Tajar Zavalani, erudit dhe figurė e ndritur e nacionalizmit dhe kulturės shqiptare
(Me rastin e 40-vjetorit te vdekjes 15 gusht 1903 - 19 gusht 1966)
40 vjet mė parė u shua jeta e birit tė shquar tė kombit tonė, intelektualit erudit tė pėrmasave europiane, Tajar Zavalani, njeriu qė investoi njė jetė tė tėrė nė BBC. Me njė biografi tė pasur prej shkrimtari, gazetari, pėrkthyesi, historiani e politikani, ai u lind nė Manastir mė 15 gusht tė vitit 1903. Si bir i Dangėllisė sė Pėrmetit, nga ishin edhe vėllezėrit Frashėri, familja e tij e vendosur nė Manastir, ishte njė familje me tradita tė shquara atdhetare e patriotike. Meqė nė atė kohė nuk kishte shkolla shqipe, i ati e dėrgoi nė shkollėn franceze, tė cilėn e kishin hapur nė Manastir misionarėt katolikė, tė ashtuquajturit "Vėllezėrit Maristė". Megjithatė, i ati u pėrpoq t'i japė edhe njohuritė nė gjuhėn shqipe nga njė anėtar i familjes Qiriazi, anėtarėt e tė cilės mė vonė hapėn nė Korēė Shkollėn Femėrore Shqipe.
Gjatė Luftės sė Parė Botėrore (1916), kur francezėt bombarduan dhe dogjėn Manastirin, me shumė tė tjerė edhe Tajari la vendlindjen dhe shkoi nė Selanik. Aty u hapėn disa shkolla franceze, rreth tė cilave u mblodhėn nxėnėsit refugjatė.
Tajari i dha tė gjitha provimet gjatė gjithė viteve qė mėsoi aty, ku mbaroi edhe studimet nė degėn e letėrsisė. Sipas dėshmisė sė konsullit francez, i cili i kishte dorėzuar diplomėn, Tajari nė atė kohė ishte laureati mė i ri qė kishte kryer studimet nė universitetet franceze.
Pas studimeve, pėrkohėsisht mbeti te prindėrit. Babai i Tajarit kishte pronat e veta nė rrethin e Manastirit. Duke parė se si nė vjeshtė pjesa mė e madhe e prodhimeve shkonte nė hambarėt e zotėrisė e jo tė atyre qė kishin derdhur djersėn duke punuar, Tajarit tė vogėl iu duk e padrejtė kjo gjė. Kur ishte nė moshėn dhjetė vjeēare mori guximin t'i thoshte babait se nuk ishte e drejtė ajo si vepronte ai. Nga ajo ditė vazhdimisht mendonte si t'i ndihmojė katundarit, njeriut tė vogėl qė vuan, i cili po ashtu kishte tė drejtė tė kalonte njė jetė tė denjė njerėzore.Gjithsesi i ati Fehim Zavalani, njė nga themeluesit e Komitetit tė Fshehtė tė Manastirit (1905), kryetar i Klubit tė Manastirit (1908) dhe drejtues i gazetės "Bashkimi i Kombit", pati njė ndikim tė rėndėsishėm nė formimin e tij intelektual.
Kur po i viheshin themelet shtetit modern shqiptar, mė 1922, u ftua qė tė merrte njė detyrė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Ai ishte nga ata pak shqiptarė me diploma franceze, ndihma e tė cilėve ishte shumė e nevojshme pėr shtetin e ri shqiptar, qė po bėnte hapat e parė tė jetė nė pavarėsi. Me tė marrė ftesėn ai u nis me entuziasėm nė atdhe, tė cilit dėshironte t'i shėrbente me tė gjitha fuqitė qė kishte. Nė fillim qe emruar sekretar i Komisionit Shqiptar pėr Ēėshtjet e Kufijve, tė cilin e kryesonte Ali Pash Kolonja. Ky Komision merrte pjesė nė grupin e pėrfaqėsuesve ndėrkombėtar tė shteteve tė ndryshme, qė kishin mbi vete kėtė ēėshtje. Nė fakt kufijt ishin tė caktuar nė Konferencėn e Paqes, mirėpo ky Komision kishte pėr detyrė t'i zbatonte pėrfundimet e bėra qė tė ishin sa mė tė natyrshme.
Pas kėsaj detyre Tajari qe emruar Sekretar i Legatės Shqiptare nė Romė. Ashtu si shumė tė rinj intelektualė shqiptarė tė brezit tė tij, ra nė kontakt me idetė komuniste tė kohės, duke ushqyer endrrėn se komunizmi do tė ishte rruga e shpėtimit tė popullit tė shumėvuajtur shqiptar.
Mė 1925 gjendet nė Rusi pėr tė plotėsuar deri nė fund "ėndrrėn e jetės" sė vet. Kishte menduar dhe dėshiruar tė studionte elektroteknikėn, por nė vend tė saj studioi ekonominė, ku njėkohėsisht me njė zell tė posaēėm mori diplomėn e shkencave politike. Ai e kishte pėrherė parasysh tė mirėn e ardhmerise sė popullit, ndaj deshi tė sakrifikonte edhe veten pėr idealet qė kishte. Kur e pa mashtrimin e madh qė iu bė, ishte tepėr vonė pėr tėrheqje, sepse shpesh herė i binte nė vesh pėr kolegėt e tij tė humbur nė terr. Rusia e zhgėnjeu mjaft Tajarin e ndjeshėm e tė drejtė, pėr mė tepėr kur vėllai i vet Hyseni, njė ushtarak i aftė, shok i Riza Cerovės, ra viktimė e terrorit Stalinist nė ushtri (Saratov 1937-38), ndaj gjithnjė lypte rast pėr tė braktisur atė "Parajsė tė premtuar".
Nė atė kohė, pa pritur iu hap njė shteg shpėtimi, kur nė derė tė tij trokiti njė sėmundje, e cila gjeti tek ai strehim tė pėrkohshėm. Kjo i dha mundėsinė tė largohej e ta linte krejtėsisht atė tokė vuajtjesh, torturash e llogoresh, siē e quante ai Rusinė. Kėshtu shkoi nė Zvicėr pėr t'u shėruar, ku ndenji tri vjet.
Prej Zvicrės, shkoi te i ati nė Selanik, ku i pėrmalluar, ishte fare afėr atdheut tė dėshiruar.
Tajar Zavalani u kthye nė Shqipėri mė 1933, ku bashkėpunoi me grupe intelektualėsh e punoi si gazetar e pėrkthyes. Ai ėshtė njė personalitet me peshė nė kulturėn e gazetarinė shqiptare tė viteve 30-tė. Shkruan gjithandej nė shtypin e kohės- pėr revistėn "Iliria", replikon me "Minervėn", shkruan tek "Tomorri" por edhe tek "Bota e Re" e kėshtu me rradhė. Mė 1935, ai ka qenė editor i revistės "Jeta dhe Kulltura". Pas njė kohe tė shkurtėr merret nė Ministrinė e Financave, ku kryen detyrėn e Drejtorit tė Statistikave. Nė kėtė detyrė mbeti deri nė vitin 1939, kur Shqipėria qe shkelur prej armikut.
Nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr pėrkthimin e "Nėnės" dhe artikujt e tij therės, Tajari bashkė me zonjėn e tij internohen nė Itali, ku kalojnė pėrdhunazi kufirin dhe shkojnė nė Francė. Me njė letėr iu drejtua Mehmet Konicės, i cili nė atė kohė ishte njė nga anėtarėt e Kėshillit Mbretėror, madje iu drejtua edhe Mbretit, duke ia shfaqur me plot sinqeritet mendimet, dėshirat, idetė e idealet e veta. Mbreti jo vetėm qė "e fali", por u pėrgjigj se pėr Tajarin ka pasur njė dashuri e simpati tė posaēme, sepse e njeh mirė zemrėn dhe thjeshtėsinė e tij, ndaj nė Francė qe emeruar prej Madhėrisė sė tij si atashe i shtypit i Oborrit Mbretėror. Kur Mbreti Zog gjendej nė Francė, e cila nė atė kohė kapitulloi, qe ftuar prej Mbretit tė Anglisė, Gjergjit VI (Xhorxhit VI), qė tė kalonte nė Britaninė e Madhe. Me ardhjen e Tajarit nė Londėr, veē detyrave tė tjera, filluan edhe transmetimet e para nė gjuhėn shqipe me anėn e Radio BBC-sė, nė nėntor tė vitit 1940 si pėrkthyes dhe spiker nė Seksionin Shqiptar tė Shėrbimit pėr Evropėn, sė bashku me diplomatin Dervish Duma dhe Anton Logorecin.
-"Ju flet Radio-Londra"-Kėto fjalė tė pėrhapura nė eter pėr 26 vjet me rradhė nga goja e Tajar Zavalanit, me komentet e tij tė menēura e plot zjarr, do tė bėnin tė njohur para gjithė botės, luften e drejtė tė popullit shqiptar.Do tė ishte BBC, qė fshehurazi nėpėrmjet zėrit tė tij, do tė hynte nė shumė shtėpi shqiptare, nė periudhėn e gjatė tė territ stalinist qė mbuloi Shqipėrinė, qė do tu dėrgonte nga larg shqiptarėve tė terrorizuar dhe tė demoralizuar frymėn e lirisė e tė demokracisė.
Pjesėmarrja nė politikė ishte vetėm njėra anė e veprimtarisė sė Tajar Zavalanit. Letėrsia ishte gjinia sė cilės i pėrkushtoi jetėn.
Po pėrmendim pėrkthimet mė kryesore, tė bėra gjatė veprimtarisė sė tij me njė rend kronologjik: "Sonata e Krojcerit" dhe "Ana Karenina" tė Tolstojit, "Novelat" e Ēehovit, "Nėna" e Gorkit, "Zonja me kamelje" e Alekasandėr Dymas - tė birit, "Tartarini e Taraskoni" tė Dodesė e "Gobsekun" e Balzakut. Si pėrkthim tė pėrgatitur pėr shtyp la nė Shqipėri kur qe i detyruar tė ikė, "Jeta e Napoleonit" prej E. Ludwig, e gjithashtu njė pjesė bilingue tė tė famshmit Larousse (frengjisht-shqip), pjesėn shqip.
Nė mergim pėrktheu nga rusishtja nė gjuhėn frenge librin e kolonelit G.A.Tokaev "Kujtimet e mia mbi parajasėn e Stalinit" (Mes memoires - Le Paradis de Stalin), qė u botua nė Paris mė 1957. Si vepėr tė posaēme publikoi nė gjuhėn angleze librin "Sa ėshtė e fortė Rusia?" (How strong is Russia?), nė tė cilėn dėshironte t'i tregojė botės se lirė se "Ariu i bardhė" nuk ėshtė aq i rrezikshėm sa u paraqitet tė tjerėve, ku me argumente faktike ve nė dukje dobėsinė e Rusisė nga brenda, nė ēdo pikėpamje.Gjithashtu ka lėnė nė dorėshkrim pėrkthimin e papėrfunduar tė "Njeriu-ky i panjohur" tė Aleks Karel.
Njė vend tė posaēėm nė veprimtarinė e tij si vepra mė e mirė origjinale do tė mbetet "Historia e Shqipnis" nė dy vėllime, tė cilėn e botoi nė Londėr nė vitin 1965. Pjesa e parė pėrfshin kohėt prej Ilirėve e deri nė Kongresin e Berlinit, kurse e dyta vazhdon e mbėrrin deri nė ditėt tona (nė vitet gjashtėdhjetė).Pas gjysmė shekulli ai u botua nė atdheun e tij, ku ndėr tė tjera nė promovim Besnik Mustafai, nė diskutimin e tij, e ka cilėsuar "Historia e Shqipnis" si botim shumė tė rėndėsishėm. Sipas tij:"Jo vetėm pėrmbushet njė amanet i autorit, por libri sjell historinė e vėrtetė tė Shqipėrisė, pėr njohjen e identitetit tė kombit tonė nga tė huajt, nė njė kohė kur shteti stalinist shqiptar bėnte gjithēka pėr ta mbyllur Shqipėrinė."
Nė Londėr Tajar Zavalani ka mbajtur njė varg konferencash nėpėr institute tė ndryshme mbi Shqipėrinė. Tri vjet ishte Sekretar i Pėrgjithshėm i Pen Clubit tė shkrimtarėve nė mergim, qė vinin nga shtetet e robėruara. Pothuaj se tėrė njė numėr tė "Arena" (revistė letrare e klubit tė pėrmendur) ia kushtoi letėrsisė shqipe, ku botoi edhe pėrkthimin e "Gjeniut" tė At Gjergj Fishtės nė gjuhėn angleze, qė ai e pėrgatiti.
Me formimin e Degės ACEN pėr Evropė (Komiteti i Kombeve tė Robėruara), ishte delegat i Komitetit Shqiptar. Nė kėtė detyrė ishte deri nė fund tė jetės. Nė fakt, vitin e fundit ishte kryetar i Degės ACEN nė Londėr. Nė janar tė vitit 1962, si delegat shqiptar, merr pjesė nė Kėshillin e Evropės nė Strasburg. Prania e Tajarit ishte mė se e nevojshme, meqė shumė intriga e dredhi tė huaja dolėn nė dritė dhe kėshtu ai vetė me anėn e miqve e tha tė vėrtetėn mbi Shqipėrinė.
Kur u botua pėrkthimi i "Nėnės" nė revistėn "Leka" u botua njė kritikė. Nga fundi i recensionit ishin edhe kėto fjalė: "Pėrsa shihet pėrkthyesi asht tue e lyp tė vėrtetėn edhe nji ditė do t'a gjejė". Kėto ishin porsi fjalė tė njė profeti, sepse kėshtu edhe ndodhi.
Nuk mund tė themi kur qe momenti deciziv i konvertimit tė tij nė fenė katolike, qė gjithnjė e mė tepėr zuri vend nė shpirtin e tij. Qysh nė rini njohu At Zef Valentinin S.J. pėr tė cilin pati nji simpati tė dallueshme. Deri nė fund tė jetės nuk mund te harroje miqėsinė e kėtij meshtari, i cili me thjeshtėsinė, dashurinė e simpatinė la pėrshtypje tė madhe tek ai. Nė Londėr pati rastin tė njohė njė tjetėr meshtar: Rev. P. John-Henry Wheelan, njė misionar katolik anglez, i cili kishte kaluar disa vjet nėpėr kampet japoneze. U kungua nė Kishė, ditėn e lindjes sė vet, mė 15 gusht dhe si emėr tė ri mori Thomas-Henry - tė parin pėr tė pėrkujtuar apostullin e madh, kurse tė dytin pėr tė nderuar pagezuesin e vet P. Wheelan. Si kumbar pati tė vejėn e kolonelit Aubrey Herbert, mikut tė madh e simpatizuesit tė Shqipėrisė e tė shqiptarėve, zonjėn Mary Herbert dhe djalin e saj Auberon Herbert.
Shumė mė parė se tė pagezohej ai rregullisht shoqėronte bashkėshorten e vet Selma pėr meshė tė dieleve e kremteve tė tjera e sė bashku thonin uratat e veta, sidomos Rozaren e Zojės, tė cilės i mbeti besnik deri nė fund. Fatkeqsisht nuk pati fėmijė.
Tajar Zavalani shkroi e botoi shumė, por pasuri nuk vuri kurrė, pėrveēse bibliotekės shumė tė pasur. Ai nuk i shiti bindjet e idealet e veta, duke mos u bėrė skllav i askujt, as nė lindje as nė perėndim. Ai mbeti gjithė jetėn e vet njė intelektual atdhetar, i pastėr dhe antikonformist, luftėtar i paepur pėr tė vėrtetėn.
Vdiq po nė muajin e lindjes, nė mėngjes herėt tė 19 gushtit tė vitit 1966, i nderuar nė udhėtimin e fundit nga respekti i Londrės aristokratike, larg atdheut tė dashur.
Si shkrimtar shqiptar nė botėn perėndimore Tajari u njoh mirė nga shkrimtarėt e tjerė tė mėrguar. Ata e nderuan duke e zgjedhur pėr disa vjet si sekretar tė pėrgjithshėm tė Shoqatės sė Shkrimtarėve Pen in Exile. Nė kėtė funksion pėrveē tė tjerave ai i ka bėrė njė shėrbim tė madh kulturės shqiptare, duke e bėrė kėtė tė njihet nė mėrgim me anėn e botimit tė njė numri tė posaēėm tė revistės "Arena", pothuajse krejtėsisht dedikuar shkrimtarėve kombėtarė, kryevepra tė tė cilėve kanė qenė pėrkthyer nė anglisht e frengjisht, tė cilat ai i njihte aq mirė, sikundėr edhe rusishten, gjermanishten, greqishten e italishten.
Dervish Dume, me tė cilin Tajari bashkėpunoi pėr shumė vjet, me rastin e vdekjes sė tij ndėr tė tjera tha:
"… Ēdo shqiptar, pa dallim besimi ose partie, e nderonte pėr atdhedashurinė dhe pėr patriotizmin e tij tė flakėt. Kur e thėrriste detyra e atdheut, njashtu siē bėnė tė parėt e fisit tė tij, Tajar Zavalani kurrė nuk mungoi tė gjendet nė radhėn e parė dhe tė vepronte pa frikė … Shokėt e tij nė BBC-i, ku ai vazhdoi punėn pa lodhje pėr njėzet e sa vjet, janė dėshmues tė shpirtit dhe tė vullnetit tė tij kur ishte puna pėr Shqipėrinė"
Gazeta RD
Krijoni Kontakt