Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Heronjte e harruar

    Dėshmorėt e harruem tė epopesė kombėtare
    Martirėt e Fushės sė Korēės

    Ardian Ndreca

    -shqip-

    ____________________________________

    DĖSHMORĖT E HARRUEM TĖ EPOPESĖ KOMBĖTARE
    MARTIRĖT E FUSHĖS SĖ KORĒĖS

    ARDIAN NDRECA



    Herojt e vėrtetė, ata qi i dhanė gjakun Shqipnķs pėr liri e pėrparim, shpesh herė janė tė harruem e ndėr librat e historisė pėr ‘ta nuk tepron asnji rresht, e pra jeta e tyne āsht bā fli pėr tė mirėn e kombit mbarė. Ndėr kėta heroj tė harruem bājnė pjesė edhe dėshmorėt e fushės sė Korēės: Bajazit Rehova, Odisea Kotta Pjasto, Kostaq Spiro Kosturi, Kristaq Furxhiu, Petraq Kristofilaku dhe Nuēi Lapi, tė cilėt u vranė prej ushtrisė turke tue mbrojtė me armė nderin e Nanės Shqipnķ me 16 – 17 korrik 1911.
    Ishte koha kur lėvizja pėr pamvarėsinė e kombit kishte fillue me nxķt luftėn e ēetave tė armatosuna prej Kosovet deri nė jug tė vendit, e bash kėtu veprojshin ēetat e Spiro Bellkamenit, Themistokli Gėrmenjit, Qamil Panaritit, Ēerēiz Topullit etj. Tashma lufta po organizohej me programe dhe me koordinim veprimesh, ēashtja shqiptare kishte edhe nji Komitet tė sajin. Nė ketė pėrpjekje tė gjanė, ndėrmjet atyne qi me pushkė dhe me mendim patriotik dhanė nji kontribut tė ēmueshėm pėr ēashtjen kombėtare, mundena me kujtue shkurt emnat e Mihal Gramenos, Jashar Erebarės, Xhevat Kortshės, Thoma Avramit, Hafiz Ali Korēės, Thanas Floqit, Dhimitėr Berattit, Haki Mborjes, Dhambi Bimblit, Vasil Tromarės e shumė tė tjerėve.
    * * *
    Me 15 korrik 1911 ēeta e Qamil Panaritit, qi ishte krahu i armatosun i "Vėllazėrisė" dhe i "Bandės sė Lirisė" sė Korēės, kishte mbėrritė nė Orman Ēiflik pėr me marrė furnizime tė ndryshme. Ishin 20 vetė dhe u ndanė nė dy grupe, njeni grup i pėrbāmė prej 12 vetėsh nėn komandėn e Q. Panaritit zuni vend te Ēifliku i Seitajt, ndėrsa Spiro Bellkameni me 8 vetė u strehue nė nji plevicė afėr katundit Pojan, rreth 3 orė nė kambė larg Korēės. Por tradhtari Emin beu i Pojanit njoftoi Hafūz Pashėn nė Korēė e ky dėrgoi rreth 400 ushtarė turq me mitraloza nėn komandėn e Rexhep Pallės pėr me asgjasue trimat e lirisė.
    Tė rrethuem e t’pa shpresė me ēa ushtrinė turke, trimat vendosen me bā deken si me lé, ishin lidhė tue pasė si moto thirrjen "Liri a Vdekje", e tashti kishte ardhė momenti me vdekė si njerėz tė lirė. Por, luani qi shpėtoi shokėt qe Bajaziti prej Rehovės sė Vithkuqit, "firar" i lirisė ndėr malet e Korēės pėr vjetė tė tanė, i cili zuni nji hendek e filloi me gjuejtė mbi turq tue vra 5-6 vetė e ndėr ta edhe nji mylazim. I mbaruen fishekėt e katėr plumba nė gjoks i a morėn jetėn. Trupin i a dėrguene nė Korēė, e me qi nuk kishte tė afėrm, turqit urdhnuene dy jevgjķt me e shti nė dhé nė fund tė vorreve myslimane pa i bā shartet e fesė. Mė mirė qi nuk u la me ujė gjaku i tij: - thanė shokėt e "Vėllazėrisė", pse gjakun e derdhun pėr liri nuk duhet ta shpėrlajė uji e as koha prej kujtesės sė kombit. Mbas tij u plagos edhe Odisea i Pjastollinjėve tė Korēės, pinjoll 21 vjeēar i nji familje shumė tė pasun, turqit filluene me e torturue pėr me e detyrue me folė, por tė vetmet fjalė qi tha me gjysėm zanit qenė kėto: “Asnjeri s’mė dėrgoi, pėrveē detyrės edhe ndjenjės sime”. Atėherė turqit tue e goditė me qytė tė pushkės i thyene arrēin e qafės dhe i ēanė kryet tue e lanė tė vdekun. Kjo gja ndodhte nė mėngjesin e ditės 16 korrik.
    I treti qi mbeti nė ketė pėrpjekje qe Kostaq Kosturi, i biri i dėshmorit Spiro Kosturi, tė cilin grekėt, atėherė kur nuk ishin endé miq tė ēashtjes shqiptare, e vranė pabesisht nė Selanik me 11 nandor 1906. Kostaqi pat ndjekė shkollėn amerikane tė Korēės, tue shndritė mes djelmnisė korēare e tue qenė themelues i shoqnisė "Vėllazėria". Kostaqi 18 vjeēar bānte propagandė atdhetare dhe i mėsonte abetaren fėmijve korēarė, myslimanė dhe tė krishtenė. Familja e tij do t’i jepte atdheut edhe nji tjetėr figurė tė harrueme: Idhomene Kosturin, edhe ky anėtarė i Komitetit e nė vitet ’20 edhe kryeministėr i Shqipnķs; u vra me atentat nė vjetin 1944 prej nji celule komuniste nė Durrės, kur tashma ishte burrė plak e kishte kohė qi nuk pėrzihej nė jetėn politike aktive.
    Kostaq Kosturi ra i plagosun nė duer tė turqve nė luftėn e Orman Ēiflikut, e anadollakėt nisėn menjiherė me e torturue pėr me e detyrue me tregue. Djali i Spiro mėmėdhetarit qindroi si trim e dha shpirt si atdhetar. Egėrsinat e Azisė i ranė me qytė tė pushkėve mbas kreje tue i derdhė trutė mbi barin e djegun prej diellit tė korrikut, disa halldupė tė tjerė i ngulėn bajonetat nė gjoks tue e pre dhe tue dashtė me e shėmtue edhe mbas vdekjes. Kur mbėrriti nė Korēė trupi i tij dyqanet e Kosturėve u mbyllėn nė shźnj zije e u veshėn me cohė tė zezė, e tue qenė se anadollakėt nuk mbėrrijshin me e njohtė, aq shumė e kishin shpėrfytyrue, thirrėn njerėzit me e pa kufomėn. I vėllai, Dhimitraqi, kur e shikoi trupin e pajetė tė Kostės, pa i u dridhė zāni e pa qa, tha: Vėrtet, ky ėshtė im vėlla, dhe e mori trupin e gjakosun nė shtėpi.
    Turqit deshtėn me rrźjt edhe konsujt qi gjindeshin ato ditė nė Korēė, tue thanė se kishin vra disa hajdutė, por atdhetarėt e vėrtetė i treguen tė vėrtetėn tė huejve e konsujt fotografuen trupat e tre dėshmorėve tė lirisė.
    Ndėrkaq nji bari nga Voskopoja, i kapun rob prej turqve nė Orman Ēiflik, tue pasė frikė se po e pushkatojnė, i tregoi anmiqve plevicėn e Pojanit ku rrinte e mshehun pjesa tjetėr e ēetės. E kėshtu tė dielen nadje, me 17 korrik, Spiro Bellkameni u gjind i rrethuem bashkė me shokėt e vet. Kapedani urdhnoi me ēa rrethimin e vet’i teti doli me bomba nė dorė tue thirrė: "Rroftė Shqipėria". Turqit mbetėn tė hutuem e aty pėr aty u vra vetėm Kristaq Furrxhiu 24 vjeēar, i cili sapo ishte kthye prej Ameriket pėr me u vū nė shėrbim tė interesave tė atdheut. Mā pėrtej mbeti i vramė edhe Petraq Kristofilaku dhe Nuēi Lapi, trupat e tė cilėve u dėrguene nė Korēė tė coptuem prej goditjeve tė bishave turke. I vranė me tradhtķ, por puna e nisun prej tyne nuk u ndal, ata nuk kishin dalė malit vetėm me i vū pushkėn turkut, por mbi tė gjitha me zgjue shqiptarėt prej gjumit shekullor. Nuk patėn shumė sukses deri n’ato ditė korrikut, por mbas vdekjes sė tyne etja pėr lirķ pėrfshiu mbarė fushėn e malet e asaj krahine. Ideja kombtare zuni rrānjė dhe u ringjall Rovi, Rėmbeci, Dishnica, Pėndavini, Vloēishti e Sovjani; Korēa tashma mundej me u krenue me gjakun e bijve tė saj.
    Ishte vjeti 1911, Shqipnija dergjej nė thundrėn e anmikut 500 vjeēar. Shtypjes, vorfnķs, dhunės, terrorit, grabitjeve, korrupsionit, mbrapambetjes nė tė cilėn e kishte ēue vendin pushtuesi turk - po i afrohej fundi. Megjithatė, endč duhej derdhė gjak pėr lirķn e Shqipnķs, e ai gjak, qi s’u kursye, nuk duhet harrue as sot e as kurrė.
    * * *
    Fakti qi sot historinė e Shqipnķs po e “shkruejnė” tė pėrkohshmet e ndryshme tregon vetėm mjerimin ku ka ra shkenca e historisė. Duhet me pritė qi tė kalojnė kjo gjeneratė historianėsh tė armatosun me koncepte idelogjike, me metoda joshkencore dhe me nji habitus kėrkimor bardh e zķ.
    Historinė nuk duhet me e shkrue tė pėrkohshmet, historia duhet me na folė prej nji elteri qi nuk i pėrket asnji politike, asnji sektarizmi, asnji partie, ajo duhet me i shėrbye vetėm tė vėrtetės. Nuk mjafton me zbulue lidhjet shkakore, biografitė, me pėrshkrue ngjarjet, historia e njerėzimit duhet pa nėn dritėn e tė mirės dhe tė keqes qi āsht mishnue ēdo herė nė vazhdėn e saj, duhet me kuptue nėse prej nji ngjarje historike ka mbijetue e mira apo e keqja, nėse dinjiteti i njeriut ka dalė i humbun apo i fituem. Mėsimi i historisė na kthen mbrapsht, nė formė konceptesh, mirėsinė dhe tė keqen qi gjen strehė tek secili njerķ. Ēdo e mirė nė historķ – na tregon iluministi Herder – i shėrben njerėzimit, tė kėqijat, tė mėdha apo tė vogla, janė kundėr njerėzimit.
    Por sot e keqja āsht se jeta e shumicės prej nesh pėrmban aq pak forcė shpirtnore nė vetvete sa mos me mujtė me u klasifikue, mjerisht, as si e mirė dhe as si e keqe!




    ____________________________________

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Spiro Kosturi dhe Spiro Bellkameni jane dy heronj shqiptare te cilet luftuan per liri dhe dinjitet.Te besimit ortodoks ata i bejne atentat Fotiut te Korces i cili ishte perfshire ne nje fushate te eger per helenizimin e treves korcare.
    Luftuan me arme deri ne diten e fundit te jetes se tyre dhe do te ishte mire qe brezi i ri te njohe vepren e tyre atdhetare.

  3. #3
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Me qellim harrohen patriotet shqiptare te besimit ortodoks nga historianet e sotem dhe nga opinioni "orthodhoks" te tipit "alla forumi shqiptar" per ti shkuar sipas shtatit ekspansionit grek ne te gjitha fushat,fetare,kulturore,ekonomike etj..

Tema tė Ngjashme

  1. Mes grave tė burgosura qė kanė harruar erėn e burrit....
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 22:38
  2. Heronjtė qė shesin cigare
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 06:36
  3. Ishulli i premtimit tė harruar!
    Nga Mjellma nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 07:36
  4. Pėrkujtohen tre heronjtė e UĒK nga Londra
    Nga Shijaksi-London nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 13:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •