Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    SPIRITUALITETI: Kapitulli II - Lumurimet

    Lumurimet

    Nė shkrimet e Ungjijtė, lumurimet paraqesin mėsimet e Jisuit dhe janė mbajtur tradicionalisht tė pėrmbajnė pėrmbledhjen mė tė ngjeshur tė jetės shpirtėrore tė njeriut. Nė Liturgjinė Hyjnore Orthodhokse, lumurimet kėndohen kur Libri i Ungjillit del nė procesionin solemn nga altari pėr t'u shpallur si Fjala e Perėndisė tek besimtarėt. Kėshtu ėshtė mėsimi i qartė i Ungjillit dhe i Kishės se njeriu hyn nė misteret e Krishtit dhe Mbretėrisė sė Perėndisė vetėm nėpėrmjet zbatimit tė mėsimit tė Zotit nė lumurimet.

    "Atėherė Ai hapi gojėn dhe i mėsoi duke u thėnė:

    Lum tė varfėrit nė shpirt, sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve.
    Lum ata qė vajtojnė, sepse ata do tė ngushėllohen.
    Lum ata qė janė zemėrbutė, sepse ata do ta trashėgojnė tokėn.
    Lum ata qė janė tė uritur dhe tė etur pėr drejtėsi, sepse ata do tė ngopen.
    Lum ata qė janė tė mėshirshėm, sepse ata do tė gjejnė mėshirė.
    Lum ata qė janė tė pastėr nė zemėr, sepse ata do ta shohin Perėndinė.
    Lum ata qė pėrpiqen pėr paqen, sepse ata do tė quhen bij tė Perėndisė.
    Lum ata qė janė pėrndjekur pėr hir tė drejtėsisė, sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve.
    Lum ju kur do t'ju shajnė dhe do t'ju pėrndjekin dhe duke gėnjyer, do tė thonė tė gjitha tė zezat kundėr jush, pėr shkakun tim. Gėzohuni dhe ngazėllohuni, sepse shpėrblimi juaj ėshtė i madh nė qiej..."(Matheu 5:2 - 12; Lluka 6:20 - 26).

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Tė varfėrit nė shpirt

    "Lum tė varfėrit nė shpirt, sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve" (Matheu 5:3). Ky lumurim i parė ėshtė kushti themelor pėr tė gjithė pėrparimin dhe rritjen shpirtėrore tė njeriut. Para ēdo gjėje tjetėr, nėse njė person do qė tė jetojė jetėn e Perėndisė, ai duhet tė jetė i varfėr nė shpirt.

    Tė jesh i varfer nė shpirt do tė thotė tė njohėsh qartė se nuk ke asgjė qė tė mos e kesh marrė nga Perėndia, qė gjithēka e ke nga hiri i Perėndisė. Kjo varfėri e bekuar ėshtė quajtur "shpirtėrore" nė Ungjillin e Shėn Matheut, sepse, para sė gjithash, ėshtė njė qėndrim i mendjes dhe i zemrės, njė bindje e shpirtit. Eshtė gjendja e njeriut nė boshllėkun dhe hapjen tėrėsore para Perėndisė, kryesisht nė lidhje me gjėrat e Shpirtit, domethėnė, tė kuptiniit dhe tė ndriēimit, tė vullnetit dhe dėshirės.

    Tė jesh i varfėr nė shpirt do tė thotė tė zbrazesh nga e gjithė krenaria dhe besimi nė fuqinė e mendjes sate. Do tė thotė tė ēlirohesh nga e gjithė mbėshtjetja nė idetė, opinionet dhe dėshirat e tua. Do tė thotė tė ēlirohesh nga "imagjinatat e kota" tė zemrės (Jeremia 23:17, Romanėt 1:21). Ashtu si Virgjėresha e shenjtė Mari, modeli i pėrsosur i varfėrisė nė shpirt, ka kėnduar nė kėngėn e saj tė madhėrishme:

    Ai (Perėndia) veproi pushtetshėm me krahun e vet;
    i shpėrndau krenarėt me mendimet e zemrave tė tyre;
    i pėrmbysi pushtetarėt nga fronet e tyre dhe i ngriti tė pėrulurit;
    i mbushi me tė mira tė uriturit dhe i ktheu duarbosh tė pasurit (Lluka 1:51-54).


    Vetė Jisui ishte i varfėr, jo vetėm nė trup, por edhe nė shpirt. Jo vetėm qė Zoti ishte njė njeri i varfėr, qė nuk kishte "as vend pėr tė mbėshtetur kokėn" (Matheu 8:20), por varfėria e Tij fizike ishte rezulatat i drejtpėrdrejtė i varfėrisė sė Tij tė plotė nė shpirt.

    Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se Biri nuk mund tė bėjė asgjė prej vetvetes, pėrveē asaj qė sheh se bėn Ati . . . Unė nuk mund tė bėjė asgjė nga vetja ime ... (Joani 5:19,30).

    Nėse njė njeri do qė tė futet nė jetėn shpirtėrore, ai duhet tė braktisė gjithēka dhe tė ndjekė pas Krishtin nė varfėrinė e shpirtit. Tė jesh i varfėr nė shpirt do tė thotė tė jesh thjesht tėrėsisht i ēliruar nga epshet mėkatare tė kėsaj bote.

    Nė qoftė se ndokush do botėn, dashuria e Atit nuk ėshtė nė tė, sepse gjithēka qė ėshtė nė botė, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės, nuk vjen nga Ati, por nga bota. Dhe bota kalon me lakminė e saj; por ai qė bėn vullnetin e Perėndisė mbetet pėrjetė (1 Joani 2:15-17).

    Zbulesa e parė e vullnetit tė Perėndisė ėshtė se krijesat e Tij duhet tė jenė tė varfėra nė shpirt. Shkelja e kėtij qėndrimi shpirtėror ėshtė mėkati fillestar dhe burimi i dhimbjeve.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Vajtimi i Bekuar

    "Lum ata qė vajtojnė, sepse ata do tė ngushėllohen" (Matheu 5:4). Ky ėshtė lumurimi i dytė dhe llogjikisht pason tė parin. Nėse njė ėshtė i varfėr nė shpirt, i ēliruar nga epshet fizike dhe shpirtėrore tė kėsaj bote, ai, detyrimisht do tė vajtojė dhe do tė qajė pėr kushtet e njeriut.

    I varfėri nė shpirt e di se sa marrėzi dhe hidhėrim ėshtė qė tė kapesh nga mėkati, tė viktimizohesh nga fallsiteti dhe e keqja, tė martohesh me shkatėrrimin dhe vdekjen. Duke i parė realitetet e kėsaj bote pa Perėndinė, botėn e robėruar nga imagjinatat e saj tė kota, botėn qė e mendon veten tė pasur dhe tė begatė dhe qė s'ka nevojė pėr asgjė, por, nė fakt, "qyqare dhe mjerane, e varfėr, e verbėr dhe e zhveshur" (Zbulesa 3:17), njeriu i varfėr nė shpirt mund vetėm tė vajtojė. Duke e ditur se ēfarė do tė thotė tė jesh larg Perėndisė dhe ēfarė ėshtė aktualisht me Perėndinė, ai do tė vajtojė dhe do tė qajė si profetėt mbi Izraelin mėkatar, si Jisui mbi kufomėn e Lazarit dhe mbi qytetin e Jerusalemit, (Joani 11:35, Matheu 23:37) si Vetė Jisui nė kopshtin, i pėrballur me kupėn e Tij tė vuajtjes qė ishte kaq pa kuptim dhe mizore.

    Vajtimi i bekuar pėr mėkatin ėshtė thelbėsor pėr jetėn shpirtėrore. Por, nė fitoren e Krishtit nuk ka morbiditet ose trishtim. Pėrkundrazi, ajo ėshtė e mbushur me shpresė, me gėzim dhe me dritė.

    Tani po gėzohem, jo sepse u trishtuat, por sepse u trishtuat pėr pendim, sepse u trishtuat sipas Perėndisė, qė tė mos ju bėhet juve ndonjė dėm nga ne. Trishtimi sipas Perėndisė, nė fakt, sjell pendim pėr shpėtim, pėr tė cilin njeriut nuk i vjen keq, por trishtimi i botės shkakton vdekje.

    Nė fakt, ja sa kujdes shkaktoi te ju pikėllimi... (2 Korinthianėt 7:9-11).

    Nė shkrimet e tij, Shėn Joani i Shkallės (shek.7), ndjek mėsimin e Shėn Pavlit. Ky ėshtė mėsimi klasik i traditės shpirtėrore tė krishterė. Qėllimi i vajtimit tė bekuar nuk ėshtė dėshpėrimi ose brejtja e ndėrgjegjes, por ėshtė pendimi dhe shpėtimi. Ėshtė "vajtimi qė shkakton gėzim".

    Vajtimi, sipas Perėndisė, ėshtė trishtimi i shpirtit dhe prirja e njė zemre tė pikėlluar, e cila gjithmonė e kėrkon marrėzisht atė pėr tė cilėn ka etje ...

    Vajtimi ėshtė njė mamuze e artė nė njė shpirt i cili ėshtė i zhveshur nga tė gjitha lidhjet dhe pengesat...

    Mbaje fort pikėllim-gėzimin e bekuar tė vajtimit tė shenjtė dhe mos pusho sė punuari nė atė derisa tė tė ngrejė lart mbi gjithēka tė kėsaj bote dhe tė tė paraqesė tė pastėr tek Krishti.

    Fryti i vajtimit tė sėmurė ėshtė lavdia e kotė dhe vetė-vlerėsimi, por fryti i vajtimit tė bekuar ėshtė ngushėllimi.

    Ai qė ėshtė veshur me vajtimin e bekuar dhe hirdhėnės... e njeh qeshjen shpirtėrore tė shpirtit.

    Miqtė e mi, Perėndia nuk kėrkon dhe as dėshiron qė njeriu tė vajtojė nga pikėllimi i zemrės, por do qė ai nga dashuria pėr Atė tė gėzohet me qeshjen shpirtėrore.

    Kur shikoj natyrėn aktuale tė keqardhjes, habitem se si ajo qė ėshtė quajtur vajtim dhe pikėllim pėrmban gėzim dhe ngazėllim brenda saj, si mjalti nė huallin e bletės
    (Shkalla e Ngjitjes Hyjnore, shkalla 7).

    "Kėshtu mos e bėj njė pasion ilaē kundėr pasionit", thotė Shėn Nili i Sinait, "qė tė mos e zemėrosh . . . Atė qė tė ka dhuruar kėtė bekim (tė vajtimit dhe lotėve). Sepse nė derdhjen e lotėve pėr mėkatet e tyre shumė njerėz harrojnė qėllimin e lotėve dhe duke kaluar nė eksitim, ata shkojnė nė rrugė tė gabuar" (Shėn Nili i Sinait, shek. 5, Tekstet e Lutjes).

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Zemėrbutėsia

    "Lum ata qė janė zemėrbutė, sepse ata do ta trashėgojnė tokėn (Matheu 5:5). Zemėrbutėsia ėshtė njė zotėrim thelbėsor i personit shpirtėror.Vetė Jisui ishte zemėrbutė.

    Ēdo gjė mė ėshtė dhėnė nė dorė nga Ati im, dhe asnjėri nuk e njeh Birin, pėrveē Atit; dhe asnjėri nuk e njeh Atin, pėrveē Birit dhe atij tė cilit Biri don t'ia zbulojė. Ejani tek unė, o ju tė gjithė tė munduar dhe tė rėnduar, dhe unė do t'ju jap ēlodhje. Merrni mbi vete zgjedhėn time dhe mėsoni nga unė, sepse unė jam zemėrbutė dhe i pėrulur nga zemra; dhe ju do tė gjeni prehje pėr shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime ėshtė e ėmbėl dhe barra ime ėshtė e lehtė (Matheu 11:27-30).

    Apostujt e Krishtit mėsuan zemėrbutėsi. Shėn Pavli e pėrmend atė nė tė gjitha shkrimet e tij dhe Shėn Jakovi ngulmon pėr kėtė.

    Kush ėshtė ndėr ju i urtė dhe i ditur? Le tė tregojė me sjellje tė bukur veprat e tij me zemėrbutėsi tė urtėsisė. Por nė qoftė se nė zemrėn tuaj keni smirė tė hidhur dhe grindje, mos u mbani me tė madh dhe mos gėnjeni kundėr sė vėrtetės. Kjo nuk ėshtė dituri qė zbret nga lart, por ėshtė tokėsore, shtazore, djallėzore. Sepse atje ku ka smirė dhe grindje, atje ka trazirė dhe gjithfare veprash tė kėqia. Kurse dituria qė vjen nga lart, mė sė pari ėshtė e pastėr, pastaj pajtuese, e butė, e bindur, plot mėshirė dhe fryte tė mira . . . (Jakovi 3:13-l7).

    Tė jesh zemėrbutė do tė thotė tė jesh i mirė dhe i butė, tė jesh i zbrazėt nga egoizmi dhe ambiciet tokėsore. Do tė thotė, me njė fjalė, mos tė kthesh kurrė tė keqen me tė keqe, por, gjithmonė nė ēdo gjė ta mundėsh tė keqen me tė mirė (Kr. Romanėt 12:14-21).

    Zemėrbutėsi do tė thotė tė mos besosh dhe tė largosh ēdo mendim dhe veprim pėr detyrim dhe dhunė tė jashtme, qė nė ēdo rast nuk mund tė prodhojė kurrė rezultate tė frytshme, tė vėrteta dhe tė qėndrueshme.

    Zemėrbutėsi do tė thotė tė kesh bindje tė fortė dhe tė qetė se e mira ėshtė mė e fuqishme se e keqja dhe se e mira ėshtė pėrfundimisht, gjithmonė fitimtare.

    Duke iu referuar edhe njė herė Shėn Joanit tė Shkallės:

    Zemėrbutėsia ėshtė njė gjendje e pandryshueshme e mendjes e cila mbetet e njėjta nė nderim dhe nė pėrbuzje. Zemėrbutėsia ėshtė shkėmbi qė vėshtron mbi detin e zemėrimit, qė i thyen tė gjitha dallgėt qė pėrplasen kundėr tij, duke mbetur vetė i palėvizur. Zemėrbutėsia ėshtė mbėshtetja e durimit, sepse ėshtė thėnė: "Zoti do t'u mėsojė zemėrbutėve rrugėn e Tij" (Psalmi 24:9). Ajo pėrgatit faljen e mėkateve; ajo ėshtė guxim nė lutje dhe njė banesė e Shpirtit tė Shenjtė. "Mbi kė, pra, do tė kthej shikimin tim", thotė Zoti, "mbi atė qė ėshtė zemėrbutė dhe i qetė dhe dridhet nga fjala ime" Isaia 66:2). Nė zemrat e buta Zoti gjen prehje, por njė shpirt i trazuar ėshtė vendi i djallit (Shkalla e Ngjitjes Hyjnore, shkalla 24).

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Uria dhe Etja pėr Drejtėsi


    "Lum ata qė janė tė uritur dhe tė etur pėr drejtėsi, sepse ata do tė ngopen (Matheu 5:6). Tė flasėsh saktėsisht, ky lumurim i Zotit bekon, jo drejtėsinė, por kėrkuesin e drejtėsisė. Janė ata qė kanė uri dhe etje pėr ēfarė ėshtė e drejtė dhe e mirė qė marrin bekimin e Perėndisė, qė thotė gjithashtu:

    Mos u shqetėsoni, pra duke thėnė: "Ēfarė do tė hamė ose ēfarė do tė pimė, ose me ēfarė do tė vishemi?". Sepse janė paganėt ata qė kėrkojnė tė gjitha kėto gjėra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirė se ju keni nevojė pėr tė gjitha kėto gjėra. Por, para sė gjithash, kėrkoni Mbretėrinė e Perėndisė dhe drejtėsinė e tij dhe tė gjitha kėto gjėra do t'ju shtohen (Matheu 6:31-33).

    Jeta e njeriut qėndron nė kėrkimin, nė urinė dhe etjen pėr drejtėsinė. Ky ėshtė mėsimi shpirtėror i shkrimeve dhe i shenjtorėve. Kėnaqėsia dhe prehja vijnė prej Perėndisė, por ėshtė njė kėnaqėsi dhe njė prehje, qė nė vetvete, gjithmonė dhe pėrjetėsisht, bėhet baza e njė urie dhe njė etjeje tė re. Kjo nuk ėshtė nė kundėrshtim me mėsimin e Krishtit se "ai qe vjen tek unė nuk do tė ketė mė uri dhe kush beson nė mua, nuk do tė ketė kurrė etje" (Joani 6:35). Por ėshtė tepėr pohimi se "mosprehja" e zemrės sė njeriut, siē ka thėnė Shėn Agustini (shek. 5), ėshtė krijuar "drejt Perėndisė", dhe se "prehja" qė gjendet nė Atė ėshtė vetė, siē ka thėnė n Maksimi (shek. 7) njė "prehje gjithmonė-dinamike", gjithmonė duke u rritur dhe duke u zhvilluar nė njė bashkim gjithmonė mė tė madh me pasurinė dhe plotėsinė e panxėnė dhe tė pashtershme tė qenies dhe jetės hyjnore.

    Shėn Grigori i Nisės (shek. 4) e thotė nė kėtė mėnyrė:

    . . . mendja njerėzore . . . qė endet dhe shpėrndahet vazhdimisht, kudo ku u pėlqen shqisave ... kurrė nuk do tė ketė ndonjė fuqi tė dukshme nė progresin e saj drejt tė Mirės sė Vėrtetė (d.m.th. Perėndisė).

    Sepse ėshtė e pamundur pėr natyrėn tonė njerėzore tė ndalojė ndonjėherė tė lėvizė; ajo ėshtė bėrė nga Krijuesi i saj tė jetė vazhdimisht nė ndryshim. Prandaj, kur ne e parandalojmė atė qė tė pėrdorė energjinė e saj nė kotėsira dhe e mbajmė nga tė gjitha anėt qė tė mos bėjė ato qė nuk duhen, ajo do lėvizė medoemos nė njė udhė tė drejtė drejt sė vėrtetės (Mbi Virgjėrinė).

    Kėshtu, nė njė kuptim, ajo (njerishmėria jonė) ėshtė nė krijim vazhdimisht, duke ndryshuar pėrherė pėr mė mirė nė rritjen e saj nė pėrsosje; nė kėto linja nuk mund tė mendohet ndonjė kufi, as nuk mund tė kufizohet nga ndonjė cak rritja e saj progresive nė pėrsosje. Nė kėtė mėnyrė, nė gjendjen e saj tė pėrsosjes, sado e madhe dhe e pėrkryer qoftė, ėshtė thjesht fillimi i njė stadi superior mė tė madh (Komentari mbi Kėngėn e Kėngėve).

    Ky mėsim shpirtėror do tė thotė se personi i vėrtetė shpirtėror jo vetėm qė do tė lėvizė prej padrejtėsisė nė drejtėsi, por do tė lėvizė pėrjetėsisht nė Perėndinė tek pėrsosja dhe drejtėsia gjithmonė mė e madhe. Uria dhe etja nė kėtė mėnyrė janė njė karakteristikė themelore e shpirt tė gjallė tė personit tė drejtė; ato janė dinamika thelbėsore e jetės shpirtėrore. Apostull Pavli e ka dhėnė kėtė doktrinė.

    ... Por bėj kėtė: duke harruar ato qė kam lėnė pas dhe duke u prirur drejt atyre qė kam pėrpara, po rend drejt synimit, drejt ēmimit tė thirrjes sė lartme tė Perėndisė nė Krishtin Jisu.

    Pra, tė gjithė ne qė jemi tė pėrsosur, le tė kemi kėto mendime ... (Filipianėt 3:13-16).

    Dhe ne tė gjithė, duke soditur fytyrėzbuluar lavdinė e Zotit si nė pasqyrė, shndrrohemi nė tė njėjtėn shėmbėllim nga lavdia nė lavdi, posi prej Frymės sė Zotit (2 Korinthianėt 3:18).


    Nuk ka kėnaqėsi pėr shpirtin e njeriut pėrveēse tek Perėndia. Ėshtė kėnaqėsia e rritjes sė pėrhershme nė bashkim me Perėndinė. Tė kesh uri dhe etje pėr Perėndinė, "pėr Perėndinė e gjallė" (Psalmi 42;2), kjo ėshtė jeta shpirtėrore. Tė mbushesh dhe tė kėnaqesh me diēka tjetėr ėshtė vdekje pėr shpirtin.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Mėshira


    "Lum ata qė janė tė mėshirshėm, sepse ata do tė gjejnė mėshirė (Matheu 5:7). Tė jesh i mėshirshėm do tė thotė tė jesh i ngjashėm me Perėndinė, sepse "Zoti ėshtė i mėshirshėm dhe zemėrbutė, i ngadalshėm nė zemėrim dhe i madh nė mirėsi" (Psalmi 103:8).

    Dhe Zoti kaloi pranė tij (Moisiut) dhe thirri: "Zoti, Perėndia i pėrjetshėm, i mėshirshėm dhe i dhembshur, i ngadalshėm nė zemėrim, i pasur nė mirėsi dhe nė besnikėri, qė pėrdor mėshirėn pėr mijėra njerėz, qė fal padrejtėsinė, shkeljet dhe mėkatin ..." (Eksodi 34:6-7).

    Ky ėshtė, gjithashtu, mėsimi i Krishtit nė Predikimin nė Mal:

    ... doni armiqtė tuaj, bėni tė mirė dhe jepni hua pa pasur shpresė pėr asgjė, dhe shpėrblimi juaj do tė jetė i madh dhe ju do tė jeni bijtė e Shumė tė Lartit, sepse ai ėshtė mirėdashės me mosmirėnjohėsit dhe tė mbrapshtėt. Jini tė mėshirshėm, pra, sikurse edhe Ati juaj ėshtė i mėshirshėm (Lluka 6:35-36).

    Tė jesh i mėshirshėm nuk do tė thotė tė justifikosh fallsitetin dhe mėkatin. Nuk do tė thotė tė jesh tolerant pėr marrėzine dhe tė keqen. Nuk do tė thotė tė mos vėsh re padrejtėsinė dhe paudhėsinė. Perėndia nuk ėshtė nė kėtė mėnyrė dhe nuk e bėn kėtė.

    Tė jesh i mėshirshėm do tė thotė tė kesh dhembshuri pėr keqbėrėsit dhe tė tė vijė keq pėr ata qė janė kapur nė pranga e mėkatit. Do tė thotė tė heqėsh dorė nga ēdo vetė-drejtėsim dhe ēdo vetė-justifikim nė krahasim me tė tjerėt. Do tė thotė tė mos pranosh tė dėnosh ata qė bėjnė keq, por t'i falėsh ata qė dėmtojnė dhe shkatėrrojnė, si vetet tona ashtu edhe tė tjerėt. Do tė thotė tė thuash me seriozitet tė plotė: "falna fajet tona ashtu sikundėr ua falim ne fajtorėve tanė" (Matheu 6:12)

    Sipas Jisuit, personi shpirtėror do tė jetė i mėshirshėm, sepse edhe ai vetė ka nevojė pėr mėshirė. Personi shpirtėror do tė jetė i mėshirshėm, sepse ai e di qė edhe ai vetė ėshtė njė njeri mėkatar i cili ka nevojėn pėr mėshirėn dhe ndihmėn e Perėndisė. Nuk ka asnjė pa mėkat, asnjė qė mund tė pretendojė drejtėsi para Perėndisė. Nėse njė pretendon se nuk ka mėkat, thotė Shėn Joani, ai ėshtė njė gėnjeshtar dhe e bėn edhe Perėndinė gėnjeshtar (1 Joani 1:10, 2:4). Personi shpirtėror, ngaqė ėshtė nė bashkim me Perėndinė, i njeh fajet e tij dhe nevojėn pėr falje nga Perėndia dhe nga njerėzit. Ai nuk mund tė dėnojė tė tjerėt, sepse ai e di, me pėrjashtim tė hirit tė Krishtit, ai vetė ėshtė i padenjė dhe i dėnuar.

    Nėse Ti o Zot do tė merrje parasysh fajet, kush do tė mund tė qėndronte, o Zot? Por te Ti ka falje, me qėllim qė tė kenė frikė prej Teje (Psalmi 130:3-4).

    Personi shpjrtėror ėshtė i mėshirshėrn si ndaj vetvetes ashtu edhe ndaj tė tjerėve. Kjo nuk do tė thotė se ai i bėn tė lehta tejet e tij dhe e merr faljen e Perėndisė si tė vetvetishme. Por do tė thotė se ai nuk e plagos veten me faj dhe keqardhje neurotike, qė sjell dorėzimin tek skrupuj mėkatarė tė cilėt janė vdekja e shpirtit. Do tė thotė se ai beson nė dashurinė dh miresinė e Perėndisė dhe e di, siē thotė Shėn Pavli, se asnjė vepėr nga vetja e tij nuk do ta ēlirojė atė nga nevoja e mėshirės dhe dashurisė sė Perėndisė.

    Ju nė fakt, jeni tė shtypur me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por ėshtė dhuratė e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush. Ne, nė fakt, jemi vepra e tij, e krijuar nė Krishtin Jisu pėr veprat e mira qė Perėndia pėrgatiti qė mė parė, qė ne tė ecim nė to (Efesianėt 2:8-10).

    Kėshtu, ėshtė marrja e vazhdueshme e mėshirės sė Perėndisė, ajo qė e fuqizon shpirtin pėr vepra tė mira. Dhe vetėm i mėshirshmi do tė ketė mėshirė prej Perėndisė. Pėrjetėsisht njeriu do tė jetė nė dispozicionin e mėshirės sė Perėndisė. Ēfarėdo stadi zhvillimi qė ai tė arrijė, lutja e njeriut do tė mbetet lutja qendrore e Kishės: Zot ki mėshirė pėr mua mėkatarin! Mė i shenjtė personi, mė e madhe ėshtė ndjenja e tij e padenjėsisė mėkatare, mė e fortė ėshtė varėsia e tij nė mėshirėn e Perėndisė dhe mė tepėr ėshtė ai i mėshirshėm ndaj dobėsive tė tė tjerėve.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pastėrtia e Zemrės


    "Lum ata qė janė tė pastėr nė zemėr, sepse ata do ta shohin Perėndinė (Matheu 5:8). Pastėrti e zemrės do tė thotė tė jesh i ēliruar nga tė gjitha motivimet dhe qėllimet e mėkatshme dhe tė mos kesh asnjė interesim tė padenjė dhe asnjė dėshirė egoiste. Do tė thotė tė jesh krejtėsisht i ēliruar nga ēdo gjė qė e verbon dhe e errėson mendjen, dhe, kėshtu ajo nuk mund tė mos i shohė gjėrat qartėsisht dhe ndershmėrisht. Do tė thotė tė jesh i ēliruar krejtėsisht nga ēdo gjė qė e robėron dhe e errėson shpirtin dhe kėshtu ai nuk mund tė mos pasqyrojė dhe tė ndriēojė dritėn e pastėr tė Perėndisė.

    Nė njė tjetėr vend nė Predikimin nė Mal, Zoti thotė:

    Drita e trupit ėshtė syri; nė qoftė se syri yt ėshtė i pastėr, gjithė trupi yt do tė jetė i ndriēuar, por nė qoftė se syri yt ėshtė i lig, gjithė trupi yt do tė jetė nė errėsirė; nė qoftė se drita, pra, qė ėshtė nė ty ėshtė errėsirė, sa e madhe do tė jetė errėsira (Matheu 6:22-23)!

    Tė pastėr nė zemėr janė ata sytė e tė cilėve janė tė kthjellėt. Tė pastėr nė zemėr janė ata qė mund tė thonė me psalmistin:

    Zoti ėshtė drita ime dhe shpėtimi im;
    nga kush do tė kem frikė?
    Zoti ėshtė kėshtjella e jetės sime;
    nga kush do tė kem frikė?

    NJė gjė i kėrkova Zotit
    dhe atė kėrkoj:
    tė banoj nė shtėpinė e Zotit
    terė ditėt e jetės sime.

    Zemra ime mė thotė nga ana jote:
    "Kėrkoni fytyrėn time".
    Unė kėrkoj fytyrėn tėnde, o Zot.
    Mos ma fshih fytyrėn tėnde. (Psalmi 27)



    Tė kėrkosh vetėm njė gjė, fytyrėn e Zotit, kjo ėshtė pastėrti e zemrės. Tė dėshirosh vetėm njė gjė, dritėn e Zotit nė thellėsinė e shpirtit, kjo do tė thotė tė jetosh nė pastėrti tė plotė. Pėr kėtė arsye, nėna e Krishtit, Maria ėshtė shėmbėlltyra e pastėrtisė sė pėrsosur. Virgjerėsha e shenjtė ėshtė "krejt e papėrlyer" jo thjesht pėr shkak tė pastėrtisė trupore, por, pėr shkak edhe tė dlirėsisė sė saj shpirtėrore. Zemra e saj ishte e pastėr. Mendja e saj ishte e dlirė. Shpirti i saj madhėshtonte Zotin. Fryma e saj gėzohej nė Perėndinė Shpėtimtarin e saj. Trupi i saj ishte tempulli i Tij shpirtėror. Pėr kėtė arsye Perėndia e vėshtroi pėrunjėsinė e saj dhe bėri gjėra tė mėdha pėr atė. Pėr kėtė arsye ajo ėshtė "hirplote" dhe Zoti ėshtė me atė. Sepse ajo, nė pastėrtinė e saj tė thjeshtė mund t'i thoshte Perėndisė "u bėftė mbi mua sipas fjalės Sate" (Kr. Lluka 1).

    Mė traditėn shpirtėrore tė Kishės Orthodhokse, pastėrtia e zemrės ėshtė njė kusht thelbėsor pėr bashkimin me Perėndinė. Kur zemra e njeriut pastrohet nga ēdo e keqe, ajo ndriēon natyralisht me dritėn e Perėndisė, meqė Perėndia banon nė shpirtin. Kjo ėshtė doktrina e shenjtorėve siē ėshtė e shprehur nga Shėn Grigori i Nisės.

    ... njeriu qė pastron syrin e shpirtit tė tij do tė gėzojė njė vizion tė menjėhershėm tė Perėndisė... ėshtė i njėjti mėsim i mėsuar nga Fjala (d.m.th. Krishti) kur Ai tha: "Mbretėria e Perėndisė ėshtė brenda jush" (Lluka 17:21).

    Kjo na mėson se njeriu qė pastron zemrėn e tij nga ēdo impuls pasionant do tė shohė imazhin e natyrės hyjnore nė vetė bukurinė e tij.

    Ju duhet tė pastroni, me anė tė njė jete tė virtytshme, ndyrėsinė qė ėshtė ngjitur nė zemrėn tuaj si njė allēi dhe atėherė, bukuria juaj hyjnore do tė ndriēojė pėrsėri (Mbi Lumurimet, Predikimi 6).

    Apostull Pavli thotė tė njėjtėn gjė nė letrat e tij pastorale.

    Gjithēka ėshtė e pastėr pėr ata qė janė tė pastėr, por asgjė nuk ėshtė e pastėr pėr tė ndoturit dhe pėr ata qė nuk besojnė; madje edhe mendja, edhe ndėrgjegja e tyre janė tė ndotura. Ata pohojnė se njohin Perėndinė, po me vepra e mohojnė, sepse janė tė neveritshėm, tė pabindur dhe tė pazotė pėr ēfarėdo vepėr tė mirė (Titi 1:15-16).

    Pra, nė qoftė se dikush pastrohet nga kėto gjėra, do tė jetė njė enė nderi, e shenjtėruar dhe e dobishme pėr tė zotin, e pėrgatitur pėr ēdo vepėr mirė. Largohu nga pasionet rinore dhe bjeru pas drejtėsisė, besimit, dashurisė dhe paqes bashkė me ata qė e thėrresin nė ndihmė Zotin tė pastėr (Timotheu 2:21 - 22).

    "Lum ata qė pėrpiqen pėr paqen, sepse ata do tė quhen bij tė Perėndisė" (Matheu 5:9).

    Krishti, "princi i paqes" (Isaia 9:6), e jep paqen e Perėndisė tek ata qė besojnė nė Atė.

    Unė po ju lė paqen, po ju jap paqen time: Unė po jua jap, po jo si e jep bota (Joani 14:27).

    Jua kam thėnė kėto gjėra, qė ta keni paqen nė mua (Joani 16:33).

    Kjo ėshtė paqja tė cilėn Shėn Pavli e rendit nė "frytet e Shpirtit tė Shenjtė" (Galatianėt 5:22); "paqja e Perėndisė e cila kapėrcen ēdo mendje" (Filipianėt 4:7). Kjo ėshtė paqja e kuptuar si "ēlirimi nga pasionet, e cila nuk mund tė arrihet pa veprimin e Shpirtit tė Shenjtė" (Shėn Mark Asketiku, shek. 4, Dy Qindėshet nė Ligjin Shpirtėror). Paqebėrėsit janė ata qė kanė nė vetet e tyre paqen e Perėndisė dhe e pėrhapin kėtė paqe tek ata rrotull tyre. Kjo paqe, para sė gjithash, ėshtė ēlirim nga ēdo ankth e frikė. Ajo ėshtė paqja e atyre qė nuk shqetėsohen pėr jetėn e tyre, se ēfarė do tė hanė apo tė pinė, se ēfarė do tė veshin (Kr. Matheu 6:25-33). Ajo ėshtė paqja me tė cilėn zemrat e njerėzve nuk trazohen dhe as tremben nga asgjė (Kr. Joani 14:27). Ajo ėshtė paqja qė ekziston tek njerėzit edhe nė situatat mė tė tmerrshme, nė vuajtje dhe nė vdekje. Ajo ėshtė paqja e cila ėshtė nė atė qė mund tė thotė:

    Kush do tė na ndajė nga dashuria e Krishtit? Pikėllimi, a ngushtica, a pėrndjekja, a uria, a tė zhveshurit, a rreziku, a shpata? Siē ėshtė shkruar: "Pėr ty po vritemi gjithė ditėn; u numėruam si dele pėr therje" (Psalmi 44:22).

    Por nė tė gjitha kėto gjėra ne jemi mė shumė se fitimtarė pėr hir tė atij qė na deshi. Sepse unė jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjėjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjėrat e tashme, as gjėrat e ardhshme, as lartėsitė, as thellėsitė, as ndonjė tjetėr krijesė, nuk do tė mund tė na ndajė nga dashuria e Perėndisė qė ėshtė nė Jisu Krishtin, Zotin tonė (Romanėt 8:35-39).

    Paqja e brendshme e Perėndisė nuk ėshtė mungesa e konfliktit tė jashtėm. Paqebėrėsit e Perėndisė nuk janė ata qė janė tė ēliruar nga pėrpjekjet e mėdha tė jetės, ose ata qė mund tė shkaktojnė mungesėn dhe heqjen e luftės ndėrmjet njerėzve. Vetė Krishti nuk e bėri kėtė. Pėrkundrazi, Vetė Princi i Paqes, Zoti qė i jep forcė e paqe popullit tė tij (Psalmi 29:11), ka shpallur se Ai Vetė do tė jetė shkaku i shumė konflikteve ndėrmjet njerėzve.

    Mos mendoni se unė erdha tė sjell paqen mbi tokė; nuk erdha tė sjell paqen, por shpatėn. Sepse unė erdha ta ndaj birin nga ati, bijėn nga nėna, nusen nga vjehrra, dhe armiqtė e njeriut do tė jenė ata tė shtėpisė sė vet. Ai qė e do tė atin ose nėnėn mė shumė se mua, nuk ėshtė i denjė pėr mua; dhe ai qė e do birin ose bijėn mė shumė se mua, nuk ėshtė i denjė pėr mua. Dhe ai qė nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk ėshtė i denjė pėr mua. Kush do tė gjejė jetėn e vet, do ta humbasė; por ai qė do tė humbasė jetėn e vet pėr hirin tim, do ta gjejė pėrsėri (Matheu 10:34-39; Lluka 12:49-53).

    Paqebėrės i bekuar ėshtė ai qė sjell dėshminė e Krishtit, dhe merr kryqin e tij, dhe e humb jetėn e tij pėr Zotin pa frikė dhe ankth. Ėshtė ai qė hyn nė ēdo konflikt njerėzor deri nė fundin e kohės, i forcuar me paqen e Perėndisė. Ėshtė ai qė nuk e mohon Zotin dhe nuk e njollos tė vėrtetėn e Tij nga ushtrimi i dhunės, por mbart dėshminė me paqen e tij nė mes tė konfliktit, paqja qė nuk ėshtė ajo "si e jep bota" Joani 14:27). Kėshtu, paqebėrėsi nuk i provokon tė tjerėt nė zemėrim dhe dhunė, pėrveēse nga e vėrteta dhe dashuria e jetės se tij dhe ia lė Zotit tė gjitha hakmarrjet. Ėshtė ai qė e ndjek Jisuin nė mundjen e sė keqes vetėm nga e mira.

    Po tė jetė e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni nė paqe me gjithė njerėzit. Mos u hakmerrni pėr veten tuaj, o tė dashur, por i jepni vend zemėrimit tė Perėndisė, sepse ėshtė shkruar: "Mua mė pėrket hakmarrja, unė kam pėr tė shpaguar, thotė Zoti" (Levitiku 19: J 8, Ligji i Pėrtėrirė 32:35). "Nė qoftė se armiku yt, pra, ka uri, jepi tė hajė; nė pastė etje, jepi tė pijė; sepse, duke bėrė kėtė, do tė grumbullosh mbi krye tė tij thėngjij tė ndezur" (Fjalėt e urta 25:21 -22). Mos u mund nga e keqja, por munde tė keqen me tė mirėn (Romanėt 12:18-21).

    Duke bėrė paqe, vetė paqeberėsi ėshtė njė bir i Perėndisė si Zoti Jisu Krisht, i cili nė mėnyrė paradoksale dhe tė pashmangshme ėshtė shkaku i shumė skandaleve dhe konflikteve (Kr. Lluka 2:34-35, 7:23, 21:18).

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Tė Perndjekur pėr Hir tė Drejtėsisė


    "Lum ata qė janė pėrndjekur pėr hir tė drejtėsisė, sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve. Lum ju kur do t'ju shajnė dhe do t'ju pėrndjekin dhe, duke gėnjyer, do tė thonė tė gjitha tė zezat kundėr jush, pėr shkakun tim" (Matheu 5:10-11). Duke thėnė kėto fjalė, Krishti premtoi se ata qė do tė shkojnė pas Atij do tė pėrndiqen me siguri. Kjo ėshtė njė profeci qendrore e Ungjillit dhe njė kusht thelbėsor i atyre qė e pranojnė atė.

    Kujtoni fjalėn qė ju thashė: "Shėrbėtori nuk ėshtė mė i madh se i zoti". Nėse mė kanė pėrndjekur mua, do t'ju pėrndjekin edhe ju; nėse kanė ruajtur fjalėn time, do tė ruajnė edhe tuajėn. Tė gjitha kėto gjėra do t'jua bėjnė pėr shkak tė emrit tim, sepse nuk e njohin atė qė mė ka dėrguar (Joani 15:20-21).

    Tė krishterėt e vėrtetė do tė persekutohen gjithmonė pėr hir tė Krishtit. Ata do tė persekutohen me Krishtin dhe si Krishti, pėr tė vėrtetėn qė ata thonė dhe pėr tė mirėn qė ata bėjnė. Persekutimet nuk mund tė jenė gjithmonė fizike, por ato do tė jenė gjithmonė shpirtėrore dhe psikologjike. Ato do tė jenė gjithmonė tė paarsyeshme, tė padrejta, tė dhunshme dhe "pa shkak" (Psalmi 69:4, Joani 15:25). Ato do tė jenė gjithmonė tė dhimshme dhe shkaku i shumė vuajtjeve. Sepse "tė gjithė ata qė duan tė rrojnė me perėndishmėri nė Krishtin Jisu do tė pėrndiqen" (2 Timotheu 3:12). Njė person qė futet nė jetėn shpirtėrore duhet tė presė pėrndjekje dhe shpifje. Megjithatė, ai duhet tė jetė vigjilent ndaj ndonjė kompleksi tė rremė persekutimi dhe duhet tė jetė absolutisht i sigurtė se vuajtja qė ai has ėshte vetėm pėr "hir tė drejtėsisė" dhe jo pėr shkak tė dobėsisė dhe mėkateve tė tij. Shkrimet apostolike kėtė paralajmėrim tė qartė:


    Sepse ėshtė gjė e lavdėrueshme, nėse dikush, pėr ndėrgjegje ndaj Perėndisė, duron shtrėngime duke vuajtur padrejtėsisht. Sepse ēfarė lavdie do tė ishte po tė duronit nė qoftė se ju rrahin, sepse keni bėrė faje? Ndėrsa, po tė bėni tė mirė dhe tė duroni vuajtje, kjo ėshtė hir para Perėndisė. Sepse pėr kėtė ju u thirrėt, sepse edhe Krishti vuajti pėr ne, duke ju lėnė njė shembull, qė tė ecni pas gjurmės sė tij.
    Nė qoftė se ju fyejnė pėr emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisė dhe Fryma e Perėndisė prehet mbi ju; nga ana e tyre ai blasfemohet, kurse nga ana juaj ai pėrlėvdohet. Por asnjė nga ju le tė mos vuajė si vrasės ose vjedhės, ose keqbėrės, o sepse pėrzihet nė punėt e tė tjerėve. Por, nėse dikush vuan si i krishterė, le tė mos ketė turp, por le tė pėrlėvdojė Perėndinė pėr kėtė (1 Pjetri. 2:19-21, 4:14-16).


    Vuajtjet e tė krishterėve duhet tė pranohen me gėzim, me mėshirė dhe dashuri ndaj atyre qė i shkaktojnė ato. Kėtu pėrsėri ėshtė shembulli i Zotit, si edhe i profetėve, apostujve, martirėve dhe shenjtorėve tė Tij. Ashtu si Krishti tha: "Atė, fali ata . . ." (Lluka 23:34), ndėrsa po e varnin nė kryq; dhe ashtu si u lut martiri i parė Stefan: "Zot, tė paktėn mos ua zėr pėr faj kėtė" (Veprat 7:60), ndėrsa po e vrisinin me gurė, kėshtu tė gjithė ata qė ndjekin drejtėsinė e Perėndisė duhet t'i falin fajtorėt e tyre "prej zemrave tė tyre" (Kr. Matheu 18:35).

    Por unė po ju them juve qė mė dėgjoni: T'i doni armiqtė tuaj; u bėni tė mirė atyre qė ju urrejnė. Bekoni ata qė ju mallkojnė dhe lutuni pėr ata qė ju keqtrajtojnė. Nėse dikush tė bie nė njėrėn faqe, ktheja edhe tjetrėn; dhe atij qė tė merr mantelin, mos e pengo tė tė marrė edhe tunikėn ... Por ju t'i doni armiqtė tuaj, bėni tė mirė dhe jepni hua pa pasur shpresė pėr asgjė, dhe shpėrblimi juaj do tė jetė i madh dhe ju do tė jeni bijtė e Shumė tė Lartit, sepse ai ėshtė mirėdashės me mos-mirėnjohėsit dhe tė mbrapshtėt. Jini tė mėshirshėm, pra, sikurse edhe Ati juaj ėshtė i mėshirshėm. Mos gjykoni dhe nuk do tė gjykoheni; mos dėnoni dhe nuk do tė dėnoheni; falni dhe do tė jeni tė falur. Jepni dhe do t'ju jepet... (Lluka 6:27-38).

    Falja bujare dhe e dashur e tė persekutuarit pėr persekutuesin ėshtė nj ė kusht thelbėsor pėr jetėn shpirtėrore. Pa atė, e gjithė vujatja "pėr hir tė drejtėsisė" ėshtė e kotė dhe nuk tė ēon nė Mbretėrinė e Qiellit.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Gėzohuni dhe Ngazėllohuni


    "Gėzohuni dhe ngazėllohuni, sepse shpėrblimi juaj ėshtė i madh nė qiej. . ." (Matheu 5:11). Gėzimi ėshtė njė element bazė i jetės shpirtėrore dhe ėshtė njė nga "frytet e Shpirtit tė Shenjtė" (Galatianėt 5:22). Nuk ka spiritualitet tė vėrtetė pa gėzim. Qysh prej faqeve tė para tė Ungjillit dhe deri nė fund tė tij, apostujt e Krishtit, me Marinė, nėnėn e Tij dhe me tė gjithė tė krishterėt, po gėzohen vazhdimisht pėr shpėtimin qė Jisui ka dhėnė.

    Nė kėtė ėshtė pėrlėvduar Ati im, qė tė jepni shumė fryt, dhe kėshtu do tė jeni dishepujt e mi. Sikurse Ati mė ka dashur mua, ashtu edhe unė ju kam dashur juve; qėndroni nė dashurinė time. Po tė zbatoni urdhėrimet e mia, do tė qėndroni nė dashurinė time, sikurse unė i zbatova urdhėrimet e Atit tim dhe qėndroj nė dashurinė e tij. Kėto gjėra jua kam thėnė qė gėzimi im tė qėndrojė nė ju dhe gėzimi juaj tė jetė i plotė (Joani 15:8-11).

    ... zemra juaj do tė gėzohet, dhe askush nuk do t'ua heqė gėzimin tuaj... kėrkoni dhe do tė merrni, qė gėzimi juaj tė jetė i plotė (Joani 16:22-24).

    Gėzimi i krishterė nuk ėshtė njė lumturi tokėsore, kėnaqėsi apo qejf. Por ėshtė "gėzimi nė besim" (Romanėt 15:13). Ėshtė gėzimi i njohjes sė lirisė tė sė vėrtetės nė dashurinė e Perėndisė (Kr. Joani 8:32). Ėshtė gėzimi i bėrjes sė denjė pėr tė "qene pjesėtarė tė mundimeve tė Krishtit" (1 Pjetri. 4:13).

    Me anė tė mėshirės sė tij tė madhe na rilindi pėr njė shpresė tė gjallė me anė tė ringjalljes sė Jisu Krishtit prej sė vdekurish, pėr njė trashėgim tė paprishshėm, tė panjollė dhe tė pafishkur, qė ėshtė ruajtur nė qiejt pėr ju, qė nga fuqia e Perėndisė me anė tė besimit jeni tė ruajtur, pėr shpėtimin gati pėr t'u zbuluar nė kohėt e fundit. Pėr kėtė gėzohuni, ndonėse, nė qoftė se duhet, pėr pak kohė, tani duhet tė trishtoheni nga prova tė ndryshme, qė prova e besimit tuaj, qė ėshtė shumė mė i ēmuar nga ari qė prishet, edhe pse provohet me zjarr, tė dalė pėr lėvdim, nder e lavdi nė zbulesėn e Jisu Krishtit, tė cilin, megjithėse ju nuk e keni parė, e doni, duke besuar nė tė, megjithėse tani nuk e shihni, dhe ngazėllohuni nga njė hare e patregueshme dhe e lavdishme (1 Pjetri. 1:3-8).

    Gėzimi shpirtėror shkon sė bashku me vuajtjen shpirtėrore. Ėshtė gabim tė mendosh se gėzimi vjen vetėm nė fund kur vuajtja ka mbaruar. Gėzimi nė Krishtin shkon sė bashku me vuajtjen nė Krishtin. Ato bashkekzistojnė dhe janė tė ndėrvarura nė njėra-tjetrėn pėr fuqinė dhe forcėn e tyre. Ashtu si vajtimi i bekuar mbi mėkatet ėshtė vajtimi qė vjen me gėzimin e shpėtimit, po ashtu edhe vuajtja nė mish, nė kėtė botė, ėshtė pėrputhje me - dhe nė njė kuptim real shkaktohet nga - gėzimi i pashprehur i shpėtimit. Kėshtu Shėn Jakovi mund tė thotė se tė krishterėt duhet "ta konsiderojnė njė gėzim tė madh" kur ata "ndodhen pėrballė sprovash nga mė tė ndryshmet", duke e ditur se "efekti i plotė" i besimit tė tyre tė qėndrueshėm ėshtė se ata mund tė bėhen "tė pėrsosur dhe tė plotė, pa asnjė tė metė" (Jakovi 1:2-4). Dhe kjo ėshtė edhe bindja e patundur e Shėn Pavlit.

    ... mburremi nė shpresėn e lavdisė sė Perėndisė. Dhe jo vetėm kaq, por mburremi edhe nė shtrėngimet, duke ditur qė shtrėngimi prodhon kėmbėnguljen, kėmbėngulja pėrvojėn dhe pėrvoja shpresėn. Por shpresa nuk turpėron, sepse dashuria e Perėndisė ėshtė derdhur nė zemrat tona me anė tė Frymės sė Shenjtė qė na eshtė dhėnė (Romanėt 5:2-5).

    Ėshtė gėzimi shpirtėror i tė krishterėve, gėzimi i martirėve, qė mė shumė se gjithēka tjetėr, ėshtė dėshmia e pamposhtur e tė vėrtetės sė besimit tė krishterė, dhe vėrtetėsisė sė jetės shpirtėrore tė krishterė.

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. E pėrbashkėta midis Islamit dhe Krishtėrimit
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 25-11-2013, 09:24
  3. Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 05:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •