Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Me ne fund u ...

    u.. kujtuan zyrtaret e Kosoves te mendojne per rinine.. qe te mos keqperdoret nga mafia e shkoll-drejtoro-otobuso-bordello-moteleve.. andej e ketej kufirit..




    ----------

    shekulli


    --

    Problemet e shfaqura me ekskursionet e nxėnėsve kosovarė detyrojnė ministrinė tė nxjerr urdhrin

    Kosova pezullon udhėtimet e nxėnėsve nė Shqipėri

    Ministria e Arsimit e Kosovės pezullon udhėtimet e nxėnėsve pėr nė Shqipėri

    Bashkim SHALA

    Ministri Agim Veliu:”Nuk janė zbatuar udhėzimet administrative pėr organizimin e ekskursioneve. Ėshtė mė me rėndėsi shėndeti i fėmijėve tanė. Nuk mund tė tolerohet qė ata tė rrezikohen si pasojė e mosorganizimit si duhet tė kėtyre ekskursioneve”.

    Gjimnazi “Xhevdet Doda” i Prishtinės shpėrfill urdhrin e ministrit. Rreth 400 maturantė tė kėsaj shkolle kalun dje pikė-kalimin kufitar tė Morinit pėr nė Shqipėri. Drejtori i gjimnazit “Nuk na ka ardhur kurrfarė letre nga ministria pėr njė pezullim tė tillė”


    Kukės- Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės (MASHT), Agim Veliu, ka pezulluar tė gjitha ekskursionet e parashikuara pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme tė Kosovės nė Shqipėri. Ky vendim i ministrit tė Arsimit dhe Shkencės sė Kosovės ėshtė ndėrmarrė menjėherė pas helmimit tė maturantėve tė gjimnazit “Vėllezėrit Frashėri” tė Deēanit nė qytetin e Durrėsit, ku shkaqet e kėtij helmimi vazhdojnė tė mbeten ende tė paqarta. Megjithatė, Ministria e Arsimit e Kosovės e ka motivuar pezullimin e ekskursioneve, pas njė monitorimi qė ka realizuar grupi i monitorimit tė ekskursioneve pranė Ministrisė sė Arsimit e Shkencės, i cili ka vėrejtur mjaft mangėsi nė organizimin e ekskursioneve nė Shqipėri. “Vendimi ka ardhur pas monitorimit tė njė komisioni tė MASHT-it, i cili ka monitoruar mbarėvajtjen e ekskursioneve nė Shqipėri dhe i cili i ka raportuar ministrit Agim Veliu pėr mangėsitė nė zbatimin e Udhėzimit administrativ 6/2002 dhe Aneksin 9/2004 tė MASHT qė rregullon ēėshtjen e organizimit tė ekskursioneve”, thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės sė Kosovės. “Ēėshtja mė me rėndėsi ėshtė shėndeti i nxėnėsve dhe fėmijėve tonė dhe nuk mund tė lejojmė e tolerojmė qė ata tė rrezikohen si pasojė e mos organizimit tė duhur tė ekskursioneve”,- thuhet nė pėrfundim tė komunikatės sė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencė sė Kosovės. Nė plan- programet e shkollave tė mesme tė Kosovės ėshtė e paraparė qė maturantėt tė njihen nga afėr me historinė dhe gjeografinė e Shqipėrisė. Pėr kėtė qėllim pėr ēdo vit nė vjeshtė organizohen ekskursione pėr nė Shqipėri nga maturantėt e shkollave tė Kosovės. Megjithatė, kėto udhėtime nuk janė tė detyrueshme pėr tė gjithė maturantėt. Ky lėshim ėshtė bėrė pasi jo tė gjithė maturantėt i kanė mundėsitė financiare pėr tė udhėtuar. Pezullimi i udhėtimeve pėr nė Shqipėri pėr maturantėt nga Kosova bėhet pėr herė tė dytė nga autoritetet e Ministrisė sė Arsimit tė Kosovės. Nė vitin 2004, pas aksidentit tragjik tė Fushė-Arrėsit ku humbėn jetėn 14 maturantė tė gjimnazit “Abdyl Frashėri” tė Malishevės dhe u plagosėn 35 tė tjerė, ministria e Arsimit e Kosovės pezulloi pėr njė farė kohe tė gjitha udhėtimet e maturantėve pėr nė Shqipėri. Vitin e kaluar, maturantėt e gjimnazit “Jeta e Re” tė Suharekės u helmuan pas njė udhėtimi nė Shqipėri teksa po ktheheshin nė Kosovė nė afėrsi tė Shkodrės. Njė vit mė vonė, tė njejtin fat pėsuan edhe maturantėt e shkollės sė mesme “Vėllezėrit Frashėri” tė Deēanit. Pas analizave tė kryera nė restorantet ku maturantėt kanė konsumuar ushqim ka rezultuar se ēdo gjė ka rezultuar “ok” ashtu siē pritej tė ndodhte. Kėshtuqė ėshtė aluduar se maturantėt gjatė ekskursioneve kalojnė nė anomali duke konsumuar pije alkoolike nė mėnyrė tė tepruar, madje edhe hashash. Policia kufitare nė Morin tė Kukėsit ka bėrė tė ditur se vetėm gjatė javės sė fundit kanė kaluar nga Kosova nė Shqipėri pėr eskursione 80 autobusė tė mbushur me nxėnės shkollash.

    Gjimnazi “Xhevdet Doda” ka shpėrfillur urdhrin e dhėnė nga Ministria e Arsimit e Kosovės

    Gjimnazi i Prishtinės, 400 maturantė vijnė nė Shqipėri

    Gjimnazi “ Xhevdet Doda” i Prishtinės ka shpėrfilluar urdhrin e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės sė Kosovės. Dje, rreth 400 maturantė tė kėsaj shkolle me 8 autobusė kanė kaluar pikėn e kalimit kufitar tė Morinit nė Kukės pėr nė Shqipėri. Ndriēim Koka, komandant i pikė-kalimit kufitar tė Morinit ka bėrė tė ditur pėr gazetėn “Shekulli”se ditėn e djeshme kanė kaluar nė Shqipėri 8 autobusė me nxėnės shkolle qė ishin nga Prishtina. Listat e nxėnėsve qė do tė udhėtonin nė Shqipėri janė paraqitur nga drejtori i kėsaj shkolle Azem Jaha, ndėrkohė qė autokolona me autobusė tė eskursionistėve ėshtė shoqėruar me polici nė bazė tė rregulloreve tė udhėtimeve turistike. Lidhur me udhėtimin nė Shqipėri, pas pezullimit tė ekskursioneve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės sė Kosovės, drejtori i gjimnazit “Xhevdet Doda” tė Prishtinės ėshtė pėrgjigjur: “Kemi planifikuar prej kohėsh ekskursionin pėr nė Shqipėri. Nuk na ka ardhur kurrfarė letre nga ministria pėr njė pezullim tė tillė, dhe besoj se ekskursioni po organizohet nė bazė tė tė gjitha rregullave pasi kemi marrė masat pėr njė gjė tė tillė”.


    14 tetor 2004
    14 gjimnazistė kanė humbur jetėn dhe 38 tė tjerė u plagosėn pas njė aksidenti tragjik qė ndodhi nė Fushė Arrės, teksa gjimnazistėt po ktheheshin pas njė ekskursioni nė Shqipėri pėr nė Kosovė. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orės 14:30 tė 14 tetorit, ndėrsa dhjetėra tė tjerė kanė mbetur tė plagosur rėndė. Aksidenti fatal ka ndodhur nė Fushė- Arrės kur autobuzi me nxėnės kosovarė po i drejtohej qytetit tė Malishevės, pas pesė ditėsh qėndrimi nė Shqipėri. Tragjedia ndodhi pas pėrplasjes sė autobuzit me nxėnės kosovarė me njė automjet tip Benz me targa tė huaja qė drejtohej nga njė shtetas nga Puka. Si pasojė e pėrplasjes, autobuzi me nxėnės ka rėnė disa metra poshtė nė humnerė. Bilanci ka qenė tragjik. 14 nxėnės tė shkollės sė mesme “Abdyl Frashėri” tė Malishevės kanė gjetur vdekjen sė bashku me drejtuesin e automjetit Benz, ndėrsa dhjetėra tė tjerė janė plagosur.


    23 shtator 2005
    450 nxėnės tė gjimnazit “Jeta e Re” nė Suharekė tė Kosovės kishin ardhur nė Shqipėri pėr njė vizitė turistike, por ndėrsa kalonin nė afėrsi tė Shkodrės kanė shfaqur shenja tė forta helmimi. Gjimnazistėt ishin nisur nė drejtim tė Kosovės, por 50 prej tyre kanė pasur dhimbje barku e koke, konvulsione dhe gjendje tė fikėti. 50 gjimnazistėt nga Suhareka janė dėrguar nė mjediset e spitalit tė Shkodrės. Fillimisht ata janė sistemuar nė pavionin e infektivit, pasi ėshtė dyshuar pėr njė helmim tė mundshėm. 29 gjimnazistėt, gjendja e tė cilėve ishte mė e rėnduar e kanė kaluar natėn nė mjediset e spitalit tė Shkodrės. Mėsohet se 2 vajza kanė qenė nė gjendje mė tė rėndė, ndaj kanė qėndruar gjatė gjithė kohės nėn kujdesin e mjekėve, nė pavionin e reanimacionit. Tė nesėrmen ata kanė udhėtuar pėr nė Kosovė, por edhe atje kanė vijuar kurimin pėr shkak tė helmimit tė pėsuar nė Shqipėri.

    23 shtator 2006
    50 gjimnazistė nga Kosova janė prekur nė Durrės nga njė epidemi e pashpjegueshme nga mjekėt. Gjimnazistėt nga Kosova janė dėrguar urgjentisht nė spitalin e Durrėsit dhe disa nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė, dhe pas rreth 6 orėsh trajtimi, kanė dalė nga spitali shėndoshė e mirė, pa marrė dot asnjė shpjegim nga mjekėt. Burime nga spitali bėjnė tė ditur se asnjėri prej tyre nuk ka pasur probleme serioze shėndetėsore qė mund tė rrezikonin jetėn, ndonėse i gjithė stafi mjekėsor ka dalė nė konkluzionin se nuk bėhet fjalė pėr helmim alimentar apo tė shkaktuar nga uji i pijshėm. “Pacientėt adoleshentė nuk kanė pasur tė vjella, bark, apo temperaturė tė lartė tė shkaktuar nga ftohja, ndėrsa mendohet se helmimi mund tė ketė ardhur nga konsumimi i alkolit tė tepėrt dhe lėndėve narkotike”.




    29/09/2006
    KATEGORIA: Kronike nga rrethet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Brari


    Kukės- Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės (MASHT), Agim Veliu, ka pezulluar tė gjitha ekskursionet e parashikuara pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme tė Kosovės nė Shqipėri.
    Brari ju falenderoi per ket informat
    po qfar pritej prej keti ministri te ldk-se ku vendaasit e tij e quajn agim veliqi qe Shqiperin e ka hal ne sy ky antikombetar dhe njeri i UDB-es
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    une dua ta falenderoj kte minister qe e ndali.. (sdim a ka me e ndal dot Veliu se ne kosove de jure eshte ldk ne qeverisje por de facto.. eshte shtabi kanibal) ) kte maskarallyk..
    pra i vjedhin prinderit kosovare duke ju kerkuar te paguajne udhetimet e femijve ne shqiperi..e pastaj ato deviza perfundojne ne xhepat e mafies kanibale ketej dhe andej kufirit.. te cilet i drogojne femijet kosovare e ja cojne peshqesh bordello disko motello mafise ne shqiperi..

    qashtu..

    Pollo me Veliun duhet te ulen e te bisedojne.. qe kjo njohja reciproke midis dy rinive te jete serioze e kontrolluar e sigurte ..larg kthetrave te Tutoreve e bordelloistave..

    Nxensit shqiptar te Kosoves e shqiperise duhet te njohin njeri jatrin.. te njohin historine e natyren e Kosoves dhe Shqiperise.. dhe jo bordelet por muzeumet..jo kafiq diskot.. por Malet e fushat e qytetet e lumenjte e atdheut.. jo te zhgrruhen klubeve por te hane buk e djath e speca neper shtepijat e shqiptareve.. ku prindi i kosoves ta dije se femija i fle ne shtepine e nje prindi te shqiperise.. e nen kontrollin e institucioneve e jo nen "kujdesin" e mafies boredelloiste..

    qashtu..

    llap..ai vrasesi i drinit.. i paguar nga Vesel Lim thaq kup haliti.. ishte bos i nje disko bordeli ne Kosove..ai ningja i famshem.. ai shoku yt..

    qashtu..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    nuk po tregon se per qfar te kame pyetur jo kush i spiunoi Komandant Muj Krasniqin me Ushtar ne kufi a?????
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •