Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 89
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Teqja ne mal te Tomorrit

    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Se kam kuptu nojhere car kuptimi ka qe shkojn njerzit atje te mali tomorrit?

  3. #3
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Njerezit,kane nevoje te besojne ne dicka.......une per vete,shkoj me teper per te shijuar mishin e pjekur ne hell dhe ajerin e paster gjithashtu edhe bukurine e papershkruar te malit.

  4. #4
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Tomorri eshte vend i bekuar nga zoti. ka disa shenja atje rreth historise se Abaz Aliut. Eshte edhe nje gjurme kali ne shkembin perballe qe verteton qe ka kaluar aty me kale. Ai vend eshte shume i thepisur dhe nuk mund te jete bere nga ndonje kale normal.

    Eshte lartesia e tomorrit qe te ben sikur prek qiellin me dore dhe nga ajo lartesi mund te shohesh fare mire shume qytete perreth.

    une shkoj vit per vit per peligrinazh por edhe me shume per te kujtuar vendin ku kam lindur dhe kam jetuar per disa vite.

  5. #5
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Nga varet teqeja e Tomorrit?

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga oliinter
    Eshte lartesia e tomorrit qe te ben sikur prek qiellin me dore dhe nga ajo lartesi mund te shohesh fare mire shume qytete perreth.

    une shkoj vit per vit per peligrinazh por edhe me shume per te kujtuar vendin ku kam lindur dhe kam jetuar per disa vite.
    Oliinter, me duket shume interesant pershkrimi yt.
    Cilat fusha dhe qytete mund te shihen nga maja? Po Osumi ose ndonje dege e tij a duken qe andej? Po deti? Nga cila ana e horizontit eshte gjurma e kalit?

    Falemderit per cilendo pergjigje qe mundesh te japesh.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    nga maja e tomorrit mund te shihet fare mire deri ne durres duke perfshire qytetet berat, kucove, lushnje, kavaje.

    edhe lumi i osumit duket plotesisht nga ajo maje. por nje pamje te vecante te jep kur je naten. te duket sikur po te zgjatesh doren do te kapesh italine.

    sidomos edhe nje pamje te mrekullueshme te jep edhe perendimi i diellit ne adriatik

    kush nuk e ka vizituar kete bukuri te natyres e keshilloj qe te shkoj ta vizitoje pasi ka per te ngelur i mahnitur nga pamjet.

    respekte
    vari leshte

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    oliinter:

    Po nga jugu cfare duket? Pershembull a shihet deti, Sazani, ose Korfuzi etj. Po Devolli dhe grykederdhja e Semanit, fusha e Myzeqese?

    E vleresoj ndihmen tende.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Mali Tomrit eshte madheshtor
    sepse nuk ka male te tjere rreth tij dhe te gjithe e shikojme ate nga fusha .Pervec gejdhenave qe flasin per vendodhjen e nje orakulli me duket se natyra e ka vecuar si personifikimin e mashkullit ne mes te fushes personifikimit te femres

  10. #10
    Albanian Maska e Mogli--
    Anėtarėsuar
    20-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė (ALBANIA)
    Postime
    56
    Mali i TOMORRIT eshte nje madheshti nje vend i shenjte dhe nje kenaqesi e papershkrueshme.Une kam shkuar dy here atje dhe eshte nje nga gjerat me te bukura qe njeriu ben per besim ose per kenaqesi.Ju sygjroj ta provoni te vizitoni vendin e shenjte dhe bukurine e malit te TOMORRIT
    Festa eshte 5 dite,nga data 20 deri me 25 gusht

  11. #11
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anėtarėsuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    do te vdesesh shko atje
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  12. #12
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Udhėtim mes besimtarėve dhe praktikantėve tė sektit bektashi
    Mijėra pelegrinė
    nė malin e Tomorrit

    AULONA KADILLARI (Tirana Observer, E Enjte, 23 Shkurt, 2006)

    Kurbani, riti kryesor i kėsaj feste

    Nėse duhet tė shkosh nė festėn e Abaz Alit, nė malin e Tomorrit, kjo nuk mund tė ketė kuptim pa flijimin e deles. “Therja e Kurbanit do tė thotė se shpirti i kurbanit shkon lart, ndėrsa mishi shpėrndahet”, shpjegohet riti i kėsaj feste. Por njė veēori tjetėr e kėsaj feste ėshtė edhe lyerja e ballit tė pelegrinit me gjakun e kurbanit tė flijuar pėr nder tė klerikut. Por nuk mbarojnė kėtu ritet e kėsaj feste, e cila zgjat pesė ditė. Sipas besimtarėve tė kėtij sekti, marrja e qirinjve tė shkrirė, si dhe dheut, i cili ndodhet nė vendin ku prehen klerikėt bektashinj, sjell mbarėsi. Por kėtė tė fundit, sipas besimtarėve, e bėn edhe hedhja e lekėve dhe e sendeve tė tjera nė varrin e klerikut, siē ėshtė ai i Iliaz Dervishit, apo edhe te varri i personit nga ka marrė emrin kjo festė, Abaz Aliu.

    Nėse do tė dish pėrse mali i Tomorrit ėshtė vendi i perėndive, mjafton tė shkosh aty nė njė ditė si ajo e festės sė Abaz Aliu. Qė nga Tropoja e Kukėsi, nga Kosova e Maqedonia, nga Vlora e Saranda, e, padyshim, nga Skrapari, qė e ka pronė Malin e Tomorrit, e kanė pushtuar me tė gjithė kuptimin e fjalės.
    Jemi nė lartėsinė 2416 metra mbi nivelin e detit dhe nuk e teprojmė tė themi se na duket vetja sikur fluturojmė. Shqipėria ėshtė pėrpara syve tanė. Kur erret shquhet edhe Brindizi i Italisė. Ja, bash kėtu prehet Abaz Aliu, njė klerik bektashi, qė me emrin e tij e njehsoi kėtė vend. Dhe, pėr nder tė tij, pelegrinė nga i gjithė vendi e vizitojnė nga 20 deri nė 25 gushti ēdo vit.

    Nga Ēorovoda nė Tomorr
    E marrim rrugė nga qyteti i Ēorovodės. I bie qė tė ndjekėsh rrjedhėn e ujit tė lumit tė qytetit, por kėtė herė nė krah tė kundėrt. Male tė thepisura dhe njė grykė me emrin e Dėvrisė, qė edhe nė pikun e verės ke ftohtė. Makinat varg-varg tė tregojnė sikur je nė ndonjė marshim tė organizuar. Por edhe sikur dikush t’i
    organizonte, ky lloj rregulli nuk do tė ishte kurrė prezent. Secili e di rrugėn e vet. E di kurbanin e vet. E di sa lekė do tė bėjė fli dhe se pėr kė do tė lutet kur tė mbėrrijė tek vendi i shenjtė. Ja afrohemi tek tylbeja e Dervish Brahimit nė Dobrushė. Ėshtė njė mikrogodinė me kulm. Aty hyjnė tė gjithė, njė e nga njė. Lėnė lekė, ndezin qirinj dhe thonė ato fjalėt magjike.

    Por pelegrinazhi nuk mbaron kėtu. Nė malin e thepisur njė tufė delesh tė presin rrugėn. Edhe ato tė kujtojnė se janė gati pėr kurban. Njė kurban qė secili nga vizitorėt duhet ta bėjė pa mė tė voglin problem. Dhe ashtu ndodh. Njė enė e madhe me gjak, e mbushur nga therja e deleve nė maj tė malit, ėshtė simboli i gjithė kėtij udhėtimi. Secili mezi pret tė bėjė kėtė ritual. Kasapė qė therin e therin dhe njė gjak qė derdhet nga trupi i ngrohtė i deles, njė gjak aq i justifikueshėm pėr kėtė ngjarje tė shėnuar fetare.

    Teqeja e famshme
    Kėtu duhet tė ngjitesh patjetėr, qė bekimi tė pėrmbushet. Teqeja e Iljaz Dervishit tė ofron kėtė mundėsi nė majėn mė tė larėt tė Tomorrit. E kėtė ftohtėsi tė kėtij mali, kėto ditė gushti e ka ngrohur sadopak zjarret e shumtė tė pelegrinėve nga tė gjitha trojet shqiptare. Edhe rruga ėshtė e rregulluar enkas pėr kėtė festė.
    Besohet se nė Shqipėri nuk ka ndonjė mal tjetėr veē Tomorrit, qė tė ketė rrugė qė makina tė shkojė deri nė kulm. Dhe pas ritualit, njerėzit gėzojnė tė kalojnė kėtu njė natė. Ēadrat janė hapur tej e ndanė fushės dhe njerėzit i gėzojnė mirė kėsaj nate vere nė njė mal tė shenjtė. Tė gjithė janė tė bindur se kanė bėrė diēka qė
    ia vlen. “Kush beson, ėshtė mirė, por kush praktikon besimin ėshtė mė mirė akoma”. Me kėtė postulat kėta njerėz duket se kanė bėrė diēka nė jetėn e tyre. Kanė respektuar njė shenjt, kanė bėrė njė ritual me tė gjitha praktikat dhe pastaj kanė kaluar njė anė nė majėn e malit Tomorr, njė mal qė nė histori njihet si mal i
    perėndive.



    Tomorri, vendi qė bashkon shqiptarėt,
    Flet BabaTahir Emini, Kryetar i Komunitetit bektashian tė Maqedonisė

    Ka udhėtuar shumė orė nga Maqedonia pėr nė malin e Tomorrit. “Tė gjithė shqiptarė nga Kosova e Maqedonia kanė ardhur pėr tė festuar kėtė festė. Ky rit i bashkon tė gjithė.” Kėshtu shprehet nė njė intervistė pėr gazetėn “Tirana Observer” Baba Tahir Emini i Maqedonisė.

    Pse keni ardhur nė kėtė vend?
    Erdha nga Maqedonia nė emėr tė tė gjithė bektashinjve, qė jetojnė nė kėtė vend, pėr tė bashkuar kėtu, nė Tomorrin e shenjtė, nė vendin e shenjtė tė Abaz Aliut, qė tė bashkohemi shpirtėrisht me tė gjithė bektashinjtė qė jetojnė nė Shqipėri.

    Ėshtė hera e parė qė vini nė Tomorr?
    Jo, unė vij ēdo vit nė kėtė vend. Dhe, kjo, vit mė vit bėhet mė madhėshtore dhe njė numėr i madh besimtarėsh, i cili shtohet gjithmonė, vjen nga Kosova dhe Maqedonia.

    Ēfarė ju ka bėrė mė shumė pėrshtypje nė kėtė vend?
    Shqipėria dhe shqiptarėt janė vendi mė me besim nė botė. Dashamirėsia dhe fisnikėria e shqiptarėve ėshtė aq e madhe saqė ēdo vit e mė tepėr vijnė vizitorė nga jashtė, nga trojet shqiptare, por edhe mė gjerė. Nga ky vend i shenjtė vijnė qė tė marrin uratėn, nė mėnyrė qė vitin ta kalojmė mbarė e mirė nė ēdo pikėpamje, nė shėndet dhe ndryshime tė tjera.

    http://www.bektashi.net/shqip-tomori.htm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549

    fotografi per parkun e malit te Tomorrit

  14. #14
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Kete artikullin me lart e kam lexuar, po fotot nuk i kisha pare. Kam degjuar qe jane dy burime, nje me uje te ftohte dhe nje me te ngrohte ne mal/pllaje te Tomorrit. Dini gje?

    Falemderit miq.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  15. #15
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Moderatoret duhet te kujdesen per pergjigjen tende te parrespekt Genesis me gjoja gjak ortodox. Ata qe dine do shkruajn dhe ajo qe te duket ty tabel e dhime mbrojtese eshte vetem nje tabele e thjesht informuese.



    JORGO BULO

    Mali i shenjtė i Tomorrit

    Nga kulti pagan te miti romantik

    Nga kulti pagan i majave tė larta, i pėrhapur nė gjithė Shqipėrinė, kulti i malit tė Tomorrit ka mbijetuar nė rrjedhė tė shekujve e tė ndėrrimeve fetare. Duke gėzuar njė prestigj tė veēantė nė botėn shqiptare, ai ka fituar atributin e malit tė shenjtė. Fakti qė ky mal nė gojėdhėnėn popullore, nė periudhėn antike e mesjetare dhe nė letėrsinė romantike pėrfytyrohet si Olimpi shqiptar, besoj se ėshtė dėshmi e njėsisė kulturore ballkanike.
    Tomorri ėshtė mali mė impozant nė Shqipėrinė e Jugut. Me majėn mė tė lartė 2416 metra, ai ngrihet vetmitar nė njė rrafshinė pa fqinjė qė ta rivalizojnė dhe zotėron kėshtu pamjen nga tė gjitha pikat e horizontit. Kjo e bėn atė madhėshtor, si e bėjnė tė bukur livadhet malore, e tė frikshėm majat e thepisura shkėmbore, humnerat e thella dhe stuhitė e befasishme. Etnologia angleze Margaret Hasluck, qė u ngjit nė majė tė tij mė 1930, konstatoi midis tė tjerave se pelegrinėt besonin nė njė fuqi tė mbinatyrshme me seli nė atė majė e se betimi pėr Baba Tomorrin ishte mė i fortė se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim ėshtė mbeturinė e kultit pagan tė natyrės, brenda tė cilit kanė mbetur besimet e shqiptarit.
    Nė zhvillimet e mėvonshme etno-historike e fetare tė shqiptarėve, substrati pagan u tregua shumė i qėndrueshėm; ai mbijetoi si njė element i vazhdimėsisė sė traditės mitologjike ilire dhe si shprehje e njėsisė shpirtėrore tė tyre. Vendet e peligrinazheve tė epokės pagane dhe ritet pagane mbetėn po ato nė epokat e mėvonshme fetare, ndryshuan vetėm pėrfytyrimet qė lidhen me kėto rite, duke marrė njė veshje kristiane ose islame. Ky evolucion dhe stagnacion njėherėsh ėshtė karakteristik edhe pėr kultin e Tomorrit dhe ritet e pelegrinėve nė nderim tė tij.
    Pėr tė ardhur tek ekzaltimi romantik i shekullit XIX, kulti pagan i malit tė shenjtė tė Tomorrit kaloi dy faza, qė iu pėrgjigjėn dy periudhave tė historisė fetare tė shqiptarėve: periudhėn e lulėzimit tė kristianizmit dhe atė tė islamizmit. Por, sikur tė mos ekzistonin kėto dy faza, siē do ta provojmė mė poshtė, letėrsia romantike e Rilindjes shqiptare, u nis nga kulti pagan dhe mbeti te pėrmbajtja dhe pėrfytyrimi i tij primitiv mitologjik. Ajo ēka i shtoi kjo letėrsi kėtij kulti ishte fryma e ekzaltuar e romantizmit nacional.
    Pėr tė kuptuar ēka u tha duhet tė hapim kėtu njė parantezė tė shpejtė. Deri nė fund tė shek. XV, kur ra kėshtjella e fundit e rezistencės shqiptare, feja e shqiptarėve ishte krishtėrimi. Ata i pėrkisnin ritit katolik dhe ritit ortodoks. Pas vendosjes sė sundimit osman nė shek. XV, nisi procesi i islamizimit tė popullatės vendėse. Nė shek. XVII, 70% e shqiptarėve ishin kthyer nė besimin islam. Gjatė shek. XVIII njohu njė pėrhapje relativisht tė gjerė nė Shqipėri bektashizmi. Kėshtu qė shqiptarėt erdhėn nė epokėn e lėvizjes sė tyre nacionale tė ndarė nė katėr grupe fetare. Ata paraqiteshin tanimė si katolikė e ortodoksė nė minorancė dhe si myslimanė e bektashinj e synitė nė mazhorancė.
    Fati i kulteve pagane dhe i vendeve tė kėtyre kulteve nė Shqipėri ėshtė i lidhur me historinė fetare nė kėto treva. Sot nė Tomorr praktikohet kulti bektashi, por midis kėtij tė fundit dhe atij tė parit, kultit pagan, qėndron kulti i fesė qė ndan kėto dy periudha fetare, pra kulti i krishterė. Kėtė nuk e dėshmon vetėm tradita gojore pėr ekzistencėn e Kishės sė Shėn Mėrisė nė mal tė Tomorrit dhe pėr peligrinazhin e besimtarėve ortodoksė mė 15 gusht, ditėn e Shėn Mėrisė sė gushtit. Edhe nė maja tė tjera, nė veri, nė qendėr dhe nė jug tė Shqipėrisė, si nė majėn e Gjallicės e tė Pashtrikut, nė Shėn Llesh tė Krujės dhe nė majėn e Kėndrevicės sė Kur_veleshit, pelegrinėt e krishterė festojnė po nė mes tė gushtit festėn e Shėn Mėrisė. Duke mos dashur ta thyejnė kėtė vazhdimėsi, bektashinjtė qė kanė pėrvetėsuar tė paktėn njė shekull e ca mė parė kultin e Tomorrit, e organizojnė pelegrinazhin nė majė tė tij po mė 15 gusht tė ēdo viti. Nė kėtė pelegrinazh nuk do tė merrnin pjesė, si marrin edhe sot, as synitė, as tė krishterė, sikur ky kult tė mos lidhej me njė traditė tė lashtė parafetare.
    Po sipas M. Hasluck bektashinjtė e pranojnė se kanė zėvendėsuar njė kult shumė mė tė vjetėr. Ata i besojnė gojėdhėnės se Haxhi Babai, duke parė pelegrinė qė ngjiteshin nė Tomorr ēdo mes gushti pėr t’iu falur njė hyjnie pagane, shkoi nė Qerbela, mori njė dorė dhe nga varri i vėrtetė i Abas Aliut, e hodhi nė majė tė Tomorrit dhe e konsakroi atė si varrin e dytė tė shenjtorit. Burime tė pavėrtetuara bėjnė fjalė pėr njė tyrbe tė vitit 1620 kushtuar heroit tė Qerbelasė, kurse teqeja bektashiane ėshtė ngritur mė 1916.
    Nga gjithė ky trashėgim pagan dhe postpagan, shkrimtarėt e Rilindjes Kombėtare ruajtėn bėrthamėn pagane dhe iu referuan admirimit gati mistik tė ndėrgjegjes popullore pėr kultin e malit nė fjalė. Me kėtė lėndė ata ndėrtuan mitin romantik tė malit tė Tomorrit, nė frymėn e idealeve patriotike.
    Pėr shkollėn e romantizmit shqiptar tė shekullit XIX, qė u pėrftua nėn ndikimin e fuqishėm tė lėvizjes mendore e politike pėr ēlirim nacional nga zgjedha osmane, poetizimi i traditave historike dhe evokimi i sė kaluarės heroike legjendare, fitonte pėrparėsi tė veēantė. Kjo ishte rruga e afirmimit tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve si banorė tė lashtė tė gadishullit. Por ky ishte edhe njė argument i njėsisė sė tyre shpirtėrore e kulturore. Feja, qė pėr popujt e tjerė tė gadishullit ishte njė faktor integrimi kombėtar, pėr shqiptarėt e ndarė nė disa besime ishte njė faktor disintegrimi. Nė kėtė mes nuk duhet harruar edhe fakti qė fetė e ndryshme nė Shqipėri ishin edhe pėrēuese ndikimesh tė huaja politike e kulturore. Duke mos qenė tė bashkuar rreth njė kishe, shqiptarėt duhet tė ishin tė bashkuar rreth njė miti kombėtar. Shkrimtarėt romantikė kėtė mit e krijuan me lėndė historike kur evokuan shekullin e qėndresės shqiptare qė lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut. Por e krijuan dhe me lėndėn e legjendės e tė besimeve tė lashta popullore, kur poetizuan kultin e Tomorrit.
    Pėr t’i dhėnė prestigj shkencor e thellėsi historike kėtij miti ata iu referuan trashėgimit antik. Toponimin Tomaros ose Tamari a Tmari qė del te Straboni dhe te Plini Secundi (Talar) si mal pranė Dodonės, pra si mal i Shenjtė, ata e lidhėn pa asnjė mėdyshje me Tomorrin e Shqipėrisė. Kėshtu kulti i Tomorrit u shndėrrua nė kultin e malit ku ka selinė perėndia e lashtė e shqiptarėve. "Shqiptarėt e moēėm, - shkruan poeti kombėtar Naim Frashėri, - besoninė Hyjninė, dhe nė malt tė Tomorrit ish falėtore e ti, qė thuhej Dodonė".
    Ky kult nacional i shqiptarėve nė letėrsinė romantike u kthye nė njė kult poetik tė cilit iu drejtuan shumica e shkrimtarėve romantikė si K. Kristoforidhi (1830-1895), Naim Frashėri (1846-1900), A. Z. Ēajupi (1866-1930), Asdreni (1872-1947), H. Mosi (1885-1933), N. Mjeda (1866-1937), etj.
    K. Kristoforidhi, themeluesi i prozės moderne shqiptare, shkrimtari qė solli nė shqip Dhjatėn e Re dhe shumicėn e shkrimeve tė shenjta, njėrit prej rrėfimeve tė tij mė tė bukura, Gjahu i malėsorėve (1884) i vė si nėntitull Hieja e Tomorrit, d.m.th. sipas etimologjisė qė jep ai, Perėndia e Tomorrit. Kjo prozė evokon perėndinė pagane tė shqiptarėve si mbrojtėse tė tyre qysh nga kohėt kur, si shkruan autori, Krishti e Muhameti nuk kishin ardhur nė botė.
    A. Z. Ēajupi pėrmbledhjen e tij mė tė rėndėsishme poetike e titulloi "Baba - Tomorri" (1902). Vjersha me tė njėjtin titull e kėsaj pėrmbledhjeje ėshtė ndėrtuar si njė dialog poetik midis autorit dhe baba Tomorrit qė ėshtė personifikuar si dėshmitar i ndodhive historike tė shqiptarėve dhe si njė orakull qė parathotė tė ardhmen e kombit.
    Nė poezinė e Naim Frashėrit, poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve, tradita pagane e kultit tė Tomorrit u rigjallėrua nė njė sfond mitologjik si Olimp i shqiptarėve dhe si seli e zanave tė maleve. Ky element i fundit paraqet interes tė veēantė si njė figurė tradicionale mitologjike e trashėguar nga lashtėsia ilirike. Sipas Ēabejt, nga njė "interpretatio latina", Zana, nuk ėshtė veēse Diana iliro-romane, qė nė shqip dha Zana e nė rumanisht Zina. Kėtė personifikim tė bukurisė dhe tė trimėrisė, mbrojtėse tė maleve, figurė tipike pėr mitologjinė pagane tė trevave veriore, poema e Naimit "Bagėti e bujqėsia" (1886) e ka sjellė nė mal tė Tomorrit dhe e ka thirrur si "perėndi e ligjėsisė" (e ligjėrimit). Mbetet e diskutueshme nėse kjo neologjizėm e Naimit lidhet me trajtėn Zėrė (Zana) qė haset nė Jug tė Shqipėrisė, dhe qė ėshtė njė dėshmi pėr njėsinė shqiptare. Po kėtu ėshtė rasti pėr tė vėnė nė dukje se poetizimi i Tomorrit si seli e muzave tė maleve ėshtė nė funksion jo vetėm tė krijimit tė mitit romantik pėr malin e shenjtė tė shqiptarėve. Poeti i lutet zanės tė mbrojė fusharakėt si edhe malėsorėt, dhe kjo i jep Tomorrit atributin e simbolit tė unitetit kombėtar tė shqiptarėve.
    Besoj se rasti i kultit tė Tomorrit nė letėrsinė romantike shqiptare ėshtė njė dėshmi e plotė e rolit qė kanė lojtur kultet pagane ose fetare tė popujve ballkanikė pėr ndėrtimin e miteve dhe tė simboleve tė tyre kombėtare.

  16. #16
    O piplla po ktu e keni dhi fare
    Mali tomorrit eshte shume i bukur ,e vlersoj gjykimin tuaj po si qenka i shenjte !!!!


    ju dalt nje pall ne balll ju dalt

  17. #17
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga ArNaUtI_
    O piplla po ktu e keni dhi fare
    Mali tomorrit eshte shume i bukur ,e vlersoj gjykimin tuaj po si qenka i shenjte !!!!


    ju dalt nje pall ne balll ju dalt
    O PalliBalli:

    Po si i re ne te mos ty mbyllte? Po c'piplla jane keta ore qe ndertojne shtepira dhe i quajne qisha, pa po degjojne muzike dhe emocionohen. Po nuk e pashe emocionin me sy, as qe ta besoj qe u degjuaka muzike perreth. E vleresoj edhe gjykimin qe ajo shtepia ikona e kriq ku rri arqimandria eshte shume bukur, po qe te jete qishe, meazallah. Ti si thua?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 08-12-2006 mė 22:58
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  18. #18
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    S'merr vesht arberishte ai piplla. Nuk e sheh car ikonash vendos mo Styx-o ? Duhet me ja kthy me gjuhe spiunesh, nga ato qe kan bo 5 klase shkolle e jane ne paravije me no i mercedez(se kali ruhet per eliten).
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878
    Dervish' i Baba Tahirit,
    Ē'do mėngjes i bie zefirit.
    Baba Tahiri dėgjoi.
    Veshi kėpucėt e doli,
    Hodhi sytė nga Tomorri.
    Njė re tė vogėl mbėshtolli.
    Pa dėgjo moj Prisht e mjerė.
    Tė vjen njė stuhi me erė,
    Shkėmbinj e kėrcunj nė derė.
    Baba Tahir tė qofshim falė,
    Hallall plaēk e gjėnė, por shpėtona xhanė!



    Sa tė ketė besim tė verbėr,do ketė dhe legjenda fantastike!!
    Hallall plaēk e gjėnė, por shpėtona xhanė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 08-04-2007 mė 16:17

  20. #20
    Eshte nje kenge qe kendohet per Dervish Iliazin, nuk e di te plote, n.q.s dikush e di, ju lutem shkruajeni, eshte shume e bukur.


    Teqja ne foto gjendet ne malin e Tomorrit ne Kulmak



    Abaz Aliu ju ndihmoft.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shefqeti11 : 08-04-2007 mė 17:09
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Per Malin e Tomorrit, si Olimpi shqiptar!
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 12:17
  2. Mali i Shenjtė i Tomorrit
    Nga ATMAN nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 04:59
  3. Makarona ne Malin e Tomorrit
    Nga Brari nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:16
  4. Mali i shenjtė i Tomorrit
    Nga Sokoli nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2002, 04:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •