Close
Faqja 4 prej 29 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 565
  1. #61
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Per hir te se vertetes ...
    Xhuxh,

    Ne nje Shqiperi ideale, Sala, Olldashi, etc, etc... nuk do te ishin zgjedhja ime e preferuar.
    Por, ne realitetin shqiptar, alternativat jane te pakta dhe frikesuese.
    Ajo qe me duket e rendesishme per tu permendur eshte fakti, qe gjate 15 vjetve te fundit, populli nuk ka votuar pro PD, por kunder PS (ku shfaqet dhe loja e LSI).
    Edhe kete rradhe, njerezit nuk do votojne per Olldashin, por kundra Rames.

    Lufta politike ne Shqiperi, nuk eshte ndermjet ideologjive, por ndermjet individesh.
    Ne nje vend si Shqiperia, me problemet e panumerta sociale, nje parti e vertete socialiste, do te fitonte me thjeshtesi. Ironia e politikes shqiptare eshte, qe PD eshte ne realitet shume me socialiste (ne kuptimin social) sesa PS.

    Principi i te zgjedhurit eshte te zgjedhesh ndermjet atyre qe te ofrohen, dhe jo ndermjet atyre qe te ofrohen dhe nje opsioni ideal qe nuk ekzistion
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #62
    Disa referime ndaj drity-t:
    Ne nje Shqiperi ideale, Sala, Olldashi, etc, etc... nuk do te ishin zgjedhja ime e preferuar.
    Por, ne realitetin shqiptar, alternativat jane te pakta dhe frikesuese.
    Edhe une them se nuk jam nje xhuxh ideal, ndaj nuk kam se si kerkoj idealen - por kjo nuk duhet te me pengoje mua, as edhe te ma heqe te drejten qe te kerkoj me shume alternativa, aq me pak kur ato egzistueset jane friksuese.
    Ajo qe me duket e rendesishme per tu permendur eshte fakti, qe gjate 15 vjetve te fundit, populli nuk ka votuar pro PD, por kunder PS (ku shfaqet dhe loja e LSI). Edhe kete rradhe, njerezit nuk do votojne per Olldashin, por kundra Rames.
    Kjo situate ishte e fillimit te viteve '90, por jo ne fillim te ketij shekulli - me qe ra fjala, ju birt e shekullit te ri ... - une per vete jam nje xhuxh i vjeter, vetem llapa me ka mbetur.
    Lufta politike ne Shqiperi, nuk eshte ndermjet ideologjive, por ndermjet individesh.
    Nuk ia ka ngene kush luftes ideologjike - ajo nuk ka qendruar ne thelb edhe kur ishte sistemi totalitar ne fuqi. Partite, ne kohen e sotme, duhet te jene elektorale, per te paraqitur ato alternativat e munguara qe permendem me lart. Problemi qe e mundon ende politiken ne Shqiperi eshte trashigimia klanore dhe krahinore, ende e fuqishme, qe gjen shfaqje ne perkatesi partiake, e cila eshte me shume tribale e familiare.
    Ne nje vend si Shqiperia, me problemet e panumerta sociale, nje parti e vertete socialiste, do te fitonte me thjeshtesi. Ironia e politikes shqiptare eshte, qe PD eshte ne realitet shume me socialiste (ne kuptimin social) sesa PS.
    Problemet sociale nuk kane per te gjetur zgjidhje, sepse ato jane pjese e ecurise, procesit shoqeror, kombetar, nderkombetar -ato nuk jane zgjidhur, pervecse jane zbutur edhe ne vendet me te zhvilluara ne ate drejtim sic jane ato nordike etj. Çeshtja ketu eshte se PS e PD jane bija te se njejtes nënë parti, dhe kthesat e shiftet e politikave te tyre, ne kete rast sociale, jane brenda asaj qe kane trasheguar te dyja bashke, pavarsisht se çfare krahu marrin ne pamjen e jashtme.
    Principi i te zgjedhurit eshte te zgjedhesh ndermjet atyre qe te ofrohen, dhe jo ndermjet atyre qe te ofrohen dhe nje opsioni ideal qe nuk ekzistion
    Idealja diku bazohet, perfytyrohet (mund edhe te sajohet), dhe ajo synohet - besoj se kjo eshte kahja e zhvillimit (te pakten ne syte tane njerezore - jo ata qiellore).

    Kaq e paska pasur tranzicioni dhe transformimi i Shqiperise nga nje vend totalitar komunist? Mos valle kemi ngerç nga ajo shtrese politikanesh qe jane trasheguar dhe kerkojne te mbajne te ngerthyer proceset ne Shqiperi per hir te mbijeteses se tyre? Atehere ne paskemi te bejme me nje dinasti, e cila do te behet deri e trashegueshme ne Shqiperi.

    Une mendoj se ka edhe opcione te tjera - PS e PD me satelitet e krijesat dushkollare nuk jane te vetmet opcione - ato mbase ishin te domosdoshme ne ato fillime, por aktualisht ato jane te tilla ne dukje, dhe me kete duan te vrasin ardhmenine, shpresen, progresin. Une them se ato egzistojne (mbase jo ne forme aq te organizuar), ato mbartet ne brezin e ri brenda e jashte vendit, per te marre persiper pergjegjesine e duhur; ky brez duhet te marre me shume njohuri per çfare ka ndodhur ne ato 60 vjet te shkuara deri tani, ne menyre qe te mos perseriten.

  3. #63
    Edhe 31 ditë për Ramën

    Dështimi i skemës së Ramës për të bllokuar procesin zgjedhor, e ka vendosur kryetarin e PS përpara një sërë vështirësish, me të cilat ai nuk kishte menduar se mund të përballej në ditët e ardhshme. Skema e hartuar me kujdes në radhët e skifterëve ishte e tillë që synonte evitimin e përballjes elektorale të Ramës. Sipas këtij skenari, Rama, pas bllokimit të procesit zgjedhor, do të angazhohej në marrjen e pushtetit jo përmes votës së lirë, por përmes revolucioneve imagjinare, me revolta dhe kryengritje që atij shpesh i pëlqen t'i ngjasojë me ato të '97-ës.

    Është lehtësisht e kuptueshme se nënshkrimi i marrëveshjes nga Rama erdhi mjaft i sforcuar dhe nën ankthin e rrëshqitjes së shpejtë të partisë në krah të paraardhësit të tij. Rama nxitoi të parandalojë një largim më të shpejtë nga skena politike, duke iu rikthyer tryezës së marrëveshjes dhe duke e nënshkruar atë. Por firma e Presidencës e ka shtyrë disfatën e tij edhe për 31 ditë të tjera, nëse llogarisim kohën nga 14 janari deri në 18 shkurt, kohë kur duhet të mbahen zgjedhjet vendore. Nga dështimi i skemës së tij, Rama ka humbur shumë dhe ka fituar shumë më pak kohë se sa do të kishte po të niste përgatitjet që gjashtë muaj më parë për garën elektorale. Vetë deputetë të PS shprehen tani se largimi i Ramës nga disfata në zgjedhje është thjesht çështje ditësh.

    Brenda këtyre 31 ditëve, Rama duhet të përballojë të gjithë atë fluks pune, të cilin ai nuk mundi ta përballonte dot për shtatë muajt e fundit dhe që tentoi ta evitojë përmes skemës së tij të bllokimit të zgjedhjeve, dhe mundësisht dështimit të mbajtjes së tyre. Gjatë këtyre 31 ditëve, Ramës i duhet të nisë negociatat e vështira me aleatët për ndarjen e zonave dhe po të kihen parasysh pretendimet e shpallura nga parti të ndryshme kohë më parë, kuptohet se kjo nuk do të jetë një sfidë e lehtë. Gjatë këtyre dy muajve të fundit, ai arriti që të mbyllë hendeqet me aleatët, që lindën nga mosmarrëveshjet për ndarjen e zonave, vetëm përmes radikalizimit të situatës dhe ikjes nga detyrimet e procesit zgjedhor. Rama dhe aleatët thjesht i shtynë negociatat dhe debatet, por tani ai nuk mund t'i mbyllë përfundimisht ato.

    Po kaq të vështirë Rama duhet ta ketë edhe brenda partisë. Rikthimi i Nanos në seancat e Kuvendit apo deklaratat e ashpra të tij në drejtim të Ramës iu kanë dhënë jo pak zemër njerëzve të bazës që tani, më shumë se kurrë, do të kërkojnë që të jenë ata alternativat e përfaqësimit në organet e pushtetit lokal dhe jo njerëzit e Ramës. Nëse Rama do të kishte përzgjedhur kandidatët lokalë disa muaj më parë, kur Nano nuk ishte prezent në politikë, natyrisht që do ta kishte shumë më të lehtë, ndërsa tani ky mision duket mjaft i ndërlikuar. Strategjia e Ramës për të përzënë Nanon nga partia, përmes ngritjes së një pjese të simpatizantëve të tij me parrulla që e cilësojnë Nanon si tradhtar, sikurse ishte rasti i dy ditëve më parë në protestën para Kryeministrisë, ndoshta nuk do të mund të kapërdihen lehtë nga ish-kryetari i PS si dhe nga simpatizantë të tij. Madje këtë e kanë kuptuar gjatë protestës edhe disa nga deputetët e PS, të cilët, të befasuar nga thirrjet anti-Nano, iu janë drejtuar militantëve që të heshtin, për të mos përsëritur gjatë tubimit thirrje të tilla. Mbështetja që Nano gëzon në strukturat e bazës së partisë, është krejt e ndryshme nga ajo që serviret nga zyra qendrore e PS. Rama e di mjaft mirë këtë, ndaj dhe eviton në çdo moment t'u kundërpërgjigjet sulmeve të Nanos. Por një situatë e tillë nuk është vetëm në bazën e partisë, por dhe në forumet e saj, veçanërisht në Grupin parlamentar ku numri i mbështetësve të Ramës llogaritet me gishtat e njërës dorë.

    Ramës i duhet brenda këtyre 31 ditëve që të motivojë të gjithë elektoratin e demotivuar që të shkojë në kutitë e votimit, i duhet të ngrejë aparatin e fushatës elektorale dhe i duhet të përballet me sfidën që e trembte më shumë se gjithçka tjetër, të matet me rezultatet e punës së qeverisë gjatë këtyre 14 muajve të fundit. Thjesht, Rama ka tani një mision të pamundur. Ai është viktimë e strategjive të dështuara që u ngritën po prej tij dhe që tani do të kenë vetëm një rezultante, t'i hanë atij kokën. Ka edhe një variant tek i cili Rama mbështetet, tek ai i bojkotit të zgjedhjeve. Por ky skenar është tërësisht i dështuar, po të kihet parasysh se një numër mjaft i madh vëzhguesish ndërkombëtarë do të jenë në Tiranë për të çertifikuar këto zgjedhje dhe do të jenë dëshmitarë të garantimit të votës së lirë.

    RD

  4. #64
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive


    Shekulli
    17-01-2007



    TIRANË- Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, deklaroi dje se shumë shpejt do të japë dorëheqjen si ministër i Brendshëm dhe do të dorëzojë mandatin e deputetit, për të vijuar garën elektorale ligjërisht. Në takimin me banorët e lagjes së "21 Dhjetorit", Olldashi tha se do të dorëzojë mandatin e deputetit dhe do të lerë postin e ministrit të Brendshëm, për t'u shërbyer qytetarëve të Tiranës. Ndërkaq, gjatë këtij takimi ka ardhur edhe premtimi i parë i bujshëm i Olldashit para banorëve të kryeqytetit. Sipas tij, duke mundësuar ngritjen e disa qendrave urbane në Tiranë, do të mundësohet edhe ulja e çmimeve të apartamenteve të reja. "Ne do të lehtësojmë dhe do të bëjmë uljen e shpejtë të çmimeve të apartamenteve në kryeqytet",- tha Olldashi, por pa sqaruar më tej strategjinë që do të ndiqet për të arritur deri në një ulje reale të çmimeve të ndërtimeve në Tiranë. Ndër të tjera, kandidati i të djathtëve për bashkinë më të madhe në vend, tha se ai do t'u ofronte një mandat në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të kryetarit të bashkisë.
    Tani fare bukur te gjithe mund te gezohen dhe te jene optimist per kete premtim te Olldashit, gjithmone duke e marre si te realizueshem kete premtim.

    Por, prit pak! Para se te gezohemi, pa ta shohim njehere se cdo te thote, qe te fusesh hundet ne cmimin e apartamenteve ne qytet dhe ti ulesh ato artificialisht, cilat jane te mirat dhe cilat jane te keqijat? Kush perfiton dhe kush humbet?

    Per te perfituar, perfitojne ata qytetare te qyteteve te tjera, te cilet duan te shperngulen ne Tirane. Per ta do jete nje fitore e madhe ulja e cmimeve te apartamenteve te reja dhe pa ndonje shtrengese te madhe ata do te zhvendosen nga qytetet e tyre per ne kryeqytet duke e renduar akoma me tej bumin demografik qe ka pllakosur Tiranen keto 16 vjetet e fundit dhe duke cuar ne zbrasjen e qyteteve te tjera.
    Kush humbet? Humbesit jane qytetaret e tanishem te Tiranes. Sepse nje nderhyrje ne cmimin e apartamenteve te reja dhe nje ulje artificiale e ketij cmimi, do te sillte nje zhvleresim masiv te pasurive te patundshme, efekti i se ciles do te ishte me rrenues sesa renia e piramidave ne ´97. Qytetaret e Tiranes, ne mos te gjithe, shumica e tyre, jetojne ne apartamente prone e tyre, te cilat i kane blere duke sakrifikuar ata e dine se cfare. Nje ulje artificiale e cmimit te apartamenteve te reja do te sillte si pasoje, qe ato apartamente, te cilat i zoterojne tashme qytetaret tiranas, do te humbisnin ne vlere. Dihet qe ne pasurine e patundshme investohet, pasi vlera e pasurise se patundshme ne vite rritet ne krahasim me vleren e investimit. Gjithashtu pasuria e patundshme eshte edhe nje lloj kapitali per te mbeshtetur nje biznes, eshte nje hipoteke ne banke per marrjen e nje kredie. Mirepo bankat nuk mbeshteten shume per percaktimin e vleres se pasurise se patundshme ne ate, se sa eshte blere kjo pasuri, por mbeshtetet me teper ne cmimin aktual te tregut. Prandaj edhe ulja artificiale e cmimit te apartamenteve te reja, sjell humbjen e vlerave monetare te qytetareve tiranas.
    Tani lind pyetja: Sokol Olldashi pretendon te behet kryebashkiaku dhe tu sherbeje qytetareve te Tiranes apo kerkon tu sherbeje qytetareve te qyteteve te tjera? Po qe se eshte e dyta atehere Olldashi ben gabim, qe synon te behet Kryetar i Bashkise se Tiranes, le te beht me mire Kryeminister. Sepse qe te jesh Kryetar i Bashkise se Tiranes, pikesepari duhet t´ju pergjigjesh kerkesave dhe te mbrosh interesat e tiranasve.

    Gjeja tjeter qe do te shtoja une, eshte ajo, qe kjo ide e Olldashit anon shume majtas, nuk i pergjigjet aspak politikes se te djathtes se qendres, te ciles pretendon ti perkase edhe Partia Demokratike.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    49
    Fakti që ish lideri i PS-së Fatos Nano po organizon një fushatë të vetën elektorale, është vetëm në favor të atij si person dhe aspak në favor të PS-së. Madje kjo fushatë ka për ta përçarë Partinë Socialiste, edhe më shumë se në kohën kur Ilir Meta u mëvetësua. Dhe pikërisht fushata e Nanos i paraprin asaj të liderit aktual të PS-së Rama. Kjo ka për ta çorientuar elektoratin e majtë gjatë këtyre zgjedhjeve dhe për më tepër vetë liderin Rama. Mes këtij të fundit duket se Nano ka shpallur një luftë të fshehtë, gjë që u duk dhe nga intervista e tij televizive, ku Nano pohoi se nuk ka asnjë komunikim dhe asnjë lloj marrëdhënie me Edi Ramën. Mendimi im është se nëse Nano do të mbështeste Ramën në këto zgjedhje do të ishte një gjë shumë pozitive, që do t’i jepte fitoren e sigurt në zgjedhjet vendore dhe më pas ato parlamentare. Jam kundra një dalje më vete të Nanos. Kjo do ta gjymtonte PS-në dhe do të favorizonte të djathtën.

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Sikur ti lini komentet politike per Berishat e Nanot dhe replikat boshe me njeri-tjetrin, per tu lene vend dy kandidateve kryesore per Tiranen qe te shpalosin projektet dhe planet e tyre, a nuk do te ishte me mire per te gjithe?

    Albo

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Fillon arratisja në pavionin politik të Edvinit

    Klani politik i Edvinit ka hequr dje dorë nga kanibalizmi elektoral ndaj aleatëve, duke shpallur kapitullimin e vet si dhe arratisjen përfundimtare nga Partia Socialiste, të kandidatëve për kryetarë të bashkive dhe komunave. Sipas strategjisë së re, ata janë udhëzuar të dalin si kandidatë të pavarur, me shpresën se kështu do të dëmtojnë kërkesat e LSI-së dhe do ta akuzojnë atë pas 18 shkurtit se shkaktoi katastrofën elektorale të së majtës



    Kur formalisht nuk ka hyrë ende në fushatën zyrtare, nga selia e Partisë Socialiste, është dhënë dje sinjali i alarmit për të braktisur pavionin kanceroz të kryesocialistit Rama, ku murtaja e humbjes së thellë në zgjedhjet lokale është më shumë se një ëndërr e keqe, tanimë një realitet i prekshëm. Mbledhja e djeshme e kryesisë, përpos një shpërdorimi energjish e nervash të kota nga ana e Edvinit, për të bindur deputetët e tij të lëshojnë bastionet e tyre për t’ia dhënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk shërbeu për asgjë tjetër. Pas më shumë se 2 orë replikash e kundërreplikash, një pjesë e anëtarëve të kryesisë udhëzuan të gjithë kandidatët e këtyre zonave elektorale, të heqin dorë nga sigla e PS-së dhe të garojnë si të pavarur, një veprim ky i dëshpëruar që pritet të sfumojë fare edhe atë peshë elektorale që selisë rozë i ka mbetur në jug të vendit, ndërsa, përsa i përket zonave në veri të vendit, nuk ka asnjë zhurmë, pasi cilësohen a priori të humbur. Ndërkaq, marrëdhëniet me LSI-në janë përfundimisht të ngrira. Gjatë gjithë ditës së djeshme, përveç disa kontakteve telefonike sporadike, nuk ka patur asnjë negociatë, qoftë edhe në nivel ekspertësh. Ashtu si pardje, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti, ka reaguar mjaft ashpër ndaj selisë rozë. “PS vazhdon të jetë e papërgjegjshme në këto negociata dhe vazhdon të ngulë këmbë që LSI, duhet të tërhiqet edhe në ato komuna e bashki që aktualisht, i ka kryetarët”, tha ai. Kësisoj, parashikohet që sot në orën 13.00, në praninë e gjithë krerëve të LSI-së në rrethe, të komunikohet vendimi përfundimtar që, me shumë gjasa, do të jetë dalja vetëm në zgjedhje, në kushtet kur Rama heziton t’i japë Ilir Metës, edhe ato komuna ku krerët aktualë janë të kësaj force, si në Berat, Fier apo Skrapar. Presionet e Arta Dades për komunën e Krutjes, Pandeli Majkon për Maliqin, Bashkim Finos për Kuçovën, Kastriot Islamit për Mallakastrën, Ylli Bufit për Patosin, Ndriçim Hysës për Gramshin apo Erion Braçes për bashkinë e Urës Vajgurore, nuk kanë munguar as dje, ndërsa kryebashkiaku, pas disfatës së madhe, pritet ta përdorë si një alibi, të cilën, në dritën e gabimeve të njëpasnjëshme të tij, si në ristrukturimin e degëve lokale pas ardhjes së tij në krye të forcës më të madhe të opozitës. Pas këtij shumëfishimi të kandidatëve të pavarur kur, së paku, në اorovodë janë përgatitur tanimë 4 emra të pavarur nga e majta, pritet që fushata e socialistëve të kthehet në një ankand të vërtetë tregtar.

  8. #68
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Sikur ti lini komentet politike per Berishat e Nanot dhe replikat boshe me njeri-tjetrin, per tu lene vend dy kandidateve kryesore per Tiranen qe te shpalosin projektet dhe planet e tyre, a nuk do te ishte me mire per te gjithe?

    Albo
    Kete mesazh mund ta kishe shkruar pa na fshire mesazhet tona "antagoniste", nejse eshte e veshtire demokracia, shume e veshtire per tu mesuar.... jo ne 16 vjet, por as per 50.....
    Ne frymen e projekteve dhe planve, po fus nje link qe paraqet punen e mbrekullushme te Rames ne dy legjslaturat e shkuara, shijojeni: mos e fshi se nuk eshte reklame perfituese......

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-01-2007 më 17:30

  9. #69
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Sipas tij, duke mundësuar ngritjen e disa qendrave urbane në Tiranë, do të mundësohet edhe ulja e çmimeve të apartamenteve të reja.
    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Por, prit pak! Para se te gezohemi, pa ta shohim njehere se cdo te thote, qe te fusesh hundet ne cmimin e apartamenteve ne qytet dhe ti ulesh ato artificialisht,
    cilin artikull po komenton ti Pedro ? Ai po te thote me ndertimin e disa qendrave urbane do ulet çmimi i apartamenteve te reja, ti thua ulje artificjale. Hajde mendje hajde.

    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Per te perfituar, perfitojne ata qytetare te qyteteve te tjera, te cilet duan te shperngulen ne Tirane.
    Ata qe do te perfitojne gjithashtu do te jene edhe...

    1) mijra çifte te sapo martuara qe presin te fillojne jeten e tyre ne shtepine e tyre, qe mezi presin te shijojne njeri tjetrin pa i degjuar mamaja

    2)me mijra familje me dy ose me shume femije qe jetojne akoma me prinderit ne 50 meter katrore.

    3) me mijra e mijra te rinj qe duan te jene indipendente nga familja, por jane ne pamundesi te marrin me qera nje apartament nga shkaku i çmimeve te larta.

    etc etc etc


    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Kush humbet? Humbesit jane qytetaret e tanishem te Tiranes. Sepse nje nderhyrje ne cmimin e apartamenteve te reja dhe nje ulje artificiale e ketij cmimi, do te sillte nje zhvleresim masiv te pasurive te patundshme, efekti i se ciles do te ishte me rrenues sesa renia e piramidave ne ´97.
    Aty me rri.... ata qe do te humbin jane ata qe kane bere spekullime imobiliare.
    Ne qofte se e ke blere apartamentin per te jetuar vete, pak rendesi ka vlera e tij ne treg, sepse nuk ke ndermend ta shesesh por ta banosh; apo jo?

    Ne qofte se e ke blere per ta shitur me vone me fitim, ky eshte nje kriter qe si biznesman duhet ta kishe mare parasysh.

    Mire nuk me vjen qe do humbesh, por biznesi i ka keto.


    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Nje ulje artificiale e cmimit te apartamenteve te reja ...
    shif, prap "ulje artificjale" ky....

    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Dihet qe ne pasurine e patundshme investohet, pasi vlera e pasurise se patundshme ne vite rritet ne krahasim me vleren e investimit.
    Je i keq informuar.... shko lexo mbi krizat imobiljare te viteve 80 ne evropen perendimore.

    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Gjithashtu pasuria e patundshme eshte edhe nje lloj kapitali per te mbeshtetur nje biznes, eshte nje hipoteke ne banke per marrjen e nje kredie. Mirepo bankat nuk mbeshteten shume per percaktimin e vleres se pasurise se patundshme ne ate, se sa eshte blere kjo pasuri, por mbeshtetet me teper ne cmimin aktual te tregut. Prandaj edhe ulja artificiale e cmimit te apartamenteve te reja, sjell humbjen e vlerave monetare te qytetareve tiranas.
    Ka mundesi te me shpjegosh se si mund te verferohesh duke paguar 100$ ne muaj ne vend te 200$ ?

    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Tani lind pyetja: Sokol Olldashi pretendon te behet kryebashkiaku dhe tu sherbeje qytetareve te Tiranes apo kerkon tu sherbeje qytetareve te qyteteve te tjera? Po qe se eshte e dyta atehere Olldashi ben gabim, qe synon te behet Kryetar i Bashkise se Tiranes, le te beht me mire Kryeminister. Sepse qe te jesh Kryetar i Bashkise se Tiranes, pikesepari duhet t´ju pergjigjesh kerkesave dhe te mbrosh interesat e tiranasve.
    Ne fakt, e gjitha kjo, eshte per qytetaret e Tiranes. Tashti varet per cilet qytetare e ke llafin ti.

    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Gjeja tjeter qe do te shtoja une, eshte ajo, qe kjo ide e Olldashit anon shume majtas, nuk i pergjigjet aspak politikes se te djathtes se qendres, te ciles pretendon ti perkase edhe Partia Demokratike.
    Jam dakort me ty. Gjynof qe se pati Rama i pari kete ide, se ne fakt, eshte ai qe i perket te majtes
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Olldashi premton liberalizim të shpejtë të lejeve të ndërtimit dhe fundin e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës


    Fratari: Rama më kërkoi 1 milion dollarë


    Një nga ndërtuesit më të mëdhenj të Tiranës, Hajredin Fratari, deklaroi dje se kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i ka kërkuar 1 milion dollarë për një leje ndërtimi. Gjatë një takimi që Sokol Olldashi, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës pati dje me ndërtuesit, Fratari u shpreh se Bashkia e kryeqytetit është tërësisht e korruptuar dhe ka 7 vjet që në tokat e tij në Tiranë nuk ka mundur të marrë një leje ndërtimi. Ai tha se korrupsioni ka përfshirë çdo qelizë të Bashkisë së Tiranës që nga ardhja e Ramës në krye të këtij institucioni, në vitin 2000. "Kur paraqitëm dokumentat për leje ndërtimi, Edi Rama na kërkoi 1 milion dollarë. Korrupsioni ka hyrë kaq shumë, sa edhe nëpunësi më i vogël do të kërkojë para, jo vetëm për lejet e ndërtimit, por edhe kur vjen puna për lejet e shfrytëzimit. Kështu e ka nisur kryetari Rama që në vitin e parë të mandatit të tij. Për një projekt të Brojkës, kur shkova atje për lejen e shfrytëzimit, më thanë që duhet të paguash dhe kur shkoi nëpunësi për t'i dhënë 10 mijë dollarë, i thanë "s'të vjen turp, me kaq para do ta marrësh lejen e shfrytëzimit!"", deklaroi Fratari. Ndërsa Olldashi, në vazhdim të bisedës me ndërtuesit, tha se disa vjet më parë, kryetari i Bashkisë, Edi Rama, është shprehur se s'ka burrë nëne të kontrollojë xhepat e tij dhe e ftoi kryetarin e Bashkisë që në takimin me ndërtuesit të vijë i shoqëruar edhe nga Blendi Gonxhe. "Është krijuar një vakuum nga vendimi partizan i Gjykatës Kushtetuese, për të goditur KRRT e Tiranës dhe për të ruajtur një lloj dominance abuzive të kryetarit të Bashkisë në biznesin e lejeve të ndërtimit. Një vakuum që do të zgjasë deri në miratimin e planit rregullues, por unë besoj se do të kem mbështetjen tuaj që këtë vakuum ta plotësojmë, duke ndërhyrë në mekanizmat ligjorë, për të krijuar mundësi që biznesi i ndërtimit të mos ketë një bllokim 7-8 mujor, lëvizje e dëmshme kjo jo vetëm për të, por edhe për zhvillimin e Tiranës, si dhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në përgjithësi", deklaroi Olldashi. Ai i siguroi ndërtuesit se po bëhen përgatitjet për të ndërhyrë ligjërisht, që të mos bllokohet puna e tyre në muajt e ardhshëm. Gjatë bisedës, Olldashi ngriti si një problem gangrenë të biznesit të ndërtimit dhënien e lejeve të shfrytëzimit. "Jam përpjekur të gjej një shkak, por nuk kam arritur të gjej asnjë shkak, me përjashtim të korrupsionit të kryetarit të Bashkisë, pasi rolet janë ndarë në ato të investitorit, zbatuesit, të supervizorit. Pra, ajo që duhet të bëjë Bashkia, është të rakordojë dokumentat tuaja dhe lejet përkatëse, gjë që nuk ka ndodhur", tha Olldashi. Sipas tij, sot, në Tiranë, ka një situatë të çuditshme, ku më shumë se gjysma e ndërtimeve të bëra s'e kanë marrë lejen e shfrytëzimit dhe kjo është absurde, pasi dëmton jo vetëm grupin e ndërtuesve, por mbi të gjitha qytetarët. Një tjetër problem që ngriti Olldashi ishte edhe hipotekimi, për të cilin ekziston Ligji "për hipotekimin e godinave". "Ky ligj, deri më sot, nuk është zbatuar, duke rënduar punën e biznesit të ndërtimit. Unë besoj se ne do të arrijmë të bëjmë një marrëveshje me zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për hipotekimin në karabina të godinave, që do të lehtësonte biznesin e ndërtimit, por mbi të gjitha qytetarët", theksoi Olldashi, i cili në vijim ngriti dhe një shqetësim tjetër, atë të taksës që ndërtuesit, që paguhet për ndikimin në infrastrukturë. Kjo është një taksë me vlerë të konsiderueshme, e cila paguhet e gjitha në cash menjëherë. "Kjo ka ndikim tek secila prej firmave të ndërtimit. Sigurisht që ka beneficet e veta Bashkia nga vjelja e kësaj takse dhe kjo është normale, por ajo nuk humbet gjë nëse kjo taksë paguhet me këste, pasi do të përbënte një lehtësim për biznesin, i cili paguan cash për çdo leje", tha Olldashi dhe shprehu opinionin e tij lidhur me biznesin e ndërtimit. Sipas Olldashit, ekzistojnë ndërtuesit e vërtetë dhe banditët që pastrojnë paratë nëpërmjet biznesit të ndërtimit. "Bazuar në informacionet që kam mundur të kem si ministër i Brendshëm, ju them se shumica e banditëve të vendit janë veshur vitet e fundit si ndërtues. Kjo është situatë që, më së shumti, ju dëmton ju dhe pa diskutim gjithë shoqërinë tonë. E vetmja gjë që do të kem parasysh si kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të jetë kjo: do të seleksionoj ndërtuesit e vërtetë nga banditët dhe trafikantët që pastrojnë para nëpërmjet ndërtimit", deklaroi Olldashi. Ai, më pas, i njohu ndërtuesit me punën që ka bërë qeveria për sektorin e ndërtimit. Olldashi u shpreh se konkretisht, për infrastrukturën, qeveria ka investuar 15 miliard në 2005, ndërsa në 2006 u janë shtuar këtyre edhe 22 milion Euro, investime në infrastrukturë rurale, të cilat shkojnë për ndërtime.

  11. #71
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kristaq Rama, i jati i Edi Rames, ka qene nje skulptor dhe me asnje funksion te larte partiak, ndersa familja e Sokol Olldashit, ka qene me e larte ne kohen e monizmit.
    Babai i tij, Petro Olldashi, hero i Punes Socialiste, kandidat i Komitetit Qendror te PPSH-se dhe sekretar i Pare i Beratit.
    Nga nena, eshte nip i Dashnor Mamaqit (pra daja Sokolit), nje nga anetaret e Komitetit Qendror me te vjeter dhe ka qene anetar i KQ qe ka punuar ne vende shume te rendesishme te tij, kur e ka dashur puna dhe kryeredaktor i “Zerit te Popullit”.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  12. #72
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Kryetari i komunales se Tiranes,Edver Ramiz Shehu pas gjashte vjetesh ne kete post vendosi te vere dore edhe ne Laprake.Pak jave nga zgjedhjet e treta per te me ne fund 113 peme e tipit Rrap do te mbillen ne distancen nga Zogu i Zi deri ne Laprake(1km).Me keto peme te mbjella gjate ketij kilometri pak jave para zgjedhjeve kryekomunali po tregon se mendjen e ka tek hallet e popullit dite e nate.

  13. #73
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Babai i tij, Petro Olldashi, hero i Punes Socialiste, kandidat i Komitetit Qendror te PPSH-se dhe sekretar i Pare i Beratit.
    Nga nena, eshte nip i Dashnor Mamaqit (pra daja Sokolit), nje nga anetaret e Komitetit Qendror me te vjeter dhe ka qene anetar i KQ qe ka punuar ne vende shume te rendesishme te tij, kur e ka dashur puna dhe kryeredaktor i “Zerit te Popullit”.
    Hmmmm, nuk e dija qe Olldashi ishte me bjografi te keqe.
    Faleminderit per informacionin Leila.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    Olldashi premton liberalizim të shpejtë të lejeve të ndërtimit dhe fundin e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës


    Fratari: Rama më kërkoi 1 milion dollarë


    Një nga ndërtuesit më të mëdhenj të Tiranës, Hajredin Fratari, deklaroi dje se kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i ka kërkuar 1 milion dollarë për një leje ndërtimi. Gjatë një takimi që Sokol Olldashi, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës pati dje me ndërtuesit, Fratari u shpreh se Bashkia e kryeqytetit është tërësisht e korruptuar dhe ka 7 vjet që në tokat e tij në Tiranë nuk ka mundur të marrë një leje ndërtimi. Ai tha se korrupsioni ka përfshirë çdo qelizë të Bashkisë së Tiranës që nga ardhja e Ramës në krye të këtij institucioni, në vitin 2000. "Kur paraqitëm dokumentat për leje ndërtimi, Edi Rama na kërkoi 1 milion dollarë. Korrupsioni ka hyrë kaq shumë, sa edhe nëpunësi më i vogël do të kërkojë para, jo vetëm për lejet e ndërtimit, por edhe kur vjen puna për lejet e shfrytëzimit. Kështu e ka nisur kryetari Rama që në vitin e parë të mandatit të tij. Për një projekt të Brojkës, kur shkova atje për lejen e shfrytëzimit, më thanë që duhet të paguash dhe kur shkoi nëpunësi për t'i dhënë 10 mijë dollarë, i thanë "s'të vjen turp, me kaq para do ta marrësh lejen e shfrytëzimit!"", deklaroi Fratari. Ndërsa Olldashi, në vazhdim të bisedës me ndërtuesit, tha se disa vjet më parë, kryetari i Bashkisë, Edi Rama, është shprehur se s'ka burrë nëne të kontrollojë xhepat e tij dhe e ftoi kryetarin e Bashkisë që në takimin me ndërtuesit të vijë i shoqëruar edhe nga Blendi Gonxhe. "Është krijuar një vakuum nga vendimi partizan i Gjykatës Kushtetuese, për të goditur KRRT e Tiranës dhe për të ruajtur një lloj dominance abuzive të kryetarit të Bashkisë në biznesin e lejeve të ndërtimit. Një vakuum që do të zgjasë deri në miratimin e planit rregullues, por unë besoj se do të kem mbështetjen tuaj që këtë vakuum ta plotësojmë, duke ndërhyrë në mekanizmat ligjorë, për të krijuar mundësi që biznesi i ndërtimit të mos ketë një bllokim 7-8 mujor, lëvizje e dëmshme kjo jo vetëm për të, por edhe për zhvillimin e Tiranës, si dhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në përgjithësi", deklaroi Olldashi. Ai i siguroi ndërtuesit se po bëhen përgatitjet për të ndërhyrë ligjërisht, që të mos bllokohet puna e tyre në muajt e ardhshëm. Gjatë bisedës, Olldashi ngriti si një problem gangrenë të biznesit të ndërtimit dhënien e lejeve të shfrytëzimit. "Jam përpjekur të gjej një shkak, por nuk kam arritur të gjej asnjë shkak, me përjashtim të korrupsionit të kryetarit të Bashkisë, pasi rolet janë ndarë në ato të investitorit, zbatuesit, të supervizorit. Pra, ajo që duhet të bëjë Bashkia, është të rakordojë dokumentat tuaja dhe lejet përkatëse, gjë që nuk ka ndodhur", tha Olldashi. Sipas tij, sot, në Tiranë, ka një situatë të çuditshme, ku më shumë se gjysma e ndërtimeve të bëra s'e kanë marrë lejen e shfrytëzimit dhe kjo është absurde, pasi dëmton jo vetëm grupin e ndërtuesve, por mbi të gjitha qytetarët. Një tjetër problem që ngriti Olldashi ishte edhe hipotekimi, për të cilin ekziston Ligji "për hipotekimin e godinave". "Ky ligj, deri më sot, nuk është zbatuar, duke rënduar punën e biznesit të ndërtimit. Unë besoj se ne do të arrijmë të bëjmë një marrëveshje me zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për hipotekimin në karabina të godinave, që do të lehtësonte biznesin e ndërtimit, por mbi të gjitha qytetarët", theksoi Olldashi, i cili në vijim ngriti dhe një shqetësim tjetër, atë të taksës që ndërtuesit, që paguhet për ndikimin në infrastrukturë. Kjo është një taksë me vlerë të konsiderueshme, e cila paguhet e gjitha në cash menjëherë. "Kjo ka ndikim tek secila prej firmave të ndërtimit. Sigurisht që ka beneficet e veta Bashkia nga vjelja e kësaj takse dhe kjo është normale, por ajo nuk humbet gjë nëse kjo taksë paguhet me këste, pasi do të përbënte një lehtësim për biznesin, i cili paguan cash për çdo leje", tha Olldashi dhe shprehu opinionin e tij lidhur me biznesin e ndërtimit. Sipas Olldashit, ekzistojnë ndërtuesit e vërtetë dhe banditët që pastrojnë paratë nëpërmjet biznesit të ndërtimit. "Bazuar në informacionet që kam mundur të kem si ministër i Brendshëm, ju them se shumica e banditëve të vendit janë veshur vitet e fundit si ndërtues. Kjo është situatë që, më së shumti, ju dëmton ju dhe pa diskutim gjithë shoqërinë tonë. E vetmja gjë që do të kem parasysh si kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të jetë kjo: do të seleksionoj ndërtuesit e vërtetë nga banditët dhe trafikantët që pastrojnë para nëpërmjet ndërtimit", deklaroi Olldashi. Ai, më pas, i njohu ndërtuesit me punën që ka bërë qeveria për sektorin e ndërtimit. Olldashi u shpreh se konkretisht, për infrastrukturën, qeveria ka investuar 15 miliard në 2005, ndërsa në 2006 u janë shtuar këtyre edhe 22 milion Euro, investime në infrastrukturë rurale, të cilat shkojnë për ndërtime.

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk do ish keq.. qe olldashi te kopsitej totalisht me punen qe mori.. pra me zhdukjen e xhepo vilo kerro celulo-- hajnave e krimineleve e tutoro skafo gomistave.. e per krietar bashkie te kandidonin dike tjater.. ka boll burra te mencur e te mire..
    jo gjith kungujt vetem ne ca sqetulla se pastaj.. del era ..

    tani cdo xhepist ben qef se thot kryepolici ka hall fushate .. e nuku e ka mendjen te muan.. dhe krye hajni edvin thote.. he mo ate qe skap dot hajdutet do vini krietar ju..

    nejse..

    po fratari e beri si burrat..

    1 meleon (korcarshe) .. tha .. desh edvinua per nje firme.. dhe jo kokrra orizi kinez.. po dallërs..

    dhe fratari nuk genjen..

  16. #76
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Kristaq Rama, i jati i Edi Rames, ka qene nje skulptor dhe me asnje funksion te larte partiak, ndersa familja e Sokol Olldashit, ka qene me e larte ne kohen e monizmit.
    Babai i tij, Petro Olldashi, hero i Punes Socialiste, kandidat i Komitetit Qendror te PPSH-se dhe sekretar i Pare i Beratit.
    Nga nena, eshte nip i Dashnor Mamaqit (pra daja Sokolit), nje nga anetaret e Komitetit Qendror me te vjeter dhe ka qene anetar i KQ qe ka punuar ne vende shume te rendesishme te tij, kur e ka dashur puna dhe kryeredaktor i “Zerit te Popullit”.
    Correction....

    1)Dashnor Mamaqi ishte gjyshi i tij nga nena, dhe eshte vrare nga regjimi komunist i enver kriminelit.....(ne qeshor 2006 ndodhi nje konflikt ne parlament midis Sokolit dhe Gjinushit....... acarimi erdhi pasi Gjinushi i tha se do ta conte aty ku kishin cuar dhe gjyshin e tij)
    2)Babai i Sokolit e divircoj te jemen e tij pas arrestimit te Dashnorit, kur Sokoli ishte foshnje. Sokoli eshte rritur pa baba (me baba gjalle).
    3) Sokoli me nenen dhe gjyshen kane qene te internuar (si shume armiq te Partise se vampirve), dhe vetem pas '90 kreu studimet.

    4)Kristaq Rama nuk ka qene vetem nje "skulptor i thjesht" por deputet i kuvendit komunist per dy legjislatura. Edvin Rama eshte rritur ne rruget e bllokut me te gjitha benefitet qe vinin nga ai bllok i urryer.

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    me duket se lejla e ka mare informacionin ne bashki per Olldashin dhe Ramen do ja kete dhene ai zedhensi i Eda Rames
    Ndryshuar për herë të fundit nga skampin : 18-01-2007 më 10:16

  18. #78
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Rama apo Olldashi

    Thote nje fjale e urte popullore "Mos i shiko gunen por punen"

    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-10-2005
    Postime
    85
    Citim Postuar më parë nga Breshka
    Correction....

    1)Dashnor Mamaqi ishte gjyshi i tij nga nena, dhe eshte vrare nga regjimi komunist i enver kriminelit.....(ne qeshor 2006 ndodhi nje konflikt ne parlament midis Sokolit dhe Gjinushit....... acarimi erdhi pasi Gjinushi i tha se do ta conte aty ku kishin cuar dhe gjyshin e tij)
    2)Babai i Sokolit e divircoj te jemen e tij pas arrestimit te Dashnorit, kur Sokoli ishte foshnje. Sokoli eshte rritur pa baba (me baba gjalle).
    3) Sokoli me nenen dhe gjyshen kane qene te internuar (si shume armiq te Partise se vampirve), dhe vetem pas '90 kreu studimet.

    4)Kristaq Rama nuk ka qene vetem nje "skulptor i thjesht" por deputet i kuvendit komunist per dy legjislatura. Edvin Rama eshte rritur ne rruget e bllokut me te gjitha benefitet qe vinin nga ai bllok i urryer.

    Per Correction, per kohen qe ka qene ne fuqi babi Sokolit ka vrare e ka prere ashtu si te gjithe ne ate kohe, prandaj s'ka pse te ulim dhe ngrejme ndonje duke u bazuar ne ato vite, shihni perpara cuna, goca, kalavica.
    Rama eshte konsumu, do mundohet me u bere edhe kryeminister, s'i del koha per asgje dhe ka shume kunguj nen sqetulla, prandaj jo Sokoli por edhe nje me pak sokol, gardeline fjala bien, do te ishte nje zgjidhje me e mire se Rama.

  20. #80
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Brari
    RD

    Olldashi premton liberalizim të shpejtë të lejeve të ndërtimit dhe fundin e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës


    Fratari: Rama më kërkoi 1 milion dollarë


    Një nga ndërtuesit më të mëdhenj të Tiranës, Hajredin Fratari, deklaroi dje se kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i ka kërkuar 1 milion dollarë për një leje ndërtimi.
    Me vjen cudi si nuk eshte prononcuar me asnje njoftim per kete lajm kaq te bujshem mbreteria e "cimkave" top-channel!!!!!
    Ata nuk i ze gjumi qe te informojne popullin per padrejtesite qe i behen ne kurriz.....!!!!
    Apo do therrasin "analistet" Nano/Stefani qe ti hapin syte njerzve........

Faqja 4 prej 29 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •