Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Zvicër: Ligje të reja emigracioni, 200 mijë shqiptarë në rrezik dëbimi

    Zvicër, 200 mijë shqiptarë në rrezik dëbimi

    Iniciativat e shtetit zvicerian për ligje të ashpra për emigrantët rrezikojnë 200 mijë shqiptarë që punojnë atje

    Shoqatat e emigrantëve shqiptarë u bëjnë thirrje atyre që të kundërshtojnë projektligjin për azilin

    TIRANË- Më shumë se 200 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër mund të përfshihen nga një valë dëbimi, nëse ky shtet miraton ligjin e ri për emigracionin. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se shoqatat e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër janë të shqetësuara nga iniciativat e ndërmarra mbi miratimin e ligjeve më të ashpra që kanë të bëjnë me emigracionin dhe kërkimin e azilit. Në rast se shteti zvicerian miraton ligjin mbi të huaj dhe refugjatët, mediat shprehen se të paktën 200 mijë shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi mund të largohen me forcë nga vendi. Shoqatat e emigrantëve shqiptarë me qendër në Zvicër kërkuan që 20 mijë shqiptarët, të cilët kanë përfituar nënshtetësinë zvicerianë të kundërshtojnë ashpër rishikimin e ligjit mbi azilin. Disa parti të majta dhe organizata jo qeveritare po kundërshtojnë projektligjin, me argumentin se ai bie ndesh me të drejtat e njeriut. Ndërkohë që qeveria zviceriane shprehet se situata aktuale e shekullit 21 kërkon rregulla të reja, përsa i përket të huajve. Ligji aktual mbi shtetasit e huaj ka hyrë në fuqi 70 vjet më parë.
    Emigracioni
    Pas Italisë dhe Greqisë, Zvicra mbetet një nga shtetet që regjistron numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë, ku kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Megjithatë, pas viteve ‘90 shumë qytetarë të Shqipërisë kanë aplikuar për azil politik në shtetin e vogël evropian, duke u regjistruar si shqiptarë të Kosovës, për të përfituar nga statusi i të përndjekurit, skemë e cila ka rezultuar shumë e suksesshme për shumë syresh. Madje, shteti zvicerian nuk ka hezituar t’iu japë azil politik edhe shumë personave, të cilët janë shpallur në kërkim nga shteti shqiptar dhe që akuzohen për vepra të ndryshme krimininale, deri terroriste. Gjatë gjithë këtyre viteve, Zvicra është konsideruar si një shtet mjaft tolerant përsa i përket marrëdhënieve me emigrantët, raport i cili ka qenë mjaft i debatuar mes forcave të djathta dhe të majta politike. Miratimi i këtij ligji mund të pasohet edhe me një marrëveshje mirëkuptimi, e cila mund të nënshkruhet mes qeverisë shqiptare dhe asaj zviceriane, për kthimin e të gjithë emigrantëve që punojnë në të zezë. Qeveria shqiptare në kuadër të përmbushjes së standardeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka nënshkruar marrëveshje me të gjitha vendet anëtare, për kthimin e të gjithë emigrantëve që rezultojnë pa dokumenta. Kjo në përfitim të lehtësimit të vizave për shtetasit shqiptarë. Gjithashtu shteti ynë ka nënshkruar një marrëveshje të veçantë edhe me Britaninë e Madhe, për kthimin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend pa dokumente.

    Shekulli

  2. #2
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Asnje shqiptar qe deklarohet shqiptar, qe mund ta mbroje vehten ne seancen gjyqesore para meje dhe perfaqesuesve te drejtesise se shtetit zviceran, qe di gjuhe kulture dhe gjeografi gjithshqiptare,dhe nese s`ka asnje akuze apo denim per vepra penale (jo ato per kundravajtje) nuk do detyrohet ta leshoje zvicrren ne asnje menyre,vetem nese frigohet nga te padukshmet e shtetit zviceran qe s`ekzistojne ne ligj!UNe do isha i kenaqur t`me lajmerohen raste te tilla,sepse keto jane kenaqesite e mia,dashurite e mia...per te cilat punoj dhe jetoj!
    Ne Zvicer jetojne sipas Deutsche Welle 250 mije shqiptare.Prej tyre pa asnje dyshim 222 mije jane analfabete dhe Kope qe cvetem mbushin numrin e inkasuesve te tatimeve...qe i denojne si dhe sa te duan!
    Une s`kerkoj asnje grosh (cent) vetem t`me lajmerohet dikush qe ka problem me qendrimin ne Zvicer dhe qe s`ka bere asnje krim!
    Nese ka vjedhur diçka te vogel sa e perfshine nevoja e tij ditore gjer ne 100 Sfr-. kjo s`eshte aspak problem se sipas ligjeve te tyre nuk quhet delikt penal!
    Te them te drejten une KURKUSHI te gjithe shqiptaret e diaspores do i ketheja ne vendlindje dhe shqiperi etnike,por ne Zvicer ku kam qene dhe jam ende si shtetas i saj,nuk lejoj askend te perzihet si hajdut,si kriminel,si fajtor nese s`ka bere faj...dhe fajin e vleresoj une e jo zvicra sipas ligjeve te tyre shteterore per te huajt dhe te ligjeve nderkombetare te UNHCR-it(Organizates nderkombetare per refugjatet ne bote)!
    E keqja e madhe eshte se ne zvicer shqiptaret(shumica nga kosova dhe maqedonia) nuk kane guximin te flasin me nje shqiptar por shkojne dhe perzihen me avokate dhe mjeke serbe,duke u deklaruar se jane serbe,turq ose rome e jo shqiptare,qe te shpetojne nga debimi.Zvicra keto gjera i ka ster-studjuar dhe tani e di saktesisht se ku e ka secili shtepine ne Kosove dhe ne viset tjera shqiptare.Per mua,s`eshtre fare me rendesi se kush,si eshte deklaruar ne zvicer; rom, turk, serb, boshnjak, maqedon apo shqiptar,vetem te berat e tij ne zvicer me interesojne qe t`mundem ta mbroj!
    Per sqarim:
    une Kurkushi s`jam nje avokat i pranuar nga sherbimi i drejtesise zvicerane(Schweizerischerechtsdienst) por jam nje mbrojtes i imponuar i te drejtave te te huajve para drejtesise zvicerane!
    Nese shifra 200 mije qe jane ne rrezik debimi,dhe nga keta asnje nuk ka bere delikte penale,as njezet nga ta s`do te detyrohet ta leshoje Zvicren me detyrim shteror por duke perjashtuar kushtet tjera qe jane ne radhe te pare vendpunimi.Nese ne Zvicer s`ke pune dhe je gastarbeiter (mysafir+punetor) pas kohes se caktuar qe ka sigurimi i papunesise(asistenca=arbeitslos),nese nuk gjene pune, do detyrohesh t`a leshosh zvicren.Kjo eshte vija e kuqe,por permbi kete vije te kuqe kalojne (vetem) te kuqet!
    Po te ndodhe kjo qe 200 mije shqiptare ne zvicerr do te kercenohen nga debimi prej autoriteteve shteterore Zvicerane,gjegjesisht nga ministri i drejtesise .emigracionit dhe policise Blocher,dhe keta t`me lajmerohen mua,do behem prap ai qe kam qene gjithnje: TITAN,mbrojtes i pathyeshem asnjehere i te pafajshmeve kunder çdo drejtesie te pa drejte shteterore ...

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Votimi per ligjin e emigranteve dhe azilanteve te ashtuquajtura Asylgesetz dhe Auslandergesetz u mbajt javen qe kaloi dhe rezultatet ende nuk dihen, nqs jam i informuar mire.
    Eshte fakt se po qe se taktika e Cristoph Blocher realizohet, atehere shumica e emigranteve do kene shume me shume probleme ne te ardhmen, dhe kjo sidomos vlen per azil kerkuesit. Tashi, Partia Socialiste qe edhe ka shumicen e pushtetit ne dore eshte kontra ketyre ligjeve, gje qe me jep edhe shpresa te besoj se keto ligje nuk do votohen.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •