Tetori sjell ne Tirane, Festivali i Filmit Shqiptar

E Diele, 17 Shtator 2006

Pas 6 vjetesh, i cilesuar si nje stacion shume i rendesishem politik per sa i takon kinematografise shqiptare, Festivali i Filmit Shqiptar rikthehet ne Tirane ne datat 2-9 tetor. Filmat "Made in Albania", qe vitet e fundit jane me pikatore do te shfaqen para publikut, kritikes dhe artisteve, duke shenuar ballafaqimin e produksioneve filmike pergjate viteve te fundit

Anisa YMERI

Filmat "Made in Albania", ata qe ne kohen e "xhaxhit" ishin thuajse menyra e vetme e argetimit te shqiptareve, prej kohesh jane me pikatore. Produksionet e filmave jane fare te paket, ndersa festivalet jane te munguar. Pas 6 vjetesh, i cilesuar si nje stacion shume i rendesishem politik per sa i takon kinematografise shqiptare, Festivali i Filmit Shqiptar rikthehet ne Tirane ne datat 2-9 tetor. Duke shenuar keshtu, edicionin e 12-te te ketij festivali, i cili eshte nje tradite e trasheguar prej viteve te hershme te komunizmit. Ky festival, duke qene manifestim tradicional i vlerave te filmit shqiptar, feste e filmit, gjithcka qe kerkon te arrije ne kete moment kritik ku gjendet kinematografia shqiptare, eshte ballafaqimi i pervojave dhe i vlerave te prodhimit filmik shqiptar. Drejtori i Qendres Kombetare te Kinematografise, njekohesisht edhe president i festivalit shprehet: "Ky eshte nje moment shume i rendesishem, pasi me perfundimin e ketij festivali, ne do konstatojme se cfare ecen mire, ku calojme dhe si mund te veprojme qe te mos mbetemi perhere ne te njejtin vend dhe me te njejtat diskutime". Pergjate javes se festivalit, e cila do te ndryshoje edhe fytyren e trekendeshit Galeri-Milenium-Teater Kombetar ne saje te tapetit te kuq, do te shfaqen rreth 15 filma artistike, 20 filma dokumentare, 14 filma te animuar, si edhe 24 filma alternative. Kjo, pasi sikunder cdo festival filmi ne te gjithe boten konceptohet ne seksione, dhe ky i sivjetshmi eshte konceptuar te zhvillohet ne kater te tille. Keshtu, filmat konkurrues pasi kane dale nga nje seleksionim final, do te konkurrojne ne: seksionin e filmit artistik me metrazh te gjate, seksionin e filmit dokumentar, seksionin e filmit alternativ dhe seksionin e filmit te animuar. Ajo cka verehet eshte pjesemarrja jo e vogel e filmave kosovare, ku spikat "Kukumi" i Isa Qoses, i cili ka marre pjese dhe eshte vleresuar ne edicionin e kaluar te festivalit te Venecias. Ndersa do t'i mungoje kineasti Pirro Milkani ketij festivali, pasi filmi i tij, "Trishtimi i Zonjes Shnajder", eshte ende duke u montuar. Ajo cka eshte menduar ende pa nisur ky edicion i 12-te i festivalit, eshte ndryshimi i formules per edicionin e ardhshem, te cilin nje Zot e di se kur do te jete. Kjo, pasi sipas Ferrit: "Duhet te dalim nga lokaliteti, per te sjelle ne Shqiperi nje Festival Nderkombetar te Filmit". Ndersa ajo qe pritet me me shume padurim, eshte mbremja e madhe e ndarjes se cmimeve, te cilet nuk do te jene te pakte. Juria perbehet nga emra qe ende nuk jane bere publike, pasi sikunder shprehet Ferri: "Eshte shume e veshtire te kesh nje juri pa konflikt interesash, pasi pjesa me e madhe e kineasteve jane garues ne festival". Por eshte e sigurt ama, qe do te jene tri juri qe do te vleresojne arritjet me cilesore ne kete prurje kinematografike. Nje per filmin artistik, nje per dokumentarin dhe nje per alternativin dhe filmin e animuar. Cmimet qe do jepen jane: kupa e filmit artistik, e filmit artistik alternativ, e filmit me te mire dokumentar, e filmit vizatimor, kupa e regjisorit te karrieres, kupa e aktorit/aktores te karrieres, regjine me te mire, skenarin, rolin me te mire, protagonist/e, cmim special per rolin joprotagonist, fotografine, muziken, skenografine, kostumet, montazhin, masken. Po ashtu, nese do te dale e nevojshme, seciles prej jurive do u lihet e drejta te jape edhe nga nje cmim te vecante me emertimin "Cmimi i vecante i jurise".

Korrieri