Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Elbasani prenoton miqësore me Barcelonën

    Presidenti katalanas Laporta dhe homologu Laze kanë rënë dakord që yjet e botës të luajnë në "Ruzhdi Bizhuta" 22-09-2006


    Në historinë e futbollit shqiptar deri më tani nuk ka ndodhur që ndonjë ekip i vendit tonë të luajë përballë ndonjë prej kampionëve të Europës në fuqi, por shumë shpejt një fat të tillë mund ta ketë Elbasani. Kampionët në fuqi të superligës shqiptare, në fund të këtij viti, ose gjatë fillimit të vitit tjetër, mund të zhvillojnë një ndeshje miqësore pikërisht në fushën e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit me një prej ekipeve më të mira të kontinentit, me fituesen e Ligës së Kampioneve, Barcelonën e Spanjës. Në fakt, ideja që pritet të kthehet në një realitet në një të ardhme të afërt është diskutuar midis presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, dhe atij të Elbasanit, Arben Laze, të pranishëm në Kongresin e Forumit të Klubeve Europiane, që u mbajt pak ditë më parë në Zvicër. Midis bosëve të këtyre klubeve është rënë dakord që këto ekipe të luajnë një miqësore midis tyre shumë shpejt dhe kjo falë respektit të presidentit të Barcelonës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ekipi spanjoll i Barcelonës ka luajtur në Shqipëri për herë të parë rreth 20 vite të shkuara me Flamurtarin e Vlorës, në kuadrin e takimeve zyrtare për kupat e Europës, kohë e cila kujtohet me shumë nostalgji nga futbolldashësit për nivelin e lartë që paraqiti ekipi shqiptar atëherë. Ndërsa aktualisht Barcelona, me shumë yje të futbollit botëror në përbërje të saj, mund të luajë sërish në vendin tonë, kësaj radhe një miqësore, që për shumëkënd gati duket si një ëndërr. Nga ana e tyre, drejtuesit e Elbasanit tashmë ndihen të bindur në zhvillim e kësaj miqësoreje historike dhe në heshtje kanë filluar përgatitjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbërritja këtë javë në zyrën e presidencës së Elbasanit, në adresë të Arben Lazes, e një letre të dërguar nga ana e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, e cila konfirmon mundësinë e zhvillimit të një miqësoreje midis këtyre ekipeve, flet shumë qartë për seriozitetin e asaj që është diskutuar mes tyre pak ditë më parë. Vetë Laze, i pyetur nga gazeta "Sporti shqiptar", e konfirmoi faktin që midis Barcelonës dhe Elbasanit është rënë dakord me kërkesën e presidencës së verdhebluve që të luhet një takim miqësor në Shqipëri mes këtyre ekipeve dhe se të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e biletave të kësaj ndeshjeje miqësore midis kampionëve të superligës shqiptare dhe yjeve të Europës të shkojnë për bamirësi. Fillimisht, drejtues të Elbasanit do të bëjnë një vizitë pune në Spanjë, ku do të takohen me homologët e Barcelonës dhe më pas do të jenë ata që do t'u kthejnë vizitën elbasanasve. Pasi të jenë realizuar këto shkëmbime vizitash, atëherë klubet përkatëse do të përcaktojnë ditën kur do të luhet miqësorja mes këtyre dy ekipeve. Padurimi i shqiptarëve për t'i parë yjet e futbollit botëror në fushën e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" kuptohet që do të jetë i pazakontë, por më e rëndësishmja është që miqësorja të mos mbetet veçse një dëshirë e presidencës verdheblu. Laze, nga ana e tij, është treguar shumë i bindur në realizimin e kësaj miqësoreje, pasi atë ia ka premtuar pa asnjë lloj rezerve vetë homologu Laporta. Dhe kur një miratim të tillë e ka bërë bosi i klubit më të suksesshëm i Europës, nuk ka arsye që të ketë vend për hije dyshimi. Kështu që le të shpresojmë se pas disa javësh Barcelona do të zbresë në fushën e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" me të gjithë yjet e saj.

    Fatmir Popja

    Marre tek: http://www.sportishqiptar.com.al
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Ggagagagaagagagaag: kush e tha kete Arben Laze apo ndonje Garip tjeter elbasani qe kujtojne se gjithcka eshte leku dhe vetem leku.
    Mos deklaroni budallalleqe te tilla sepse ekipe te tilla, mire qe vijne te luajne ku jane te detyruara nga uefa e jo te vijne per qejfin e tyre e te hane dynjane ne ate palo stadium qe ka elbasani.


    Dito.

    Se mos me thua vitin tjeter qe u prish autobuzi ne rinas hahahahahah

  3. #3
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Sensacion pa kufinj: receta per te shitur gazeta pa kufinj nga gazetare qe nuk njohin kufinj.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Se besoj hic deri sa ta shoh.

  5. #5
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Qenka prish bota qe dashka me ardh Barcellona te luaj ne Shqiperi.Po Barcellona edhe kur luajti per ligen e kampineve me Udineze erdhi me ekipin Rezerv ne Itali.Po ne Elbasan si do vij apo me ekipin UNDER15?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Kjo eshte cka ka deklaruar Arben Laze per Sportin Shqiptar, ne pamundesi per te kontaktuar me Laporten ky lajm mbetet ende per tu konfirmuar dhe mund te jete si shume te tjere, fllsuke sapuni.

  7. #7
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Ndonjeher e pamundura behet e mundur, ti leme anash ironit tona dhe te shpresojm ne nje dite te tille,....
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Eshte rrena me e madhe e shekullit.

Tema të Ngjashme

  1. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  2. Labinoti - Elbasan
    Nga mullaymeri në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 06:10
  3. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  4. Elbasani do rikthejë femrat në stadium
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  5. Njëzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •