Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të hapen dosjet sekrete të ish-Sigurimit te Shtetit?

Votues
360. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po.

    271 75.28%
  • Jo.

    67 18.61%
  • Nuk e di.

    22 6.11%
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 237
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    ITALY-NY
    Postime
    16

    Berisha....

    Berisha: Të përndjekurit, 2000 lekë për ditë burgu


    ( 26/04/07)

    Qeveria ka vendosur dje që masa e dëmshpërblimit për ditë burgu të të burgosurve politikë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, të ndahet në dy grupe: për ata që janë dënuar nga viti 1944-1954 dhe për grupin tjetër të të përndjekurve. Këshilli i Ministrave diskutoi dje këtë projekt të rëndësishëm i përgatitur tashmë nga ekspertët dhe që parashikon shpërblime të ndryshme për shtresa të ndryshme.
    Kështu për vitet 1944-1954, të përndjekurit dhe të persekutuarit pas “telave me gjëmba”, tha Berisha, do të marrin 1000 lekë të reja, ndërsa për vitet e tjera 1954-1991 shpërblimi të jetë 2000 lekë të reja për ditë burgu.
    Historiku
    Sipas shpjegimeve që jepen edhe në relacionet përmbledhëse për ligjin, në vitin 1944-1954 kanë qenë të internuar në kampet e Beratit dhe të Tepelenës, që quhen edhe si “kampet me tela”, rreth 2500 qytetarë. Këto do të përfitojnë dëmshpërblim, por ata që janë internuar pas vitit 1954, sipas projektligjit të qeverisë nuk do të dëmshpërblehen.
    Fatura e shpërblimit të kësaj shtrese do të jetë e lartë për qeverinë shqiptare. Duke e konkretizuar këtë me një shembull dhe rast konkret, do të duhet që qeveria shqiptare të kompensojë një nga figurat kryesore të klerit katolik dhe letërsisë shqiptare At Zef Pëllumbin, në një shumë të madhe. Ai ka bërë 30 vjet burg dhe është i kategorisë që përfiton 2000 lekë të reja për ditë burgu. Shpërblimi që duhet t’i japë qeveria At Zef Pllumbit është rreth 21,900,000 të reja. Ndërsa Musine Kokalari, e cila u burgos pas 1944 u dënua me 16 burgim dhe 22 vjet internim, përfiton dëmshpërblim vetëm për 16 vitet e burgut dhe jo për pjesën kur është internuar, gjatë të cilit ajo vdiq.
    Por në Shqipëri, sipas shifrave të persekutuar të formave të ndryshme që kanë atë status që përfitojnë nga dëmshpërblimi i qeverisë janë 23 mijë, nga këta rreth 6023 janë të pushkatuar. Ndërsa numri i të persekutuarve që nuk përfitojnë nga ky dëmshpërblim, që janë persekutuar në forma të ndryshme, janë rreth 100 mijë.
    Në fakt ka pasur një debat të hapur mes qeverisë shqiptare dhe disa të përndjekurve politikë lidhur jo vetëm me projektligjin, por edhe faktin që në këtë projektligj të mos përfshihen spiunët e regjimit komunist që kanë qenë në gjirin e të burgosurve dhe të internuarve si dhe bashkëpunëtorëve të fashizmit. Prandaj të përndjekurit kanë kërkuar që pas miratimit të ligjit të ri të ngrihet një komision i cili do të shqyrtojë se cilët nga ato njerëz, që janë në gjirin e të persekutuarve nuk e përfitojnë dëmshpërblimin. Ndërsa meraku i qeverisë ka qenë që në mesin e të persekutuarve të mos jenë bashkëpunëtorët e gjermanëve dhe italianëve.
    Sipas kërkesës së të persekutuarve për ta bërë një gjë të tillë, pra për të indetifikuar të spiunët e regjimit duhet të hapen dosjet e regjimit komunist. Qeveria nga ana e saj ka marrë informacionin e duhur se në bazë të vendimeve të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e krimece të Luftës së Dytë Botërore, si të Nurenbergut apo të ndonjë gjykate tjetër, asnjë shqiptar nuk është konsideruar bashkëpunëtor të fashizmit dhe të nazizmit.
    Ky projektligj hartohet në kohën që Berisha u premtoi shoqatave të ndryshme të të përndjekurve dhe persekutuarve politikë. Ky premtim i tij erdhi pas një debati që këto shoqata patën me zëvendëskryeministrin Ilir Rusmalin. Këto shoqata kanë punuar me një grup pune, i cili është drejtuar nga vetë Rusmali. Ky grup pune ka marrë parasysh të gjitha kërkesat dhe propozimet e bëra nga shoqatat e ndryshme të të përndjekurve. Por pas një pune intensive vetë Rusmali i ka dërguar të gjithë anëtarëve të këtyre shoqatave nga një formular, i cili duhej plotësuar. Në këtë formularë, përveç të tjerave zëvendëskryeministri kërkonte të dinte nga këta anëtarë se “cili mendoni ju se do të ishte mënyra më e mirë e dëmshpërblimit tuaj”. Kjo gjë i ka nevrikosur të gjithë këto shoqata, të cilat kërcënuan Berishën se nëse nuk i merr parasysh kërkesat e tyre do të hidhen në protesta në mbarë vendin. Sipas drejtuesve të tyre, me këtë veprim të Rusmalit ata kanë kuptuar se gjithë ajo punë e bërë në grupin e ngritur për këtë çështje nuk është marrë parasysh asnjë sugjerim i tyri.

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    ITALY-NY
    Postime
    16

    26 04 2007

    Ajo që propozon qeveria për dëmshpërblimin e shtresës të të përndjekurve politikë është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Këtë e bëri të ditur dje Besim Ndregjoni, sekretar i përgjithshëm i Integrimit të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. “Ky projektligj që bën dallimi mes shtresave të të persekutuarve, pra para dhe pas 1954 përbën shkelje të Kushtetutës, sepse të gjithë qytetarët janë të barabartë”, - theksoi ai. Sipas Ndregjonit se statusi i të burgosurve dhe i të internuarit është i barabartë. “Nuk besoj se do të kalojë në Parlament pasi ky projektligj do të diskutohet në komisionet parlamentare ku do të jemi të ftuar edhe ne grupet e interesit që do të japim edhe ne mendimin tonë”, - u shpreh Ndergjoni. Por sipas tij, do të ishte e mirë që në Shqipëri të hapeshin dosjet e regjimit komunist, pasi një gjë e tillë do të vinte gjërat në vend. Do të sqaronte faktin se kush ka qenë spiun në mesin e të persekutuarve dhe do të bënte të mundur që ai ose ata të përjashtoheshin nga skema e dëmshpërblimit. “Kërkojmë, në bazë të Konventës Kombëtare të mbajtur vitin e kaluar që të hapen arkivat e krimit dhe të mos mbetemi në planin e akuzave”, - tha Ndergjoni.
    Parlamenti shqiptar ka miratuar vitin e kaluar një rezolutë të Këshillit të Europës, e cila parashikon dënimin e krimeve të komunizmit nga vendet anëtare të bllokut komunist. Ndër të tjera, kjo rezolutë i kërkon këtyre vendeve që të bëhet dënimi edhe për ata që kanë bashkëpunuar me regjimin komunist, kryesisht spiunat. Në Poloni pak muaj më parë, Parlamenti mori vendim që të hapen dosjet dhe ata që kanë bashkëpunuar me komunizmit të dënoheshim me 10 vjet largoheshin nga jeta aktive e shoqërisë. Një vendim i tillë erdhi pasi Kardinali i kryeqytetit polak Vielgus deklaroi hapur se kishte qenë bashkëpunëtor i regjimit komunist. Ai u shkarkua menjëherë nga Papa për t’u zëvendësuar me një tjetër. Ndërsa në Shqipëri, përveç rezolutës së Këshillit të Europës, asnjë qeveri shqiptare nuk u ka kërkuar falje shtresës së përndjekurve dhe persekutuarve politikë si dhe s’ka marrë asnjë inisiativë ligjore për hapjen e dosjeve.


    __________________

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2007
    Postime
    8
    Nese do te hapen arkivat e sigurimit te shtetit, do te konstatojme shume gabime fatale por qe u bene ne nje regjim qe e pranonte qe ishte nje diktature e "Proletariatit",, por nen kend veshtrim demokratik dhe pas 30 vjeteve rreth viteve 2030 ne do te gjykojme qendrimin e sotem te sigurimit te shtetit por nen kend veshtrim tjeter ate qe ne do te kemi pas 30 vjeteve. Une mendoj qe dosjet nuk duhen te hapen por si te korigjojme gamimet e se kaluares dhe te ecim perpara, sa me shume ne te meremi per te gjetur pergjegjesit e se kaluares aq me shume vonohemi per te ecur perpara. Une mendoj se duhet te riparojme dhe te heqim nga kembet ata qe na pengojne te ecim perpara, dhe ti ndihmoje si, shume ata qe vuajten shume ne te kaluaren, si moralisht dhe materialisht. Kohen qe do harxhojme te gjejme fajtoret e se kaluares(shume nga ata jane te vdekur) ta harxhojme duke krijuar nje shqiperi te begate dhe me barazi shoerore.

  4. #184
    Dosjet e sherbimit sekret (SHIK) mendoj se nuk duhet hapur...te pakten jo edhe 10-15 vite.Pse?
    Ka shqiperia halle me te mdha sesa hapja e dosjeve...dhe poqese hapen dosjet tani ateher binduni se do te gjeni vetem gjera banale, psh. cila kooperative nuk e ka permbushur planin vjetor!!! dhe me pelqeu mendimi i "rromakuT" qe thot: e cka pastaj?
    Eshte mire dhe knaqesi te lexosh diskutimet dhe mendimet e njerzve qoft ketu ne forum apo edhe ti degjosh "gjalle", por une edhe njeher e them se hapja e dosjeve sekrete nuk eshte sikur te hapesh nje konzerve sardeleje,sepse, ndoshta prinderit e ketyre qunave dhe gocave me te zëshem ishin informant apo siq i quani ju ketu"spiun" me te devotshem te sigurimit.
    Pastaj, qeshtja tjeter eshte se, nga cili prizem shikohet qeshtja e Informates ( apo spiunlleku siq dojn ca ta lexojn) ...ka shume e shume gjera qe duhej njeriu me koke te ftohte ti mendoj.
    Nje shembull...ne Gjermanine Lindore u hapen dosjet e STAZI-it (Staatsicherheitsdienst) por asnjeher nuk u hapen dosjet e BND-se(Bundesnachrichtendienst)...perendimore...pse? Sepse observimet e filluara para 50 vitesh vazhdojn edhe 50 vite tjera. Dhe Gjermanet siq po duket i kan punet pak ma mire se ne Shqiptaret qe ti marrim si shembull!!! Apo?

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2006
    Postime
    45

    Te mos hapen dosjet

    Sikur te kishte njerez te sinqerte qe ti hapin dosjet dhe te prezentojne ne origjinalitet pa e shtremberuar apo hequr asnje pike apo presje po se perndryshe keta qe do ti hapin do ti bejne per veti duke i ngjyrosur sipas shije se sotme me ngjarje te atehershme.Keshtu do te dalin te pergjysmuara ne realitet ato ngjareje.Po ashtu sikur mos te acaroheshin marredhenjet nder njerzore dhe vellazerore e qe e kemi te dashur at lloj politike qe ta kethejme historine mbrapa e te perlahemi per gjera qe nuk permiresohen kurre per jete,por gjenerata do ti gjuajne ne shporten e mbeturina qe paten qelbur boten shqipetare.Dosjet e sotme te hapen dhe ta themi per shembull se sulmin e e nje politikani qe i gjason nje derri ,Ilir Metes ndaj nje femre te ndershme dhe nene te mire Jozefines,te sulmoi para krejt botes eshte nje dosje e fresket dhe qe lyp te hapet .Pra dosjet e realitetit te sotem duhet te jene te hapura.

  6. #186

    Adelina Berisha, qeshtja Topalli-Meta

    Ishte tema e dosjeve te shik-ut, dhe nuk ishte debati Meta-Topalli ose Topalli-Meta, te jame i sinqert shume kam simpati dhe endje per zonjen Topalli (ne aspektin reprezentativ), kjo Jozefina e re me pelqen shume me shume se ajo Jozefina e fillimit ku ignoronte cdo gje qe vinte nga kundershtaret politik (SPSH) ose e majta shqiptare. Nuk me pelqente fjalori i saj dhe sidomos jo fjala per cka plasi sherri mes Metes dhe saj " O Iliri ty ta ka fut Edvini...", nuk e besoj ne radhe te pare se asaj si Lady i kishte hije shperthim i tille, e pastaj shkojm te Hierearkija shtetrore ku Jozefina eshte Nen-Kryetare e Shteit Shqiptar...kurse Ilirit akoma ma pak i kishte hije ajo egersi ...etje etj
    Besoj se edhe Adelina Berisha pajtohet me mua dhe harron taborin politik per tu rreshtuar ne taborrin Shqiptar, sa per informacion une jam Shqiptar i Kosoves dhe fare pak me ben pershtypje politika qoft ne Shtetitn-Ame Shqiperine apo edhe ne Regjinet e saja te okupuara (Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Serbi apo Greqi ), jo pse nuk do te doja te isha pjes e saj, por sepse karakteri im nuk do puqej me 90% te politikanve mbar-shqiptar.
    Ne si Komb kemi problem identitetin tone dhe veshtersine te akceptojm vete gjkun tone, ne behemi gjerman, ne behemi grek, ne behemi anglez, ne behemi italian...e cka jo por assesi nuk duam te jemi ata qe jemi SHQIPTAR, dhe kete fale nje shoqerije qe e ka primat veten e jo kombin (ju lus ne mirkuptim se nuk flas per nje regjion te caktuar por flas per sindromin mbar shqiptar te perbuzjes se identitetit)...qudi, nuk degjova asnje gjerman te jete bere shqiptar, apo nje grek te kete puthur kushtetuten e shqiperise, apo edhe nje anglez te kete valvitur flamurin tone, apo nje italian te jete ulur ne gjunj para nje simboli te shqiptarise dhe te kete luftuar ne ndonje nga lufterat e shqiptarve ...asnjeher, e ne blegrojm duke u qerrur se jemi ma gjerman se gjermani, ma grek se greku, apo me italian se italiani...kjo qeshtje duhet hapur e jo qeshtje banale te disa dosjeve te shkretuara qe pos kopertinave asnje notic nuk gjen ne to...neve na han jeten politikani yni frikacak, qoft ai Fatmir Sejdiu, Sala, Jozefina, Nano rama, Thaqi, Surroi, Ceku...po kursehj kete radhe Bamir Topin....
    Ky eshte problemi yne zonjushe adelina berisha, jo dosjet....keshtu mendoj une te pakten

  7. #187
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar më parë nga Adelina Berisha Lexo Postimin
    Sikur te kishte njerez te sinqerte qe ti hapin dosjet dhe te prezentojne ne origjinalitet pa e shtremberuar apo hequr asnje pike apo presje po se perndryshe keta qe do ti hapin do ti bejne per veti duke i ngjyrosur sipas shije se sotme me ngjarje te atehershme.Keshtu do te dalin te pergjysmuara ne realitet ato ngjareje.Po ashtu sikur mos te acaroheshin marredhenjet nder njerzore dhe vellazerore e qe e kemi te dashur at lloj politike qe ta kethejme historine mbrapa e te perlahemi per gjera qe nuk permiresohen kurre per jete,por gjenerata do ti gjuajne ne shporten e mbeturina qe paten qelbur boten shqipetare.Dosjet e sotme te hapen dhe ta themi per shembull se sulmin e e nje politikani qe i gjason nje derri ,Ilir Metes ndaj nje femre te ndershme dhe nene te mire Jozefines,te sulmoi para krejt botes eshte nje dosje e fresket dhe qe lyp te hapet .Pra dosjet e realitetit te sotem duhet te jene te hapura.
    Po per dosjen e Fahri Balliut je dakord qe te hapet me pika dhe presje?
    Po per dosjen e Jemin Gjanes je dakord qe te hapet me pika dhe presje?
    Po per dosjen e Sahban Memise je dakord qe te hapet me pika dhe presje?
    Po sikur te kete dhe xhaxhi Saliu je dakord qe te hapet me pika dhe presje?

    N.q.se te dyja krahit politiki do te jen dakord le te hapen dreqi e mori. Se na cmenden 15 vjet i hap s'i hap, i hap jo nuk i hap, i hap jo po i hap pastaj.....
    Ti hapin dosjet qe te shpetojme njehere e mire!
    FLANGO MA NON FLECTO

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2007
    Postime
    4
    Po mundohem shpejt me dhan nje pergjegje,por te sakte...Sa i perket a duhet mu hap dosjet shqiptare te shtetit.Une mendoj se ato duhet te hapen dhe te dihen kush jan bashkpuntoret e serbis.Ata duhet te denohen sipas ligjit.Por pershkak te sigurimit shtetnor shqiptar NUK DUHET TE PUBLIKOHEN...

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2007
    Postime
    4
    une mendoj qe duhet te hapet dosja e sigurimit te shtetit shqiptar .te denohen bashkpuntoret e serbis.POR NUK DUHET TE PUBLIKOHEN DOSJET E SIGURIMIT SHQIPTAR ,PERSHKAK TE SIGURIMIT SHTETNOR.

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    nuk o e keqja se u hapen a s u hapen dosjet o albaneze(e esht) po tjeter kun....
    politikanet nuk po tallen me popullin por me veten e vet,populli vetem demtohet
    nga pak ...po themi !
    nuk o ceshtje spiunash po ceshtje ecje para....perher Shqipnia ne qorrsokak me ksi parish.

  11. #191
    Ich bin Tony Montana Maska e tony_montana
    Anëtarësuar
    06-08-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    19
    Mendoj se dosjet duhet te hapen dhe te behen publike
    >>Tony Montana<<

  12. #192
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    dosjet duhen me u hap se ne parlament ngelen tu u shajt me njoni tjetrin dhe spo e marrim vesh se kush jan spiunat.ka qe ne 45 qe na qeverisin spiunat

  13. #193
    Berisha kercenon prere: Urte! Do t’u nxjerr kartelat!

    E Marte, 27 Nentor 2007

    Kryeministri Sali Berisha “kercenoi” dje opoziten, qe te mos kerkoje me hapjen e dosjeve, pasi kjo do te preke deputete te majte. Gjate debatit te nxehte me deputetet e pakices se majte parlamentare, shefi i ekzekutivit tha se opozita nuk ka asnje qellim tjeter, vecse larje te hesapeve, por se ky ligj nuk mund te miratohet per keto synime. “Mos pergojoni te tjeret, se po t’ju pergojoj une ju dhe po t’ua nxjerr une kartelat, dijeni mire se u kap frika korridoreve te Parlamentit, e s’hyni me ju. Me lini mua ketu! E di sa koka bien, apo jo? Sigurisht, pasi kam qene kryetar shteti. Pa diskutim i kam, pa diskutim qe i njoh”, deklaroi kryeministri Berisha. Kreu i ekzekutivit shtoi se qellimi i opozites per te hapur dosjet eshte larja e hesapeve brenda radheve te saj. “Do te hapen te gjitha dhe do te hapen plotesisht. Por qeveria nuk bie, ajo forcohet. Do hapen qe c’ke me te. Edhe po te mos ta doni ju ligjin, ai ligj do te kaloje dhe ai ligj do te veproje”, - shtoi kreu i ekzekutivit, qe me heret kercenoi se i njeh mire dosje te vecanta.

    E. GJ

  14. #194
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    ka shum lloje bashkpunetoresh por duhet te hapen dosjet e atyre qe te fusnin ne burg se thoje qe ska patate ne dyqan.ka nga ata qe kan len familje dhe kan ikur jasht shqiperie per te ndihmuar shtetin ata jan thjesht patriot

  15. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Hapja e dosjeve? (!!!)

    Po ta shikoni në fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, do të shihni se fjala DOSJE s' është diçka prej të cilës duhet të tmerrohemi. Por...
    Në Shqiprinë londineze dhe në Kosovë ka mijëra e mijëra dosje. Ishte një Natë e pafund, një katrahurë, një dhimbje, një frikë... Ishte një besim i kotë, por edhe një mashtrim dhelpërak.
    Kujtoj se duhet pasur kujdes. Realiteti ynë, mjerisht, është plot plagë. A duhet t' i shtojmë ende plagë, ende hasmëri, ende, ende... Mbase JO; por nga ana tjetër duhet të kemi kujdes që ata që u shërbyen ideologjive, i ushqyen ato, ose në Kosovë ata që quan ujë në MULLI TË HASMIT të mos lejohen të vijnë në pushtet.
    PSE?!
    Sepse: ata as që dinë të dalin nga ajo mjegull brenda të cilës i kanë zgjedhur çështjet personale, janë joshur me të mira materiale, siç do të thoshte populli duke ia shitur shprin qoftëlargut Privilegjet i arritën gjithnjë duke shkelur mbi të tjerët, duke shkaktuar, plagë e dhimbje të cilat nuk mund të mbyllen edhe aq shpejt.
    Ajo kohë, plot mjegull, sidomos në Kosovën e okupuar dhe të nëpërkëmbur, o Zot, qoftë e harruar!...
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  16. #196
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Ndoshta Do Te Ishte Me Mire Qe Te Hapen

  17. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    63
    dosjet duhet hapur, pamarr parasysh kend do e godasin.

  18. #198
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po edhe un mendoj se duhet te hapen dosjet sekrete

  19. #199
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ligji i spiunëve, dosjet e zyrtarëve në internet

    Një ide e re po hidhet së fundmi në tregun e politikës shqiptare përe çështjen më të përfolur në 17 vitet e fundit, për ligjin e ish-spiunëve të sigurimit. E tillë është edhe ideja e fundit e hedhur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Re, Tritan Shehu i cili duke u shprehur për gazetën “SOT” sqaron se “dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të regjimit komunist për nivelin e zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të hapen. Personalisht, mbështes modelin Bullgar. Sipas këtij modeli, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve të këtij regjimi jo vetëm që hapen por publikohen edhe në faqe zyrtare të internetit,në mënyrë që çdo kush të mund të njihet me dosjen e një personi të caktuar, qoftë ky politikan apo zyrtar në funksione të larta qeverisëse. Mendoj se nëse do të propozohej ky model dhe më pas do të votohej, nuk do të provokonte aspak rrëmujë, por përkundrazi do të tregonte sa më shumë transparencë lidhur me qytetarët”. Vlen të theksohet se propozimi për modelin Bullgar vjen pas një propozimi tjetër, i bërë nga vet kryeministri Sali Berisha, i cili ka kërkuar ngritjen e një komisioni të ngjashëm me komisionin “Mezini” (komisioni i ngritur nga një grup deputetësh të PD për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit, në vitin 1996). Komisioni në fjalë mbështeste modelin çek, sipas këtij modeli parashikohej hapja e dosjeve për çdo zyrtar të lartë shteti, politikan, gjykatës, prokuror, drejtor të ndryshëm institucionesh. Gjithashtu, ky model parashikonte që çdo qytetar që ishte i interesuar të njihej me dosjen e tij mund të ishte i lirë për ta tërhequr. Megjithatë vlen të theksohet se edhe pse politikanët shqiptarë e gjejnë vullnetin për të propozuar modele për hapjen e dosjeve por asnjëri prej tyre duket se nuk e merr guximin për tu përballur me përmbajtjen e tyre.

    Implikimi i deputetëve bllokon hapjen e dosjeve

    Megjithëse të gjithë deputetët kur diskutohet për hapjen e dosjeve janë në unison të plotë, kur vjen puna për implementimin e ligjit bëjnë të pamundurën për sabotimin e tij. Gjithë kjo histori vjen ngaqë sipas akuzave të fundit në media si dhe në debate të ndryshme publike, mazhoranca e deputetëve është e pajisur me dosje. Janë dhjetra pseudonime spiunësh politikanë që qarkullojnë në rrethet mediatike apo edhe midis vetë politkanëve, pseudonime që fshehin mbrapa emra deputetësh. Duke qenë se një ligj i cili do të kërkojë realisht pastrimin e politikës nuk është në interesin e kërkujt prej tyre që të vetëasgjësohet politikisht. Përpos debatit për hapjen apo mos hapjen e tyre, politikanë të ndryshëm shqiptarë, të cilët nuk ndihen të implikuar shprehen me tone të ashpra për gazetën se, dosjet e sigurimit, jo vetëm duhet të hapen, por emrat e bashkëpunëtorëve të atij regjimi duhet të publikohen edhe në internet.

    Debatet i fundit në Kuvend

    Disa javë përpara mbylljes së sesionit parlamentar shtator-dhjetor 2007, deputeti socialist Taulant Balla ka kërkuar me ngulm që në kalendarin e punimeve të futej edhe ligji për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit. Replika ka ardhur menjëherë nga vet kryeministri Sali Berisha i cili është shprehur se të djathtët janë të hapur për të identifikuar dhe penalizuar të gjithë ata deputetë apo funksionarë të administratës të cilët kanë qenë të përfshirë në këto “shërbime”. Por Berisha nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe shantazhit ndaj socialistëve duke u shprehur se “ kërkoni hapjen e dosjeve për të spastruar radhët tuaja. Nëse hapen kartelat as gjysma juaj nuk do të mund të afrohej deri në korridoret e parlamentit”. Berisha këmbënguli në këtë seancë se ligji që do të kalojë në kuvend do të jetë ai i paraqitur nga demokratët që në 2006 kur kryetar grupi ishte Bamir Topi. Varianti i 2006 i paraqitur nga të djathtët është i bazuar kryekëput në ligjin e vitit 1995 i cili ka pasur fuqi vepruese deri në vitin 2001. Dallimi i vetëm i projektligjit të dy viteve më parë nga ai i ‘95 është se nga verifikimi i figurës janë përjashtuar botuesit dhe përfaqësuesit e medias.

    Starova: Të hapen dosjet e atyre që mbajnë rolin e liderit

    Kreu i PBLD, Arjan Starova gjithashtu konfirmon për gazetën se dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të regjimit komunist duhet të hapen. Madje kreu i PBLD, bën të ditur gjithashtu se dosjet më parë duhen hapur për të gjithë ata persona që sipas tij pretendojnë të bëjnë rolin e liderit. Starova bën të ditur se kjo çështje duhet të kishte marrë fund shumë kohë më parë, dhe e gjithë zvarritja e procesit është bërë nga vet parlamenti shqiptar. “Dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit komunist duhet të ishin hapur me kohë. Dosjet duhet të hapen vetëm për kategorinë e zyrtarëve të lartë. Madje këto dosje duhet të hapen për të gjithi ata njerëz apo pushtetarë që sot pretendojnë të bëjnë rolin e liderit, këta persona duhet të ballafaqohen me dosjet e tyre dhe të largohen nga politika”

    Vasili: Dosjet, politika i qëndron KE indiferente

    Nënkryetari i partisë opozitare Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet për gazetën “SOT” se politika shqiptare duhet të angazhohet seriozisht me çështjen e hapjes së dosjeve. “Ekziston një Rezolutë e Komisionit Evropian, e cila dënon krimet e komunizmit dhe ndër të tjera vendos si kusht disa elementë për integrimin e vendit në BE dhe NATO, një nga këto elemente është edhe hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtorëve të regjimit komunist. Politika shqiptare duhet të zhvillojë angazhimet e saj ndaj çdo dokumenti evropian për arsye se Shqipëria synon të integrohet në BE dhe duke patur këto synime nuk mund të qëndrojë indiferente dhe të anashkalojë detyrat e saj”

    Shehu: Spiunët, të votohet ligji Bullgar

    “Dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të regjimit komunist për nivelin e zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të hapen. Personalisht, mbështes modelin Bullgar. Sipas këtij modeli, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve të këtij regjimi jo vetëm që hapen por publikohen edhe në faqe zyrtare të internetit, në mënyrë që çdo kush të mund të njihet me dosjen e një personi të caktuar, qoftë ky politikan apo zyrtar në funksione të larta qeverisëse. Mendoj se nëse do të propozohej ky model dhe më pas do të votohej, nuk do të provokonte aspak rrëmujë, por përkundrazi do të tregonte sa më shumë transparencë lidhur me qytetarët” ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të partisë Demokracia e Re, Tritan Shehu, gjatë një prononcimi për gazetën.

    GAZETA SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #200
    Duhej dhe nje opsion "nuk ja vlen" te votimi se tani dosjet i kane bere te gjitha sipas qefit dhe nuk ka rendsi fare ne hapen apo jo.

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarëve.
    Nga Agim Doçi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Aleksandër Meksi, Dhuna komuniste apo vetëm "dosjet" ..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-11-2006, 03:53
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  5. Spiunazhi
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •