Close
Faqja 3 prej 29 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 565
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Pashe dje intervisten e Olldashit ne Top Channel. Per mua Olldashi argumentoi bindshem ceshtjen e listave dhe certifikatave aq shume te perfolura nga PS-ja. Te pakten deri ne nje perballje me argumentet e kundershtarit mua me binden.

    Per certifikatat tha se kane me teper elemente sigurie se ato te zgjedhjeve te meparshme, procesi i invetarizimit eshte me i sakte dhe se certifikatat jane pranuar si te rregullta nga Kontrolli i Brendshem, Prokuroria, dhe OSBE-ja. Per me teper certifikatat administrohen nga pushteti vendor qe ne 60% te vendit drejtohet nga socialistet (ne Tirane 9 nga 11 njesi bashkiake). Per listat tha se produkti baze jane listat e korrikut 2005, te ciles i hiqet regjistri i perkohshem (i kerkuar nga PS), shtohen ata qe mbushin 18 vjec, dhe hiqen ata qe kane nderruar jete. Dhe ky proces eshte ne dore te pushtetit vendor.

    Olldashi mund te shtonte se jane ofruar nga PD-ja si amendamente per kompromis denimi taksativ me tre vjet burg i atyre qe kapen me certifikate falso si dhe paraqitja e nje dokumenti tjeter identifikues per ato qe votojne me certifikata. Po ashtu kujtoi se Rama eshte zgjedhur ne 2000 pa dhene doreheqje nga posti i Minstrit te Kultures. KQZ e 2000 ka qene ne raport 6-1 , ajo e 2003 ne raportin 5-2 pro PS-se. Bile ne mos gabohem, KQZ e 2000 ka qene e drejtuar nga djali i xhaxhait te Fatos Nanos, Fotaq Nano.

    Me pak bindes mu duk ne kritiken qe duhej ti bente qeverisjes se deritanishme te Edi Rames ne Tirane. Cfare ka bere gabim Rama dhe cfare do ndreqe Olldashi? Ketyre pyetjeve ju pergjigj thuajse kalimthi duke permendur kaosin e trafikut, papastertine dhe ndotjen e ambientit, si dhe mungesen e nje plani urbanistik. Ne fakt qe ne fillim te emisionit, Olldashi tha se nuk ishte koha per te shtjelluar ne detaje programin e tij. Per mua, nuk kishte rast me te mire per ta bere kete gje, ne mos ne detaje te pakten ne vija te pergjithshme, sesa perpara shikueve te nje prej dy televizioneve me te ndjekur ne Shqiperi, ne mos me i ndjekuri, per me teper i pozicionuar dukshem kunder PD-se duke i dhene mundesine te beje per vete jo pak vota te medyshura apo kunder. Me teper sesa akuza per lidhje me mafien dhe krimin, qe dhe ne qofshin te verteta jane bere si buke me djathe per shqiptaret ne mungese te vertetimit, me teper efekt them se kane planet konkrete te zhvillimit. Uroj qe ta ndreqe kete gje ne vazhdim te fushates.

    Tani qe bojkoti i PS-se eshte bere teper evident, pyetja me e madhe e ketyre zgjedhjeve eshte cfare do ndodhe me to? Nqs e majta nuk merr pjese ne bllok, sado qe e djashta mund te tunde perpara karten e kushtetueshmerise, kjo nuk eshte e mjaftueshme per te legjitimuar ne popull nje pushtet vendor 100% ne dore te se djahtes ne mungese te gares. Nga ana tjeter, PS-ja ka treguar qe ne fillim te vitit se kerkon shtyrjen e mandatit zgjedhor te vendoreve, ne kundershtim me kushtetuten, pas zgjedhjes se presidentit per ti dhene mundesi Rames qe te provokoje zgjedhje te parakohshme te pergjithshme para zgjedhjeve vendore. Ne mungese te nje nderhyrjeje te forte nderkombetare, qe sic duken bathet do ndodhe, kjo pune rrezikon te precipitoje ne nje kaos institucional (ne rastin me te mire).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 13-12-2006 më 09:58
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flet Sali Hoxha, kandidat i koalicionit të djathtë për kryetar Bashkie në qytetin e Beratit


    Do t'i kthejmë Beratit qytetërimin e mohuar


    Sali Hoxha

    -Ka lindur në janar 1949, në qytetin e Beratit

    -Ka kryer studimet e larta në fakultetin Ekonomik të UT

    -Ka punuar si ekonomist e kryetar i degës ekonomike në ndërmarrrjet e Beratit

    -Më 1991 ka qenë nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv pluralist të Beratit, përfaqësues i PD

    -Pas vitit '91 ka punuar si drejtor i Degës së Bankës Tregtare Agrare në Berat

    -Nga viti 1998, në biznesin e tij privat në shërbimet financiare, në bashkëpunim me Unionin Financiar, Tiranë


    - Zoti Hoxha, cilët janë motivet e kandidimit tuaj për kryetar Bashkie të qytetit të Beratit?

    Jam një anëtar i hershëm i Partisë Demokratike. Në vitin 1991 kam përfaqësuar opozitën demokratike në Komitetin Ekzekutiv pluralist të Beratit, në pozicionin e nënkryetarit të këtij komiteti. Kam përfaqësuar Partinë Demokratike në Këshillin e Bashkisë Berat gjatë dy mandateve të qeverisjes vendore. Motivi kryesor i kandidimit tim është marrja e përgjegjësisë kryesore, atë të kryetarit të Bashkisë, për të ndryshuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Beratit. Gjatë dy mandateve të qeverisjes së Beratit nga Partia Socialiste, gjërat kanë ndryshuar pak e aspak. Në fakt, të dy kolegët e mi pararendës në pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Beratit kanë qenë thjesht qiraxhinj në Bashki dhe në qytetin e Beratit. Njeri ka ikur në Tiranë pas mbarimit të mandatit. Tjetri pritet të ikë pas datës 20 janar 2007. Ndryshe nga dy miqtë e mi socialistë që kanë drejtuar Bashkinë e Beratit gjatë 6 viteve, unë rrjedh nga një familje e vjetër e qytetit të Beratit. Me këtë qytet më lidhin fije mjaft të forta, të pakëputshme. Ky është një motiv për të marrë përgjegjësi për ndryshimin e jetës së këtij qyteti. Unë, gjatë këtyre viteve, jam marrë me biznes dhe kam patur sukses. Vij në krye të Bashkisë për t'u shërbyer qytetarëve dhe jo për të përfituar, siç ndodh rëndom.


    - Cila është problematika e qytetit të Beratit në fokusin tuaj?

    Në fakt, nuk janë tre apo katër probleme. Është një problematikë e tërë e qytetit të Beratit, e cila është bërë e tillë gjatë viteve. Në vend që problemet të zgjidheshin vit pas viti me një menaxhim të mirë të resurseve të këtij qyteti, hallet dhe problemet e qytetarëve dhe të qytetit janë shtuar. Mendoj se sfida më e madhe është lufta kundër armikut të përbashkët, të socialistëve dhe demokratëve, dhe të gjithë qytetarëve të Beratit, varfërisë. Varfëria është armiku ynë më i madh. Ky është edhe problemi kryesor. Shërbimet ndaj qytetarëve në Berat lënë për të dëshiruar, për shkak të punës së zbehtë të bërë nga Bashkia deri më sot. Po kështu, ndërtimet pa leje, edhe në zonat muzeale, e kanë dëmtuar fytyrën unikale të këtij qyteti, si emblema e qytetërimit shqiptar. Për shkak të mungesës së vizionit të kreut aktual të Bashkisë së Beratit, biznesi në qytetin e Beratit është kthyer në një pazar mjeran që ia ka marrë frymën qytetit dhe biznesit. Politika e Bashkisë së sotme ka qenë bukë thatë për të gjithë. Hidhini një sy lagjes "30 vjetori" dhe lagjeve të tjera. Tregtia e tezgave ia ka marrë frymën biznesit ligjor, duke e thelluar mjerimin në të gjithë qytetin, duke mbyllur mjaft vende pune. Po kështu, vëmendja e Bashkisë aktuale për problemet e mjedisit, shëndeti i qytetarëve, shërbimi arsimor kanë qenë mjaft të zbehta. Ndriçimi i qytetit është realizuar vetëm në shëtitoren kryesore të qytetit, duke lënë në terr tërë qytetin.


    - Cila është platforma juaj për Bashkinë e Beratit?

    Platforma ime politike është platforma e koalicionit të djathtë. Ajo do të shpaloset dorë pas dore gjatë ditëve të zhvillimit të fushatës elektorale. Sidoqoftë, po zbuloj një pjesë të kësaj platforme. Unë do t'u kthej Bashkinë qytetarëve të Beratit. Deri tani, kjo Bashki ka qenë shtëpi e një pjeseje të PS-së në Berat, për shkak të klaneve politike e klienteliste që kanë mbërthyer këtë parti. Në qendër të platformës sime do të jetë lufta kundër varfërisë, nëpërmjet hapjeve të vendeve të reja të punës. Kjo do të realizohet nëpërmjet nxitjes së biznesit të vogël dhe të mesëm në qytetin e Beratit, duke luftuar informalizmin e nxitur nga Bashkia e sotme, nëpërmjet inkurajimit të tregut informal të tezgave. Do të investohet mjaft në nxitjen e biznesit të turizmit historik e kulturor në këtë qytet të kulturës, me lagje të spikatura historike. Në qendër të vëmendjes së Bashkisë do të jetë shërbimi arsimor, cilësia e këtij shërbimi. Po kështu do të rritet cilësia e shërbimeve të tjera. Bashkia aktuale nuk ka shtruar asnjë metër katror rrugë e trotuar në qytetin e Beratit. Kryetari aktual nuk ka prerë asnjë shirit për ndonjë rrugë të re në qytetin e Beratit, e paprecedent për një qeverisje vendore. Në qendër të Bashkisë së ardhshme do të jenë rrugët dhe rrugicat e këtij qyteti, të cilat janë amortizuar keqas, duke e kthyer këtë qytet në një fshat me baltë e pluhur. Do t'u jepet rëndësi forumeve qytetare për të kontrolluar çdo lek të taksapaguesve beratas, lek që duhet të kthehet në cilësi shërbimi në të mirë të qytetarëve. Do t'u kthehet qytetarëve të Beratit kultura e harruar, shfaqjet artistike që nuk mbahen mend se kur u realizuan për herë të fundit.

    Janë edhe mjaft drejtime të tjera të platformës që do të zbulohen në ditët që vijnë para qytetarëve të nderuar të Beratit.


    - Mesazhi juaj për qytetin e Beratit?

    Vij për t'u shërbyer, jo për të sunduar. Le t'i kthejmë së bashku Beratit tonë qytetërimin në çdo fushë të jetës së tij, qytetërim i injoruar aktualisht.





    RD

  3. #43
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Olldashi, si u eliminuan kandidatet rivale


    Partia Demokratike po i përqendron të gjitha potencialet e saj për të fituar Bashkinë e kryeqytetit. Pasi ka humbur dy herë rresht në kryeqytet, në zgjedhjet e vitit 2000 dhe në ato të 12 tetorit të vitit 2003, ku kandidatëtt e saj, Besnik Mustafaj dhe Spartak Ngjela, dolën humbës përballë kandidatit të PS-së Edi Rama, kësaj radhe PD-ja kërkon ta fitojë me çdo kusht Bashkinë e kryeqytetit. Për PD-në, beteja për kryeqytetin nuk është një betejë e thjeshtë, që ka të bëjë me përcaktimin e partisë fituese në zgjedhjet vendore. Sipas të gjitha llogarive që bën kjo parti, ajo ndihet fituese në bashkitë dhe komunat kryesore, duke përfshirë Shkodrën, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Gjirokastrën dhe Sarandën. Madje, edhe në Vlorë pritet që PD-ja të investojë shumë nga energjitë e saj për të rikthyer fitoren. Por Tirana është diçka tjetër. Në Tiranë tashmë dihet se do të konkurrojë për postin e kryetarit të Bashkisë z. Edi Rama, që është edhe kryetar i Partisë Socialiste. Edi Rama ndërkaq konkurron për herë të tretë. Edi Rama është kandidatura që e largoi PD-në nga pushteti në kryeqytet pas një qeverisjeje tetëvjeçare prej kësaj partie. Dy kryetarët e parë të Bashkisë, Sali Kelmendi dhe Albert Brojka, sollën disa ndryshime por edhe deformime në kryeqytet, për shkak të kaosit që u krijua në vitet e para të pluralizmit dhe buxhetit minimal të pushtetit lokal në atë kohë. Sidomos Albert Brojka qeverisi në kushte të vështira, pasi, gjatë mandatit të tij si kryetar bashkie, u gjend midis dy zjarreve: u vu në shënjestër të qeverive të PS-së të cilat e shikonin Brojkën si përfaqësuesin më të lartë në pushtet të opozitës dhe u braktis nga PD-ja për shkak të mosmarrëveshjeve me kryetarin e partisë, z. Berisha. Edhe pse elektorati kryeqytetas ishte në shumicë i djathtë, Edi Rama nuk e pati të vështirë të fitonte përballë një kandidature si Besnik Mustafaj, një politikan opozitar që kishte pak lidhje me kryeqytetin. Në mandatin e tij të parë, Rama, duke patur edhe mbështetjen e qeverive të PS-së, arriti të sjellë ndryshime rrënjësore në kryeqytet, sidomos në infrastrukturë, duke u bërë modeli më i suksesshëm i qeverisjes së majtë. Kjo ia lehtësoi fitoren në betejën e dytë elektorale përballë avokatit Spartak Ngjela, i cili, për hir të së vërtetës duhet thënë se bëri një fushatë të qytetëruar dhe mjaft cilësore. Në mandatin e tij të dytë, Rama sigurisht nuk e ka më atë shkëlqim që kishte në mandatin e parë, qoftë edhe për faktin se sidomos në vitin e fundit ka qenë më i angazhuar në parti sesa në bashki. Nga ana tjetër, konfliktet e vazhdueshme me qeverinë kanë çuar në zvarritjen e projekteve në infrastrukturë, në rritjen e ndotjes së ambientit të kryeqytetit dhe mbajtjen e një gjendjeje kaosi të padurueshme.
    Megjithatë, Rama ka vendosur të rikandidojë serish, duke e lidhur betejën për bashkinë e kryeqytetit me të ardhmen e karrierës së tij politike. Është e qartë se nëse Rama humb bashkinë, pa kaluar shumë kohë pritet të humbë edhe partinë që e mori para një viti. Kundërshtarët dhe rivalët e shumtë të Ramës në PS nuk do të duronin as për pak muaj një Edi Ramë humbës në krye të PS-së. Këtë e ka të qartë edhe PD-ja, e cila, përveç luftës politike që i ka bërë kryetarit të bashkisë prej gjashtë vjetësh, një luftë me goditje të përqendruar duke e rënduar atë me akuza nga më të ndryshmet, po përgatit skemën e fitores së zgjedhjeve në Tiranë. Pasi janë shqyrtuar një numër kandidaturash, duket se i përzgjedhuri i kësaj partie për të sfiduar Ramën është ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi. Olldashi ka patur një karrierë të shpejtë brenda strukturave të PD-së, i mbështetur nga disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të z. Berisha. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ai pati një fitore spektakolare në zonën e Shijakut, duke mundur ministrin e Bujqësisë Agron Duka, i cili dukej i pathyeshëm në “çifligun” e tij. Pas kësaj fitoreje spektakolare, Olldashi u zgjodh në postin e ministrit të Brendshëm, detyrë të cilën e mban aktualisht. Si ministër është konsideruar gjithashtu i suksesshëm, sidomos në luftën që u ka bërë bandave të krimit të organizuar, duke treguar vullnet dhe vendosmëri. Nga ana tjetër, ai është edhe kryetar i degës së PD-së në kryeqytet dhe gëzon mbështetjen e strukturave. Emri i tij u përfol që në fillim si kandidat i mundshëm përballë Ramës, por ndërkohë në listën e kandidatëve u përfshinë edhe emra të tjerë politikanësh të rëndësishëm. Midis emrave të kandidatëve ishte edhe emri i ministrit të Arsimit Genc Pollo, i cili konsiderohet si një nga ministrat më të suksesshëm të qeverisë “Berisha” dhe ka një reputacion të konsiderueshëm ndërkombëtar. Por mbështetësit e Olldashit e fituan përfundimisht betejën për të kandiduar përfaqësuesin e tyre për kreun e bashkisë së kryeqytetit, pavarësisht nga vështirësia dhe të papriturat që bart kjo sfidë. Mbështetësit e tij arsyetuan se nëse Olldashi fiton zgjedhjet, atëherë ai shndërrohet në një ndër figurat kryesore të PD-së. Në listën e arritjeve të tij do të renditen fitoret në sfidat më të vështira që ka patur kjo parti në vitet e fundit. Nëse humb, përsëri Olldashi mbetet në politikë, pasi është i zgjedhur në strukturat drejtuese të partisë, është i ri në moshë dhe ka të gjithë kohën dhe mbështetjen e mjaftueshme për ta rikuperuar humbjen. Sigurisht që misioni që ka marrë përsipër Olldashi është mjaft i vështirë, sepse z. Edi Rama betejën në kryeqytet e ka mundësinë e tij të fundit për të mbetur në politikë. Nëse Rama humbet, ai i humbet të gjitha; kurse Olldashi, edhe nëse humbet, humbet diçka, por nuk i humbet të gjitha. Nga ana tjetër, një fitore e Olldashit është një fitore thelbësore për Partinë Demokratike. Pas fitores në kryeqytet, asaj i mbetet të vazhdojë qeverisjen e qetë edhe për tre vjet, duke u përgatitur për fitore në zgjedhjet e vitit 2009. Sigurisht, humbja e Ramës në zgjedhjet lokale ia heq maxhorancës ankthin e zgjedhjes së presidentit vitin që vjen. Berisha, me një opozitë të futur në krizë nga humbja dhe shpërbërja e lidershipit, nuk do ta ketë të vështirë të sigurojë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit. Kjo do t’i sigurojë atij vazhdimin e qeverisjes dhe mundësinë për të realizuar programin politik të premtuar.

    Bujar Struga

    Gazeta Albania

  4. #44
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Dashamir Shehi: “Do të kandidoj përballë Olldashit dhe Ramës”


    Valentina MADANI
    Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, ka vendosur të kandidojë në Tiranë, pasi Partia Demokratike nuk ofroi asnjë formulë bashkëpunimi. Prej disa ditësh kjo forcë politike ka nisur fushatën elektorale, ndërkohë që z.Shehi ka shpallur kandidaturën e tij në Tiranë përballë socialistit Edi Rama dhe demokratit Sokol Olldashi, për postin e kreut të ri të Bashkisë.
    Z.Shehi bëri dje të ditur se para disa javësh i është bërë një kërkesë zyrtare PD-së, përmes së cilës i bëhej e ditur se LZHK-ja është e gatshme të bashkëpunojë me demokratët në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet e afërta lokale. Por, sipas Shehit, PD-ja nuk ka kthyer asnjë përgjigje, ndaj ai ka vendosur të kandidojë në Tiranë ashtu si dhe kandidatët e tjerë të LZHK-së në bashkitë, komunat dhe këshillat bashkiakë. Dashamir Shehi sqaron se tashmë nuk ka ndër mend të tërhiqet nga kandidimi në Tiranë. Madje, kryetari i LZHK-së është i sigurt për një mbështetje të gjerë të qytetarëve të kryeqytetit për kandidaturën e tij.
    “Ne i kemi bërë një kërkesë zyrtare ka kohë PD-së që të negociojmë jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht deri tani nuk kemi ndonjë përgjigje zyrtare për negociatat, kurse njerëz që shkojnë dhe vijnë nuk kanë ndonjë rëndësi për politikën dhe publikun. Kandidatura ime përballë Olldashit dhe Edi Ramës është e mundshme dhe qëndron. Jam i bindur për mbështetjen e elektoratit kryeqytetas në këtë garë elektorale. Ne si LZHK jemi bërë gati për fushatën elektorale. Në të gjithë Shqipërinë kemi vendosur kandidatët tanë, në bashki, komuna, këshilla bashkiake. Aty ku jemi të fortë, do të konkurrojmë për kryetar, aty ku jemi më të dobët, do të konkurrojmë për këshillat bashkiake”, - tha z.Shehi. Ish-zëvendëskryeministri i qeverisjes së parë demokratike ka konkurruar edhe një herë tjetër për postin e kryebashkiakut të Tiranës. Bëhet fjalë për zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2000. Dashamir Shehi konkurroi në atë kohë përballë demokratit Besnik Mustafaj dhe socialistit Edi Rama. Shehi konkurroi nën siglën e Partisë Demokrate të Re, e cila në atë periudhë kishte rreth vetes figura të njohura si Albert Brojka, Ylli Vejsiu etj. Shehi arriti të marrë 7 për qind të votave të së djathtës, duke zbritur në këtë mënyrë votat e z.Mustafaj në garën për kreun e ri të bashkisë gjashtë vjet më parë. Por ato zgjedhje i fitoi PS-ja me Edi Ramën dhe për Shehin është hera e dytë që garon përballë tij. Duket se këtë radhë politikani i njohur i së djathtës, Dashamir Shehi, ka bindje më të thellë se rezultati do të jetë më i kënaqshëm nën siglën e PDK-së dhe LZHK-së.


    Gazeta Albania

  5. #45
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Bashkia e Tiranës, internet falas për të gjithë të rinjtë


    Në kuadër të projekteve bashkëkohore të ideuara prej Bashkisë së kryeqytetit, së fundi stafi i kësaj bashkie ka menduar më seriozisht për nevojat e të rinjve. Bashkia e Tiranës ka promovuar një tjetër projekt, i cili ka të bëjë me ofrimin falas të internetit për të rinjtë. Promovimi i këtij projekti është bërë në sheshin përpara Qendrës Kombëtare të Kulturës, ku kreu i Bashkisë, Edi Rama, u shpreh se “përmes teknologjisë së re të rinjtë do të aftësohen që sfidat e së ardhmes t’i përballojnë me punë të kualifikuar”. Nëpërmjet shërbimit të Internetit //////////Ëireless (pa kabëll dhe antenë), të rinjtë do të mund të navigojnë në internet duke siguruar kështu aksesin në informacion në çdo orë të ditës apo të natës. Lidhur me këtë çështje, kryebashkiaku Rama tha se projekti “Internet falas”, do të shtrihet në të gjitha parqet e kryeqytetit si dhe në biblioteka. Kjo nismë vjen në një kohë kur përdorimi i internetit është kthyer jo më në modernizëm apo luks, por në një domosdoshmëri të kohës. E njohur për nisma të reja dhe bashkëkohore, Bashkia e Tiranës edhe kësaj radhe duket se ka bërë një gjetje origjinale. Tani mjafton që të ulesh me një kompjuter personal, ose laptop rreth Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës dhe menjëherë në kompjuter instalohet interneti nga ku mund të hapësh çfarëdo lloj siti apo faqe web dhe për më tepër pa paguar asgjë. Lidhur me këtë projekt tepër ambicioz, Bashkia e Tiranës synon që ta shtrijë atë me shpejtësi në të gjitha ambientet publike të kryeqytetit, ku askush nuk ka më nevojë as për një antenë dhe as për kabëll, dhe për më tepër të gjitha shërbimet e internetit do të jenë komplet pa pagesë. Kjo nismë e bashkisë është konsideruar si një nismë miqësore nga kryebashkiaku Rama, me anë të së cilës Bashkia e Tiranës synon që të miqësohet dhe të përafrohet me të gjithë të rinjtë e kryeqytetit. Gjithashtu kjo nismë është e vlefshme edhe për studentë, të cilët deri më tani u duhet që të shpenzonin për internetin në qendra me pagesë.


    13 Dhjetor 2006

    Gazeta Albania

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka pas qen nji kafe aty pran teatrit popullor dikur.. i thoshin kafja ministris punve te permbrendshme..
    aty dhe filxhanat ishin sigurimsa se per bufista e berbera e kamariera as qe diskutohej... le mo klientet.. qe ishin 24 karatsha sigurimsa..

    aty vec ekspresi kafes thojn ska qen sigurims.. ishte i huj borgjezo revizionist..lol..

    ne lzhk te dash shehit.. sot gjen po aq sigurimsa sa ne ate kafen e famshme qe dikur i dridheshin leqet e komve atyre qe kalonin andej..
    kshu qe dihet puna dashit.. shunt i PD-se..

    kush ka bo elektroteknik e din cka do me than shuntues..

    nejse..

    ...


    55 shkruan:



    Data: 14/12/2006, ora

    Ambasadorët tek Rama, i kërkojnë të tërheqë shpifjet në emrin e tyre



    Një përfaqësi e gjerë ambasadorësh konfirmoi dje në zyrën e kryesocialistit vlerësimin ndërkombëtar se deri më tani procesi për zgjedhjet e 20 janarit i përmbushte të gjitha standardet e se opozita kishte detyrimin të përfshihej në të. I turpëruar nga shuplakat ndërkombëtare, Rama nxjerr në konferencë shtypi Pandeli Majkon, njeriun e specializuar për të artikuluar dështimet dhe veprimet antikombëtare të së majtës



    Pas zbardhjes së mashtrimit të Ramës, lidhur me kërkesën e pretenduar të ndërkombëtarëve për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ka ardhur edhe zbrapsja, ende e pjesshme, dhe akoma jo me turpërimin e merituar. Si gjithmonë për të artikuluar të tilla aksione defensive, zgjidhet Pandeli Majko, për të cilin ideologët e PS-së ende nuk po e marrin vesh se ka koleksionuar aq shumë gafa sa për të mos u cilësuar më si “djali i mirë” i politikës, të cilit nuk mund t’i mbahet inat. Opozita ka pranuar dje humbjen e saj në kërkesën për të shtyrë datën e zgjedhjeve, por kreu i socialistëve nuk e ka marrë dot përsipër barrën e daljes para mediave, për të konfirmuar se është i gatshëm të votojë në parlament atë që vetëm pak ditë më parë e kishte refuzuar në mënyrë kategorike. Në vend të Ramës, dje, para mediave ka dalë ish-kryeministër buzëqeshja, Pandeli Majko i cili na zbuloi se Partia Socialiste po pret seancën parlamentare për të miratuar ato që pak ditë më parë e kishin bërë të linin sallën dhe të nguleshin në selinë e tyre. “Ne jemi në pritje, aq më tepër pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Berisha për negociatë, mbetemi në pritje si Parti Socialiste dhe opozitë që të rifillojmë negociatat atje ku ato u bllokuan. Grupi ynë parlamentar mbetet në pritje për të kaluar një procedurë sa më të shpejtë në sallën e parlamentit, ligjet që do të jenë si produkt i përbashkët i konsensusit, qoftë ai i arritur për kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe, duke shpresuar se kjo do të arrihet për “Kodin Zgjedhor” në vend. Me qëllim që të realizojmë së bashku zgjedhje ku të votohemi në mënyrë të barabartë, si ata që sot drejtojnë në qeveri, ashtu edhe ata që bëjnë politikë në opozitë. Dua të nënvizoj edhe njëherë, përballë opinionit publik, se Partia Socialiste dhe opozita nuk kanë bojkotuar asnjë palë zgjedhje, por thjesht janë duke konsideruar procesin e nisur nga KQZ dhe qeveria, si një proces ilegjitim”, tha ndër të tjera kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Pandeli Majko. Po ashtu, ai deklaroi se është edhe pro propozimit të kryeministrit Berisha, për të miratuar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në “Kodin Zgjedhor”, ato ndryshime të parashikuara në marrëveshjen e 30 gushtit. “Ne jemi gati që të miratojmë me procedurën më të shpejtë të mundshme në parlament, ndryshimet e përbashkëta me konsensus, ashtu siç po kërkohet edhe nga komuniteti ndërkombëtar, ndryshimet e nevojshme të cilat e bëjnë procesin legjitim. Aktualisht, ka filluar një proces i cili është në kundërshtim me disa nga nenet në fuqi të “Kodit Zgjedhor”, ku kërkesa jonë e vetme si opozitë është që ta bëjmë këtë proces legjitim. Nuk mund të hyhet në zgjedhje, duke marrë për bazë nenet e zgjedhjeve të parakohshme; kanë filluar nonsenset juridike nga më të çuditshmet, nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë”, tha Majko. Por po ashtu, në deklaratën e tij të djeshme, numri 2 i Partisë Socialiste është shprehur se kostoja totale e zgjedhjeve nuk mund të jetë më e vogël se 70 mijë euro. “Janë 70 mijë euro për të bërë certifikatat të cilat bëhen brenda 3-4 ditësh dhe kërkohen për t’u bërë në mënyrë specifike për këto zgjedhje, prej një dispozite tranzitore, e cila, nëse në zgjedhjet e 3 korrikut e ka pasur afatin 50 ditë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë 30 ditë, nëse një afat tjetër ka qenë 40 ditë, ne e bëjmë 20 ditë, me qëllim që të gjejmë standarde ligjore që e bëjnë procesin e ligjshëm, përsa u përket afateve të listave dhe certifikatave”, tha ndër të tjera Majko. Aksioni difensiv i Majkos synon të minimizojë sa të mundet dëmin e madh që kanë shkaktuar deklaratat e Edvin Ramës si dhe kapërcimi i afatit për regjistrimin e PS-së në zgjedhje, për shkak të të njëjtës kapriçio. Dje kryesocialisti ka pritur një përfaqësi ambasadorësh të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët pas konsultimit me përfaqësues të OSBE-së, të cilët kanë mirëpritur misionin e tyre afatgjatë për monirotimin e zgjedhjeve, kanë përcjellë opinionin se gjithçka fliste se mund të mbaheshin zgjedhje brenda standardeve me 20 janar, e se opozita ishte e detyruar të bëhej pjesë e këtij procesi. Ata gjithashtu regjistruan një pjesëmarrje të gjerë në takimin me kryesocialistin, për t’i kërkuar me prezencën e tyre përgënjeshtrimin publik për deklarimin e pak ditëve më parë se ishin pikërisht ndërkombëtarët të cilit i kishin sugjeruar shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Përgënjështrimi nuk erdhi, megjithatë po regjistrohen veprimet e para të tërheqjes, derisa të arrijmë tek përfshirja (paçka se e vonuar) në procesin zgjedhor. Dënimi i prerë i bojkotit e më pas edhe mungesa e emrit të një ndërkombëtari, i cili kishte mbështetur publikisht shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ka detyruar Edvinin të dëgjojë pa bza sugjerimin e ndërkombëtarëve, se nuk mund të përjashtohet nga procesi zgjedhor për interesat e veta personale. Duket se këtë pohim, e ka nuhatur më herët Ilir Meta, i cili po mban takimet fushateske në të gjithë vendin, e po ashtu duket se po veprojnë nën rrogoz edhe partitë e tjera të majta, atje ku paraprakisht u është premtuar nga një zonë e lirë elektorale. Krejt i vonuar, në disfavor edhe në garën e vet të brendshme me Sokol Olldashin në Tiranë, apo me aleatët e tjerë të majtë në ndarjen e votave të opozitës, Edvin Rama urdhëroi dje Pandeli Majkon të dilte e të artikulonte dy kushtet e tjera të mjera për të marrë pjesë në zgjedhje: 70 mijë eurot e certifikatave si dhe shtyrjen e 40 ditëve të krejt procesit. Pas një rinegociimi, merret vesh se asgjë s’do të vendoset në kundërshtim me kushtetutën, dhe e vetmja që mund të ofrojë konsensusin është mbyllja e njërit sy nga autoritetet shtetërore për të mos proceduar për ndjekje penale kamikazët e Edvinit, të cilët pa arsye (siç është kodi i çdo kamikazi) si dhe për ëndrrën provinciale për t’u shfaqur në televizione, deklarojnë ditën e natën se s’e kanë për gjë të shkelin ligjet e të përgatisin listat, pasi kështu u kishte ardhur qarkorja e fundit nga partia.

    I.N.

  7. #47

    Mere me long ...

    Kandidati i vetëm i majtë për Bashkinë e Tiranës flet për kundërshtarët e tij

    Kushi: Olldashi e Rama, komunistë, garë brenda llojit
    “Kandidatët e PS e PD, nga familje komuniste. Unë jam nip i Vojo Kushit”

    Vasil Kushi, anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare për kreun e Bashkisë së Tiranës, është i vetmi kandidat zyrtar përballë Olldashit i regjistruar në KQZ. Kushi shprehet se gara e Tiranës është brenda llojit, pasi prejardhja e të tre kandidatëve zyrtarë, Rama, Olldashi dhe ai vetë është komuniste. Vasil Kushi është nipi i Heroit të Popullit, Vojo Kushi. Madje ai me modesti shprehet se atij i ka rënë për pjesë tani që të “hidhet” mbi kandidatin demokrat, si Vojo Kushi dikur për të marrë bashkinë më të madhe në vend. Kushi shprehet se PD dhe PS janë kundërshtarët e tyre politikë dhe nuk ka asnjë bashkëpunim me ta.

    Si i konsideroni kandidatët e deklaruar tashmë për kreun e Bashkisë së Tiranës, socialistin Rama dhe demokratin Olldashi?
    Për ne, në Tiranë kemi një garë brenda llojit. Edi Rama, nëna e tij është mbesa e Spiro Kolekës. Babai i tij, Kristaq Rama, ka qenë deputet dhe madje anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili në presidium qëndronte gjithmonë pranë Nexhmije Hoxhës. Ndërsa Sokol Olldashi, akoma më fort, babai i tij, Petro Olldashi, hero i Punës Socialiste, kandidat i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe sekretar i Parë i Beratit. Nga nëna, është nip i Dashnor Mamaqit, një nga anëtarët e Komitetit Qendror më të vjetër dhe ka qenë anëtar i KQ që ka punuar në vende shumë të rëndësishme të tij, kur e ka dashur puna dhe kryeredaktor i “Zërit të Popullit”. Pra, nga anëtarët e KQ më të besuar dhe më të shquar, sigurisht edhe me veprimtari në Përmet. Unë jam nip i Vojo Kushit, i cili është shquar për luftë të drejtpërdrejtë dhe heroike. Ata kanë qenë më të mençur, nuk u hodhën mbi tank. Prandaj them se gara jonë është brenda llojit, të gjithë jemi në origjinë komunistë të vjetër, militantë, por të ndarë tani në parti të ndryshme. Shokët, për analogji, më thonë se ty të ra radha të hidhesh mbi “tankun” e Berishës.

    Zoti Kushi, ju jeni kandidati zyrtar deri tani që do të ndesheni me kandidatin e PD-së, Sokol Olldashi. Pse do ju votojnë qytetarët e Tiranës?
    Ne si parti jemi krejtësisht e pavarur, nuk jem as nga PD-ja dhe as nga PS-ja. Ne të dyja këto parti i kemi kundërshtarë politikë. Duke qenë të tillë, ata udhëhiqen nga programi i tyre, ne kemi programin tonë. Qytetarët do të më votojnë mua, sepse ne vërtetojmë se për 50 vjet vetëm kemi ndërtuar Shqipërinë. Ne jo vetëm që e ndërtuam Shqipërinë, por e bëmë të dëgjohej zëri i saj për mirë, ndërsa sot zëri i Shqipërisë dëgjohet për keq. Qytetarët e Tiranës do më votojnë jo pse rrjedh nga një familje që ka dhënë kontribut në luftë, por sepse në finale unë jam pjesë e një partie që në themelet e saj ka vënë gjakun e dëshmorëve, LANÇ-in dhe kush ka sy në ballë le të shikojë.

    Keni menduar si mund të zgjidhet kriza energjetike në vend?
    Që nga viti 1990 e deri më sot, me përjashtim të një bumi të madh në ndërtime, asgjë e saktë nuk është bërë. Sot jetojmë një krizë të rëndë energjetike. Nëse pushteti popullor në çdo plan 5–vjeçar bënte nga një hidrocentral apo termocentral, ka 16 vjet që dhe ato hidrocentrale që ishin sot janë shkatërruar. Para ‘90 prodhohej 40 milion kwh energji në ditë, sot nuk po sigurojmë dot as 20 milionë kwh orë energji edhe me importet. Nga eksportues jemi kthyer në importues të energjisë elektrike.

    Mendoni se me kandidimin tuaj dilni ndesh me opozitën, e cila ka deklaruar se nuk do hyjë në zgjedhje me këtë kod. Ju prish punë ju ky kod dhe këto lista zgjedhësish?
    Për ne rëndësi ka të zhvillohen zgjedhjet, qoftë në 20 janar, qoftë edhe më vonë. Zgjedhjet janë një element i domosdoshëm në jetën politike të vendit dhe pa marrë parasysh se kush do të angazhohet në këto zgjedhje, ne si parti kemi vendosur të marrim pjesë. Ne jemi parti krejtësisht e pavarur, s’kemi punë as me PD dhe as me PS-në. E majta aktuale është e majtë vetëm në fjalë, sepse në vepra është një parti e djathtë. E majta e saktë dhe e pastër në Shqipëri, është PKSH. Çështja e listave apo certifikatave janë lodra borgjezie, për dy ditë ka gjithë këto zyra të gjendjes civile që të nxjerrin lista.

    Keni pasur kontakte apo reagime nga PS-ja, apo dhe partitë e tjera të opozitës për të mos u regjistruar në KQZ?
    Ne nuk jemi kundër bashkëpunimit me partitë e tjera demokratike përparimtare. Blloku i ashtuquajtur i majtë nuk ka tentuar të bëjë asnjë kontakt me ne për bashkëpunim apo koalicion. Blloku i majtë na sheh si parti e vjetër dhe dihen arsyet e tyre, madje dhe i kanë artikuluar shumë herë. Ne do tregojmë se si qeveriset pushteti vendor dhe ai qendror, duke u nisur nga përvoja jonë e mirë 50-vjeçare.

    a.l

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Republikanët: Olldashi, kandidatura e vetme e koalicionit të djathtë

    Aktivistë dhe anëtarë të KZQV-ve të Partisë Republikane mbështetën sot kandidaturën e Sokol Olldashit, si të vetmen kandidaturë të koalicionit të djathtë për bashkinë e Tiranës. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, tha se një nga arsyet kryesore për të mbështetur kandidaturën e Olldashit është angazhimi maksimal që ai do të ketë për të punuar për çdo qytetar të Tiranës pavarësisht bindjeve politike, duke qenë qytetari i parë ideal për Tiranën.

    “Jam këtu për të mbështetur njeriun me integritet dhe vizion për detyrën që do të ndërmarrë për të bërë një Tiranë europiane, një Tiranë që na takon të gjithëve. Qëllimi ynë nuk është thjesht ndryshimi i qeverisjes lokale, por një qeverisje në interes të qytetarëve”, u shpreh ai.

    Nga ana e tij, kandidati i PD-së për Tiranën, Sokol Olldashi premtoi se do të formësojë një vizion real për qytetin, një vizion që do ta bëjë Tiranën më të banueshme, më të drejtë dhe më të barabartë për qytetarët e saj. “Do t’i japim fund arbitraritetit ndaj qytetit, do t’i japim fund shpronësimeve të dhunshme me banditë për të ndërtuar pallatet e shpurës së kryetarit. Ne do t’i japim fund diskriminimit rajonal të Tiranës dhe ngërçeve urbanistike të saj. Ne do t’i japim kryeqytetit një plan urbanistik përfundimtar, plan që ish-kryetari nuk ia dha në gjashtë vjet, dhe do të vendosim rregulla të barabarta në treg”, u shpreh z Olldashi.

    Sabri Godo, Presidenti i nderit të Partisë Republikane, i pranishëm në takim e cilësoi si privilegj faktin që PR është forca e parë politike që ka nderin të prezantojë Sokol Olldashin si kandidatin e përbashkët të koalcionit të djathtë për Bashkinë e Tiranës. “Tirana është vendi ku zhvillohet më tepër ekonomia ku është përqëndruar arti dhe kultura dhe për të gjitha këto arsye duhet të fitohet Tirana. Ne jemi të bindur në këto zgjedhje se do të fitojmë pasi Sokoli është kandidati më i mirë i mundshëm”, tha Godo.

    Ndërsa nënkryetari i PD-së Bamir Topi u përqëndrua në faktorët, sipas tij, më të rëndësishëm që e bëjnë Olldashin të jetë kandidati i përshtatshëm për koalicionin e djathë në zgjedhjet e ardhshme vendore, profili politik dhe suksesi në krye të ministrisë së rendit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Djal_Lacjan : 17-12-2006 më 11:15

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kandidati i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Kryeqytetit premton kryeqytetin ndryshe


    Olldashi: Jo më diskriminim rajonal të Tiranës


    Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, deklaroi gjatë aktivit të Partisë Republikane, ku u paraqit si kandidat i përbashkët i koalicionit të djathtë, se "do t'i kthej ngjyrat qytetit të Tiranës, duke i dhënë fund arbitraritetit ndaj qytetit". Në aktivin e Partisë Republikane, zoti Olldashi vlerësoi se "koalicioni politik është një nga institucionet më të rëndësishme të garës elektorale dhe aleanca jonë e pandërprerë për 16 vjet, na ka bërë të ndjehemi si pjesëtarë të një familje". Duke vijuar, Olldashi tha se "në zgjedhjet e fundit parlamentare, ne provuam se dimë të ndërtojmë një koalicion të drejtë dhe përfaqësues, dhe arritëm që nëpërmjet këtij koalicioni të sjellim ndryshime për qytetarët shqiptarë, provuam se qytetarët reagojnë pozitivisht ndaj një koalicioni që ngrihet bazuar mbi vlera, dhe demonstruam se dimë të jemi të bashkuar jo vetëm në tryezën e bisedimeve, por dhe tek elektorati i thjeshtë". Në këtë drejtim, ai u shpreh se "ky koalicion nuk është formal, por funksionon duke demonstruar vlera në qeverisje dhe duke mbajtur premtimet ndaj qytetarëve". Duke u ndalur në një tjetër anë pozitive të arritjeve në koalicion, Olldashi u ndal edhe në ato arritje që erdhën pas fitores së 3 korrikut, në rreshtimin si koalicion edhe në qeverisje. "Koalicioni ynë demonstroi vlerat e tij jo vetëm në opozitë, por edhe në qeverisjen e vendit gjatë vitit që shkoi. Ne arritëm të prodhojmë vlera në qeverisje, të cilat janë të identifikuara tashmë si vlera të koalicionit që solli ndryshimin në Shqipëri". Kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht edhe ministër i Brendshëm, Olldashi, renditi disa nga arritjet pozitive të qeverisjes demokratike, duke veçuar se "është arritur të shpëtohet vendi nga kthetrat e korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi kemi çuar përballë drejtësisë organizatat më të rëndësishme kriminale, dhe kemi ndërprerë lidhjet e tyre me politikën".

    Olldashi theksoi se "për këto arritje, mazhoranca qeverisëse ka marrë mbështetjen popullore dhe vlerësimet nga ndërkombëtarët, ku vlerësimi më i madh ishte nënshkrimi i MSA-së dhe marrëveshja e re për lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë". Më tej, Olldashi tha se "brenda një viti, ne kemi ulur taksat, duke gjallëruar ekonominë e vendit, kemi shtuar punësimin në sektorin privat dhe kemi rritur të ardhurat në arkën e shtetit, kemi bërë rritjen më të madhe të pagave dhe pensioneve, si dhe kemi vendosur në raporte të drejta investimet në të gjitha zonat e Shqipërisë", tha zoti Olldashi. "Ne jemi qeveria që premtoi se do të ketë dhembshuri sociale dhe do të zhdukë polarizimet e forta në vend. Për këtë shkak, ne jemi qeveria që ka bërë rritjen më të mëdha të rrogave në 16 vjet përsa i përket ritmit të rritjes. Ne, po ashtu, rritëm pensionet në mënyrë drastike. Të moshuarit, në qytet dhe në fshat, tashmë kanë mundësinë të kenë një pension më dinjitoz. E dimë se kemi ende për të bërë më shumë për qytetarët e moshës së tretë dhe mbi të gjitha për respektimin e tyre, si njerëz që kanë ndërtuar këtë vend. Por ne do t'ia dalim, pasi jemi qeveria që mbajmë fjalën", nënvizoi Olldashi.







    Beteja në Tiranë, jo me kundërshtarin, por me dinjitetin si koalicion


    Duke shprehur bindjen për një fitore të ndjeshme në zgjedhjet vendore, Olldashi kërkoi nga republikanët që të angazhohen seriozisht, pasi janë pjesë e infrastrukturës zgjedhore dhe pjesë e rëndësishme në KQZ dhe KZQV. Duke nënvizuar, Olldashi tha se "keni misionin e rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe në këtë drejtim, edhe PD do të jetë garant i frymës së bashkëpunimit, në bazë të vlerave politike që përfaqësojmë, duke rrafshuar kufijtë që vendosin shifrat dhe numrat, dhe duke u prirë drejt vlerave dhe vizioneve që ofrohen nga koalicioni". Në këtë aspekt, ai e konsideroi betejën elektorale në Tiranë jo më si "një betejë me kundërshtarin, që ende nuk ka dalë në garë, por betejë me dinjitetin tonë si koalicion". Gjithashtu, ai tha se "ne duhet të forcojmë një vizion real për kryeqytetin, i cili duhet ta bëjë këtë qytet më të banueshëm, më cilësor, më të drejtë, dhe të barabartë për qytetarët e tij. Ne do t'i japim fund arbitraritetit ndaj qytetit dhe të ardhmes të tij", tha Olldashi. Sipas tij, "do t'i jepet fund diskriminimit rajonal të Tiranës, ngërçit urbanistik, duke i dhënë kryeqytetit një plan urbanistik përfundimtar dhe duke vendosur rregulla të barabarta në treg". Olldashi theksoi se "këtij qyteti i është imponuar gjithçka nga një njeri, që nga ngjyrat, lejet e ndërtimit dhe deri tek shpronësimet e dhunshme, ndaj unë do t'ua kthej Tiranën qytetarëve dhe do ta bëj atë një qytet ku të merret frymë lirisht, të jetohet cilësisht, dhe milionat e dollarëve të mos shkojnë për tekat e kryetarit, por të shkojnë në dobi të qytetarëve", tha zoti Olldashi.






    Fitore për të konsoliduar ndryshimin


    Kryebashkiaku i ardhshëm siguroi se "misioni im është që të mbetem një qytetar i Tiranës, me mandatin e të gjithë qytetarëve, për ta drejtuar këtë qytet dhe për t'i dhënë një mundësi për t'u zhvilluar ashtu siç duhet". Duke vijuar, Olldashi tha se "e konsideroj realisht kandidaturën time, jo si një kandidaturë individuale, por si një kandidaturë ku çdo qytetar që kërkon ndryshim për këtë qytet, të gjejë pjesën e tij". Duke iu drejtuar republikanëve në aktivin e tyre, Olldashi, kandidati i koalicionit qeverisës, tha se "ne hyjmë në këtë fushatë elektorale të bindur se kemi para një sfidë të re për votëbesimin e punës qeverisëse njëvjeçare dhe fryteve të koalicionit më të gjerë politik në vend". Ai nënvizoi se "në këtë koalicion janë sot dhjetë parti politike, që ngjallin shpresat e shqiptarëve për të ruajtur frymën e ndryshimit dhe për të qenë garante të zgjedhjeve të lira, duke shmangur aventurat e atyre që me këtë vend dhe këtë qytet i lidhin vetëm interesat personale". Duke nënvizuar, Olldashi tha se "ne do t'ia dalim të fitojmë bindshëm këto zgjedhje dhe të forcojmë tendencën e ndryshimit që ka nisur në gjithë vendin, pas zgjedhjeve të vitit 2005. Falë këtij koalicioni të gjerë, ne kemi mobilizuar tashmë çdo qelizë të shoqërisë moderne shqiptare të angazhohet në një betejë reale, për të ruajtur frymën e ndryshimit". Më tej, Olldashi u shpreh se "ju republikanët, si aleatë kryesorë të Partisë Demokratike, që jeni identifikuar për 16 vjet si pjesa më konseguente e koalicionit, keni në këto zgjedhje një rol të rëndësishëm, pasi jeni edhe pjesë e infrastrukturës zgjedhore".






    Qeveria e premtimeve të mbajtura


    "Ne do t'ia arrijmë kësaj, pasi jemi qeveria që e mban fjalën". Duke deklaruar në këtë formë, Olldashi ka sjellë në vëmendje disa nga sukseset e qeverisë, të cilat janë fakte konkrete dhe dëshmi të mbajtjes së fjalës së saj. "Ne jemi qeveria e koalicionit që premtoi ulje të taksave dhe zgjerim të bazave të taksimit. Na quajtën gati të marrë kur e shpallëm këtë platformë. Një vit më parë, ne përgjysmuam taksat e biznesit të vogël, rritëm gjallërinë ekonomike të vendit, shtuam punësimin në sektorë dhe rritëm në finale të ardhurat për arkën e shtetit, sepse ne jemi qeveria që e mban fjalën", tha Olldashi. "Ne jemi koalicioni që premtoi reformë të fortë në arsim dhe e nisëm këtë vit me arsimin e lartë. Matura Shtetërore preu rrënjët e një të keqeje degraduese për arsimin e lartë në Shqipëri", vijoi Olldashi. "Mijëra studentë shkuan me dinjitet në universitete dhe ne na ngelet detyrë të investojmë tashmë në aspekte të tjera të rritjes së cilësisë së universiteteve publike, hapësirave të banimit të tyre dhe futjes në eficiencë të universiteteve private, për të mos i lënë ato jashtë garës së arsimit të lartë", theksoi kandidati demokrat në fjalën e tij. "Ne jemi koalicioni që u premtoi shqiptarëve rrugë dhe zhvillim të infrastrukturës. Brenda vitit, ne kemi nisur investimin më të madh rrugor në Ballkan, autostradën historike Milot-Kukës-Morinë, që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe do të zhvillojë pjesën më të prapambetur të vendit, Veriun e Shqipërisë. Kjo rrugë ishte premtuar me dhjetra herë, ishin mbledhur edhe paratë e shqiptarëve për të, por kurrë nuk u bë. Ne erdhëm në pushtet, e hoqëm taksën e kësaj rruge, që nuk shkoi kurrë në rrugë, por rrugën e nisëm dhe do ta mbarojmë", deklaroi kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës. "Kjo është një meritë që tashmë na e njohin dhe kundërshtarët tanë, se ne jemi qeveria që e mban fjalën. Ne jemi qeveria që nuk krijojmë diskriminim politik në vend dhe nuk kemi racizmin që kanë kundërshtarët tanë ndaj zonave të veçanta të vendit. Ne jemi qeveria që vendosëm raporte të drejta në investimet për pushtetin vendor, nga Jugu në Veri. Ne jemi duke ndryshuar Jugun e Shqipërisë, me arteriet kryesore rrugore", theksoi Olldashi, duke nënvizuar se "ndërsa është duke përfunduar autostrada Lushnjë-Fier, ne këto ditë bëmë tenderin e autostradës Vlorë- Fier, duke i dhënë një cilësi të re jetës dhe zhvillimit të Jugut të vendit. Ne kemi bërë miliona dollarë investime në Sarandë e Gjirokastër, por kemi kthyer sytë dhe nga Shkodra e Lezha. Pasi për ne, qytetarët janë të gjithë njësoj, pavarësisht ku jetojnë dhe për kë votojnë. Ne jemi qeveria që e mban fjalën". Duke u rikthyer në imazhin e Shqipërisë dhe rolin e qeverisë në këtë pikë, Olldashi tha se "ne jemi qeveria që iu premtuam shqiptarëve një autoritet në rritje të Shqipërisë në Perëndim dhe rajon. Qeveria jonë ka rritur ndjeshëm besimin e partnerëve ndërkombëtarë, si qeveri që siguron stabilitetin në rajon". Olldashi ka vënë theksin në fjalën e tij edhe për rolin e Shqipërisë në statusin e Kosovës. "Raportet tona me shqiptarët në Kosovë dhe roli aktiv që ne kemi në çuarjen para të statusit të Kosovës, është historik", tha Olldashi. "Po ashtu, falë reformave të guximshme në ushtri, ne jemi sot në dyert e NATO-s dhe për këtë, ministri Mediu, që është dhe kreu i republikanëve, ka merita personale", nënvizoi kandidati i koalicionit qeverisës për Bashkinë e Tiranës.

    Xhumelina Dervishi





    rd

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk eshte konflikt brezash beteja mes Rames dhe Berishes..

    Ne biruc gulaget e Enver Hoxhes.. kishte 80 vjecare.. qe kalbeshin ne burg.. po kishte dhe djem te rinj xhandaro xhelate qe i shtronin ne hu ata pleq te ngrate..

    Edvini eshte mesjeta.. ajo me e zeza..
    Berisha eshte Liria dhe demokracia..


    ------

    gaz 55

    Data: 22/12/2006, ora

    Fushata e Tiranës nis me prezantimin e Gert Bogdanit



    Gerti Bogdani, Këshilltari politik i ministrit Lulzim Basha do të jetë kandidati më i ri në moshë i Partisë Demokratike për një nga minibashkitë e Tiranës dhe pikërisht, atë numër 10. Studenti me medalje të artë në SHBA, një nga kryetarët demokratë të minibashkive të Tiranës, gjatë prezantimit të djeshëm, u shpreh se nuk kërkonte votën e qytetarëve, por ndihmën e tyre për zgjidhur së bashku problemet që kurrë nuk u morën në konsideratë nga kryetarët aktualë



    Partia Demokratike ka prezantuar dje këshilltarin politik të ministrit të Transporteve, Gerti Bogdanin, si kandidat të kësaj force politike për kreun e minibashkisë numër 10 në kryeqytet. Gjatë këtij prezantimi, në fjalën e tij, kandidati tashmë më i ri për minibashkitë, është shprehur se nuk kërkonte votën e qytetarëve, por ndihmën e tyre për të bërë të mundur që pushtuesit e kryeqytetit ta dalin jashtë politikës. “Unë jam një banor i kësaj minibashkie, aty kam mbaruar një pjesë të mirë të shkollës sime. Ju njoh mirë dhe dua të bëj atë që kam në dorë për zgjidhjen e problemeve tuaja”, tha Bogdani. Sipas tij, Tirana nuk është vetëm në qendër, por edhe periferia e saj është po ashtu Tiranë. “Tirana është një qytet i nderuar, por më të nderuar janë qytetarët e tij, ata që i sollën vlera këtij vendi. Fasadat e Edi Ramës nuk janë as si pëlhurat e Penelopës, të cilat i end ditën dhe i prish natën, ai nuk i mbaron kurrë. Kur e keni parë këtë njeri të ecë aty ku i bëhen këpucët dhe kostumi me baltë?! Ai shëtit ndonjëherë vetëm në ato 50 metra asfalt, të cilëve ua pret shiritin 5 herë, një herë kur fillojnë punimet, një herë kur vazhdojnë punimet, më pas kur vazhdojnë punimet, më pas kur vazhdojnë punimet e kështu me radhë, se ato nuk mbarojnë kurrë”, tha ai. Po ashtu, Bogdani u shpreh se e kishte pasur shumë të thjeshtë të qëndronte atje ku mbaroi edhe shkollën, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Por ishit ju që më sollët këtu, sepse dua që të bëhem njëriu i cili do u japë një dorë në zgjidhjen e problemeve tuaja. Dua të mos mas metrat katrorë për të ndërtuar pallate, por për të shtuar sipërfaqet e gjelbra për ju, dua të rregulloj rrugët ku kalojmë së bashku, të heq atë baltën e dimrit dhe pluhurin e verës në minibashkinë tonë. Unë nuk po ju kërkoj votën, por po ju kërkoj ndihmën tuaj që t’i zgjidhim këto probleme”, tha ndër të tjera kandidati më i ri në moshë, për njërën prej minibashkive të Tiranës, Gerti Bogdani. Në diskutimin e tij para përkrahësve të Partisë Demokratike, ai u shpreh se nuk është i vetëm në këtë garë, ai ka me vete, anasjelltas, edhe kandidatin për kreun e Bashkisë së Tiranës, Sokol Olldashin. “Ju duhet të bëni zgjedhjen tuaj. Duhet të votoni për ne, duhet të votoni për kandidaturat e Partisë Demokratike, pasi ne si një ekip, duke pasur një krye një njeri si Olldashi, do të bëjmë të mundur që problemet tuaja, për herë të parë, të përballen me zgjidhjen e tyre. Do të jetë një ekip në shërbimin tuaj, një ekip, dera e të cilave do të jetë e hapur në çdo kohë dhe për këdo”, u shpreh Bogdani. Po ashtu, ai shpalosi para të pranishmëve edhe një pjesë të programit të tij, siç ishin investimet në infrastrukturë, në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, si dhe në strehim e në uljen e papunësisë.



    Kush është Gerti Bogdani

    Pasi mbaroi shkollën e mesme profesionale “Harry Fultz”, studioi në Nju Jork për Shkenca Kompjuterike. Në Nju Jork, Gerti, si një student i shkëlqyer “rrëmbeu” medaljen e artë. Tashmë, dy vjet pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Nju Jorkut, ai ndjehet gati për të drejtuar minibashkinë numër 10 në Tiranë dhe e gjithë kjo, pas një eksperience njëvjeçare si këshilltar politik i ministrit të Transporteve, Lulzim Bashës.

    Saimir Kola

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ------

    Po ashtu, Bogdani u shpreh se e kishte pasur shumë të thjeshtë të qëndronte atje ku mbaroi edhe shkollën, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Por ishit ju që më sollët këtu, sepse dua që të bëhem njëriu i cili do u japë një dorë në zgjidhjen e problemeve tuaja. Dua të mos mas metrat katrorë për të ndërtuar pallate, por për të shtuar sipërfaqet e gjelbra për ju, dua të rregulloj rrugët ku kalojmë së bashku, të heq atë baltën e dimrit dhe pluhurin e verës në minibashkinë tonë. Unë nuk po ju kërkoj votën, por po ju kërkoj ndihmën tuaj që t’i zgjidhim këto probleme”,

    Kush është Gerti Bogdani

    Pasi mbaroi shkollën e mesme profesionale “Harry Fultz”, studioi në Nju Jork për Shkenca Kompjuterike. Në Nju Jork, Gerti, si një student i shkëlqyer “rrëmbeu” medaljen e artë. Tashmë, dy vjet pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Nju Jorkut, ai ndjehet gati për të drejtuar minibashkinë numër 10 në Tiranë dhe e gjithë kjo, pas një eksperience njëvjeçare si këshilltar politik i ministrit të Transporteve, Lulzim Bashës.

    Saimir Kola
    Eshte per tu pershendetur nisma e Gertit qe pasi ka mbaruar shkollen ne NY(cilen shkolle nuk e thote) eshte kthyer ne shqiperi.

    Ajo qe me terhoqi vemendje eshte se si eshte e mundur qe nje minister i rendesishem ne qeveri merr si keshillar politik nje student komputerash? Shume i ri te jete kshilltar ky Gerti. Ndoshta eshte ndonje cun i squt por prape te jeshte kshilltare minisitri duhen goxha shkalle. Xhanem minisitri vet o i ri.

    Kam ven re qe shume politikane ne shqiperi vejne ne resume gjera koti.
    psh. Perdor komputerin apo ka mbaruar Master ne usa( nderkohe ka shkuar ktu 1 muaj e gjysem ne shkolle ne 34st per te mesuar englishten. Nuk e di nese dikush i kerkon diploma ti vertetojne kto qe thuhen.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    Brari thote :

    " Edvini eshte mesjeta.. ajo me e zeza..
    Berisha eshte Liria dhe demokracia.. "

    E njoh Brarin (nepermjet forumit) qysh nga viti 1998.
    Kur u regjistrova atehere une isha anetari 97 ne Albasoul.

    Duhet ta pranoj se Brari me beri pershtypje shume pozitive per menyren e tij (qe eshte e pa arriteshme ) se si i shprehte mendimet per problemet serioze qe trajtoheshin ne forum. Lexoja emrin Brari, dhe thoja me vete, kush mund te jete ky njeri qe flet kaq shume terheqeshem dhe kaq thjeshte?
    Edhe emrin e ka te thjeshte , Brari.
    Ne ato kohe te fillimit une isha prezantuar me nje emer qe te beja pershtypje , dhe pata zgjedhur emrin: Gery4U.
    Shume shpejt nuk ndjehesha mire me kete emer dhe e ndrova ne Dajti,
    duke kerkuar qe te gjitha kreditet e emrit Gery4U te kalonin tek Dajti.
    Me rastin e nderimit te emrit , mora disa reagime nga anetaret e atehershme te forumit, dikush me thonte, pse e ndrove une e pelqeja emrin Gery4U.
    Por nuk do ta harroj kurre reagimin e Brarit per emrin tim , reagim i cili me beri qe ta vleresoja brarin akoma me shume. Ne ato kohe ai me thote: shume mire bere qe e ndrove emrin, ku e kishe gjete ate Gery4U si emer spiuni .
    Qe mos ta zgjas Brarin e njoh qe nga viti 1998.

    Jam frekuentues i rregullt i kompjuterit per te lexuar gazetat e dites nga Shqiperia
    dhe gjithmone nuk e fik kompjuterin pa hyre tek Albasoul ne forum te lexoj diskutimet e te tjereve dhe te mesoj se si reagojne shqiptaret per problemet e shqiptareve.Qysh nga viti 1998, qysh para 8-vjetesh e tani nuk kam postuar as 8-diskutime , kurse Brari 8000 ,po po tetemije.
    Nuk ka diskutim per mua , Ti Brari paguhesh nga dikush qe te jeshe kaq shume aktiv. Je i zoti. Diskutimeve te tua nuk i afrohet askush per nga menura terheqese kur diskuton. PIKE. ose...qashtu... kur thua vete ndonjehere kaq bukur ne fund te diskutimit.

    Me vjen megjithemend keq ,kur nje legjende te tille si Brari, e kane punesuar ato forca qe po e mbajne popullin shqiptar ne mjerim. Tani edhe me naivi e din se e keqja 16-vjecare e politikes shqiptare dhe e gjendjes ku ndodhemi 16-vjet mbasi thirem ti dhe une : e duam Shqiperine si gjithe Europa, eshte binomi Nano-Berisha. Njeri hiku, oburra te largojme edhe tjetrin.
    Nuk e mendonim kurre para 16-vitesh se do te ishim ne kete gjendje ku jemi tani.
    Fajin nuk e kane vetem dy personat Nano-Berisha. Fajin e kane edhe ata qe perpiqen dhe punojne me cdo kusht qe ato Nano-berisha te qendrojne ne skenen politike ose me mire te qendrojne ne qafe te ketij populli fatkeq. Popull fatkeq???
    Cdo popull ka ate qeveri qe meriton, dikush e ka thene kete dhe mendoja se nuk eshte e vertete. Koha ka ardhe ti thuhet Berishes largohu.
    Sokol Olldashi si i ri qe eshte me siguri qe do te fitonte sikur ne drejtim te PD te ishte nje figure tjeter , le te themi Bamir Topi. Ne kete rast vota ime do te ishte per te riun Sokol Olldashi. Por tani qe eshte Sali Bisha ne udheheqje te PD
    Sokol Olldashi i ri perfaqeson forcen e vjeter dhe te erret qe duhet te largohet.

    Brari, je legjende. Te lutem mos ju pergjigj ne menyre personale shkrimit tim.
    Nuk jam spiun dhe nuk kam asnje lidhje familjare edhe shoqerore me njerezit e pushtetit te te dy kraheve. Te afermit familjare te mi mezi e fitojne buken e gojes duke punuar fizikisht dhe duke mallkuar veten per nivelin ekonomok.
    Une them te mallkojme ata politikane qe na mbajten deri ketu the ato qe perpiqen ti mbajne keta politikane.

    Brari, ngrije steken lart, lart shume lart.
    Per menyren terheqese si shkruan je i pa-afrueshem jo ne forum po se po ,por edhe neper gazetat e dites qe lexoj ne internet nuk e gjej tek askundi shijen terheqese te diskutimeve te tuja. Kjo eshte shume e sinqerte. Ato te tjerat me siper jane edhe me pak ngarkese emocionale per faktin se ku ndodhemi tani mbas 16-vitesh kur thirrem : E duam Shqiperine si gjithe Europa.

  13. #53
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Ajo qe me terhoqi vemendje eshte se si eshte e mundur qe nje minister i rendesishem ne qeveri merr si keshillar politik nje student komputerash?
    Eshte po aq e mundur sa çeshte e mundur qe bashkia e nje kryeqyteti te kete per kryetar nje student pikture, per drejtor urbanistike nje student matematike, etc.

    Eshte po aq e mundur sa çeshte e mundur qe nje parti te kete per kryetar nje student pikture.

    gezuar vitin e ri
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  14. #54
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Dajti
    Sokol Olldashi si i ri qe eshte me siguri qe do te fitonte sikur ne drejtim te PD te ishte nje figure tjeter , le te themi Bamir Topi. Ne kete rast vota ime do te ishte per te riun Sokol Olldashi. Por tani qe eshte Sali Bisha ne udheheqje te PD
    Sokol Olldashi i ri perfaqeson forcen e vjeter dhe te erret qe duhet te largohet.
    domethene, mjafton te nderrosh kryetarin dhe problemet zgjidhen, he?
    kete po perpiqet PS te shese qe prej nje viti, por spo i hecen.

    edhe nje pyetje; Rama pet ty, perfaqeson "forcen e re" ?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dajti..

    nuk te zemrohem aspak nga cka ke shkruar..
    por si lexues qe te kam.. sic po thua vete.. nuk mund te te le ne iluzione per mua..
    prandaj per respekt ndaj teje dua te te siguroj me 120% siguri e garanci se askush nuk me paguan..
    me beso per kete..
    me beso se asnje kafe 30 lekshe skam perfituar nga PD-ja.. le me rroga e poste.. e pare a shperblime.. qe as i mendoj.. jo me ti prek a provoj..
    e vetmja lidhje qe une kam me me pd-ne apo qeverrine e saje apo me kundershtaret e saje eshte shtypi apo tv.. pra media.. kurgje tjeter..

    cdo te mire.. e gezuar vitin e ri.. e e hengshit me lezet ate 50 mi lekshin e sales.. ne se ke pensionist ne familje..
    lol..

  16. #56
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga drity
    domethene, mjafton te nderrosh kryetarin dhe problemet zgjidhen, he?
    kete po perpiqet PS te shese qe prej nje viti, por spo i hecen.

    edhe nje pyetje; Rama pet ty, perfaqeson "forcen e re" ?
    Kur po ky Ramë, në fillim të viteve '90, ulërinte nëpër mitingjet e PD-së, turfullonte kundër komunizmit, kur në mitingjet e PD-së ishin në çdo 5 parrulla foto, 4 të Rexhep Qoses, mos ndoshta PD-ja nuk ishte PD dhe elektorati i saj votonte dhe admironte tipa si Edi Rama dhe Rexhep Qosja??!!

    Tek PD-ja kushdo që mendon dhe vepron ndryshe nga çfarë i thotë "NJËSHI" quhet armik i betuar i PD-së... e pra ai Edi Rama me ato që foli para jush, ju bëri në sheshin para tribunës të stadiumit "Qemal Stafa" të iknit të ngjirrur dhe të ekzaltuar nga kënaqësia që keni të tillë intelektualë që shajnë komunizmin dhe këlyshët e kuq.
    Sot Edi Rama nuk vlen më për ju, nuk është më intelektual, është bir komunisti, i shitur, i droguar etj etj... këto nuk i dinit më parë ju, apo ja u kishte fshehur Berishnikovi??!!

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Olldashi: 3 milionë euro për të ndryshuar imazhin e harruar të Laprakës

    Kandidati demokrat akuzoi qeverinë e mëparshme se ka zvarritur miratimin e kredisë italiane dhe theksoi se tani, është rruga e lirë që të nisë realizimi i këtij projekti të rëndësishëm. Sipas tij, për vite me radhë, në zonën e Laprakës, Bashkia e Tiranës nuk ka bërë asnjë investim, duke i lënë banorët në kushte të papërshtatshme jetese



    Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, zhvilloi dje një takim me banorët e njësisë bashkiake numër 11, në zonën e Laprakës, ku prezantoi një projekt të miratuar nga qeveria shqiptare për zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Ministri i Brendshëm theksoi se projekti i financuar në formë kredie nga “Cooperazione Italiana” do të ndryshojë imazhin e kësaj zone të harruar të Tiranës. “Janë vënë në dispozicion 3 milionë euro për këtë projekt, i cili do të fillojë të zbatohet në muajin shkurt të vitit 2007 dhe përfshin 7 km rrugë, 5 km kanalizime të ujërave të zeza, 2 km ujësjellës, bibliotekë, salla kinemaje, fushë sporti dhe 5 ha gjelbërim”, deklaroi Olldashi që siguroi se ky projekt do të nxjerrë Laprakën nga kaosi total që e ka përfshirë dhe do ta shndërrojë në një zonë me infrastrukturën e duhur dhe shërbimet e nevojshme për të gjithë qytetarët e Tiranës. Kandidati demokrat akuzoi qeverinë e mëparshme se ka zvarritur miratimin e kredisë italiane dhe theksoi se tani është rruga e lirë që të nisë realizimi i këtij projekti të rëndësishëm. Sipas tij, për vite me radhë, në zonën e Laprakës, Bashkia e Tiranës nuk ka bërë asnjë investim duke i lënë banorët në kushte të papërshtatshme jetese. “Jemi këtu në qëndrër të Laprakës së vjetër, një pjesë tradicionale dhe e vjetër e qytetit dhe shikoni në çkushte tërësisht të papërshtatshme jetohet, në kushte totalisht jashtë çdo standardi për një qytet. Prej vitesh me radhë, këtu nuk është investuar asgjë, as në infrastrukturë, as në shërbime publike”, theksoi kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, duke shtuar se kjo gjendje duhet të marrë fund sa më parë. Në këtë takim, Olldashi ishte i shoqëruar nga deputetja e zonës, Majlinda Bregu dhe kryetari i njësisë bashkiake nr.11, Haki Mustafa.

    gazeta 55
    F.SLATINA

  18. #58
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Rama: ’07,me shume rruge, gjelberim, parkinge

    Data e Publikimit: 29/12/2006

    Autori i Lajmit:
    A.K.

    Tiranë

    - Bashkia e Tiranës në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve ka institucionalizuar të gjithë mekanizmat e informimit të tyre mbi kompetencat e pushtetit lokal si edhe me shërbimet që ky pushtet i ofron qytetarëve por nga ana tjetër ka ngritur një sistem të tërë me instrumenta të qëndrueshëm dhe koherent të thithjes së mendimit dhe opinionit qytetar mbi sasinë, cilësinë e shërbimeve si edhe pritshmërinë e tyre nga një qeverisje e mirë lokale, duke i bërë ata në këtë mënyrë pjesëmarrës aktivë në vendimmarrjet tona lokale. Një nga instrumentat më të rëndësishëm të këtij sistemi, tashmë të aplikuar në Bashkinë e Tiranës prej 5 vjetësh është vrojtimi "Transparenca për Bashkinë e Tiranës". Me anën e këtij vrojtimi merren mendime dhe opinione të qytetarëve lidhur me punën e Bashkisë në të gjithë sektorët gjatë një viti si edhe nevojat apo preferencat e tyre për vitin në vazhdim. Rezultatet e këtij vrojtimi, së bashku me të gjithë mekanizmat e tjerë përbëjnë bazën mbi të cilën hartohen politikat tona fiskale, sociale apo edhe ekonomike të zhvillimit të qytetit dhe në veçanti janë përcaktuesi kryesor i prioriteteve tona në buxhetin vjetor si edhe atë tre-vjeçar. Gjatë prezantimit para përfaqësuesve të komunitetit të këtij vrojtimi, Kryetari i Bashkisë Edi Rama u shpreh se"Prioritetet e investimeve sipas qytetarëve janë: 77% e të intervistuarve kanë përmendur rrugët si një ndër 3 prioritetet kryesore. Në vend të dytë vijnë sipërfaqet e gjelbra ku 43.8% e kanë përmendur këtë prioritet ndër 3 të parat. Në vitin 2006, për herë të parë kemi investuar për parqet brenda blloqeve të banimit. Në vend të tretë vijnë investimet për rrjetin e ujit të pijshëm me 41.6% e më pas shkollat dhe kopshtet. ka edhe nje rritje te prioriteteve sipas këndvështrimit qytetar edhe në fusha të tilla si strehimi social, vendet e lojrave për fëmijë apo aktivitete kulturore dhe sportive".

  19. #59
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Kur po ky Ramë, në fillim të viteve '90, ulërinte nëpër mitingjet e PD-së, turfullonte kundër komunizmit, kur në mitingjet e PD-së ishin në çdo 5 parrulla foto, 4 të Rexhep Qoses, mos ndoshta PD-ja nuk ishte PD dhe elektorati i saj votonte dhe admironte tipa si Edi Rama dhe Rexhep Qosja??!!

    Tek PD-ja kushdo që mendon dhe vepron ndryshe nga çfarë i thotë "NJËSHI" quhet armik i betuar i PD-së... e pra ai Edi Rama me ato që foli para jush, ju bëri në sheshin para tribunës të stadiumit "Qemal Stafa" të iknit të ngjirrur dhe të ekzaltuar nga kënaqësia që keni të tillë intelektualë që shajnë komunizmin dhe këlyshët e kuq.
    Sot Edi Rama nuk vlen më për ju, nuk është më intelektual, është bir komunisti, i shitur, i droguar etj etj... këto nuk i dinit më parë ju, apo ja u kishte fshehur Berishnikovi??!!
    Humdinger,
    ne 90 turfullonte kunder komunisteve sot eshte kryetari i tyre.
    normal qe ata qe e duartrokiten ne 90 nuk e duartrokasin sot.

    ajo qe eshte çudi eshte fakti qe sot, ju keni sot kryetar, pikerisht ate person qe turfullonte kunder jush ne 90.

    gezuar
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  20. #60
    Per hir te se vertetes ...

    Po ne ate vjet, kur partia e punes e shoku ramiz e pane se shkembi i granitit buze adriatikut dhe fanari i vetem i komunizmit te vertet ne bote po binte, ne muajne Gusht mblodhne intelektuale te çquar ne nje takim. ku u shtrua edhe pllurallizma - benet fjale per ate qe shoki ramiz flet per Kadaren qe nuk iu degjua zeri.

    Ne ate takim shoki sali eshte ngritur te flase, duke e siguruar shokin ramiz se edhe po te lejohej pllurallizma, perseri partia e punes do te fitonte.

    Kete e kemi degjuar te tere ne komunistet e ngecur per vjeshte, se ne ate kohe partia e punes i hapi mullaqet, shalet e gjoksin e saj te gjere per te njollosur sa me shume qe te ishte e mundur me emrin e saj te nderuar.

    Ne pastaj e hapem llafin neper popull, e pastaj ne zgjedhje lejuam 30 per qind, mbasandaj 70, dhe shoki sali e mori shperblimin duke e zgjedhur jo vetem te pare te partise, por edhe prezident, tani edhe krieminister.

    Po çfare eshte edushka para sales? Nje m*t m*ti, tha shoki enver per ballukun ne mbledhjen e pllenumit per denimin e armikut te radhes, kadriun.

Faqja 3 prej 29 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •