Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tajar Zavalani [1903-1966]

    Tajar Zavalani, erudit dhe figurė e ndritur e nacionalizmit dhe kulturės shqiptare

    (Me rastin e 40-vjetorit te vdekjes 15 gusht 1903 - 19 gusht 1966)


    40 vjet mė parė u shua jeta e birit tė shquar tė kombit tonė, intelektualit erudit tė pėrmasave europiane, Tajar Zavalani, njeriu qė investoi njė jetė tė tėrė nė BBC. Me njė biografi tė pasur prej shkrimtari, gazetari, pėrkthyesi, historiani e politikani, ai u lind nė Manastir mė 15 gusht tė vitit 1903. Si bir i Dangėllisė sė Pėrmetit, nga ishin edhe vėllezėrit Frashėri, familja e tij e vendosur nė Manastir, ishte njė familje me tradita tė shquara atdhetare e patriotike. Meqė nė atė kohė nuk kishte shkolla shqipe, i ati e dėrgoi nė shkollėn franceze, tė cilėn e kishin hapur nė Manastir misionarėt katolikė, tė ashtuquajturit "Vėllezėrit Maristė". Megjithatė, i ati u pėrpoq t'i japė edhe njohuritė nė gjuhėn shqipe nga njė anėtar i familjes Qiriazi, anėtarėt e tė cilės mė vonė hapėn nė Korēė Shkollėn Femėrore Shqipe.

    Gjatė Luftės sė Parė Botėrore (1916), kur francezėt bombarduan dhe dogjėn Manastirin, me shumė tė tjerė edhe Tajari la vendlindjen dhe shkoi nė Selanik. Aty u hapėn disa shkolla franceze, rreth tė cilave u mblodhėn nxėnėsit refugjatė.

    Tajari i dha tė gjitha provimet gjatė gjithė viteve qė mėsoi aty, ku mbaroi edhe studimet nė degėn e letėrsisė. Sipas dėshmisė sė konsullit francez, i cili i kishte dorėzuar diplomėn, Tajari nė atė kohė ishte laureati mė i ri qė kishte kryer studimet nė universitetet franceze.

    Pas studimeve, pėrkohėsisht mbeti te prindėrit. Babai i Tajarit kishte pronat e veta nė rrethin e Manastirit. Duke parė se si nė vjeshtė pjesa mė e madhe e prodhimeve shkonte nė hambarėt e zotėrisė e jo tė atyre qė kishin derdhur djersėn duke punuar, Tajarit tė vogėl iu duk e padrejtė kjo gjė. Kur ishte nė moshėn dhjetė vjeēare mori guximin t'i thoshte babait se nuk ishte e drejtė ajo si vepronte ai. Nga ajo ditė vazhdimisht mendonte si t'i ndihmojė katundarit, njeriut tė vogėl qė vuan, i cili po ashtu kishte tė drejtė tė kalonte njė jetė tė denjė njerėzore.Gjithsesi i ati Fehim Zavalani, njė nga themeluesit e Komitetit tė Fshehtė tė Manastirit (1905), kryetar i Klubit tė Manastirit (1908) dhe drejtues i gazetės "Bashkimi i Kombit", pati njė ndikim tė rėndėsishėm nė formimin e tij intelektual.

    Kur po i viheshin themelet shtetit modern shqiptar, mė 1922, u ftua qė tė merrte njė detyrė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Ai ishte nga ata pak shqiptarė me diploma franceze, ndihma e tė cilėve ishte shumė e nevojshme pėr shtetin e ri shqiptar, qė po bėnte hapat e parė tė jetė nė pavarėsi. Me tė marrė ftesėn ai u nis me entuziasėm nė atdhe, tė cilit dėshironte t'i shėrbente me tė gjitha fuqitė qė kishte. Nė fillim qe emruar sekretar i Komisionit Shqiptar pėr Ēėshtjet e Kufijve, tė cilin e kryesonte Ali Pash Kolonja. Ky Komision merrte pjesė nė grupin e pėrfaqėsuesve ndėrkombėtar tė shteteve tė ndryshme, qė kishin mbi vete kėtė ēėshtje. Nė fakt kufijt ishin tė caktuar nė Konferencėn e Paqes, mirėpo ky Komision kishte pėr detyrė t'i zbatonte pėrfundimet e bėra qė tė ishin sa mė tė natyrshme.

    Pas kėsaj detyre Tajari qe emruar Sekretar i Legatės Shqiptare nė Romė. Ashtu si shumė tė rinj intelektualė shqiptarė tė brezit tė tij, ra nė kontakt me idetė komuniste tė kohės, duke ushqyer endrrėn se komunizmi do tė ishte rruga e shpėtimit tė popullit tė shumėvuajtur shqiptar.

    Mė 1925 gjendet nė Rusi pėr tė plotėsuar deri nė fund "ėndrrėn e jetės" sė vet. Kishte menduar dhe dėshiruar tė studionte elektroteknikėn, por nė vend tė saj studioi ekonominė, ku njėkohėsisht me njė zell tė posaēėm mori diplomėn e shkencave politike. Ai e kishte pėrherė parasysh tė mirėn e ardhmerise sė popullit, ndaj deshi tė sakrifikonte edhe veten pėr idealet qė kishte. Kur e pa mashtrimin e madh qė iu bė, ishte tepėr vonė pėr tėrheqje, sepse shpesh herė i binte nė vesh pėr kolegėt e tij tė humbur nė terr. Rusia e zhgėnjeu mjaft Tajarin e ndjeshėm e tė drejtė, pėr mė tepėr kur vėllai i vet Hyseni, njė ushtarak i aftė, shok i Riza Cerovės, ra viktimė e terrorit Stalinist nė ushtri (Saratov 1937-38), ndaj gjithnjė lypte rast pėr tė braktisur atė "Parajsė tė premtuar".

    Nė atė kohė, pa pritur iu hap njė shteg shpėtimi, kur nė derė tė tij trokiti njė sėmundje, e cila gjeti tek ai strehim tė pėrkohshėm. Kjo i dha mundėsinė tė largohej e ta linte krejtėsisht atė tokė vuajtjesh, torturash e llogoresh, siē e quante ai Rusinė. Kėshtu shkoi nė Zvicėr pėr t'u shėruar, ku ndenji tri vjet.

    Prej Zvicrės, shkoi te i ati nė Selanik, ku i pėrmalluar, ishte fare afėr atdheut tė dėshiruar.

    Tajar Zavalani u kthye nė Shqipėri mė 1933, ku bashkėpunoi me grupe intelektualėsh e punoi si gazetar e pėrkthyes. Ai ėshtė njė personalitet me peshė nė kulturėn e gazetarinė shqiptare tė viteve 30-tė. Shkruan gjithandej nė shtypin e kohės- pėr revistėn "Iliria", replikon me "Minervėn", shkruan tek "Tomorri" por edhe tek "Bota e Re" e kėshtu me rradhė. Mė 1935, ai ka qenė editor i revistės "Jeta dhe Kulltura". Pas njė kohe tė shkurtėr merret nė Ministrinė e Financave, ku kryen detyrėn e Drejtorit tė Statistikave. Nė kėtė detyrė mbeti deri nė vitin 1939, kur Shqipėria qe shkelur prej armikut.

    Nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr pėrkthimin e "Nėnės" dhe artikujt e tij therės, Tajari bashkė me zonjėn e tij internohen nė Itali, ku kalojnė pėrdhunazi kufirin dhe shkojnė nė Francė. Me njė letėr iu drejtua Mehmet Konicės, i cili nė atė kohė ishte njė nga anėtarėt e Kėshillit Mbretėror, madje iu drejtua edhe Mbretit, duke ia shfaqur me plot sinqeritet mendimet, dėshirat, idetė e idealet e veta. Mbreti jo vetėm qė "e fali", por u pėrgjigj se pėr Tajarin ka pasur njė dashuri e simpati tė posaēme, sepse e njeh mirė zemrėn dhe thjeshtėsinė e tij, ndaj nė Francė qe emeruar prej Madhėrisė sė tij si atashe i shtypit i Oborrit Mbretėror. Kur Mbreti Zog gjendej nė Francė, e cila nė atė kohė kapitulloi, qe ftuar prej Mbretit tė Anglisė, Gjergjit VI (Xhorxhit VI), qė tė kalonte nė Britaninė e Madhe. Me ardhjen e Tajarit nė Londėr, veē detyrave tė tjera, filluan edhe transmetimet e para nė gjuhėn shqipe me anėn e Radio BBC-sė, nė nėntor tė vitit 1940 si pėrkthyes dhe spiker nė Seksionin Shqiptar tė Shėrbimit pėr Evropėn, sė bashku me diplomatin Dervish Duma dhe Anton Logorecin.

    -"Ju flet Radio-Londra"-Kėto fjalė tė pėrhapura nė eter pėr 26 vjet me rradhė nga goja e Tajar Zavalanit, me komentet e tij tė menēura e plot zjarr, do tė bėnin tė njohur para gjithė botės, luften e drejtė tė popullit shqiptar.Do tė ishte BBC, qė fshehurazi nėpėrmjet zėrit tė tij, do tė hynte nė shumė shtėpi shqiptare, nė periudhėn e gjatė tė territ stalinist qė mbuloi Shqipėrinė, qė do tu dėrgonte nga larg shqiptarėve tė terrorizuar dhe tė demoralizuar frymėn e lirisė e tė demokracisė.

    Pjesėmarrja nė politikė ishte vetėm njėra anė e veprimtarisė sė Tajar Zavalanit. Letėrsia ishte gjinia sė cilės i pėrkushtoi jetėn.

    Po pėrmendim pėrkthimet mė kryesore, tė bėra gjatė veprimtarisė sė tij me njė rend kronologjik: "Sonata e Krojcerit" dhe "Ana Karenina" tė Tolstojit, "Novelat" e Ēehovit, "Nėna" e Gorkit, "Zonja me kamelje" e Alekasandėr Dymas - tė birit, "Tartarini e Taraskoni" tė Dodesė e "Gobsekun" e Balzakut. Si pėrkthim tė pėrgatitur pėr shtyp la nė Shqipėri kur qe i detyruar tė ikė, "Jeta e Napoleonit" prej E. Ludwig, e gjithashtu njė pjesė bilingue tė tė famshmit Larousse (frengjisht-shqip), pjesėn shqip.

    Nė mergim pėrktheu nga rusishtja nė gjuhėn frenge librin e kolonelit G.A.Tokaev "Kujtimet e mia mbi parajasėn e Stalinit" (Mes memoires - Le Paradis de Stalin), qė u botua nė Paris mė 1957. Si vepėr tė posaēme publikoi nė gjuhėn angleze librin "Sa ėshtė e fortė Rusia?" (How strong is Russia?), nė tė cilėn dėshironte t'i tregojė botės se lirė se "Ariu i bardhė" nuk ėshtė aq i rrezikshėm sa u paraqitet tė tjerėve, ku me argumente faktike ve nė dukje dobėsinė e Rusisė nga brenda, nė ēdo pikėpamje.Gjithashtu ka lėnė nė dorėshkrim pėrkthimin e papėrfunduar tė "Njeriu-ky i panjohur" tė Aleks Karel.

    Njė vend tė posaēėm nė veprimtarinė e tij si vepra mė e mirė origjinale do tė mbetet "Historia e Shqipnis" nė dy vėllime, tė cilėn e botoi nė Londėr nė vitin 1965. Pjesa e parė pėrfshin kohėt prej Ilirėve e deri nė Kongresin e Berlinit, kurse e dyta vazhdon e mbėrrin deri nė ditėt tona (nė vitet gjashtėdhjetė).Pas gjysmė shekulli ai u botua nė atdheun e tij, ku ndėr tė tjera nė promovim Besnik Mustafai, nė diskutimin e tij, e ka cilėsuar "Historia e Shqipnis" si botim shumė tė rėndėsishėm. Sipas tij:"Jo vetėm pėrmbushet njė amanet i autorit, por libri sjell historinė e vėrtetė tė Shqipėrisė, pėr njohjen e identitetit tė kombit tonė nga tė huajt, nė njė kohė kur shteti stalinist shqiptar bėnte gjithēka pėr ta mbyllur Shqipėrinė."

    Nė Londėr Tajar Zavalani ka mbajtur njė varg konferencash nėpėr institute tė ndryshme mbi Shqipėrinė. Tri vjet ishte Sekretar i Pėrgjithshėm i Pen Clubit tė shkrimtarėve nė mergim, qė vinin nga shtetet e robėruara. Pothuaj se tėrė njė numėr tė "Arena" (revistė letrare e klubit tė pėrmendur) ia kushtoi letėrsisė shqipe, ku botoi edhe pėrkthimin e "Gjeniut" tė At Gjergj Fishtės nė gjuhėn angleze, qė ai e pėrgatiti.

    Me formimin e Degės ACEN pėr Evropė (Komiteti i Kombeve tė Robėruara), ishte delegat i Komitetit Shqiptar. Nė kėtė detyrė ishte deri nė fund tė jetės. Nė fakt, vitin e fundit ishte kryetar i Degės ACEN nė Londėr. Nė janar tė vitit 1962, si delegat shqiptar, merr pjesė nė Kėshillin e Evropės nė Strasburg. Prania e Tajarit ishte mė se e nevojshme, meqė shumė intriga e dredhi tė huaja dolėn nė dritė dhe kėshtu ai vetė me anėn e miqve e tha tė vėrtetėn mbi Shqipėrinė.

    Kur u botua pėrkthimi i "Nėnės" nė revistėn "Leka" u botua njė kritikė. Nga fundi i recensionit ishin edhe kėto fjalė: "Pėrsa shihet pėrkthyesi asht tue e lyp tė vėrtetėn edhe nji ditė do t'a gjejė". Kėto ishin porsi fjalė tė njė profeti, sepse kėshtu edhe ndodhi.

    Nuk mund tė themi kur qe momenti deciziv i konvertimit tė tij nė fenė katolike, qė gjithnjė e mė tepėr zuri vend nė shpirtin e tij. Qysh nė rini njohu At Zef Valentinin S.J. pėr tė cilin pati nji simpati tė dallueshme. Deri nė fund tė jetės nuk mund te harroje miqėsinė e kėtij meshtari, i cili me thjeshtėsinė, dashurinė e simpatinė la pėrshtypje tė madhe tek ai. Nė Londėr pati rastin tė njohė njė tjetėr meshtar: Rev. P. John-Henry Wheelan, njė misionar katolik anglez, i cili kishte kaluar disa vjet nėpėr kampet japoneze. U kungua nė Kishė, ditėn e lindjes sė vet, mė 15 gusht dhe si emėr tė ri mori Thomas-Henry - tė parin pėr tė pėrkujtuar apostullin e madh, kurse tė dytin pėr tė nderuar pagezuesin e vet P. Wheelan. Si kumbar pati tė vejėn e kolonelit Aubrey Herbert, mikut tė madh e simpatizuesit tė Shqipėrisė e tė shqiptarėve, zonjėn Mary Herbert dhe djalin e saj Auberon Herbert.

    Shumė mė parė se tė pagezohej ai rregullisht shoqėronte bashkėshorten e vet Selma pėr meshė tė dieleve e kremteve tė tjera e sė bashku thonin uratat e veta, sidomos Rozaren e Zojės, tė cilės i mbeti besnik deri nė fund. Fatkeqsisht nuk pati fėmijė.

    Tajar Zavalani shkroi e botoi shumė, por pasuri nuk vuri kurrė, pėrveēse bibliotekės shumė tė pasur. Ai nuk i shiti bindjet e idealet e veta, duke mos u bėrė skllav i askujt, as nė lindje as nė perėndim. Ai mbeti gjithė jetėn e vet njė intelektual atdhetar, i pastėr dhe antikonformist, luftėtar i paepur pėr tė vėrtetėn.

    Vdiq po nė muajin e lindjes, nė mėngjes herėt tė 19 gushtit tė vitit 1966, i nderuar nė udhėtimin e fundit nga respekti i Londrės aristokratike, larg atdheut tė dashur.

    Si shkrimtar shqiptar nė botėn perėndimore Tajari u njoh mirė nga shkrimtarėt e tjerė tė mėrguar. Ata e nderuan duke e zgjedhur pėr disa vjet si sekretar tė pėrgjithshėm tė Shoqatės sė Shkrimtarėve Pen in Exile. Nė kėtė funksion pėrveē tė tjerave ai i ka bėrė njė shėrbim tė madh kulturės shqiptare, duke e bėrė kėtė tė njihet nė mėrgim me anėn e botimit tė njė numri tė posaēėm tė revistės "Arena", pothuajse krejtėsisht dedikuar shkrimtarėve kombėtarė, kryevepra tė tė cilėve kanė qenė pėrkthyer nė anglisht e frengjisht, tė cilat ai i njihte aq mirė, sikundėr edhe rusishten, gjermanishten, greqishten e italishten.

    Dervish Dume, me tė cilin Tajari bashkėpunoi pėr shumė vjet, me rastin e vdekjes sė tij ndėr tė tjera tha:

    "… Ēdo shqiptar, pa dallim besimi ose partie, e nderonte pėr atdhedashurinė dhe pėr patriotizmin e tij tė flakėt. Kur e thėrriste detyra e atdheut, njashtu siē bėnė tė parėt e fisit tė tij, Tajar Zavalani kurrė nuk mungoi tė gjendet nė radhėn e parė dhe tė vepronte pa frikė … Shokėt e tij nė BBC-i, ku ai vazhdoi punėn pa lodhje pėr njėzet e sa vjet, janė dėshmues tė shpirtit dhe tė vullnetit tė tij kur ishte puna pėr Shqipėrinė"

    Gazeta RD
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-12-2006 mė 02:13

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Tajar Zavalani

    Gruaja moderne

    Tajar ZAVALANI

    Me qenė se "Sonata e Kreutzer-it" i dha njė farė aktualiteti ēėshtjes sė gruas, sot nė kėto shtylla do tė merremi me njė libėr qė flet mi gruan moderne, gruan e re.
    Thamė se Tolstoi kish tė drejtė nė esencė kur analizonte krizėn e marrėdhėnieve seksuale. Kėtė krizė ay e shihte nė prishjen e traditave mi shenjtėrinė e martesės, mi besnikėrinė e tė martuarve kundrejt njėri tjetrit. Pas Tolstoit arėsyeja e vėrtetė e kėsaj krize vjen nga qė burrat e shikojnė gruan vetėm si njė mjet dėfrimi, martohen ashtu sikur blejnė njė plaēkė dhe nuk ēajnė kokėn tė hyjnė nė shpirtin e gruas qė tė kėnaqin nevojat e saj spirituale.
    Kėshtu qė burrin e gruan i lith vetėm dashuria e senseve, nevoja fiziologjike kurse nė shpirt, nė ndjenjat, nė mendimet ata mbeten tė huaj njėri pėr tjetrin. Edhe si zgjidhje tė krizės seksuale Tolstoi propononte njė utopi reakcionare, e cila ėshtė mohimi i jetės dhe i ēdo pėrparimi.
    Rryma historike me fuqinė e saj tė papėrkulshme shkoi pėrpara pa marrė parasysh theoritė e fillozofėve ėndėronjės. Se zhvillimi i shoqėrisė njerėzore nuk ėshtė bėrė, tė pakėn gjer mė sot, pas planeve tė paramenduar tė utopistėve qė ndėrtojnė sisteme pa dalė nga shtėpia.
    Kriza seksuale u shvillua, u thellua, u ashpėrua, arriu kulmin, sidomos nga lufta e kėtej. Me gjithė kėtė format e vjetra nuk u ēduknė: njerėzia vazhdojnė tė martohen, tė rrojnė pa lidhje morale, t'i vėnė brirė njėri-tjetrit, tė farmakosen, tė vriten. Asnjė theori, asnjė thirrje, asnjė sistem i moralistėve tė skandalizuar nuk qe nė gjendje tė ndalojė kėtė rrymė tė fuqishme tė evolucionit social. Mirėpo: nga e keqia del e mira. Fjala e thellė e urtėsisė popullore gjeti kėtu njė vėrtetim tė shkėlqyer. Kriza vetė krijoi tipin e ri tė gruas. Atė qė se bėnė dot fillozofėt me sistemet e tyre e bėnė fuqitė e verbėra tė jetės. E shtypur nga nevoja ekonomike gruaja la vatrėn e familjes dhe dolli tė kėrkojė punė pėr tė rojtur; u pėrpoq ballė pėr ballė me realitetin ku mbretėron principi i "struggle for life", domethėnė i konkurencės sė pamėshirėshme, i luftės sė tė gjithėve kundėr tė gjithėve. Pėrpara gruas u ēelėn dyert e shkollave, e universiteteve, e magazinave, e zyrave, e spitaleve, e laboratorėve etj. Kėshtu qė sot numri i stenografistėve, daktilografeve, kasiereve, modistave, doktoreshave, avukateshave, me njė fjalė i grave qė punojnė, nuk bėhet hesap. Gjer die ishim mėsuar tė shihnim nė kėto detyra ca plaka tė fishkura, tė krusura me syzat mbi hundė, me leshra tė bardha e me shkop nė dorė. Sot shohim vajza tė kėndėshme, gra nė lulen e moshės, tė bukura, tė qeshura, plot jetė e gjallėri.
    E dobėt, pa pėshtetje, naive, e mitur, sentimentale, plot iluzione e paragjykime, gruaja nė fillim u shtyp nga kontakti i parė me realitetin e ashpėr. Shumė prej tyre nuk qenė tė zonjat t'i bėjnė ballė situatės sė re dhe u mundnė - prandaj rėketė me lot, tragjeditė shpirtėrore, vetėvrasjet nuk kanė hesap. Por, dal nga dalė eksperienca u shtua, gratė qė kaluan me sukses kėtė provė tė zjarrit u treguan rrugėn tė tjerave. Kėshtu u krijua tipi i ri i gruas moderne, i gruas beqare, i thotė Z-a Kollontai. Edhe gjėja mė interesante nė librin e saj ėshtė studimi paralel nė mes tė gruas sė gjeritanishme, gruas sė vjetėr, dhe gruas sė re, gruas qė punon.
    Gruaja e vjetėr, domethėnė gruaja e edukuar pas sistemit tė vjetėr, ėshtė skllave e ndjenjave tė saj. Kurse gruaja e re, e cila ėshtė shtrėnguar tė punojė pėr tė rrojtur, duhet t'i dominojnė ndjenjat, tė stėrvitė vullnetin e saj qė t'u bėjė ballė me sukses vėshtirsive tė panumėrta tė jetės. Puna nuk pyet nė je i brengosur, nė e ke zemrėn tė thyer, po lyp qė tė jesh nė krye tė detyrės nė orėn e caktuar. Prandaj gruaja qė punon duhet t'i fshehė ndjenjat, vuajtjet e saj morale prapa njė muri gjakftohtėsie dhe t'i jepet me tėrė fuqinė punės qė bėn.
    Gruaja e vjetėr ish e mėsuar tė ēfaqej gjithmonė e bindur, e pėrulur pėrpara burrit, zotit fuqiplotė; tė fshihte ndjenjat, mendimet, me njė fjalė shpirtin e saj, dhe tė bėhej si njė hije e burrit. Gruaja e re duke mėsuar, duke punuar, duke u pėrpjekur ball pėr ballė me jetėn, u bė njė personalitet, filloi tė ketė njė pikėpamjen tė sajėn mi kėto ēėshtje. Prandaj gruaja moderne kėrkon qė burri tė mos buzėqeshė me ironi kur ajo ēfaq njė mendim, po tė pėrpiqet t'a kuptojė, tė mundohet t'a bindė me argumenta tė logjikėshme dhe tė respektojė mendimet e saj.
    Gruaja e vjetėr nuk dinte t'a ēmonte indipendecėn personale. edhe s'kish se ē't'a bėnte kėtė independencė kurse po tė mos kish pėrkrahjen e burrit nuk ish e zonja t'i bėnte ballė jetės asnjė ditė. Gruaja e re duke filluar tė rrojė me punėn e saj, duke u bėrė materialisht independence nga burri, nisi tė ēmojė edhe independencėn morale.
    Pėr gruan e vjetėr tėrė kuptimi i jetės pėrmblidhet nė ndjenjat e dashurisė, kaqė sa po tė kish zemrėn e zbrazėt tėrė jeta i dukej e zbrazėt. Burri i dashur ishte gjithēka pėr tė; ajo nuk ish e kėnaqur kur burri nuk merrej tėrė kohėn me tė. Kurse duke marrė njė pjesė aktive nė jetėn sociale, duke u bėrė njė vitull e dobishme nė maqinėn e jetės ekonomike gruaja zgjeroi horizontin e saj. Pėr gruan e re dashuria nuk ėshtė mė tėrė kuptimi, tėrė pėrmbajtja e jetės. Kjo nuk do me thėnė se ajo nuk ėshtė e zonja tė dojė. Pėrkundrazi duke mėsuar, duke punuar, duke vuajtur, duke zgjeruar horizontin, gruaja e re pasuron natyrėn e saj dhe dashuria e saj bėhet mė e hollė, mė e komplikuar, mė e thellė. Vetėm nė periudhat kur nuk ėshtė e rrėmbyer nga vala e pasionit, gruaja moderne ka me se tė merret dhe nuk vuan nga zbrazėsia e jetės.
    Kėto janė me pak fjalė karakteristikat mė kryesore qė e ēquajnė gruan moderne nga e vjetra. Tani, na pėlqen neve a s'na pėlqen ky tip i ri i gruas, ajo ėshtė tjetėr punė. Ne kėtu duam tė kuptojmė atė qė ėshtė, tė kuptojmė gruan e shekullit tė XX.
    Sot pėr sot gruaja moderne ėshtė nė pakicė, edhe shumica e burrave nuk janė pajtuar me kėtė realitet, domethėnė nuk e shikojnė kėtė tip gruaje si njė gjė normale. Prandaj kriza seksuale vazhdon nė njė kaos tė plotė. Se fundi i fundit ajo ėshtė lidhur me krizėn e madhe ekonomike dhe morale qė po kalon njerėzia, dhe njėra nuk mund tė zgjidhet pa tjetrėn. Sido qoftė zgjidhja do tė vijė duke shkuar pėrpara e jo duke u kthyer prapa.


    Botuar nė 1933

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Misioni i Shekullit XX

    Tajar ZAVALANI,

    Artikullin e parė pėr Shekulli-n XX do ta filloj duke bėrė njė autokritikė. Para se tė kritikojmė tė tjerėt ėshtė mirė tė stigmatizojmė tė metat tona. Tė metat qė ndeshen mė shpesh nė mes tonė janė: munges'e disiplinės, egoizm' e cekėt dhe mos-heqja e njėri jetrit. Kėto tė meta, trashėgim i sė shkuarės, kanė inspiruar fjalėn popullore qė thotė: stan me lepuj - punė kolektive me shqiptarėt, janė dy gjėra tė pamundura.
    Kjo fjalė mbase ėshtė pakė pėrbuzėse nė formė por e thekson mirė tė metėn tonė kryesore. Ky trashėgim i shėmtuar qė na rėndon edhe sot dhe s'na lė tė shkojmė pėrpara aqė shpejt sa do tė dėshėronim, na ka mbetur nga pesė shekujt e sundimit turk. Nė kėta pesė shekuj Shqipėria nuk ishte vendi kryesor ku zhvillohej aktiviteti i shqiptarėve. Pėr tė harxhuar energjin e tyre ata kishin pothua botėn e tėrė. Nėpunės nė Turqi, tregėtar nė Rumani e nė Egjipt, puntor nė Amerikė, kavas pak a shumė kudo, shqiptari lėftonte vetėm, i rrethuar prej tė huajve. Vetėm kur vinin me harxhe, nė bylyket mercenarė tė sulltanit shqiptarėt vepronin sė bashku, por dhe atje solidariteti midis tyre lindte nga lufta kundėr njė armiku tė pėrbashkėt.
    Ajo farė disipline qė krijohej nė kėto kondita nuk ish e ndjerė, nuk lindte nga njė ideal, nga ndjekja e njė qėllimi tė lartė. Jo! Ajo disiplinė kish njė bazė krejt materiale dhe tė kufizuar: duhej mundur armiku sa mė shpejt e mė lehtė, qė tė plaēkiteshin vėndet e zaptuara dhe heronjtė (siē) tė ktheheshin sa mė parė nėpėr shtėpitė e tyre. Kėshtu qė dėmi me i math i pesė shekujve tė sundimit osmanlli nuk ėshtė qė na la mė ditė tė hallit ekonomikisht: pa rrugė, pa skela, pa ndėrtesa, pa fabrika dhe me njė bujqėsi primitive e tė ēkatėrruar, por ėshtė sidomos ky deformim i karaktereve humbja e atyre cilėsive tė ēmuarshme qė na duhen sot pėr tė hyrė nė rrugėn qytetėrimit tė vėrtetė. Pse po tė dinim tė punonim, po tė dinim tė bashkoneshim rreth njė programi pėrparimtar, po tė dinim t'i shtroneshim njė disipline tė hekurt dhe tė pranonim me bindje autoritetin e atyreve qė me zotėsinė, kulturėn dhe lartėsinė e tyre morale do tė na delnin si prijės, lulėzimi ekonomik dhe zhvillimi i kulturės do tė arriheshin shumė shpejt. Djalėria shqiptare nė qoftė se do me tė vėrtetė tė lozė rolin qė i ngarkon historia, duhet pikė sė pari tė edukojė veten e saj, tė dale si njė trup i disiplinuar, me muskulla tė shėndosha, me idhe tė qarta, me vullnet pėr punė dhe me shpirtin e sakrificės. Pėr tė qėnė kompakte, e bashkuar, djalėria duhet tė ketė unitet nė mendimet, qėllime tė caktuara dhe njė drejtim tė prerė. Qėllimet dihen: tė rinjtė tė edukohen pas njė fryme tė re nė kundėrshtim me atė qė ka mbretėruar gjer mė sot, tė formojnė karakterin e tyre duke ngjallur dhe forcuar cilėsitė e domosdoshme qė djalėria tė lozė me sukses rolin e saj si avangarda e pėrparimit tė vendit tonė. Nė vėnt tė apathisė, hipokrizisė, indiferencės pėr interesat e largme tė vendit, individualizmės sė cekėt, kasavetit ekskluziv pėr interesėn personale, djalėria duhet tė vėrė enthuziasmėn, sinqeritetin, ndjenjėn e responsabilitetit nė detyrė, kolegjialitetin nė punė, shpirtin e abnegacionit dhe tė sakrificės. Kėto cilesi do tė munt tė rėnjosen nė shpirtin tonė, tė bėhen njė pjesė integrante e karakterit tonė nė qoftė se nė ēdo rast tė jetės do t'i qėndrojmė karshi mentalitetit tė ndryshkur, do tė mos e lėmė atmosferėn e idare-i masllahatit tė na thėthinjė e tė na qullosė.
    Uniteti nė qėllimet ka bazė tė shėndoshė kur rrjedh nga bashkimi i mendimeve. Mendimet bashkohen duke u rrahur. Pėr tė rrahur mendimet duhet njė organ. Djalėria shqiptare duhet ta quajė veten tė lumtur qe ka organin e saj, Shekullin XX. Dalja e kėsaj riviste ėshtė njė iniciative qė tė gėzon shpirtin. Nuk them se ashtu siē ėshtė sot Shekulli XX munt tė quhet organi udhėheqės i djalėrisė shqiptare. Pėr kėtė gjė i mungojnė shumė sende. Por sido qoftė baza ėshtė, dhe tė metat munt tė plotėsohen me kohė dhe me dashje tė qėndruarshme.
    Qė tė bėhet mjeti edukonjės dhe organizonjės i tė gjithė djalėrisė shqiptare Shekulli XX duhet tė mos e quajė veten si organi i njė kategorie, i njė grupi tė kufizuar tė rinjsh. Me fjalė tė tjera duhet tė ketė lėndė dhe forme qė ti interesojė tė gjithė tė rinjtė, t'u pėrgjigjet aspiracioneve tė tyre, tė prekė ēėshtjet qė u hanė shpirtin djelmoshave nė prakun e jetės aktive.
    Mua mė duket se nė formėn qė ėshtė sot Shekulli XX nuk i plotėson kėto kondita. Nė princip, duhet me doemos tė ketė lėndė serioze, tė zgjedhur, lėndė qė t'u mėsojė diēka kėndonjėsve mbi ēdo send. Por kėtu ka njė rrezik. Artikujt shkencėtarė mos jenė fare abstrakte, me ngjyrė spekulative dhe shkencore tė thjeshtė (science pure), se atėherė organ i djalėrisė bėhet qitap, i shėnbėllen organit theorik tė nonjė korporare specialistėsh: qimistė, agronomė, mjekė, etj. Qė tė mos ngjasė kjo duhet qė artikujt me karakter shkencėtar tė Shekullir XX tė jenė lidhur sa munt mė tepėr me realitetin e Shqipėrisė, tė jenė tė gjallė dhe tė kenė njė frymė praktike. Njė kjo. E dyta nuk ėshtė mirė qė Shekulli XX tė jetė vetėm njė pėrmbledhje artikujsh shkencėtarė, se atė herė njerėzia do tė preferojnė tė kėndojnė librat, qė trajtojnė ato ēėshtje mė me detaje dhe, ta themi troē, mė me kompetencė. Njė e pėrkohėshme si Shekulli XX kėndohet me interes vetėm nė qoftė se jep njė pasqyrė tė realitetit duke nxjerrė mėsime nga ngjarjet, nė qoftė se studion probleme tė mėdha tė jetės sonė duke aplikuar methodat shkencėtare qė na mėson shkolla.
    Edhe kjo nuk ėshtė mjaft. Shekulli XX nė do tė mos e bezdisė shpejt kėndonjėsin nuk duhet tė mbushet krye-funt me lėndė serioze, tė thatė e tė rėndė; lėndė qė lyp njė koncentrim tė vėrejtjes pėr njė kohė tė gjatė. Le tė mos harrojmė se shqiptari sapo ka filluar tė studiojė gjėra serioze, prandaj vėrejtja e'tij lodhet shpejt. Ne duhet tė mos abuzojmė nga dėshira e flaktė qė kanė tė rinjtė pėr tė zgjeruar horizontin e tyre kultural. Pas ēdo artikulli serioz qė lyp njė tension tė fakulteteve mentale, ose mė mirė qė tė loth mendjen, duhet njė gjė "e lehtė" pėr tė dėfryer dhe pėr t'u ēlodhur. Fjala "e lehtė" nuk duhet tė ketė njė kuptim tė keq, mos na dalin disa pedantė e tė na thonė: ne jemi tepėr seriozė qė tė merremi me gjėra tė lehta. Besoj se dhe shkencėtari mė i math, nė mos e ka humbur fare kontaktin me jetėn, duhet t'i shijojė gjėrat "e lehta". Pse gjė e lehtė nuk domethėnė budallallėk, as pornografi. Tė mos jemi superficialė, e pranonj, por as puritanė tė ngrirė. Me gjėra tė lehta unė kuptonj satirėn e hollė, anekdotat qė tregojnė njė spiritė tė mprehtė pa kaluar kufitė e decensės, novelat e kėndėshme dhe zbavitėse, faqe tė zgjedhura nga kryeveprat e letraturės, episode interesante nga jeta e njerėzve tė mbėdhenj etj, etj.
    Vetem kėshtu, duke qenė e plotėsuar me lėndė qė pasqyron dėshirat, aspiracionet dhe rendencat e tė gjithė tė rinjve, Shekulli XX munt tė pretendojė tė jetė njė organ kulture qė ka pas tėrė djalėrinė shqiptare.
    Praktikisht unė propozonj dy gjėra: E para tė ftohen tė gjithė tė rinjtė tė ēfaqin, me anė letrash drejtuar nė redaksin e Shekullir XX, mendimin e tyre mi formėn dhe pėrmbajtjen e kėsaj reviste, duke bėrė proponime konkrete mi pėrmirėsimet qė duhen bėrė, pas mendjes sė tyre, mi problemet qė duhen rrahur e shoshitur, etj. E dyta, tė bėhet njė fushatė nė mes tė specialistėve tė rinj duke u kėrkuar ndihmė materiale dhe bashkėpunim me anė artikujsh mi degėn e tyre, artikuj qė do tė kenė frymėn qė shėnuam mė sipėr.
    Kontakti direkt nė masėn e tė rinjve dhe bashkėpunimi aktiv i mė tė zotėve prej tyre do t'i sigurojnė Shekullit XX konditat e domosdoshme qė tė pėrmbushė me sukses misionin e tij dhe t'i presė hovin ēdo iniciative me qėllime aspak jo idealiste.

    Botuar mė 1933

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    "Besėlidhja" e politikanėve tė falimentuar

    Tajar ZAVALANI,

    Bloku Indipendent gllabėroi Ballin Kombėtar", ky ėshtė lajmi mė sensacional qė kemi dėgjuar nė kėta tetė vjetėt e fundit pėrsa i pėrket emigracionit politik shqiptar. Nė mos e besoni, lexoni L'Albnie Libre tė 1 Gushtit. Nėn titullin "Besėlidhja Demokratike Shqiptare" ajo na lajmėron se "Organizata Balli Kombėtar" dhe "Bloku Kombėtar Indipendet" - dy parti politike shqiptare nga ato mė influentet - u bashkuan vullnetarisht pėr njė veprimtari tė pėrbashkėt nė dobi tė Atdheut tė shtypur nga zgjedha sovjetike". Fletorja e paraqet kėtė koalicion si njė "rreze shpresėdhanėse qė hap horizonte ma tė mirė drejt sė nesėrmes". "Duke hapur horizontet ma tė mirė" ky bashkim fton tė gjithė qė tė hyjnė me barazi tė drejtash nė radhėt e tija pėr t'i shėrbye idealit patriotik". Pararelisht me shpalljen mbi formimin e "Besėlidhjes" ėshtė botuar edhe programi i saj. Ky program duket i frymėzuar nga njė demokraci aq e kulluar sa qė mund t'i vijė zili edhe njė Anglezi. Kuptohet se udhėheqėsit e organizatės sė re nuk kanė ndėr mend tė restaurojnė nė Shqipėri as kapedanat bajraktarė, as ēifligjet feodale as edhe diktaturėn totalitare me "fashion e liktorit". Ata duan: " tė instaurojnė nė Shqipni tė lirueme nji regjim demokratik me frymė dhe trajtė oksidentale". Gjithashtu "Besėlidhja" do tė pėpiqet tė veprojė nė mėnyrė qi Shteti Shqiptar tė shkojė mirė e tė lidhi marrėdhėnie miqėsore me tė gjithė fqinjėt".
    Mbasi i lexon tė gjitha kėto, njeriu fėrkon sytė i hutuar. Si kėshtu ? Tetė vjet me radhė paskemi jetuar nė errėsirė dhe paskemi ndjekur rrugėn e gabuar! Tani mė nė fund organizata e re do tė na tregojė se si duhet te veprojmė pėr tė shpėtuar Shqipėrinė nga zgjedha komuniste. Por atėherė na kemi tė drejtė tė pyesim se cilėt janė njerėzit qė e drejtojnė kėtė organizatė qė po zotohet tė na prijė drejt bashkimit dhe shpėtimit kombėtar. Mjerisht rreza e dritės qė na premtojnė nuk shkon aq larg sa tė ndriēojė edhe kėtė aspekt tė organizatės se re demokratike e pan-shqiptare. Mbi kėtė pikė esenciale organi i "Blokut" mban nji heshtje kuptimplotė. Por nė shpalljen mbi formimin e "Besėlidjes" gjejmė njė vėrejte qė e paraqet "kėt koalicion parish me influencė" nėn njė dritė mė realiste. L'Albanie Libre shkruan se kemi tė bėjmė me njė formacion tė ri personalitetesh qė kanė ndjekės nė tė gjithė Shqipėrinė, nga Vermoshi nė Konispol. Kėshtu tė pakėn dijmė se ku jemi. Titujt e kumbuarshėm, deklaratat solemne janė sa pėr sy e faqe. E vėrteta ėshtė se kemi tė bėjmė me njė grup personash, njė grup politikanėsh tė falimentuar, qė duan tė lozin role duke u paraqitur si demokratė te bindur e pa njollė.
    Por kush ėshtė ai Shqiptar me mend nė krye qė mund t'u shkojė mbrapa kėtyre njerzve duke ditur tė shkuarėn e tyre? Sa pėr antarėt e Blokut, veprat e tyre flasin vet dhe rrallė kush mund tė ketė iluzione mbi ata si udhėheqės politik. "Organizata Balli Kombėtar" qė ėshtė ēkrirė me Blokun ėshtė Ali Kėlcyra me disa tė tjerė qė nuk ēojnė kandar. Ky fakt vetėm mjafton qė t'a dėnojė nė sytė e ēdo Shqiptari qė nuk ėshtė verbuar nga ambicja personale ose cmiret partizane. Ali Kėlcyra doli me bajrak kundėr Ballit Kombėtar ditėn qė e dėbuan si klikar.
    E pranojmė se politika ėshtė njė zanat i vėshtirė dhe nga njė herė jo shumė i pastėr. E pranojmė se njeriu qė merret me politikė dhe sidomos me politikė shqiptare nė shekullin tonė mund tė bėjė gabime, mbasi nuk gabon vetėm ai qė nuk vepron. Por nuk mund tė thonė se u gabuan ata qė thirrėn Musolinin tė zaptojė Shqipėrinė me 100,000 ushtarė, me topa dhe me tanke. Njerės qė kanė bėrė tė tilla "gabime" nuk duhet tė kenė tė drejtė tė dalin pėrsėri nė mejdan pėr tė lojtur rolin e prijėsve tė kombit. Ajo qė mund tė bėjnė ata, ėshtė qė tė lajnė gjynahet e tyre individualisht dhe tė pėrpiqen t'i shėrbejnė kauzės kombėtare duke punuar si ushtarė tė thjeshtė, por jo tė paraqiten si njė organizatė politike duke thirrur popullin tė bashkohet rreth tyre.
    Populli shqiptar nuk mund tė ndjekė me politikanė tė cilėt janė si kameleoni dhe heqin vallen mbas avazit tė regjimit qė ėshtė nė fuqi: fashist me fashistėt, demokrat me demokratėt. Gjithashtu, populli shqiptar nuk mund tė ndjekė "personalitete" qė kanė ndjekės "nga Vermoshi nė Konispol". Ka ardhur koha qė politikėn e bazuar nė persona e nė tradita, nė velinimete, nė oxhakė e nė bajrakė, t'a zavendėsojnė me politikėn e bazuar nė parime, nė parti e nė programe. Mbas gjith vuajtjeve tė tmerrrshme qė ka pėsuar nė dhjetė vjetėt e fundit dhe qė po pėson edhe sot, populli shqiptar nuk mund tė ketė si ideal kthimin nė status quo tė dėnuar nga historia dhe nga moraliteti mė elementar. Demokracinė dhe drejtėsinė shoqėrore duhet t'a zbatojnė nė Shqipėrinė e liruar ata qė kanė besim nė kėtė ideal politik dhe social. Kurse mėnyra e themelimit tė vet-thėnės "Besėlidhje Demokratike Shqiptare" ėshtė prova mė e mirė se autorėt e saj e kanė sajuar si njė manevrė politike. Pėr shqiptaret ajo do tė ketė sė paku njė tė mirė. Konfuzioni qė mund tė ishte krijuar nė mendjen e disave duke parė Ali Kėlcyrėn si eksponent tė "Organizatės Balli Kombėtar" do tė zhduket. Tani e tutje opozita kundėr Komunitetit Kombėtar do tė paraqitet nėn flamurin e atyre qė kanė bashshkėpunuar me fashizmin. Atmosfera politike u kjarua dhe dijmė se ku jemi. Qė t'a themi popullorēe: "u rrokullis tenxherja dhe gjeti kapakun".

    Botuar mė 1953

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Don Kishotė apo pionierė?

    Tajar ZAVALANI,

    Nga pėrpjekja e mendimeve del e vėrteta nė shesh" thotė njė proverb i njohur. Nė kohėt tona pėrpjekja e mendimeve bėhet sidomos me anėn e fjalės sė shtypur dhe atėherė merr formėn e polemikės. Polemikė!.. Ja nje fjalė qė do tė alarmonjė disa, dhe nė disa tė tjerė do tė ngjallė njė kureshtje tė ligė, kureshtjen e sharjeve personale ose tė zbulimeve sensacionale. Fjala polemikė ka marrė ndėr neve kėtė kuptim tė keq ose tė kufizuar me qė nuk jemi tė stėrvitur nė luftrat e ideve, nė duelet e pendės, ku zotėsia matet me fuqinė e mendimeve dhe jo me ndyrėsinė e sharjeve. Sido qoftė, nuk mund t'a fsheh se polemika nė pėrpjekje mendimesh me pėlqen. Jo se kam natyrė grindaveci. Aspakė. Por kundėrshtimi mė inspiron, me stimulon, u jep forcė argumenteve tė mia. Mė duket se kur ēfaq njeriu pikėpamjen e vet duke rrėzuar njė pikėpamje tė kundėrtė, i ndezet shpirti, mendimet marrin formė mė tė mprehta, efekti i tyre bėhet mė i fuqishmė, formulat dalin mė tė goditura dhe fiksohen mė mirė nė mėndjen e kėndonjėsit. Kurse mendimet e ēfaqura ex-cathedra, si dogma tė thata qė zbresin nga ndonjė farė Olimpi tė sotshėm, nuk bėjnė atė efekt, nuk zgjojnė atė kureshtje nė kėndonjėsi dhe nuk kėndohen me atė vėrejtje.
    Tėrė kjo hyrje duhej me qė e kam pėrsėri hallin me njė shkrimtar nga t'Illyrisė. Prapė munt tė bėrtasė dikush. Eh, po ē'tė bėjmė kur s'gjejmė tjetėr rast pėr tė polemizuar. Sė paku kėsaj here nuk kam tė bėj me nonjė kryeartikull por vetėm me njė artikull tė firmuar, dhe mė duket se puna ėshtė mė e lehtė. E kam fjalėn ne artikulli i Vangjo Nirvanės "Pėrpjekja jonė". Qysh - do tė hidhet ndonjė kėndonjės - edhe aty gjete ē'tė thuash? Po, i dashur kėndonjės, edhe aty nė atė artikull aqė tė qėlluar unė gjenj njė pikė qė nuk mė bindė. Dhe tamam pse ėshtė i bukur artikulli nuk dua tė le nė heshtje dyshimet qė mė tormentojnė. Ndryshe nuk do ta vlente barra qiranė.
    Vangjo Nirvana thotė se ata qė duan tė ēajnė nė rrugė tė ré nė jetėn e Shqipėrisė, ata qė duan tė krijojnė njė frymė tė ré nė botėn shqiptare janė Don Kishotė, sot pėr sot. S'mė kishte shkuar kurrė mendja se munt tė barazohen kėta dy type dhe, kur i shoh tė bashkuar, instiktivisht, pa dashur, ndjenj njė ēqetėsim. Don Kishoti krah pėr krah me pionierin e kulturės, luftėtarin pėr nė tė arthme mė tė mirė! Kjo pamje mė vret sytė, nuk mund t'a pranoj, bile dua tė protestonj. Qenkemi njė soje me trimin helméthyer, me kalorėsin pa frikė e pa njollė qė lėftonte heroikisht kundėr mullinjve me erė?...
    Axhaip!...
    Shėmbėllia e Nirvanės jo vetėm qė nuk ėshtė e zgjedhur mirė, por mė duket dhe sikur ua rrėzon vlerėn atyreve tė "Pėrpjekjes sonė". Daleni mos ngutni, do tė pėrpiqem t'ju provoj se kam tė drejtė. T'a marrėm punėn shtruar. Cili ėshtė Don Kishoti? Typi i mbaruar i kalorėsit nė njė kohė kur roli historik dhe social i kalorėsisė mesjetare kishte marrė fund. Kėtu, nė kėtė anakronizmė, ėshtė kuēi i aventurave tragji-komike tė Kreshnikut tė Manshės. Vėrtet Don Kishoti ėshtė bujar, naiv, i sinqertė edhe idealist pot ė doni. Por ē'e do qė pėrfaqson njė botė historikisht tė kapėrxyer, lėfton pėr ato idealė dhe sidomos me do mjete qė s'janė tė kohės sė tij dhe prandaj nė ēdo hap bėhet qesharak. Ne munt tė kemi sympathi edhe njė farė mėshire pėr heroin e Cervantes-it, por qė ta admirojmė, s'mundim kurrsesi. S'kemi si e admirojmė kur e dimė se i kanė marrė mėndjen librat mbi kalorėsinė, e dimė se ėshtė e mbetura e nji bote qė s'kthehet mė, kur e dimė se i ka syt e kthyer nga e shkuara dhe lėfton pėr do ideale, mbase tė bukura nė vet-vete por qė nuk mund tė pranoheshin prej kohės sė tij me qė ishin tė njė shoqėrie tė kaluar. Zati po tė qé se Cervantes-i donte tė na inspironte admirim pėr heroin e tij, nuk do ta vinte gjithmonė nė situata ku ay mbetet i mundur dhe bėhet qesharak. Duket qartas nė ēdo faqe tė librit se shkrimtari i math spanjoll pėrdor bonsensin e shėndoshė tė Sanēo Pancha-s pėr tė nxjerrė nė shesh marrinė, anakronizmėn, budallallėkun pėr atė kohė, tė pėrpjekjeve tė Don Kishotit pėr t'u bėrė njė kalorės i mbaruar, i denjė pėr njė Damė tė bukur e fisnike si Dulcineja. Njė tip Don Kishoti i kohėvet tona ėshtė Gandi. Ai lėfton pėr njė tė shkuar qė nuk kthehet mė, ay ėndėrron tė shohė pėrsėri Indinė siē ka qėnė disa shekuj mė parė: pa qytete moderne, pa fabrika, pa rrugė, pa udhė tė hekurta. Ay predikon kthimin nė jetėn primitive tė njė kohe, me avlėmėndin dhe qumėshtin e dhisė si symbol. Ai do tė shpėtojė Indinė nga zgjedha e huaj me politikėn e moskundėrshtimit. Ay do tė shtėrngojė Inglizėt e armatosur gjer nė dhėmbė me mjetet mė moderne tė lirojnė Indinė, duke i ftuar bashkėatdhetarėt e tij tė lidhin duart me njė pasivitet prej fakiri. Kėtij i them Don Kishot, edhe plot gojėn.
    Por ekstremet puqen. Sikur ta shikosh punėn pėr cipe edhe militantėt e punės sė re kėtu nė vendin tonė mund tė kenė disa vija don-kishoteske. Por ndryshimi nė mes tė tyre ėshtė radikal. Don Kishoti shikonte prapa, ėndėronte njė botė qė s'kish tė nesėrme, ishte njeriu i sė shkuarės. Kurse ata qė lėftojnė kundėr orientalizmės kėtu nė Shqipėri, kundėr idare-i masllahatit, kundėr plagėve qė s'na lenė tė vemė pėrpara, ata shikojnė pėrpara, kasnecojnė njė botė qė do tė triumfojė me doemos, janė njerėzit e sė ardhmes. Ata nuk janė njerės t'iluminuar, nuk verbohen me ėndrat e fantazis sė tyre, nuk dehen me utopira tė parealizueshme, nuk psherėtijnė pas njė ideali qė s'ka tė nesėrme. Ata jane realistė nė kuptimin e lartė tė fjalės, ata shikojnė mė lark se tė tjerėt, e ndjejnė se ku po na shpie rryma historike e pa1ėftuarshme dhe duan ta shpejtojnė kėtė evolucion, kėtė tė ecur pėrpara. Ata sot lėftohen, pėrbuzen, shikohen me njė buzėqeshje ironike dhe quhen njerės qė "s'i pėrshtaten" kohės, ambientit dhe nuk dinė tė pėrfitojnė nga "rrethanat". Pengimet dhe tentacionet janė tė forta, s'ka dyshim. Por nė qoftė se janė me tė vėrtetė tė bindur, nė qoftė se ideali qė predikojnė ėshtė bėrė njė pjesė e shpirtit tė tyre, atėherė pengimet nuk duhet t'i trembin, por t'u shtojnė kurajėn dhe energjinė; dhe sa herė qė triumfojnė nga njė tentacion i tė mirave materiale tė blera duke sakrifikuar idealin e tyre, sa herė qė arrijnė tė mundin njė depresion, njė dėshpėrim tė pėrkohėshme aqė mė tepėr duhet t'u shtohet bindja se aveniri ėshtė i tyre. Sa mė tė bindur dhe enthuziast tė ēfaqen nė shkrimet e tyre, aqė mė shpejt do tė bėhet revizimi psikologjik nė shpirtin e masės, do tė komunikohet flaga e enthuziasmės sė tyre, do tė pėrhapet forca e ides qė tund malet, do tė zgjuen energjit' e mshefta qė flenė nė shpirtin e ēdo njeriu, do tė mobilizohen ato fuqitė misterioze qė bėjnė ēudira kur pėrdoren pėr njė qėllim tė prerė e tė qartė.
    Pra, jo Don Kishot, po militant tė frymės sė ré, kėshtu do ta quanja unė shtypin e "Pėrpjekjes sonė".

    Botuar mė 1934

  6. #6
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    E kam thene une me kohe, kot qe hiqen si demokrate e te djathte Braret Albot me shoke, por nuk ta beson njeri. Jane ca kriptokomuniste keta qe....

    Kot nuk i thurin tirada keta komunistit te pare shqiptar Tajar Zavalanit.

    Ooops, apo nuk e dinit kete ju?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pedro te infektohesh ne rinine tende me "idete komuniste" nuk eshte ndonje krim ne vetvete. Por mos e ngaterro Tajar Zavalanin qe ka lene nje trashegimi te madhe kulturore me komunistet e kallepit te Enver Hoxhes e kompani. Dushi i ftohte i Tajar Zavalanit qe e cliroi nga ethet e ideve komuniste ishte pikerisht diktatura e Enver Hoxhes dhe baballareve te tu qe ngriten ne Shqiperi.

    Tajar Zavalani nuk e ngrysi jeten si komunist por si demokrat i flakte bile, bile ajo qe eshte akoma me interesante mbi jeten e tij, eshte konvertimi i tij ne i krishtere.

    Pra dallimi midis Tajar Zavalanit dhe baballareve komuniste shqiptare eshte se Tajar Zavalani u poq dhe kuptoi gabimet e rinise se tij, kurse ata baballaret komuniste qe sot po u buzeqesh vari po shkojne ne var pa njohur asnje rimors dhe asnje pendim per mekatet e tyre.

    Ka shume ende per tu thene per jeten e Tajar Zavalanit qe shkruajti nje liber historie atehere kur pa se si rregjimi komunist ne Tirane po shtremberonte historine e popullit te tij!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-12-2006 mė 15:02

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    personalisht e kam per nder ti thur levdata komunisteve te pare.. dhe per turp ti lepihem mafiozve te rinj .. pra atyre qe pushtetin e perdoren per kanibalizem..

    romanin nena e kam lexuar me kohe dhe e cmoj tajar zavalanin qe e shqiperoi kryevepren e gorkij-t e ja dha rinise shqiptare te viteve 30-ta ta lexojne..

    nuk trembem une nga idet po nuk pajtohem me veprat shtazarake sikurse plenumet apo pritat e birucat kok-ngrenese..te bastardeve marksiste puniste stalino enveriste.. e kanibalo arapoiste..
    ja ti pedro qe je zhytur ne ate umberton.. nuk shoh qe te te ket bere ai ndopak humanist..
    nje kot je..
    qe ske then nje fjale per popullin te cilit i perket..
    clexon kur ste dhan bagazh te shpalosesh nje filozofi apo ide apo mesazh interesant..
    sa per dijeni tere komunistet e pare jane dhe demokrate te pare.. qe nuk u pajtuan me bastardimin e idese komuniste nga vampiret e formuar ne modelin stalinoist enveroist polpotist..
    ata provuan.. debatuan.. e konkluduan.. dhe e pesuan..
    e ktu qendron vlera e tyre..

  9. #9
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Qekur komunizmi qenka si puna e gripit qe infektohesh kur je i ri dhe sherohesh kur te thartohen trute?

    Apo mos valle komunizmi na qenka si puna e fruthit qe kap vetem kalamajte?

    C“me kerkon te me mbushesh mendjen mua se Tajar Zavalani na paska vdekur demokrat dhe i konvertuar ne i krishtere, duke qene se e gjithe vepra e jetes se tij perbehej nga propagandimi i ideve komuniste?

    Domethene ti konsideron si gjene me interesante ne jeten e tij, kthimin e tij ne te krishtere? Hem, interesante kjo teori.
    Domethene, qe te mos vdes injorant, gjeja me rendesishme e njeriut ne kete bote qenka dita e pagezimit te tij. Se i ve flaken botes, kjo nuk ka shume rendesi, rendesi ka qe u kthye ne te krishtere?

    Teori interesante! Ia vlen te shkruash libra filozofike mbi nje teori te tille!
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #10
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Braro, nuk te vej faj besa, se e di qe je komunist padashje. Mos u cudit se ka edhe te tille, "komuniste padashje". Jane ata qe jane formuar me dogmen komuniste, me syte e veshur nga perdja komuniste dhe trurin e indoktrinuar nga idete komuniste. Por ti me te vertete qe je komunist pa dashje, por kjo nuk do te thote qe ti nuk e di qe je komunist. Ti e di mire kete e prandaj i shan me teper komunistet.

    Po si more bablok, komunistet e pare na qenkan demokratet e pare?
    Po demokratet e pare, c“dreqin kane qene atehere? I bie te kene qene demokratet e dyte, apo jo?

    Kurse per mendimin tim, keta komunistet e pare, ata kane qene edhe arkitektet e te keqes. Ata ishin iniciatoret e kesaj te keqe. Pjesa tjeter ishin vetem zbatuesit e masterplanit, veglat e realizimit te "ceshtjes se madhe"

    Po ku i di ti keto gjera! Ti di vetem te thuash enveristo stalinisto polpotisto verllapisto.

    Akoma nuk e di ti qe ky roman "Nena" dhe ky autor Maksim Gorki jane katalizatoret e realizmit socialist, i cili do ti bente varrin kultures humaniste dhe do te behej vegla kryesore e propagandes komuniste?
    Dhe ti na thua, qe adhuron romanin "Nena" dhe Maksim Gorkin?

    Une ta besoj nje gje te tille, se e di qe ti ne zemer je komunist?

    Ceshtja eshte qe edhe ti ta pranosh vete ate qe ke ne zemer.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Djalosh, shpenzo disa minuta te lexosh me lart dhe mos te te genjeje mendja qe te me tregosh mua, nje permetari, se kush eshte permetari Tajar Zavalani.

    Tajar Zavalani ka qene armiku numer 1 i rregjimit te Enver Hoxhes, pasi ishte gazetari i BBC, asaj radios qe propagandonte kunder rregjimit komunist. Tajar Zavalani ishte ai "komunisti i penduar" qe shkruajti nje liber per te hedhur drite ne Perendim mbi "realitetin e brendshem rus" qe nuk ishte aspak shumengjyresh sic e portretizonte propaganda sovjetike.

    Dhe qe te mos ngelesh pre e paditurise tende, konvertimi i tij ne i krishtere eshte i rendesishem pasi me deshmon mua dhe gjithe historise qe Tajar Zavalani ishte nje shqiptar ne shpirt i tille, jo vetem me fjale. Edhe ai e kish ndermare ne jeten e tij ate pelegrinazhin shpirteror te zbulimit te misterit te te qenit shqiptar.

    Albo

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pedro..

    hyr e diskuto ne problemet e vendit.. e te shohim se ku lundron.. por jo vetem te te shohim po dhe te shikosh vehten..

    komunist jokomunist.. ska rendesi ne se nuk tregon shqetsim per problemet e vendit..
    hajde mer pak leje nga umberto italan e ktheju shqiptarllekut.. ndac si anti komunist ndac si te duash..
    nje dit tjater i diskutojme gorkin e nenen e tije..
    cdo te mire..

  13. #13
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Albo, zotrote me thua, qe te shpenzoj disa minuta per te lexuar me lart. A thua sikur une bej pjese tek ajo kategori njerezish, qe u flet goja para mendjes. Jo, mor, cun. Une nuk shkruaj asnjehere pa i lexuar te gjitha postimet. Por sic duket ti nuk i ke lexuar vete ato shkrime qe ke sjellur ketu. Se po ti kishe lexuar nuk do i vije fare nga frika e nje autogoli. Mjafton te lexosh postin tend me nr. 4
    Nuk po perpiqem fare te te mbush mendjen, se kush ka qene Tajar Zavalani. Fundja ai i perket historise, mirepo historia ka lloj-lloj personazhesh. Se kush ka qene Tajar Zavalani, kete nuk e percaktoj as une dhe as ti, kete e ka percaktuar veprimtaria e jetes se tij.
    Per ty, paska qene nje "komunist i penduar". Dakort, se fundja ti je i rrethuar nga "komunistet e penduar". Ah, qe te mos harroj, vendosja e nje ose disa fjaleve ne thonjeza nenkupton kuptimin e kundert te ketyre fjaleve, do te thote qe "komunisti i penduar" nuk eshte komunist i penduar, por eshte komunist gjoja i penduar.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Mjafton te lexosh postin tend me nr. 4
    Po postimin #1 qe eshte nje ekspoze e pergjithshme e gjithe jetes se tij e ke lexuar? Lexoje se ke shume per te mesuar prej tij, bile mund te nxjerresh ca mesime qe mund te te vlejne shume. Tajar Zavalani iu kundervu babait te tij qe ishte pronar i madh tokash se nuk e shihte si te drejte qe bujqit qe i punonin ato toka te vuanin per buken e gojes e babai i tij te jetonte si pasha.

    Tajar Zavalani nuk e njohu komunizmin nga veprat e shokut Enver, e njohu nga jeta qe beri vete ne Moske, ne zemren e revolucionit te kuq. Shkoi per te qene nje komunist i vertete dhe u largua me mundesine e pare qe iu krijua pasi e pa qe komunizmi jo vetem qe nuk ishte nje ideal ne vetvete por ishte nje e keqe e madhe qe i kanosej mbare botes.

    Por ajo qe eshte interesante me ate qe ti shpreh, eshte implikimi se nese nje bashkekohes i Zogut prononcohet kunder tij, eshte anti-zogist e ne te njejten kohe komunist i thekur. Nese dikush shprehet kunder Ballit Kombetar, ai eshte detyrimisht nje komunist i thekur. Ky eshte nje implikim kryekeput i gabuar dhe nuk deshmon gje tjeter vecse deshperimin e mentalitetit komunist per te gjetur mbeshtetje dhe afirmimim nga elita e mendimit shqiptar. Te njejten skeme perdoren me Nolin, te njejten skeme perdoren me Zavalanin, e plot te tjere. Noli e Zavalani ishin njerez liberale me bindje politike te majta, por kjo nuk i ben ata komuniste.

    Dhe qe te kuptosh se ku buron mllefi i Zavalanit me ballistet, duhet te kesh parasysh qe "levizja nacionaliste e ballit" perbehej nga ata shqiptare qe nderruan lekure nga xhonturq ne "nacionaliste shqiptare". Vetem atehere kur Porta e Larte kapitulloi dhe ideja e reformimit te perandorise vdiq, vetem atehere Midhat Frasheri e kompani pushtuan idene e "nacionalizmit shqiptar" qe ne vetvete ishte nje levizje e klases se bejlereve dhe feudaleve shqiptare qe nuk donin te humbisnin tokat dhe pasurite qe kishin vene nen perandorine otomane.

    Dhe kjo perplasje e dy mentaliteteve: liberaleve te shkolluar ne Perendim dhe konservatoreve te shkolluar ne Lindje ka qene nje perplasje e hershme. Mjafton te kujtosh Klubin e Selanikut te Cajupit te shkolluar ne Zvicer, apo artikujt e Faik Konices te shkolluar po ne France si Zavalani.

    Kjo nuk i ben ata "komuniste", kjo i ben ata perparimtaro-liberale qe pengesen me te madhe te zhvillimit te vendit shihnin pikerisht klasen feudale qe mbante peng zhvillimin e vendit. Dhe ajo qe duhet te marresh si mesim nga jeta e Zavalanit apo Konices, dy pinjolle familje bejleresh: Ata paten kurajon qe te denonconin mentalitetin e baballareve te tyre, po ti ke patur kurajon qe ti thuash baballareve te tu komuniste qe ideologjia me te cilen ata u rriten e thinjen ishte nje ideologji e mbrapshte qe solli shkaterrimin e vendit?!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-12-2006 mė 22:17

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    petro..
    e cte gjeti mo kok e madhe qe ryre ne diskutime..
    zakonisht si fori kllas qe je nuku futesh ne debate pulatike.. nejse mir bere.. po as sot as mot sdel dot burre te matet me brarin.. ne debato a cione..
    jam i tmerrshem.. po ja qe sdua vet .. te bubulloj.. lol..
    degjo pedro djali.. qe kujton se di me shum se une....

    tu luta njėdizaj.. te me tregoje..
    a ka shkruar gje umbertoja per shqiperine me sa ke lexuar ti ne veprat e tije..
    ne se po.. me thuaj me fjalet e tua cka thene pak a shume..

    e qe thua ti.. pedro ..ta ha mendja se romanin nena te gorkit.. e kish qejf enver ramizi qe mbaheshin si burim i kulluar i se majtes..
    degjove ndonje here ti se partia e punes qe mbahej si e majte.. u tha ne ndonje plenum e udhezim.. a fjalim.. shkrimtaro aktoro artisto piktorave.. qe .. shkruani duke u frymezuar nga migjeni apo qemal stafa.. etj..
    kam parasysh ketu poemen e mjerimit apo geshtenjpjeksin plak..

    jo se.. do dilte ndonje djal fshati me dell shkrimtari e do shkruante.. pak a shume keshtu..

    sa po u degjuan kendezat e pare brofi ne kembe shaqo bregu e mbertheu shatin e duall ne shtegun qe te con ne sektorin e frutikultures..
    rruges filloj te bluante.. kte pesmedic.. i futa nja 20 dit pune.. edhe shega.. e shoqja i futi nja 13 dit pune te sektori blegtorise..kurse novruzi i biri kishte punuar me akord ne mbjelljen e misrit hamullor e aty besoj i merr nja 700 leka e nja 20 her 40 une.. meqe dit puna eshte dyzet leka.. i bie 800 leka e nja 470 lek shega.. na benen kte radhe nja 2000 leke e me ato do ja blenj nje pal te mbathura sheges e nokes nje pal kepuce se zbathur ecen e ngrati.. e per te ngrene do ja fusim ne gjize e shellire e qepe nga ato qe vuadhem nje nate me noken.. kurse fasule nga ato qe vodhi shega na magazina.. do bejme per dit diele kur na vjen per darke krushku nga levani.. ose dajkua nga bilishti..
    e mo shaqo..u degjua zeri i tares... brigadierit te frutikultures.. e kishe dh.jere fare aty te pjeshket e eksportit.. mezi e kishit mbushur nje karro.. po kush e degjon sekretarin a derzi kur te na ulerije..
    ja do punojme sot o tare e do e realizojme planin po skishim me fuqi te punonim dje se me nje krodhe buk misri me qepe isha ter diten.. dhe kembet i kam plage nga keto te flamosura cizme qe i kam ktu e dhjet vet..
    mir o mir po jepini pak yxhum sot e nga darka do vinj tju kontrolloj.. si urdheron shefo tha shaqoja .. do bejme namin e pjeshket do i gjec te stivosura per merak .. e ashtu duke ju marre kembet ju drejtua parcelave ..
    ne shtepi shegen e zun dhimbjet.. ishte ne muajin e 8 e ngrata dhe skish me fuqi te vente ne pune.. po nga zori do shkonte se skish ku te mbytej.. i pihej ndonje gje po skishte vec pak leng nga qypi me lakra turshi.. po dhe ate i vinte keq ta pinte se ja kur te benin fasule ate lengun e kishte merak i ziu shaqo..
    o ma ca do ha un se do iki ne shkolle tha ziguri.. djali i vogel i shaqos..
    ja merr cte gjec aty ne dollapi me site e vishe ate zhaqeten ushtarake qe solli dajkua nga bilishti.. se ben qamet perjashta te keqen nena..
    po ketu vetem nje cop buk misri si gur eshte o ma tha i ngrati zigur..
    e ate merre e zhyte ne shellire se benet mu si qofte .. po leri pak dhe nokes se dhe ai ska cte haje.. e shko pak thuaj teto bules te vije se mamaja nuk eshte mire..

    etjetj..

    kjo eshte letersi e majte.. po a shkruajti kush nen pushtetin e majte te hoxh ramiz kapo manush beut te risilise keshtu.. jooo
    se te fuste ne burg si armik te se majtes.. pushteti i majte hoxhist.. e jo pak po nje dhjece burrelo spac.. ta jepte prokuroria e majte e ta vuloste gjykatsi i majte.. sipas udhezimeve qe vinin nga kupola e majte qe pasha-sulltane-ronte ne bllok.. me mu.tivacionin.. armiku dule durollaraj denohet per shtremberim te realitet ombjektiv ne novelen e tije "fshati mes pjeshkeve" ku mohon sukseset e arritura nen pushtetin dhopullor nen udhpjer.dhjen e partise se punes se shqiperise... etjetj..


    e mer cun..jan te ngatrrume gjanat.. mo hyr me sopat kur diskuton me brarin se te benj telef

    leri dokrrat..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-12-2006 mė 15:39

  16. #16
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Brar, nuk dua fare te bej debat me komuniste si puna jote. Ta thashe edhe mesiper, nuk eshte faji yt, qe ke bindje proletare, eshte jo vetem ceshtje zemre, por edhe truri.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Fjala nė erė -kultura

    Tajar ZAVALANI,

    Ideali i njeriut tė mėsuarėshtė nė ditėt tona specializimi nė njė degė. Disa vjet shkollė tė mesme, pakė vjet nė universitet, njė periudhė studimi tė ethėshėm pėr tė kaluar provimet dhe, me tė vėnė diplomėn nė xhep, puna merr fund pėr shumicėn tonė. U bėmė specialistė, mėsuam njė zanat, siguruam njė mjet jetese dhe qėllimi u arrijt. Kush u bė nėpunės, kush ēeli njė zyrė private, kush njė klinikė, kush njė dyqan.
    Nėpunėsin, qė e kanė halė nė sy tė gjithė ata qė kanė punė me shtetin, e cilėsojnė si burokrat dhe me kėtė fjalė duan tė shprehin pėrbuzjen e mėshiruarėshme pėr kėtė njeri tė zhytur nė pluhrin e akteve. Me fjalėn burokratizmė theksohet mėndėsia e atij qė i janė mykur trutė sė bėri gjithmonė po atė punė. Aty pėrmblidhet gjykimi i cekėt dhe mendja, "me qoshe" e atij qė nuk shef me tutje nga nenet e ligjės dhe paragrafet e rregullores.
    Por atė tharje tė shpirtit dhe ngjyrosje tė mendjes qė pėson nėpunėsi duke u kthyer nė burokrat, mund t'a pėsonjė specialisti i ēdo dege tjetėr. Edhe profesori i shkollės sė mesme qė pėrsėrit nė klasė gjithmonė po atė mėsim mund tė bėhet njė farė burokrati nė degėn e tij. Kjo mund t'i ndodhė gjithashtu edhe kimistit qė nuk ngre kryet nga mikroskopi, ose avokati qė nuk ēel libėr tjetėr pėrveē kodit a mehelesė.
    Kushdo qė bėn njė punė tė pėrditėshme pėr tė fituar krodhėn e bukės ėshtė nė rrezik tė bėhet skllav i punės sė tij, tė katandiset nė njė farė maqine qė punon pa u menduar, po tė jetė se nuk e shtrin interesimin e tij intelektual jashtė degės ku ėshtė specializuar. Herė herė kur ndodhet nė njė bisedim ku preket njė ēėshtje diturie tė pėrgjithėshme ay e ndjen se ka ngelur mrapa, vuan nė sedrėn e tij pse nuk mund tė ēfaqė njė mendim tė vlefshėm qė t'i shėrbejė skiarimit tė ēėshtjes. Pėr njė kohė ay e humbet qetėsinė e shpirtit, sukseset e vogla nė punėn e tij nuk e kėnaqin mė, shikon mjetin pėr tė dalė nga pellgu i monotoisė dhe automatmės profesionale ku ėshtė zhytur. Kėtu nė Shqipėri zakonisht fajin i a hedhin ambientit qė tė thėthin si balta e moēales dhe tė shuan ēdo energji. Duke parė gjithė kėta njerės, tė katandisur nga pikėpamja intelektuale si kufoma tė gjalla, qė dergjen kafeve dhe "vrasin" kohėn me letra e bisedime tė zbrazėta, edhe ata qė vijnė nga jashtė me njė farė enthuziazmi humbasin dal nga dale ēdo interes pėr ēėshtjet e pėrgjithėshme dhe i plakos apathia. Ėshtė e vėrtetė se deri diku konditat e veēanta tė vendit tonė bėjnė mė tė veshtirė pėrpjekjen qė duhet tė bėjmė pėr tė shpėtuar vehten nga rreziku i burokratizmit. Por gabohen ata qė kujtojnė se kjo ngjet vetėm nė Shqipėri. Edhe nė viset mė tė qytetėruara tė botės ēoroditja mendore e specialistit ėshtė njė plagė qė bėn kėrdinė. Pėr tė luftuar formimin burokratik tė mendjes ka njė mjet tė sigurtė. Kėtė mjet e gjejmė nė Shqipėri aq lehtė sa edhe nė ēdo vend tė botės. Mjeti ėshtė kultura, ay grumbull njohurish eprore qė njeriu mėson pėr kėnaqėsin e vet, pa ndonjė qėllim pėrfitimi material.
    ēdo njeri prej nesh e ka nė dorė tė shpėtonjė nga automatizmi i specialistit duke u bėrė njeri me kulturė. Kultura ėshtė thesari mė i ēmuarshėm i njeriut tė qytetėruar; ajo ėshtė stolia e mendjes, lartėsimi i shpirtit, shkathtėsia e ndjenjave, freskia e spiritės...
    Themelet e kulturės hidhen qysh nė bankat e shkollės. Nxėnėsi pesėmbėdhjetė vjeēar qė shkon tė vizitonjė njė muze ose shkon nė bibliotekė tė lexonjė njė libėr jashtė programit, hedh ēapin e parė nė botėn e kulturės. Ky pasurim i shpirtit qė do tė jetė burim begatije tė pa njohur nė tė arthmen, s'kushton veēse pak mundim edhe kohė. Por sa e lartė ėshtė ajo prirje qė e shtyn njerinė tė smadhojė personalitetin e tij duke gjurmuar ēdo mendim tė lartė, ēdo vepėr tė madhe, ēdo krijim tė bukur qė ėshtė bėrė pėrmes botės dhe gjatė shekujve.
    Por kultivimi i vet-vehtes nuk ėshtė njė send qė mėsohet nė shkollė. Seicili duhet t'a gjejė vetė mėnyrėn mė tė mirė pėr tė mos e humbur interesimin pėr ēėshtjet e mėdha qė kanė lidhje me fatin e njeriut dhe zhvillimin e shoqėrisė, pėr tė mos vdekur pėr sė gjalli nė rutinėn e njė pune mekanike.
    Rruga mė e provuar qė kanė ndjekur titanėt e mendimit ėshtė kureshtja e gjallė qė nuk na len tė kėnaqemi me atė qė dimė. Asgjė nuk duhet tė na lėrė indiferentė. Tė kemi syrin e ēelur dhe njė etje tė pashuar pėr dituri. Tė mos kėrkojmė zhurmėn e poteren pėr tė hutuar vehten dhe pėr tė harruar andrallat. Tė mos kemi frikė tė ngelim vetėm me vehten tonė, tė shqyrtojmė vet-vehten deri nė thellėsinė e instinkteve qė buēasin atje mbrenda, tė analizojmė ndjenjat tona, tė ndjekim njė mendim, tė radhitim nė njė ēip tė mendjes ose mbi njė copė letėr pėrshtypjet qė na kanė lėnė leximet, udhėtimet, kontakti me njerėzit. Tė kontrollojmė vehten duke parė se si kanė menduar, kane ndjerė, kane jetuar njerėzit e ēquar tė ēdo kohe, tė dijmė tė shijojmė andjen qė ndjen njeriu me kulture kur ndjek rrymėn e mendimeve qė i kalojnė nėpėr mendje jashtė vullnetit tė tij, si njė film sinematografik.
    Kjo ėshtė rruga. Mjetet janė gjithė aq tė lehta pėr atė qė ka vendosur t'a ndjekė pėrnjimend. Baza e kulturės ėshtė leximi. Nuk ėshtė puna tė lexosh shumė, por si e si tė lexosh mirė. Substanca e ushqimit tė mendjes duhet tė pėrbėhet sidomos nga veprat e pavdekėshme tė atyreve qė janė munduar t'i japin njė kuptim jetės nė kėtė botė. Pastaj vinė bisedat me njerės tė kulturės dhe udhėtimet e bėra me qėllim qė tė mėsosh diēka. Nuk ėshtė nevoja tė shkosh me doemos deri nė "Ēin ma Ēin" pėr tė mėsuar diēka. Edhe nėpėr Shqipėrinė tonė tė vogėl ka shumė sende qė vlejnė tė mėsohen.
    Abuzimi i kulturės asht gjithė aq i dėmshėm sa dhe haja e tepėr pėr llupėsin e babėzitur. Qėllimi nuk ėshtė tė ngarkojmė trurin me ēdo lloj diturie. Kulturėn duhet t'a kundrojmė si njė mjet pėr tė lartėsuar vehten nga pikėpamja intelektuale e morale, ashtu edhe pėr t'u bėrė njė mis sė mė i vlefshėm i shoqėrisė. Kultura ėshtė kondita e domosdoshme e ēdo pėrparimi tė vėrtetė tė individit nė lidhje me kolektivitetin. Ajo ėshtė zana hyjnore qė i jep kuptimin lirisė. Tė kesh dijeni pėr shumė sende nuk ėshtė vetėm njė kėnaqėsi nė vet-vehten, njė mjet ideal pėr tė mos u mėrzitur, por edhe njė mjet pėr tė mos e ndjerė vehten si tė huaj, si tė izoluar nė botėn ku jetojmė. Njeriu me kulturė nuk ėshtė vetėm ay qė interesohet pėr letraturė, pėr muzikė, pėr tablora e skalitje tė stėrhollur. Kultura e vėrtetė
    na ēel rrugėn e sė vėrtetės. Ajo na jep kuptimin e thellė tė relavitetit qė ėshtė ligja e ēdo ekuilibri nė kėtė jetė. Nė vend qė t'a qullosnjė e t'i shuanjė energjinė, kultura i ngjall njeriut nė shpirt pasionet mė tė zjarrta. Pėrmes kulturės neve ēmojmė vlerėn e mendjes qė ėshtė e para nga vlerat shpirtėrore; shofim se nėpėr ēfarė kallėpe kalon e vėrteta pėr tė triumfuar, stėrvitemi tė urrejmė gėnjeshtrėn e falsitetin ndėn tė gjitha petkat qė i mvesh moda e ditės: konformizmė, rutinė, snobizmė dhe shumė... izme kėsilloji.
    Kultura ndofta nuk tė bėn tė lumtur, por tė jep ndėrgjegjien e cilėsisė s'ate si njeri, tė largon nga ēqetėsime e vuajtje tė kota, tė jep fuqi tė luftosh kundėr lakmive qė vėnė nderin dhe dignitetin nė rrezik. Nuk duhen shumė tė ardhura pėr t'u bėrė njeri me kulturė. Kėtė luks mund t'ia lejojė vehtes edhe mė i varfri njeri, mjafton tė ketė pak zgjim edhe vullnet. Sepse nuk ėsht nevoja tė mplakesh nėpėr bibliotekat e muzetė. Mjafton tė keqyrėsh rreth e rrotull, tė vėzhgosh, tė krahasosh, tė vrasėsh mendjen pėr tė kuptuar si ėshtė ndėrruar kjo gjė, pse punon kjo maqinė, e tjera. Vetėm se interesimi pėr tė tilla ēėshtjė hyp nje farė modestie. Prandaj kultura e vėrtetė duhet tė jetė modeste, mbasi ajo nėnkupton qė ēdo njeri pėr vehten e tij tė ndjejė nevojėn pėr tė ditur gjithēka kanė vepruar dhe kanė menduar tė gjithė njerėzit e tjerė.

    Botuar mė 1938

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Populli dhe intelektualėt

    Tajar ZAVALANI,

    I. Kush e ka fajin?
    Kurrkujt s'i pėlqen tė pranojė se u gabua. Sa mė i pazoti dhe mė kapadaji tė jetė njeriu, aqė mė tepėr e urren autokritikėn. Kur njė njeriu tė frymėzuar me eogizmė tė cekėt puna nuk i del ashtu siē e priste, fajin e ka moti, kriza, dreqi, i biri, Ipsilloni, bota e tėrė, po kurrė jo ay vetė. Kėsisoj, pas parimit tė strategjis qė thotė se forma mė e mirė e mbrojtjes ėshtė ofensiva, njerėzit qė s'durojnė dot autokritikėn se e ndjejnė veten tė dobėt, akuzojnė tė tjerėt pėr tė larė vehten nga ēdo gabim ku ata mund tė jenė tė implikuar. Kėtė mentalitet shumė tė pėrhapur kėtu ndėr ne, urtėsia popullore e ka cilėsuar me fjalėn e njohur: "Kush e bėri kulaēin e shtrembėr?... Nuseja". Pėrgjithėsisht autokritika ėshtė priviligji i njerėsve tė zgjuar, me kulturė, dhe qė i dalin gjithmonė pėr zot punės qė marrin pėrsipėr. Kėta njerės tė veprimit, energjikė dhe me vullnet tė ēeliktė, janė tė parėt qė e njohin se u gabuan, kur njė punė nuk del ashtu siē e kishin parashikuar. Ata udhėhiqen prej parimit: nuk gabohet ay qė s'bėn kurgjė. E dinė se jeta ėshtė aqė e komplikuar dhe dinake sa kurrė njeriu, nė fillim tė njė pune, nuk mund tė parashikojė tė gjitha eventualitetet qė mund t'i dalin pėrpara. Edhe do tė ishte gabimi mė i madh pėr njė njeri tė vepėrimit sikur tė shkonte kohėn duke menduar ngjarjet mė tė vogla qė munt tė influencojnė ēdo gjest tė tij, se atėherė do tė humbte rastin qė tė vepėrojė.
    Njeriu i veprimit qė din se ku do tė arrijė, kujdeset qė rruga qė ka nisur tė mos jetė kryekėput e gabuar dhe, kur e sheh se faktet nuk vėrtetojnė parashikimet e tij, ndrron taktikė pa u ndalur nga fjalėt e botės qė do tė thonė se u gabua. Ay shikon qėllimin dhe respekton faktet, tė cilėve u jep tė drejtė sa herė qė nuk janė dakort me projektet ose dėshirat e tij. - , Mjerisht shumė intelektualė tė rinj shqiptarė hyjnė nė kategorinė e parė. Ata mbasi nxijnė letėr tėrė ditėn nėpėr zyrat pėr tė gjetur nonjė shkresė o nonjė pllug tė arratisur nė labirintin burokratik, mbidhen nėpėr kafenetė dhe flasin mbi situatėn. Qė tė gjithė e pranojnė se punėt venė keq, keq sa s'ka ku tė vejė mė. Pa e lėnė tė mbaronjė fjalėn gjithė tė tjerėt ngrenė duart nė qiell dhe psherėtijnė: Ah! s'bėhet gjė me kėtė popull! Fillon pastaj numurimi i tė metave tė "kėtij populli" qė ndalon intelektualėt tė realizojnė idealin e tyre. Po ky ideal ē'ėshtė vallė? A mos ėshtė zgjimi i popullit, dalja e tij nga errėsira ku gjendet sot? Jo, aspakė! Ideali i shumė intelektualėve tė rinj shqiptarė ėshtė njė jetė e rehatėshme, pa andralla as mundime, me para boll, konfort e dėfrime moderne. Dhe nė ėshte se ata nuk e gėzojnė kėtė jetė tė ėndėruar, fajin e ka populli, i cili nuk kupton shpirtin e intelektualėve dhe nuk vepron siē dėshėrojnė ata.
    II. Ē'pamė nė Evropė. Ē'gjejmė nė Shqipėri.
    Vėrtet kur vjen rasti , ne i stigmatizojmė, dhe me tėrė fuqinė, tė metat tona si komb. Por kėtė e bėjmė pėr tė shpieguar tė shkuarėn dhe pėr tė kuptuar psikologjinė e masave; edhe jo pėr tė justifikuar apathinė, inercinė, indiferencėn dhe mosveprimin tonė. Nė qoftė se vjen puna pėr tė ndarė fajet, fajin mė tė math e kemi ne qė i themi vehtes intelektualė. Pse?.., do tė pyetni. Puna pėr mua ėshtė aq' e qartė sa nuk ka nevojė tė shpiegohet.. Por janė disa tė vėrteta qė nuk bėjnė dėm pse tė pėrsėriten kohė pas kohe. Neve, bijtė e kėtij vendi, tė dalė nga gjiri i kėtij populli, patmė rastin ose fatin tė vemė tė rrojmė disa vjet nė kryeqytetet e shteteve mė tė qytetėruar tė Evropės oksidentale. Atje hymė nė kontakt me njė botė, njė kulturė, njė popull qė ka arrirė kulmin e pėrparimit. Atje u munduam, si cilido pas takatit dhe zotėsisė, tė shkundim pluhrin e mrapėshtisė ku qemė rritur, tė ēkėputemi nga idhetė e ndryshkura, paragjykimet e cekta dhe mentaliteti primitiv; u pėrpoqmė tė riedukojmė vehten dhe tė armatosemi me dituri dhe vullnet pėr punė. Pastaj vimė kėtu dhe gjejmė botėn e vjetėr qė kishim lėnė. Sado pakė thellė tė na ketė prekur kultura oksidentale, prap se prapė njė qind pėr qind me botėn e vjetėr nuk mund tė pajtohemi.. (Padyshim ka edhe disa shėmbėlla tė shėmtuara tė rinjsh qė janė vjetėruar para kohe). Pra, ē'duhet tė jetė qėndrimi i ynė? Mjerisht shumė nga tė rinjtė qė kanė mėsuar jashtė sillen si ay jahudiu qė u bė i krishterė dhe, kur e pyeti miku i tij se si e ndiente veten, ay i u pėrgjigj me pėrbuzje: "Ikė mor ēifut i ndyrė!" U hyri lezeti i jetės moderne. Mirpo atė kėtu nuk e gjejnė. Bota shqiptare u del pėrpara e u thotė: Hė, ju qė mėsuat se ē'ėshtė kultura moderne, nxirrmėni dhe mua nga kaosi, nga errėsira, nga mizerja ku gjindem. Rruga qė duhet ndjekur pėr tė modernizuar Shqipėrinė ėshtė plot gjėmba, plot vėshtirėsi tė panumurta dhe lyp sakrifica tė ēdo ēasti. Ata qė do t'i pėrvishen kėsaj pune duhet tė mos ėndėrrojnė jetėn e njė pallati por atė tė kasolles, me fjalė tė tjera mos kėrkojnė konfort e dėfrime. Intelektualėt shqiptarė nuk kanė vullnetin ose guximin tė ndjekin kėtė rrugė qė nuk dihet se ku mbaron, por nuk duan as t'a pranojnė se u mungon kurajua civile. Atėhere ē'bėjnė? Ngushėllohen me frazėn tipike: nuk bėhet punė me kėtė popull.
    Sa mirė vjenezi ose pariziani: tė kupton menjėherė, ka shpirt, ka guxim, e ndan tė mirėn nga e keqja, indignohet nga padrejtėsitė, enthuziaset pėr njė ide, din tė sakrifikohet pėr njė ideal. Kurse shqipos i bėn mirė - t'a merr pėr keq, e mpron - s'ta di pėr mirė, ėshtė frikash, pa hov, hipokrit, shpirt-sllavi, dembel, pa dėshirė pėrmirėsimi nė jetėn e tij mizerable. Nė kėtė arsyetim tė shumė intelektualėve tė rinj shqiptarė ka njė mungesė perspective. Neve hymė nė kontakt me popujt oksidentale qė kanė arrirė kulmin e qytetėrimit. Por nuk duam tė kuptojmė se sa shekuj kanė kaluar nė vuajtje e nė errėsirė sa pėrpjekje, sa theori u janė dashur atyre popujve qė tė arrijnė atė shkallė qytetėrimi qė u kemi zili neve sot. Harrojmė se nė ēdo vend pionjerėt e kulturės janė ignoruar, pėrbuzur, persekutuar dhe, gjėja mė e hidhur pėr ta, populli qė donin tė ndriēonin I ka shikuar shumė herė si armiq. Sa breza kanė kaluar pa parė asnjė reze drite, sa idealistė tė mbėdhenj kanė vdekur pa parė asnjė grimė tė idealit tė tyre tė realizuar. Kurse neve mendojmė kėshtu: me qėnė se nuk munt tė shohim rezultatet e veprės sonė sa jemi tė gjallė e tė rinj, nuk vlen zahmeti qė t'i hyjmė punės qė na vė pėrpara realiteti.
    III. Riedukimi i popullit konditė e parė e ēdo pėrparimi
    S'ka fjalė se njė qėndrim i tillė nuk ėshtė i dejtė pėr njė intelektual tė vėrtetė. Nė qoftė se populli ėshtė sqeptik kundrejt elementave tė kultivuar, nė qoftė se ėshtė refraktar kundėr ēdo mase pėrparimtare, ky qėndrim ka arsye tė thella qė duhen zbuluar. Nuk mund tė thotė askush se populli shqiptar ėshtė i kėnaqur ashtu si ėshtė sot dhe nuk kėrkon pėrmirėsimin e gjendjes sė tij. S'ka popull nė botė qė tė mos dojė a priori tė mirat e jetės sė qytetėruar. Popullin shqiptar e ka shtėrnguar jeta tė dyshojė dhe tė jetė sqeptik. Ay ka konstatuar me zemėr tė thyer se pothua tė gjitha masat qė janė marrė gjer mė sot gjoja nė favor tė tij, kanė dhėnė rezultate tė dėmshme pėr tė; ay ka paguar direkt ose indirekt, shpenzimet e eksperimenteve qė janė bėrė nė ēdo fushė deri mė sot. Prandaj neve intelektualėt nuk munt tė lajmė veten duke thėnė se populli s'na kupton dhe nuk di tė ēmojė idealet tona pėrparimtare. E parė e punės duhet t'a dijmė se njeriu ėshtė faktori kryesor qė e shpie shoqėrinė pėrpara, prandaj riedukimi i popullit ėshtė kondita e parė e ēdo qytetėrimi. Nė qoftė se duam me gjithė mėnt tė lėfojmė pėr modernizimin e vendit tonė, e pra punė qė duhet tė bėjmė, ėshtė tė ndryshojmė mentalitetin e popullit, t'i ēelim sytė mbi realitetin e sotmė, t'i tregojmė rrugėn e daljes nga mjerimi dhe errėsira, edhe, nė munēim, t'a udhėheqim nė kėtė rrugė. Por qė t'i hyjmė seriozisht kėsaj pune duhet pik sė pari tė pranojmė disa sende qė mbase nuk na pėlqejnė por qė nuk ēduken me sot me nesėr. Duke qėnė Shqipėria ashtu, primitive, e pazhvilluar siē ėshtė sot, ne nuk kemi tė drejtė, as nuk duhet tė kėrkojmė sot pėr sot njė jetė tė rehatshme, me komfort e dėfrime moderne. Nė duam qė jeta jonė tė ketė njė kuptim, nė duam qė tė mos kalojmė nga kjo botė si barka mbi cipėn e detit qė ngre disa vala, tė cilat ēduken sakaqė, duhet tė kėrkojmė kėnaqėsinė nė pėrpjekjen, nė mundimin, nė luftėn pėr tė krijuar njė frymė tė re. Dhe tė mos mendojmė se nė pakė kohė Shqipėria do tė bėhet ashtu siē ėndėrojmė ne dhe atėhere do tė mundim t'a shijojmė jetėn. Pėr kėtė do tė duhen dhjetra vjetė. Neve duhet tė jemi tė lumtur nė qoftė se lokomotivi vendoset mbi vijat e hekurta, nė qoftė se Shqipėria hyn pėrnjimend nė rrugėn e pėrparimit me themel.
    Tė huajt qė vizitojnė Shqipėrinė na kanė zili qė rrojmė nė njė vend tė virgjėr ku ēdo gjė ėshtė pėr t'u filluar nga kreji. E ne kėtė e quajmė fatkeqėsi. Kurse do tė duhej tė mburreshim qė rrojmė nė periudhėn mė tė vėshtirė tė historisė sonė ku jeta ėshtė njė luftė e paprerė kundėr vėshtirsinave qė na turren nga tė katėr anėt. Duhet tė krenohemi duke menduar se brezat e ardhshėm do tė na kujtojnė me admirim, duke thėnė: "ata qė rrojtnė nė njė epokė heroike". Mbase dikush, duke kėnduar kėto rreshta do tė buzėqeshė me ironi. Atij do t'i pėrgjigjem se skepticizma na ka marrė mė qafė, se ironia shumė herė ėshtė masa e ignorancės dhe e dobėsisė morale. Nė qoftė se qėnja nėpėr universitetet e Evropės nuk na ka ngjallur ambicjen qė tė lėftojmė pėr tė vendosur kulturėn dhe qytetėrimin nė vendin tonė, atėherė ėshtė kot q'i themi vetes intelektualė.

    Botuar mė 1934

Tema tė Ngjashme

  1. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  2. A ishte ai turk nje pushtim?
    Nga Anton nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:51
  3. Tirana e Re: Leter nga Tajar Zavalani per Imzot Nolin.
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 03:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •