Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 135
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Himarë, mësimi nis me himnin grek

    Të pranishëm në rihapjen e shkollës pas 60 vitesh përfaqësues të lartë të shtetit shqiptarë dhe atij grek


    Himarë, mësimi nis me himnin grek

    Hapet shkolla greke, inagurimi i gjithë në gjuhën helene



    --------------------------------------------------------------------------------

    Artan Hoxha
    a.hoxha@gazetashqiptare.com

    Nën tingujt e himnit grek, kënduar në kor nga gjithë të pranishmit,(të vegjël a të mëdhenj) dhe në praninë e përfaqësuesve të shtetit shqiptar e atij grek, një grusht himariotësh greqishtfolës i dhanë dorën e fundit realizimit të ëndrrës së vjetër helene. Nga e hëna e 18 shtatorit 2006, Himara, më në fund u bë me shkollë në gjuhën greke. Për herë të fundit një shkollë e tillë ishte mbyllur gjashtëdhjetë vjetë më parë, qysh në vitin 1946. Në të vërtetë shiritin e inagurimit të kësaj shkolle e kishte prerë qysh më 26 shkurt të këtij viti zv-ministri i jashtëm grek, Euripidis Stilianidhis. Ceremonia e fundshkurtit gati sa s'përfundoi në një incident diplomatik pasi turma e përfshirë nga euforia e realizimit të një "ëndrre shekullore" nuk u përmbajt dot, duke hedhur njëra pas tjetrës disa parrulla antishqiptare, deri te "Himara është greke". Këtë radhë autoritetet shqiptare dhe ato greke u kujdesën që të shmangnin bujën dhe praninë e mediave, duke zhvilluar një ceremoni modeste, larg syrit të opinionit shqiptar për të mos shkaktuar "kokëçarje" të kota.
    Ceremonia
    Qysh në orët e para të mëngjesit të së hënës, 32 fëmijë të moshës nga 4 deri 7 vjeç, të mbajtur për dore nga prindërit e tyre, i janë drejtuar gjithë shënd e verë shkollës së re. Ndryshe nga ceremonia e 26 shkurtit, këtë radhë, flamurit shqiptar i ishte rezervuar një vend më dinjitoz. Flamuri kuqezi sëpaku nuk ishte strukur në ndonjë qoshe, por ishte vendosur përkrah flamurit helen dhe atij të Bashkimit Evropian. Rreth orës 08.00 në oborrin e shkollës së ndërtuar në truallin e kishës së vjetër të Himarës fshat, u mblodhën rreth 40-50 veta. Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Kosta Barka, Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, Ambasadori i Greqisë në Tiranë Konstandinos Kokosis, një përfaqësues i Kishës Ortodokse nga Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës, Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës Savo Prifti si dhe përfaqësues lokalë të Omonias. I pari e mori fjalën kryebashkiaku i Himarës, Bollano. Pas tij foli kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ambasadori grek Kokosis, dhe u bënë përshëndetjet e rastit. I vetmi përfaqësues shqiptar në këtë ceremoni, që nuk i përkiste minoritetit grek dhe nuk e njihte mirë gjuhën helene, kryetari i këshillit Bashkiak të Himarës, Savo Prifti, nuk u lejua të merrte fjalën për të mos shkaktuar ndonjë "surprizë" të pakëndëshme. Ceremonia e hapjes së shkollës së Himarës u zhvillua e gjitha në gjuhën greke, edhe pse aty kishte përfaqësues të lartë të shtetit shqiptarë dhe mësimi do të zhvillohet në të dyja gjuhët. Përpara se nxënësit të hynin në bankat e shkollës, të pranishmit kënduan në kor himnin kombëtar grek, duke "harruar si padashje" të dëgjonin qoftë dhe të rregjistruar nga ndonjë manjetofon i rastit, himnin kombëtar shqiptar.
    Shkolla
    Shkolla 9-vjeçare e Himarës fshat, u inagurua nga zv/ministri i jashtëm grek Stilianidhis dy muaj përpara se të paisej zyrtarisht me licencë nga Ministria e Arsimit dhe të merrte miratimin e Qeverisë Shqiptare. Ajo është një shkollë jopublike, ku nxënësit do të studjojnë pa pagesë. Në vitin e parë të saj, do të ketë 32 nxënës, ku afro gjysma e tyre do të ndjekin klasën e parë, ndërsa pjesa tjetër do të ndjekin arsimin parashkollor. Në licencën e lëshuar nga Ministria e Arsimit thuhet se "mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe si edhe në gjuhën greke". Stafi përbëhet nga pesë mësues, dy prej të cilëve kanë ardhur nga një fshat i minoritetit, ndërsa të tjerët janë nga Himara.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Stacionet greke pushtojnë jugun e vendit

    Stacionet greke pushtojnë jugun e vendit
    Stacionet greke kanë nisur të pushtojnë territoret e jugut të vendit. Fenomeni ka filluar të marrë përmasa të frikshme në zonat e Gjirokastrës dhe Sarandës, ku stacionet e radiove dhe televizioneve greke kanë nisur ekspansionin e tyre ndaj mediave elektronike vendase, të cilat në shumë raste janë të pafuqishme për të përballuar të gjithë këtë luftë elektronike që ka nisur. Televizionet greke, kanë arritur deri në atë pikë sa kanë vendosur transmetues edhe në pikat e transmetimit të televizioneve shqiptare, jo vetëm në kundërshtim të plotë me ligjin shqiptar për radion dhe televizionet, por edhe duke prishur në mjaft raste sinjalin e televizioneve vendase.Edhe pse stacionet greke që transmetojnë në brendësi të kullave shqiptare të transmetimit kanë vite që ushtrojnë funksionin e tyre, vetëm dy ditë më parë KKRT është kujtuar të largojë një numër prej tyre, por nuk është e fuqishme që të ndalojë ekspansionin. Vetëm në pikën e Kërcullës, që gjendet në pjesën më të lartë të Gjirokastrës, janë fikur pesë transmetues të kanaleve greke si, MEGA, ANT, ET1 dhe ALFA. Por me sa duket janë harruar pikat e tjera të transmetimit në Gjirokastër dhe në gjithë jugun e vendit. Transmetues të tillë, të quajtur piratë por të vendosur në kulla me kontrata me shtetin, janë edhe në pikat e Gllavës apo edhe të Sopotit, nga ku marrin sinjal të gjithë zonat e jugut të vendit. Dhe kjo është vetëm për televizionet. Ndërkohë që radiot transmetojnë nga brenda kufijve grekë dhe vetëm me vendosjen e zhurmuesve mund të zgjidhet problemi. Mirëpo konflikti vazhdon te jetë i hapur, shumë prej kanaleve greke, që kanë uzurpuar jugun, transmetojnë në të njëjtin brez frekuencash me televizionet shqiptare, duke prishur në këtë mënyrë transmetimin e këtyre të fundit dhe duke bllokuar në shumë raste sinjalin në shqip. Dhe në kushte të tilla, në Gjirokastër apo Sarandë je i detyruar të mësosh se çfarë ndodh në Shqipëri, në kohën që MEGA apo ANT japin lajmet nga rajoni, dhe normalisht duhet të mësosh greqisht. Problemi i kanaleve greke është një problem i vjetër dhe në Gjirokastër ka lindur prej kohësh, por askush nuk e ka parë të udhës që të japë një zgjidhje të plotë. Ajo që lë më shumë për të dëshiruar është sjellja e KKRT-së. Nëse një kanal shqiptar për të transmetuar kërkon një mal me shkresa dhe dokumente, një stacion grek, mjafton të paguajë qeranë e kullës së antenave dhe është në rregull. Kanalet e t5elevizioneve greke, në Gjirokastër dhe Sarandë mund të shihen edhe nga transmetuesit e fuqishëm të vendosur në Janinë apo në Korfuz. Në kushte të tilla, ndiqen fuqishëm këto stacione. Madje rasti më flagrant i lojës së këtyre televizioneve është Kampionati Botëror i futbollit. Në një kohë që Botërori nuk ofrohej falas nga asnjë prej stacioneve shqiptare, në jug të vendit ai ndiqej në valët e televizionit grek MEGA, që kishte të drejtën e transmetimit për Greqinë, dhe për jugun e Shqipërisë. Një fakt i tillë, vjen pikërisht pasi nuk ka një institucion që të përcaktojë mënyrën se si do të ndiqen kanalet e huaja në vend dhe si duhet të transmetojnë ato. Deri tani nuk ka patur në asnjë moment kërkesë llogarie dhe në Sarandë është bërë e zakonshme që televizionet shqiptare shuhen në satelit me pagesë, ndërkohë që stacionet greke shihen mjaft pastër dhe me një sinjal shumë të mirë në të gjithë cepat e qytetit. Madje arrihet deri aty, sa kombëtarja e futbollit shihet si dikur tek shtëpia e komshiut që ka aparat satelitor, që të mund të kapë Televizionin Publik Shqiptar, i cili nuk është në gjendje të mbulojë me sinjal edhe këtë zonë të vendit

    Sot
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqiptaret duhet te bejne dicka, nese shkel ligjin shqiptar atehere rrezojini antenat.

  4. #4
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Jam kurioz te di a do te mesohet ne kete shkolle historia e Shqiperise pervec asaj Greke dhe nese po, c'do te jete ai qe do ta didaktoje: shqiptar minoritar grek apo shqiptar jominoritar grek?
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    [QUOTE=Arben Kote]Jam kurioz te di a do te mesohet ne kete shkolle historia e Shqiperise pervec asaj Greke dhe nese po, c'do te jete ai qe do ta didaktoje: shqiptar minoritar grek apo shqiptar jominoritar grek?[/QUOTRASTESISHTE LEXOVA DJE NJE ARTIKULL.....QE FLISTE SE GJITH JUGU ESHTE GREQI.......ME TE VERTET U BEFASOVA......DHE GREQIA KA FILLUAR TE JAP 300 EURO NE MUAJ PENSION PER MINORITARET DUKE PERFSHIR SARANDEN HIMAREN GJIROKASTREN DHE SHUM VENDE TE TJERA TE JUGUT......DHE NJEREZIT E KETYRE VENDEVE E QUAJN VETEN GREK ............DHE TI ME TE VERTET MENDON SE DO PYETEN JOMINORITARET ??????????


    TE PERSHENDES.........

  6. #6
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    [QUOTE=ALINOSA]
    Citim Postuar më parë nga Arben Kote
    Jam kurioz te di a do te mesohet ne kete shkolle historia e Shqiperise pervec asaj Greke dhe nese po, c'do te jete ai qe do ta didaktoje: shqiptar minoritar grek apo shqiptar jominoritar grek?[/QUOT

    RASTESISHTE LEXOVA DJE NJE ARTIKULL.....QE FLISTE SE GJITH JUGU ESHTE GREQI.......ME TE VERTET U BEFASOVA......DHE GREQIA KA FILLUAR TE JAP 300 EURO NE MUAJ PENSION PER MINORITARET DUKE PERFSHIR SARANDEN HIMAREN GJIROKASTREN DHE SHUM VENDE TE TJERA TE JUGUT......DHE NJEREZIT E KETYRE VENDEVE E QUAJN VETEN GREK ............DHE TI ME TE VERTET MENDON SE DO PYETEN JOMINORITARET ??????????


    TE PERSHENDES.........
    Tani ne si njerez mund te degjojem shume budalleqe dhe shume thashetheme por mendoj se kemi llogjiken per te par te vertetn dhe te kritikojem ato qe na thone te mos i ham si buka e gojes...Nuk eshte gje e keqe ti mendohemi ndonje here para se te flasim...ose te shkruajem.
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Ministri i Arsimit e dha licensen per hapjen e shkolles Greke ne Himare, duke ua realizuar endrren e tyre minoritareve Grek, tani atij i mbetet dhe nje gje per te ber. Genc Pollo ta mbaj premtimin ce dha kur u be minister i arsimit nje vit me par, se brenda 2006-es ne Greqi do te hapen shkolla ne gjuhen Shqipe per emigrantet Shqiptar ce jetojne atje.

  8. #8
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    #4
    ALINOSA
    i/e regjistruar




    Anëtarësuar: 10-05-2006
    Postime: 133
    [quote=Arben Kote]Jam kurioz te di a do te mesohet ne kete shkolle historia e Shqiperise pervec asaj Greke dhe nese po, c'do te jete ai qe do ta didaktoje: shqiptar minoritar grek apo shqiptar jominoritar grek?[/QUOT

    RASTESISHTE LEXOVA DJE NJE ARTIKULL.....QE FLISTE SE GJITH JUGU ESHTE GREQI.......ME TE VERTET U BEFASOVA......DHE GREQIA KA FILLUAR TE JAP 300 EURO NE MUAJ PENSION PER MINORITARET DUKE PERFSHIR SARANDEN HIMAREN GJIROKASTREN DHE SHUM VENDE TE TJERA TE JUGUT......DHE NJEREZIT E KETYRE VENDEVE E QUAJN VETEN GREK ............DHE TI ME TE VERTET MENDON SE DO PYETEN JOMINORITARET ??????????


    TE PERSHENDES.........

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Mendoj se:

    Eshte mekat te ndalosh dike te mesoje gjuhen qe ai e konsideron amtare.Ne rastin e minoritetit grek ne Shqiperi une personalisht jam me ate qe te mesojne gjuhen e tyre e te shkollohen qe te mos ndiejne qe jane pakice e keqtrajtuar dhe pa te drejta pavaresisht se shume nga minoritaret jane perfshire ne jeten politiko-ekonomiko-shoqerore ne Shqiperi, ky eshte realitet,jane shtetas shqiptare.POR CDO GJE NE KUADRIN E LIGJEVE TE SHTETIT SHQIPETAR.
    Eshte detyre e qeverise shqiptare te funksionojne ligjet e shtetit shqiptar edhe ne ato zona.ME EURO MUND TE BLIHEN NJEREZIT JO SHTETI ,AI BLIHET ME LUFTE tani s'eshte "e modes" LUFTA ndoshta me vone.
    Nga ato euro pensioni shteti mund te marre 50%po te nxjerre nje ligj dhe keshtu jane te kenaqur dhe minoritaret (qyl e kane ) dhe shteti ben punen e tij .
    Me sa po lexoj per ceshtjen e minoritareve Athina eshte "alarmuar"nga emigrimi i "vorioepirioteve"dhe "boshatisja"ne mase e zonave ku ata jetonin duke u shperngulur ne greqi kryesisht.Pensioni duhet te jete nje nga masat urgjente te parandalimit, besoj.
    Mire bene qe lejojne shkollat tani s'kane c'te thoneme greket te drejtat ,te drejtat,te drejtat merri dhe te drejtat .
    Jemi shtet mese evropian.Si keto te drejta jam i bindur se greket do japin edhe per camet se ndryshe shkolla hapen shkolla mbyllen dhe kthehemi prape nga e paaaaraaa.
    Per sa i perket jominoritareve kurajo c'te them shteti do te vonohet ta beje jeten e tyre me te rehateshme po do te behet nje dite dhe shpresoj qe femijet tane ta arrijne.Perkohesisht shume kane zgedhur kurbetin si zgjidhje nese futemi ne evropen e bashkuar do te jemi edhe ne "minoritare"

    pershendetje dhe respekt
    nga A Kote
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Ceremonia e hapjes së shkollës së Himarës u zhvillua e gjitha në gjuhën greke, edhe pse aty kishte përfaqësues të lartë të shtetit shqiptarë dhe mësimi do të zhvillohet në të dyja gjuhët. Përpara se nxënësit të hynin në bankat e shkollës, të pranishmit kënduan në kor himnin kombëtar grek, duke "harruar si padashje" të dëgjonin qoftë dhe të rregjistruar nga ndonjë manjetofon i rastit, himnin kombëtar shqiptar.
    .

    O shqiptar...apo sjeni shqiptar harrova!

    Kur e lexon qe himni kombetar shqiptar nuk kendohet dhe gjithe ceremonia behet ne greqisht nxjerr konklusion qe greket nuk e kan kerkuar shkollen per drejtat e tyre por per qellime te mbrapshta.

    Ajo qe me cudit eshte ku e gjejne forcen dhe kurrajone kto flliqesirra te bejne keshtu? Kush jane kta qe tallen me shtetin shqiptar? Ku eshte ministria e arsimit qe e ka miratuar programin e cermonise? Ku eshte kisha ortodokse shqiptare? ku eshte shik-u? Ku jane patriotet shqiptar? pse o njerez na fyni aq shume duke mos e kenduar hymin tone shqiptar? pse sdoli njeri te thote ore po hymini shqiptar nuk u kendua...ah shqiptari e mjerra shqiptari.

    Une ndihem shume i ofenduar nga kto veprime greke. Deshe shkollen ta hapem po pse me cperbuz himin ne token time o grek i poshter?

    Sa turp.
    Ndryshuar për herë të fundit nga vagabondo_nyc : 23-09-2006 më 14:58

  10. #10

    Grek Apo Shqiptar

    Desha Te Pyes Vorio Epiri;dropulli, Himara,saranda....kane Qene Ndonjiher Pjes E Shtetit Grek.perse Quhen Minoritar Kan Qen Ndonjiher Keta Qytetar Grek.sa Per Shkollen Dhe Himnin Ne Skemi Qeveri.c'ne Ne Toke Shqiptare Te Kendohet Himni Grek Dhe Te Ngrihet Flamuri.po Te Duan Ta Mesojne Greqishten Si Gjuhe Te Huaj.ne Greqi Kur U Vu Himni Shqiptar U Fershellye Dhe U Sha,ne Nea Smirni Ku U Be Ndeshja E Te Rinjve U Gris Flamuri Shqiptar,ne Krete U Vra Nji Shqiptar Dhe U Rahen Shume Te Tjer,ne Zakintho U Vra Nji Djal Dhe U Plagos Nji Tjeter,ne Athine Policia Ne Vend Ti Mbronte I Ndiqte Neper Omonia.dhe Te Gjitha Keto Se Jemi Shqiptar,se Nuk Kemi Qeveri,se Qeverit Tona Si Perfill Njeri,jane Vegla Te Grekut,prandaj Ngrihet Flamuri Dhe Kendohet Himni Grek,sa Turp,dhe Ky Eshte Vetem Fillimi.kemi Qene Te Varfer Por Krenar,tani Jemi Vetem Te Varfer.te Pakten Te Ngelemi Shqiptar..

  11. #11
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    [QUOTE]
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Të pranishëm në rihapjen e shkollës pas 60 vitesh përfaqësues të lartë të shtetit shqiptarë dhe atij grek


    Himarë, mësimi nis me himnin grek

    Hapet shkolla greke, inagurimi i gjithë në gjuhën helene
    Urime per suksesin e mire qe po tregon qeveria e Malokeve (malesoreve hajna, plaçkites, vrases me pagese, miq shkijesh, perqares, plangeprishes, trathtare,zjarrndezes te pasurive te komshinjve dhe te shtetit.E filluan me 1992 po e vazhdojne tani me 2006.Pikerisht ashtu siq ua ka caktuar orarin e punes ne dy nderrime PS dhe PD ( te qeverisjes) Greku!

  12. #12
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Shkollat shqiptare jane hapur ne Angli, Itali etj...cfare ka ketu per tu cuditur e vajtuar kaq shume, nese nje shkolle greke qenka hapur ne Shqiperi, apostafat per minoritetin grek?! Gjithashtu, si ne rastin e Himares, edhe shkollat shqipe, me himnin shqiptar jane hapur. Ketu nuk shoh aspak maloke, hajna e plackites ti 'kurrkushi' qe akoma i thua cekicit, qekiq...Ketu shoh thjeshte hapa demokratike, progres ne marredheniet me fqinjet dhe nje plus drejte Europes... Boll bete kaq panik njerez, calm down!

    Shkolla turke ka rreth 14 vite (besoj) qe eshte hapur mes Tiranes... Keshtu vajtuat edhe atehere?

  13. #13
    Te hapen shkolla ne gjuhe te huaja ne vende te ndryshme, nuk eshte ndonje gje e rralle, por te hapet nje shkolle greke ne Himare per minoritetin grek, kjo eshte nje absurditet. Himara as ka qene, as eshte minoritet grek. Nese ne Himare ka njerez qe flasin edhe greqisht, nuk eshte ndonje cudi, por kjo nuk e ben minoritet grek sepse i bie Durresi, Vlora,..etj te jene minoritet italian, amerikan a ndonje shteti tjeter.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  14. #14
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga shigjeta
    Te hapen shkolla ne gjuhe te huaja ne vende te ndryshme, nuk eshte ndonje gje e rralle, por te hapet nje shkolle greke ne Himare per minoritetin grek, kjo eshte nje absurditet. Himara as ka qene, as eshte minoritet grek. Nese ne Himare ka njerez qe flasin edhe greqisht, nuk eshte ndonje cudi, por kjo nuk e ben minoritet grek sepse i bie Durresi, Vlora,..etj te jene minoritet italian, amerikan a ndonje shteti tjeter.
    Ne Himare ka pasur shkolle greke perpara regjimit komunist. I gjithe problemi filloi me regjimin komunist qe edhe shkollat greke i mbylli edhe gjithe zonen e Himares e shpalli jominoritare ne menyre te paligjshme. Edhe kjo ka shpjegimin e vet, sepse Himara ka qene djep i nacionalizmit grek ne rajon. Nuk eshte e rastit se shumica e luftetareve dhe udheheqesve ushtarake te kryengritjes se 1914 ishin te gjithe Himarjote. Duke dashur te parandaloje rreziqet eventuale nga Himara, rregjimi komunist mbylli shkollat, internoi disa familje greke dhe filloi vendosjen e familjeje nga fshtrat labe perreth.

    Ne qofte se nuk ka grek atje atehere si e shpjegon faktin qe edhe pas 60 vjeteve pa shkolle njerezit ne Himare flasin greqisht?

    Sot nuk jemi as ne 1914, as ne 1946 dhe hapja e shkolles greke ne Himare eshte nje vendim domethenes i qeverise shqiptare. Ne te tilla raste kendohen qe te dy himnet, edhe ai shqiptar edhe ai grek, por gazetari duket se ka 'harruar' ta permendi ne menyre shume te dyshimte. Kete e vertetoj se kam qene prezent ne shume celje te viteve shkollore ne zonat e minoritetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tannhauser : 24-09-2006 më 10:41

  15. #15
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Sa vjet kanë këta grekofonë në Shqipëri ??
    Sa breza qytetare shqiptarë kanë kaluar që kur bej Vrioni i solli në Shqipëri nga Greqia për ti punuar tokat e çifliqeve të tij??

    Sipas llogjikës të pjerdhur greke, i bie llogaria, që amerika të rifillojë ndarjen sipas minoriteteve dhe nacionaliteteve që erdhën në USA disa qindra vjet më parë!
    Grekofonët në Shqipëri, janë prej 4 brezash qytetarë shqiptarë, ashtu sikurse janë dhe arvanitasit në Greqi.
    Përse greko-malakat, për të njëjtën çështje kanë 2 të kundërta??!!
    Arvanitasit për ta, janë grekë, por minoritarët grekofonë, nuk janë shqiptarë.
    Sa shkolla shqipe ka pasur për arvanitasit në Greqi dhe në cilat prej tyre është kënduar himni shqiptar??!!
    Përse Metaxa-ja, plehra fashiste e viteve '40, e drejtoi luftën e tij kundër gjuhës dhe kulturës arvanitase, përse u vranë e u helmuan qindra arvanitas që guxuan të kërkonin gjuhën dhe kulturën e tyre në Greqi, duke pasur fakt edhe sot në kohët moderne të madhin Aristidh Kola??!!
    Përse Xrisi Augi dhe kisha greke, luftojnë me kaq zell kundër gjuhës shqipe dhe arvanitasve përfshirë edhe emigrantët e sotëm shqiptarë që i detyroi vuajtja ekonomike të emigrojnë në këtë katrahurë antishqiptare??!!
    Çfarë doni akoma mor evgjitër nga shqiptarët??!!
    Të themi që jemi grekë??!!
    Idiotër... mos ishin gjaku dhe raca shqiptare, juve do kalonit dhjetvjeçarë të tjerë nën sundimin osman o bukëshkalë!
    Ju jeni aq mosmirënjohës sa edhe vetë gjarpri!
    Himara, i duhet grekër-malakave, sepse është në thellësi të territorit shqiptar dhe kështu përligjin vorio-malakizmeno-epirin.
    Grekët harrojnë që sa herë e kanë vënë veten në provë me Shqipërinë, shqiptarët i kanë shkërdhyer kokallat e skeletëve greko-malakes-pushtëve.
    Bujrum PROVOJENI edhe sot e kësaj dite dhe do shihni që do ju grryejmë që brënda Athinës o adherfes, paliopoustides.
    Ptu në soj e sorollop, hajvanër!

    Cilat shkolla, mbylli komunizmi në Shqipëri ore lugetër??!!
    Enver Hoxha, respektoi të drejtat e minoriteteve, më shumë sesa të vetë popullit shqiptar o plehra... ai duhet t'ju kish shtypur kokat juve o palaço, që flisni sot sepse nuk kishit b-ythë ti thoshit dje... nuk kishit as pelena të ndrroheshit nga që e bënit aq shpesh në poture prej tij.
    Yt racë e fëlliqur që ju dolën puplat sot e thoni malaqies!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 24-09-2006 më 11:39

  16. #16
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Ne Himare ka pasur shkolle greke perpara regjimit komunist. I gjithe problemi filloi me regjimin komunist qe edhe shkollat greke i mbylli edhe gjithe zonen e Himares e shpalli jominoritare ne menyre te paligjshme. Edhe kjo ka shpjegimin e vet, sepse Himara ka qene djep i nacionalizmit grek ne rajon. Nuk eshte e rastit se shumica e luftetareve dhe udheheqesve ushtarake te kryengritjes se 1914 ishin te gjithe Himarjote. Duke dashur te parandaloje rreziqet eventuale nga Himara, rregjimi komunist mbylli shkollat, internoi disa familje greke dhe filloi vendosjen e familjeje nga fshtrat labe perreth.

    Ne qofte se nuk ka grek atje atehere si e shpjegon faktin qe edhe pas 60 vjeteve pa shkolle njerezit ne Himare flasin greqisht?

    Sot nuk jemi as ne 1914, as ne 1946 dhe hapja e shkolles greke ne Himare eshte nje vendim domethenes i qeverise shqiptare. Ne te tilla raste kendohen qe te dy himnet, edhe ai shqiptar edhe ai grek, por gazetari duket se ka 'harruar' ta permendi ne menyre shume te dyshimte. Kete e vertetoj se kam qene prezent ne shume celje te viteve shkollore ne zonat e minoritetit.

    Argumentoi keto qe thua dhe mos shpif.

    Njeriu me i ulet ne klasifikimin e veseve qe permban eshte ai qe shpif.

    Ju akuzoj per shpifje te mirefillte, Ne himare nuk ka minoritete te asnje kombesie tjeter pervec asaj shqiptare.

    Pyet si nje njeri plot dinakeri perse flasin himariotet greqisht, vertet je si puna atij gjarperit qe packa se e di te verteten do te nxjerresh dicka qe ta shtremberosh.
    Pergjigjen po ta jap une meqe nuk te vika per mbare ta thuash vete EMIGRACION.
    Besoj ja gjen vete deren pasojes tani more i shitur.


    Argumento ato qe shpif dhe mos e quaj Himaren djep te grekerve.


    Dito.

  17. #17
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    greknit i ka denu zoti i tyne-Zeusi dhe jane ne asimilim e siper, ata po shterohen se spo pjellin grat e tyne e ne anen tjeter po vershohen nga migrantet e huj, ktu mas shumti shqiptare ku mdoket se jane, duke llogarit edhe camet diku rreth 1 milion apo 10% te popllit ne greqi. Ktyne ju ka hi frika ne asht qe ni dit pas ni shekulli ne popllin grak ka mu perzi fara aq fort sa qe nuk kane me dit as vet se a jane fare e paster apo nje bime e klonume me gjene te ardhacakve, pej ktyne mas shumti shqiptare. Kta te ashtuqujtnit grek te himares kane mbet si ni vegel e fundit e grekve sikur bane beogradi me kta shkit ne kosove per interesat e tyne qe cdo dite po deshtojne. Kur tbahet kosova e pavarne kta shkit i kapin plaqkat dhe ikin vet pa i ndjek kush, edhe ne jug te shipnis kane hik greknit, kan mbet vetem do pleq me musteqe qe marrin pension nga athina edhe naj dite. Pra, vllazen, mos tuti se kta greknit kane frike nga hija e shqiptarit se po e uzurpojne athinen e greqin cdo dite, shihne per 15 vjet pas komunizmit jane ba 700 mije shqipe ne greqi dhe si munet dikush me imaxhinu se kta greknit dikur ne tardhmen do ta marrin apo anektojne vorio-epirin kur jane ne asimilim cdo dite ne dobi te komit shqiptare.
    rroft makina migruse dhe pjellse e jona

  18. #18
    Cobra1 Maska e Cobra1
    Anëtarësuar
    18-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    288
    Kam lindur ne jugun eshqiperis andej kam dhe origjinen nuk me ndajne me shum se 15te minuta larg nga Himara dikur ata kan pasur dhe shkollen ne gjuhen Helene por kurr nuk kan qen minoritet se kan zotruar nje greqishte te cilen e mesuan nga tregtia qe perdornin nepermiet ujrave te Jonianit me helenet ajo nuk do te thot se ishin minoritet sot shum Shtetas Shqiptar eksiston fakti mesuan gjuhen Helene por kio nuk dote thot se keta Shtetas jan minoritar nje pakic e minoritetit grek ecila ua njohu dhe qeveria e Enver Hoxhes eshte minoritet sa per shkollat ne gjuhen etyre e kishin por chynte ketu dhe Himara mos vall ne ta ardhmen do te kemi dhe ne fshatrat per rreth me pas me ardhjen e viteve 2007 2008 ne Dhermi,Vuno,Palas,Ilias,Pilur,Kudhes,Qeparo,Borsh, Piqerqs,Sasaj,Lukov,Shevasi,Nivic etj etj fshatra te cilet jan bregdetar prse keta titullar te cilet i votoi popoulli Shqiptar te cojne me tej nje Shqiperi ecila te meritoj nje vend ne gjith boten si gjith shtetet e tjera .Te ket autoritetin esaj respektin esaj ti degjohet zeri ti miret mendimi .Edrejtojne ne nje qorr sokak fatkeqsi na turperuan nje shkoll Helene ne tokat Shqiptare pa Himnin Shqiptar turp tju vij harrem qumeshtin e nenes qe kan pir.Sic e kan nisur me teper dotja bejne varrin Shqiperis jan per te ngushelluar pse nuk paskan fuqi te komandojne ne shpin e tyre .Kaq shum poshte e kan ulur veten ku ekan personalitetin e tyre .OOOOOOOOPopoull Shqiptar ngreu ne kemb the thjeu turit ketyre ndyrsirave qe po ju komandojne zevendesoi me element patriot dhe kalbi keta ne burgje

    Ago Zeneli nga Borshi Sarandes
    Faleminderit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-09-2006 më 23:32

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Cfare po lexoj , me dhimbje por e vertete. Me bie nder mend historia jo fort e larget , helenizimi i janines. Janina me 95 % shqiptare 3 % vllehe dhe me pak se 2 % greke para jo me shume se 150 vjetesh, tani konsiderohet si qytet dhe toke greke. Dhe a e dini si filloi ky pushtim i Janines ? ...Me ndertimin e nje kishe greke mu ne qender te qytetit. Mos valle po perseritet historia me permasa me te medha? Tanhazerat dhe te tjere ketu ne forum na mbrojne greket me lloj lloj argumentash te pa qena dhe bejne sikur harrojne pretendimet tokesore te grekeve qe i di e gjithe bota. Harrojne ngritjen e flamujve greke dhe gatishmerine per te hyre ne teritorin shqiptar ne 1997. Disa te tjere nuk e lene te kaloje ky rast per te bere politike kunder malokeve e qeverise se malokeve, politike dhe teza te importuara nga fqinji yne jugor. E per ta mbyllur me njerin qe na tregon si kunderpeshe shkollen turke, ku per cdo te hene ne klasen e vajzes time kendohej i plote hymni shqiptar. Dhe me perjashtim te flamurit ne oborr e drejtorit nuk kishte asgje turke

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Shkollat shqiptare jane hapur ne Angli, Itali etj...cfare ka ketu per tu cuditur e vajtuar kaq shume, nese nje shkolle greke qenka hapur ne Shqiperi, apostafat per minoritetin grek?! Gjithashtu, si ne rastin e Himares, edhe shkollat shqipe, me himnin shqiptar jane hapur. Ketu nuk shoh aspak maloke, hajna e plackites ti 'kurrkushi' qe akoma i thua cekicit, qekiq...Ketu shoh thjeshte hapa demokratike, progres ne marredheniet me fqinjet dhe nje plus drejte Europes... Boll bete kaq panik njerez, calm down!

    Shkolla turke ka rreth 14 vite (besoj) qe eshte hapur mes Tiranes... Keshtu vajtuat edhe atehere?
    Jam dakort me ty miku im por doja te dija se cfare literature do te mesohej ne ate shkolle pra nese mesohet historia e greqise dhe e ballkanit mbi cilat studime do behej mbi ato te Tanit te hauserit apo te dikujt tjeter po per gjeografine c,far studimesh do jene ? po per letersine dhe cilet heronj do tu thuren lavde dhe cilet do quhen armiq ne periudha te ndryshme.

    Pra pyetja ime eshte e thjeshte :

    A ka caktuar kushte min e arsimit mbi keto tema apo kane dore te lire te manipulojne kedo dhe kudo.

    per mendimin tim mbi keto ceshtje nuk ka asnje marrveshje dhe ju eshte lene dore e lire veprimi.

    Megjithate un mendoj se Greket jane shume injorant dhe miop politik pasi Evropa heret a vone do bashkohet edhe me ballkanin dhe ai qe ka lekun ne dore do te mund ta bej jetesen ne cdo cep te evropes por edhe ai qe nuk e ka lekun do mund te punoje kudo sipas aftesive dhe do paguhet njelloj.
    me kete dua te them se nje dite ata mijra Shqiptare ne Greqi do kene te drejtat e tyre ekonomike politike dhe kulturore pamvarsisht nga zvarritja e qeveris Greke.

    Pra lindja e nje Greqie te madhe apo Shqiperie dhe Serbie te madhe jane vetem enderra te nacionalsteve dhe te donkishoteve ne keto treva . Historia e ardhshme e kontinentit tone shkon ne nje drejtim tjeter me perparimtar dhe evolutiv se i enderrave nacionalste.

    Nacionalizmi yne do jete Evropa duan apo sduan Greket Shqiptaret Serbet dhe Francezet .

    Detyra e sejcilit prej nesh eshte te punojme studiojme dhe investojme kapitalin mendor dhe financiar ne sherbim te atdheut familjes dhe Evropes.
    larguar forever

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  2. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •