Close
Faqja 12 prej 29 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 565
  1. #221
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    C'far eshte Olldashi pa Berishen?! C'far eshte Rama pa Nanon ?!
    Akoma nuk e keni kuptuar qe nese fiton Olldashi, ka fituar Berisha me stafin e tij bashkiak te mbushur me zv.ministra, ndersa nese fiton Rama, fiton Rama me stafin e tij bashkiak, me ate staf qe i ka sjelle ato te mira kryeqytetit qe jane te pamohueshme, pra nese fiton Rama, largohen njehere e mire Berisha e Nano.

    Perse nuk beheni legjitim, realiste por bini viktima te artikujve!
    Perse nuk e mendoni se Shqiperia ben edhe pa Nanon dhe Berishen!?

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #222
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Borxhet që Rama i ka Tiranës

    SOKOL OLLDASHI

    Çfarë ka ndodhur me Tiranën këto vite?
    Po t’i referohemi statistikave të Bashkisë së Tiranës, ne kemi mbi gjashtë
    vjet, 3 milionë e 500 mijë metra katrorë ndërtime dhe flas vetëm për
    ndërtimet formale dhe jo për ato informale. Dhe këto janë të gjitha
    ndërtime me leje të dhëna nga Bashkia e Tiranës.
    Sipas rregullave të këtij shteti, që
    janë për t’u respektuar dhe jo për t’u hedhur në kosh, këto ndërtime duhet
    të ishin shoqëruar me sipërfaqe gjelbërimi, parqe, kopshte, shkolla dhe
    çerdhe. Në ç’raport? Të marrim raportin e gjelbërimit.
    Rregullorja e urbanistikës, e miratuar
    nga qeveria e Partisë Socialiste, përcakton raporte të sakta gjelbërimi
    për çdo qytetar. Gjelbërimi në komplekse banimi 1.5 metër katror,
    gjelbërimi në parqe dhe lulishte 1.5-3.5 metra katrorë, gjelbërimi në
    rrugë, 2 metra katrorë, total, 5-7 metra katrorë.
    Gjelbërimi i zonës së pushimit: Park
    periferik 8-14 metra katrorë.
    Nuk po i kërkojmë z.Rama maksimumin e
    normës, por po i kërkojmë minimumin e normës. Pra, 3 milionë e 500 mijë
    metra katrorë ndërtime të reja në këto gjashtë vjet në Tiranë, të
    pjestuara me 25 metra katrorë për banor, do të na japin 140 mijë banorë që
    kanë hyrë në ndërtime të reja. Këta 140 mijë banorë duhet të kishin sot,
    në dispozicion të tyre, të ndërtuar tashmë dhe jo të premtuar në vite, të
    paktën 210 mijë metra katrorë gjelbërim rrotull pallateve. Duhet të kishin
    minim*alisht 210 mijë metra katrorë ndërtim të parqeve të gjelbëruara.
    Duhet të kishin minimalisht në rrugë dhe shëtitore 280 mijë metra katrorë,
    duhet të kishin park periferik minimalisht 1 milionë e 220 mijë metra
    katrorë. Të gjitha ndërtimet e Tiranës që janë bërë këto 6 vjet çfarë
    duhet të kishin tjetër që nuk është bërë? Të paktën 40 çerdhe, të reja dhe
    jorikonstruksione, 40 kopshte të reja dhe jo jorikonstruksione, 20 shkolla
    tetëvjeçare, të reja dhe jo rikonstruksione dhe 10 shkolla të mesme të
    reja dhe jo rikonstruksione. Duhet të kishin të paktën 70 mijë metra
    katrorë terren sportiv, publik. Të gjitha këto janë në bazë të rregullave
    që ka ky shtet dhe që duhet të zbatohen në çdo institucion. Bashkia nuk i
    ka përfillur dhe kjo për shkak të mungesës së planit. Nëse do të kishte
    një plan, bashkia do të ishte e detyruar të zbatonte këto norma dhe nuk do
    të kishim sot, një qytet në prag të kolapsit, një qytet që rrezikohet çdo
    ditë.

    Nga fjala e mbajtur dje para forumit
    qytetar

  3. #223
    Po pyet ingenuous,
    Perse nuk e mendoni se Shqiperia ben edhe pa Nanon dhe Berishen!?
    Po ku do ti gjejne te "mirat" ata qe i servilosen, fshijne balten e kepuceve dhe lepijne jargavitjet e salis dhe nanos?

    Kjo eshte çeshtja.

  4. #224
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    C'far eshte Rama pa Nanon ?!
    Pyetje shume e drejte.

    E pame seç ishte kur Nano u takua me Berishen.
    Qe te nesermen i dha fund krizes artificjale zgjedhore.

    Nje hiç eshte pa Nanon.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Po te vesh re sot ne Shqiperi gati gjithe fukarenjet si ne sistemin e Enver Hoxhes ashtu dhe ne sistemin qe eshte sot , jane demokrat , panvarsisht nga gabimet e Berishes . Ndersa shumica (90%)e atyre drejtoreve hetuesve , prokuroreve , sekretareve te partise ppsh etj etj , ashtu si dhe femijet e tyre jane sot socialiste . Prandaj them se fiton Olldashi , se sot Shqiperia ka me shume fukarenje se kurre ndonjehere . Dhe nje dicka tjeter , gjyshja ime e kishte pensionin 7000 lek te reja , ndersa sot e ka 10000 , a nuk eshte ky valle nje premtim i Berishes , qe ju militantet e Socialisteve ja mohoni atij , . Nuk po flas per te tjera e te tjera , solla kete shembull qe eshte deshmia ime personale . Mendoj se Demokratet do fitojn . Me fal se dola ndoshta jasht teme , por po them me plot bidje se Edi RAMA me 18 shkurt do ta dorzoj Tiranen .

    Xhuxh Xhumaku per ty e di qartazi qe je militant i socialisteve , bile ketu ne kete forum ke sjell aq shume shkrime nga ZP , sa qe ndonjehere medoj se punon ne Bashki te Tiranes dhe ben fushte extra per Edi Ramen . Megjithate sot liria e fjales eshte tabu per cdo njeri . Nuk na ndajne dhe shume nga Zgjedhjet vetem 11 dite . Aty do te shohim se cila parti do fitoj , ajo e fukarenjeve apo ajo e zengjineve .

    Tung nga Tirana
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #226
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga ALBA
    Xhuxh Xhumaku per ty e di qartazi qe je militant i socialisteve , bile ketu ne kete forum ke sjell aq shume shkrime nga ZP , sa qe ndonjehere medoj se punon ne Bashki te Tiranes dhe ben fushte extra per Edi Ramen . Megjithate sot liria e fjales eshte tabu per cdo njeri . Nuk na ndajne dhe shume nga Zgjedhjet vetem 11 dite . Aty do te shohim se cila parti do fitoj , ajo e fukarenjeve apo ajo e zengjineve .

    Tung nga Tirana
    Good point, Alba.......... Une nga njehere mendoj se eshte vete Edushka......

  7. #227
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Exclamation Keto zgjedhje jane shume te rendesishme

    Perse ngulmoj se keto zgjedhje jane te rendesishme:

    Pertej konsideratave qe kemi per Ramen, sot eshte koha ku te gjithe shqiptaret (siapas meje) ne qofte se duan ti çojne ne shtepi Nanon e Berishen eshte momenti.

    Eshte momenti te ndahemi njehere e mire nga keto dy politikane qe per 16 vjet e kemi pare se çfar kane sjellur. Me 18 shkurt shqiptaret do te kene mundesine, shansin qe nuk e kane patur ne te tjera zgjedhje, per te goditur, pasi nese goditet Berisha, automatikisht goditet dhe Nano.
    Keto dy figura kane nje hipoteke te zeze ne politiken shqiptare.
    Une e quaj fat per shqiptaret, e perseris, qe me nje gure do te vrasi dy "...".

    Une keto zgjedhje i shikoj si nje beteje per ti dhene nje grusht (ne sensin figurativ) atyre. Olldashi ketu nuk hyn fare.

    Perse mos te shihet sot se çdin te beje Bamir Topi!?

    Pra kemi nje politike te vjeter e cila nuk po i jep hapje, zhvillim nje klase te re politike.

    Per mendimin tim do te ishte zgjedhje e gabuar humbja e Rames, pasi reaksioni do te na riktheje ne politiken e vjeter....


    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Alba ta gezoj gjyshja jote pensionin dhe nuk ja fal njeri po ka punuar gjithe jeten per ate pension. Ti ke opinionin tend por Edi Rama do fitoj sepse tironcit do votojne per ate. Do votojne ata qe e kane votuar dy here perpara dhe ata qe e duan Tiranen dhe qe u dhimbset Tirona.

    S. Kokdashi eshte buf si spec i mbushur ashtu sic e ka qejf Berisha qe ta mbaj si kukull ne stol. Ska aftesi ai rob te manaxhoj Tiranen. Ska lidhje si njeri fare.

    Forumi eshte nje pakice e vogel dhe ska ndikim ne zgjedhje. Mendoj eshte mire te kontriboni ne fshatrat tuaja dhe qytetet nga jeni lejeni tironen te votoj ket te doj.

  9. #229
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous

    Perse mos te shihet sot se çdin te beje Bamir Topi!?......
    Per mendimin tim do te ishte zgjedhje e gabuar humbja e Rames, pasi reaksioni do te na riktheje ne politiken e vjeter....
    A je duke sugjeruar qe menyra per te pare se çdin te beje Bamir Topi eshte duke votuar per Ramen?

    e di qe disa nga ne mund ta marrin per fyerje kete postim?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #230
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Forumi eshte nje pakice e vogel dhe ska ndikim ne zgjedhje.
    ja shenjat e para te pranimit te disfates
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  11. #231
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga drity
    ja shenjat e para te pranimit te disfates
    Bir Berishe je!
    Pse per ju eshte kaq e veshtire te pranosh disfaten?

  12. #232
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Pse per ju eshte kaq e veshtire te pranosh disfaten?
    Nuk eshte veshtire, PDja e ka pranuar disfaten per 8 vjet.
    Tashti eshte rradha juaj, nja 80
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  13. #233
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    tirana e edit.....


    Vagabondi i NY do ishte me lara po te kishte Ramen krietar.........


    por ne fakt ky eshte realiteti i shumices ne tirane........


  14. #234
    po thot alba,
    Xhuxh Xhumaku per ty e di qartazi qe je militant i socialisteve , bile ketu ne kete forum ke sjell aq shume shkrime nga ZP , sa qe ndonjehere medoj se punon ne Bashki te Tiranes dhe ben fushte extra per Edi Ramen . Megjithate sot liria e fjales eshte tabu per cdo njeri . Nuk na ndajne dhe shume nga Zgjedhjet vetem 11 dite . Aty do te shohim se cila parti do fitoj , ajo e fukarenjeve apo ajo e zengjineve .
    moj alba, fol me albo-n, se kjo qe po ben ti, duke te ardhur me nxitim breshka ne ndihme, nuk eshte gje tjeter vetem nje lloj masturbimi.

  15. #235
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim Postuar më parë nga ALBA
    Po te vesh re sot ne Shqiperi gati gjithe fukarenjet si ne sistemin e Enver Hoxhes ashtu dhe ne sistemin qe eshte sot , jane demokrat , panvarsisht nga gabimet e Berishes . Ndersa shumica (90%)e atyre drejtoreve hetuesve , prokuroreve , sekretareve te partise ppsh etj etj , ashtu si dhe femijet e tyre jane sot socialiste .
    Mos do te thote kjo, qe fukarenjte jane te djathte, kurse te kamurit jane te majte?

    Apo do te thote qe PD eshte nje parti e majte, kurse PS eshte nje parti e djathte?

    Dreq o pune, u be corbe fare!

    Nuk po e marrim vesh fare, kush eshte me ke.

    Kjo verteton edhe njehere tezen e hershme, qe partite politike shqiptare jane te corientuara dhe nuk bazohen ne programe politike, por jane thjesht grupime klanore, synimi i te cilave eshte vetem pushteti politik, per qellimi perfitimi vetjak.

    Por me teper per te ardhur keq eshte corientimi i shoqerise shqiptare, e cila behet thjesht vegel e luftes se ketyre grupimeve klanore.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  16. #236
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sokol-skifter..

    ky emer perdoret tash qindra vjet nga shqiptaret or ti pedro edvinistaj.. dhe aspak nuk tingellon keq dhe se ata qe e kan emrin sokol nuk kan lidhje me serbin.. por thjesht prinderit e pelqejn shpendin sokol si simbol i trimerise krenarise e ne kte ide nisen kur i quajn femijet e tyre sokola..
    malsia e perdor kte emer moti.. e malsoret or ti shoq kan shekuj qe ndeshen me serbine..
    prandaj sna the gje..
    me mire thuaj.. e dua edvinin or shok se me ate eshte soji im per arsye qe nuk thuhen ktu e me ate do jem dhe une.. pik..

  17. #237
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Kur tembulli kthehet në çerdhe hajdutësh
    Hamit TAKA


    Në jetën e njerëzve sundon në mënyrë misterioze ndjenja e të përkohshmes. Kjo ndjenjë na ndihmon për të kaluar më lehtë çdo humbje e çdo ndarje. Nuk është e rastit ajo thënia: edhe mrekullia më e madhe, tri ditë e ka jehonën. Këtë perceptim, të universalitetit të së përkohshmes, fatalisht nuk e ka vetëm zoti Rama. Për të nuk ka gjë më të rrezikshme e më të trishtuar se ndarja nga pushteti. Ai jo vetëm që nuk do të kuptojë e të pranojë rrotacionin, si ligjësi e sistemit demokratik, por nuk do të besojë as Krishtin, i cili ka profetizuar: ata që janë lart një ditë do të zbresin poshtë dhe ata që janë poshtë një ditë do të ngjiten lart.

    Jo më për një intelektual të prerjes së mesme, por edhe për një qytetar të zakonshëm me një vizion mimimal demokratik, duket paradoksale që një person publik me dy mandate të kryebashkiakut të kryeqytetit, "kavanozi ku regjen politikanët për kryeministrat e presidentët e ardhshëm", të kërkojë me aq mëndjelehtësi e me aq egërsi mandatin e tretë. Kjo dëshmon se lakmia e zotit Rama për pushtetin është kthyer në panik dhe një sëmundje patologjike. Ndonëse pushteti është një kolonë e ftohtë mermeri, që mban në këmbë shtetin, zoti Rama ushqen për të dashurinë më sublime, e cila ia ka verbuar vështrimin dhe arsyen. Teprica e ndjesive ta shuan mendimin, t'i mbyll horizontet dhe horizontet e mbyllura pjellin ide shtatanike.

    Nga pozicioni i një vëzhguesi të paanshëm, pa qenë pjesë e garës për pushtet, arsyetimi të çon te gjykimi se jo vetëm privilegjet pa limite e mëkatet pa inventar të tij e bëjnë zotin Rama të mbërthehet me "thonjë e me dhëmbë" pas pushtetit. Zhaurima e lëvdatave, hipokrizive e servilizmave të disa njerëzve që e rrethojnë, e disa gangove, të cilët vjelin nga pushteti i tij të mira materiale të paligjshme me afera korruptive, si tendera, liçensa, troje, leje ndërtimi etj., dhe disa fanatikëve të majtë, që janë më tepër të paditur se të këqinj, janë një lloj droge që, kur je mësuar, nuk mund të rrosh pa to. Po aq ia ka helmuar ndërgjegjen edhe temjani i superlativave të disa mediave, të cilat ai vetë i inspiron dhe i sponsorizon me paratë e taksapaguesve.

    Të jemi të sinqertë, me këto shkrime nuk duam t'i marrim zotit Rama as nderin, as jetën e as pronat që i ka vënë pa pikën e djersës, duam vetëm t'i heqim të keqen që e ka kapluar. E keqja e tij është tejet e dukshme, mjafton vetëm një pasqyrë. Pasqyra më e kthjellët për të është rivali i tij, zoti Olldashi.

    Është e dukshme si drita e diellit, se në këtë fushatë zoti Olldashi i bën gjërat shumë qetë e shumë thjesht, por ngaherë me dinjitet, duke e ndier si duket se ia fisnikëron mendimin qëllimi që i ka vënë vetes. Gjithçka: etika, këndvështrimi, programi, fjala e gjesti deri dhe hollësia më e vogël mban vulën e ambicies për të qenë shembullore. Zoti Olldashi është i ri në moshë e në mendim, me një inteligjencë brilante dhe të rinjtë sjellin risi kur ndjekin idenë e vet, ato ide që i përfshijnë në kurbën e përparimit njerëzor. Ai e ka fare të qartë, se në oratorinë para popullit duhet të jesh i drejtpërdrejtë, të mos jesh si drita e hënës, por si shkëlqimi i diellit. Qytetari, i cili më të nevojshme se çdo gjë ka kohën, kërkon zhveshjen, thjeshtësinë që të çon te thelbësorja dhe jo abstraksionin e stërhollimeve intelektuale apo veshjen figurative të mendimeve.

    Zoti Olldashi nuk kërkon me lupë gabimet e zotit Rama. Ai del nën qiellin e hapur bashkë me qytetarët, që kërkon t'i bëjë pjesë të qeverisjes vendore, vëzhgon e konstaton bashkë me ta dhe pastaj shpalos alternativën e tij të korrigjimit dhe zhvillimit të mëtejshëm. Mirëpo, pas tij rri i gatshëm zoti Shqalsi, zëdhënësi i zotit Rama ose "sozia" e padrinos së tij, me "ruspën" e gënjeshtrës e të shpifjes për të mbuluar të keqen e djeshme e për të varrosur të mirën e nesërme. Gjuha e zotit Shqalsi nuk është aspak gjuha e kulturës qytetare, ajo është shprehje e arrogancës së ustait dhe çirakut të zemëruar nga zemërimi absurd i një ujku të uritur, që arsyeton dhe ulërin si ujk dhe prandaj botëkuptimi i tij është bërë botëkuptim ujku dhe, si i tillë, nuk mund të krahasohet, pa dëmtuar arsyen e shëndoshë, me botëkuptimin e Olldashit dhe të zëdhënëses së fushatës zgjedhore të PD-së, gjithmonë pranë zotit Olldashi, gazetaren e talentuar dhe simpatike, me një mendim diamant, zonjën Majlinda Bregu. Po të shtojmë dhe politikanin e mbipëlqyer, zotin Bamir Topi, bëhet treshja më imponuese e kësaj fushate, që i ka kapërcyer caqet politike të zgjedhjeve për pushtetin vendor. Pikërisht kjo treshe impozuese e bëri ziliqar kryeegoistin Rama dhe përpiqet t'i kundërvërë në mënyrë karikaturale triumviratin e zymtë, nervoz e të pikërt: Rama, Shqalsi, Kodheli me fyerje dhe denigrime. Për sa i përket antireklamës së zotit Rama, ajo flet vet, no koment. Edhe në biznes gjëja më e pandershme dhe jashtë etikës konsiderohet antireklama. Dëshmi kjo që tregon se nokauti që ka pësuar zoti Rama është i papërballueshëm.

    Ky dashnor i djegur për pushtetin, e pa se tashmë "dashnorja" i ka kthyer përfundimisht shpinën dhe ka kaluar në gjëndje haluçinante. Edhe simpatizantët e tij e shohin qartë se nuk kanë më para tyre një pushtetar dinjitoz, por një piktor diletant me psikoza anormaliteti. Fantazia e tij e sëmurë në temperaturë të lartë prodhon imazhe të shfytyruara. Dihet se fyerja dhe denigrimi i kundërshtarit janë armët e të dobtit. Njeriu i ngjan drejtkëndëshit, ku baza është karakteri dhe lartësia aftësitë. Baza e drejtkëndëshit të zotit Rama është shumë e vogël. Edhe intelekti i tij duket se është në përpjestim invers me fizikun e tij. Ndërsa zoti Olldashi është largpamës, ai e mban kokën lart se s'ka mëkatuar dhe shikon vetëm para se s'ka pse ta kthejë kokën prapa. Kurrësesi nuk mundet të bjerë në atë batak për t'u marrë me një kundërshtar në grahmat e fundit, se po të jetë për piktura mund t'i bëjë një mijë karikatura përbindshore.

    Ne sot jemi në demokraci dhe demokracia është epoka e arsyes, mbartësit e forcës brutale dhe sunduesit e popullit duhet të largohen nga skena. Urtësi dhe arsye tregon zoti Olldashi me programin e tij konkret e të besueshëm, pas njohjes së mirë të gjendjes dhe perspektivës së kryeqytetit, metropolit të biznesit dhe kulturës, zhvillimi i të cilit kërkon partneritetin e gjithë qytetarëve si faktorë dhe aktorë të qeverisjes vendore, që rrezaton maturi dhe respekt për votuesin e jovotuesin e tij. Respekti është si një cak që mbron pushtetarët, po ashtu edhe qytetarët dhe shpëton njërën palë nga hidhërimet, palën tjetër nga të mbrejturit e ndërgjegjes. Ndërsa zoti Rama, pas abuzimeve të shumta me pushtetin, që e kishte vënë nën këmbët e veta, konfliktualitetit dhe keqmenaxhimit të gjërave, nuk e ka moralin dhe kurajon të dalë i hapur dhe i zhveshur nga meritat para qytetarëve, ku me sinqeritet të pranojë gabimet, se ashtu nuk do t'ia mohojnë dhe arritjet (dihet se shërimi i sëmundjeve në pushtet fillon atëherë kur pranohen gabimet). Duke mos e patur atë moral, zoti Rama paraqitet i irrituar dhe i egër para publikut, si në kontaktet direkt, ashtu edhe në mediat elektronike. Herë-herë tenton të marrë pamje kreshnikësh, sepse ai e njeh (dhe ky është lejtmotivi i psikologjisë së tij) burracakërinë e shumicës së njerëzve të indoktrinuar dhe gjymtuar nga sistemi i dhunshëm nga kemi ardhur; ai e di se një gjest i egër i fuqishëm prej terroristi, i step ata dhe në shumicën e rasteve mund të zëvendësojë vetë terrorin si të tillë.

    Prandaj himni i zotit Rama dhe çirakut të tij, zotit Shqalsi, në këtë fushatë është bërë kënga: "Guximi i marrë i trimave-kjo është mençuria e jetës". I tillë është shfaqur zoti Rama edhe në karrigen e kryebashkiakut nga injoronte e shpërfillte çdo rregull e normë që s'i shkonte për osh. Fudullëku dhe arroganca e vet me këshilltarët, sidomos me ata të opozitës dhe para mediave, mungesa e çdo etike komunikimi, sjellja e vet, e vartësve të tij e deri tek zëdhënësi i Bashkisë, të shpinte drejt groteskut të gënjeshtrës, si "fluturimi i Ikarit". Ndërsa Luigji XIV thoshte: "Shteti jam unë", zoti Rama thoshte: "Pushteti jam unë". Dhe sa më i madh pushteti, aq më i rrezikshëm është shpërdorimi i tij. Ndërgjegja e mbiunit të tij, sindrom e trishtueshme e provincializmit emblematik, e bëri atë që përballë kërkesave të arsyes të vërë dëshirat për pushtet e për para. Por, paraja është shërbëtor i mirë dhe padron i keq. "Tempulli i Zotit (kupto pushtetit) është i shenjtë, por ju e keni kthyer atë në çerdhe hajdutësh". Këto fjalë të Krishtit para 2000 vjetësh sikur janë thënë për zotin Rama e njerëzit më të afërt të tij. Ai për vete arriti atë që nuk e arrinte as imagjinata e tij në kohën e atyre, të cilëve u shërben sot. E atyre njerëzve dyfytyrësh, barkngopur e shpirtzbrazur nga mirëqenia e djeshme dhe e sotme, që ia ushqejnë ambiciet dhe vetë enden të kënaqur nga njëri skaj në tjetrin të binomit tradicional: makinat luksoze me xhama të errët-lokalet famoze të natës. Veçse heroizmi nuk matet me atë që arrite për vete, por me atë ç'ka ke bërë me veten për të tjerët.

    Këmbëngulja e zotit Rama me atë mbushullim demoniak, për të pushtuar edhe një herë Bashkinë e Tiranës, provon haptaz se komunizmi bën përpjekje titanike për ekzistencë dhe adaptim në kushtet e reja historike. Prandaj, vendimmarrja e qytetarëve të Tiranës do të provojë edhe një herë se qytetaria e Tiranës është promotorr i zhvillimeve demokratike, siç qe lokomotiva e proçeseve demokratike në fillim të viteve '90. Veprat e mëdha i bashkojnë njerëzit. Pas lojës së emocioneve erdhi koha të fusim kokën në akull si romakët dhe të bëjmë atë që do e mira e së ardhmes së vendit. Më në fund ka ardhur çasti i shumëpritur, kur bashkë me dimrin e thatë e të stërzgjatur, t'i mbyllim derën pas vetes edhe qeverisjes vendore të socialistëve në Tiranë e në tërë Shqipërinë. Fati e di gjithmonë se ç'rrugë duhet të ndjekë për të gjetur njeriun që i duhet për synimet e veta sekrete. Pas 18 shkurtit, socialistët kanë të drejtë të thonë për zotin Rama: të mos trishtohemi që e humbëm, por të falenderojmë që e patëm. Ndërsa populli i Tiranës, pa dallim ngjyre, do të urojë zotin Olldashi me bindjen se, ashtu si diamandi që mund të durojë çdo goditje pa u thyer, edhe ai do të dalë nga kjo kudhër i pastër e i papërlyer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PORTI_05 : 07-02-2007 më 20:33

  18. #238
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ministria e Transportit kallëzim penal Ramës.
    Pallati 13 - katësh i Pezës, pa kontratë për posedimin e truallit




    Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Tiranës dosjen ku kërkon hetim për abuzimet e kryera nga kryetari i Bashkisë, Rama, në hapësira publike të kryeqytetit, ku në rastin konkret Rama ka dhënë leje ndërtimi për ngritjen e pallatit 13-katësh në rrugën "Urani Pano", ku për këtë rruge rezulton një kontratë qiraje, e cila nuk është e ligjshme, ku nuk ekziston asnjë kontratë për posedimin e truallit.

    Rama ka shkelur ligjin, duke i dhënë leje Dash Lym Pezes për të tjetërsuar një rrugë në pallat. Gjithashtu, kjo leje është dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi lejohet ndërtimi i pallatit të Dash Pezes, thjesht me një kontratë qiraje, ku nuk ka asnjë kontratë për posedimin e truallit. Gjithashtu, janë shkelur proçedurat ligjore për dhënien për ndërtim të trojeve publike, pasi në ato raste kur ndërtimi është i lejueshëm parashikojnë transparencë dhe tender të hapur nga oferta.

    Bashkia e Pashait Rama për ndërtimin e pallatit të Dash Pezës ka parashikuar të prishë disa shtëpi të zonës, shtëpi këto të banorëve të vjetër të kryeqytetit, për të hapur një rrugë tjetër, e cila do të zëvendësojë rrugën e bllokuar me pallatin e ndërtuar nga Peza.

  19. #239
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Tirana dhe ndërtesat e komunizmit
    E Marte, 06 Shkurt 2007
    Nga Fatos Lubonja

    Duke parashtruar projektin e tij të rikandidimit për Tiranën, kryetari i aktual i bashkisë Rama tha midis të tjerash diçka që, sipas meje, duhet të tërhiqte vëmendjen edhe të publikut, edhe të kundërshtarit. Problemi që kemi ne - tha Rama - janë ndërtimet e kohës së Hoxhës, të cilët janë të shëmtuara dhe janë bërë edhe më të shëmtuara me shtesat e ndryshme, por po të punojmë mbi to me ngjyrën, Tirana do të bëhet qyteti më turistik në Ballkan.

    Ky pohim më duket se flet për një vizion krejt jashtë realitetit dhe problematikës së kryeqytetit e që ve në dyshim edhe ndonjë ide të projektit që mund të dukej pozitive.

    Në dy aspekte më duket shqetësuese kjo ide. Së pari, mungesa e vetëdijes së kandidatit për të tretën herë se problemi që ka sot kryeqyteti nuk janë ndërtesat e Hoxhës, por e kundërta: ndërtesat e reja, shumica të ndërkallura midis ndërtimeve të komunizmit. Është e vërtetë se shumica e ndërtesave të komunizmit nuk kanë vlera arkitektonike dhe se shtesat e mballomat e ndryshme i kanë bërë edhe më të shëmtuara, por gjithsesi shumica e tyre janë ndërtuar me një koncept urbanistik shumë më të shëndoshë sesa ai që po përdoret sot. Në ndërtimet e komunizmit është ruajtur, të paktën, raporti ndërtim-gjelbërim si dhe dendësia e banorëve për kilometër katrorë. Ato jo vetëm nuk kanë lartësira të mëdha, por në mes të tyre janë projektuar edhe parqe e lulishte, edhe fusha sporti, edhe çerdhe e kopshte e shkolla. Kurse me ndërtesat e sotme si pyka të larta të futura mes tyre, shpesh mu atje ku ka pasur lulishte apo fusha sportive, (që duhet thënë se pararendëset i kanë në shembullin më të keq të komunizmit, tek ndërtesat me punë vullnetare) janë shkatërruar këto hapësira publike aq të domosdoshme duke ndikuar jashtëzakonisht, jo vetëm në uljen e funksionalitetit e të cilësisë së jetës së banorëve, por edhe estetikisht. Pra, edhe nga pikëpamja estetike si grup ndërtesash apo blloqe banimi, megjithë mungesën e vlerave arkitektonike, një pjesë e ndërtimeve të komunizmit qëndronin më mirë siç ishin sesa ajo çka ka dalë nga kombinimi i tyre me ndërtimet që janë kryer sot në Tiranë. Kjo edhe sepse ndërtimet e ndërkallura mes ndërtesave të vjetra nuk janë projektuar duke kërkuar vlera arkitektonike, por ashtu që t'iu përshtaten truajve të nxjerrë si sheshe ndërtimi nga sekserët e Bashkisë pa marrë parasysh se çfarë ka përreth dhe çfarë do të ketë, sepse pa plan urbanistik. Ato janë projektuar e kanë marrë atë formë që kanë vetëm me pikësynimin që të nxjerrin sipërfaqen maksimale të banimit me qëllim fitimin maksimal nëpërmjet shitjes së tyre. Edhe në rastet kur ndonjë prej këtyre ndërtimeve ka njëfarë vlere në vetvete - siç mund të jetë Torre Drini - ato janë vendosur krejtësisht jashtë kontekstit përreth, duke e shëmtuar atë. Pra edhe kur flitet për estetikën jashtë funksionalitetit - çka në arkitekturë nuk ndahen - kemi të bëjmë me një përkeqësim në raport edhe me komunizmin. Me një konceptim urban normal blloqet e ndërtesave të komunizmit duhet të konsideroheshin si zona të mbyllura arkitektonikisht. Ato ose do të duhej të shembeshin krejtësisht në blloqe të caktuara dhe atje të projektohej e ndërtohej diçka e re ose - çka më duket më e arsyeshmja - do të duhej të restauroheshin e të rivlerësoheshin, duke kuruar edhe zonat publike midis tyre. Një gjë e tillë psh. është bërë me ndërtesat e komunizmit në Berlinin lindor me shumë sukses. Kurse ne nuk kemi bërë as njërën, as tjetrën. Ne thjeshtë kemi mbivendosur dy shëmtira njëra mbi tjetrën duke e bërë Tiranën dy herë të shëmtuar.

    Së dyti, është shqetësues vizioni që ka kryetari për bërjen e qytetit tërheqës për turistët nëpërmjet lyerjes së ndërtesave të komunizmit. Kudo në botë një qytet është tërheqës për turistët, kur ai ka veçantinë e vet e cila lidhet më së pari me historinë e vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit. Tiranës këto kanë ardhur duke iu pakësuar dita-ditës edhe në sajë të punës shkatërruese që ka bërë kryetari aktual. Aq e vërtetë është kjo saqë nëse në dy fushatat paraardhëse është folur për ruajtjen e tyre (në të parën Rama hodhi idenë e kthimit të qendrës historike në identitet, kurse kundërshtari Mustafaj foli gjatë për ruajtjen e shtëpive të vjetra të Tiranës, kurse në të dytën kandidati kundërshtar i Ramës, Ngjela, i mëshoi shumë shkatërrimeve të vlerave historike) në këtë fushatë të tretë të Ramës dhe Olldashit nuk flitet fare për ruajtjen e vlerave historike që kanë mbetur. Një qytet, përveç pasurisë arkitektonike që lidhet me historinë e tij, mundet të jetë turistik edhe për kulturën që mbart brenda, ku, mbi të gjitha, kam parasysh muzeumet e ndryshme si ato etnografike, arkeologjike e me radhë apo muzeume të artit të këtij vendi. Edhe në këtë aspekt Tirana është qyteti më joturistik në Ballkan. Ishte domethënës fakti që ndërkohë që studentë e pedagogë të Universitetit të Tiranës, me në krye Rektorin, protestuan disa ditë më parë kundër një projekti që parashikon prishjen e Muzeumit të Shkencave të Natyrës, të dy kandidatët mbajtën heshtje varri ndaj kësaj proteste. E pra bëhet fjalë për një ndër muzeumet e pakta që i kanë mbetur kryeqytetit, ku gjendet flora dhe fauna e Shqipërisë. Por duket se përbindëshi katërkëmbësh shkatërrues i qytetit që ka funksionuar këto 15 vjet: sekser - pronar - Bashki - ndërtues, e ka planifikuar shkatërrimin e tij, cilido qoftë kryetari i ardhshëm.

    Mërëpo, duke i dikur këto, Rama kërkon të na mbushë mendjen se qyteti do të bëhet i veçantë dhe më turistiku i Ballkanit në sajë të ngjyrave që do t'u veshë ai ndërtesave të kohës së Hoxhës. Megjithëse bir skulptori, ai harron, ose bën sikur harron, se arkitektura është një art që afrohet më shumë me skulpturën sesa me pikturën, që flet me format e volumet e ndërtesave, me raportet dhe dritëhijet midis tyre, me materialin me të cilin ndërtohen më shumë sesa me ngjyrën me të cilën lyhen ato. E këto, siç e thashë më sipër, janë në gjendje katastrofike. Nuk gjen një grup ndërtesash në Tiranës që të qëndrojë mirë estetikisht. Qyteti edhe estetikisht, pra, është bërë më i shëmtuar sesa çka qenë edhe në kohën e Hoxhës. Për shembull e gjithë zona e asaj që quhej Tirana e Re e ndërtuar kryesisht në kohën e komunizmit jo vetëm është bërë e pabanueshme nga pikëpamja e funksionalitetit, por edhe estetikisht është një shëmtirë. Poende, ne e kemi provuar tashmë lyerjen e qendrës dhe s'kemi parë ndonjë sukses turistik, megjithë mobilizimin propagandistik të kryetarit në botë me artistë dhe intelektualë të vënë në shërbim të tij. Për këtë do të duhet që kryetari të bëhet edhe më i famshëm nga ç'është bërë, aq i famshëm si artist, saqë e tërë bota të vijë në Tiranë për të parë ngjyrat e tij dhe të grupit rreth tij. Por fatkeqësisht ai ka marrë përsipër të drejtojë Partinë Socialiste dhe vështirë se problemet e shumta që ka ajo parti do t'i lenë kohën, qetësinë dhe frymëzimin e duhur për të arritur këtë nivel të lartë artistik. Aq më tepër po të kemi parasysh se ky art i tij është në luftë me natyrën sepse shirat dhe dielli i kanë përvjellur tashmë ngjyrat e qendrës. Jo vetëm kaq, por sipas mendimit tim, kjo puna e lyerjes së ndërtesave të Hoxhës me ngjyra-ngjyra mund të jetë e suksesshme në ndonjë bllok, por lyerja e tërë qytetit ashtu e karikaturizon qytetin. Madje-madje një turist serioz dhe i kulturuar edhe kur bëhet fjalë për ndërtesat e komunizmit do të ishte i interesuar t'i shihte ato në identitetin e tyre të asaj kohe dhe jo të karikaturizuara sipas shijeve të një njeriu që kërkon të bëjë njëkohësisht edhe artistin edhe kryetarin e Bashkisë edhe kryetarin e Qeverisë.

    Në fakt Tirana është dhe do të mbetet një qytet shumë më pak turistik jo vetëm në raport me shumicën e qyteteve të Ballkanit, por edhe më pak se shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Ajo është më pak turistike sesa Gjirokastra, Berati, Korça Shkodra, Durrësi, Kruja, Elbasani mu pse i është shkatërruar historia dhe kultura që ka trashëguar nga dyndjet e vazhdueshme të barbarëve injorantë që e kanë pushtuar atë ndër të cilët, fatkeqësisht, bën pjesë edhe kryetari në fjalë. Ndoshta ajo mund të tërhiqte vëmendjen e specialistëve të urbanistikës me shëmtinë e saj, për ta treguar si shembull fatal se si mund të zhvillohet një qytet në një shoqëri të mbetur në izolim kulturor dhe të paaftë për të ndërtuar shtet edhe demokraci njëherësh. Sa për turistët kryetari duhet t'i harrojë. Turisti nuk mund të mendohet veçse si një këmbësor që shëtit me aparat në dorë në qytet kurse Tirana është një qytet ku qytetari nuk mund të ecë dot më në këmbë për shkak të kaosit urban, trafikut të çmendur, pluhurit, plehrave e kutërbimin e tyre e mungesës dramatike të zonave të gjelbra. Qytetari tiranas kur del jashtë nxiton të kthehet në shtëpi ose të futet në kafene se s'ka ku të rrijë tjetër e jo të kundrojë ngjyrat e kryetarit. Prandaj projekti për Tiranën do të ishte mirë të fillonte nga një ide e thjeshtë: si ta bëjmë qytetin tonë për ne qytetarët e saj pak më të ecshëm më këmbë që kështu edhe të mund të shijonim ndonjë bukuri të saj.

  20. #240
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Rama vete në shtëpi me qira, Dash Pezës i dhuron pallat 12-katësh


    Zbulohet një dhuratë e Ramës për Dash Pezën, një leje ndërtimi për një pallat 12-katësh. Pallat i cili, tashmë është bërë mollë sherri për të gjithë banorët e zonës ku është ndërtuar, për shkak se u ka bllokuar rrugën. Kandidati i koalicionit të djathtë për bashkinë e kryeqytetit Sokol Olldashi, ka denoncuar dje një rast tipik të korrupsionit të Bashkisë së Tiranës për dhënien e lejeve të ndërtimit. Ish-ministri më i vlerësuar i qeverisë “Berisha”, zoti Olldashi, vizitoi dje paradite rrugën "Urani Pano", në njësinë bashkiake nr.9, që ndryshe njihet si zona prapa hotel “Tiranës”, zonë në të cilën po ndërtohet një godinë 12-katëshe, jo mbi një shesh ndërtimi, por në rrugën e kësaj lagjeje. "Jam këtu me kërkesën e një grupi qytetarësh, për të parë nga afër një godinë 12-katëshe, të rrethuar me rrjeta, i cili i takon Dash Pezës, mikut të ngushtë të Edi Ramës. I është dhënë leja në tetor të 2001 mbi një truall që ishte parashikuar të ishte rrugë. Sot nuk ka më rrugë, por një pallat me 12 kate të mikut të kryetarit", tha ndër të tjera Olldashi, ndërsa shfletonte dokumentacionin. Duke treguar firmën e kryetarit të bashkisë, Edi Rama, kandidati demokrat u shpreh se, kontrata e qirasë ka gjëra të çuditshme brenda, sepse thotë që afati i qerasë është deri sa rruga t'i shitet Dash Pezës. "Pra, nga një shqetësim që erdhi nga banorët e zonës, dolëm në një rast tipik të korrupsionit të Bashkisë së Tiranës. Ky është kulmi i abuzimit me pushtetin, me anë të një praktike të turpshme, rrugën e shndërron në një godinë 12-katëshe për miqtë e kryetarit dhe njerëzit nuk kanë ku të kalojnë. Kjo është praktika e Bashkisë aktuale të Tiranës", tha Olldashi. Duke shtuar më tej se ndërtimi i këtij objekti nuk pengon vetëm banorët e zonës për të qarkulluar, por ka dëmtuar rëndë dhe bizneset që ndodhen në këtë zonë. Nga ana tjetër, një bizesmene që ushtron aktivitetin e saj privat në këtë pjesë, zonja Sofie Vebiu, e akuzoi kryetarin aktual të bashkisë Edi Rama, se po i falimenton biznesin vetëm si pasojë e mbylljes së rrugës. "Edi Rama nuk ka denjuar të na takojë njëherë, pavarësisht se tek unë janë të punësuar rreth 20 vetë. Ai nuk duhet të jetë Luigji i XIV për Tiranën, as Zeusi nuk është ai" tha Sofia. Sipas saj, Edi Rama para se të kërkojë të bëhet kryetar i Bashkisë së Tiranës duhet të vijë të shembë këtë objekt 12-katësh dhe t'i kërkojë falje banorëve të kësaj lagjeje për dëmin që i ka shkaktuar. "Unë jam e majtë në bindje, nuk jam e djathtë, por me këtë që ka bërë Edi Rama na detyrohet për dëmin ekonomik që na ka shkaktuar, na ka frenuar biznesin", tha më tej ajo, duke kërkuar që Olldashi me marrjen e detyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës të kontribuojë për hapjen e rrugës. Të indinjuar për ndërtimin e këtij objekti ishin të gjithë banorët e kësaj lagjeje, të cilët për të dalë në bulevardin "Zogu I", duhet të kalojnë nga Selvia, që është një distancë shumë më e largët sesa vetë bulevardi.

Faqja 12 prej 29 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •