Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Haki Taha - Nacionalisti qe vrau Miladin Popovicin

    HAKI TAHA



    Populli yne ka nxjerre gjithmone nga gjiri i vet njerez te sakrificave e ne sherbim te ceshtjes kombetare e per qendrese burrnore, tue perballua me vetmohim veshtiresite ashtu sic asht tue i perballue me vetmohim e tue qendrue granit-heroizmi populli i Kosoves.
    I frymezuem natyrisht prej bijeve e bijave te tij si Haki Taha, duke ecur ne gjurmet e Azem e Shote Galices, te Gjon Serreqit e Marie Shllakut e me qindra te tjere heronj e deshmore qe luftuan per Kosoven, per Shqiperine Etnike. Ata u desh te perballonin ne kete lufte jo vetem pushtuesit sllav, por edhe komunistat shqiptare te coroditun me kryetarin e tyre te degjeneruar, sllavo-komunistin, shkatrruesin e Kombit, Enver Hoxha.
    Per kryetrimin Haki Taha mund te flasish e shkrush nje liber te tere, por une po marr persiper vec nje kujtim te shkurter nga njohja e miqesia ne rinine time shkollore e me pas.
    Ishte prej Gjakove, qe ka qene gjithmone nje cerdhe e shqiptarizmit. Hakiun e njoha per here te pare ne konviktin "Malet Tona" ne Shkoder, mandej na ra per disa vjet me kalue se bashku ne Normale te Elbasanit e Shkollen Teknike ne Tirane, gjate pushimeve shkollore.
    Hakiu ishte i gjate e i holle me nje trup te hijshem burrnor. Ishte i dashtun e shume i njerezishem por i padurueshem me ata qe anonin nga e majta, duke mendue se keshtu i sherbenin Kosoves e Shqiperise Etnike. Bile nje here u ngatrrue keq me Asim Vokshin e gjithnje i kritikonte Emin Durakun e Xheladin Hanen, tue ju thane se Ruset kane ndryshue kryeqytetin e taktiken, por kane gjithmone te njejten strategji pansllave, perpimjen e shqiptareve per dalje ne ujrat e ngrohta te mesdheut e tjere.
    Fjalet e Hakiut ishin bindese sepse ai thoshte te verteten pa zbukurime si dhe pa frike. Fjala e tij zinte vend, dhe syte e tij ishin imponues besimi. S'kishte shume shoke, mbasi ai gjithnje lexonte vepra frengjisht, dhe nuk e kisha pare te lexonte shpesh libra te mesimeve shkollore, e megjithate ai ishte perhere nder te paret e klases se tij, gja qe e provon se ishte shume i squet. Ka qene shkrimtar i mprehte e prozator e poet. Pershendetja e Kosoves nga Qafa e Prushit 1938, ne "Hylli i Drites" eshte shume mallengjyese, nje hymn i djelmenise Shqiptare per Nanen Kosove. Ma vone shume shkrime te tjera te botueme, apo doreshkrime provojne aftesite e Hakiut si shkrimtar. Ai ndiqte gjurmet e Apostujve te Rilindjes. Fishta e Naimi ishin per te Ungjilli e Kurani, admironte Mjeden e Asdrenin, Prenushin e Cajupin. Interesant ishte per mue kur vinte Pader Anton Harapi e Fratel Gjoni me u takue me Haki Tahen ne Normalen e Elbasanit e ne Shkollen Teknike ne Tirane. Me 28 shkurt 1937, Hakiu formoi nje celule te fshehte, ne forme organizate, vete i peste: Haki Taha kryetar, Minush Lipoveci, Zeki Shehi (te tre gjakovare), Murat Llabunishti nga Struga e Prenk Gruda prej Malesise se Madhe te Shkodres. Ne ishim te gjithe te betuem per cdo gje me e mbajt sekretin, me qene te gatshem po te jete nevoja, me e dhane jeten per kauzen e shejte te Kosoves.
    Duhej me u ruejt mos me ra ne sy te Qeverise se asaj kohe, e cila nuk lejonte manifestime per ceshtje te Kosoves as te vendeve te tjera etnike ne robni ne Jugosllavi e as per Camerine nen roberine greke. Qellimi kryesor ishte me mbledhun lajme per gjendjen e terrorit ne Kosove, per krimet serbo-malazeze e maqedone mbi shqiptaret e pambrojtun. Mu ne anen veriperendimore ne Fush Mbret ne Elbasan, ishin instalue nja 30 familje kosovare dhe me ta ishim per cdo jave, disa prej tyne pranuen me shkue ne Kosove mefshehtas me marre hetime mbi cdo gja qe banin sllavet ne damin e shqiptareve.
    Haki Taha kishte takime me disa personalitete ne Tirane dhe me freten ne Shkoder. Ishte shume aktiv dhe per ceshtje shqiptare nuk lodhej kurre tue fole e punue. Thonte, duhet edhe ne shqiptaret te bashkohemi si bota e qytetnueme ne Shqipni Etnike. Ai nuk ishte agresor e as urrejtes per hakmarrje, por vetem per liri e bashkim te trojeve, sepse thonte s'ka Shqipni te te madhe e as te vogel vec asaj ku ende jane shumica shqiptare e shungullon amel gjuha shqipe...
    Ne Shqipni e ne Kosove Haki Taha pothuejse asht harrue nga terrori e nga propoganda komuniste e Enver Hoxhes me shoke, qe jane perpjeke me vu ne dukje Miladin Popovicin, mesuesin e tyre si gjoja shqiptarofil ndersa Haki Tahen si fashist e udbash. Kurse ne mergim asht fole e shkrue shume pak per Haki Tahen nga disa grupe e njerez partinash, tue dashte me paraqite se Hakiu ka qene me ta e asht i tyne... Mirepo Haki Taha nuk ka pas grup e as parti, vetem ka qene shqiptar e per Shqipni Etnike.
    Haki Taha i qendron besnik betimit dhe me 14 mars 1945, i hyn ne zyre ne Prishtine Miladin Popovicit tue i thane se mjaft ma i ke mashtrue e tradhetue shqiptaret dhe e vret.
    Hakiu nuk ja duel me u arratis prej Prishtine, prandaj vret vehten. Minush Lipoveci e Zeki Shehu kane vdek nder tortura ne Goli Otok, ndersa Murat Llabunishtin, Sigurimi i Shqipnise e ka arrestue ne Elbasan e dorezue UDB-se jugosllave ne Shkup ku e kane mbyt me tortura, ndersa Prenk Gruda ka mbet deshmitar i shokeve te tij dhe i shume ceshtjeve tragjike shqiptare.
    Asht fole se masakrimi i 5-6 mije shqiptareve ne Tivar u ba ate dite qe Haki Taha vret Miladinin, gjoja per hakmarrje.
    Prishtinen e hymnizoi gjaku i Haki Tahes - Hero dhe Tivari u la me gjakun e mijra shqiptareve te pafajshem - deshmore te Kombit Shqiptar.

    Shkruar per "Albania Gazette of Boston"
    PRENK GRUDA
    Florida, me 8 Janar 1998
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 29-09-2006 mė 13:30

  2. #2
    (Marrė nga libri i Tahir Z. Berishės:
    "Emra qė nuk harrohen - Arsimtarėt veteranė (1941-1951)", vėllimi I, Prishtinė 1994, fq.153)

    HAKI TAHA - MĖSUES PATRIOT, MARTIR E DĖSHMOR


    Pėr emrin e Haki Tahės mėsova pėr herė tė parė nė vitin 1943, kur e lexova vjershėn e tij "Kosovė, o shpirti i jonė", tė botuar, me sa mė kujtohet, nė "Kalendarin kombėtar", mė vonė edhe nė gazetėn "Lidhja e Prizrenit", qė e botonte Kryesia e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, me seli nė Prizren, diku nga fundi i vitit 1943 ose fillimi i vitit 1944. Qė atėherė, e sidomos pas vrasjes sė Miladin Popoviqit, mė 13 mars 1945 nė Prishtinė, atėherė sekretar i Komitetit Krahinor tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė pėr Kosovė e Rrafshin e Dukagjinit dhe njeriu numėr njė i pushtetit politik nė Kosovė, dhe vrasjes apo vetėvrasjes sė vetė Haki Tahės dy-tri ditė mė vonė, gjithashtu nė Prishtinė, dhe shpalljes sė kėtij mėsuesi patriot shqiptar vrasės tė Miladinit - jam pėrpjekur tė di e tė mėsoj diē mė tepėr pėr kėtė figurė kombėtare dhe pishtar tė dalluar tė arsimit shqiptar.

    Por, mjerisht, deri vonė emri i tij ka qenė i anatemuar e bisedat rreth tij tė ndaluara e tė padėshiruara - pėrpos me konotacion negativ. Nuk u befasova pak as tash, kur, kėto ditė, nė listėn e arsimtarėve tė dekoruar nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, dr.Sali Berisha, krahas Zekeria Rexhės, Xheladin Hanės e shumė tė tjerėve, nuk e gjeta edhe emrin e Haki Tahės! A ėshtė e mundur qė edhe atje, pėrtej kufirit qė e ndan popullin tonė, tė mos dihet se kush ka qenė Haki Taha dhe roli i tij revolucionar e kontributi i tij pėr shkollėn shqipe dhe arsimin kombėtar, sė paku kėtu, nė Kosovė?!

    Por, jeta dhe veprimtaria e patriotit dhe veteranit tė arsimit, Haki Tahės, vėrtet ende ka mbetur e pandriēuar sa duhet, e sidomos ajo pjesė e lidhur me vrasjen e Miladin Popoviqit dhe vrasjes apo vetėvrasjes sė vetė Haki Tahės. Pėr kėtė ngjarje, me sa di, ekzistojnė tri versione: ai tė cilin e lansoi pushteti sllavo-komunist dhe organet e sigurimit shtetėror jugosllav se Haki Taha ėshtė "vrasės i paskrupull" i Miladin Popoviqit; ai tė cilin e pėrkrahėn edhe disa historianė shqiptarė se Haki Taha ėshtė vetėm viktimė e lojės sė ndytė tė organeve tė OZN-ės jugosllave pėr t'i fshehur vrasėsit e vėrtetė tė Miladinit; dhe versioni i tretė qė qarkullon edhe nė opinionin e gjerė dhe ndėr njohėsit dhe tė afėrmit e Haki Tahės se kėtė atentat vėrtet e beri Haki Taha, por me vetėdije tė plotė dhe me paramendim si vepėr patriotike e gjest heroik, i cili mund tė krahasohet me atė tė atdhetarit Avni Rrustemi kur e vrau nė Paris tradhtarin mė tė madh shqiptar tė tė gjitha kohėve - Esad Pashė Toptanin.

    Unė mendoj se prej tri versioneve, i treti ėshtė ai i vėrteti. Patriot dhe atdhetar i flaktė, me shėndet tė shkatėrruar dhe i zhgėnjyer me gjendjen dhe situatėn e krijuar pas pėrfundimit tė luftės, kur u mor vesh mashtrimi dhe shkelja e premtimeve tė dhėna gjatė luftės dhe nė Konferencėn e Bunjajt, e duke e konsideruar Miladin Popoviqin kreun dhe ideologun e sllavokomunistėve nė Kosovė dhe fajtorin kryesor pėr prishjen e Marrėveshjes sė Mukjes dhe pėr tė gjitha ato qė po ndodhnin nė atė kohė nė Kosovė, Haki Taha merr vendim ta bėjė gjestin e tij tė fundit. Sepse - gjatė kohės sa ishte Miladin Popoviqi nė pozitėn mė tė lartė politike nė Kosovė ndodhėn tė gjitha ato qė ndodhėn: masakrat pothuaj nė tė gjitha qendrat e Kosovės, luftėrat dhe masakrat nė Ferizaj, Gjilan e Drenicė, largimi i brigadave shqiptare tė Kosovės dhe i brigadave tė Shqipėrisė nga Kosova pėr tė ardhur nė vend tė tyre brigadat serbomalazeze dhe famėkeqja brigadė kriminale e Bokės qė bėri kėrdinė nėpėr Rrafshin e Dukagjinit, ploja e tė rinjve tė mobilizuar shqiptarė dhe masakrimi i tyre nė rrugė pėr nė Shkodėr, Tivar, Dubrovnik e Trogir, vendosja e pushtetit ushtarak nė Kosovė etj. E politikisht, Kosova qė atėherė ishte tradhtuar dhe e mbetur definitivisht nė kuadėr tė Serbisė. Haki Taha me kėtė nuk mund tė pajtohej kurrsesi. Prandaj nuk i mbeti tjetėr pėrveē tė bėnte njė gjest heroik, qoftė edhe duke e sakrifikuar me vetėdije tė plotė jetėn e vet dhe tė tregonte me vepėr atė qė thoshte me gojė dhe e shkruante me penė. Me atentatin e tij heroik e flijoi veten pėr Kosovėn martire, tė cilės i kėndoi me aq afsh e pėrkushtim kur tha: "Na ke bij e tė kemi nėnė/ Kosovė, shpirt i Shqipnisė / Pa ty, vdekė ma mirė tė tanė!"

    Pėr kėtė jam bindur edhe nė bazė tė ca deklaratave qė kam dėgjuar ose lexuar nė raste tė veēanta. E para ėshtė ajo e Fadil Hoxhės, ish-shok shkolle i Haki Tahės, qė e dėgjova nė prani tė shefit tė kabinetit tė tij (Masar Murtezait), si pėrgjigje nė pyetjen time: Si ėshtė e mundur qė Vladimir Dedier, i cili, pėr ēdo gjė qė ka shkruar, ėshtė mbėshtetur nė dokumente konkrete, pėr kėtė atentat ka thėnė: "Dosjen pėr vrasjen e Miladin Popoviqit nuk e kam parė kurrė, por, siē mė kanė thėnė, kėtė e ka vrarė Haki Taha…"? Fadil Hoxha, me atė rast, pasi u mendua pak, tha: "Unė mendoj, po ashtu, se Hakiu e ka vrarė Miladinin. Ai ka qenė nacionalist i madh dhe me kėtė ka dashur qė tė mbetet nė histori".

    Njė deklaratė tė ngjashme tė Xhafer Vokshit e kam lexuar edhe nė revistėn "Zėri". Por, deklarata, e cila ma pėrforcon edhe mė tepėr kėtė bindje, ėshtė ajo e veteranit tė arsimit, Minush Lipovecit, ish-shok klase i Haki Tahės nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, tė cilėn ia paska thėnė kolegut tė tij, Mehmet Gjevorit, nė Prizren, disa ditė pas atentatit kundėr Miladin Popoviqit dhe vrasjes sė Haki Tahės. Mehmet Gjevori thotė se kur erdhi nė punė, Minush Lipoveci tregoi se e kishte pasur nė konak Haki Tahėn disa ditė mė parė, kur ishte nė udhėtim e sipėr pėr nė Prishtinė. Ai tha se Hakiu ishte shumė i sėmurė, i zhgėnjyer dhe i shqetėsuar. Tha edhe se po interesohej pėr tė shkuar ndokund pėr mjekim. Megjithatė, nė ndarje, i kishte thėnė Minushit: "Ke pėr tė dėgjuar pėr mua dhe pėr veprėn time!" Kėtij i ishin bėrė merak kėto fjalė dhe sjellja e shqetėsimi qė e kishte kapluar Hakiun. Shpejt pas kėsaj u dėgjua pėr vrasjen e Miladin Popoviqit nė Prishtinė, e mė vonė edhe pėr vrasjen apo vetėvrasjen e Haki Tahės.

    E ngjashme me deklaratėn e zoti Lipovecit ėshtė edhe deklarata e motrės sė Haki Tahės, Hyrema Tahės, bashkėshortes sė tė ndjerit Shaban Valės, tė cilin e pushkatuan partizanėt fill pas hyrjes nė Gjakovė diku nga fundi i vitit 1944 ose fillimi i vitit 1945. Zonja Hyrema ende ėshtė gjallė dhe lidhur me kėtė ajo thotė: "Hakiu mė tha: po shkoj nė Prishtinė pėr ta kryer njė detyrė tė rėndėsishme. Ndoshta edhe nuk kthehem mė. Por, kjo s'prish punė. Ti kujdesesh pėr nėnėn…"

    Ky version deri diku pėrputhet edhe me deklaratėn e Vesel Rexhepit, ish-drejtor i Shtėpisė botuese dhe shtypshkronjės "Progres" nė Prishtinė, i cili kishte qenė i pranishėm kur ėshtė kontrolluar trupi i vdekur i Haki Tahės. Si tregon vėllai i Vesel Rexhepit, Vehbi Rexhepi, fotograf nė Prishtinė, Haki Taha, atėherė, nėn mantel, kishte veshur njė gozhup me lesh, si i sėmurė qė ishte, nėn tė njė xhemper dhe ishte mbėshtjellė me flamurin kombėtar shqiptar, tė qėndisur me njė parullė nė formė tė harkut me shkronja tė arta: "Kosovės liri - Bashkim me Shqipni!"

    Lidhur me gjithė kėtė nuk po mundem pa cituar edhe njė pjesė nga libri, qė ėshtė nė procesin e botimit nė Shtėpinė botuese "Onufri" tė Elbasanit, "Lasgushi nė Pogradec" nga Meri Lalaj. Kėtė pjesė e lexova kėto ditė - tė publikuar nė tė pėrditshmen "Bujku" tė Prishtinės, dt.10 dhjetor 1994:

    "Po ecnim rrugės tė dy, me Lasgushin - shkruan kėtu Meri Lalaj - dhe ai po mė tregonte se si serbėt i ndiqnin kosovarėt nė kohėn e Zogut. Kėshtu, kishin ardhur nė Shqipėri dy kosovarė: Bajram Gashi dhe Haki Taha, qė ishin mėsues - njėri nė njėrėn shkollė tė Shenavlashit, tjetri nė tjetrėn. Njė ditė nė Tiranė, - vazhdoi Lasgushi, - mė takoi Haki Taha dhe mė tregoi njė libėr, ja kaq tė trashė, sa gishti. Ishte njė pėrmbledhje me poezi pėr Kosovėn. Aty ishte edhe poezia ime "Marshi Kosovar".

    - Tė lutem - mė tha Haki Taha, - tė na bėsh njė parathėnie.
    - Unė nuk shkruaj nė prozė, - i thashė - po pėr Kosovėn do ta bėj.

    Njėherė vajta nė Shenavlash, - vijoi Lasgushi, - dhe mė ftoi pėr drekė prifti i fshatit. Duke ecur rrugės pėrmes fshatit, takova Haki Tahėn, i cili mė tha:

    - Nėna dhe unė po tė presim pėr drekė.
    - Mė ka ftuar pėr drekė prifti i fshatit, - thashė unė, - por do tė vij te ti.

    Nė shtėpinė e tyre ishte njė koritė e madhe me 7 a 8 kile qumėsht pėr mikun, se shqiptari kosovar e pėrmbys shtėpinė pėr mikun - vijoi Lasgushi: - Kur hyri Italia fashiste, tė dy, Haki Taha dhe Bajram Gashi dolėn malit pėr tė luftuar. Bajrami u vra duke sulmuar njė postė italiane. E kur Haki Taha doli malit partizan, Miladin Popoviqi i tha: "Kur tė ēlirohemi, nė Kosovė do tė udhėheqin shqiptarėt". Pasi u ēlirua vendi, Miladin Popoviqi u bė sekretar i parė dhe, atje nė kolltuk, nuk po mendonte mė pėr kosovarėt. Njė ditė, Haki Taha vajti nė komitet dhe i tha rojės me pushkė qė ruante te dera: "Lajmėroje Miladin Popoviqin se e kėrkoj unė". Pas pak, roja e lejoi tė hynte brenda nė komitet dhe atje, nė zyrėn e Miladinit, ai nxori koburėn dhe ia numėroi tė dhjetat mu nė ballė.

    Hakiun e fshehėn kosovarėt me javė tė tėra, se e ndiqnin serbėt. Mė sė fundi, kur e rrethuan dhe donin ta kapnin, Haki Taha vrau veten, se vetėm trimat vrasin veten.

    - Dėgjo kėtu, moj zonjushe, - tha me bindje Lasgushi - Jugosllavia nuk mund tė jetojė dot kurrė si shtet, sepse ėshtė ashtu, me copa, si i thonė, shtet mozaik, me kroatė, sllovenė, malazez, maqedonas… Po serbi ka qenė dhe do tė mbetet armiku i pėrjetshėm i shqiptarėve…"

    Pa marrė parasysh sa ishte i informuar pėr jetėn e Haki Tahės pas vitit 1941, ėshtė interesante si e shihte, apo mė mirė, si e ndjente poeti ynė i madh veprėn heroike tė Haki Tahės - atė ditė gushti tė vitit 1981 kur po bisedonte me Meri Lalajn. Dhe si e shihte ai atėherė Jugosllavinė - "shtet mozaik" dhe "me copa" qė "nuk mund tė jetojė dot kurrė si shtet" dhe se "serbi ka qenė dhe do tė mbetet armiku i pėrjetshėm i shqiptarėve…" Nuk ka rėndėsi qė Lasgush Poradeci atėherė nuk e ka ditur se Haki Taha nuk ka qenė kurrė partizan dhe se trupi i tij i vrarė ėshtė gjetur vetėm dy-tri ditė pas vrasjes sė Miladin Popoviqit. Ėshtė me rėndėsi rėndėsia qė Lasgushi i jep veprės heroike tė Haki Tahės.

    Mė nė fund, njė bashkėkohanik i Haki Tahės, Salih Kolludra, nė intervistėn qė i dha Haqif Mulliqit, gazetar i javores politike shqiptare "Zėri", nr.1534. dt. 18 janar, 1995, decidivisht thotė:

    - Miladin Popoviqin e ka vrarė Haki Taha. Miladini ishte elementi mė i rrezikshėm pėr shqiptarėt, nga se u shtirej si mik. Se do tė ndodhė vrasja, unė e dija qė mė parė. Kėtė ma tha Luan Gashi, i cili kishte qenė nė kontakt me Haki Tahėn. Bile, ne u bėmė gati qė, eventualisht, ta ndihmojmė Hakiun, pasi qė ta kryejė kėtė akt trimėror. Fatkeqėsisht, Hakiu mbeti nė Prishtinė dhe nuk ia doli qė tė na bashkohet nė Greqi.

    Sido qė tė ketė qenė, koha ėshtė qė tė ndriēohet deri nė fund jeta, vepra dhe kontributi i Haki Tahės pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare nė pėrgjithėsi dhe pėr arsimin shqip nė veēanti. Unė, kėtu mė poshtė, po shėnoj vetėm ato qė nė kėtė periudhė arrita tė mbledh.

    HAKI TAHA (Gjakovė, 1913 - Prishtinė, 1945) rrjedh nga njė familje me tradita patriotike e Gjakovės (me prejardhje nga Bujanoci); i vėllai, Qamili, nėpunės i thjeshtė, pas vrasjes sė Hakiut u burgos e pas njė kohe, i lidhur, u dėbua nė Shqipėri, ku pėsoi keq. Vėllai mė i madh i Hakiut, Demush Taha - Gjakova, mėsues e drejtor shkolle nė Gjakovė, ishte patriot i shquar e antifashist, i cili u arrestua dhe u torturua nga fashistėt italianė pas demonstratave tė mėdha antifashiste nė mars tė vitit 1943 nė Gjakovė, e pak kohė pasi u lirua vdiq.

    Hakiu shkollėn fillore e nisi nė vendlindje dhe e kreu nė Shkollėn fillore "Kosova" nė Krumė tė Hasit nė Shqipėri. Gjimnazin e ulėt e kreu nė Shkodėr e Shkollėn Normale nė Elbasan, nė vitin 1939, kur edhe u emėrua mėsues nė Shinavlash tė Shqipėrisė. Nė vitin 1941, me grupin e parė tė mėsuesve qė erdhėn nė Kosovė, erdhi nė vendlindje edhe Haki Taha, ku, bashkė me shokėt e vet, Hysni Zajmin, Fadil Hoxhėn, Xheladin Hanėn, Zeki Shehun, Muharrem Gazinė etj., gjatė verės, organizoi kurset e gjuhės pėr tė rinjtė shqiptarė tė shkolluar mė parė nėpėr shkollat nė gjuhėn serbe. Aty edhe ngjalli ndėr tė rinjtė ndjenjat patriotike dhe frymėn e atdhedashurisė.

    Ndonėse antifashist pėr nga bindja, gjatė tėrė kohės sė luftės, nuk iu bashkua Lėvizjes Nacionalēlirimtare pėr arsye se ishte "nacionalist i madh", si tha nė rastin qė pėrmendėm Fadil Hoxha, dhe - pėr shkak tė mosbesimit ndaj bashkėpunimit me serbėt e malazeztė. Por, as nuk u hodh nė luftė tė drejtpėrdrejtė kundėr kėsaj Lėvizjeje. Kėshtu, gjatė tėrė kohės sė luftės mbeti vetėm mėsues, pa hyrė nė shėrbim tė askujt. Mirėpo, si mėsues ishte shumė i dashur nga nxėnėsit dhe shumė i nderuar nga populli. Nė vitin 1942, kur Kosovėn e vizitoi kryeministri i atėhershėm i shtetit shqiptar, Mustafa Kruja, Haki Taha ishte njėri nga ata qė i ogranizoi tė rinjtė e Gjakovės qė, me flamur kombėtar, pa shenjat fashiste tė "liktorit", t'i dilnin pėrpara dhe tė kėrkonin nga ai qė nė Gjakovė tė hapej Shkolla Normale e jo ajo tregtare, si kishte vendosur qeveria e tij. Fjalėn me kėtė kėrkesė tė tė rinjve gjakovarė, tė drejtuar kryeministrit Mustafa Kruja, qė e mbajti Vehap Shita, atėherė nxėnės i Gjimnazit tė Prishtinės, e kishte inicuar dhe mundėsuar pikėrisht Haki Taha, atėherė mėsues nė Gjakovė. E pas kėsaj vizite tė kryeministrit Mustafa Kruja, pranė Institutit Tregtar nė Gjakovė, u hap edhe dega e Shkollės Normale me drejtor Zekeria Rexhėn, kurse dega e tregtisė pranė kėtij Instituti thuaja se u shua fare.

    Mirėpo, Haki Taha, edhe atėherė shėndetlig, sė shpejti u sėmur rėndė dhe mbeti i shtrirė nė shtrat pothuaj deri nė ditėt kur mori rrugėn pėr nė Prishtinė, ku edhe e gjeti vdekja nė mars tė vitit 1945.

    Kėtu po e jap edhe vjershėn e tij, ashtu si e kam pas kopjuar nė vitin 1943 dhe si u botua mė vonė nė revistėn "Alternativa" tė Shoqatės "Migjeni" tė Lubjanės. Atėherė e sot ajo mė ka lėnė mbresa tė thella. E besoj se Haki Taha do tė ketė pasur edhe shkrime tė tjera, tė publikuara ose jo, po qė mbeten pėr t'u hulumtuar dhe, eventualisht, edhe pėr t'u botuar.

    KOSOVĖ, O SHPIRTI I JONĖ

    Tepėr fjete, zgjohu, moj orė,
    bijtė e tu thirrin n'flakė t'dashnisė'
    Me za t'thekshėm me pushkė n'dorė,
    Pjesė tė pandashme tė Shqipnisė.

    Shqiptarė ke, shqiptare je,
    Shpirti nga trupi kurr' s'mund t'ndahet,
    N'ty jetojmė, n'ty kemi le,
    Gjaku ujė kurr' s'mund tė bahet!

    Eshtna t'vjetėr dhe tė rij'
    Janė grumbullue pėr ty pėrherė,
    Lule lirie duhet t'mbijė
    Shqip ka b'za n'at' tokė pėrherė.

    N'mund e djersė, Kosovė moj trime,
    Mbahu ndėr shekuj n'hov t'burrnisė!
    Ndėr llogore me flijime,
    Gufon gjaku i lirisė.

    Gjak e zemėr, dritė Arbnisė,
    Na ke bij e tė kemi nanė,
    Kosovė, shpirt i Shqipnisė,
    Pa ty vdekė ma mirė tė tanė!

    Haki Taha

    Shėnim: Pas botimit tė kėtij libri ku shprehej habia pėrse nuk ėshtė dekoruar edhe Haki Taha pėr veprimtarinė e tij tė njohur atdhetare e arsimore, njė vit mė vonė (mė 22.11.1995), u dekorua edhe Haki Taha.

Tema tė Ngjashme

  1. A e shiti Enver Hoxha Kosovėn?!
    Nga THOTI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 926
    Postimi i Fundit: 14-05-2012, 14:14
  2. Myslim Islami per Ali Kelmendin dėshmojnė pėr Enver Hoxhėn
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:07
  3. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •