Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Kosovarët pinë hashash, në spital si të helmuar

    Rreth 35 nxënës marrin ndihmën e parë, pesë të tjerë më rëndë mbërrijnë në Tiranë

    Vali Qyrfyçi

    Shtrohen në urgjencën e spitalit të Durrësit 35 të rinj kosovarë gatë të gjithë natës mes të premtes dhe të shtunës, deri paraditen e djeshme, duke paraqitur simptoma që nuk janë të zakonshme për helmimet ushqimore.

    Ndërkohë pesë gjimnaziste të tjera janë dërguar drejt Tiranës, në repartin e toksikologjisë. Dyshohet që konsumimi i hashashit apo i ndonjë substance tjetër të jetë shkak i gjendjes së të rinjve gjimnazistë nga shkolla e mesme "Vëllezërit Frashëri" në Deçan.

    Policia këtë herë ka qëndruar pasive, në pritje të rezultateve nga specialistët e shëndetit. Ndërkohë, mjekët flasin dhe për fenomenin e neurozës kolektive të përhapur te një pjesë e të rinjve kosovarë, teksa kanë parë disa prej shokëve të ndjehen keq.

    Brenda dhe jashtë dyerve të urgjencës spitalore të Durrësit ndesh të rinj kosovarë të alarmuar, të mbërthyer nga paniku i vdekjes dhe pendimit për udhëtimin e ndërmarrë. Trupa që dridhen fort dhe bien si në kllapi. Të tjerë janë nën efektin e qetësuesve dhe ndjehen të dobët për të reaguar. Të qenit larg shtëpisë e rëndon më shumë gjendjen e tyre, duke përjetuar një ankth disi të pakuptueshëm nga mjekët. Ata që janë më mirë ankohen për ushqimin e cilësisë së ulët, kanë frikë se pas i ndjek fati i keq i bashkëmoshatarëve të tyre, që humbën jetën në aksidentin e rëndë automobilistik pranë Fushë-Arrzit, dy vjet më parë.

    "Rastet e para janë pritur nga mjeku i rojës. Të rinjtë paraqiten me gjendje ankthi, të dridhura dhe me një gjendje shpirtërore jo të mirë. Rreth orës 01:00, rastet janë shtuar dhe jemi konsultuar me mjekun infeksionist dhe është konstatuar se të gjithë të mbërritur në spital nuk kanë pasur simptomat e zakonshme të helmimit nga ushqimi. As diarre, as të vjella, as temperaturë apo dhembje barku. Prandaj dyshuam për konsumim të pijeve alkoolike dhe duhanit, apo ndonjë substance tjetër", tha për gazetën shefi i Urgjencës së Durrësit, mjeku Arian Tivari. Vetë të sëmurët kanë pohuar se kanë konsumuar ushqime të ndryshme dhe kanë frikë se në to u është hedhur ndonjë gjë.

    Albulena Likaj, 18 vjeçe, ndërsa qëndron e shtrirë në shtratin e spitalit, në pritje të marrjes së serumit, tregon se kanë ardhur të shtunën e kaluar për të vizituar Shqipërinë dhe se do të largoheshin të shtunën. Ajo dhe shoqet, një natë më parë, kanë pasur gjendje të fikti dhe ethe. Edhe ajo, si të tjerat, ndjehet e frikësuar për vdekje. Kanë paguar nga 109 euro për person, ndërsa në fund të vizitës kanë përjetuar ankth për shëndetin e tyre. "Nuk e dimë ç‘na kanë hedhur në ushqim. Ne nuk kemi konsumuar pije alkoolike apo duhan. As hashash apo drogë, siç thonë. Këtu duhet ta gjejnë se çfarë e ka shkaktuar këtë gjendjen tonë", shprehin shqetësimin e tyre shokët e të shtruarve në spital.


    Mjekët: Kanë konsumuar drogë dhe pije alkoolike
    Pas mjekimit, të rinjtë janë nisur drejt Kosovës
    Një vit më parë, të rinjtë u sëmurën në mënyrë kolektive




    Gazeta Shqip

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Te te vije turp per kete disinformacion qe sjell ketu.
    Mos lexo budalliqe lart e poshte dhe i sjell sikur ke zbuluar nje kontinent te ri.

    Ajo ceshtje eshte ne dore te hetuesise dhe eshte ajo qe jep verdiktin perfundimtar sebashku me mjeket ligjor te cilet jane te specializuar ne fushen e krimit shendetsor.

    Ka nje kontradikte te forte midis asaj qe thua ti dhe faktit kokeforte qe jane nga Decani nje zone teper fanatike ne kosove e cila nuk njeh ekstreme te tilla si droga.


    Dito.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    Citim Postuar më parë nga Dito
    Te te vije turp per kete disinformacion qe sjell ketu.
    Mos lexo budalliqe lart e poshte dhe i sjell sikur ke zbuluar nje kontinent te ri.

    Ajo ceshtje eshte ne dore te hetuesise dhe eshte ajo qe jep verdiktin perfundimtar sebashku me mjeket ligjor te cilet jane te specializuar ne fushen e krimit shendetsor.

    Ka nje kontradikte te forte midis asaj qe thua ti dhe faktit kokeforte qe jane nga Decani nje zone teper fanatike ne kosove e cila nuk njeh ekstreme te tilla si droga.


    Dito.

    kujt i thua gazetes shqip

  4. #4
    El Magico Maska e Kotka[Kitty]
    Anëtarësuar
    14-07-2003
    Vendndodhja
    Sofie,Bullgari
    Postime
    1

    ...

    Edhe hashash tkishin konsumu sdo u kishin ndjehur kaq keq..Bile sdo kishin ankesa..
    One Generation Plants Trees and The other Enjoys The Shade

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2005
    Postime
    35
    ku krejt pa lidhje , hashash po edhe me dashte ata e me pi shume hashash per niheri nuk mu , edhe nuk te ban me te vjella e per spital aq shpejt vetem nese perzihet me alkohool dhe me kokrra !

  6. #6
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103

    Cool

    po qfar hashashi more !!!thjesht kan honger diqka t'prisht , tash a i ka helmu dikush me qellim a jo nuk dihet !!!!mpuqqqq........paqe dhe dashni people!!!
    -....k0s0vA jEtA jEmE....-

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Ku shkojnë kosovarët, pse në Durrës nuk vijnë?
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 09:40
  3. “Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë
    Nga PORTI_05 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 03:35
  4. Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 28-08-2004, 23:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •