Replike Dr. Susajt:
'Pushteti mizor' i burrneshave
EDVIN PACARA | 06/10/2010 | KOMENTE | 51 KOMENTE | SHARE | - +
Para ca kohėsh poshtė pallatit tė Dr. Lush Susajt u dėgjua njė krismė, njė krismė qė i kėputi ėn nė mes njė djali tė ri. Ky djalė i ri ra pre e njė plumbi tė faturuar nga njė burrneshė katile, e cila pasi joshi djalin e shkretė, e vrau... pėrdorur duart e vėllait tė saj. Njė femėr mizore, ashtu si femra tė tjera nė Shqipėri, qė Dr, Susaj me aq zell i ka studiuar dhe dokumentuar sjelljet e tyre. Ai ka pėrjetuar me dhimbje se si sa e sa djem e burra tė pafajshėm e djem tė ėm, u copėtuan nga sopatat, u grinė nga plumbat, apo u rrėmbyen me dhunė nga "sundimi gjakatar" i grave nė Shqipėri.
Ashtu si dhe Dr. Susajt, mė dhemb nė zemėr teksa shoh dhjetėra mijėra burra malėsorė e katundarė (dhe njė numėr tė konsiderueshėm qytetarėsh) qė joshen, mashtrohen, pėrdhunohen e pastaj shiten si prostitutėr ose mbahen nėn zinxhirė nė kullat e maleve ku destinohen pėr njė jetė nėn robėri e turp, me pėrdhunime tė egra natė pėr natė, nga kėto femra malėsore, kėto burrnesha tė paarsimuara qė e shohin mashkullin si njė cope mishi qė mund ta shfrytėzojnė kur tė duan!
I shoh lotėt e burrave nėpėr fshatra, qė teksa hedhin zaret e tavllės dhe ēojnė poshtė me dhimbje gllėnjkat e rakisė, megjithėse do tė jepnin gjithēka vetėm qė tė punonin njė ditė nė arė, apo qė tė shkonin nė mal pėr tė prerė dru, e pastaj tė bartnin barra tė renda prej dhjetėra kilesh me dru e ujė...por jo; katilet femra i kanė dėnuar ata qė tė rrinė tė ngjitur pas tavolinės sė kafes, e tė kalojnė jetėn nė njė robėri tė zymtė plot me raki, kafe e bixhoz...
Sa e sa burra tė rrahur natė pėr natė vetėm pse dėshironin tė dilnin tė shėtisnin me shokėt e tyre apo tė bėnin ndonjė gjė qė e kanė pėr pasion..sa e sa pėrdhunime (apo seks pa dėshirė) qė burrat i vuajnė natė pėr natė nga femrat shtriga etura pėr seks, qė ndėrsa burrat bėrtasin e ulėrasin "mos, ndal" ato me ligėsinė e tyre ua marrin fuqinė e i pėrdhunojnė egėrsisht!
Mos tė flasim pėr grabitjet e burrave! Kėto gra tė liga e tė paarsimuara, rrėmbejnė djem tė bukur e tė urtė, e pasi i shfrytėzojnė mirė e mirė seksualisht, i vrasin nėse ata nuk dėshirojnė tė martohen edhe pse martesa pėr kėto femra ėshtė thjesht njė mėnyrė pėr tė marrė lekėt e burrave tė gjorė, ndėrsa ato me sadizmin e tyre pėrdhunojnė burra tė tjerė! Kėto femra qė pėrhapin prostitucion, duke detyruar me dhunė burrat qė tė shkojnė me to e pastaj u kėrkojnė edhe lekėt e fundit qė tė shkretėt burra mundėn t'i fshehin nga gratė e tyre burrnesha. Po tė mos ishin kėto femra sadiste, prostitucioni nuk do tė pėrhapej fare, e nuk do tė kishim mė mijėra burra qė prostituojnė nė rrugėt e botės, nėn sytė gjakatarė tė tutoreve tė tyre qė nuk do tė ngurronin tė vrisnin ēdo burrė qė e kanė nėn pushtetin e tyre.
Mjaft o burra qė i thoni vetes burra si Lushi, kthejani dorėn grave tuaja, thojini jo seksit tė pėrditshėm me dhunė e mos i lini gratė tuaja t'ju pėrdhunojnė e t'ju ēnderojnė! Ēohuni he burra e ta rrezojmė pushtetin e grave mizore qė po na shesin me mijėra si prostitutėr nėpėr botė!
Ej Lush, na i hape sytė se na ishin mbyllur nga gjaku qė rrjedh nga plagėt e shkaktuara nga femrat katile..!
Kjo ishte bota nė tė cilėn jeton Dr. Susaj. Por realiteti ėshtė ndryshe...
Dhe lexues te dashur, tregimi i mėsipėrm ishte ironik!
Mė poshtė do t'i bėj replikė Dr. Susajt pėr t'i treguar qė gratė shqiptare dhe realiteti nuk janė ashtu siē na i paraqet ai.
Nė realiteti kemi raste tė pėrditshme kur burrat vrasin gratė e tyre, pėr "xhelozi" ose motive "banale" siē i paraqet rėndom media, por qė nė fakt ndodhin nga mentaliteti qė trajton gruan si njė pronė, dhe prona nuk mund tė kundėrshtojė se i ikėn koka. Jo mė larg se javėn e kaluar njė burrė theri tė dashurėn e tij nė Berat, pasi siē raportohet nga media "ajo donte tė largohej nga ai". Dr. Susaj na jep disa raste tė vrasjes sė burrave nga gratė e tyre (ose gratė si shkak pėr vrasjen e kėtyre burrave), por nuk bazohet nė asnjė fakt dhe nuk e analizon se pse kėto gra na i vranė burrat e tyre? Mos vallė e kishin pėr hobi? Studimet kanė treguat qė nė vende maskiliste e patriarkale, vrasjet e burrave nga gratė e tyre ndodhin pas vitesh dhune sistematike e pėrdhunimi ku viktima humbet arsyen dhe lidhjen me realitetin dhe e sheh si te vetmen zgjidhje vrasjen e agresorit nė vetėmbrojtje duke u nisur dhe nga realiteti shoqėror shtypės pėr tė qė i jep tė drejtė burrit, dhe nuk ndihmon femrėn viktimė. Ose zgjidhja tjetėr pėr kėtė femėr te shtypur mund tė jetė vetėvrasja.
Besoj keni lexuar pėr dhjetėra e dhjetėra raste nė vit kur burrat vrasin gratė ose ish-gratė e tyre, tė dashurat e tyre, ose edhe vajzat e tyre. Dhe nė shumė raste ato vriten thjesht pėr njė kundėrshtim tė vogėl, njė kėrkesė pėr tė respektuar tė drejtat e tyre si njerėz qė janė.
Njė rast qė artikulli tė cilit po i bėj replikė trajton, ėshtė rasti kur vėllai i njė vajze vret njė djalė pasi ai nuk pranohet tė fejohet me tė. Dr. Susaj nuk thotė qė ishte arma e njė mashkulli tjetėr qė e vrau atė djalė dhe shoqėria qė i bėn presion, por na e paraqet rastin sikur janė kėto femra burrnesha qė kanė faj pėr gjithė kėtė gjakderdhje.
Shumicat e femrave nė Shqipėri jetojnė ende mes njė shtypje e pabarazie tė madhe. Nuk besoj qė autori ka dalė nė fshatra a qytete tė vogla tė Shqipėrisė, ku ėshtė njė skenė e pėrditshme tė shohėsh burrin qė kapardiset majė kalit duke tymosur cigaren, ndėrsa gruaja e vet vjen mbrapa nė kėmbė, duke bajtur njė thes tė rėndė mbi shpinė ose barrėn e druve. Mos tė flasim pastaj pėr prostitucionin, qė ėshtė njė shkatėrrim pėr shoqėrinė tonė, e qė Dr. Susaj na i bėn femrat shqiptare fajtore duke hedhur poshtė me mijėra studime nė mbarė globin qė tregojnė se si prostitucioni ėshtė skllavėri dhe krim seksual qė zhvillohet pothuajse gjithmonė nga meshkuj kriminelė. Nuk besoj qė ndonjėri ka parė qė njė femėr qė ėshtė e arsimuar, ka pozicion punė mjaft fitimprurės, tė zhvillojė prostitucion pėr hobi. Pjesa me e madhe e prostitutave janė thjesht skllave tė rrėmbyera ose mashtruara, e qė mė pas me anė tė dhunės dhe kanosjes pėr jetė i detyrojnė tė prostituojnė, ose mund tė jenė dhe femra qė nė mėnyrė "tė vullnetshme" prostituojnė, tė shtyra nga pamundėsia pėr tė gjetur para pėr bukėn e gojės. Kjo bėhet edhe mė e ashpėr kur vetė shoqėria, siē ėshtė shoqėria Shqiptare, kufizon mundėsitė e femrave pėr arsimim e punė ose diskriminon thellėsisht ato qė kėrkojnė arsim e punė. A i kanė pyetur ndonjėherė kėta burra me namuz ato prostitutat e shkreta se pse e bėjnė atė punė, dhe a e kanė pasion kėtė gjė?
Ēajupi ėshtė i famshėm pėr vjershėn e tij "Fshati im" ku kritikon burrat e fshatit qė lozin nėn hije ndėrsa gratė e tyre punojnė, por qė nga ajo kohe pak ka ndryshuar nė fshatrat e mos tė themi nė shoqėrinė shqiptare.
Dr. Susaj thotė "Grave nuk ju shkon parmenda, shpata as pushka, gruaja nuk ėshtė si burri, po tė ishte kėshtu atėherė nuk do kishte familje as shoqėri tė ndėrtuar sipas kėtij modeli tė familjes qė ka sot bota."
Deri tani asnjė studim shkencor nuk ka arritur tė gjejė dallime thelbėsore mes trurit tė njė burri e atij tė njė gruaje. Tė dy gjinitė kanė aftėsi e potenciale tė njėjta inteligjence tė mundshme. Dallimi mund tė jetė biologjik, por ēfarė e bėn mė tė aftė njė kryeministėr mashkull nga njė kryeministre femėr? Dallimi biologjik nė trupat e tyre? Jo, dallimi ėshtė mes personash e jo mes gjinive. Por nė shoqėrinė tonė, ka njė mori pozicionesh ku njė femėr nuk mund tė punojė, dhe kjo vetėm sepse ėshtė njė femėr dhe jo sepse mund tė jetė e paaftė! Imagjinoni se sa burra shqiptare do tė votonin njė kryeministre femėr. Shembulli mė i mirė ėshtė ky i tanishmi ku kemi vetėm njė ministre nė qeveri, pasi burrat me bark tė madh nuk mund tė lejojnė qė tė ketė femra nė pozicione kyēe. Femrat nuk duhet tė jenė sipėrmarrėse nė Shqipėri--shoqėria ua tregon vendin atyre, duke u thėnė qė femrat janė tė mira vetėm pėr punė mekanike rutinė, si sekretare apo punonjėse nė bankė. Sepse njė femėr nuk mund tė ketė inteligjence, e kėshtu pra nuk mund tė jenė nė pozicione drejtuese! Mentalitet arkaik qė bota perėndimore e ka hedhur poshtė me kohė. Sipas mentalitetit shqiptare, femrat nuk mund tė drejtojnė qeveri, universitete, kompani, media, banka etj etj. Femra duhet tė jetė kėshtu e ashtu...
Por femra ėshtė person, ashtu si unė e ti lexues i kėtij shkrimi, qė mund tė jesh femėr a mashkull. Dhe bota nuk ndahet nė femra e meshkuj, vlerėsimi i personit nuk bėhet sipas gjinisė tė cilės i pėrket, por sipas personalitetit e inteligjencės qė ka ēdo person.
http://www.shekulli.com.al/2010/10/0...iburnesha.html
Krijoni Kontakt