Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Miss Kosova 2006

    Besa Gashi fiton kurorėn “Miss Kosova 2006”

    Nėn hijen e gafave

    MANIK BEGOLLI

    Gabime dhe gafa tė shumta tė moderatorėve, pritje tė gjata pėr t’i shpallur emrat e fituesve dhe pėrgjigje shpesh qesharake tė konkurrenteve e kanė karakterizuar garėn e bukurisė “Miss Kosova 2006”, qė u mbajt tė shtunėn mbrėma nė Prishtinė.
    Gazetarėt dhe fotoreporterėt janė treguar “parashikuesit” mė tė mirė. Prishtinasja Besa Gashi, tė cilės fotoreporterėt ia dhanė titullin “Miss Fotogjenia”, e fitoi kurorėn e mė tė bukurės sė Kosovės, ndėrsa gazetarja Leonora Fejza, tė cilėn kolegėt e saj e zgjodhėn “Miss Press”, u shpall pėrcjellėsja e parė e missit.
    “Njė ēmim e kam pritur, por jo kryesorin. Kam shumė emocione dhe jam
    shumė e lumtur”, tha Gashi. Kurse Fejza tha se nuk ka pritur se do tė fitojė sepse, sipas saj, konkurrenca ishte e fortė.
    Organizatorja e “Miss Kosova 2006” Agnesa Vuthaj tha se Gashi e ka merituar plotėsisht titullin. “Qėllimi ynė kryesor ka qenė ta zgjedhim njė vajzė tė bukur e tė menēur, e cila nė pėrfaqėson si nė vend, ashtu edhe jashtė”.
    Por, Vuthaj nuk ia “pėrcolli” kurorėn Gashit. Pėr tė ishte pėrgatitur njė tjetėr kurorė. Ndėrsa, bartėsja e kurorės “Miss Kosova 2005”, Shqiponjė Vlahna, nuk ishte e pranishme nė sallė, pasi qė Vuthaj nuk e ka njohur si pasardhėse tė saj.
    Nė mbrėmjen e cilėsuar nga moderatorėt si “spektakėl madhėshtor” u ndanė edhe ēmime tė tjera. Nazlije Statovci u shpall pėrcjellėsja e dytė, Jeta Muriqi “Miss Miqėsia” dhe Leonidė Morina “Miss Publiku”.
    Pėrkundėr “humorit” tė moderatorit Fehmi Ferati, i cili thoshte se gazetarėt nuk kanė ēfarė tė shkruajnė keq, mbrėmja ishte plot “brum” pėr mediat.
    Ndonėse i paralajmėruar si njė spektakėl, manifestimi “Miss Kosova 2006” nuk ishte i tillė. Rreth 300 vetėve sa ishin mbledhur nė sallėn “1 Tetori”, pasi kishin paguar 7 euro biletė, iu ėshtė ofruar pak.
    Megjithatė, Vuthaj ėshtė shprehur e kėnaqur. “Sa i pėrket rrjedhės sė programit, gjithmonė ka mirė e mė mirė. Sonte ka pasur disa lėshime, por mendoj qė qėllimi ėshtė arritur”.

    Skandali “Miss Publiku”

    Skandal i mbrėmjes ishte zgjedhja e “Miss Publikut”. Ishte paralajmėruar se votat e publikut do tė mblidheshin nėpėrmjet shėrbimit “call center” dhe se mund tė votohej deri 15 minuta para ndarjes sė ēmimit. Por, askush nuk njoftoi se votimi nėpėrmjet telefonit kishte pėrfunduar. Kur nė skenė u ngjit Eralda Itaj, pėr ta shpallur fituesen, ajo e lexoi emrin Rina Tara. Pasi vajza nga Gjakova doli para publikut, iu tha se ishte bėrė njė gabim dhe se ēmimi i takonte Leonidė Morinės. Organizatorėt u arsyetuan se gabimi kishte ndodhur pasi qė Itajt i ishte dhėnė letra me emrat e 23 vajzave pjesėmarrėse dhe ajo e kishte lexuar emrin e Tarės, qė mbante numrin rendor njė.

    Mendim Rugova - fotograf zyrtar

    Ēmimin “Miss Fotogjenia” e ka dorėzuar Mendim Rugova, djali i madh i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai i kishte bėrė edhe fotografitė zyrtare tė vajzave. Nuk ėshtė hera e parė qė Rugova prezantohet si fotograf. Vitin e kaluar, “Lajm” kishte botuar fotografi tė bėra nga ai, tė pjesėmarrėseve tė njė manifestimi mode.

    Bojkoti i Ministrisė sė Kulturės

    Nė sallėn ku po zgjidhej mė e bukura e Kosovės nuk ėshtė parė asnjė pėrfaqėsues i Ministrisė sė Kulturės. Organizatorja Agnesa Vuthaj u arsyetua se fajin pėr kėtė e kishte koncerti i sopranos Inva Mula, qė po mbahej nė tė njėjtėn kohė nė Prishtinė. Sipas Vuthajt, ministria kishte premtuar se do ta mbėshtesė “Miss Kosovėn 2006”, por mė pas nuk kishte dhėnė asnjė cent.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #2
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Besa Gashi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  3. #3
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Prishtinasja Besa Gashi triumfuese nė «Miss Kosova 2006»

    Tradita vazhdon. Nė mbrėmjen e sė shtunės u mbajt spektakli i bukurisė “Miss Kosova 2006”. Edhe njė spektakėl mė shumė nė historinė e spektakleve kosovare. Mirėpo ende nuk ėshtė gjetur njė terapi, e cila mund tė ketė sukses qė nė Kosovė tė organizohet njė spektakėl qė do t’i pėrgjigjej emrit tė tij. Ėshtė fajtor publiku apo organizatori? Apo kjo ndodh pėr shkak se, siē thuhet pėr shumicėn e gjėrave te ne, nuk kemi “traditė”.

    E megjithatė, nė kėtė mbrėmje shihej njė dozė pėrmirėsimi, njė dallim mjaft i madh nga spektaklet e bukurisė tė organizuara mė herėt. Por, prapė tė metat nuk munguan. Publiku nė sallė ishte nė njė numėr tejet tė vogėl nė krahasim me emrin e kėtij spektakli. Nuk munguan as lapsuset, qė nuk ishin tė pakta tė prezantueses Laura Krasniqi, e cila ėshtė parė qartė se ka dėshtuar edhe nė festivalin “Ēelėsi muzikor 2006”, mirėpo ky ėshtė fillimi i saj, ka kohė pėr pėrmirėsim.

    Vlen tė urohet iniciativa e Agnesa Vuthajt, e cila ka kaluar nėpėr shumė sfida tė spektakleve vendėse dhe ndėrkombėtare, ndėrsa tani ka marrė pėrsipėr organizimin e kėsaj gare. Ftesės sė saj me dėshirė tė madhe iu pėrgjigjėn emra tė mėdhenj tė botės sė spektakleve botėrore, si Jon Metew, pėrfaqėsues i spektaklit “Top models of the World”, fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha, “Miss Norvegjia” Hellen Traswik, “Miss India” Sajali Bagad, Rosan Ogada, organizator i “Miss Universe”, Astrit Alihajdaraj, aktor shqiptarė nė Vjenė, Afėrdita Paqarada, “Miss Kosova 1992”, dhe Eralda Hitaj, “Miss Shqipėria”, tė gjithė anėtarė tė jurisė sė kėtij spektakli.

    Morėn pjesė gjithsej 23 vajza. Sfilata e tyre e parė ishte me fustane solemne, sfilata e dytė me rroba banje, ndėrsa nė tė tretėn, qė ishte edhe momenti i ndarjes sė ēmimeve, vajzat defiluan me fustane nusėrie.

    Nė pjesėn e parė u ndanė katėr ēmime, tė cilat u pėrcaktuan nga juria e gazetarėve dhe e fotografėve. Ndėrkaq, edhe vajzat konkurruese patėn mundėsinė ta vlerėsonin njėra-tjetrėn pėr ēmimin “Miss Miqėsia”, tė cilin e fitoi Jeta Muriqi. “Miss Press”, pra ēmimi i gazetarėve, i takoi Leonora Fejzės, “Miss Fotozhenia” u zgjodh Besa Gashi, ndėrsa “Miss Publiku” i zgjodh Leonitė Morina. Nė momentin final tė ndarjes sė ēmimeve nga juria profesionale, tė cilėt ishin mjaft korrektė duke i zgjedhur mė tė merituarat. Pėrcjellėsja e dytė u zgjodh Nazlie Statovci, pėrcjellėsja e parė Leonora Fejza, kurse “Miss Kosova 2006” u zgjodh Besa Gashi. Fituesja pėr kėtė vit do ta pėrfaqėsojė Kosovėn nė spektaklin “Top Models of The World”, ndėrsa pėrpos shpėrblimeve tė tjera do tė marrė njė bursė pėr studime nė Universitetin AAB. | Saranda RAMA
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  4. #4
    Larguar nga forumi Maska e Embelsira
    Anėtarėsuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Po te mori mendja hajde dhe ti !!!
    Postime
    127
    Eralda Itaj, pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė pėr kėtė vit nė spektaklin e bukurisė "Miss Universe" qe beri skandalin ne Miss Kosova 2006
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    E ka ditur se do tė marrė ēmim

    Adelina Rafuna
    adelina.rafuna@gazetaexpress.com


    Prishtinė, 28 shtator — Ėndrrat e ēikave kosovare pėr t'u bėrė "Miss Kosove", kėtė vit i ka materializuar ishi nė cilėsinė e organizatores, Agnesa Vuthaj nga e cila garė tėrhoqi numrin katėrmbėdhjetė dhe sakaq nė flokėt e Besa Gashit mbiu njė kurorė. Pėr herė tė parė njė vajzė nga Drenasi merr kurorėn e mė tė bukures, nga spektakli qė u mbajt, sė fundi, nė sallėn 1 tetori, nė Prishtinė, nėn patronatatin e "Agnesa Vuthaj Association". Besa Gashi, studente e vitit tė dytė, nė Fakultetin Ekonomik tė UP-sė, pėrveē kurorės, fitoi tė drejtėn e pjesėmarrjes nė spektaklin e bukurisė "Top model of the world", qė do tė mbahet nė Kinė, njė bursė studimi nė universitetin "AAB", si dhe njė udhėtim pėr nė qytetin mė tė madh tregtar, nė Dubai, ku thuhet se do tė lidhė njė kontratė pune. "Pėrveē eksperiencės sė mirė, fitova tė drejtėn e pjesėmarrjes nė spektaklin e bukurisė nė 'Top model of the world' ku shpresoj ta prezantoj Kosovėn sa mė denjėsisht", tha Besa Gashi. Missi i Kosovės, ende nuk ka vendosur se ēfarė do tė bėjė me bursėn qė i ėshtė ofruar ndėrkohė qė vazhdon tė merret me disa provime nė
    fakultetin ekonomik. Ajo nuk e di nėse do tė studiojė Dizajnin apo diēka tjetėr.
    "Unė gjithmonė e kam paramenduar veten si njė femėr tė shkolluar dhe tė avancuar, prandaj pėr mua ka qenė dhe do tė jetė primare shkolla", shprehet Miss Gashi. Nga opinioni i krijuar pėr miset kosovare, del se ato mė shumė rėndėsi u japin bukurisė sesa menēurisė, megjithatė Missi nuk pajohet me kėtė fakt. "Bukuria ėshtė shtazarake, nėse nuk ėshtė e
    rrethuar me menēuri", pėrgjigjet ajo. Besa e ka preferencėn e saj letrare dhe ėshtė romani "Pse" nga Sterio Spasse, ndėrsa ėshtė duke e lexuar librin psikologjik "Forca e ndėrdijes". Vendimin pėr tė bukurie e ka marrė me pėrkrahjen
    e nėnės dhe tė familjes, pėr tė cilėt thotė se, kanė insistuar.
    "Spektaklet e bukurisė mė kanė pėlqyer qė nė vegjėli, i kam adhuruar, por qė tė zgjidhem Miss nuk e kam paramenduar ndonjėherė", shprehet Besa Gashi, "Miss Kosova 2006". Missit iu janė hapur mundėsitė e bashkėpunimit me kompani tė ndryshme, disa prej tė cilėve nuk kanė humbur kohė, dhe menjėherė i kanė ofruar tė reklamojnė.
    Agnesen e ka njohur vetėm nė kėtė spektakėl, dhe tani ajo ėshtė menaxherja e saj. "Unė normal qė nuk e kam ditur qė do tė fitoj, unė kam pas shumė vetėbesim nė veten time, dhe jam munduar tė jap maksimumin, sinqerisht e kam pritur njė ēmim por jo kurorėn e mė tė mirės", tregoi ajo. Njė lajm i mirė pėr tė gjithė
    botėn mashkullore qė dėshirojnė tė kenė lidhje mė serioze me Besa Gashin ėshtė se ajo ende nuk e ka gjetur princin me kali tė bardhė.
    Ajo jeton me prindėrit e saj, vėllain dhe dy motrat.

    Gazeta Express
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  6. #6
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Nuk me ka pelqyer pothuajse asgje ne kete spektakel gjdo gje ka qene shume e dobet..........!

  7. #7
    Larguar nga forumi Maska e Embelsira
    Anėtarėsuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Po te mori mendja hajde dhe ti !!!
    Postime
    127
    MISS KOSOVA 2006, BESA GASHI YLL I ARDHSHEM

    Drenicakja Besa Gashi merr kurorėn e mė tė bukures nė «Miss Kosova 2006»

    Nga: Astrit Gashi
    Morėn pjesė gjithsej 23 vajza. Sfilata e tyre e parė ishte me fustane solemne, sfilata e dytė me rroba banje, ndėrsa nė tė tretėn, qė ishte edhe momenti i ndarjes sė ēmimeve, vajzat defiluan me fustane nusėrie.Pasi qė ia ka plotėsuar vetes dėshirėn qė tė jetė pjesė e shumė spektakleve tė bukurisė, qoftė edhe atyre botėrore, Agnesa Vuthaj tani ka marrė njė detyrė tjetėr, mirėpo qė prapė lidhet me bukurinė. Tani bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj, ėshtė organizatore e "Miss Kosova 2006".

    BESA GASHI, MISS KOSOVA 2006

    Pėr herė tė parė njė vajzė nga Drenasi merr kurorėn e mė tė bukures, nga spektakli qė u mbajt, nė sallėn 1 tetori, nė Prishtinė, nėn patronatatin e "Agnesa Vuthaj Association". Besa studente e vitit tė dytė, nė Fakultetin Ekonomik tė UP-sė.

    "Spektaklet e bukurisė mė kanė pėlqyer qė nė vegjėli, i kam adhuruar, por qė tė zgjidhem Miss nuk e kam paramenduar ndonjėherė", shprehet Besa Gashi, "Miss Kosova 2006". Pėrveē kurorės, fitoi tė drejtėn e pjesėmarrjes nė spektaklin e bukurisė "Top model of the world", qė do tė mbahet nė Kinė, njė bursė studimi nė universitetin "AAB", sidhe njė udhėtim pėr nė qytetin mė tė madh tregtar, nė Dubai, ku thuhet se do tė lidhė njė kontratė pune. "Pėrveē eksperiencės sė mirė, fitova tė drejtėn e pjesėmarrjes nė spektaklin e bukurisė nė 'Top model of the world' ku shpresoj ta prezantoj Kosovėn sa mė denjėsisht", tha Besa Gashi. Missi i Kosovės, ende nuk ka vendosur se ēfarė do tė bėjė me bursėn qė i ėshtė ofruar ndėrkohė qė vazhdon tė merret me disa provime nė fakultetin ekonomik. Ajo nuk e di nėse do tė studiojė Dizajnin apo diēka tjetėr."Unė gjithmonė e kam paramenduar veten si njė femėr tė shkolluar dhe tė avancuar, prandaj pėr mua ka qenė dhe do tė jetė primare shkolla", shprehet Miss Gashi.

    Missit iu janė hapur mundėsitė e bashkėpunimit me kompani tė ndryshme, disa prej tė cilėve nuk kanė humbur kohė, dhe menjėherė i kanė ofruar tė reklamojnė. Njė lajm i mirė pėr tė gjithėbotėn mashkullore qė dėshirojnė tė kenė lidhje mė serioze me Besa Gashin ėshtė se ajo ende nuk e ka gjetur princin me kali tė bardhė. Ajo jeton me prindėrit e saj, vėllain dhe me dy motrat. Anėtarė tė jurisė sė kėtij spektakli ishin Jon Metew, pėrfaqėsues i spektaklit "Top models of the World", fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha, "Miss Norvegjia" Hellen Traswik, "Miss India" Sajali Bagad, Rosan Ogada, organizator i "Miss Universe", Astrit Alihajdaraj, aktor shqiptarė nė Vjenė, Afėrdita Paqarada, "Miss Kosova 1992", dhe Eralda Hitaj, "Miss Shqipėria". Vajzat konkurruese patėn mundėsinė ta vlerėsonin njėra-tjetrėn pėr ēmimin "Miss Miqėsia", tė cilin e fitoi Jeta Muriqi "Miss Press", Leonora Fejza, "Miss Fotozhenia" u zgjodh Besa Gashi, ndėrsa "Miss Publiku" i zgjodh Leonitė Morina. Nė momentin final tė ndarjes sė ēmimeve nga juria profesionale, tė cilėt ishin mjaft korrektė duke i zgjedhur mė tė merituarat. Pėrcjellėsja e dytė u zgjodh Nazlie Statovci, pėrcjellėsja e parė Leonora Fejza, Deri mė tani ėshtė konfirmuar se fituesja e kėtij evenimenti do tė marrė pjesė nė spektaklin "Top Model of The World 2006", ndėrsa sa u pėrket spektakleve tė tjera, si "Miss World" dhe "Miss Univers" fituesja do tė ketė mundėsi tė marrė pjese vetėm atėherė kur tė zgjidhet statusi i Kosovės, nėse Kosova e fiton pavarėsinė.

  8. #8
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Pas shkrimit nė “Lajm”, Agnesa Vuthaj e pėrmirėson gabimin

    Jo 10, por 30 pėr qind pėr invalidėt e luftės!

    Agnesa Vuthaj e ndryshoi mendimin. Njė ditė pasi “Lajm” shkroi pėr gjestin e saj (jo)humanitar, ajo i dėrgoi nė SHIL tė UĒK-sė pėrfaqėsuesit e saj, duke u shprehur e gatshme pėr t’i ndihmuar invalidėt me mė shumė tė holla se sa kishte deklaruar

    ARSIM LANI

    Prishtinė, 5 tetor - Agnesa Vuthaj e ka pėrmirėsuar gabimin e bėrė, duke ndarė mė nė fund shumėn e premtuar tė tė hollave pėr invalidėt e luftės tė UĒ-sė. Madje ajo ofroi pėr inavlidėt jo 10 pėr qind tė shumės sė pėrgjithshme tė biletave tė shitura, por 30 pėr qind. Ajo tė enjten nuk ishte personalisht nė zyrat e Shoqatės, por dėrgoi disa pėrfaqėsues tė “Agnesa Vuthaj Asociation” (AVA) qė tė bisedojnė pėr mėnyrėn se si tė shpėrndahen kėto tė holla. Faik Fazliu, kryetar i SHIL tė UĒK-sė, tha se nė takimin qė kanė pasur me tė dėrguarit e Agnesės, janė marrė vesh qė kėto mjete tė dėrgohen tek disa familje qė kanė njė nevojė mė tė madhe pėr ndihmė. “Shoqata do tė zgjedhė pesė apo gjashtė familje dhe mjetet do t’u dėrgohen sapo tė jenė tė gatshme nga ata qė i kanė grumbulluar”.
    Fazliu nė takimin qė pati me pėrfaqėsuesit e AVA-s, sqaroi se SHIL nuk ka pasur pėr qėllim tė sulmojė asociacionin e Agnesa Vuthajt, por ka shprehur qėndrimin e pėrgjithshėm se askush nuk guxon qė nė emėr tė inavlidėve tė luftės tė UĒK-sė tė pėrfitojė personalisht.
    Kėtė e sanksionon edhe statuti i inavlidit tė UĒK-sė, por edhe Korniza Kushtetuese e Kosovės, e cila parasheh dėnim me para pėr tė gjithė ata qė mundohen tė pėrfitojnė nė emėr tė dikujt tjetėr. Faik Fazliu shtoi se as Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale, sikundėr asnjė institucion tjetėr, nuk kanė mė shumė pėrgjegjėsi se shoqatat e invalidėve pėr tė nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi nė emėr tė kėtyre shoqatave.
    Bukuroshja Agnesa Vuthaj, e irrituar me “Lajm”, i cili ka shkruar pėr mashtrimin qė ajo ėshtė munduar ta bėjė, nuk ka dashur tė flasė pėr kėtė marrėveshje tė re me invalidėt e luftės.

    Lajm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Besa Gashi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    mmmmmmmm u haka me hudhra .
    po per mis ncncncncncncncncn.ka pas kryetarin e juris cun xhaje .se ska mundesi .......

  11. #11
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Cka besoj se ka pas me te mira ..........

  12. #12
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Miss Kosova neper vite

    MISS KOSOVA NĖPĖR VITE

    Bukurija Kosovare me tėrė vėrtetėsinė e saj ėshtė manifestuar nėpėr forma tė ndryshme dhe nė kohėra tė ndryshme por edhe ėshtė pėrjetėsuar nė forma tė ndryshme pėr tė lėnė gjurmė dhe pėr tė ravijėzuar kėshtu edhe historikun e bukurisė Shqipėtare dhe Kosovare.

    Nė vitin 1995 ėshtė Blerta Syla ajo qė do tė zotėroj kurorėn e Miss Kosovės 1995 nėn organizimin e kompanisė SHOW CLUB dhe nė njė atmosferė tė bukur ngadhnjeu e bukura.

    Nė vitin 1996 revista Kosovarja organizon Miss Kosova '96 dhe nė njė spektakėl tė madh para njė auditori prej mbi 8000 vetash ėshtė Diellza Kolgeci ajo qė do tė kurorėzohet Miss Kosova 1996.

    Vitet mė tė vėshtira pėr Kosovėn pėrjetuan edhe dicka tė bukur sepse mė 1997 kompania Festina dhe revista Kosovarja organizojnė njė spektakėl bravuroz ne pranine e mbi 10 mije shikuesve ku Miss Kosova 1997 shpallet Adelina Ismajli.


    Viti 1998 ėshtė vit i luftės ku bukurija Kosovare sprovohej nė luftė, por vjen viti 1999 kur bukuroshja Kosovare Venera Mustafa shpallet fituese e bukurisė gjithėshqipėtare dhe nė Miss Albania'99 vendi i parė. Nė tė gjitha stacionet televizive botėrore flitej se nė zjarrin e luftės u sfidua e keqja dhe fitoi e bukura.

    Viti 2000 ėshtė viti i lodhjes por edhe i ekspanzionit tė bukurisė dhe Mimoza Harxhi do ta ketė fatin e rrallė qė nė kokėn e saj tė bartė Kuroren e bukurisė dhe tė lirisė, pra Miss Kosova 2000 dhe e tėra kjo e organizuar nga Agjensioni pėr manekene ABC.
    Nė vitin 2001 do tė jetė Albina Hashani bukuroshja e dytė e Kosovės sė lirė dhe Miss Kosova 2001 nėn organizimin e ABC dhe Show Promotion.

    Viti 2002 ėshtė vit kur Ministrija e Kulturės Rinisė dhe Sportit e dalur nga Parlamenti i Kosovės organizon nėn patronatin e saj Miss Kosova 2002 dhe emri i Njomza Rozhajes do tė jetė emri i kurorės Miss Kosova 2002 nėn organizimin e ART Motion.

    Viti 2003 ėshtė vit ku bukurija Kosovare do tė ketė njė promocion tjetėr dhe nėn patronatin e Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sportit , Kompanija Ylberi ėshtė ajo qė do tė mbledhė bukuroshet nga e gjithė bota Shqipėtare dhe me dt. 07.11.2003 nė sallen 1 Tetori do tė sjellė edhe emrat nga mė tė mėdhenjėt e botės shqipėtare dhe jasht saj dhe njė spektakėl nga mė tė bukurit nė historinė e Miss-eve Kosovare dhe Shqipėtare.

    Historikun e bukurisė Kosovare e ndjek edhe njė sfidė tjetėr , ajo e depėrtimit nėpėr garat ndėrkombėtare dhe kemi pėrēapje tė shumta dhe tė ndryshme . Afėrdita Paqarada do tė sfiloj nė Itali dhe nė Londėr, pastaj Adelina Ismajli do tė futet nė garen e bukurisė Miss Globi International por do tė diskualifikohet sepse prezentohet se vjen nga Republika e Kosovės dhe ja faji...

    Do tė ketė qasje dhe tentative tjera deri nė vitin 2001 kur Diellza Kolgeci dhe Diellza Bunjaku do tė shpėrthejnė definitivisht akullin nė Miss Europa. Emri, lenta e flamuri i Kosovės nė Miss Europa dhe Diellza Kolgeci shpallet Miss Trupi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •