Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Aktorët e pornos rrëfehen

    Histori të sinqerta dhe të suksesshme kanë pushtuar mendjet e lexuesve

    Aktorët e filmave porno kanë nisur të rrëfehen. Historitë e tyre të seksit, drogës dhe rok & rollit duket se po u pëlqejnë gjithnjë edhe më shumë lexuesve. Në Shtetet e Bashkuara, kujtimet e eksperiencave të aktorëve porno kanë qenë të nënvleftësuara. Por deri pak kohë më parë, kur autobiografitë e tyre nisën të shiteshin dhe të preferoheshin gjithnjë dhe më shumë, madje shumë më tepër se "Harry Poter". Shitjet e tyre kanë pësuar një "bum" gjithnjë edhe më shumë në rritje. Dhe më të famshme janë "Talenti" i Jerry Butler, "Dhoma e nxehtë, seksi!" i Christy Canyon, "Si të bësh dashuri si një yll i pornos" i Jenna Jameson e "Hollivudi tjetër" i Legs McNeil dhe Jennifer Osborne.


    Në të gjitha autobiografitë e tyre, aktorët e filmave porno dhe hard tregojnë, madje deri në detaje të hollësishme, eksperiencat e tyre, japin pjesë të intimitetit të tyre, kujtime dhe ngjarje të jetës së tyre të "nxehtë". Sipas kritikëve, të mbledhura së bashku, mund të përfitosh shumë lehtë një lloj ADN-je, që përbën edhe bazën e kujtesës së filmave erotikë, çdokush i ndryshëm nga të tjerët. Ndërsa ajo që çudit më shumë psikologët që kanë nisur të analizojnë jetën intime të tyre, është fakti se të gjitha kanë një fëmijëri të varfër, të vakët nga emocionet dhe ndjenjat. Në të gjitha kujtimet e yjeve të filmave porno, mamatë janë gra që nuk kanë asnjë vlerë, ndërsa baballarët janë të ftohtë dhe indiferentë, dhe duket se janë edhe nxitësit kryesorë të karrierës së tyre dhe të suksesit të sigurt si "pornostar". Por nuk mungojnë as ngjarje traumatike, si përdhunime apo dhunë fizike e psikologjike si në fëmijëri e adoleshencë, ashtu edhe më vonë, kur kishin nisur karrierën e pornos. Të gjitha kanë një emër arti, që më shumë idealizon jetën që u ka munguar. Por jeta në profesionin e tyre nuk është aspak e lehtë, të paktën jo ashtu si e imagjinoni ju. Në fushën e pornos nuk ekziston trajnimi apo mësimi, është njësoj si me gladiatorë që zbresin nudo në arenë, gati për "luftë". Tri javë në këtë ambient janë një eksperiencë e mjaftueshme për të qenë profesioniste dhe gati për çdo gjë. Christy kujton se ka mbetur shumë e habitur me një ngjarje me një nga yjet e pornos, aktorin Peter North, i cili që ditën e parë të punës me të i kishte thënë: "Gjatë një skene seksi një gjë nuk e duroj, të më prekësh flokët. Nëse e bën këtë, humbas menjëherë përqendrimin dhe reagoj." Ndërkohë, për të gjitha shkrimtaret e reja, jeta e tyre profesionale është e mbushur plot me ngjarje të tilla. Fiksimet e aktorëve meshkujt janë nga më të çuditshmet dhe të ndryshme. P.sh., disa prej tyre duket se kanë frikë të luajnë bashkë me veteranin e pornos, Ron Jeremy. Për të, Glenn Lynn, një tjetër pornostar, është shprehur se "nëse arrij ta bëj me të, e bëj me këdo". Por të shumta janë edhe eksperiencat me rrezikun, si drogën, depresionin që vjen në periudhën e parë të punës, shpërndarësit e drogës, fansat maniakë, gangsterët, SIDA-n, por edhe me të fejuar që shndërrohen menjëherë në menaxherë mashtrues. Por, ndërkohë, jeta intime dhe ajo publike gjatë punës së tyre është më e preferuara dhe e lexuara nga publiku amerikan, i etur për të mësuar më shumë mbi to, ndoshta nxitur edhe nga ideja se duke lexuar autobiografitë e yjeve të pornove, do të jetë njësoj sikur të jenë para televizorit duke parë një film hard porno.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Mire qe hape kete temen se do me kishte mbetur merak te mos dija biografine e pornoxhinjve...Vetem keta tipat kane pasur femijeri me probleme dhe o burra te luajme porno...Po te qe ashtu gjysma e planetit do na rrefente autobiografine tani...
    Brrockulla
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Degjova dje ne lajme qe nje pornostar ka hedhur kanditat ne Usa edhe mendoja cfare keshille jep kjo "aktore" ose cfare ndjenjash kane keta njerez ?Eshte vetem nje bisnez kjo gje e quajne shume te thjesht te ndjejne dicka.Keta njerez ndoshta nuk e kane idene cfare eshte dashuria.Mendojne qe dashuria eshte nje bisnes.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Keta E Kan Biznes........kam Degjuar Per Pamela Anderson Qe Nga Nje Kaset Porno Qe Ka Bere Ka Marr 20 Milion Dollar .........bisnes Ku Din Aktoret E Sidomos Keta Te Pornos Se Ceshte Dashuria .......


    Pershendetje

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Cilet nga aktoret e portokallis i pelqeni me shume?
    Nga Nolird në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 03-05-2007, 10:21
  3. Aktoret shqiptare ne skenat boterore
    Nga Alda1 në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2007, 20:52
  4. aktoret shqiptare ne skenat boterore
    Nga Alda1 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 07:14
  5. Ja 8 aktorët më të shquar të botës.
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 16-09-2005, 19:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •