Close
Faqja 2 prej 29 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 565
  1. #21
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Per mendimin tim Tirana ka nevoje per Olldashin dhe vizionin e tij per te. Edi Rama pati gjithe kete kohe ne dore dhe megjithese kishte dhe qeverine socialiste kaq mundi te beje, mos valle mendoni se do te beje me shume me qeveri Demokratike. Mqs koken i vume Demokratike (Qeveria) mire eshte ti veme dhe krahe(pushtetin lokal) Shqiponjes qe te mund te fluturoje se po qene nje ashtu nje ashtu asgje nuk do te behet. Do ca kohe me shume qe Shqiperia te arije ne nivelin e Europes apo Amerikes persa i perket funksionimit te shtetit pavaresisht nga dominimi i pushtetit nga nje force apo nje tjeter.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tahir shalsi ..mo u nxe..
    pellumbi ka vrare njerez .. kurse i vellai ..lirimi ka futur ne burgje dynjane..


    ---


    ja sipunon policia me olldashin ne krye:

    shekulli

    Gëzim Lulo është arrestuar dje në Follorinë të Greqisë nga një grup i përbashkët shqiptaro-grek

    Kapet i akuzuari për vrasjen e parukieres

    Alibia e Lulos : Kam qenë në Greqi natën e vrasjes. Prençi : Së shpejti ekstradimi i autorit

    Bardha Nergjoni

    ELBASAN-Gëzim Lulo, i dyshuari kryesor për vrasjen e Trëndafile Omerit dhe plagosjen e kunatës së saj është rrethuar gjatë gjithë natës dhe ka përfunduar në pranga, në orët e para të mëngjesit në lagjen e quajtur Klitro të Follorinës në Greqi. Operacioni është zhvilluar nga një grup agjentësh të policisë shqiptare, në bashkëpunim me një patrullë greke. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se të shtunën, një grup oficerësh, nën drejtimin e drejtorit Shemsi Prençi janë nisur për në Greqi, ku mësohet se qëndronte i akuzuari kryesor për vrasjen e ndodhur në afërsi të fshatit Skroskë të Librazhdit. Dëshmia e të mbijetuarës, Klodiana Omeri ka ndihmuar policinë të bëjë verifikimet e duhura, duke konfirmuar se mbrëmjen e krimit Gëzim Lulo kishte kaluar së bashku me bashkëshorten në Greqi, pa e ditur se një prej femrave që kishte sulmuar ishte gjallë. Duke mos u arratisur, por duke qëndruar pranë familjes, Lulo mësohet se ka ngritur një alibi për qëndrimin e tij në Greqi, në kohën kur është kryer krimi. Megjithatë, policia e Elbasanit zotëron provat dhe dëshminë kryesore që vërteton autorësinë e tij në vrasjen e parukieres Trëndafile Omeri.
    Arrestimi
    Drejtori i policisë së Elbasanit, Shemsi Prençi, ka ndjekur vetë aksionin e zhvilluar për kapjen e Lulos në Follorinë të Greqisë. Sipas tij, Gëzim Lulo është kthyer mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23.00 në banesën ku qëndronte familja e tij dhe gjatë gjithë natës, kjo banesë ka qëndruar e rrethuar në distancë nga efektiva të policisë shqiptare e greke. Aksioni ishte organizuar për kapjen e Lulos si dhe ishin llogaritur të gjitha rrugët e mundshme për tentativën e arratisjes. Gjithashtu, është marrë parasysh fakti se mund të ishte i armatosur dhe të reagonte ndaj policisë. Rreth orës 7.00 të mëngjesit të djeshëm, policët kanë hyrë në banesë dhe kanë arrestuar 47-vjeçarin, i cili nuk ka bërë rezistencë. Prençi ka deklaruar dje për mediat se ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
    Dëshmia
    “Kot më keni kapur, pasi unë nuk kam bërë asgjë. Ditën që ju thoni se ka ndodhur vrasja, unë kam qenë me familjen time, këtu në Greqi”,-ka qenë alibia e Gëzim Lulos për policinë, në momentin e arrestimit. Prençi deklaroi se 47 -vjeçari është shoqëruar në Kozanë, ku do të bëhet një seancë gjyqësore për ekstradimin e tij dhe më pas policia e Elbasanit do të sjellë në Shqipëri të dyshuarin kryesor për vrasjen e 25- vjeçares Trëndafile Omeri dhe plagosjen e kunatës së saj, Klodianës. Kjo e fundit konsiderohet si dëshmitare kryesore, pasi ka mundur ta njohë atë pasi I ka hequr maskën. Sipas zv. drejtorit Viktor Agaj, kapja e autorit do të thotë një rezultat mjaft pozitiv për policinë e Elbasanit. Brenda këtij viti, janë mundur të zbulohen të gjitha krimet e rënda. Kështu, 8 vrasjet e regjistruara kanë tashmë autorët e indentifikuar dhe pjesa më e madhe janë arrestuar.





    29/11/2006

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Avash o patriot,
    Si e krahason Tiranen me qytetet evropiane.

    Edi Rama nuk kishte per detyre qe ta bente Tiranen Evrope brenda 6 viteve. Jo per gje por qyteteve evropiane u jane deshur dekada te tera per te ardhur ketu ku jane sot. Plus Tirana e filloi nga zeroja zhvillimin duke konsideruar Tiranen e 92-shit. Rama kishte per detyre ta nxirrte Tiranen nga llumi edhe pastaj ta nisi per ne rrugen drejt Evropes. Per te arritur Evropen do na duhet ca kohe edhe shume pune. Si mendon ti?
    Une besoj se Rama ka bere nje pune shume te mire deri tani.

    Me qe ra fjala kush eshte ky Olldashi?
    A e njef njeri kete person?
    Cfare vizioni paska ky?



    Citim Postuar më parë nga skampin
    po ti çne me Edi Ramen o patriot(e) apo kujton se ke ba nai gja te mire Edi atje?
    po ta krahasosh Tiranen me qytetet evropiane nuk ka asgja te perbashket se jan ndertuar gjerat pa plan dhe kjo do ti kushtoje ne te ardhmen.ma mire ta kishte lan me kioska se hiqen me nje aksion se sa ashtu si e ka ba ai palla.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    po çar te mendoj pallate pa garazhe lagje pa lulishte ndertime pa plan pislluk i madh etj etj.un nuk thashe se per 6 vjet do behej evrop po te pakten te hidhen bazat per nje qytet modern por ky palla ka ndertuar kot me kot(ka dhene leje ndertimi)dhe kur te vije koha qe te prishen nuk do jete si me kjoskat por do ti djegi mire shtetit dhe popullit bashke.un kam blere shtepi aty dhe nuk kam letra se ai qe ka ndertuar pallatin ka bere dy kate ma teper dhe sja japin hipoteken,kjo eshte Tirana,dhe sa per ato gjera qe mund te kete regulluar jane sa per sy e faqe se gjith ai lek qe eshte dhene duhet justifikuar apo jo.dhe tjetra ai ka fituar dy here por ne jemi mesuar qe ne kohe te xhaxhit te shofim nja 10 fytyra gjithe jeten ne poshtet.prandaj un jam i mendimit qe te qerohet ai dhe disa te tjere si puna atije palles me fjalor rruge nga pushteti se na e kan ça ......
    Olldashi duket shume energjik dhe kam shprese se do beje diçka me mire se ky homsi qe eshte bere dhe kryetar i ps

  5. #25
    Student
    Anëtarësuar
    07-02-2003
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    15
    Duhet te jemi krenar qe kemi keto pushtetar se duke pare mendimet qe ka ky popull normale qe na pershtate. Une mund te kuptoj pafajsin e popullit te thjeshte qe jane pak a shume te paditur dhe shkojne nga shko turma, po qe te lexoj keto mendime nga njerez qe jane te shkolluar dhe dine te lexojne dhe te perdorin kompjuterin eshte per te ardhur keq.
    Gjuha qe perdoret eshte prej militatesh njeri me lart thote qe eshte mafioz Edi Rama se ka lyer pallatet ngjyra ngjyra?! Te pakten tani i shef me sy ato pallate keq mir i shef me perpara as nuk i hidhje syte me i pa.
    Pastaj sa per Olldashin eshte shpejt akoma te flasim per arritjet e tij por vetem nje gje duhet te kemi parasysh per deklarten e tij qe mbeshte kanditaren e Fatos Nanos per president ky eshte kulmi thame se e shporrem njehere e pergjithmon por nuk besoj se do jete e thjeshte perderisa ka akoma politikan qe mendojne per kete popull dhe na e bejne prape dhurate.
    Pastaj dhe nje gje tjeter qe doja tju kujtoja me Olldashin para me shume 3 vjetesh Olldashi kryesoj nje komision parlamentar per te gjykuar punen e Edi Rames dhe kush e ka ndjekur e di shume mire cilat ishin rezultate e atij komisioni dmth 0. Ishin vetem llafe dhe nuk arriten me vertetu asgje. Ky na qeka personi qe doni per Tiranen ?!
    Shpresoj se Tironsit do dijne te votojne me mend kesaj rradhe dhe jo si votuan ne 2005 qe ishte vote kunder Fatos Nanos dhe jo per te ve ne krye te vendit Dr. Berishen nje person qe na ka premtu parajsen po po na co ne ferr.
    Njeriu i edukuar mire, rri tek e dashura edhe vdes tek gruaja e tij.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ja kush do votoj per Olldashin:

    1- Te gjithe ata qe votuan me 3 Korrik per aleancen e Djathte
    2- Pjesa me madhe e atyre qe perfitojne nga legalizimi, por qe deri me sot nuk e kishin emrin ne listen ose e kishin ne cepin tjeter te Tiranes dhe nuk e dinin.
    3- Pjesa me e madhe e emigranteve nga Greqia, qe ne saje te Berishes po fitojne lejeqendrimet ose dyshtetesine, te cileve greku ju ka lejuar te vijne per festa nga 15 Dhjetori deri me 31 Janar , pa frike se mos humbasin dokumentat
    4- Te gjithe ata te majte qe po presin dhe po punojne per rikthimin e Nanos ne krye te PS
    5-Pjesa me e madhe e pensionisteve, qe per here te pare do shkojne te terheqin pervec pensionit te deritanishem edhe gjith krenari nje gjeldeti pothuajse 10 kg (rreth 50$).
    6- Le te themi 500-1000 Xhuveliste dhe 1000-2000 grekofon

    -------------------------------------------------------------------------------------
    Shuma e pergjithshme: Olldashi fiton me 5000 vota diference


    Hajt Tung

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 30/11/2006, ora


    Kryetari i zi i Natës së Bardhë



    Për të fundit herë, Edvini i bashkisë demaskohet si Kryetari i Zi i kryeqytetit, i cili s’u del dot qytetarëve përballë ditën, por kërkon t’i marrë peng në zdërhallje si mish për top kundër reformave. Me trashëgiminë e Haxhi Qamilit, ai mori mbrëmë peng kryeqytetin dhe e mbushi me kaos, ndalesa e vija të bardha, por pensionistët, të pastrehët, veteranët dhe rinia nuk i janë bashkuar apelit për orgji antiqeveritare të Kryetarit të Zi. Dje ishte hera e fundit e një feste mashtruese të stilit sovjetik për kryeqytetin shqiptar. Por edhe për abuzimet e djeshme, zgjedhësit do të duhet t’ia kërkojnë faturën kryetarit të zi në detyrë.



    Dikur, komandanti legjendar i ithtarëve të sotëm flokëbardhë të Edvinit, i priste ata në ditën e “festës të çlirimit” në sarajet e uzurpuara dhe i nxiste “shkeleni qylymin pa droje, se i Vërlacit është...”. Duke imituar tabiatet e idhullit të tij, Edvini ka ftuar të njëjtin takëm “shkelësish” dhe pjellën e tyre që të vizitojnë sarajet e pushtetit, simbolikë me të cilën synon t’u japë zemër që të bëjnë të pamundurën për të përjetësuar pushtetin e tij në bashkinë që është shndërruar në çifligun më të majmë për të pjellë pasuri. Ndërkohë që në Serbi, ish-partizanët e Rankoviçit pijnë shlivovicë dhe këndojnë këngë me thirrje-tekste vrastare, apo këngët e Goran Bregoviçit me kallash në vend të kitarës, veteranët e Edvinit këndojnë të njëjtat këngë ndërsa dixhejtë e bashkisë përcjellin të njëjtat këngë për nipat dhe mbesat e po të njëjtëve shallkuqa. Ata që dikur vranë Shaban Polluzhën bashkë me partizanët e Rankoviçit, dje nderuan Adem Jasharin, tw tubuar nga Edvini!

    Gjatë kremtimeve tw “Natws sw bardhw”, të binte në sy fakti se për muzikë popullore në shumicë u servir muzikë sllave me tekste të shqipëruara, që u shit për muzikë popullore tradicionale. Gjithkund shihje ylberistë në kërkim të shiringave dhe rrëzave. Sponsorizimet pa fund nuk e zbardhnin dot fytyrën (politike) të kryetarit të zi të kryeqytetit tonë, atij që iu numëruan në parlament gjatë 2003-it të gjitha zullumet e kryera me paratë e taksapaguesve shqiptarë, atij që na blatoi moduli i korrupsionit, si një sistem që funksionoi për ta zhdukur krejt hapësirën e gjelbër të kryeqytetit dhe për ta shndërruar në një bunker betoni i cili jepet me qira gjobash. Kryetari i zi i kryeqytetit nuk zbardhet dot gjatë ditës, pasi nuk del dot përpara të pastrehëve që i ka mashtruar për gjashtë vjet me radhë, nuk del dot para pensionistëve që i mashtroi disa vite rresh me autobusët që s’u bënë kurrë falas e me kafetë 200 lekëshe që u dhanë vetëm ditën kur Edvini vetë i shoqëroi. Ky kryetari i zi nuk e ka shumë për zemër ditën, pasi spikat me nxirjen që u ka bërë xhepave të Tiranës, prandaj edhe zezonën përpiqet ta funksionalizojë me Natën e Bardhë, simbolikën tipike sovjetike, të cilën e kanë përvetësuar edhe disa bashki perëndimore, por me nocionin e festimeve të përbashkëta dhe jo me nocionin e përdorimit politik të zbardhjes. Duhen hetuar e gjithë tipologjia e sjelljes së Kryetarit të Zi në Natën e Bardhë të mbrëmshme të kryeqytetit. Në filozofinë e kaosit të përgjithshëm që mbolli, e cila nuk kishte kurrfarë lehtësie festive, e vetmja gjë e bardhë e Natës së Bardhë, ishin vijat e bardha të ndalesave, për njerëzit, makinat dhe rrjedhjen normale të jetës. Tipologjia e Natës së Bardhë, si përballje me institucionet, me strukturat shtetërore, merrte shembull nga të gjitha lëvizjet haxhiqamiliste të shekullit të kaluar, është një përpjekje për të lidhur një aleancë të poshtër me masën amorfe, që shumë vonë mund ta kuptojë se është përdorur. Mbrëmë kryetari i Zi mori dështimin e parë, kur s’mundi ta përdorë popullin e kryeqytetit si mish për top në përballjen e vet me qeverinë, kur s’mundi ta maskojë fytyrën e vet nën duhmën e zdërhalljes, e natyrisht edhe kur s’mund të fshehë synimet e vërteta përtej trupimit të natës festive. Filozofia haxhiqamiliste pasqyrohet si një filozofi organike e kryetarit të Zi të Tiranës, prandaj edhe Nata e Bardhë e mbrëmshme ka kryer një funksion mirëfilli pozitiv: atë të një demaskimi të mbramë të kryetarit të zi të kryeqytetit.

    Re. Po.

    Data: 30/11/2006, ora

    Përkujtimi i ditëve të zeza me “natë të bardhë”



    Pak javë më parë, kur në Pezë organizohej një aheng i madh me rastin e 16 shtatorit, një televizion i Tiranës që merret gjithë ditën me lajme, intervistoi një të ri, që festonte, duke e pyetur se çfarë ishte dita e 16 shtatorit. I riu dha një përgjigje të menjëhershme, duke thënë se kjo datë ishte “çlirimi i Pezës”. Thënë ndryshe të gjithë ata që merrnin pjesë në ahengun e Pezës, përfshi këtu fjalimin e ndonjë politikani që ngjallte nostalgjitë për Enver Hoxhën, as që e kishin idenë për çfarë ishin mbledhur aty.

    E njëjta gjë po ndodh prej dy vjetësh edhe me atë që quhet “natë e bardhë”. Pjesëmarrësit as që e dinë se ç’është dhe ç’kuptim ka ajo. Qëllimi kryesor mbeten mbizotërimi i një grupi shoqëror mbi një tjetër. 28 nëntori – dita e krijimit të shtetit shqiptar, nuk përkujtohet sa duhet, ndërsa kërkohet që patjetër të ngelet 29 nëntori – dita e vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri.

    PKSH, gjatë luftës, nuk mendoi për ndarjen e pushtetit me forcat e tjera politike, pasi për komunistët, pushteti është mbi gjithçka. Ajo që duket të vihet në vend është saktësimi i disa termave që përdoren, të mbetur nga regjimi i kaluar. Për fat të keq, në Shqipëri, asnjëherë nuk ka pasur luftë nacionalçlirimtare. Kjo është një e vërtetë që nuk mund të mohohet nga askush, pasi luftë nacionalçlirimtare do të thotë që, në të gjithë hapësirën etnike shqiptare, të niste një luftë që të synonte krijimin e një shteti etnik shqiptar, kundër shteteve që i kundërshtonin këto synime. Dhe një luftë e tillë mund të ishte më e përshtatshme jo në kushtet e një lufte të përbotshme. Për fat të keq, shqiptarët nuk kanë rast të tillë që, sigurisht, mund të sillte krenari kombëtare!

    Lufta tjetër është ajo ideologjike. Komunistët, gjatë luftës ishin hakmarrës edhe ndaj kundërshtarëve politikë, duke e shndërruar luftën, thjesht në një luftë ideologjike, ku ylli i kuq nuk i shqitet dot, as sot e kësaj dite.

    29 Nëntori është një datë historike për jugosllavët. Më 29 nëntor 1943, është mbajtur mbledhja e dytë e AVNOJ-t, ndërsa më 29 nëntor 1945, është shpallur Republika Popullore Federative Jugosllave nga Asambleja Kushtetuese Jugosllave. Kjo, sepse më 11 nëntor 1945 kishin organizuar zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese të Jugosllavisë, ndërsa më 3 janar 1946, u përcaktua edhe fati përfundimtar i Kosovës. Kushtetuta e Republikës Socialiste të Serbisë doli në vitin 1947 dhe përcaktonte organizimin e qarkut autonom të Kosovës.

    Edhe vetë 29 nëntori u caktua me vonesë si ditë feste në Shqipëri. Në një mbledhje të Kryesisë së KANÇ-it për festat zyrtare, të datës 22 majit 1945, u injorua 29 nëntori si ditë feste, ndërsa shpalleshin të tilla, 16 Shtatori, 10 Korriku dhe 24 Maji (“Gazeta Zyrtare”, 16 qershor 1945). Vetëm në një mbledhje të 7 nëntorit 1945, u caktua si festë zyrtare 29 nëntori 1944.

    S'ka dyshim që, prej marsit 1944, ushtritë gjermane filluan të tërhiqeshin nga Ballkani dhe rrjedhimisht, edhe nga Shqipëria. Kjo e shpjegon edhe faktin pse jugu u vendit ishte braktisur kohë më parë nga kjo ushtri. Sigurisht, ushtria në fjalë nuk mund të qëndronte vetëm në Shqipëri. Çështja e vetëlargimit të një ushtrie të caktuar përveç në të gjitha kushtet kur ka ndodhur nuk është se përbën ndonjë krenari apo gjë tjetër të kësaj natyre.

    Në nëntor 1944, komunistët vendosën përfundimisht me dhunë pushtetin e tyre në Shqipëri dhe 29 nëntori është festë e tyre dhe jo e Shqipërisë. Si e tillë ajo mund të përbëjë "gëzim" për komunistët, duke qenë tragjedi për Shqipërinë. Vendosja e regjimit komunist këtë kohë e orientoi Shqipërinë nga lindja, duke i humbur 50-vjet kohë dhe duke i sjellë pasoja që nuk mund të korrigjohen as sot. Në këtë mënyrë për Shqipërinë filloi një ditë e zezë, që u pasua me muaj e vjet, për të sjellë që moment kur po kërkohet të përjetësohet me një "natë të bardhë", synimi i vetëm i të cilës është të mbajë lart nostalgjinë komuniste, si nostalgji krenarie.

    Teza e përhapur rëndom se fitorja e komunistëve i shërbeu radhitjes së vendit në radhën e fitimtarëve, nuk ka bazë. Kjo gjë ka si tregues të qartë, pranimin e Shqipërisë në OKB, 10 vjet pasi ishte vendosur regjimi komunist. Disa herë bëri përpjekje qeveria komuniste të anëtarësohej në OKB në vitet 1945 - 1955 dhe as ndihma e Baba Stalinit nuk bërë efekt për të anëtarësuar vendin në këtë organizëm.

    Do të ishte sesioni i 10-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 20 shtator 1955, që do merrte në shqyrtim kërkesën e vjetër të qeverisë komuniste. Ky rishqyrtim vinte pas disa ndryshimeve që kishin ndodhur, si vdekja e Stalinit, vizita e Hrushovit në Beograd, si dhe pas festimeve për 10-vjetorin e OKB-së, në qershor 1955, ku fuqitë e mëdha kishin lënë të kuptohej se ishin të gatshme të bënin kompromis për pranime të reja në OKB, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Çështja u rivotua më 14 dhjetor 1955 dhe votuan "pro" Shqipërisë, Brazili, Franca, Irani, Zelanda e Re, Peruja, Turqia, BS, dhe Britania e Madhe, ndërsa abstenuan Belgjika, Tajvani, e SHBA. Së fundi, projektrezoluta u miratua edhe në tërësi. Shqipëria u pranua në OKB, së bashku me Jordaninë, Irlandën, Portugalinë, Hungarinë, Italinë, Austrinë, Rumaninë, Bullgarinë, Finlandën, Cejlonin, Nepalin, Libinë, Kamboxhian, Laosin e Spanjën ("Bashkimi", 16 dhjetor 1955).

    Mund të shihet qartë se çfarë pozite kanë pasur këto shtete pas luftës.

    Vite më vonë, kur nuk kishte më nevojë të përdoreshin parullat demagogjike, Enver Hoxha do të pranonte publikisht, të vërtetën e madhe të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Në mbledhjen jubilare të zhvilluar me rastin e 40-vjetorit të krijimi të Frontit Demokratik të Shqipërisë, në sallën e Kuvendit Popullor, Enver Hoxha do të mbante fjalën e tij, ku do të theksonte:

    "Lufta nacionalçlirimtare dhe revolucioni, kishin për qëllim kryesor marrjen e pushtetit. Fati i Shqipërisë varej se kush do të merrte pushtetin. Pushtetin, ishim të bindur se do ta merrte populli, nën udhëheqjen e Partisë dhe të askujt tjetër" ("Zëri i Popullit", 16 shtator 1982).

    Re. Po.





    Data: 30/11/2006, ora

    Edhe Edi Rama e ka pranuar luftën civile



    Kryetari i sotëm i PS-së Edi Rama në vitet 1991 – 1992 ka qenë shumë i ashpër në qëndrime kundrejt viteve të luftës dhe diktaturës komuniste në Shqipëri. Në periudhën në fjalë kur as që mendohej që Edi do të ishte pasardhësi i Ramiz Alisë dhe Fatos Nanos në krye të PS-së, ai nuk ka nguruar të thotë se lufta kishte qenë një luftë civile, se Kongresi i Përmetit nuk ishte ai që thuhej deri atë çaste, se “Zërin e Popullit” ishte thjeshtë një “papagall”, etj. Por vitet do të bënin të vetën. Edi Rama do t’i ndryshonte mendimet e tij kur do të udhëhiqte tashme Partinë Socialiste, dhe për rrjedhojë duhet ndryshuar përsëri historia. Tani Edi na flet për “natë të bardhë”, pikërisht për natën që i solli Shqipërisë ditë të zeza, që i solli sundimin e një force mbi të tjerat, që i rrëzoi regjimin kapitalist dhe i solli regjimin komunist, që e largoi nga perëndimi dhe e degdisi në lindje. Me pak fjalë, në pjesën e mëposhtme, mund të shihet sesi ka menduar Edi Rama në kohën kur nuk ishte në krye të PS-së.



    Rama: Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha

    Ndërmjet atyre që morën pjesë në Luftën Civile si front antikomunist dhe u vranë, u arratisën ose u burgosën më pas, dallohen plot demokratë, ashtu siç dallohen të tillë edhe në frontin partizan-komunist. Pajtimi Kombëtar, për të cilin po flitet kaq shumë, pikërisht aty duhet të fillojë, të Lufta Civile. Kjo është një ide fisnike që e kanë hedhur vetë ish-pjesëmarrës në luftën çlirimtare dhe në atë vëllavrasëse. Kushdo që do t’u shpëtojë hijeve të së kaluarës duhet ta mbështesë pa asnjë ngurrim këtë ide. Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, njëkohësisht duhet shuar çdo ndjenjë revanshi prej ngadhënjimtari ose të munduri. ...Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’ i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci. Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Europës, prandaj edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është pikërisht ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik. Për këto arsye nuk mund të ishim dakord që në fillim me faktin që në opozitën e ligjëruar nuk përfaqësohej as opozita e hershme shqiptare, as opozita e mëvonshme e kalbur nëpër burgje dhe kampe pune, as përfaqësues të emigracionit politik.

    ...Nga ato që njiheshin pak a shumë prej të gjithëve, dilte se kishim të bënim me trinitetin e krimit ndaj kombit dhe- në kohën kur lëvizja komuniste nga poshtë kërkonte shtetin ligjor- duhej të luftohej me të gjitha mjetet demokratike për nxjerrjen e dy të parëve jashtë ligjit dhe për pezullimin e menjëhershëm të Sigurimit të Shtetit, për të cilin nuk ka pasur kurrë asnjë dekret apo ligj. Ky trinitet organizoi më 21 shkurt një grusht shteti që i dha fund shpërthimit demokratik të një dite më parë dhe vendosi në fuqi Këshillin Presidencial, ose më saktë Këshillin e Regjencës. Megjithëse regjentët nxorën tanket në rrugët e Tiranës (u dhanë ndoshta frymëzimin edhe puçistëve mediokër të Kremlinit), ata përsëri morën miratimin e opozitës zyrtare që vetiu e njohu “ligjshmërinë“ e tyre. Tani që pamë se ç’ ndodhi në rrugët e Moskës pyesim: A nuk do të kishte qenë burrëria e vërtetë e liderëve të opozitës që të hipnin në tanke ashtu siç kërkonte populli dhe jo t’ i dërgonin njerëzit e zhgënjyer nëpër shtëpi? Në tribunat që u takonin qytetarëve hipën, hipën për pasojë vullnetarët e Milloshit. Edhe një herë fitoi psikoza e frikës nga një gjoja luftë civile, psikozë që e ushqeu muaj me radhë Partia e Punës me papagallin e vet “Zërin e Popullit”...

    Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme. Edhe fakti që Socialistë dhe Demokratë bashkërisht po i kthehen me një rreptësi të paparë kujtimit të monarkisë dhe disa zgjatimeve të saj sot, po e shtrijnë periudhën e diktaturës në Shqipëri nga 47 në 65 vjet, tregon se mungon dëshira për të folur hapur mbi të gjitha çështjet e historisë dhe të sotshmes sonë. Tregon njëkohësisht njohje të përciptë të historisë dhe inkoshientin e birërisë komuniste. Kemi mendimin se për këtë problem po ndodhemi sërish te një dëshirë e pakontrolluar për pushtet; pikërisht tek ajo që siç thamë më lart i shtyu komunistët në 1942-43 të nxisnin luftën civile. Nisur nga kjo, me të drejtë çdo demokrati i mbetet të denoncojë rrezikun e njohur të degjenerimit të demokracisë në demagogji. Në qoftë se deklarohemi për demokracinë pa kufij, atëherë sigurisht kemi parasysh respektimin e pakufishëm të së drejtës. Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike. Në regjimin despotik të Enver Hoxhës nuk njohëm se ç’ishte as monarkia kushtetuese as republika. Prandaj kjo çështje na lë të ftohtë. Por për arsyet që përmendëm, nuk lejohet t’ i heqësh askujt të drejtën, që pas një regjimi të dhunshëm të vendosë në mënyrë demokratike për formën e shtetit të tij. Një referendum i tillë është mbajtur edhe në shtetet fqinje më të vjetra në demokraci sesa ne, si në Itali e në Greqi.

    (“Refleksione“, Tiranë 1992, faqe 179 – 185, marrë me shkurtime).

    Re. Po.




    ................

    Trim ky RE PO..

    Kush di te na flase pak per kte tribun te se vertetes me nick RE PO..?

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Olldashi: Jap dorëheqjen pas zyrtarizmit të kandidaturës

    Kryesia qendrore e PD mblidhet pas dekretit të Moisiut për datën e zgjedhjeve

    Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, njëkohësisht edhe rivali i Edi Ramës për Bashkinë e Kryeqytetit, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, menjëherë sapo figura e tij si kandidat për bashkinë e Tiranës të zyrtarizohet nga Kryesia qendrore e Partisë Demokratike. "Sapo të zyrtarizohem nga Kryesia qendrore e PD-së si kandidat për Bashkinë e Tiranës, do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm", tha ministri Olldashi. Kreu i Ministrisë së Brendshme ka deklaruar se largimi nga posti që zotëron nuk do të bëhet fshehurazi, por publikisht menjëherë pas zyrtarizmit të tij si kandidat të PD për bashkinë e Tiranës. Sipas tij, partia në pushtet do t‘i lërë disa minibashki në Tiranë edhe aleatëve të saj gjatë zgjedhjeve lokale. Konkretisht nga negociatat mësohet se Partia Republikane ka kërkuar 2 minibashki, Partia Demokrate e Re vetëm një minibashki dhe demokristianët po sërish një minibashki në kryeqytet. "Është një grup kandidaturash për çdo minibashki, dhe brenda pak ditësh do të dalë një listë me emra për secilën prej minibashkive të Tiranës", tha Olldashi, gjatë vizitës në panairin "Klik ekspo grup". Sipas tij, "e gjithë struktura e kandidimit do të jetë negociatë me partitë aleate dhe sigurisht që do të synojë që të zgjidhen vlerat më të mira". Veç postit të ministrit, Olldashi pritet të largohet edhe nga mandati i tij si deputet në zonën e Shijakut. Në ditën e çlirimit, Olldashi ka preferuar të zhvilloj një takim me biznesmenë të ndryshëm, për fushatën e tij elektorale. Disa ditë më parë, kreu i Ministrisë së Brendshme është takuar me të gjithë drejtorët e institucioneve shtetërore në Tiranë, larg syrit të medias, ndërsa dje ai ka zhvilluar para mediave një takim me përfaqësues të firmave në Shqipëri. Fushata e Partisë Demokratike do të organizohet nga një kompani e huaj amerikane. Ministri i Brendshëm, Olldashi, gjatë panairit ka qenë i shoqëruar edhe nga këshilltari për mediat i Kryeministrit, Neritan Sejamini. Në mesditën e djeshme, ai është takuar edhe me biznesmenë dhe përfaqësues të firmave dhe investitorë të huaj, që merrnin pjesë në panair. Kandidati i mazhorancës për Tiranën ka theksuar se biznesi duhet të ndjehet i lirë si nga politika, ashtu edhe nga krimi. "Një nga prioritetet ku është fokusuar Ministria e Brendshme është pastrimi i biznesit nga banditë dhe trafikantë, që vishen me kostumin e biznesmenit, dhe që prishin rregullat e lojës duke vendosur monopole në treg, apo duke përdorur politikën ose forcën e grupeve kriminale", tha ai.

    Duke ftuar biznesin e huaj të investoj në Shqipëri, Olldashi, duke iu referuar funksionimit të strukturave të sigurisë u shpreh se "jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe dhe besoj se kemi pasur sukses, të krijojmë një ambient më të sigurt në tërësi për biznesin, gjë që është shumë e rëndësishme për aktivitetin tuaj".

    Në këtë drejtim, ministri i Brendshëm theksoi se tashmë biznesi duhet të ndihet më i lirë për të ushtruar aktivitetin e tij, i lirë si nga politika, ashtu edhe nga krimi
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Kundershtari i Olldashit kandidoi si minister kulture ne tetor 2000 pa dhene doreheqjen nga posti i ministrit, ne mos gaboj. Ne keto kushte veprimi i Olldashit eshte per tu pershendetur sepse perben nje precedent, sado episodik, ne funksion te gares se barabarte.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ja me cfar "Vizioni" per Tiranen 2007 do te dal Rama ne fushate:

    Po te fitoj une ne Tirane, ateher nga janari 2007 dhe deri ne veren 2007 nuk do me shihni as edhe nje dite ne Bashki, por vetem ne seline e PS dhe ne te kater anet e Shqiperise.
    Puna kolosale qe do bej per fuqizimin e pushtettit tim ne PS dhe pergatitja per zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duhet tju jap kenaqsi edhe ju qytetar te Tiranes.

    Me pas do vijne nja dy muaj lufte politike per zgjedhjen e presidentit. Hajde qejf o qejf. Si lum ju qe do i perjetoni.

    Por qefi do jete me i madh po nuk u zgjodh presidenti. Fushate elektorale 60 dite rresht. Debate, zhurme, ofendime, sharje, kontestime, ankimime, vendime gjykate. Diku nga janari 2008 mblidhet parlamenti i ri. Urrrrrrrrrrrrraaaaaaaaa.

    Tani vjen embelsira e "Vizionit" tim.
    Po qe se asnjeri krah politik nuk i ben pas ketyre zgjedhjeve dot 84 deputet, ateher ne shkojme prap ne zgjedhje.

    A nuk eshte kjo e mrekullueshme???? He mo nuk jam hata fare?

    Perseri fushate elektorale 60 dite rresht
    Perseri debate, zhurme, ofendime, sharje, kontestime, ankimime, vendime gjykate dhe diku nga Mai 2008 mblidhet parlamenti "akull" i ri

    Deri atehere jemi bere para botes, qe jo vetem NATO qe nuk na pranon, por edhe Traktati i vdekur i Varshaves rrotullohet ne varr kur degjon per ne.

    Vision ore jo shaka.

    Cfar the ti gazetarja? Prap Shalsi do drejtoj bashkine 2 vjetet e ardhshme, apo do vij trojka Velia-Nano-Stefani?
    Ik mi prostiitut. Pse nuk punon te semafori po vjen ketu si gazetare dhe me ben keshtu provokimesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 30-11-2006 më 21:07

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jo olldashi por dhe nje dash apo dele katundi te jete kryetar bashkie eshte 1200000 here me e dobishme se te jete aty ajo bande vampiresh sikurse edvin rama mimi bizhga e tash se fundi dhe ky krokodili sadist shalsi..
    ku e ka gjetur aq te ndyre..
    mjeshter eshte edvini..

    nejse..

    suksese sokol olldashit..

    ---


    rd
    --

    Ministri i Brendshëm deklaron se qytetarët shqiptarë do të përfitojnë nga pranvera e vitit 2007


    Olldashi firmos lehtësimin e vizave me BE


    Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, deklaroi dje se të gjithë qytetarët shqiptarë do të përfitojnë nga lehtësimi i vizave me Bashkimin Europian, duke filluar që nga pranvera e vitit 2007. Olldashi e cilësoi këtë si një nga rezultatet konkrete të luftës që ka bërë Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafiqeve të të gjitha llojeve. Anëtari i kabinetit qeveritar theksoi se Shqipëria ka një pozicion të kënaqshëm, pasi tashmë ajo ka nënshkruar marrëveshjen e ripranimit të emigrantëve të paligjshëm, e cila është një nga kërkesat kryesore të BE-së për këtë proces. Olldashi shprehu gatishmërinë e administratës shqiptare për të përmbushur brenda pranverës së vitit të ardhshëm kushtet për të përfituar nga kjo marrëveshje. Ne gjendemi në një pozitë të kënaqshme, për shkak të faktit se Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen e riatdhesimit, që është shumë e rëndësishme për kërkesat e BE-së, ndërkohë që unë besoj se do të jetë angazhimi i duhur i administratës shqiptare për t`i mbyllur negociatat brenda një afati sa më të shpejtë të mundshëm. Mund të duket optimiste që do të arrijmë t'i mbyllim këto negociata brenda vitit 2007. Nga kjo marrëveshje përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm kategori të veçanta", deklaroi mes të tjerash Olldashi. Duke u ndalur në lehtësirat që do të krijohen për qytetarët shqiptarë, ministri i Brendshëm theksoi se ato do të përqëndrohen kryesisht në shkurtimin e afatit të pajisjes me vizë, e deri tek marrja e vizave disa funksionale, me një afat të gjatë deri në 5-vjeçar. "Shkurtohet afati i aplikimit, shkurtohet afati për të marrë vizën. Ato bëhen të ripërsëritshme, në rast se nuk thyen procedurën e parë dhe në afatet shumë më të gjata. Pra, nëse ke marrë herën e parë një vizë tremujore dhe e ke respektuar brenda kritereve kohore këtë vizë, viza e dytë është në afat 6-mujore apo 1-vjeçare dhe procedon deri në një vizë 5-vjeçare. Vizat lehtësohen ndjeshëm për studentët, biznesmenët dhe për të moshuarit që mund të kenë fëmijë apo të afërm për të vizituar në vendet e BE-së", u shpreh më tej ministri i Brendshëm. Gjatë një konference për shtyp me ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, zëvendëspresidenti i KE-së, Franco Frattini, ka vlerësuar individualisht rezultatet e muajve të fundit të Shqipërisë kundër trafikut dhe kontrabandës, si dhe punën e policisë shqiptare. Ai ka theksuar se strategjia e BE-së me lehtësimin e vizave është e lidhur ngushtë me sigurinë e dokumentave të identifikimit, pasaportat biometriike dhe parandalimin e krimit, kontrabadës dhe trafiqeve të çdo lloji.

    Ylber Drazhi





    Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian vlerëson reformat e qeverisë "Berisha"


    Frattini: Shqipëria, progres në lutën kundër krimit dhe trafiqeve


    Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Franco Frattini, vlerësoi dje se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës, trafiqeve të drogës dhe qenieve njerëzore. Frattini, gjithashtu, shtoi se arritje të rëndësishme janë bërë edhe në aftësimin e forcave policore shqiptare për parandalimin e akteve kriminale. Numri dy i KE-së, njëkohësisht edhe Komisioner përgjegjës i BE-së për Drejtësinë, Sigurinë dhe Lirinë, i bëri këto komente gjatë takimit që zhvilloi me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Sokol Olldashi, i cili ishte në Bruksel së bashku me katër homologët e tij të Ballkanit Perëndimor në raundin e parë të negociatave për lehtësimin e procedurave të vizave. "Dëshiroj të vlerësoj arritjet e fundit në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe kontrabandës me drogë, si dhe forcimin e aftësive të policisë shqiptare për të parandaluar veprimet keqbërëse. Muajt e fundit, Shqipëria ka arritur suksese të rëndësishme në këto fusha", u shpreh Frattini për median menjëherë pas takimit. Përfaqësuesi i lartë i KE-së vlerësoi gjithashtu nënshkrimin e marrëveshjes së ripranimit mes Shqipërisë dhe BE-së për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, dhe shtoi se ky është një shembull që duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera të rajonit. Raundi i parë i negociatave ka rezultuar i suksesshëm dhe në fund të takimit, Frattini theksoi se Brukseli ka vullnetin për të përshpejtuar kohën dhe për të lejuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes brenda vitit 2007.

    Megjithatë, ai është shprehur se një gjë e tillë është në dorën e vendeve negociatore të Ballkanit Perëndimor, të cilat, siç u shpreh ai, duhet të përforcojnë sigurinë e dokumentacionit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Frattini theksoi se është e rëndësishme që Brukseli dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të luftojnë së bashku emigracionin ilegal. Sipas tij, e rëndësishme, gjithashtu, është edhe lëvizja e studentëve të këtyre vendeve nëpër Europë. "Sa më shumë studentë të Ballkanit të vizitojnë Europën, aq më shumë kur të kthehen në vendet e tyre do të marrin me vete kriteret dhe vlerat europiane", ka nënvizuar Frattini, duke mos lënë mënjanë edhe çështjen e lëvizjes së lirë të biznesmenëve për shkëmbimet tregtare të Ballkanit Perëndimor dhe atyre europianë. Komisioni Europian filloi dje negociatat me Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë, për lehtësimin e procedurave të pajisjes me vizë për udhëtime në vendet e BE-së. Negociatat vijnë pasi ministrat e Jashtëm të BE-së i hapën dritën jeshile Komisionit Europian për fillimin e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Komisionerit europian për Drejtësi dhe Liri, Franco Frattini, vendet anëtare të BE-së do të adoptojnë një regjim të ri vizash për vendet e këtij rajoni. Në bazë të kësaj marrëveshjeje pritet të përfitojnë një sërë kategorish të qytetarëve të këtyre vendeve, ndërkohë që pritet të ulen ndjeshëm edhe çmimet e vizave.





    -----------

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    -------

    Olldashi: Jam i bindur në fitore

    - Ç'do të thotë lehtësim i regjimit të vizave?

    Në fakt unë do të doja që kjo të ishte edhe pjesa e fundit...


    - Për arsye se…

    Dëgjova temat që ju përmendët. Ju thatë do ketë tema të tjera, unë do të doja që kjo të ishte çështja e parë dhe e fundit, pasi është një çështje me rëndësi mjaft të madhe për qytetarët shqiptarë, çelja e negociatave dhe procedurave për lehtësimin e regjimit të vizave.


    - Ju siguroj që do të qëndroj goxha në këtë pikë zoti Olldashi. S'besoj se ju keni frikë t'i përgjigjeni edhe pyetjeve të tjera?...

    Jo, unë do t'i përgjigjem çdo pyetje që ju do të bëni.


    - Ta nisim nga kjo. Çdo të thotë lehtësim i regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, diçka më konkrete?

    Unë do t'ju sqaroja se procedura për vizat ose liberalizimi i vizave është përmendur si term në Samitin e Selanikut në qershor të 2003. Në atë Samit, vendet e BE-së pranuan perspektivën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë që duhet të pasohej më pas nga disa hapa në drejtim të liberalizimit të lëvizjes së njerëzve që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të BE-së. Sigurisht, që kjo do të shoqërohej me marrëveshjet e ripranimit që këto vende duhet të nënshkruanin me BE-në


    - Që Shqipëria ndërkohë e ka nënshkruar?...

    Shqipëria është i vetmi vend në rajon që e ka nënshkruar dhe po e zbaton. Ky është një plus shumë i madh për Shqipërinë krahasuar me vendet e tjera për shkak të ngjarjeve të ndodhura në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, që kanë të bëjnë me polemika të brendshme në lidhje me zhvillime të caktuara qoftë këto për Kushtetutën, për problemet që pati Franca. Pati një stepje në këtë drejtim dhe pas kësaj stepjeje erdhi nisma e zv/presidentit Fratini, e cila synon të gjejë një zgjidhje të ndërmjetme mes situatës ku ne jemi sot dhe liberalizimit të plotë. Nisma Fratini që u pranua nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit të Europian dhe që është vënë në lëvizje, tashmë synon lehtësimin e procedurave për marrjen e vizave …


    - Çdo të thotë lehtësim i procedurave? D.m.th një njeri që paraqitet sot në sportelin e një ambasade me çfarë kushtesh do të paraqitet?

    Lehtësimi përfshin disa hallka. Së pari, duhet të jemi të qartë që negociatat kanë filluar vetëm politikisht, raundi i negociatave teknike do të zhvillohet në datën 13 dhjetor në Bruksel.


    - Po ju pyes në vija të përgjithshme?...

    Në vija të përgjithshme lehtësimi do të thotë shkurtimi i kohës së aplikimit, shkurtimi i kohës së marrjes së përgjigjes, mbajtja në tarifë konstante e pagesës që një qytetar shqiptar duhet të paguajë për vizat, tarifë kjo që nga 1 janari i 2007-ës do të dyfishohet nga Bashkimi Europian. Lehtësimi i dokumentacionit që kërkohet për të marrë një vizë dhe kalimi në një progresion i vizave. Një njeri që ka marrë një vizë njëmujore me një hyrje dhe të cilën e ka respektuar, mund të marrë një vizë të dytë 6-mujore me më shumë hyrje.


    - A do të thotë një thjeshtim të numrit të procedurave të lehtësisë për marrjen e vizës?

    Do të ketë shkurtim afati, do të ketë më shumë viza në një afat më të shkurtër.


    - Do të ketë një kondicionim tjetër qeveria shqiptare për ta arritur këtë?

    Jo. Draftmarrëveshja ne na është paraqitur nga Komisioni Europian. Është një draftmarrëveshje që praktikon pikërisht këto. Ato që qeveria shqiptare do të negociojë teknikisht do të ketë natyrisht kategoritë që do të përfitojnë nga ky lehtësim.


    - Zoti Olldashi, cilat do të jenë këto kategori që do të përfitojnë nga ky lehtësim?

    Kategoritë përfshijnë një listë të gjatë grupesh: të studentëve, kulturore, shkencore, zyrtare, pushteti lokal, qytetarët që kanë të afërm në vendet e BE-së, qytetarë që kanë të afërm apo familjarë të tyre si emigrantë në vendet e BE-së. Pra, prek masivisht të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, mund të thuhet fare mirë që prek çdo shqiptar.


    - A mund të rrezikojë zoti Olldashi që për kategori të caktuara, të cilat kanë lehtësi më shumë në marrjen e vizave, a mund të shtohet numri i tyre në Shqipëri? Nëse ka një lehtësi po themi për kategorinë e artistëve, a mund të rrezikojë që të dalin 3 milionë poetë në Shqipëri, gjë që ndodh normalisht, duke marrë çertifikata false?

    Jo, kjo nuk mund të ndodhë, sepse sigurisht ka një seriozitet që kërkohet nga ana jonë dhe ky seriozitet që duhet të jetë institucional duhet domosdoshmërisht të jetë reciprok. Pra, në momentin që BE ofron lehtësimin e regjimit të vizave, ne duhet t'i përgjigjemi me gjithë seriozitetin institucional të vendit.


    - Disa pyetje më konkrete zoti Olldashi. Sa do të jetë shtimi i vizave që do të jepen nën këtë regjim të ri vizash?

    Nuk është me numër. Sepse nuk mund të ndodhë që Bashkimi Europian të thotë do të japin 1 milionë e 500 mijë viza, sepse mund të ndodhë, që nuk duan 1 milionë e 500 mijë shqiptarë të ikin. Nuk është çështje numri, është çështje afatesh, procedurash dhe garancish për të marrë një vizë.


    - Sa mendoni se do të zgjasë ky lehtësim i regjimit të vizave për të arritur në liberalizim të plotë?

    Liberalizimi i plotë i vizave do të varet nga shumë parametra të tjerë, të cilat Shqipëria duhet t'i plotësojë që ka të bëjnë kryesisht me parametra të sigurisë publike dhe të sigurisë së dokumentacionit të udhëtimit. Pasaporta shqiptare është një dokument i sigurtë, por sigurisht me standardet e reja që ka vendosur BE-ja, me dokumentacionin e udhëtimit që duhet të ketë elementë biometrikë ne do ta përmbushim këtë, besoj brenda mesit të vitit 2007.

    Shpresoj që në mes të 2007-ës ne do të nisim të lëshojmë pasaportat e para me elementë biometrikë, që do të jetë një hap shumë i madh cilësor. Projekti është i përfunduar, ka mbetur vetëm tenderimi dhe menjëherë futja në prodhim.


    - Po për kartat e identitetit?

    Edhe për kartat e identitetit është e njëjta gjë. Projekti është i përfunduar. Pritet procesi i tenderimit. E vetmja nyje që po zgjidhim momentalisht është si do të koordinojnë këto dy projekte me njëri-tjetrin, pra si do të koordinojnë me një sistem unik informacioni, database. Një nga gjërat që vuan Shqipëria është, se ne krijojmë sisteme informacioni të pavarura, të shkëputura, të cilat nuk koordinohen.


    - Një nga premtimet bazë që ju bëtë ishte bërja e kartave të identitetit kur ju fituat zgjedhjet në 2005. Pse nuk janë gati?

    Është punuar gjithë vitin me projekte. Ne kemi gjetur një projekt që ishte jashtë standardeve të BE-së, sa për faj të qeverisë paraardhëse, por një gjë vlen të përmendet një moment vonese që ka qenë ndryshimi i standardeve, përmirësimi i tyre cilësor.


    - Keni thënë që do i bëni para zgjedhjeve lokale?

    Nuk kemi premtuar që do t'i bënim para zgjedhjeve lokale, kemi premtuar që kartat do të jenë të disponueshme, dhe kjo ka qenë marrëveshje jonë me OSBE-në, që kartat do të jenë të disponueshme përpara zgjedhjeve 2009, kur do të jetë gati edhe regjistri kombëtar i zgjedhësve.


    - Ka qenë një premtim i kryeministrit Berisha, i cili tha se shqipçtarët do të votojnë me karta identiteti në 2007-ën?

    Unë nuk mund t'i referohem konkretisht premtimit që ju përmendi, por ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që t'i realizojmë kartat e identitetit, paraprakisht kemi pasur negociatat me OSBE-në dhe për ta bërë këtë proces jo një proces thjesht marketingu. Është më mirë të vonohesh pak dhe të bësh një gjë të saktë, sesa të shpejtohesh shumë dhe gjithçka të të shpëtojë nga kontrolli. Është një proces që duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe shumë koherent në të gjithë elementët e tij.


    - Zoti Olldashi kur do të mendoni që do të fillojë kjo procedurë e re, me një regjim të lehtësuar të vizave?

    Negociatat teknike, unë ju thashë që fillon raundi teknik më datë 13 dhjetor. Ju thashë që kemi vënë në zbatim marrëveshjen e ripranimit, jemi disi të avantazhuar, kemi marrë vlerësimet më pozitive të mundshme për aspektet që lidhen me sigurinë publike në vend nga zv/presidenti Fratini, gjë që u transmetua edhe përmes TV në Shqipëri. Pra, krahas reformimit që po i bëjmë ne, qoftë institucional, qoftë legal, që po i bëjmë ne aspektit të sigurisë publike, unë besoj që brenda pranverës së vitit që vjen, ne do të kemi arritur të nënshkruajmë Marrëveshjen me BE dhe të fillojmë implementimin e saj.


    - Brenda vitit të ardhshëm do të fillojë implementimi i kësaj marrëveshjeje?

    Brenda vitit të ardhshëm është e sigurtë që do të fillojë, unë shpresoj në mënyrë optimiste që të fillojë brenda 6-mujorit të parë.


    - Kjo vlen për vizat Shengen. Po për ato vende të BE që nuk emetojnë viza Shengen, siç është Hungaria, Çekia?

    Kjo do të jetë për të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës dhe të Irlandës.


    - Po i kthehem një problemi tjetër. A mendoni që në Shqipëri ka një problem me çertifikatat?

    Absolutisht. Nuk ka asnjë problem në Shqipëri me çertifikatat. Më mirë se kushdo tjetër këtë e dinë ekspertët e PS, veçanërisht ata që kanë qenë në Ministrinë e Pushtetit Vendor më parë. Si kurrë ndonjëherë, problemi i çertifikatave këtë vit është trajtuar me gjithë seriozitetin e duhur. Do më lejoni ta trajtoj pak më gjatë për ta konsideruar përfundimisht të mbyllur. Procedurat me të cilat veprohej më parë kur PS ishte në pushtet kanë qenë: çertifikatat drejtpërsëdrejti nga prodhuesi kalonin në zyrat e gjendjes civile ku nuk mbahej asnjë inventar as për skarcitetet, as çertifikatat që për gabime humane mbusheshin keq dhe asgjësoheshin. Ne kemi bërë një procedurë tërësisht rigoroze në të gjitha hallkat ku kalon një çertifikatë, që nga prodhimi deri tek shpërndarja për qytetarët, do të thotë inventarizohet në prodhim, në magazinë, inventarizohet çdo skarcitet dhe kur themi inventarizohet themi jo vetëm në copë. Pra p.sh., 10 copë skarco, por inventarizohet me të gjitha kodet, nr e çertifikatave edhe në rastet kur në zyrat e gjendjes civile shfaqet një çertifikatë skarco apo për gabim human, kjo çertifikatë nuk asgjësohet, por regjistrohet dhe mbahet në një procesverbal të veçantë, për më tepër për herë të parë kemi futur një praktikë të re, çdo çertifikatë që lëshohet nga zyrat e gjendjes civile regjistrohet sikurse regjistrohet në pasaportë. Pra, nëse ju sot shkoni në zyrat e gjendjes civile të lagjes suaj dhe merrni një çertifikatë lindje, zyra ju jep një çertifikatë dhe në një regjistër të posaçëm çertifikata me nr 13579 iu dha zotit Blendi Fevziu në këtë datë, në këtë orë, çertifikatë lindje, martese apo familjare.


    - Sa çertifikata janë?

    Prokurimi ka qenë për 7 milionë çertifikata që do të mbulojnë gjithë nevojat e vitit. Nuk di të them ekzaktësisht sa janë lëvruar prej tyre


    - Sa janë skarco?

    Janë brenda kufirit prej 2 përqindësh që lejon kontrata.


    - A ka garanci. Çerfitikatat sikurse listat po bëhen dy nga pikat më të nxehta ku opozita tenton të kontestojë zgjedhjet, madje ka deklaruar se nëse këto kushte nuk plotësohen do të rishikojë pjesëmarrjen e saj në zgjedhje. A rrezikon që këto çertifikata false të përdoren për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve?

    Çertifikata në vetvete që të quhet një dokument, duhet të jenë të pajisura me firmën e nëpunësit të gjendjes civile dhe me urdhërin e zyrës përkatëse të gjendjes civile. Çertifikatat që ne kemi prodhuar në ndryshim nga ato të parat, kanë të shkruar njësinë bashkiake apo vendore së cilës i përkasin, pra, nuk kanë thjesht një kod numerik, të cilët qytetarët nuk mund ta interpretojnë. Pra, nëse është një çertifikatë e Bashkisë së Tiranës e Njësisë nr.7, ajo e ka të shkruar Bashkia Tiranë, Njësia Bashkiake nr.7., pra, nuk mund të përdoret. Së dyti, ju kujtoj që shumica me përjashtim të njërës, të gjitha njësitë e Bashkisë së Tiranës i drejton PS dhe zyrat e gjendjes civile në përgjegjësitë e qeverisjes vendore komandohen nga kryetarët e njësive dhe jo nga Ministria e Brendshme. Pra, nuk ka asnjë lloj mundësie që këto çertifikata të keqpërdoren.


    - Po në rast se ato falsifikohen?

    Nga kush? - Nga kryetarët e minibashkive?


    - Jo nga kryetarët e minibashkive, nga persona jashtë tyre.

    Nga do dalin çertifikatat?


    - Pikërisht ky është edhe shqetësimi i opozitës.

    Po ky duhet të jetë shqetësimi jonë. Çertifikatat i administrojnë ata jo ne. Së pari. Së dyti, kjo është një gjë që në themel është e paqëndrueshme është vetëm shprehje e vullnetit të Partisë Socialiste për të dëmtuar procesin. Është një vullnet që po shprehet që nga marsi i këtij viti që kur nisi loja e famsheme e udhëzimeve të Ministrisë së Brendshme, të cilat ishin të miratuara në bashkëpunim me PS dhe është përpjekja, më vjen keq ta them, e një njeriu që kërkon të njesojë fatin e tij politik me fatin e gjithë shqiptarëve. Ne nuk kemi asnjë lloj mendimi apo dëshire për ta lënë ta bëjë këtë gjë.



    - A ka mundësi që këto çertifikata të vulosen me një vule speciale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve?

    Kjo është diçka që në themel nuk përbën asgjë. Para pak javësh, opozita paraqiti 40 amendamente dhe zoti Bufi doli dhe tha se kemi hedhur në shqyrtim 40 amendamente, sigurisht nuk presim të miratohen të gjitha, por ne duam të miratojmë atë pjesë që ne konsiderojmë themelore. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, zotërinjtë braktisën komisionin dhe ne miratuam amendamentet e PS-së. Sot, që në mëngjes Partia Socialiste paralajmëroi se nuk do të shkojmë në seancë dhe nuk do të miratojmë amendamentet, që ata vetë i kishin paraqitur. Pra, kjo është një lojë që kërkon të dëmtojë procesin.


    - Po nuk ka asnjë konsensus, p.sh, siç është dhe kjo e çertifikatave?

    Ka një logjikë në mënyrën e gjërave që kërkohet të përmbushen. Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR të zgjedhjeve të kaluara ne kemi një rekomandim të vetëm, procedurën për listat dhe nuk ka asnjë gjë tjetër, as çertifikata dhe as gjëra të tjera. Në letrën e OSBE-së problemi i çertifikatave është konsideruar i mbyllur. Ajo që kërkojnë socialistët është amendimi i Kodit Zgjedhor, i kodit të vitit 2005, i cili është i vetmi kod i miratuar me konsensus.

    Ne ia miratuam opozitës amendamentet në komision dhe ata që në pikë të mëngjesit thonë që nuk vimë në seancë.


    - Ju a jeni në rregull me listat zoti Olldashi?

    Ne me listat, për pjesën që na përket, jemi tërësisht në rregull. Madje, ne pranuam dhe eleminimin e regjistrit të përkohshëm.


    - Pse nuk i keni publikuar akoma listat e votuesve?

    Publikimi i listave nuk është detyrë e Ministrisë së Brendshme, është përgjegjësi e njësive të qeverisjes vendore.


    - A e kompromenton kjo vonesë procesin elektoral në përgjithësi?

    Absolutisht jo. Lista e zgjedhjeve të vitit 2005, në tërësi është konsideruar një listë e mirë, ka patur defekte të vogla, por ka qenë e mirë. Është punuar mbi të për eleminimin e regjistrit të përkohshëm, i cili është eleminuar tashmë. Dhe mbi këtë rezultante po punohet për të bërë disa ndryshime që përfshijnë ata qytetarë që kanë mbushur 18 vjeç dhe gëzojnë të drejtën e votës në këto zgjedhje, si dhe të gjithë ata, të cilët që nga korriku 2005 e deri më sot, për fat të keq, kanë ndërruar jetë.


    - A është Partia Demokratike e gatshme të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?

    Ne si mazhorancë, ose më saktë ekzekutivi, është angazhuar që të zhvillojë zgjedhje me maksimumin e standardeve. Jemi angazhuar për t'u krijuar kushte të gjithë qytetarëve që të votojnë të lirë.


    - Si ministër i Brendshëm, mund të siguroni që votat nuk do të vidhen apo keqpërdoren?

    Atëherë, dispozitat e ligjit për policinë e rregullojnë shumë mirë funksionimin e kësaj trupe. Për hir të së vërtetës, policia ka reaguar mirë me proçesin zgjedhjeve të vitit 2005. Nuk është përdorur dhunë, përjashto disa raste sporadike si në zonën ku kandidonte ish- ministri i rendit apo diku tjetër.

    Policia ka mbajtur një qëndrim të mirë ndaj zgjedhjeve dhe përveç kësaj është dhe ligji që nuk e lejon policinë të abuzojë. Trupa e policisë tashmë e ka profesionalizmin e duhur të kuptojë që nuk duhet të interferojë në proces.


    - Nesër do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokrarike dhe pritet të zyrtarizojë kandidatuën tuaj për Bashkinë e Tiranës. Ju vetë keni vendosur tashmë?

    Sigurisht, nëse kryesia do të më japë mandatin, unë do të pranoj. Është një gjë që unë e kam deklaruar dhe rreth dy muaj më parë, që nëse mandati do të më jepet, unë do ta pranoj me gjithë dëshirë.


    - Mendoni se mandati do t'ju jepet?

    Shpresoj që po.


    - Pse keni vendosur të lini mandatin e ministrit të Brendshëm për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës?

    Nuk do doja të bëja komente për sa kohë edhe një forum i caktuar, si Kryesia e PD-së, nuk e ka thënë fjalën e fundit. Për çështje etike nuk dua të bëj komente.


    - Gjithsesi ju vetë keni marrë vendimin për të kandiduar nëse Partia Demokratike do ju kandidojë. Pse jeni i gatshëm apo pse jeni vënë në dispozicion të Kryesisë së PD-së?

    Unë nuk jam vënë në dispozicion të Kryesisë së PD-së, por nuk do doja që të përdorja emisionin për fushatë elektorale.


    - Nëse Kryesia do t'ju caktojë ju si kandidat për Bashkinë e Tiranës, a do tërhiqeni nga posti i ministrit?

    Unë do të bëj veprime në përputhje me moralin tim, dhe ju siguroj, që morali im është i ndryshëm nga ai i haxhipishmanit të Bashkisë.


    - Që do të thotë se ju do të tërhiqeni?

    Kjo do të thotë që në një afat shumë të afërt, unë do të bëjë publik çdo lëvizje.


    - Kandidimi juaj a ju detyron të lini dhe mandatin deputetit?

    Detyrimi ligjor është që unë të lë mandatin e deputetit, kjo sanksionohet në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë, që nuk kam detyrim ligjor të lë postin e ministrit. Por mandatin e deputetit do e lë.


    - A e kompromenton në rastin tënd, faktin që një ministër i Brendshëm do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës?

    Kjo është një pyetje hipotetike dhe unë s'dua të jap një përgjigje që mund të jetë hipotetike.


    - Prapë si ndodh që lini postin e ministrit për Bashkinë e Tiranës?

    Unë kësaj pyetje mund t'i përgjigjem pa vështirësi. Unë nuk e kam të vështirë që ta shoh postin politik si mekanizëm karriere të vetëm. Sigurisht pjesëmarrja në politikë përfshin karierë dhe ambicie, këto s'kanë pse mbahen të fshehura, por nuk është vetëm kaq. Pjesëmarrja në karriere ka brenda princip dhe një pasion.


    - Që do të thotë?…

    Do të thotë që duhet të ketë përgjigje për disa përse. Dhe pavarësisht se në politikë njerëzit duhet të bëjnë disa gjëra me shpirt dhe jo me llogari.


    - Në dy vitet e fundit vetëm ju jeni duke bërë gjithçka me shpirt?

    Nëqoftëse i referoheni Shijakut, unë fitova.


    - Pavarësisht, ishte një fushatë me kosto të madhe?

    Unë ruaj kujtimet më të mira dhe ishte për mua një fushatë shumë e këndshme. Nuk ka patur as kosto. Ajo ka qenë një periudhë e mirë pune dhe kontaktesh, që në fund rezultuan me sukses.


    - Ju shqetëson fakti që keni përballë kryetarin e Partisë Socialiste. Që është dhe numri një i koalicionit të majtë?

    Është bërë numri një ai…?


    - Gjithsesi është kryetari?

    Ky është elementi i fundit që unë marr në konsideratë.


    - Zoti Rama është një kandidat i fortë?…

    I fortë apo i dobët, kjo mbetet për t'u parë.


    - Gjithsesi është dy herë fitues në Tiranë?

    Mos ta hapim atë thes zoti Fevziu se po ta hapim, zoti Rama do të dalë që asnjëherë nuk ka qenë fitues.


    - Ju shqetëson fakti që jeni përballë tij, ose që do të jeni përballë tij?

    Absolutisht. Këtë pyetje duhet t'ia bëni atij kur ta keni në studio. Unë kam treguar që nuk kam asnjë shqetësim.


    - Besoni se do fitoni?

    Unë nuk besoj, jam i bindur.


    - Që do të thotë që do të kandidoni?

    Nëqoftëse do të më jepet mandati nga Partia Demokratike.


    - Shpresoj që në një emision tjetër do t'u përgjigjeni më shumë këtyre pyetjeve?

    Unë jam jurist nga profesioni dhe i respektoj etapat.


    - A ju ka mbështetur në vendimin që keni marrë për Bashkinë e Tiranës kryeministri, Sali Berisha?

    Besoj që në konsideratën e kryeministrit Berisha nuk kam qenë vetëm unë. Kanë qenë disa emra dhe besoj që në mënyrë të barazpeshuar Kryesia do të bëjë vlerësimin e gjithsecilit prej nesh.


    - Pra do të ketë votim me disa kandidatë?

    Po, ka disa emra.


    - A është sakrificë për kryeministrin të largojë një nga ministrat më të suksesshëm të qeverisë së tij?

    Nuk më përket mua të përgjigjem për këtë.


    - Ka përkeqësim të rendit në Shqipëri?

    Jo, ka përmirësim.


    - Opozita ka deklaruar që ka një përkeqësim të rendit?...

    Shqetësim i opozitës janë segmentet kriminalë që ka patur në patronazh deri para një viti. Ndërsa shqetësimi im janë qyetarët që nuk duhet të vuajnë nga këto segmente kriminale.


    - Cilat janë këto segmente. A kanë patur lidhje direkte më Partinë Socialiste?

    Sigurisht. Ky është një fakt që nuk pret miratimin tim.


    - A ka shtim të numrit të vrasjeve të pazbuluara?

    Jo. Ka një rritje të zbulueshmërisë. Sa keni që se keni dëgjuar që vrasësi iku në drejtim të paditur. Dhe kur ka ikur kjo ka qenë vetëm për dy apo tre ditë dhe më pas është arrestuar.


    - Në Tiranë a ka probleme me rendin?

    Jo. Ka ulje të vjedhjes së makinave dhe ulje të vjedhjeve në përgjithësi. Ka ende disa probleme me minorenët, të cilët kryejnë vjedhje të vogla, por që për shkak të moshës nuk mund të burgosen.

    Kjo është një çështje që ka më shumë nevojë për zgjidhje sociale sesa për profesionalizëm nga ana e policisë.


    - Cili ka qenë çelësi i suksesit tuaj në disa arrestime?

    Vullneti politik. E keni dhe në raportin e fundit të Bashkimit Europian, e keni në deklaratën e zv/presidentit të KE-së, Franko Fratini. Ky është dhe një element që ka ndikuar ndjeshëm në procesin e liberalizimit të vizave.


    - Po pse arrestimet më të bujshme u bënë jashtë Shqipërisë?

    Sepse atje u gjenden.


    - A kanë jetuar në Shqipëri më parë këta persona. Flas gjatë periudhës që ishin në kërkim?

    Tre raste të bujshme kanë qenë që janë arrestuar jashtë Shqipërisë. Shumë të tjerë janë ndaluar në Shqipëri, por dhe shumë të tjerë janë ekstraduar. Ata kanë qenë në Shqipëri në kohën kur nuk kanë patur barriera, kjo ka ndodhur më shumë se një vit më parë.


    - A do të ekstradohen personat që janë ndaluar jashtë Shqipërisë. Pse po vonohen?

    Po, Aldo Bare është në Turqi dhe vonesat vijnë si pasojë e kohës që marrin procedurat në vendet respektive. Është diçka normale, s'ka asgjë për t'u shqetësuar.


    - Cili është shqetësimi më i madh i juaji si ministër?

    Ministria është një vend me shqetësime të përditshme. Shqetësim madhor kam patur se sa e aftë ishte policia të përgjigjej apo të përkthente mesazhin politik për të luftuar krimin. Ajo e ka marrë dhe zbatuar tashmë më se miri këtë mesazh.

    Marrë nga TV Klan

  13. #33
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Envini as per kryebashkiak i Berzhites nuk ben,e jo per Tiranen.Une habitem si mund te votosh per kete njeri qe nuk la nje meter katror bosh per te luajtur femijet apo per te kaluar kohen pensionistet.Nje kaos gjigand,nje kantier qe nuk kuptohet se kur fillon dhe kur pefundon.Ndotja e ambjentit katastrofike.
    Nje i droguar,nje gjysem i formuar,nje psikopat qeverisi qytetin per 6 vjet,por per madheshtine e tij jane pak,i duhen edhe nja 6 te tjera te pakten qe tja nxjerri ujt e zi Tiranes.Por mos kini merak ju nostalgjike e anarkista te llojit,ja u tregon Olldashi se si punohet per qytetin dhe qytetaret.Edin me nostalgjiket e rrjedhur dhe drogaxhi-pederat do ti dergojme te jetojne ne Pezen e Babes.
    Atje mund te pini hashish sa te doni,keni edhe Rudinen.Mund te ftoni edhe Gjinushin me Ramizin.

  14. #34
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Nuk eshte e lehte te rregullosh kete qytet (sepse ngeli 50 vjet ne vendnumero)

    Enveri bashke me idiotet e tjere kishin llogaritur qe shqiptaret te ecin ne kembe (ose me bicikleta) deri ne vitin 3000

    Problemi qendron ne TRUTE e shplare te shqiptareve te sotem, deshira per te banuar ne qender , apo pallate shumkateshe ,kjo i prish si njerez, i ben si puna e atyre pulave qe rriten ne ato (nuk me kujtohet emertimi) qe nuk kane shije

    Dyhet patjeter te luftohet psikologjia e betonit, duhet te pezullohet ndertimi ne qender dhe te zgjerohen rruget, mos te derdhen ujrat e zeza ne lane , te ndertohen kanalizime drejt lumit te tiranes dhe te filtrohen ujrat e zeza (nuk kushton shume) Tirana sot mban era ***

    Pallatet nuk duhen ngjyrosur por prishur gradualisht, tirana te jep pershtypjen e nje garnizoni ushtarak

  15. #35
    Panorama

    Era e fushatës elektorale që ka nisur të ndihet brenda PD-së pas vendimit të kryesisë dy ditë më parë për të kandiduar Olldashin në kryeqytet është pasqyruar dje edhe në mbledhjen e radhës së qeverisë, megjithëse shumica e ministrave janë njëkohësisht edhe anëtarë të kryesisë së PD-së. Duke hyrë në mbledhje, kryeministri Berisha i është drejtuar ministrave, duke u thënë se pasdite Olldashi i kishte kërkuar dorëheqjen, ndërkohë që ishte i pranishëm në mbledhje. “Ky pasdite më thotë që do jap dorëheqjen, paradite thotë që do vazhdoj të punoj”, iu drejtua Berisha ministrave.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    qe edvni rama duhet te zhduket nga ai post eshte mese i qarte.
    ai punoi ne fillim vetem sa per ti hedhur hi syve te qytetarve te tiranes.

    cilido person qe do te kishte ardhur ne postin e kryetarit te BT-es ne ato kohe, do te kishte filluar me siguri
    nga lana, bulevardi dhe disa objekte pa leje, sepse keto athere benin muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
    vetem nje idot nuk mund ti shihte ato gjera.
    si nje nejri qe e kishte bere stazhin e mafies prane qeverise se nanos ai e dite shume mire se si do tja fillonte ......
    por une do te thoja le ta harrojme te kaluaren (qe ne te vertete eshte shume e rendesishme .....!!!) dhe te perqendrohemi per nje moment ne te tashmen dhe te ardhmen kryeqytetit.
    kush ka qene per here te fundit ne tirane (them ata qe jetojne ne perendim evrope) e ka pare me syte e vet se ne cgjendje eshte katandisur tirana.
    pallate dhe objekte ndertimi pa piken e koordinimit. tamam sipas asaj fjales gjej shesh e bej pershesh.
    dukej shume qarte se ato "pallatet e bukura" ishin ndertuar aq larte sa kish pasur pare ne xhep firma e ndertimit ose me mire te them se sa here kishin dale me gomone ne itali bizsnesmenet shqipetare.
    pallatet nuk kishin piken e lidhjeve infrastrukturore me zonat e tjera te qytetit.

    nejse per qualitetin e ndertimeve as nuk ja vlen te flasesh fare tamam si jevgjit
    shumica e banorve te tiranes e kane mese te qarte tani se rama eshte nje person pa piken e vizionit dhe nuk e ka idene e administrimit ( plehrat , dritat, energjia, uji ) dhe nje njeri si puna e atit pa vizone nuk ka se cben me ne bashkine e tiranes ........tirana si kryeqyteti duhet te jete shembull per te gjithe e them ne pozitiven .......
    paaftesia e rames ne komunikim dhe aktivitete sociale eshte mese a qarte dhe kati se si ai u be kryetar i ps i shkatarroi ati dhe ate pak sysmpathi qe ei kishte tek publiku i tiranes .........
    pra ne myllje une do te thoja se koha per nje ndrrim eshte mese e pjekur

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Bravo Olldashi , e hapi fushaten me Cilieten, per te terhequr njerezit ''te gjinjte e nenes parti''.

    Shume njerez qe dhe jane me ate nuk e dine ca do bej ai me Tiranen, e vetem dihet e vuri 'Doktori' se qe ministri me i sukseshem, sic mund te kishte vene ndonje tjeter po te qe me i mire.

    Edi Rama kur e mori per here te pare bashkine e pergatiti qe me pare e hodhi nje fizion te tere pa filluar fushata per Tiranen.

    Sido qofte ky si trim i Doktorit do ta tundi.

    Me vjen dhe keq se eshte cun i ri dhe me talent e mund te japi per vendin, po duke qene thjesht nje vegel ne duart e 'Doktorit' edhe ai do digjet nga ky edhe vendi nuk do kete ndonje dobi nga nje njeri i talentuar po per arsyen qe eshte vetem nje vegel e Doktorit e gur shahu i lojes private te Doktorit.

    Edi Rama kur hyri ne loje per Tiranen hyri ne loje per lojen e tije, e kjo beri te levizte gjerat qe te ngrinte dhe veten.Edhe Nano qe me qytetar ne mendie ne lojrat politike e me i hapur.

    Para me Cilieten...te joshim shqiptaret....tring e tring e dumb e dumb....e si gjithnje nje uuuulerime pershendetese nga ''Doktori'.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 10-12-2006 më 23:28
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  18. #38
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Mua per veten time me pelqen Ciljeta, ka disa ane te mira ajo.

    Me thene te drejten une kam vetem probleme me ate si bicim motoje qe ka nxjerre Olldashi: "Ma kthe kryeqytetin". Kam probleme, sepse nuk e di, se kush ja ka marre ketij kryeqytetin. Apo e ka dhene borxh dhe tani e kerkon perseri? Nese eshte keshtu, me duket shume e ndershme prej Olldashit, qe kerkon ti kthehet borxhi, dhe une jam dakort t´ia kthejne borxhin ketij, biles me gjithe interesat.

    Apo mos kerkon ta kthejne kryeqytetin mbrapsht?

    Nuk e di.

    Megjithate mua me pelqen Ciljeta.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  19. #39
    Tani eshte nje situate krejt ndryshe me ate te '96-'97.

    Piramidat jane nje kujtese e hidhur, por i perkasin relativisht te kaluares - kane kaluar 10 vjet - dhe shqiptaret e kane memorjen shume te dobet.

    Edhe sikur te kete ndonje perplasje brenda, bota nuk e ka ndermend te futet, nuk e keni bere pershesh njeri-tjeteri dhe tere vendin, vetem qe te mos sjelle vale refugjatesh, te mos destabilizoje rajonin. Greqia do te perforcoje gardhin, ndersa Italia do ta kontrolloje jo vetem bregdetin, por edhe bregun edhe detin.

    Shqiperia sot me pak se kurdorehere ndodhet ne vemendjen e botes; bota u mesua me kete lloj specie e cila nuk di te qeverise dhe nuk do te qeveriset.

    Nderkohe politikane shqiptare, si pozita dhe opozita, do te kacafyten deri aty sa ti tregojne botes se Shqiperia nuk di e nuk eshte ne gjendje te mbaje zgjedhje, dhe krahasuar me shtetin tjeter ballkanik qe mban zgjedhjet ne janar, do te dale edhe me shume mbrapa Serbise.

    Pas show-t, sa ti nxirret boja krejt vendit, e te langaraqen e qurraviten i madh e i vogel ne qeverri e opozite, do te arrijne te merren vesh, do te arrijne nje kompromis neo-dushkallare, dhe me tej vijne te mirat "pas te vjeli": antarsimi ne NATO, ne valen e trembedhjete te zgjerimit te saj, futja ne BE, mbasi te jene bere antare edhe Gjeorgjia, Moldavia, Algjeria e Libia, deri Afganistani.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55


    Data: 11/12/2006, ora

    Sjelljet e Ramës, gabim historik – ligji do ta detyrojë të paguajë pasojat



    Një ditë para mbarimit të afatit zyrtar për regjistrimin e partive politike, kryeministri Berisha deklaroi se s’do të lejojë vendin të merret peng prej aventurave të papërgjegjshme të kryetarit të Partisë Socialiste. Izolimi i opozitës dhe përpjekja për të marrë zvarrë proceset politike në vend do të përballet me pasojat ligjore që parashikon kushtetuta, së pari duke paditur penalisht pushtetarët vendorë që do t’u binden urdhrave antikushtetuese të Edvinit



    Kryeministri Berisha i është përgjigjur dje letrës publike të kryesocialistit, Edi Rama tre ditë më parë në lidhje me çështjen e reformës zgjedhore, se ndërgjegja e kësaj shumice në raport me këtë çështje sensitive, është e qetë përderisa ka ndërrmarë të gjitha nismat e ka qenë e gatshme për çdo kompromis me opozitën, mjaft që ai të mos binte në kurriz të Kushtetuës së Shqipërisë. Ndërsa vetë opozita e lidershipi socialist do të duhet që të shqetësohet për pasojat e këtij vendimi ekstrem për të tërhequr zvarrë vendin e për të mbajtur peng të ardhmen integruese të tij. «Qeveria është e vendosur të sigurojë të gjithë mbështetjen materiale e financiare, të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme që i përkasin asaj dhe të vendosë bashkëpunim të plotë me të gjitha forcat politike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke ndarë me ju të njëjtin shqetësim, dëshiroj t’ju përcjell bindjen time se është në rradhë të parë në interes të qytetarëve, Shqipërisë, shqiptarëve kudo që janë dhe detyrimin e qeverisë dhe të të gjitha forcave politike që zgjedhjet e ardhëshme lokale të mbahen në datën e dekretuar nga Presidenti, pra më 20 janar 2007, sikurse sanksionon Kushtetuta, ligji i parë i vendit. Është gjithashtu bindja ime se, nëse ekziston vullnet real politik, pra nëse partitë politike vendosin interesat e vendit mbi interesat partiake apo personale të drejtuesve partiakë, ne jemi ende plotësisht në gjendje të realizojmë më 20 janar 2007 zgjedhje të lira, të ndershme dhe me standarte të mira» - shkruan në letrën e tij lideri i mazhorancës. Ju në letër, shprehni shqetësimin tuaj për listat e zgjedhësve, të cilat sipas ligjit elektoral për zgjedhjet e rregullta, duhet të shpallen gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve. Ndërkaq Berisha ka bërë një ekspoze të gjerë të sjelljes destruktive të opozitës e kryesisht selisë rozë ndaj reformës zgjedhore me paramendimin e qartë për të sabotuar zgjedhjet lokale. «Në muajin prill të vitit 2006, grupi parlamentar i PD, bazuar edhe në opinionin me shkrim të ekspertëve të OSBE/ODHIR, paraqiti në Komisionin Zgjedhor amendamentin për listat, të cilin Partia Socialiste e refuzoi dhe e bllokoi. Në muajin korrik, pikërisht gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve, ju sërisht nuk pranuat shpalljen e listave dhe papritur, por edhe në mënyrë të habitshme, si me një rrufe në qiell të hapur, kërkuat shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore. Është e habitshme, sepse opozita kërkoi shtyrje zgjedhjesh gjashtë muaj para datës së tyre, ndërkohë që afrimi i tyre është qëllimi dhe interesi i saj. Natyrisht, sado që mund të ndodhë që qeverive ndonjëherë mund t’ju interesojë shtyrja e zgjedhjeve dhe zgjatja e mandateve, fatmirësisht në vendet e lira ato këtë nuk mund ta bëjnë. Kushtetuta ua ndalon këtë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e çdo vendi të lirë përcakton qartë rrethanat e veçanta, në të cilat mandatet e pushtetarëve mund të zgjaten. Në rast se ne gjashtë muaj më parë do të pranonim shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ne do t’ju faktonim shqiptarëve por edhe komunitetit ndërkombëtar se, për ne mandatet tona janë mbi ligjet, shtetin ligjor dhe kushtetutën e vendit dhe se ne, si të gjithëfuqishëm sipas vullnetit tonë të “mirë”, mund të zgjasim mandatin e pushtetit tonë. Kjo do të ishte rrënim i shtetit ligjor, i parimit të kushtetueshmërisë pa të cilin demokracia nuk ekziston» - deklaron më tej Berisha, duke shtuar se vetë Rama që sot betohet e përbetohet për kompromis prej 6 muajsh, ka kërcënuar me dhjetëra herë në media me bojkotimin e zgjedhjeve duke dëshmuar kështu se ju, bllokimin e listave do ta përdornit si pretekst për t’u shmangur nga gara elektorale dhe pjesëmarrja në zgjedhje, e në këtë skemë të qartë «pa u tharë boja e marrëveshjes së 30 gushtit, socialistët bllokuat listan deri në datën që Presidenti dekretoi zgjedhjet». «Në të gjitha qëndrimet e mbajtura nga muaji prill gjer në dhjetor ndaj listave të zgjedhësve, të cilat janë hartuar nga qeveria socialiste për zgjedhjet e vitit 2005 dhe që duhet të përditësohen në rreth 2/3 e komunave dhe bashkive të vendit, nga qeveritarët vendorë socialistë del qartë se, çështja e tyre u konceptua nga ju si leva e Arkimedit për të rrokullisur procesin zgjedhor, apo si çengel për të tërehqur zvarrë votën e lirë të shqiptarëve, demokracinë e tyre dhe vet Shqipërinë. Mirëpo, vota në zgjedhjet e përgjithshme apo vendore, është e qytetarëve dhe jo e partive politike. Mendoj se, duke besuar se mund të tërhiqni rrëshanë vendin tuaj, keni veshur vehten me fuqi mbinjerëzore. Ky është një gabim historik fatal» - nënvizon kryeministri i vendit.

    Sipas Berishës përveç listave, Edvini këto muajt e fundit, keni ngritur edhe çështjen e çertifikatave, ndonëse 90 përqind e çertifikatave të lëshuara në Tiranë dhe 2/3 e tyre të lëshuara në shkallë vendi firmosen nga zyrtarë të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore që drejtohen nga socialiste. «Ju jeni ankuar pranë institucioneve ndërkombëtare dhe keni dërguar çështjen e çertifikatave në Prokurori. Institucionet ndërkombëtare kanë gjetur të pabazuara pretendimet tuaja. Në zgjedhjet e 2005 ne konstatuam se ishin shpërndarë mijëra e mijëra çertifikata, që në kundërshtim me ligjin nuk përmbanin Kodin e Zonës dhe Kodin e Zyrës së Gjendjes Civile. ODHIR dhe KQZ të gjendur para këtij fakti, vendosën që çdo njeri që do të votonte me certifikate, duhet të kishte me vehte një dokument tjetër që provonte identitetin e tij. Për këtë qëllim KQZ miratoi një listë

    prej dhjetë dokumentash (si patente, diplomë, etj)» - vijon më tej ai. Sipas tij në

    takimin e pak ditëve më parë mes palëve përfaqësuesit e mazhorancës propozuan rivendosjen e të njëjtit kuadër masash garancie që KQZ dhe ODHIR vendosën në zgjedhjet e vitit 2005. Përveç këtyre, ata propozuan në këtë takim dy amendamente shtesë: penalizimin me tre vjet burg të çdo zgjedhësi që do të gjendej me çertifikatë fallco; lejimin për të votuar me çertefikatë në qendrën e votimit vetëm personat, çertifikata e të cilëve përmban Kodin e Zonës dhe Zyrës së Gjëndjes Civile ku

    gjendet qendra në të cilën ata votojnë. Ndërsa nga opozita erdhi e njëjta përgjigje

    sipas së cilës nuk duhej që të zhvillohen zgjedhje pa u plotësuar të gjitha kushtet e vëna paraprakisht nga ajo vetë.

    Re. Po.






    ---

    Data: 12/12/2006, ora

    Fatmir Kumbaro bën avokaturën për bojkotin e opozitës



    Anëtari i pakicës në KQZ, Fatmir Kumbaro, ka marrë dje në mënyrë të paprecedent veprimin bojkotues të opozitës, duke sulmuar ashpër anëtarët e shumicës, se po ushtrojnë presion ndaj këtyre partive. Sipas tij, “partitë kanë detyrim vetëm kur regjistrohen si subjekt zgjedhor, atëherë do t’u kërkojmë të zbatojnë rregullat, në rast se s’janë regjistruar, atëherë ato s’kanë detyrim”



    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shprehur dje shqetesimin per mosregjistrimin e partive të opozitës, në kushtet kur po dje në mesnate skadoi afati i fundit i vene ne dispozicion per kete. Ndërsa në kampin e djathtë, partite tashme figurojne te regjistruara ne KQZ. Kështu, dje është regjistruar Partia Republikane dhe Partia e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut. Klement Zguri, anetar i KQZ dhe perfaqesues i se djathtes ne kete komision, u shpreh se regjistrimi i partive tashme eshte nje detyrim ligjor. “Kam thene ne vazhdimesi qe KQZ nuk funksionon vetem me kushte normale, por eshte nje isntitucion kushtetues qe merr vendime. Ka nje dekret te Presidentit qe, ne 20 janar, jane zgjedhjet vendore. Do t’u kujtoja partive politike qe, ne rast se konkurrimi eshte nje e drejte e tyre, regjistrimi eshte nje detyrim ligjor”, apeloi Zguri, duke kerkuar dhe sjelljen e komisionereve nga partite ne KZQV. ”Partite politike duhet te kishin sjelle perfaqesuesit ne Komisionet Zonale të Qeverisjes Vendore. Duhet te plotesojne detyrimin me ligjet. Ne rast se partite politike nuk do te sjellin komisioneret, do te na pengojne zgjedhjet dhe do te na bejne te veshtire procesin e regjistrimit te kandidateve. Une do i kerkoj KQZ qe çdo anetar te levize ne prefektura e komuna per te pare problemet dhe menyren sesi mund te zhbllokohen ato”, vërejti ai. Ndërkaq, anetari tjeter i Komisionit, Fatmir Kumbaro, njekohesisht perfaqesues i opozites ne KQZ tha se, perderisa partite nuk jane regjistruar atehere kjo nuk perben ndonje detyrim ligjor per to. “Degjova me vemendje koleget dhe shprehem se procesi zgjedhor eshte i bllokuar dhe se po ecen me shkelje te ligjit dhe kjo, jo per faj te KQZ. Bllokimi qendron qofte te lista e zgjedhesve, qe nuk eshte realizuar, por dhe tek komisioneret qe nuk kane ardhur ne KZQV. Partite kane detyrim vetem kur regjistrohen si subjekt zgjedhor, atehere do t’u kerkojme te zbatojne rregullat, ne rast se s’jane regjistruar atehere ato s’kane detyrim. U bej thirrje kolegeve te jemi sa me korrekt me ligjin”, tha Kumbaro, duke marrë në mbrojtje bojkotin e opozitës.

    Re. po.

Faqja 2 prej 29 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •