Si pėr tė vėrtetuar se kujtesa e shqiptarėve ėshtė e shkurtėr, njė 43-vjeēar ka krijuar njė tjetėr firmė piramidale dhe mė pas ėshtė zhdukur, bashkė me paratė.

Nazmi Mulleti, me profesion ekonomist, iu mbushte mendjen “kreditorėve” tė tij se shumė shpejt do tė fitonte tenderat e veshmbathjeve nė Ministri tė Brendshme, nėpėrmjet tė cilave paratė e investuara do tė shumėfishoheshin nė njė kohė tė shkurtėr.

Pėr t’u bėrė i besueshėm, ai firmoste edhe kontrata pėr paratė e marra, ku parashikoheshin edhe interesat, por njėsoj si nė raste tė ngjashme, 43-vjeēari Mulleti ėshtė zhdukur bashkė me paratė, duke lėnė tė zhgėnjyer huadhėnėsit e tij, qė i janė drejtuar pėr ndihmė policisė.

Policia e Tiranės ka shpallur dje nė kėrkim Nazmi Mulletin, i akuzuar pėr vjedhje me anė tė mashtrimit.

Hetimi pėr tė ka filluar me denoncimin e dy qytetarėve, tė cilėt e akuzonin ekonomistin qė punonte si tregtar rrobash tė importuara nga Turqia pėr vjedhjen e 80 mijė dollarėve.

Burime nga grupi hetimor pohuan pėr “Shekullin” se i akuzuari i mashtronte njerėzit, duke iu thėnė se do tė fitonte tendera nė Ministri tė Brendshme.

Madje, ai pėrmendte edhe emra, qė sipas tij i kishte miq dhe garantė pėr marrjen e tenderave.

Policia pohon se deri mė tani, personat e mashtruar nga Mulleti janė mė tepėr se pesė tė identifikuar, ndėrsa shtohet se po kėrkohen edhe persona tė tjerė tė mundshėm qė mund tė jenė dėmtuar nga piramida mė e fundit e zbuluar.

Kėrkimet e policisė mbi tė kėrkuarin nuk kanė rezultuar tė suksesshme, ndėrsa agjentėt e antikrimit ekonomik kanė nisur gjurmimin e tė denoncuarit.


Marre tek: http://www.a1tv.com.al