10:22
  4. Prenk Jakova
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 10:58
  5. Mbylli syte shkrimtari Kol Jakova
    Nga erzeni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-11-2002, 09:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •