Close
Faqja 29 prej 29 FillimFillim ... 19272829
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 565 prej 565
  1. #561
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Ne Vend Te Komentit

    CULLAKIZIMI I EDI RAMEVE NUK
    ESHTE DEMOKRACI, POR DEKADENCE
    DHE DEGJENERIM KOMBETAR DHE DEMOKRATIK


    Shpresoj se nje dite te bardhe, mileti jone do te na kuptoj drejt dhe do te na shperbleje per sakrificat dhe per vepren qe jemi duke e bere vetem ne sherbim te tij dhe te Atdheut gjitheshqiptar-Shqieprise Etnike. Sigurisht se nuk do te na harroj sikurse keto politikat lakuriqe dekadente dhe degjeneruese, te uzurpuara, te personaizuara dhe te personifikuara
    nga protagonistet e tyre, sic jane soji plangprishes i edi ramiqave, serbo-greko fiqfiriqave te "diarres se kombit" te Isamil Kadares dhe "sahanlepiresit" e Kristo Floqit etj...Dikur shqiptarhanja e kishte nje esat pash toptan, kurse sot, fatkeqesisht nuk mund t'i numerosh niperit dhe pasuesit e tij amorale, te pafytyre, shpifes. intrigante, tradhtare, shtypes, shfrytezues dhe te shitur me kembe e me krye....per asnje leke kundershperbleim...

    Ato "elita politika", te cilat qe 18 vjet po ushqehen , po majmerohen dhe po fryhen me bibanet, me dallkauket, me kullutukofaget, me musolinet e gestapote e tyre fashiste, te vetequajtur " properendimore" dhe "moderniste" ne kurriz te djereses dhe gjakut te popullit, duke e cuar ate ne abis dhe ne vetevrasje vetem per hesape dhe pazare te dites se cullakisteve, mafiozeve dhe trafikanteve shqipfoles sikur edi rama=cullaku dhe shume te tejre sikurse ai...nuk kane asnje lidhje as me reformat e dirigjuara dhe te hartuara nga "misionaret" e "demokracise se cullakut borgjez-socialist", as me demokracine e mirefillte, as me njerezine, as me atdheun, as me patriotizmin, as me dhimbjen, as me humanizimin, as me mireqenien e as me perparimin e gjithmbarashem shqiptar dhe nderkombetar, por ne thumb e kane vetem sundimin e eger antinjerzore, antihuman dhe antidemorkatik, pasurimin egoist personal, grupor, partiak, ideologjik mahallor, sipas "agjendes moderniste" te importuar : "derisa t'iu shkon kungulli mbi uje" ...- "elita politike shqiptare" ka pse te :"mburret" sot, sepse ua ka tejkaluar te te gjithe elitave politike nderkombetare ngase si "vlerë sublime" dhe si "mjetin me operacionalizues perkates" dhe të kpashem te "demokracise moderne", e propagandon, e proklamon, e mbront dhe e voton me paturpësin më të madhe së bashku me elektorain qorr te Tiranes, "KATEGORINE E RE POLITIKE"=CULLAKIZIMIN e Edi Rames, duke e jusitifikuar si "akt normal" dhe "norme etike" te "demokracise moderniste" te fillimshekullit XXI.?!

    -Ja, pra, drejtazi dhe terthorazi, ne kuptimin ekstensiv dhe intensive, se fundi, "elita politike" shqiptare ne Tirane, CULLAKIZIMIN E EDI RAMES, para pullit, para evropes dhe para botes, e promovoi si "vleren dhe si standardin me te larte demokratik kombetar", duke e votuar prape per kryebashkiak te Tiranes, edhe ne kater vitet e ardhshme?! - Ne kuptimin njemendte etik, politik dhe gjithekombetar votimi, mbeshtetja dhe jusitifikimi iracional dhe fatalist i CULLAKIZMIT te Edi Rames, eshte prova me ilsutrative e objektivave dhe e synimeve te ardhshme te "elites politike" ne Tirane, qe tregon sheshit imazhin e saj amoral, apolitik dhe antikombetar...,etj,. sepse ajo ne plan te pare ka "reformimin", "avancimin", "demokratizimin" dhe "modernizimin" e standardeve te CULLAKIZIMIT te kryebashkiakut te pavdekshem, Edi Rama, e shpetimin e popullit nga uria, nga vareferia, nga semurjet e ndryshme, nga papunesia dhe nga shperngulja e vazhdueshme e popullates nga Shqiperia (qe nga viti 1990 e deri me sot 2007 Shqiperine e kane brakrisur mbi 1 milion shqiptare ne vendet fqinje, ne Evrope, ne Amerike e gjetke) jo nga lufta (sic eshte ballafaquar Kosova, Ilirida dhe Anamorave ne fundshekullin XX dhe ne fillimshekullin XXI), por nga papunesia, nga paperspektiva, nga shtypja dhe shfrytezimi i eger ekonomik dhe politik i i kastave sunduese politike, te quajtura me emertimet e tyre atraktive "demokratike" dhe "socialiste", qe fatekeqesisht, praktika e tyre e deritansihme 18-vjecare ka provuar, se si njera, ashtu edhe tjetra nuk kane asnje lidhje me demokracine, as me socializimin, por vetem jane surrogate te tyre.

    Per fat te keq te popullit shqiptar te dyja keto parti me programet e tyre deklarative, ne teori jane per reforma, demokratizim dhe perparim ekonomik, politik dhe shteteror, por ne praktike, gjate 18-vjecari te shkuar kane deshmuar te kunderten PERKEQESIMIN DHE THELLIMIN KATASTROFIK : papunesine, varferine, diferencat sociale, ekonomike, shoqerore dhe politike, lindjen e analfabetizmit, shpernguljen e mbi 1 milion njerzeve...etj.


    gazeta shkodres

  2. #562
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dritëro Agolli, në intervistën dhënë gazetarit Tommaso di Francesco, të së përditshmes italiane “Il manifesto”.


    • Fatos Nanoja u kthye në një njeri mondan. Qeveria e tij humbi çdo lloj simpatie, kështu shqiptarët zgjodhën të harronin”. Këto janë disa nga fjalët e shkrimtarit Dritëro Agolli, në intervistën dhënë gazetarit Tommaso di Francesco, të së përditshmes italiane “Il manifesto”.

    Intervista është botuar në numrin e së premtes të kësaj gazete. Në qendër të vëmendjes së saj nuk mund të mungonte përgjigja ndaj pyetjes së madhe: Si ka mundësi që shqiptarët harruan atë çka ndodhi pikërisht 10 vjet më parë dhe risollën në fuqi Berishën e partinë e tij politike? Ishte meritë e këtij të fundit, apo pasojë e disa rrethanave të tjera? Pyetje, që, sot e kësaj dite, shtrohen edhe nga shqiptarët vetë, por, ca më tepër, nga të huajt.
    Dhjetë vjet më parë, pikërisht në këtë periudhë të vitit, shpërtheu revolta e popullit shqiptar kundër piramidave financiare dhe kundër presidentit të Republikës, Sali Berisha, që ishte përfaqësues i mirëfilltë i atij sistemi të korruptuar. Kur piramidat e para të vogla falimentuan, vijoi një lëvizje e kreditorëve kundër firmave dhe kundër qeverisë së djathtë, që i kishte favorizuar, në përpjekje për të rimarrë paratë e vjedhura nëpërmjet mashtrimit. Kjo çoi në kolaps dhe në shembjen e piramidave më të mëdha financiare dhe në revoltën e rajoneve të tëra. Jugu u armatos kundër pushtetit qendror, duke pushtuar kazermat e ushtrisë. Europa, pas luftës së sapopërfunduar në Bosnje-Hercegovinë me paqen e Dejtonit, zbulonte se ishte sërisht e kërcënuar në rajonin e saj juglindor ballkanik. Prej këtej mund të pasonin ndryshime të rëndësishme dhe kriza të reja rajonale. U dërgua një mision ushtarak italian, rifilloi eksodi nëpërmjet detit i të pashpresëve, një sasi e jashtëzakonshme armësh që u përdorën në revoltë kaluan në dispozicion të formacioneve të armatosura shqiptare në Kosovë e Maqedoni.
    Dhjetë vjet pas këtyre ngjarjeve, iu drejtuam me disa pyetje shkrimtarit shqiptar 75-vjeçar Dritëro Agolli, i cili, pas Ismail Kadaresë, që tashmë jeton në Francë, pa diskutim është shkrimtari më i famshëm dhe më i dashur për shqiptarët.
    Çfarë po ndodh dhjetë vjet pas revoltës ku-ndër piramidave financiare dhe presidentit Sali Berisha, që tronditi Shqipërinë në mars të vitit 1997?
    Ndodh kjo, që përsëri Shqipëria qeveriset nga Sali Berisha, i cili sërish një vit e ca më parë fitoi zgjedhjet. Arsya është e qartë: përçarja e socialistëve, që u ndanë në dy degëzime. Përjetuan një konflikt të gjatë lidhur me rinovimin ose jo, në sensin europian, të formacionit socialist. Shqipëria është ndër të parët vende ballkanike tashmë të përshirë krejtësisht në procesin e ardhshëm të aderimit në Bashkimin Europian. Ky është shpjegimi kryesor.
    Njerëzit votuan përsëri pro Berishës?
    Kjo është e keqja. Dhe jo vetëm sepse socialistët u përçanë. Fakt është se qeve-ria e mëparshme e Fatos Na-nos ishte shumë e korruptuar dhe bëri shumë gabime në marrëdhëniet me popullin. Kryeministri u kthye, më shumë, në një personazh mondan ndërkombëtar, se sa në një lider të vendit. Mënyra e tij e të qeverisurit, më shumë se sa një përgjigje ndaj interesave të Shqipërisë, u karakterizua nga një lloj “dembelizmi” nga pushteti. Socialistët humbën të gjithë simpatinë popullore dhe nuk realizuan ato ndryshime pozitive që priteshin prej tyre. Kështu, më në fund, shqiptarët thanë: Më mirë Berisha!
    Si kujtohen tani ngjarjet dramatike të dhjetë vjetëve më parë? A do të përkujtohet revolta në ndonjë farë mënyre?
    Askush nuk mund t’i harrojë me të vërtetë. Por, kam frikë se, ashtu sikurse ndodh në Ballkan, njerëzit harrojnë atë çka duan ta harrojnë. Besoj se këtu, madje, duan të harrojnë se në ato ditë Berisha kishte vendosur të masakronte popullin e tij dhe se, një vit më pas, në tetor të 1998-ës, me një sulm kundër selive të qeverisë dhe parlamentit, kishte kërkuar sërish të merrte pushtetin, këtë herë me një grusht të armatosur shteti sëbashku me të ashtuquajturin mbret Leka. U arrit në një farsë, pasi në Partinë Socialiste madje pati debate të ashpra lidhur me përgjegjësitë e pretenduara të socialistëve, që përfshiu edhe presidentin e sapoemëruar të Republikës, Rexhep Mejdani. Berisha i akuzoi pjesëmarrësit në revoltë si “komunistë”, por, në fakt, kishim të bënim vetëm me njerëz, të cilëve iu kishte ardhur në majë të hundës nga mashtrimi që iu ishte bërë. Ky është absurdi i Ballkanit. Kështu, mbi këtë çështje dhe çështje të tjera, u kalua në një farë afrimi midis Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Ngadalë-ngadalë, u përpoqën të eliminonin historinë. Duke harruar se vetë Fatos Nanoja ato ditë ishte në burg në Tepelenë dhe se u lirua pikërisht nga protesta e armatosur e shqi-ptarëve. Dhe nuk u arratis në Maqedoni, sikurse trilloi dikush. Për të gjitha këto gënjeshtra, nuk besoj se në Tiranë do të përkujtohen publikisht ngjarjet. Njerëzit do t’i përkujtojnë privatisht.
    Muajin e kaluar, socialistët fituan zgjedhjet administrative dhe udhëheqësi socialist, kryetar i Bashkisë së Tiranës, rifitoi kryeqytetin shqiptar…
    Po, është e vërtetë, pati një rifitim të rëndësishëm të pozitave në qytetet e mëdha, si Tiranë, Durrës, E-lbasan, Vlorë, Korçë, Gjiro-kastër, Fier, Lushnje, Lezhë. Vetëm në Veri, veçanërisht në Shkodër, ku ende ekzistojnë shumë klane, fitoi partia e Berishës.
    A do ta kujtojë dikush tragjedinë e atyre që kërkuan të largoheshin nga lufta civile në vend dhe gjetën vdekjen në det, me dramën e “Katerit të Radës”, që u fundos nga marina ushtarake italiane?
    Sigurisht, nuk do të mund t’i harrojmë dot kurrë, ashtu siç nuk do t’i harrojnë dot familjet dhe të afërmit e viktimave. Si mund t’i harrojmë?
    ----------------------------------------'
    balkanweb
    ----------------------------------------

  3. #563
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    "Il Manifesto" asht nji fare "Zani i Popullit" i Italise.
    Nji gazete e mbushun me rrenat e shpifjet tipike komuniste. Perfaqesuese e atyne qe kane ende per simbol drapnin e çekanin pa iu skuqe aspak ftyra.
    Ne '97, kriminelat e kuq te Vlones ishin per "Il Manifesto"-n "partizanet qe luftojne per liri kunder tiranit".

    Thote "Il Manifeso": "Dhjetë vjet më parë, pikërisht në këtë periudhë të vitit, shpërtheu revolta e popullit shqiptar" (revolta e popullit?!)
    Ja pret komunisti Agolli: "Berisha kishte vendosur të masakronte popullin e tij"

    Dialog matufesh!

    E ma poshte Agolli tregon se nuk ka ndryshim aspak prej pjeses kafsherore te shoqnise shqiptare qe urren veriun e sidomos Shkodren ku fitoka PD se ka klane!!!
    Skllavi s'mundet me e kuptue shpirtin e lire. Vazhdo e voto per kriminelat Agolli e shpif per tjeret! Te rrofte liria...me zgjedhe te keqen!

  4. #564
    Modeli «Rama», kopje e modelit «Salvo Lima», kryetarit mafioz të bashkisë së Palermos

    26 Korrik 2007

    Nga Kastriot Myftaraj - Për ata që e dinë sesi mafia lançonte dhe pomponte kryetarët e bashkive në Siçili, lançimi që iu bë Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës dhe pompimi që iu bë atij në këtë post, nuk është gjë tjetër veçse një deja vu e precedentëve siçilianë të ditëve më të mira të mafias në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, derisa shteti nuk filloi ta godasë seriozisht lidhjen mafia-politikë. Njeriu, me të cilin Edi Rama ngjan më shumë është Salvatore Lime, i njohur si Salvo Lima (1928-1992), i cili ka qenë kryetar i Bashkisë së Palermos në vitet 1958-1963 dhe në vitet 1965-1968.Gjithashtu Lima kishte qenë nënkryetar i Bashkisë së Palermos në vitet 1956-1958, por duke qenë i plotfuqishëm si njeriu kryesor i mafies në Bashkinë e Palermos. Pra Salvo Lima ka sunduar dhjetë vjet për llogari të mafias në Bashkinë e Palermos. Kaq iu desh ai mafias në krye të Bashkisë së Palermos. Është interesant se edhe Edi Rama është zgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës për tre mandate nga të cilat dy prej tre vitesh dhe një prej katër vitesh, pra ai ka për të qenë në krye të saj po aq sa Salvo Lima për dhjetë vite. Me sa duket bëhet fjalë për një cikël! Midis Palermos të kohës kur Lima ishte kryetar bashkie dhe Tiranës të kohës kur Rama është kryetar bashkie ka një ngjashmëri të madhe. Tirana e kohës së Ramës, ashtu si Palermoja e kohës së Limës, ishte një qytet ku popullsia ishte duke u rritur në përmasa të mëdha dhe ku krimi i organizuar kishte siguruar të ardhura të mëdha nga trafiqet kriminale në radhë të parë ai i drogës. Këto të ardhura mafia donte t’i investonte në radhë të parë në ndërtim, në pasuritë e patundshme. Në Tiranën e Edi Ramës, ashtu si në Palermon e kryetarëve të suksesshëm mafiozë të bashkisë, ndodh një fenomen që në fillim ka një boom në dhënien e lejeve të ndërtimit, por kryesisht për një rreth të ngushtë, si dhe një boom ndërtimesh, kryesisht pallatesh. Por, paradoksalisht, megjithatë çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve mbahen të larta, shenjë e sigurt kjo se tentohet që tregu të orientohet kryesisht nga blerësit-mafiozë, me para të pista që investojnë në pasuri të patundshme paratë e fituara nga trafiqet dhe krimi i organizuar, të cilët, së bashku me politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, janë të vetmit që mund të përballojnë çmimet e larta. Kjo bën që gradualisht të bien shitjet. Për të rritur artificialisht blerjet, bëhet një ulje drastike e dhënies së lejeve të ndërtimit, si dhe kufizim i tyre me mënyra të tjera, duke i shpallur disa zona ku potencialisht mund të ndërtohet si të llogaritura për të qenë sipërfaqe të gjelbra sipas planit rregullues, në një kohë që në të tjera sipërfaqe të gjelbra aktuale jepen leje ndërtimi. Këtë ka bërë Edi Rama kohët e fundit. Prandaj, në kohën kur duhej që çmimet të binin dhe të stimulohej rënia e tyre me anë të liberalizimit të lejeve të ndërtimit që qytetarëve të Tiranës t’u mundësohej të siguronin mjedise komode për jetesë dhe biznes, ndodh e kundërta. Në fushatën elektorale për zgjedhjet e fundit vendore Edi Rama paraqiti një spot-kuiz, ku bëhej pyetja sesa metra rrugë ka ndërtuar Edi Rama, sa metra katror sipërfaqe të gjelbër ndërtoi Edi Rama, sa shkolla dhe kopshte restauroi Edi Rama. Por nuk thuhej se sa pallate mundësoi të ndërtohen Edi Rama, sa metra katrore apartamente dhe dyqane mundësoi të ndërtohen Edi Rama, sa është çmimi për metër katror dhe sesa është raporti mes numrit të blerësve dhe numrit të apartamenteve dhe dyqaneve. Se, nëse do të paraqiteshin këto shifra, do të bëhej e qartë se Edi Rama ka ndërtuar një skemë, nga e cila përfiton kryesisht një pakicë njerëzish që e kanë vënë pasurinë në mënyra të kundërligjshme, kriminelë dhe të korruptuar. Kjo mënyrë publiciteti e Edi Ramës duket sikur është kopjuar nga praktikat elektorale të Salvo Lima. Edhe lirimin e hapësirave të gjelbra të zëna nga kioskat Edi Rama e ka bërë në funksion të kësaj skeme politiko-mafioze, për t’i zënë me monstra prej betoni. Në anën tjetër, shumë hapësira të gjelbra funksionale tradicionale janë zhdukur duke zënë nga monstrat prej betoni. Krijimi i imazhit publik të Edi Ramës, që përbën një mit urban të sajuar me kujdes të madh duket sikur ka ndjekur si manual krijimin e mitit urban të Limës si një politikan ndryshe, i ri (Lima ishte 30 vjeç kur u bë për herë të parë kryetar i Bashkisë së Palermos, ndërsa Rama ishte 36 vjeç kur u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës), dinamik, jokonformist, si një njeri që punon, në një qytet ku të gjithë vegjetojnë dhe mbretëron kaosi. Edhe Lima u paraqit ashtu si Rama si njeri që vë rregull duke prishur ndërtime pa leje në aksione spektakolare, ku Lima ashtu si Rama përvetësonte në fakt punën e të tjerëve, pasi prishja e ndërtimeve pa leje ishte meritë e strukturave të tjera shtetërore që nuk vareshin prej tij. Ky imazh i llojit mit urban i Limës ishte krijim i mediave të kontrolluara nga mafia. Precedenti që pjesa më e madhe e mediave nuk e kritikojnë kryebashkiakun, siç ndodh me Ramën sot, i përket Palermos të ditëve më të mira të bashkëjetesës të mafias me politikën, të kohës së Limës. Kështu modeli “Rama” në Bashkinë e Tiranës është i ri, në sensin që Rama e zbatoi për herë të parë modelin siçilian të kryebashkiakut mafioz në Shqipëri. Pra, Edi Rama është në çdo aspekt një politikan i vjetër për nga modelet që aplikon. Tek modeli i Tiranës së Edi Ramës do të gjeni të gjitha gjurmët e Palermos së kryetarëve të Bashkive, të cilët ishin vegla të mafias. Edi Rama u kthye në Shqipëri me reputacionin e një “politikani të ri” në vitin 1998, kur u bë Ministër i Kulturës, post që ishte menduar për t’i përgatitur rrugën për në Bashkinë e Tiranës. Me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, që nga viti 2000 u krijua miti i modelit “Rama”, si një model i ri në politikë. Në fakt modeli “Rama” në Bashkinë e Tiranës nuk është një model i ri, por vetëm një plagjiaturë e modelit të kryetarëve të Bashkisë të Palermos në ditët e sundimit të plotë të mafias në politikë, pas Luftës së Dytë Botërore, deri në fund të viteve tetëdhjetë. Mafia e lançoi Limën nga politika vendore në atë qendrore, duke e ndihmuar që të zgjidhej deputet në parlamentin italian nga Partia Demokristiane, në vitin 1968. Lima ishte dhe mbeti një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Andreotit dhe quhej prokunsulli i tij në Siçili. Në të njëjtën mënyrë si Limën mafia e lançoi Ramën në politikën qendrore, duke e katapultuar kryetar të PS, në vitin 2005, vetëm dy vite pasi ai u bë anëtar i kësaj partie! Ardhja e Ramës në krye të PS, në moshën 41-vjeçare, është njëlloj sikur Lima të kishte ardhur në krye të Partisë Demokristiane në vitin 1969, në kohën kur kjo ishte një parti e madhe. Rama kur erdhi në krye të PS filloi një spastrim të madh, që arriti kulmin me «zgjedhjen» e kryesisë së re të PS, ku në mënyrë shumë sinjifikative, ata që kanë mbetur në kryesi nga politikanët tradicionalë socialistë, janë përgjithësisht njerëz të njohur për lidhjet e familjarëve të tyre me krimin e organizuar. Lima u prish me mafian në kohën që shteti italian filloi ta godasë ashpërsisht mafian dhe kur mafia u kërkoi njerëzve të saj si Lima që të merrnin në mbrojtje krerët e mafias. Momenti kritik erdhi në fillim të vitit 1992, kur Lima dhe njerëzit e tjerë të mafias në politikën e lartë nuk arritën që të pengojnë konfirmimin e vendimeve drastike kundër krerëve të mafias në Gjykatën e Kasacionit në Romë. Atëherë mafia vendosi të bënte një shembull për t’i paralajmëruar bashkëpunëtorët e saj në politikën e lartë që t’i merrnin gjërat seriozisht. Kështu mafia vrau në një atentat Limën. Ky version tashmë është konfirmuar nga hetimet dhe është vërtetuar katërcipërisht, gjyqësisht se Lima ishte njeriu i mafias. Rama tashmë nuk është në pozitën e Limës në 1992, ai është në pozitën e politikanëve eprorë të Limës, të cilët mafia i ka ndihmuar që këta si shpërblim ta mbrojnë atë. Dhe nëse do të vijnë ditë të vështira, kur krimi i organizuar në këtë vend do të luftohet seriozisht edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, atëherë këto do të jenë ditë të këqija për Ramën, që do të ndodhet po aq ngushtë sa Lima. Është në turpin e atyre ndërkombëtarëve që himnizojnë modelin «Rama» kur ata e dinë shumë mirë se Rama është Salvo Lima shqiptar. Të huajt e dinë mirë se Edi Rama mund të quhet kryebashkiaku i botës ndoshta vetëm në sensin që gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak është ai që ka nxjerrë të ardhura më të mëdha abuzive se homologët e tij, krahasimisht me qytetet që drejtojnë. Është ironi e madhe të dëgjosh Ramën që flet për politikë të re, duke ia atribuuar vetes këtë cilësi, kur politika e Ramës është politikë e vjetër, po aq sa ajo e Salvatore Limës në Siçilinë e kohës së artë, të bashkëjetesës famëkeqe së politikës me mafian. Tek shumë shqiptarë mund të zërë vend slogani i sajuar me diabolizëm nga fabrika e ideve të Ramës «Të tjerët vjedhin dhe nuk bëjnë asnjë gjë, ndërsa Edi Rama vjedh por bënë punë!», slogan i llogaritur për të manipuluar opinionin publik, se shqiptarët nuk i dinë shifrat e llogarive bankare të Edi Ramës. Por ata të huaj që kanë mundësi të informohen edhe tej barrierave të sekretit bankar, dhe që e dinë mirë se të ardhurat e Ramës nga abuzimi me postin shkojnë në 50 milion euro në vit, pa folur për rritjen e kësaj shume nga investimi në mënyra të ndryshme, e dinë të vërtetën e Ramës, që duket se ka kapërcyer disa herë dhe pasurinë e mësuesit të vet Salvo Lima. Ata që duan të dinë sesi ishte Palermo e kohës së Don Salvos, duhet të vijnë në Tiranën e Don Edit. Tash të shpresojmë që edhe Tirana, ashtu si Palermo, së shpejti do të nxjerrë magjistratë si Falcone Borsellino, Casella etj., që do të godasin lidhjen politiko-mafioze. Fakti që në Shqipëri sivëllai i Salvo Limës, Edi Rama avancoi më tepër në karrierë duke u bërë kryetar i një partie të madhe, tregon se në Shqipëri problematika e lidhjes së politikës me mafian, paraqitet si një karikaturë e Italisë së kohës së artë të mafias. Pra është koha që ndërkombëtarët ta kuptojnë se Salvo Lima shqiptar ka ecur më tepër se ç’mund të tolerohet dhe se gjërat kanë dalë nga kontrolli. Sigurisht që këtë alarm nuk do t’ua japë interlokutori i tyre Erion Veliaj, të cilit ndërkombëtarët i kanë dhënë licencën për të vendosur se kur duhet thënë «Mjaft» dhe që është bërë bashkëpunëtor i ngushtë dhe deri apologjet i Ramës. Me sa duket, Erion Veliaj që supozohet të ketë studiuar për shkenca politike në SHBA, nuk paska dëgjuar gjë atje për modelin e Palermos së Salvo Limës. Por ai nuk mund të thotë se nuk ka dëgjuar gjë për modelin e qytetit Cicero të kontrolluar nga Al Kapone, se ky qytetit është jo larg vendit ku gjendet universiteti ku ka studiuar Veliaj.

    Gazeta Sot

  5. #565
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    Deputeti i PS deklaron se rikthimi i Ramës tek Ruci është dëshmi e dështimit të tij si Kryetar i PS


    Lamaj: Rama punoi për humbjen e PS në zgjedhjet e 3 korrikut


    Deputeti i PS, Durim Lamaj, deklaroi dje se Sekretariati dhe anëtarësia e zgjedhur nga lidershipi i Partisë Socialiste është një dështim i radhës së Ramës. Gjatë një prononcimi për mediat, Lamaj ka bërë të ditur se rikthimi i Ruçit ka të bëjë me panikun e Ramës që, sipas tij, edhe pse ka dy vjet në krye të PS-së, ende nuk është kryetari i saj real. "Zgjedhja e këtyre strukturave ishte një dështim i bllofit demagogjik të politikës së re të zotit Rama. Rikthimi në krye të forumeve i zotit Ruçi, shpreh në thelb panikun e zotit Rama, i cili, edhe sot e kësaj dite, nuk është më kryetari real i Partisë Socialiste", është shprehur Lamaj gjatë një prononcimi për mediat. Sipas deputetit socialist, ka qenë pikërisht ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Ruçi, i cili, me autoritetin e tij, arriti të çojë porosinë e Ramës deri në fund, për heqjen e votimit të fshehtë në Kongres. Por Lamaj është shprehur i sigurt se, pavarësisht bashkëpunimit që duket se kanë aktualisht, do të jetë pikërisht Ruçi ai që do ta nxjerrë lidershipin aktual të PS-së jashtë saj. "Do të jetë po Gramoz Ruçi që do ta nxjerrë në breg Edi Ramën, për të ikur në drejtim të paditur", është shprehur Lamaj, duke thënë se prurjet e reja nga Asambleja e fundit kanë qenë si në kohën e Enver Hoxhës. Në mënyrë të veçantë, ai ka folur edhe për vendimin që ka marrë Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pa kuorumin e nevojshëm, për përjashtimin e 6 deputetëve që morën pjesë në raundin e katërt të zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, një vendim i tillë nuk e zgjidh krizën, por e thellon më tej. Lamaj theksoi se një gjë të tillë, Rama e ka bërë për të mbuluar dështimin e projektit të tij në opozitë. Ai e ka akuzuar Ramën për mosdecentralizimin e kompetencave dhe për moslejimin e debatit në parti, duke e bërë PS-në kopje të Partisë së Punës. "Ne jemi për decentralizim kompetencash, për zgjerim të hapësirave të debatit në parti, hapësira që sa vijnë dhe ngushtohen. Për vlerësimin e vlerave, jemi për një projekt të ri që të garantojë gjithëpërfshirje, bashkim të kontributeve të socialistëve, përparim dhe fitore. Ndërsa lëvizjet e fundit të Edi Ramës e kanë çuar "de facto" partinë drejt përçarjes", vijoi më tej ai. Gjithashtu, Lamaj i ka bërë thirrje Ramës që të heqë dorë nga politika dështuese që po ndjek, se pa pjesëmarrjen e Nanos në forumet drejtuese të PS-së, nuk do të ketë qetësi në selinë rozë. Sipas tij, sistemin antivlerë në PS nuk e përfaqësojnë 6 deputetët që morën pjesë në një proces ligjor dhe kushtetues për të mirën e vendit dhe gjithë shqiptarëve, por ky sistem që përfaqësohet nga Rama. "Para nesh, këtë detyrë të turpshme e ka bërë vetë Edi Rama në zgjedhjet e korrikut 2005, kur doli haptazi në Pezë kundër kandidaturës së sekretarit Organizativ, Agron Dibra, dhe mbështeti kandidaturën jashtë forumeve të partisë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me zonat e tjera gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005", është shprehur deputeti i PS-së. Gjithashtu, ai theksoi se opsionet integruese dhe zhvilluese nuk gjenden në figurën kontradiktore të Ramës, por vetëm në filozofinë e Fatos Nanos. Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se Rama është një njeri hakmarrës dhe këtë gjë e tregoi më së miri me veprimin që bëri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku i përjashtoi nga të gjitha formet e partisë përkrahësit e Nanos. Sipas tij, Rama ka dështuar në drejtimin e partisë dhe nga kjo, theksoi ai, nuk shpëton edhe nga rikthimi i Gramoz Ruçit. "Dështimit, Edi Rama, nga drejtimi i partisë nuk i shpëton dot. As rikthimi i fuqishëm i Ruçit dhe as kthimi i Grupit parlamentar në një deputet një post. Dështimin, Edi Rama më kot e kërkon tek Fatos Nano dhe 6 deputetët. Ai është pjellë e dështimit", përfundoi deputeti i PS-së, Durim Lamaj.

    Elona Zyla

Faqja 29 prej 29 FillimFillim ... 19272829

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •