Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të hapen dosjet sekrete të ish-Sigurimit te Shtetit?

Votues
360. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po.

    271 75.28%
  • Jo.

    67 18.61%
  • Nuk e di.

    22 6.11%
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 237
  1. #21
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anëtarësuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    Duhet te hapen.........

    Por , mendoni se keta do ja benin gropen vehtes me duart e tyre ???
    ''Nëse puna ju shkakton lodhje ,atëher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  2. #22
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    nje vajze qe punonte ne Arkivat kombetare Franceze me ka thene se menjehere pas nderimit te cdo qeverie , pa asnje perjashtim , jane paraqitur ne Arkivat Franceze funksionere te larte qe kane terhequr dosje te tyre ose te eproreve te tyre , dhe natyrisht dosjet s'jane kthyer me ne vendin ku ishin me pare.
    Pra megjithese besoj se do ti behet nje sherbim i madh atyre qe kane vuajtur nga diktatura qe jane shumica dermuese e Shqiperise , prape mos prisni ndonje gje te madhe nga to , se dosjet e politikaneve tane jane zhdukur e jane djegur me kohe

  3. #23
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Arben Kote
    Bashkeforumist/e i/e nderuar Kurkushi.



    Po te shkruajne ata qe ishin viktima te sistemit komunist nuk do te jete gje e re do te zbulohen te vjetrat dhe kjo gje nuk eshte krim,nese do t'i shkruajne gabim akoma ka deshmitare qe mund ti "korrigjojne"
    PO,mire po pajtohem me fjalet tuaja por kjo s`eshte gje e mundur!Ti apo keta akuzojne sistemin Komunist apo jo?
    Pra denoje sistemin,denoje ate qe kete sistem e solli ne shqiperi,qe ia imponoi shqiperise!Ashtu qe me vone do duhet denuar kete sistem te sotem apo ata qe kete XHungllizem na e imponoi!


    Kjo nuk eshte te pakten,serioze.
    Nuk ka sherbim sekret shteteror pa dosje sekrete te puneve te brendeshme.
    I gjithe ai sistem ishte nje gabim i historise ishte nje tragjedi.Partia ishte regjizore, Shqiperia vendi i ngjarjes viktimat dhe ekzekutuesit ishin aktore te tjeret , spektatore .Gjyshi im ishte nje nga viktimat ,aktor qe ne finale u vra mbas shpine ne nje nate me bore ,para VITIT TE RI
    dhe u gropos pa ditur ku, ndersa femijet e tij(14,12,8,3,1-vjec ne ate kohe) akoma "presin" dhuratat e VITIT TE RI qe u kish premtuar (mund te shkruaj nete e dite te tera per ATE)...nejse......
    Une e kam thene qarte,nuk kishte asgje sekrete sa i perket politikes se brendeshme e jo puneve te brendeshme!Politika e brendeshme e Shqiperise Enveriste ka qene: Shqiperia mbi te gjitha!Edhe bare do hame dhe shqiperine te pavarur do ta mbrojme...
    e ti me flet ketu per dhurata te vitit te ri...e pallavra tjera te pakuptimta...Pas vendosjes se pushtetit popullor monist me ne Krye Enver Hoxhen,ne maj te 1944-tes e tutje ka filluar pastrimi i atyre qe gjate luftes ishin kunder saj dhe bashkepunetore te armikut.Kjo nuk eshte bere vetem ne Shqiperi dhe vetem per shqiptaret por ne tere blokun e aleateve antifashist,me amerike,angli,france,rusi,e shtete tjera te vogla.Ky ka qene urdher i pergjithshem per te gjithe,por realizuar e kane vetem te vegjlit se te medhenjte,e bejne ligjin vet per shtepine e tyre!Ne keto pushkatime kam humbur edhe une disa nga familja e prinderve te mij... te cilet kishin luftuar ne anen e Anglezeve kunder Gjermanise por pastaj edhe kunder Shqiperise.Njeri nder ta qe u pushkatua ishte 90 vjeqar , familja me e njohur ne shqiperine veriore te asaj kohe,90 anetare familje, 200 krere lope, mbi 500 krere bageti te imta, 30 gjer me 50 kuaj te samarit e te shales dhe luftes, ode dhe bukedhenese e tere te huajve antishqiptare...vasale te Ahmet Zogut nga praku gjer ne kulm te shtepise!Dhe keta nuk e pesuan ashtu siq e kishin merituar...
    Ti leme menjane PD e PS .Ti si mendon ka qene apo jo nje tragjedi me personazhe reale aktiviteti i sig sekr shqip?
    Jo ka qene nje tragjedi me personazhe reale te sig.sek shqiptar e jo aktiviteti i tyre,sepse detyra eshte imponim e jo deshire.Kur kercet lufta kunder pushtuesit,ne çdo shtet te botes,ai qe refuzon luften ai ekzekutohet ne vend,perse shqiperia do te bente nje perjashtim nga kjo vije?Njeriu duhet perpjekur ti zgjidhe problemet pa lufte, se kur te kercet pushka, te vriten njerezit, te derdhet gjaku, te digjet çdo gje e gjalle mbi dhe ...atehere mbahu se do te te djeg dhe vras dhe une kudo qe te ze.... eshte ky urdheri dhe ligji i Luftes!
    Pra...kur edhe sot ne shtepine tende sheh mbishkrimin "Sqiperia mbi te gjitha",çdo gje ne sherbim te atedheut" dije qe jeta yte kushton vetem sa nje plumb pushke nese dikush sulmon shqiperine apo familjen tende!

    Me respekt Arben Kote
    I respektuar dhe i nderuar qofsh perhere!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shqipëri - Debati aktual hapja e Dosjeve - Gazeta "PANORAMA"




    Hapja e Dosjeve
    Ish-shefi i SHIK-ut zbulon enigmën e dosjeve të Sigurimit të Shtetit

    Gazidede: Disa dosje u zhdukën në ‘90 -‘92

    Pregaditi: Aristir Lumezi

    Dosjet e sigurimit u zhdukën gjatë viteve ‘90 -‘92. Ish-shefi i SHIK-ut, gjatë viteve ‘92 -‘97, Bashkim Gazidede, theu dje heshtjen e tij publike mbas largimit nga Shqipëria pas ngjarjeve të vitit 1997.

    Gazidede konfirmoi për gazetën “Panorama” deklaratën e Skënder Gjinushit për zhdukjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Por, sipas ish-shefit të Shërbimit Informativ, zhdukja e dosjeve ka ndodhur gjatë periudhës ‘90-‘92. “Përveç dosjeve që janë zhdukur gjatë periudhës ‘90-‘92, në SHISH nuk janë zhdukur dosje të tjera. Gjatë kësaj periudhe ajo që është bërë ka qenë vetëm asgjësimi i dosjeve të Sigurimit famëkeq të Shtetit”, u shpreh Gazidede. Ish-shefi i SHISH pranon faktin se asgjësimi i tyre është bërë me procesverbale të rregullta, por hedh hije dyshimi mbi përmbajtjen e tyre. “Dosjet janë asgjësuar me procesverbale të rregullta, të cilat unë i kam gjetur në zyrat e Shërbimit”, tha Gazidede. Por sipas tij dhe pse dosjet janë asgjësuar, nuk janë zhdukur të gjitha elementet e tyre. “Janë asgjësuar ato dosje që ata kanë menduar se duheshin asgjësuar, por në fakt materiale të rëndësishme të disa dosjeve i kemi gjetur të pasqyruara në dosje të tjera”, tha për gazetën Gazidede. Bashkim Gazidede është drejtuesi i parë i Shërbimit Informativ Kombëtar, i cili mori në dorëzim në vitin 1992 të gjitha materialet dokumentare të ish-Sigurimit të Shtetit. Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, u shpreh dje se debati në Parlament për hapje dosjesh është thjesht një demagogji dhe lojë politike, sepse dosjet janë zhdukur. “Sot ndajmë një problem serioz, sepse flitet kot për hapje dosjesh, pasi unë kam bashkëpunuar me zotin Bezhani dhe ka rezultuar zyrtarisht se shumica e dosjeve janë zhdukur”, tha Gjinushi. Kreu socialdemokrat shprehet se zhurma që bëhet për hapje dosjesh bëhet pikërisht nga ata që kanë zhdukur dosjet. “Ekzistojnë vetëm disa regjistra, për të cilët nuk dihet sesa është saktësia e tyre, mbasi ka të dhëna se kur janë rekrutuar spiunët, por nuk ka dosje”, tha Gjinushi.

    Ish-shefi i SHISH sqaron se dosjet janë asgjësuar në bazë të rregullores

    Klosi: Janë zhdukur dosje dhe në kohën e Gazidedes
    “Ato kanë qenë dosjet më pikante të atij institucioni”

    Ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror gjatë periudhës 1997-2002, Fatos Klosi, shprehet se janë asgjësuar dosjet më pikante të periudhës së komunizmit. Klosi përgënjeshtron deklaratën e Bashkim Gazidedes, duke u shprehur se dosje janë asgjësuar dhe gjatë kohës që Shërbimin e drejtonte Gazidede. Sipas ish-shefit të SHISH, nuk mund të kemi një gjykim real të periudhës së komunizmit, përsa kohë mungojnë dosjet më pikante të asaj periudhe dhe gjykimi me dosjet e mbetura nuk do të sjellë asnjë rezultat real.

    Zoti Klosi, keni dijeni për zhdukjen e dosjeve të periudhës së komunizmit, siç ka deklaruar sot dhe zoti Gjinushi?
    Në radhë të parë dua të sqaroj se nuk bëhet fjalë për zhdukje, por për asgjësim. Unë besoj në atë që zoti Bezhani i ka shprehur zotit Gjinushi, sepse ai e ka njohur më mirë situatën në atë institucion para se unë të shkoja. Informacioni që unë kam është se janë asgjësuar dosje që dispononte Sigurimi i Shtetit dhe besoj se ato kanë qenë dosjet më pikante të atij institucioni.

    Kur ju keni shkuar në krye të SHISH, keni gjetur dosje të asaj periudhe dhe të ç’natyre kanë qenë?
    Janë eliminuar shumë dosje, kam hasur në raste kur emri i dosjes ka mbetur në regjistër, por nuk ekziston dosja përkatëse. Por dua të sqaroj se Sigurimi i Shtetit ka pasur dosje të natyrave të ndryshme, kanë qenë dosje pune për një çështje të caktuar, dosje të bashkëpunëtorëve, etj. Ajo që ka mbetur është një pjesë e problemit. Janë zhdukur ato dosje që janë dashur të zhduken.

    Mbi ç’bazë ligjore është bërë asgjësimi i dosjeve të Sigurimit të Shtetit?
    Shërbimi nuk ka ligj, por një rregullore mbi të cilin bazohet dhe asgjësimi i dosjeve. Mblidhet një komision që vlerëson dosjet që duhet të asgjësohen. Në atë kohë mendoj se vendimi është marrë mbi bazën e funksionit të ezauruar që ka pasur një dosje, të mos komprometimit të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit etj.

    Keni dijeni se asgjësimi i dosjeve është bërë vetëm gjatë periudhës ‘90 -‘92?
    Asgjësimi i dosjeve është bërë dhe gjatë periudhës që ka drejtuar zoti Gazidede, pasi kjo ka qenë shprehur dhe në rregulloren e SHISH-it. Por sipas mendimit tim, nëse mund t’i hyhet një diskutimi për hapjen e dosjeve të komunizmit, më parë duhet të kesh të gjithë dokumentacionin e kërkuar. Në këtë rast kanë mbetur vetëm një pjesë periferike dosjesh dhe vetëm me to nuk mund të bësh një gjykim të saktë të asaj periudhe dhe të njerëzve që ndikuan në të. Dosjet pikante janë asgjësuar dhe nuk kam të drejtë të gjykoj për asgjësimin e tyre, sepse nuk di përmbajtjen që kanë pasur, por gjykimi me këtë bazë dokumentare do të ishte i mangët dhe më shumë do të shkaktonte zhurmë se do të nxirrte të vërteta.



    Rama: Socialistët me projektligj për dosjet

    Partia Socialiste do të çojë në Parlament një projektligj për hapjen e dosjeve të periudhës së komunizmit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke iu referuar debatit të hapur për dosjet e periudhës komuniste u shpreh dje se “ky është një qerthull absurd, por ajo që është e rëndësishme është që Partia Socialiste do të iniciojë në Parlament projektligjin për hapjen e dosjeve në mënyrë që të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me regjimin diktatorial, të mos na japin më leksione në Parlament nga tribuna e maxhorancës”. Rama e bëri këtë deklaratë pas mbledhjes së djeshme të kryesisë së Partisë Socialiste, e cila diskutoi dhe veprimin politik të PS-së rreth debatit të dy ditëve më parë për dënimin e krimeve të komunizmit. Socialistët ishin të parët që kërkuan në Parlament hapjen e dosjeve të periudhës së komunizmit dhe të hetimit të funksionarëve të lartë të shtetit dhe të institucioneve, që mund të kenë qenë të implikuar në atë periudhë. Por që të bëhet kjo gjë kërkon baza ligjore, sepse Kushtetuta nuk e përfshin një gjë të tillë.

    Shkrimtari Ismail Kadare, kërkon që dosjet të hapen jo vetëm për politikanët

    Kadare: Të hapen dosjet e njerëzve publikë
    “Kam 10 vjet që e kërkoj dhe kjo më ka kushtuar shumë armiqësi”

    Shkrimtari Ismail Kadare, kërkon që dosjet të hapen jo vetëm për politikanët, por edhe për gjithë njerëzit publikë që kanë pasur rol në fushat përkatëse.

    “Ka gati dhjetë vjet që unë e kam ngritur problemin e hapjes së dosjeve dhe ky problem më ka kushtuar shumë armiqësi”, u shpreh dje shkrimtari për “Panorama”-n nga Parisi. “Pavarësisht kësaj, unë i qëndroj gjithmonë të njëjtit mendim, që dosjet të hapen; të bëhen publike për popullin, jo vetëm dosjet e politikanëve, por edhe të njerëzve të jetës publike që kanë luajtur një rol të veçantë në fushat përkatëse. Kjo është politikë dhe ndikon në opinionin publik. Unë gjithmonë do t’i qëndroj besnik të njëjtit opinion timit”, tha dje Kadare për “Panorama”-n.
    Shkrimtari, Ismail Kadare, është pothuajse nga të vetmit zëra publikë që ka kërkuar vazhdimisht hapjen e arkivave të fshehta. Ai është shprehur se moshapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit përbën një ndotje të rëndë morale për shoqërinë shqiptare. Sipas Kadaresë, “kur një diktaturë rrëzohet, rrëzimi i vërtetë i saj është kur i dënohen krimet. Mosdënimi është një marrëveshje e heshtur me të. Mosdënimi, përveç të këqijave të tjera, i jep tiranisë së rrëzuar shpresën e ringjalljes”.
    Ndërsa në lidhje me hapjen e dosjeve, Kadare ka theksuar se “diskutimi për hapjen ose jo të dosjeve e të arkivave të fshehta nxori në shesh një problem dramatik”. “Një pjesë e ndjeshme e shkrimtarëve, publicistëve, politikanëve, deputetëve ishin kundër hapjes. Nuk do shumë filozofi për të kuptuar se sa ndotje të rëndë morale tregon ky fakt”, ka deklaruar shkrimtari në një intervistë të tij para një viti. Sipas Kadaresë, është krijuar një gjendje paradoksale në një vend demokratik: Njerëzit që kërkojnë hapjen e arkivave sulmohen.

    Shkrimtari Kadare denoncoi zhdukjen e arkivave të Lidhjes

    Shkrimtari Ismail Kadare ka folur në një intervistë të tij të vitit 2005 edhe për zhdukjen e arkivave të Lidhjes së Shkrimtarëve. “Kjo zhdukje është mëse e habitshme. Unë nuk di tjetër institucion në Shqipëri që t’i jenë djegur arkivat. Edhe në kohët e errëta të otomanizmit, arkivat nuk digjeshin. Tre kryetarët e Lidhjes pas 1973 nuk japin asnjë shpjegim se si ka ndodhur kjo”, është shprehur Kadare. Sipas tij, historia e letërsisë shqipe nuk mund të krijohet me mllefe apo thashetheme.


    Zogaj: Të mos krijohet konfuzion

    Deputeti demokrat, Preç Zogaj, shprehet se nuk duhet t’i rikthehemi të njëjtës temë për të krijuar konfuzione. “Ky është një moment që duhet mbajtur parasysh, sepse një vend nuk mund të bëjë dy herë të njëjtin ligj, duke dënuar dy herë për të njëjtën çështje, pasi kjo nuk do të kishte sens. Eshtë e papranueshme të vendoset shenja e barazisë midis ideatorëve dhe realizuesve të genocidit dhe platformës së krimit, me ish të përndjekurit që janë rekrutuar kur janë nxjerrë nga burgu apo atyre dhjetëra e qindra njerëzve nga klasat e përmbysura, që kanë qenë shënjestra e sigurimit”, tha Zogaj.

    Gjinushi: Nuk ka dosje, ka regjistra
    Kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi, u shpreh për zhdukje dosjesh të periudhës së sigurimit. “Sot ndajmë problem serioz, sepse flitet kot për hapje dosjesh, pasi unë kam bashkëpunuar me zotin Bezhani dhe ka rezultuar zyrtarisht se shumica e dosjeve janë zhdukur. Ekzistojnë vetëm disa regjistra, për të cilët nuk dihet sesa është saktësia, mbasi ka të dhëna se janë rekrutuar spiunët, por nuk ka dosje. Kjo është arsyeja që disa ish-spiunë flasin dhe bërtasin sot për hapje dosjesh, sepse kanë zhdukur të vetat”, tha Gjinushi.

    Ceka: Nuk ka nevojë të hapim dosjet
    Personalisht nuk kam ndonjë gjë me dosjet, por mendoj se historia duhet lënë në arkiva. Nuk kam asnjë paragjykim, por nëse ata duan luftë, luftën do ta fillojmë nga ata. Nuk ka nevojë për të hapur dosjet, por ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të drejta. Datat historike, dosjet dhe gjithë historitë që kanë krijuar komunistët shqiptarë, një prej të cilëve ka qenë edhe zoti Berisha. Ai nuk mund të shkarkojë mbi Sigurimin e Shtetit historinë e 100 mijë komunistëve shqiptarë, ku ka qenë edhe ai, të cilët kanë qeverisur Shqipërinë me në krye Enver Hoxhën për gati 45 vjet”, tha Ceka.

    Koçi: Spiunët janë në PD

    Deputeti socialist, Petro Koçi, kërkon diferencim të bashkëpunëtorëve të sigurimit. “Hapja e disa dosjeve mund të shkaktonte probleme që mund të lidhen me kohezionin social, por dosjet e atyre bashkëpunëtorëve që sot janë kthyer në politikanë apo punojnë në institucione publike duhet të hapen detyrimisht. Shumica e ish-oficerëve të sigurimit, pra e pjesës që ishte si strukturë legale, sot janë lidhur me të majtën, ndërsa gjithë pjesa e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit, pra ish-pjesa ilegale e atij institucioni, iu bashkëngjit Partisë Demokratike”, tha Petro Koçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anëtarësuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    Te dashur bashkeforumiste . Kjo teme me ben te dridhem dhe te kujtoje ato krime qe me kane bere mua dhe tim biri.Ata perbindesha (qe nuk kishin as din e as iman) fjale poullore,shume familje, viktima te regjimit komunist i dine se kush i ka spiunuar, por ka dhe shume te tjere qe nuk i dine. Eh ctju tregoje?shume tortura nga me te ndryshme qe me kane pare syte dhe sot keta perbindesha priten e respektohen sikur te jene engjej.E ti hapin cfare do fitojme ne: mos valle keta kriminele do te ma sjellin djalin ne gjendjen e me pareshme oh ! joooo.Une po e hap vete dosjen per krimet..

    1 Hekuran Isaj Ministri i puneve te Brendeshme

    2 Ismail Kadare Shkrimtar, Zevendes kryetar i frontit demokratik dhe deputet

    3 Foto Cami Antar i byros

    4 Hajredin Shyti Shefi policise Tiranes

    5 Doktor te psiqiatrise

    6 Riza Hicka Hetues ne ministrin e brendeshme

    7 Neshat Tozaj spcialist ne laboratoin kriminalistik ne Ministrine e Brendeshme


    Te gjithe keta zoterinje moren pjese ne persekutimin e familjes time


    Me shume respekt nje nene shume e vuajtur

    Janulla Rrapi

    New-York

  6. #26
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga janulla
    Te dashur bashkeforumiste . Kjo teme me ben te dridhem dhe te kujtoje ato krime qe me kane bere mua dhe tim biri.Ata perbindesha (qe nuk kishin as din e as iman) fjale poullore,shume familje, viktima te regjimit komunist i dine se kush i ka spiunuar, por ka dhe shume te tjere qe nuk i dine. Eh ctju tregoje?shume tortura nga me te ndryshme qe me kane pare syte dhe sot keta perbindesha priten e respektohen sikur te jene engjej.E ti hapin cfare do fitojme ne: mos valle keta kriminele do te ma sjellin djalin ne gjendjen e me pareshme oh ! joooo.Une po e hap vete dosjen per krimet..

    1 Hekuran Isaj Ministri i puneve te Brendeshme

    2 Ismail Kadare Shkrimtar, Zevendes kryetar i frontit demokratik dhe deputet

    3 Foto Cami Antar i byros

    4 Hajredin Shyti Shefi policise Tiranes

    5 Doktor te psiqiatrise

    6 Riza Hicka Hetues ne ministrin e brendeshme

    7 Neshat Tozaj spcialist ne laboratoin kriminalistik ne Ministrine e Brendeshme


    Te gjithe keta zoterinje moren pjese ne persekutimin e familjes time


    Me shume respekt nje nene shume e vuajtur

    Janulla Rrapi

    New-York
    Pikërisht për këtë duhen hapur dosjet... për të çjerrë maskat e atyre që sot na hiqen demokratë... një ndër ta padyshim është Kadareja, i cili i solli djalit tuaj rrënimin... e pra ky njeri sot, na hiqet demokrat i lindur ashtu si dhjetra të tjerë që me pushtetin që kishin në atë kohë, përdorën sigurimin e shtetit për të eleminuar njerzit që i kishin halë në sy...

    Emri i Kadaresë është i përlyer i tëri, sepse shfrytëzoi pushtetin dhe famën e tij, për ti prishur jetën një njeriu si djali i Janullës, shfrytëzoi këto pozita për të syrgjynosur të dashurin e së bijës, për të vetmen arsye... sepse djali i Janullës nuk ishte nga familje e lartë dhe e dëgjuar si Kadareja... për një dashuri, ky satrap, përdori të gjitha kanalet në atë kohë, për ti shndrruar jetën në FERR për së gjalli, Janullës dhe djalit të saj.

    Ja përse duhen hapur dosjet... por a egzistojnë MË ato dosje??!!

  7. #27
    Janulla sa te lexova shkrimin mu drodh mishi se mu kujtua ajo qe ke kaluar ne jete dhe sidomos ajo qe i bene Renatos, djalit tend. E kam patur ne shkolle dhe e njoh shume mire dhe e di se cfare poshtersirash provoi ai djale ne kurrizin e tij. Jam goxha me i vogel se Renato ne moshe po edhe ate edhe ty ju mbaj mend shume mire (ne dyqanin tend blija ushqimet). Me vjen mire qe jeni ne New York dhe ju uroj gjithe te mirat. E di qe plaget qe keni nuk sherohen kollaj, aq me keq kur lexoni shkrime te tilla. Nuk jane te paket ne Tirane ata qe e dine historine e familjes tende dhe vuajtjet e tet biri por fatkqesisht kjo eshte indiferenca qe na rrethon. Fale zotit qe tipa si disa ketu qe llomotisin per Enverin dhe ate kohe te ndyre jane te paket dhe nuk ngrene kandar, vetem sa krrakisin dhe cirren pa e patur idene qe si vershellen me njeri.

    Dosjet te hapen nese vazhdojne te ekzistojne. Te pakten mbas kaq vjetesh ne mos drejtesi dhe shpagim per krimet e kryera, moralisht ti dali fytyra ne shesh kermave qe na masakruan trup e shpirt per 50 vjet.
    Edhe njehere te uroj fat dhe lumturi ty dhe Renatos.

    Me respekt Darius

  8. #28
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Kurkushi i/e nderuar!
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Pra denoje sistemin,denoje ate qe kete sistem e solli ne shqiperi,qe ia imponoi shqiperise!
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    E kam denuar.
    <<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
    I gjithe ai sistem ishte nje gabim i historise ishte nje tragjedi.
    <<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<


    .................................................. .................................................. .............................
    Per pallavrat e pakuptimta te rekomandoj t'i lexosh edhe njehere ndoshta e ke kaluar pa e vene re.Ajo 'eshte c'fare ngeli sot, ka shume kuptim,edhe ti e kupton po le ta quaj nxitim.
    Ndersa per pergjigjen e fundit e ngaterrove dramen me tragjedine .
    Per nje gje biem dakord. C'u be ne ato vite nuk duhet te perseritet dhe per kete duhet te bejme gjithcka qe mundemi apo jo?

    Me respekt
    A.Kote
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  9. #29
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    [QUOTE]
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Fale zotit qe tipa si disa ketu qe llomotisin per Enverin dhe ate kohe te ndyre jane te paket dhe nuk ngrene kandar, vetem sa krrakisin dhe cirren pa e patur idene qe si vershellen me njeri.

    Dosjet te hapen nese vazhdojne te ekzistojne. Te pakten mbas kaq vjetesh ne mos drejtesi dhe shpagim per krimet e kryera, moralisht ti dali fytyra ne shesh kermave qe na masakruan trup e shpirt per 50 vjet.
    Edhe njehere te uroj fat dhe lumturi ty dhe Renatos.

    Me respekt Darius
    Me duket qe ne nje pike edhe une Enveristi jam me juve.Te hapen dosjet (e hapura) sa me shpejt.
    Meqe Enverizmi ka qene gjithnje transparent dhe hapur ka treguar e tregon vijat e kuqe,ne dosje s`ka asgje ç`nuk dihet!
    Ismail Kadare,e kam shkruar shume here me pare qe ka qene dhe eshte nje Kriminel,nje antishqiptar i cili ka arrijte te depertoje si edhe te tjere ne kohen e monizmit por dhe me mire ne kete te demodobiçizmit!
    Por,duke mos ia ulur aspak punen e ndyre Kadarese po u tregoj se raste te tilla si ky i ketij djaloshi,ne evrope(ndoshta ne Amerike jo) ka me mija ku ekzekutohen te padeshiruarit me mjete dhe metoda perfide!S`e kane thene kot ata te vjetrit tane... Dashuria te qon breg varrit!Dhe ajo fjala e urte popullore "dhe me dhe e fe me fe" percakton mire se kush me kend mund te dashurohet dhe t`mos kete telashe...kjo eshte njesoj sikurse martesat e mbreterve dhe princerve te cilet s`lejojne te perzihen me te tjeret e rendomte...siq e pesoi e u ekzekutua nga Vjehrra e saj edhe princesha Diana e Anglise!

  10. #30
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Per pallavrat e pakuptimta te rekomandoj t'i lexosh edhe njehere ndoshta e ke kaluar pa e vene re.Ajo 'eshte c'fare ngeli sot, ka shume kuptim,edhe ti e kupton po le ta quaj nxitim.
    Ka gjera qe ty mund te te duken pallavra,por ne pallavra meshihet me shum e vertete se sa ne ato qe s`te duken te tilla!

    Me respekt
    A.Kote
    Nese ti ke denuar sistemin e shkuar,qe shkoi nga ata qe e sollen e jo qe e sollem ne vet,edhe une sot denoi kete sistemin e sotem qe na e sollen po ata te huaj qe me pare na e sollen te kaluarin,dhe une e bej kete denim te ketij sistemi aktual para se ky te zhduket e jo tek pas zhdukjes se tij qe ti dhe te tjeret e beni tani me monizmin.
    Per mua sistemi i tanishem i ashtuquajturi "demokratik" eshte sistemi me kriminal qe ka ekzistuar dhe ekziston per njerezimin!Ky eshte nje XHUNGELL TOTALE,EGERSI PA FILLIM dhe FUND!
    Kurkushi!

  11. #31

    Kadare: “Dosjet të hapen për personat publikë”

    Kadare: “Dosjet të hapen për personat publikë”



    “Bëhet një lloj përpjekjeje për rehabilitimin e diktaturës, për të mos përsëritur rastin monstruoz si ai që dëgjuam që kryetari i një partie politike në Shqipëri kërkoi nderim për Enver Hoxhën





    Parlamenti shqiptar diskutoi përpara pak ditësh për një projekt-rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit. Këshilli i Evropës e ka miratuar që në janar një rezolutë të tillë, duke u bërë thirrje vendeve të Lindjes që të miratojnë rezoluta të ngjashme. Në Shqipëri ku ka ekzistuar një prej regjimeve më të egra komuniste dhe pas gjashtë muajsh pas miratimit të rezolutës, seanca e parlamentit, ku pritej të ishte një nderim për viktimat e komunizmit, u kthye në fakt në këmbim replikash të ashpra ndërmjet politikanëve. Duke marrë shkas nga ky debat, cili do të ishte komenti juaj?



    Në të vërtetë, KE-ja duke ia kërkuar ish-vendeve Lindore dënimin e krimeve të komunizmit, bashkë me këtë kërkesë ishte dhe vërejtje se këto vende ishin të dënuara në këtë dënim. Dhe në qoftë se flasim për vende të vonuara, Shqipëria aq më tepër është e vonuar dhe më e vonuar se të gjitha vendet. Prandaj do të ishte mirë që kjo gjë të kryhej në një mënyrë sa më serioze dhe sa më dinjitoze, madje në mënyrë hijerëndë dhe jo në mënyrën që krijoi parlamenti shqiptar.



    Ju keni kërkuar kohë më parë që dosjet të hapen dhe në Shqipëri. Duket se në parim politikanët janë dakord për këtë çështje. Hapja e dosjeve në vende të ndryshme është trajtuar në forma të ndryshme. A nuk është e vonuar Shqipëria në këtë proces pas një dekade e gjysmë të përmbysjes së komunizmit? Çfarë forme sipas jush duhet të ketë kjo hapje në nivelin e pajtimit të shoqërisë, pra në nivel moral, apo në atë juridik?



    Unë mendoj se në radhë të parë kjo duhet të jetë në nivelin moral. Kjo është një histori natyrisht jo e gëzueshme, madje është shumë e hidhur si histori, por është e domosdoshme, ashtu sikurse ndodhemi përpara një operacioni kirurgjikal, sepse duhet bërë patjetër nga e keqja, pa e bërë atë, trupi i shoqërisë vazhdon të jetë i sëmurë. Në këtë rast unë mendoj se kjo është në dy nivele dhe kështu kam menduar gjithmonë. Një nivel i njerëzve të thjeshtë, i informatorëve, të ish-informatorëve të sigurimit, të cilët nuk kanë asnjë rol dhe asnjë peshë në shoqëri. Dhe unë mendoj se këta njerëz të thjeshtë nuk ka pse të përzihen në këtë punë, nuk ka pse të ngacmohen. Kjo është një armatë shumë e madhe, një armatë e pikëllueshme, ata le ta vuajnë në heshtje atë brenda ndërgjegjes së tyre, për çfarë kanë bërë, shoqëria nuk ka ndonjë interes, trazojnë punën e tyre. Por, ndërkaq, absolutisht, nuk duhet pasur asnjëherë mëdyshje që procesi të vazhdojë me politikanët dhe me të gjithë njerëzit që kanë lidhje me publikun, si të thuash me personazhet publikë. Kjo është e domosdoshme për dy arsye. Këta njerëz qofshin të parë, qofshin të dytët, janë dyfish fajtorë, e para, sepse e kanë bërë këtë gjë, e dyta, sepse nuk janë tërhequr me kohë nga jeta politike, ose shoqërore, të tërhiqeshin në jetën e tyre private, por me një farë grykësie të çuditshme kanë vazhduar të kërkojnë karrierën dhe të ngjiten lart e më lart. Prandaj, për këta njerëz nuk ka pse të ketë një shpritbutësi, gjë që do ta përsërisja për atë nivelin e parë, me të cilët ne duhet të jemi njerëz, sepse këta mijëra njerëz janë rekrutuar disa herë në kushte mizore, janë gjetur në situata të vështira. Disa prej tyre natyrisht e kanë bërë me zell këtë punë, por të tjerë janë që nuk e kanë bërë aspak me zell, por të detyruar.



    Pra, ju mendoni se duhet të ketë një lloj klasifikimi mes njerëzve të ndryshëm?

    Absolutisht po.



    Zoti Kadare, në Shqipëri janë ndryshuar disa qeveri, por nuk është kërkuar ndonjë falje publike për krimet kundër komunizmit. A mendoni se shoqëria shqiptare i ka nderuar dhe u ka dhënë vendin e merituar viktimave të komunizmit?



    Mendoj se jo. Mendoj se jo dhe ka qenë një proces dyfish i keq nga kjo anë. Nga një anë nuk është bërë kjo që thoni ju, nga ana tjetër, në mënyrë të habitshme vitet e fundit në shtypin shqiptar ka filluar të jepet një kundërtablo tepër rozë dhe tepër mashtruese e epokës komuniste me ca si kujtime të pafundme, ku kjo nomenklaturë komuniste paraqitet si të thuash me ngjyra disi humane. Bëhet një lloj përpjekjeje për rehabilitimin e saj, për të mos përsëritur rastin monstruoz si ai që dëgjuam që kryetari i një partie politike në Shqipëri kërkoi nderim për Enver Hoxhën.



    Në debatin e fundit në parlament për projekt-rezolutën u ngrit edhe çështja e datave, apo ngjarjeve historike që lidhen me periudhën historike. Sipas jush, cila do të ishte rruga më e mirë për të bërë vlerësimin e tyre?



    Mendoj se, paralelisht me këtë, kjo është një nevojë e ngutshme, sepse dënimi i krimeve kundër komunizmit ecën paralelisht me një dhunë që i është bërë peizazhit shqiptar, si të thuash, duke e rënduar atë me lloj-lloj datash pseudo kinse heroike, me festa që nuk janë festa, por e kundërta, janë zi dhe me një falsifikim të ngjarjeve kryesore, nuk është sqaruar mirë, por çfarë kanë bërë këto forca politike si ka filluar qëndresa me fashizmin, e cila nuk është fare, ashtu siç jepet disa herë nga historiografia komuniste, por është ndryshe. Prandaj, të gjitha këto duhen riparë natyrisht. Do të shtoja këtu se, në dënimin e këtyre, te informatorët e ish-sigurimit, në këtë gjithë proces të vështirë nuk duhet harruar asnjëherë mendoj, që fajtorë kryesorë janë arkitektët kryesorë të krimit në Shqipëri, sepse në fund të fundit nuk janë vetëm këta, kjo armatë është vegla e nomenklaturës, ndërkohë që ka qenë nomenklatura e lartë komuniste, ka qenë kupola komuniste që e ka drejtuar këtë krim dhe në asnjë rast nuk duhet që ata të fërkojnë duart dhe të thonë që “ja dhe këtë herë ua zbrazëm të keqen të tjerëve”. Prandaj, këto bashkërisht duhet të bëhen dënimi i krimeve të komunizmit, rishikimi i shumë ngjarjeve kyçe të historisë. Dhe kjo duhet bërë me qetësi, me seriozitet dhe pa kurrfarë nervozizmi dhe ndjenje revanshi.

    Gazeta Tema

  12. #32
    Aktiviteti i ish-Sigurimit te Shtetit ka patur aktivitet dhe ne Kosove e ne diaspore.
    Ne kete veprimtari ata kane rekrutuar shume prej figurave politike dhe publike qe instruktoheshin se si te ushtronin "luften e klasave" ndaj fqinjit, mikut, shokut etj.
    Agjente te tille jane perdorur per te luftuar dhe per te percare emigracionin antikomunist neper shtete te ndryshme te Europes dhe SHBA.
    Veprimtaria e kesaj agjenture ne Kosove e ne diaspore ende sot e kesaj dite vazhdon te jete aktive, permes grupimeve dhe partive qe kerkojne te emertojne rruge dhe sheshe me emrin e diktatorit, veprimtarive percarese etj.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2006
    Postime
    95

    Lightbulb

    ...... Po pse ne shqiptaret s'rrime dot nje moment te qete!?e ka fajin buka e misert qe kemi ngrene?Cdo argument eshte i vlefesh per te bere gjullurdi e rremuja, s'kemi per ta ngritur koken ndonjehere.
    Shpresojme qe te mos hapen per nje kohe te gjate keto te mallkuara dosje, se me te vertete nuk zgjidhin gje.Cfare presin?demshberblime per vuajtjet e vrasjet qe jane bere?Mos na genjeje mendja se do ndodhe sot per sot te pakten.
    Do rifilloje prape hakmarrja personale si ne kohet e vjetra.
    Shpresojme qe qeveria te beje investime e ti hapi rruget investimeve te verteta per te zhvilluar vendin tone e nje dite edhe ne te jemi ne Evrope jo vetem gjeografikisht, ngelem duke u vene ne radhe gjithandej per nje cope document.
    -------------------------------------------------------------------------------------
    Burre i mire eshte ai qe mbyll jo qe hap hesapet e vjetra![/B]

  14. #34
    TË HAPEN DOSJET DHE TË BËHEN DY LISTA TË ZEZA

    Nga Visar ZHITI

    POLITIKANËVE DHE SHKRIMTARËVE

    A duhet të hapen dosjet për të zbuluar se kush ishin bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, spiunët, ata që provokonin dhe denonconin të tjerët, që dilnin ose jo dëshmitarë gjyqeve të tmerrshme të diktaturës? Të politikanëve duhen hapur më parë, që të dimë kë kemi deputet apo në lidership? Apo të shkrimtarëve për të parë si rroposnin njëri-tjetrin, që bënin akt-ekspertiza politike dhe cmire të zezë? Akt-ekspertizat e asaj kohe të gjitha fillonin detyrimisht sipas kësaj formule: unë ose ne, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, (emri ose emrat, të cilët mund t'i gjeni të zmadhuar nëpër kopertina librash a në tabelën elektronike të listës së deputetëve në ballë të parlamentit apo në dyert e institucioneve si drejtora a shefa), me kërkesë të Ministrisë, jo të Kulturës, as të Arsimit, as me kërkesë të Komitetit Qendror të Partisë, por të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, vini re: e Punëve të Brendëshme, pra me kërkesë të Ministrisë së Arrestimeve, të Torturave, të Internimeve dhe Burgjeve, të Pushkatimeve, ekspertizohej krijimtarinë e… vini kë emër të doni: Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, të pushkatuar dhe për poezitë e tyre, por dhe emrin e Trifon Xhagjikës apo të Avzi Nelës, që i fsheu poezitë nëndhe dhe e varën dhe gjykatësi i tij ahere ende s'ishte dekoruar, do të guxohej të dekorohej tani nga presidenti i Republikës, vini po të doni dhe emrin e Pjetër Arbnorit që u ridënua për një roman të shkruar në burg apo të Kasëm Trebeshinës, Arshi Pipës, ditarin tronditës të Fatos Lubonjës, vini emrat e romancierëve Astrit Delvina, Mustafa Greblleshi, Bilal Xhaferri, etj. etj., po të doni dhe të Mitrush Kutelit, edhe emrin tim merreni, për poezi u dënova, vetëm për to si askush tjetër ashtu si Edison Gjergo apo Maks Velo a Ali Oseku për pikturat e tyre, ka emra plot, apo doni ndonjë roman epokal të Kadarese për t'i bërë akt-ekspertizën?

    A duhen hapur, pra, arkivat e Lidhjes së Shkrimtarëve, nëse janë ruajtur, dosjet e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, Arkivi i Shtetit? A do të guxohet që të hapet dhe arkivi I Ministrisë Punëve të Brenëshme? A duhen bërë publike dosjet e emrave publikë? Të pararojës së qytetërimit tonë, të guximit të mendimit politik dhe atij artistik, të edukatorëve shpirtërorë të popullit, të lidershipit?

    Ne, ish të dënuarit politikë, shumica jonë dërrmuese, jo vetëm e kemi të lehtë të themi: po, madje jemi dramatikisht të vonuar në këtë çështje, por mund të shtoj se ne u përballëm me të kaluarën e përbashkët diktatoriale hapur, ndryshe, nuk iu përulëm asaj, megjithëse të mundur dhe skllevër, së brendëshmi ishim fitimtarë të asaj fitoreje që do të vinte më vonë. Meqënëse unë kam fatin të kem në dosje, po e përsëris, ngaqë e ka dëshmuar para meje një historian i njohur, pra në dosjen time, gjë e rrallë kjo, sipas atij historiani, është një dokument me anë e të cilit refuzoja, edhe pas presioneve, bashkëpunimin me Organet e Sigurimit të Shtetit, gjë për të cilën do të kisha pasoja të rënda gjithë jetën, e kam përshkruar dhe në një libër timin, në burgologjinë, pra, unë kam ca më shumë të drejtë të gjykoj për ata që u thyen e u përdorën, që u shkatërruan me tortura fizike e psikike, ndërkaq di plot emra që i qëndruan heroikisht të keqes, u martirizuan, megjithëse në kohëra deheroike…

    Shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, përsërit ngulmueshëm sërisht si dikur edhe në letrën që i dërgon bashkëvuajtësit tim, Bedri Blloshmi, vëllait të poetit të pushkatuar, Vilson Blloshmi, autor dhe i poezisë metaforike desidente "Sahara", (mrekullisht edhe Kadareja ka një poezi të tillë, emigrim i fshehtë i frymëzimit dhe i ideve nga nëntoka ku ata ishin mbuluar në studion e shkrimtarit), domosdoshmërinë e hapjes së atyre dosjeve dhe argumenton se do të ishte një lehtësim për ndërgjegjen shqiptare dhe bën apel për të vepruar sa më parë. E drejtë! Madje ishte Kadare që propozoi për ngritjen e një monumenti poetëve martirë. Së fundi ai shkroi dhe parathënien e një libri tronditës për ta.

    Ah, janë shumë emra për Memorialin e mermertë, që do të ngrihet, i propozuar nga Kryeministri! Një tempull i tillë do të çdekoronte, gjithsesi, vrasësit tanë si dhe do të pakësonte ndikimin egërshan të atyre emrave që ishin thjeshtë atentatorë për arsye ideologjike a të një politike të caktuar, aq më keq të dështuar dhe kanë zënë vend në histori dhe rrugët apo edhe shkollat ende mbajnë emra të tillë gjakatarësh.

    Dosjet duhen hapur si kutia e zezë e një rënieje. Një veprim tejet i drejtë dhe i domosdoshëm. E di që është i vështirë dhe has në kundërshti e mashtrime të reja si akuza që Partia Demokratike, kur qeveriste në vitet '92-'96 i ka zhdukur dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, kur përkundrazi, pikërisht atëhere doli një ligj që u ndalonte dhe zgjedhjen për deputet figurave jo të pastra në këtë drejtim dhe besoj se kjo ishte dhe një arsyet që shumë prej tyre që e pësuan nga ky ligj i rreptë, por i drejtë, morën armët në '97, u bënë liderë të rebelimit dhe rënies së demokracisë dhe më pas zunë poste të larta në shtet e tani bëjnë një opozitë dekonstruktive.

    SI DUHEN HAPUR DOSJET?

    RIPËRSËRIS NJË PROPOZIM TIMIN PËR DY LISTA.

    Rreth një dekadë e gjysmë më parë kam botuar një ese në shtypin e porsakrijuar opozitar për çështjen e dosjeve, të hapej apo të mos hapej Libri i Madh i Mëkateve. Po të hapej, do të ishte i tmerrshëm. Po të mos hapej, do të kishte më tmerre. Po ta hapnim, do të na rrënonin ato që do të shihnim, po të mos e hapnim, rrënimtarët do të përsërsnin rrënimet. Ta hapnim apo të mos e hapnim Librin e Mëkateve? Ishte shpejt apo ishte vonë. Ta fshihnim apo ku të fshiheshim?

    Propozimi im atëhere ishte që Librin e Madh të Mëkateve ta hapnim në faqet e fundit, te tryeza e lëndës apo përmbajtja e tij dhe aty të nxirrnim dukuritë e së keqes dhe t'i dënonim ato.

    Ndërkaq unë do të doja që të pranoheshin nisma vetanake, t'i hapej dosja atij që do të kërkonte t'i hapej, e vetja natyrisht dhe së pari. Sidomos njerëzve publikë: shkrimtarë, deputetë, politikanë të lartë, shpesh për postet që zëNë se sa për politikën që bëjnë. Arsyet për t'iu hapur dosja, do t'i dinte ai që do e kërkonte hapjen e saj ashtu si ai që nuk do të donte t'i hapej kurrë.

    Gjermania Lindore i hapi dosjet dhe, me sa di, e konsideroi çështjen e spiunëve si punë agjenturore të Bashkimit Sovjetik. E gjithë perandoria komuniste duhet të ketë gëluar kështu. Ndërsa Greqia pas diktaturës së kolonelëvë të zinj pranoi hapjen e dosjeve sipas denoncimeve të të dëmtuarve. Dhe pati prurje. Po kështu dhe Afrika e Jugut. Madje krijoi një si mjedis të hapur, në një si stadium ku rrëfeheshin për të arritur katarsin social.

    Më pas kam patur rastin ta ngre këtë çështje vite më parë dhe në Komitetin e Helsinkit, kur isha anëtar i saj në Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut. Le të ngrihen komisione ligjore për hapjen e dosjeve dhe krahas zbulimit të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, pra të spiunëve dhe denoncuesve të fshehtë, provokatorëve, akt-ekspertizueve, dëshmitarëve të rremë, (mes tyre ka dhe shumë artistë dhe shkrimtarë), etj. etj., të shihet domosdoshmërisht dhe ana tjetër e medaljes, që s'është prekur fare, nga askush, qoftë dhe teorikisht. Kush ishin ata që bënë spiunë të tjerët? Kush apo cilët urdhëruan të bëheshin dosje të tilla, gjë që sot njihet si metodë presioni, torturë psikike që kryen shteti, mbi të gjitha diktaturat nazi-fashisto-komuniste, mbi shtetasit e vet dhe shkelje e të drejtave të njeriut? Pse e adoptuam dhe ne këtë përvojë sovjetike të dosjeve? Me ç'urdhër u bënë pushkatimet? Burgimet dhe internimet? Cilët bënin pjesë në skuadrat e pushkatimit, cili komandonte? Kush i mban dosjet dhe kush i zhduk? Kur do të happen? Pse nuk i hapën? Pse i hapin, apo thjeshtë kur duan të bëjnë presion mbi anëtarët e tyre a vartësit?

    Kështu krahas listës së errët të atyre që i shndërruan në spiunë, unë jam i pari në të gjithë Europën Lindore që guxova të kërkoja të dilte dhe lista e kuqe dhe e gjatë e atyre që bënin spiuna, duke përdorur jo vetëm mashtrime, por dhe dhunë të gjithfarshme e tortura, me gjak e hekur, të atyre që dhanë urdhërat për t'u zbatuar një manual i tërë mizorish. Ata, operativë, prokurorë, gjykatësa, shefa Degash, të partisë, kryetarë të Lidhjes shkrimtarëve, të akademive, të koooperativave, ushtarakë, sekretarë të parë, të dytë, të tretë, antarë të komitetit qendror, bashkëpunëtorët më të ngushtë të diktatorit, ai vetë, të gjitha ata që thonë sot se bënin detyrën. Po dhe koha tani duhet të bëjë detyrën ndaj tyre e të gjithëve. Natyrisht, unë e di, se ka patur dhe shumë spiunë vullnetarë ashtu siç ka patur dhe shumë xhelatë pa vullnet.

    Mjerisht, ata që u thyen dhe u përdorën, pasi e pësuan në diktaturë mynxyrën, të nakatosur me privilegje të turpshme, janë të mallkuar që dhe pasdiktaturës të vuajnë pasojat e saj, turpin dhe përgjegjësinë, kurse spiunbërësit e tmerrshëm, urdhëruesit e tyre të lartë, atëhere jo edhe jo, përkundrazi ishin pjesë e majme e shtetit, por as dhe tani harrohet t'i prekë kush a nuk guxojnë dhe nuk i vënë para asnjë përgjegjësie morali dhe drejtësie.

    Të hapen dosja e diktatorit, e klikës së tij, e diktatorëve të vegjël, të institucioneve të tyre, të hapet Dosja e Diktaturës, të dënohet diktatura dhe makina e saj e përbindëshme! Se me ndërgjegje të dëmtuar nuk kemi për të bërë përpara dot.

    Njëkohësisht është detyrë pra, e shoqërisë, që të nxjerrë dy lista, ballë për ballë, të atyreve që lemerisshëm bënin spiuna dhe të atyre që të lemerisur u bënë spiuna. Dhe të ndahen përgjegjësitë, cilët ishin shkaku dhe cilët pasoja, dëmtuesit dhe të dëmtuarit, që mos të dënohen gjithmonë të dëmtuarit apo të dëmtuarit e të dëmtuarve, si të thuash pasojat, por, pasi të dënohet (moralisht, por me ligj) realiteti që pillte spiunë si krimbat mbi një kufomë të lënë, mbi të gjitha të shpallen shkaktarët dhe veprimtarët e së keqes e të vihen para përgjegjësisë.

    NJË MBYLLJE PËR HAPJEN

    Unë e di se ka parti dhe klane që nuk u duhet demaskimi i së kaluarës dikatoriale komuniste, por maskimi i saj. Janë nga ata që bënë të kaluarën dhe po duan të bëjnë dhe të tashmen. Po populli a do që të hapen dosjet? Që të shohë sa i keq ishte? Po individit? Që të zbulojë se gjithçka e ka patur kundra, pas krahëve dhe sa poshtë kishte rënë morali? Ndërkaq unë dyshoj se mbi dosjet është vepruar në fshetësi, janë përgjysmuar, ndrequr, zhbërë, zhdukur…

    Megjithatë në parim, i prirur nga e mira, jam me ata që duan hapjen e dosjeve. Sepse i shërben së ardhmes më shumë dhe të tashmes. Ta kontrollojmë ndërgjegjen tonë, para(r)(n)ojën e saj. Megjithatë duhet kujdes. Dhimbje dhe forcë. Jo që ta shembim edhe më njeriun siç i shëmbi krusma e dosjeve të tyre, por që ta fitojmë njeriun. Me qëllim që helmi të zbrazet nga plagët, në mënyrë që korpi i shoqërisë të mos leqendiset edhe më dhe të shkojë drejt cofjes…

    …do të doja të shtoja se dikur Presidenti i Republikës, zoti Alfred Moisiu, la porosi, që, pak a shumë, të shihej mundësia e një ligji për hapjen dosjeve… të shkrimtarëve. Gjithmonë në të ardhmen, që s'para vinte kollaj. Kujtoj se dhe një herë tjetër po ky President, prapë dikur, la një porosi të tillë për dëmshpërblimin ndaj të persekutuarve politikë, vuri dhe afat muajin shkurt të një viti shumë të shkuar. Por ata që duhej ta bënin, i ranë shkurt, nuk e dëgjuan fare, duke i lënë presidencës vetëm vlera dekorative. Madje më pas mbi protestat e të persekutuarve para parlamentit është përdorur dhunë nga socialistët e është derdhur gjak.

    Tani kemi shpresë dhe besojmë. Që do të hapen dosjet dhe arka e dëmshpërblimeve. Se kështu shoqëria shëndosh vetveten dhe në ndërgjegjen e saj mbetet sa më pak nga e keqja e dikurshme.


    Gazeta RD
    12-10-2006

  15. #35
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Tani duhet te hapen dosjet, tani qe na jep urdher Evropa!
    Ky eshte nje gabim i madh qe mund te bejne shqiptaret. Te gjithe shqiptaret kane qene bashkepuntore te regjimit, te gjithe i benin keq njer-tjetrit. Kjo dukej ne kutite e votimit. Te gjithe votonin per Byrone Politike (perjashto nje perqindje shume te vogel).
    Shqiptareve nuk u duhet me perçarje dhe urrejtje por u duhet pune dhe dashuri. Hekuri rrifet sa eshte i nxehte. Dosjet duhet te ishin hapur ne 91-in. Ne ate kohe edhe lufta civile do kishte pasur te mirat e veta, tani eshte vone. Aq me teper qe gjysma e shqiptareve voton gjithmone per partite e majta pro komuniste.
    Ne shqiptaret jemi shume te vonuar. Ne na i imponojne gjerat te tjerat.
    Shtrohuni punes, vendosni ligje, drejtesi, luftoni krimin, lerini ato qe u bene e ato qe su bene.Ne Amerike tjetri edhe kerkon akoma te hapen dosjet ne Shqiperi.

  16. #36
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Per ato dosje qe jane asgjesuar,pse jane asgjesuar?Sepse eshte emri sales,fatosit,ministrave ish spiune dhe gjithe farefisit spiun me poste shteterore sot.Ai shtet qelbet,shtet klan qe ja trashegon postet me te larta bijve niperve te ish pushtetareve komunist,rob te degjeneruar,karririste qe gjithe jeten punuan thjesht per ti dhene shqiperise nje fasade te genjeshter.Shiko librat e historise si jane shkruar...Dosjet duhen bere publike te gjitha dhe te reformohet parlamenti 3cereku ish spiun dhe shteti.Dikush thote nuk hapen per arsye hakmarrje.Jane thjesht justifikime per te mos nxjerr ne drite te verteten per tos nanon,gjinushin salen etj qe rrezik kane qene spiune me licence lol qe ne kohen kur kane qene studente shkollash....Pastaj shteti e ka ne dore nxjerr ligj per te parandaluar ato hakmarrjet,parandaluar krimet...Te behet publike e verteta,lista e spiuneve,aktiviteti,eshte pjese e historise dhe te futet ne histori ashtu sic ka qene.Ajo qe te ben pershtypje eshte asgjesimi i nje pjese te dosjeve,disa dosje asgjesohen disa jo.Dosjet e ujqerve asgjesohen.Dosjet e "deleve"spinave low level me licence pa pozite shteterore,spiuneve "vullnetare pa pagese"lol,spiuneve qe kane vdekur ato nuk asgjesohen.Nje shtet qe ka folur dhe shkruar per 50 vjet per ndershmeri.moral,njeriu i ri i ndershem,patriot and all crap....turp.
    -----
    Te bejme te qarte dicka,te rrime shtrember dhe te flasim drejt si i thone nje fjale.
    Nje pjese e burgaxhinjve politike ne sistemin komunist jane denuar kot dhe nje pjese jane denuar pasi kane thyer ligjin(i mire apo i keq ashtu ishte ligji).
    Kur thyen ligjin dhe ka fakte reale qe e ke thyer ligjin atehere cfare te pret? Burgu.
    Thyeje ligjin sot ne Amerike,cfare do ndodhe? do shkosh ne gjykate dhe merr denimin Po ne Angli greqi,itali,e theve ligjin sta perton kush te fut ne burg direkt.
    Domethene pamvarsisht se si jane ligjet,te pelqejne ose jo,kudo qe te jesh po i theve---- burgu.Te luash me ligjet domethene te luash me shtetin.Te luftosh shtetin dhe ligjet e tij sic bene disa ne sistemin komunist ishte budallik dhe e vuajten budallikun qe bene ne burgje.A behet lufte me shtetin???
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anëtarësuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    PASKAL MILOADARE KERKON TE FSHEHE SHERBIMET E TIJ PER DIKTATUREN. IMADH NE LETERSI, CINIK SI NJERI
    Nga Daniela Bonollari

    TIRANE (12 TETOR)--Pas deklarates se shkrimtarit te madh Ismail Kadare i cili e konsideroi monztruoze perpjekjen e kreut te PDS Paskal Milo per rehabilitimin e figures se Enver Hoxhes apo te perriudhes se komunizmit ky i fundit ka reaguar duke e cilesuar Kadarene, nxenes te keq te historise.

    Permes nje njoftimi per mediat Milo e quan antikomunizmin e Kadarese, nje alibi per te fshehur sherbimet e tij te cmuara per diktaturen. "Kur te tjeret persekutoheshin,Kadare gezonte privilegjet e shkrimtarit te oborit dhe i ngrinte me servilizem, per se gjalli, monumente letrare diktatorit"- nenvizon Milo.

    "Kadare eshte i madh ne imagjinaten letrare, por i vogel e cinik si qenie njerezore"-deklaron kreu i partise demokacia sociale dhe historiani Paskal Milo. Sipas tij nderhyrja e Kadarese coi ne internim e ne fatkeqesi nje familje te thjeshte e te varfer tiranase. Deklarata e Milos se duhen respektuar te gjithe ata qe kontribuan ne luften nacional clirimtare u be gjate aktivitetit te organizuar me rastin e 64 vjetorit te konferences se Pezes.

    (NEWS 24/BALKAN WEB)

  18. #38
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ne 17 postime qe keni ju zonja Janulla ne te 17 i keni aty ku te vuan shpirti dhe mire ben,tek fjala vjen Kadareja.

    Por mos u verbo dhe sjell brockulla deklarata te sharlataneve tip Paskal Milo,njeriut qe kerkon rehabilitin e figures me te zese,projektuesit te halleve te Janulles dhe cdo Janulle Shqiptare,Enver Hoxhes.

    Si ju kane vuajtur me mijera,dhe shume kane lene kockat ne themelet e atij sistemi ogurzi,ndaj mos u kap pas pemes,por shiko gjithe pyllin.


    PS Ato copera letra qe do kene ngelur ne dosjet e famshme te sistemit diktatorial,nuk ja vlejne as per ne WC,cdo gje eshte zhdukur,dhe ata qe kishin pare ,jetuar,degjuar,sot jane shendrruarr ne hije..................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  19. #39
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    ore kjo eshte loje politike e atyre qe duan ti hapin dosjet edhe asgje me shume !!!ata perdorin per te kthyer dhimbjet tek ata qe e kane vuajtur ate rregjim edhe qe te fitojne sa me shume vota !!! per mendimin tim nuk duhen te hapen ose po te hapeshin,te hapen per nje qellim te caktuar edhe jo per nje loje te ndyre politike !!! ia kalofshi sa me mire edhe zoti iu bekofte !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  20. #40
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Bufonada e spiunades



    -Nga Ilir Dhima

    Asnje faj nuk ka si harrohet, perderisa ate e mban mend ndergjegja. Kjo thenie e “padurimit te zemres” me vinte ndermend vazhdimisht, tek ndiqja punimet e seances plenare per te denuar krimet e komunizmit. Seanca te tilla mund te zhvilloheshin kohe me pare, sepse edhe Rezoluta e Keshillit te Europes ne adrese te vendeve postkomuniste nuk eshte shpallur dje. Por, meqe sidomos shqiptaret disa gjera i fshijne shume shpejt, si per te konkretizuar fjalet e Dostojevskit se kujtimet jane bere per t’u harruar, dhe disa te tjera i trashegojne ndonjehere edhe brez pas brezi, asnjehere nuk eshte vone per t’i shtuar historise sone edhe nje fashikull te ri. . Megjithate, seanca e fundit parlamentare m’u duk se u shnderrua ne nje karikature te qellimit, per te cilin u zhvillua. Nga rradhet e krahut te djathte, i cili u be edhe iniciator i diskutimit te kesaj teme, disa deputete u paraqiten per te qare hallin. Dikush mermeriti nje hartim. Dikush tjeter, qe dikur ne Fabriken e cimentos se Fushe-Krujes, ne vend te hartonte dhe te paraqiste ne kohe bilancin, per te cilin qe emeruar ne detyre e kalonte kohen me pergatitjet e shfaqjeve bajate te estrades se ndermarrjes, per te ndihmuar sa me shume zhvillimin e luftes se klasave, leshonte kantilena qe te vrisnin veshin. Nje tjeter, cuditerisht i qau hallin persekutimit te klerit, pa menduar fare se shume njerez te brezit te vet e dine fort mire rolin e tij teper aktiv te rradheve te para te levizjeve te 1967-s. Ndonje rrinte me zemer te ngrire, duke pritur perfundimin e kesaj farse, ngaqe shumkush e ka te qarte prej kohesh zellin e deputetit te ardhshem per te peshperitur atje ku duhej ndaj kolegeve te tij gazetare. Nje tjeter lexonte si mos me keq fragmente nga historia zyrtare e periudhes se Luftes se Dyte Boterore. Ndersa disa te tjere te ftuar, me se shumti rrogetare te nje pjese te viktimave te komunizmit duartrokisnin kohe e pa kohe ata qe i kishin vene atje lart si dekor te kesaj shfaqjeje, te kesaj bufonade, ne vend qe t’a shigjetonin me shikime te pikelluara ate salle, e cila ne kete rast u duk se i ngjante siperfaqes se lemuar te nje pellgu.
    A mundet qe ky Parlament t’a realizoje vertet frymen e Rezolutes se KE ne kushtet e vendit tone? Eshte shume e veshtire, per te mos thene, fare e pamundur. Per disa aresye, nder te cilat do te vecoja dy prej tyre.

    Se pari, qysh me 1991, kur shumkush mendonte se andej e tutje do te respektoheshin rigorozisht kerkesat e shtetit te se drejtes, per te cilat edhe nje vit me pare ishte terhequr vemendja publikisht nga autoritete shkencore vendase te kesaj fushe, ndodhi qe Parlamenti i pare pluralist mori nje vendim pafajesie per te gjithe ata qe zyrtarisht ishin denuar per krime kunder shtetit gjate viteve 1945-1990. Nderkohe qe, ne te gjitha vendet ku zbatohej dhe ne ato ku filloi te zbatohej parimi i ndarjes se pushteteve, organet legjislative nuk mund te anullonin vendimet gjyqesore, por me ane te institutit te amnistise ato mund te anullonin pasojat e denimeve te shqiptuara nepermjet qindra, mijera vendimeve gjyqesore te meparshme. Sidoqofte, koha nuk priste, dhe per t’u shkeputur menjehere dhe nje here e mire nga e kaluara ishte e nevojshme t’u jepej pafajsia te persektuarve politike, per secilin vec e vec, ashtu sikurse edhe pergjegjesia penale eshte individuale. Ndoshta qe e pamundur te veprohej keshtu, por ende ekziston bindja qe, jo absolutisht te gjithe mund t’a perfitonin realisht ate status. Pra, edhe fatura financiare e shtetit per te demshperblyer sipas listes mijera familje te te persektuarve politike ishte e pamundur qe te shlyhej – atehere, por edhe sot – perfundimisht.

    Se dyti, qysh ne ate vit te pare te dekades se fundit te shekullit qe kaloi, ne “shfaqjet” e fillimeve te demokracise ne vend u duken ca pirueta te cuditshme, qe te kujtonin historine e minjve, te cilet e braktisin te paret anijen qe po mbytet. Shume nga ata qe me pare mbushnin dosjet e Sigurimit te Shtetit me pseudonime dhe deponime gjithfareshe iu turren forcave politike opozitare te regjimit, duke u paraqitur si te pakenaqur dhe te persekutuar nga ai, duke u kapardisur madje edhe ne sallen e Kuvendit. Dhe, nje vit me vone, Kryetari i PD-se, Sali Berisha, sapo u ul ne fronin e kreut te shtetit vuri dore menjehere ne dosjet e bashkepunetoreve te ish Sigurimit dhe ne arkivat sekrete. Kishte vazhdimisht zera qe te hapeshin ato dosje, por Presidenti nuk degjonte nga ai vesh. Por, kur disa deputete dhe zyrtare te tjere te larte tentonin te dilnin nga vatha e tij, gazeta “RD” dhe organe te tjera prane Berishes publikonin nje e dy pseudonime shume tingelluese, derisa u krijua bindja e plote, se ky bllokoi arkivat per manipulime politike ne favor te pushtetit te tij personal. Nderkohe, qe zbonte me dhune te hapur te persekutuarit greviste nga selia e tyre.

    Kete bindje e perforcon edhe tani deklarata kercenuese e fundit e Sali Berishes ne Kuvend, qe ndonese drejtohej nga krahu i majte, kumbonte me fort ne krahun e djathte: “Ne do te hapim dosjet!”. Megjithate, veshtire qe kjo do te ndodhe, sepse ndryshe Berisha s’do te mund te zoteronte mjetin, sipas tij, me efikas te presionit dhe shantazhit. Prandaj, cdo te paperlyeri i vjen mire, kur degjon nga politikanet qe dosjet te hapen. Ndonese, brenda ketyre dosjeve veshtire se mund te kete mbetur dicka e vlefshme dhe reale, pas filtrimeve shumevjecare te bera nga dor’e Berishes dhe e arradhes se tij. Edhe frika, se mos peshtjellohen ndjenjat njerezore, sado qe eshte e mbushur me humanizem, mund te kaperxehet pikerisht ne emer te humanizmit, sipas sentences “Me mire nje fund i tmerrshem, se sa nje tmerr pa fund”. Fundja, perpara forces madheshtore te jetes ajo eshte nje hic. Sepse, sado te perbindshme te jene pasojat e kesaj frike, qe dikujt mund t’i duken te gjithpushtetshme, jeta pas cdo kataklizme eshte ne gjendje te shkunde nga vetja ballastren, te panevojshmen, per t’u bere me e forte. Por, vetem ai qe e provon semundjen, vetem ai qe ka kaluar netet pa gjume, e di se sa i shtrenjte eshte sherimi. Jo ata qe u kane shkaktuar dhe vazhdojne t’u shkaktojne te tjereve dhimbje te pafundme, ata qe e shnderruan sallen e Kuvendit te Shqiperise ne nje bufonade, bufonade te spiunades.


    Nga: http://www.balkanweb.com/

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarëve.
    Nga Agim Doçi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Aleksandër Meksi, Dhuna komuniste apo vetëm "dosjet" ..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-11-2006, 03:53
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  5. Spiunazhi
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •