Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të hapen dosjet sekrete të ish-Sigurimit te Shtetit?

Votues
360. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po.

    271 75.28%
  • Jo.

    67 18.61%
  • Nuk e di.

    22 6.11%
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 237
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2007
    Postime
    5
    Mendoj se perseri jemi para nje dejavu. Ne te vertete, behet fjale per te arritur diçka duke drejtuar vemendjen ne nje tjeter gje. A duhet te hapjen dosjet e sigurimit ? KJo nuk eshte pyetja e sakte. Pse - sepse Sigurimi i Shtetit, ka funksionuar ne nje shtet te caktuar ate te para viteve 90. Pra ka qene nje institucion qe ka vepruar ne baze te ligjeve dhe rregullave te kohes. A duhen hapur dosjet. Po cilat dosje ? Pike se pari, Sigurimi i Shtetit ka qene nje agjensi e sigurise kombetare pra nje sherbim sekret. Pyetja duhet te ishte - A duhet te hapen dosjet e Sherbimeve Sekrete te nje shteti ? - Dhe pergjigja mendoj se eshte PO. Sigurisht qe duhet te hapen dhe sigurisht konform ligjeve ne fuqi duke respektuar afatet kohore dhe kriteret e tjera ligjore. Se dyti. Po pse deformohet pyetja dhe rrjedhimisht debati? Veshtire ta kemi te gjithe mendime te njejta. Une po jap mendimin tim. Gjithmone debati i "dosjeve" ka lindur kur eshte folur per denimin e krimeve te komunizmit ( ne fakt duhet te quhet socializem shih K.Marks). Pra parlamentaret tane te çnderuar, kerkojne kur nuk dine se me se te merren te denojne krimet e komunizmit, dmth te veprimeve te kryera nga shteti Shqiptar ne vitet 1945 - 1992. Kjo eshte nje lufte utopike e tyre si vete komunizmi qe duan te luftojne. Pse - po eshte fare e thjeshte. Do te duhej vetem nje ligj qe te ndalonte perfshirjen dhe angazhimin si ne politike dhe punet shteterore te te gjithe atyre personave te cilat kane qene anetarete Partise se Punes, pra atyre qe kane patur tesera antaresimi ne ate parti. Se dyti, hidhemi te Sigurimi i SHtetit, do te duhej te hapeshin te gjitha ato dosje qe benin fjale per ato persona dhe veprime te cilat konsideroheshin kundra partise dhe shtetit, dmth, agjitacioni dhe propoganda. Dhe ato nese ende nuk jane hapur duhet te hapen. Por si te gjithe e keni vene re, paralamenplehrat tane jo vetem qe nuk mund te bejne nje ligj te tille por edhe nese do tu vihej para syve do ta digjnin ate. Arsyea eshte e thjeshte, jane te gjithe ose ish antare partie, ose ish bij dhe bija te anetareve te partise, ose - tema e debatit - ish bashkepuntore te sigurimit te cilet spiunonin shoket e tyre per veprat anti partise dhe sh.enver!!!.
    A duhet te hapen dosjet ? Une mendoj se pyetja duhet te shtrohet :
    A duhet te pranojme te na udheheqin ende komunistet dhe ish bashkepunoret e sigurimit ( te llojit per krimet anti parti ) ?

    Mendoj se jo. Po ju si mendoni ?

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-09-2008
    Postime
    6

    Post Drejtesia duhet te vihet ne vend

    Mendoj qe ne cdo rast duhet te hapen, ato qe kane mbet, ata qe kane vuajtur, te ju sherben si rehabilitim shpirteror e moral, fajtoret se paku ne nje moment ta ndiejn turpin, te tjereve te ju sherben si preventiv se ckado qe bejne, ne te ardhmen do te duhet te ballafaqohen me veprime te veta.

    Por nuk e perqafoj iden qe hapja e dosjeve te sherbej per gjueti ne shtriga dhe te manipulohet me plaget e te tjereve..
    Ndryshuar për herë të fundit nga sahide gashi : 23-09-2008 më 16:57 Arsyeja: gabim teknik

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Postime
    5
    spiuni eshte gjeja me e ndyre qe ka krijuar natyra. kur mora vesh se nje ish miku im e kishte pseudonimin "merimanga" atehere kuptova pse e kishte shpirtin aq te zi. zoti e falte.

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Larg...
    Postime
    26
    Politika shqiptare si pasardhese e krimit diktaktorial, eshte krejtesisht e ikriminuar, ndaj eshte e veshtire te beje nje perballje me ndergjegjen e vet te flliqur.
    Blu*

  5. #205
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Kisha kohe pa e lexuar kete teme . Para pak kohe morra vesh se babai i nje shokut tim kishte qene fuks dhe ai ka marre me qafe shokun tone te ngushte(te perbashket) kot me kot sepse dinte italisht dhe kendonte......eshte dhe per te qare dhe per te qeshur. . Tani eshte e kote ta tredhesh ...... sa per shokun (te birin) harram netet pa gjume dhe rakia qe kemi pire, harram.
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Dosjet duhen hapur qe te behet publike se cili prej politikaneve tane duhet te largohet nga partite qe drejtojne apo postet qe kan ose qe mund te kene pasi une personalisht mendoj qe te gjith kan pas nje vend te mire ne kohen e" xhaxhit" e kan edhe sot, nuk dua te hyj ne hollesi por te gjith brezi i asaj kohe qe ishin te shkolluar ishin ne sherbim te partise edhe keshtu duhet te ikin nga skena e politikes edhe te paguajne pasojat e krimeve qe kane bere ose te akuzat e kota ndaj shokeve apo edhe te afermeve( se nuk kan munguar edhe keto) duke i cuar ne burg apo para litarit pa bere asgje te keqe. Duam drejtesi asgje tjeter drejtesi, edhe mundesia qe mund ti ken zhdukur dosjet ekziston por nje pjes e tyre duhet te gjenden, del nje problem tjeter qe nese kan humbur dosjet duhet te gjenden ata qe kan bere asgjesimin edhe se kush e ka urdheruar, megjithate ky eshte nje udhekryq qe si dihet se c'fare rruge merr e se ç'te del ne fund te rruges thuaj- ata e kishin ne dore te benin ç'te donin ne kohen e "xhaxhit" bijte e tyre e kan ne dore sot e bejne si ti doje qejfi sot me ne.

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Ta dini juve sa deshire kam une te hapen,dhe pastaj e marrim vesh kush ka qene i lyer me mjalte.
    Por e kane ne dore te tjeret.....fatkeqesisht per NE,dhe fatmiresisht per ata te tjeret.
    PS: ne Gjeorgji pati demostrate(jane te ndaluara) u vra vetem nje ruajtes i rendit.
    Demostruesit i gjakosen por nuk pati te vrare nga ana e tyre.

  8. #208
    Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

    Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t'i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes së dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe policisë sekrete të regjimit komunist.


    Shqipëria është i vetmi vend në ish-vendet komuniste të Europës ku dosjet e Sigurimit famëkeq, policisë sekrete të kohës së komunizmit, ende nuk janë hapur. 20 vjet pas rënies së regjimit komunist, shqiptarët jetojnë mes kërshërisë për këto dosje dhe njëherazi frikës që ato ngjallin. Ka nga ata që janë 45 vjeç e lart që vazhdojnë të vuajnë nga kujtime të hidhura të përndjekjes. Të tjerë që jetojnë me ndërgjegje të trazuar ngaqë u bënë informatorë dhe pjesë e makinerisë së përndjekjes politike të kundërshtarëve të regjimit komunist. Për fat të keq të gjitha qeveritë postkomuniste, të majta apo të djathta në Shqipëri, deri më sot nuk ia kanë dalë mbanë të miratojnë një ligj konsensual, të pranuar nga palët, në bazë të të cilit këto dosje do të dilnin nga errësira e arkivave në dritën e publikut duke bërë kështu ndarjen e shoqërisë nga e kaluara.

    Zbardhja e krimeve të komunizmit në letër- Angazhim në letër

    Kjo situatë ka lënë në letër edhe angazhimet e Shqipërisë si palë në Rezolutat e Këshillit të Europës për zbardhjen e krimeve të komunizmit. Aleksandër Biberaj, ish zv.President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe një ndër përfaqësuesit më aktivë të së djathtës për hapjen e dosjeve shprehet se Shqipëria vazhdon të jetë e vonuar: “Janë dy rezoluta të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që kërkojnë zbardhjen e krimeve të komunizmit, hapjen e dosjeve të policisë sekrete të kohës së diktaturës dhe dënimin e krimeve; njëra e vitit 1996 dhe tjetra e vitit 2006, që për fat të keq nuk janë marrë parasysh nga klasa politike.”

    Aleksandër Biberaj angazhohet për hapjen e dosjeve në Shqipëri

    Përpjekjet më të fundit të klasës politike të Tiranës për të zbatuar Rezolutat e Këshillit të Europës dështuan para dy vitesh, kur në ditët e para të shkurtit 2010, Gjykata Kushtetuese anulloi ligjin e miraruar vetëm me votat e maxhorancës së djathtë aktuale. Kjo Gjykatë e gjeti ligjin në kundërshtim me Kushtetutën, jo në përputhje me standartet ndërkombëtare. Sipas saj ai shkelte të drejtat e njeriut. “Klasa politike aktuale vjen nga sistemi i kaluar, ka një mentalitet komunist dhe konflikt interesi ”, thotë Aleksandër Biberaj.

    Hapja e dosjeve është sabotuar nga të infiltruarit e kohës së regjimit komunist në institucionet e sotme demokratike të Shqipërisë, është i mendimit Biberaj, nga ata që patën interes të jenë drejtues politikë. Dosjet u panë edhe si mundësi shantazhi ndaj politikanëve të caktuar.

    Bundestagu gjerman – i gatshëm të mbështesë Shqipërinë për të hapur dosjet sekrete

    Por çështja e hapjes së dosjeve sekrete, e përballjes me të vërtetën, duket se nuk është nga ato që mund të mbyllen dhe arkivohen pasi ajo lidhet ngushtë me të ardhmen e një shoqërie demokratike që Shqipëria kërkon të ndërtojë. “Për të hapur dosjet dhe çliruar politikën dhe shoqërinë shqiptare nga të mbeturit peng i tyre nuk është asnjeherë vonë. Në Shqipëri ka së fundi një nismë të ndërmarrë nga Komiteti Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, të mbështetur nga personalitete të shoqërisë civile, politikanë dhe akademikë, nismë që mbështetet nga Bundestagu gjerman, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe Parlamenti Europian. Hapi i parë i kësaj nisme është përgatitja e një projektligji, konform me Kushtetutën dhe legjislacionin dhe më pas kalimi i tij në Parlament” thotë Aleksandër Biberaj.

    Inkurajim për ecurinë pozitive të kësaj nisme është rikonfirmimi që Bundstagu gjerman bëri së fundmi për gadishmërinë e tij për të ndihmuar në këtë proces. Aleksandër Biberaj tregon për takimin e zhvilluar së fundmi në Berlin me deputetët gjermanë. “Hapja e dosjeve sekrete të Sigurimit ka qënë një nga temat e rëndësishme që kemi patur në Bundestag. Tanimë është e ditur që deputetët gjermanë janë në mbështetje të hartimit të një ligji për këtë çështje, sidomos përfaqësuesit e CDU-së, koalicionit qeverisës, të drejtuar nga kancelarja Angela Merkel. Ata na thanë : ju mbështesim me asistencë teknike, ju japim mbështetje politike, negociojmë në Strasburg, në Bruksel që hapja e dosjeve të konsiderohet si prioritet i politikës së Shqipërisë por… vendimarrjen e keni ju në dorë, shqiptarët. Gjermanët nuk e konceptojnë që një vend si Shqipëria, me diktaturën më të egër, më çnjerëzore të mos bëjë deri më sot asnjë lloj pastrimi nga ajo e kaluar.” thotë Z. Biberaj.

    Modeli gjerman - i aplikueshëm në Shqipëri ?

    Ndonëse regjimi komunsit në Shqipëri konsiderohet më i egri, nuk ka shifra zyrtare sesa ishte numri i informatorëve dhe i të rekrutuarve nga Sigurimi. Bazuar në shifra jozyrtare mendohet që 17 % e popullsisë ka qënë e përfshirë në strukturat e policisë sekrete. A mund ta rrezikojnë paqen sociale të vërtetat e dosjeve nëse ato dalin në dritë? “Jo. Gjermania, që i hapi dosjet e para, që në vitin 1991, nuk pati asnjë lloj konflikti, asnjë lloj problemi social por vetëm një pastrim të shoqërisë gjerrmane nga e kaluara.” thotë z. Biberaj. Edhe pse situatat dhe struktura e shoqërisë në dy vendet ishin dhe janë të ndryshme, Aleksandër Biberaj beson se në Shqipëri mund të aplikohet modeli gjerman, i cili me ligj i jep të drejtë çdo personi të shohë dosjen e tij ndërsa vetëm historianëve dhe studiuesve të drejtën të shohin dosjet e personave publikë.

    Autor: Ani Ruci

    Redaktoi: Lindita Arapi

    dw

  9. #209
    Po te hapen dosjet do ngelim pa politikane / deputete
    Revolution 1848

  10. #210
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Larg qofte.
    Po te hapeshin dosjet tani, do te behej nje katrahure me keq se 1997 ne Shqiperi.
    E kujt i intereson tani nje gje e tille ?
    Vetem atyre qe duan ta shohin Shqiperine ne tym e ne flake.
    Dosjet kane nje rregull qe hapen pas 50 vitesh dhe nuk ka perse ta prishim kete norme nderkombetare. Do te ishte nje budallallek i madh.
    Nuk behet fjale per te shuar kuriozitetin e njerezve, por kjo do te rindizte e rihapte hasmeri te papara ne Shqiperine e pervuajtur.
    Sipas teje Drejtesia duhet te presi 50 vjet, vetem se mund te krijoj Gjurulldira. Po ata njerez qe u shduken pa nam pa nishan, dhe mijera e mijera te tjere qe vuajten diktaturen per nje gjysem shekulli, qe edhe sote jane ende gjalle, jeta e te cileva u shkaterruar pefundimisht te cilet Ishin te gjithe te pafajshem. "Juve" ishit dakort me krimet qe u ben ne ate kohe, thjesht sepe nuk iu interesonte "juve' , persa kohe nuk prekte interest "tuaja" primitive. D.m.th qe kriminelat dhe krimet mos te denohen kurre, vetem pse mund te krijoj Probleme. Hajde mendje Hajde!!!

    Edhe sote, ne emer te "qetesise" vazhdoni te njejtin avaz. Ky eshte nje vertetim qe Shoqeria juaj eshte plotesisht e falimentur. Kure njerezit qe kane mbaruar universitetin mendojn dhe shprehen haptazi, ne kete menyre kaq te kufizuar perfytyroni se cfar mendon nje Brute i vertet!



    P.S Ata qe nuk duan hapjen e dosjeve, ose jane vete te implikuar, njerez te familjes dhe farefisit. Ose jane thjeshte te krisur. Sepse hapja e dosjeve zbardh te vertet e hidhur te shqiperise. Dhe ajo me e hidhura eshe se Shqiptaret kane persekutuar vet Shqiptarin. Kjo nuk do te fshihet kurre nga historia, thjeshte per faktin se esht enji nga mekatet me te medhaja qe jane bere mbi popullin tone.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  11. #211
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Sa mire do te ishte qe te hapeshin dosjet, qe te pastrohej klasa politike nga keta kriminele, qofshin te majte apo te djathte. Te gjithe ne e dime se kushe jane keta parazite qe drejtojne vendin qe ushqehen edhe jetojne ne lluks duke vjedhur ate c'ka i perket popullit. Drejtesi do te vendosej atehere kur keta njerez te merrnin denimin e merituar "ketu flase per njerezit bashkpunetor te regjimit komunist qe kane spihunuar edhe qe kane marre pjese ne denimin e nje apo me shume pesonave" gjithashtu te behej nje hetim i hollesishem edhe per pasurine qe politikanet tane kane vene edhe na jane bere milionere edhe tu konfiskohej gjithshka nga shteti qe do ti sherbente te gjith popullit nevojtar, edhe familjet e tyre te largoheshin nga Shqiperia se nuk e meritojne te jetojne ne Shqiperi me Shqipetaret, ne krye te vendosej dikush qe di se ca jan hallet e popullit dhe jo" parazite"qe te na pijne gjakun se na ka ardh ne maj te hundes duke na marre per " sy lesh".

  12. #212
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kur postoni..
    mos harroni..
    se ne c'gazet i kopjoni..
    ato shkrime qe ktu dergoni..

    ku ishte botuar shkrimi i kull pellumbajt?

    shum artikull i qelluar..
    bravo Pellumbi.. ka filluar te ike nga llogoret broz cup qos-les-ndok zaloshnjore..

    snop-drop.. .. nga aranitet dhe shefat e aranitve ai saliu i shpetoj shqipetaret..
    ne se nuk e di pyet gjishin..
    Brari...dihet qe cdo shtetas Shqipetare ka patur nji dosje. Dosjet qe do te mungojn ne rastin e hapjes, qe nuk ma ha mendja se do te behet kurre sepse dicka e tille do te zbardhte drite mbi veprimtarine Ordinere dhe antishqiptare te Kryeminsitrit tend te gjithe zagaret qe i mban pas, gjithashtu edhe nje shumice e PS-es gjate diktatures dhe aq me shume pas asaj, vet kupton se jan zhdukur per te fshehur dicka. Ky akt eshte vetinkrminues per ato persona te cilet dosjet "mungojn".

    Brari je ti per te hapur dosjet???

    Une jame Pro, dhe si i tille nese eshte nevoja une pranoj qe Imja dhe te gjithe familjareve te mije te jen dosjet e para qe hapen!!!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  13. #213
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga a.koci Lexo Postimin
    Sa mire do te ishte qe te hapeshin dosjet, qe te pastrohej klasa politike nga keta kriminele, qofshin te majte apo te djathte. Te gjithe ne e dime se kushe jane keta parazite qe drejtojne vendin qe ushqehen edhe jetojne ne lluks duke vjedhur ate c'ka i perket popullit. Drejtesi do te vendosej atehere kur keta njerez te merrnin denimin e merituar "ketu flase per njerezit bashkpunetor te regjimit komunist qe kane spihunuar edhe qe kane marre pjese ne denimin e nje apo me shume pesonave" gjithashtu te behej nje hetim i hollesishem edhe per pasurine qe politikanet tane kane vene edhe na jane bere milionere edhe tu konfiskohej gjithshka nga shteti qe do ti sherbente te gjith popullit nevojtar, edhe familjet e tyre te largoheshin nga Shqiperia se nuk e meritojne te jetojne ne Shqiperi me Shqipetaret, ne krye te vendosej dikush qe di se ca jan hallet e popullit dhe jo" parazite"qe te na pijne gjakun se na ka ardh ne maj te hundes duke na marre per " sy lesh".
    A.Koci...Kjo qe kerkon ti do te ishte nje drejtesi e mirefillt dhe e cuar deri ne fund. Rrealisht eshte dicka e paarritshme, per arsyen se gjysma e shqiperise do te dilte si bashkpunetore. Justifikohet apo jo bashkupimi i tyre eshte nje tem tjeter, por kur i fut gjerat ne prespektiven e duhur, disa nga ata kane qene te dobet dhe e kane bere sespe kane menduar per femijet dhe familjen e tyre. Ajo qe ka me rendesi eshte qe te hapen dosjet e politikaneve te cilet ishin veglat me besnike te atij sistemi, perfituan ne atekohe dhe akoma po vazhdojn te perfitojn edhe sote shume me teper se atehere. Fakti qe keta horra, ordinere perfitojn ne emer te demokracise hedh kripe mbi plaget qe akoma rrjedhin gjak nga e kaluara jo shume e larget. Duhet te hapen sepse per ndryshe ata do te rrenojn shqiperine deri ne falimentim te plote. Ky duhet te jete shaku me i rendesishem per ti ekspozuar qe shqiperia te clirohet nga Kanceri nje here e mire!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  14. #214
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Hapni hapni, e do shifni qe kemi spiunu njeri-tjetrin, vllai vallain e kushrini kushrinin.

    Ndersa keta legenat tane te politikes keta dihet qe kane qene sahanlepires e mostra te atij sistemi.

  15. #215
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anëtarësuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92
    Une jam i mendimit qe te hapen dhe sa me pare.

  16. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Sipas teje Drejtesia duhet te presi 50 vjet, vetem se mund te krijoj Gjurulldira. Po ata njerez qe u shduken pa nam pa nishan, dhe mijera e mijera te tjere qe vuajten diktaturen per nje gjysem shekulli, qe edhe sote jane ende gjalle, jeta e te cileva u shkaterruar pefundimisht te cilet Ishin te gjithe te pafajshem. "Juve" ishit dakort me krimet qe u ben ne ate kohe, thjesht sepe nuk iu interesonte "juve' , persa kohe nuk prekte interest "tuaja" primitive. D.m.th qe kriminelat dhe krimet mos te denohen kurre, vetem pse mund te krijoj Probleme. Hajde mendje Hajde!!!

    Edhe sote, ne emer te "qetesise" vazhdoni te njejtin avaz. Ky eshte nje vertetim qe Shoqeria juaj eshte plotesisht e falimentur. Kure njerezit qe kane mbaruar universitetin mendojn dhe shprehen haptazi, ne kete menyre kaq te kufizuar perfytyroni se cfar mendon nje Brute i vertet!



    P.S Ata qe nuk duan hapjen e dosjeve, ose jane vete te implikuar, njerez te familjes dhe farefisit. Ose jane thjeshte te krisur. Sepse hapja e dosjeve zbardh te vertet e hidhur te shqiperise. Dhe ajo me e hidhura eshe se Shqiptaret kane persekutuar vet Shqiptarin. Kjo nuk do te fshihet kurre nga historia, thjeshte per faktin se esht enji nga mekatet me te medhaja qe jane bere mbi popullin tone.
    I nderuar
    Une nuk kam asnje aresye te turperohem nga hapja e dosjes time, por, e theksoj por:
    E ke idene qe rreth gjysma e shqiptareve, me hir e me pahir u detyruan ti sherbejne atij rregjimi duke spiunuar njeri- tjeetrin?
    Boll gjak eshte derdhur ne menyre te panevojshme ne kete vend.
    Hapja e dosjeve ne kete kohe do te ishte nje vetvrasje per kete vend qe me njemije perpjekje , mezi po ecen perpara.
    Jam shume ok qe te hapet dosja e cdo pushtetari apo qofte edhe e cdo personi qe eshte ne administraten e shtetit, por si mund te hapesh dosjet e fshatit X apo Y dhe per gjysmen e fshatit te dali se kane qene spiune. Do te krijohej nje percarje e papare ne cdo qelize te kesaj shoqerie te pjerdhur.
    Prandaj o njerez le te jemi realiste dhe ti bejme nje sherbim me te mire ketij vendi me gjestin e faljes masive , ne menyre qe te ecim perpara.
    tung
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  17. #217
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    2043

    Jam plotesisht dakort me ju qe ti bejme nje sherbim me te mire vendit me gjestin e faljes

    masive.Por qe te falesh duhet te dish fajtorin,sepse perndryshe te gjithe do te shikojne ata

    qe i rrethojne si fajtore per ate qe mund tu kete ndodhur.Prandaj ,pavaresisht kushteve qe

    eshte ndodhur fajtori,ai eshte konkret keshtu dhe falja duhet te jete konkrete.

    Mendoj se dosjet duhet te ishin hapur,megjithate vone nuk eshte kurre.

  18. #218
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    I nderuar
    Une nuk kam asnje aresye te turperohem nga hapja e dosjes time, por, e theksoj por:
    E ke idene qe rreth gjysma e shqiptareve, me hir e me pahir u detyruan ti sherbejne atij rregjimi duke spiunuar njeri- tjeetrin?
    Boll gjak eshte derdhur ne menyre te panevojshme ne kete vend.
    Hapja e dosjeve ne kete kohe do te ishte nje vetvrasje per kete vend qe me njemije perpjekje , mezi po ecen perpara.
    Jam shume ok qe te hapet dosja e cdo pushtetari apo qofte edhe e cdo personi qe eshte ne administraten e shtetit, por si mund te hapesh dosjet e fshatit X apo Y dhe per gjysmen e fshatit te dali se kane qene spiune. Do te krijohej nje percarje e papare ne cdo qelize te kesaj shoqerie te pjerdhur.
    Prandaj o njerez le te jemi realiste dhe ti bejme nje sherbim me te mire ketij vendi me gjestin e faljes masive , ne menyre qe te ecim perpara.
    tung
    Kete e kam thene edhe une. Nuk po flas per hapjen e dosjeve te qytetareve te thjesht. E kam fjalen per ata qe jane ne Politike, qe sote kane zene karriket me te larte te te dy partive, si PD-ja ashtu edhe PS-ja. Ata qe kane bere krime ne ate kohe duhet te ndeshkohen. Dosjet duhet te hepan edhe per ate element bashkpunues, ose qe ishin pjesetare te Institucioneve shteterore te asaj kohe. "Une bera detyren" nuk mund te perdoret per te justifikuar Vrasjet e njerezve te pafajshem, ky eshte nje bashkpunim me plotndergjegje me kriminelet.

    Shikoni kete dokumentar Titulluar DIVORCE: ALBANIAN STYLE!!!

    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=4199
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 13-02-2012 më 13:56
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  19. #219
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ish-kryeministri Aleksandër Meksi: Dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit i kanë zhdukur


    Debati mbi hapjen e dosjeve dhe zbulimin e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit ka risjellë në publik ish-kryeministrin Aleksander Meksi. Ai ka gjetur rastin të hedhë akuza për të forta për zhdukjen e dosjeve të sigurimit të Shtetit nga vitet 1944-1991. “Kamionët që dilnin nga bodrumet, nga bunkierët e Ministrisë së Brendshme dhe thuhej që ka brumatriçe, nuk është e vërtetë. Janë zhdukur, dhe janë zhdukur pjesa më e madhe e dokumentacionit të dosjeve në kundërshtim me rregulloren për ruajtjen e dokumenteve të arkivit të Ministrisë së Brendshme”, thotë Meksi.

    Sic raporton “Lajmifundit.com”, deklaratat e Meksit u bënë në takimin e shoqërisë civile e cila ka hartuar një projektligj të ri për Pastërtinë e Figurave të Funksionarëve të Lartë të Adminsitratës Publike dhe Deputetëve. “Ideja e zhdukjes është një ide, nuk do të na lërë mundësinë që ne të kemi shumë gjëra konkrete në dorë dhe shumë fakte do të humbim. Por ama nuk do të justifikojmë zhdukjen për të thënë që ne nuk do merremi me çështjen e dosjeve”, thotë Elsa Ballauri, Kryetare e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri. /Lajmifundit.com/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  20. #220
    i/e regjistruar Maska e esmeraldos
    Anëtarësuar
    29-01-2012
    Vendndodhja
    jetoj nen catin e perendis
    Postime
    52
    deshira e madhe egziston

    por eshte e pamundur:

    ne pushtet jan.LOL
    te ndimosh te tjeret ben diferencen

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarëve.
    Nga Agim Doçi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Aleksandër Meksi, Dhuna komuniste apo vetëm "dosjet" ..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-11-2006, 03:53
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  5. Spiunazhi
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •