Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Bajram Curri, tribun i vegjelisė

    Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise. Ai mbeti i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare.

    Nga Marenglen VERLI

    Heroi i Popullit, Bajram Curri, me veprimtarine e gjate prej atdhetari konsekuent, ku krahas luftes per clirimin e bashkimin kombetar, spikat edhe perpjekja per konsolidimin dhe demokratizimin e Shqiperise se pavarur. Ka lene gjurme te thella e te pashlyeshme ne ndergjegjen e kombit dhe konsiderohet si nje "figure e ndritur" e historise sone.

    I lindur ne Krushe te Madhe, rruges ndermjet Gjakoves dhe Prizrenit i qarkuar nga bajonetat e trupave osmane qe asokohe i percillnin ne internim familjen. Asokohe, levizja kombetare shqiptare po ngjitej drejt kulmeve te veta dhe Kosova i ngjante nje vullkani aktiv. Ne zjarrin e luftes popullore antiosmane, Bajram Curri u rrit e u burrerua. Pushka e tij u zbraz here mbi batalionet e ekspeditave ndeshkimore, te cilat me zjarr e hekur kerkonin nenshtrimin dhe taksa e ushtare per sulltanin, here mbi elemente vendas qe dilnin kunder rrymes se pergjithshme te kohes, duke bere kauze te perbashket per pushtuesit. Krisma e saj ishte mjaft shqetesuese edhe per shtetet shoviniste fqinje dhe aleatet e tyre te medhenj, qe lakmonin ose benin pazarlleqe ne kurriz te trojeve shqiptare. Levizja e pareshtur popullore, deri ne ate shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. ai ishte jo vetem luftetar i shquar, por edhe nje nder udheheqesit kryesore me te dashur per popullin e Malesise se Kosoves. Ne 1899 kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejes, vazhduese e vepres se Lidhjes se Prizrenit, Bajram Curri u be perkrahesi me besnik i Haxhi Zekes. Mandej, ndonese i pashkolle, ai do te behej nder perkrahesit me te forte te arsimit shqip. Ashtu si atdhetare te tjere te urte, ai kuptoi drejt se lufta per zhvillimin e arsimit dhe te kultures shqiptare ishte pjese perberese e Levizjes Kombetare, pjese e luftes per ruajtjen e individualitetit kombetar te popullit, kunder perpjekjeve asimiluese te autoriteteve osmane dhe qarqeve shoviniste qe qeverisnin monarkite fqinje. Edhe ne kete fushe, kontributi i Bajram Currit qe mjaft i rendesishem. Ne vitin 1912, atdhetari i vjeter u be nder drejtuesit kryesore te kryengritjes se pergjithshme antiosmane. Kjo kryengritje, me e madhja, me e organizuara dhe me e pjekura politikisht nder kryengritjet e periudhes se fundit te Rilindjes, i dha atij mundesine si prijes popullor nder me karizmatiket, qe te shfaqe me se miri aftesite organizative, ushtarake e politike. Kuvendi i Junikut dhe betejat nga Qafa e Prushit deri ne clirimin e Shkupit deshmuan vlerat e gjithanshme te "tribunit te vegjelise". Emri dhe fjala e tij qysh nga kjo kohe u bene kushtrim per popullin, per cdo veprim ne te mire te lirise, bashkimit kombetar dhe demokratik. Kjo u vu re serishmi ne situaten e veshtire gjate viteve te Luftes Ballkanike dhe Luftes se Pare Boterore, kur Bajram Curri u rreshtua perkrah mbrojtesve me te flakte te pavaresise dhe kundershtareve te papajtueshem te copetimit te trojeve shqiptare. Ne kete kuader, gjithnje ne krye te forcave popullore, u perlesh me ushtrite pushtuese serbo-malazeze, ne Plave e ne Guci, ne Krasniqe e ne Gash. Komiteti "Mbrojtja Kombetare e Kosoves" me pas e pati nder ta zgjidhte ate anetar te vetin dhe t'i ngarkonte detyren e perfaqesuesit ne Konferencen e Paqes per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare.

    Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me force edhe ne jeten politiko-shoqerore shqiptare te viteve 1920-1924. Ai dha nje ndihmese te dores se pare si ne luften per konsolidimin e shtetit te pavarur shqiptar, ashtu edhe ne konfrontimet qe i hapnin rruge demokratizimit te jetes politike ne Shqiperi. Edhe kesaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai i nje mbeshtetje te fuqishme dhe prijesin qe i duhej per te shpartalluar cdo pengese ne rrugen e sigurimit dhe konsolidimit te pavaresise se vendit. E therrisnin te ishte aty ku situata ishte me kritike, dhe ai me atdhetarizmin dhe aftesite e tij e normalizonte. Goditi e shpartalloi esadistet ne Shqiperine e Mesme ne prag te fillimit te Luftes se Vlores, mandej pa u clodhur ende, vrapoi ne Koplik per te sprapsur intervencionin jugosllav. Nje vit me vone, asgjesoi ne Mirdite komplotin e agjentures se Pashicit, te kryesuar nga kapedani separatist i krahines. Me pas, i pakenaqur nga politika e diktatit te qeverise mori pjese ne levizjen e marsit 1922, kurse ne 24 maj shpertheu ne Krume kryengritjen e armatosur ne favor te opozites liberale, e cila u kurorezua me fitoren e Qershorit. "Plaku u maleve" qe pushka e pare dhe e prapme e Revolucionit. Nuk mori rrugen e mergimit, kur Ahmet Zogu pasi kishte siguruar perkrahje nderkombetare me ndihmen e trupave te huaja, permbysi qeverine e Fan Nolit. Me arme ne dore iu ngjit perseri bjeshkeve te Krasniqes, kreu aksione ne Gash e Bytyc, por edhe ne Has udhezoi luftetaret kosovare t'i qendronin dhunes dhe politikes serbe te spastrimit etnik te Kosoves dhe pergatitej per te rifilluar ne pranveren e vitit 1925 nje kryengritje te re, qe do t'i sillte vendit nje regjim liberal demokratik, kurse Kosoves, shpresen per t'u cliruar e bashkuar me Shqiperine. Figura e Bajram Currit nuk mund te skicohet pa permendur vecanerisht kete synim final te tij, realizimi i te cilit do t'i krijonte kombit shqiptar hapesirat e nevojshme te merituara per zhvillimin normal e prosperitet.

    Jeta dhe vepra e shquar dhe masivisht e vleresuar, padyshim e vendosin Bajram Currin ne radhen e personaliteteve me te spikatur shqiptare te historise sone te re.

    Populli e deshi prijes

    Bajram Curri ne jeten dhe vepren e tij vetemohuese u be per popullin shqiptar nje nder heronjte me te dashur te te gjitha koherave. Ishte 16 vjec, kur iu desh te gjykonte per dy ngjarje jo te zakonta te jetes se familjes. E para kishte ndodhur ne 1862. Ishte pikerisht lindja e tij ne Krushe te Madhe, ne ate 'qeren burg' qe i conte ne internim familjen si reprezalje ndaj te atit, prijes i nje kryengritjeje antiosmane. Po ky prijes, ne vitin 1878 u vra nga populli, nga ish-bashkeluftetaret e tij, sepse luftoi perkrah Abdulla Pashe Drenit per mbrojtjen e mareshallit perandorak Osman Mehmet Ali Pashe Maxharit, qe kishte ardhur me misionin te percante Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, e ta detyronte t'i dorezonte Knjaz Nikolles se Malit te Zi, trojet shqiptare te caktuara nga Fuqite e Medha ne Kongresin e Berlinit. Luftetari i vjeter nuk kishte ditur te kuptonte se besa ndaj atdheut qendron mbi cdo beselidhje e aleance tjeter.

    Djaloshi i ri gjykoi drejt per cka kishte ndodhur e po ndodhte. Kjo percaktoi rrugen e jetes se tij, gjithnje me popullin ne rrugen, ne luften per aspiratat e tij sublim. Edhe populli e deshi per prijes, ia dha pa hezitim "voten", duke e ndjekur pas jo vetem ne fitoret e bujshme, por edhe ne kohe te veshtira. Levizjet popullore qe nuk reshten deri ne shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. Ne 1899 u be perkrahes besnik i Haxhi Zekes dhe krah i sigurt i Lidhjes Shqiptare te Pejes, vazhdues i denje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit...

    Ne interes te clirimit kombetar, Bajram Curri hyri ne kontakt edhe me perfaqesues te levizjes clirimtare te kombeve te tjere te Ballkanit, duke kontribuar keshtu ne ngritjen e urave te mirekuptimit, te miqesise e bashkepunimit nderballkanik. Bindja se popujt e vegjel e te roberuar duhet te clirohen e te vellazerohen, e shoqeroi ate pergjate gjithe jetes.

    I pafrikshem dhe i pakorruptueshem, gjithnje besnik ndaj popullit dhe idealit qe i kushtoi tere jeten Bajram Curri, nuk mund te mos behej i dashur per popullin, por edhe tmerr e njeheresh i respektuar per armiqte, te vendit ose te huaj. Osmanet i bene atentate, austriaket e internuan, qarqet shoviniste serbe i premtuan nje pasuri te tere vetem te hiqte dore me cdo kusht ta shtinin ne dore, "gjalle ose vdekur", sepse ekzistenca e tij donte te thoshte qendresen kryengritje, shperthim per liri, pavaresi e bashkim kombetar, per emancipimin politik e demokraci. Por "dragoi" nuk ishte i tille qe te pershtatej, dhe sic eshte shprehur vet, "me shpetue nji shpirt te korit veten, te tradhtoje atdheun".

    Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem, duke shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise, pjesen e fundit te jetes se tij epope, per te mbetur i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare.

    Marre nga libri "Nga Kosova per Kosoven" (2006). Jane studime te hershme te autorit qe ne vitin 1985, me rastin e 125-vjetorit te lindjes se Heroit te Popullit, Bajram Curri.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anėtarėsuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Fan Noli ne nje krijim te mrekullueshem per Bajram Currrin:

    Shpella e Dragobise


    Kur tufani e shthuri fene,
    Kur tirani e krrusi atdhene,
    Mbi nje breg te Dragobise
    Priret Flamur' i lirise.

    Atje nisi, atje mbaroj,
    Atje krisi, atje pushoj,
    Rrufe-shkab' e Malesise,
    Ne nje shkemb te Dragobise.

    Vendi dridhej, ay mbeti
    Se s'tronditej nga terrmeti.
    Div dragoj i Dragobise,
    Trim tribun i Vegjelise.

    0 Bajram, bajrak i gjalle,
    More nam me gjak ne balle,
    Te nje shpell' e Dragobise,
    Yll i rrall' i burrerise.

    Thon' u-shtri e thon' u-vra,
    Po ti s'vdiqe, or Baba,
    As te shkemb' i Dragobise,
    As te zemr' e Djalerise.

    As je vrar' e as po vritesh
    Legjendar Ante po rritesh.
    Dithiramb i Dragobise,
    Tmerr, panik i mizorise.

    Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpelle.
    Gjer ne qjell u-ngrit Keshtjelle
    Per clirimin' e Shqiperise
    Katakomb' e Dragobise.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Bajram Curri
    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

    Bajram Curri


    Emri: Bajram
    Mbiemri: Curri
    Profesioni: Diplomat, Ushtarak
    Ditėlindja: 1862
    Vendlindja: Gjakovė
    Kombėsia: Shqiptar

    Bajram Curri lindi mė 1862 nė Gjakovė; vdiq mė 29 mars 1925 nė Dragobi, politikan, ushtarak, senator i Senatit tė Dhomės sė Kėshillit Kombėtar tė Shqipėrisė nga 27 mars 1920 deri mė 20 dhjetor 1920. [1], Hero i Popullit shqiptar nga Kosova.

    U brumos me idetė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ishte njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė Pejės tė viteve 1899-1900. Udhėheqės i lėvizjes antiimperialiste nė Kosovė dhe njė nga prijėsit kryesor tė Mbledhjes sė Ferizajt, tė korrikut 1908, ku pėrkrahu kėrkesėn pėr vendosjen e kushtetutės. Ndihmoi nė themelimin e klubeve e tė shkollave shqipe nė Kosovė, mbrojti alfabetin e gjuhės shqipe tė vendosur nė Kongresin e Manastirit. Nėnkryetar i klubit "Bashkimi" tė Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur tė Malėsisė sė Mbishkodrės tė vitit 1911, u bėri njė qėndresė tė fortė ushtrive osmane nė Qafėn e Morinės.

    Nė maj tė vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes sė Junikut, mori pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė armatosur, u shqua si njė nga komandantėt e talentuar popullorė qė theu ushtritė osmane nė Qafėn e Prushit e nė fushėn e Kosovės. Sė bashku me Hasan Prishtinėn, Isa Boletinin e Idriz Seferin nė krye tė forcave kryengritėse hyri nė Shkup, duke ēliruar nga zgjedha osmane gjithė vilajetin e Kosovės. Pas 1912 punoi nė Kosovė pėr mbrojtjen e shtetit tė pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta tė Konferencės sė Londrės tė 1913 qė lanė jashtė kufijve tė shtetit shqiptar Kosovėn dhe vise tė tjera shqiptare dhe luftoi pėr bashkimin e tyre me atdheun. Nė vitin 1913 qe njė nga drejtuesit e kryengritjes sė armatosur popullore nė Kosovė kundėr zgjedhės serbomalazeze. Nė vitin 1914 mori pjesė nė luftėn kundėr veprimeve antikombėtare e separatiste tė Esat Pashė Toptanit nė Durrės.

    Nė vitin 1918 u zgjodh anėtar i Komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" dhe u bė njė nga udhėheqėsit e tij kryesore. I ngarkuar nga ky Komitet, i dėrgoi njė protestė Konferencės sė Paqes nė Paris (1919) nė tė cilėn kėrkonte qė tė njiheshin tė drejtat e Shqipėrisė dhe qė popullsisė shqiptare nė Kosovė t'i jepej e drejta tė shprehte lirisht aspiratat kombėtare. Mė 12 dhjetor 1920, i drejtoi Qeverisė sovjetike njė promemorie, ku shprehu bindjen se ajo do t'i bėnte njė vlerėsim tė drejtė ēėshtjes sė kufijve tė Shqipėrisė. Hyri nė lidhje me udhėheqėsit e lėvizjeve revolucionare tė popujve ballkanikė qė vuanin nėn zgjedhėn e monarkisė serbomadhe. Nė Kongresin e Lushnjės u zgjodh anėtar i Kėshillit Kombėtar, i cili e caktoi ministėr pa portofol tė qeverisė dhe komandant tė pėrgjithshėm te forcave tė armatosura. Ai udhėhoqi veprimet ushtarake pėr shtypjen e lėvizjes esatiste. Kuptoi shpejt rrezikun qė i sillte vendit forcimi i pozitave tė Ahmet Zogut nė shtetin shqiptar, iu kundėrvu atij qysh nė fillim dhe u radhit nė krahun e forcave demokratike qė luftonin kundėr ēifligarėve reaksionarė. Nė dhjetor 1921 u caktua Komandant i Pėrgjithshėm i forcave tė armatosura nė qeverinė e Hasan Prishtinės. Pas marrjes sė pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos nė Krasniqe nga ku vazhdoi luftėn nė gjirin e malėsorėve tė Veriut. Mori pjesė nė Lėvizjen e Marsit tė vitit 1922 kundėr Ahmet Zogut dhe forcave reaksionare. Krijoi njė zonė tė lirė nė Malėsinė e Gjakovės (Tropojė) nga ku kėrcėnonte qeverinė reaksionare tė Tiranės dhe bashkėpunoi me ēetėn e Azem Galicės qė luftonte nė Kosovė pėr ēlirim kombėtar. Ishte ndėr udhėheqėsit kryesorė tė forcave demokratike revolucionare qė shpartalluan repartet zogiste dhe i hapėn rrugėn fitores sė Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924. Nė vjeshtė tė vitit 1924 shkoi nė Gjenevė pėr tė paraqitur para Lidhjes sė Kombeve ēėshtjen e tė drejtave tė popullsisė shqiptare tė Kosovės tė shtypur egėrsisht nga serbomėdhenjtė. E vazhdoi luftėn kundėr reaksionit tė brendshėm dhe shovinistėve serbė edhe pas shtypjes sė Revolucionit tė Qershorit. U vra nga forcat zogiste dhe agjentėt e shovinistėve serbė nė Dragobi, mė 29 mars 1925.

    Tabela e pėrmbajtjeve [fshih]
    1 Burimi i tė dhėnave
    2 Lidhje tė jashtme
    3 Shiko edhe kėtė
    4 Referenca

    [redakto] Burimi i tė dhėnave
    Ēėshtja shqiptare nė analet diplomatike amerikane nė vitet 1918-1945, Masar Kodra faqe 49
    [redakto] Lidhje tė jashtme
    Copė dokumetare 1 2
    Kėng pėr Bajram Currin - Kėngė pėrshkruse te luftės nė malėsi
    [redakto] Shiko edhe kėtė
    Wiki Libri: Kushkuj - Bajram Curri




    [redakto] Referenca
    ^ Ligjvėnėsit shqiptarė 1920-2005 - Republika e Shqipėrisė KUVENDI. Tiranė 2005.
    Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Bajram_Curri"
    Kategoritė: Biografi shqiptarėsh | Heronj | Atdhetarė tė shquar | Lindje 1862 | Vdekje 1925.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohet pasaporta e Bajram Currit

    » Dėrguar mė: 24/09/2009 - 14:29

    Gjon Neēaj

    Zbulohet pasaporta e Bajram Currit

    » Dėrguar mė: 24/09/2009 - 14:29

    Gjon Neēaj
    Me gjersisht ne kete linkun poshte.
    http://www.google.com/url?sa=t&sourc...stvB0o8TXe02-g

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vrasja e Bajram Currit. Zbulohet fotografia e rralle
    27/01/2010
    Fotografia vlen me shume se nje mije fjale. Per Nehat Zherken nga Gjakova, nje nga fotografite e gjyshit te tij, mund te vleje me shume, aq sa mund te ndryshoje edhe historine.
    Me gjersishte ne kete linkun.
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=93362
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 31-07-2010 mė 05:59

  6. #6
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Megjithese armik i Zogut,nderimet e fundit ia bene Matjanet ndersa ata qe e vrane dhe e lane te qelbej ne shpellen e Dragobise ishin patriotet e tij,Tropojanet.Kjo eshte nje njolle e zeze ne historine e cunave te veriut te cilet i meshojne shume beses...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    kenge Per Bajram Currin.

  8. #8
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Bajram Curri i vrare!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kerkoj fptografi te Bajram Currit.
    me gjersishte kete linkun poshte.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=93362

  10. #10
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    fegi, nuk e kam hapur ate teme, sepse edhe atje qenka kjo fotografi.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Ia paski prish planin zogolloviqve, ata po e mallkojn kete figure te madhe kombetare edhepse moti e vrane me ndihmen e 10000 ushtarve serbe.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    3992/bc1l.jpg[/url]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 11-09-2010 mė 06:54

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Bajram Curri (1862-1925)
    foto me zmadhim.
    http://img338.imageshack.us/img338/3992/bc1l.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 11-09-2010 mė 06:58

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    kete linke
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 11-09-2010 mė 12:25

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Ja edhe dhurata e ''mbretit'' Poseduesit VIP te Grosser Mercedes-it

    Pothuaj te gjithe kreret e Aksit (Gjermani-Itali–Japoni) porositen ose moren ne forme dhurate nga nje apo me shume autovetura 7.7 litershe Mercedes 770K, te sapoprodhura nga fabrika ne Mynih. Perandori Hirohito i Japonise porositi shtate cope te blinduara, nje e porositi mbreti Boris i Bullgarise, Mbreti Faruk i Egjiptit, gjenerali Franko i Spanjes, kryeministri Vidkun Quisling i Norvegjise, Admirali Horthy i Hungarise si dhe ish-kajzeri Vilhelm II i Gjermanise, nderkohe qe mbretit te shqiptareve Zog nje e tille i’u dhurua. Herman Goering ka poseduar nje te tille dhe Hitleri eshte pare te shfaqej shpesh me 770K-ne e tij, qe kishte nje pajisje speciale ne dysheme me pese gradime per t’u dukur me i larte. Kjo lloj makine ishte aq e famshme, saqe kur nje e tille u gjet ne vitin 1944 e braktisur nga gjermanet ne nje qytet prane Parisit, menjehere i’u be dhurate gjeneralit De Gol.

    Te dhena per makinen

    Grosser Mercedes-i i dhuruar nga Hitleri per mbretin Zog ishte nje autoveture e stermadhe e kompletuar me te gjitha opsionet. Ajo kishte nje motor benzine me 8 cilindra 7655 kubikesh, shpejtesi normale 170 kilometra ne ore me 3200 xhiro ne minute, pese marshe para dhe nje pas dhe me peshe totale 3600 kilograme.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edi Rama, nipi i shoferit tė Mbretit Zog, si karikaturė e Hamletit dhe mishėrim i Figaros


    Nga Kastriot Myftaraj


    Nė Kongresin e PS, nė vitin 2005, para zgjedhjeve parlamentare tė atij viti, Edi Rama bėri njė nga ato gjeste qė i kanė dhėnė famė. Nė transmetim direkt televiziv, ai, kur u ēua tė fliste, iu drejtua njė nga punonjėsve tė Pallatit tė kongreseve, qė tė hiqte fronin e vogėl qė ishte vėnė tek podiumi qė folėsit tė dukeshin mė shtatgjatė (njė traditė kjo e PPSH ku pjesa mė e madhe e lidershipit pėrbėhej nga njerėz shtatshkurtėr), duke i thėnė: “Hiqeni kėtė se unė nuk kam nevojė, madje do tė mė duhej e kundėrta, njė gjetje qė tė dukem mė pak i gjatė!” Me kėtė gjė Rama donte tė ironizonte dhe tė prekte kundėrshtarin e vet kryesor, Fatos Nanon qė ėshtė shtatshkurtėr, por nė fakt ai fyeu dhe njė pjesė tė madhe tė pjesėmarrėsve, qė ishin shtatshkurtėr, duke qenė se PS ka mė shumė njerėz nga Jugu, qė nuk janė shtatgjatė. Nė kėto momente dikush nė sallė tha njė batutė qė e dėgjuan pak vetė, qė qeshėn, dhe qė nėse do tė ishte dėgjuar nga teleshikuesit, do tė kishte qenė njė pay back meritor pėr Edi Ramėn. Batuta ishte: Nė rast se kėtu do tė kishte qenė gjyshi i tij Vlashi, babai i Kristaqit, do tė kishte pasur nevojė pėr fronin po aq sa Bashkim Finoja! Por se si ka ndodhur qė babai i kėtij djalit dhe ky vetė, dolėn burra kaq tė gjatė!
    Gjyshi i Edi Ramės nga babai, Vlash Rama, ka qenė shoferi dhe njėkohėsisht bodyguardi i Mbretit Zog. Vlash Rama ka qenė nė vitet njėzet tė shekullit tė kaluar, kohė kur nė Shqipėri kishin hyrė shumė pak autovetura luksoze, madje shumė pak automjete, ndoshta shoferi mė i mirė i autoveturave tė shpejtėsisė sė lartė. Ky pasion iu kultivua nė Itali, ku i ati e ēoi me studime, por qė Vlash Rama nuk i kreu se u rrėmbye nga magjia e autoveturave tė shpejtėsisė sė lartė. Nė vend tė diplomės ai solli nė Shqipėri njė nga autoveturat e para luksoze tė shpejtėsisė sė lartė. Nė atė kohė Ahmet Zogu e kishte tė vėshtirė qė tė gjente njė shofer tė aftė dhe tė besuar, pasi shoferėt ishin shumė tė paktė nė Shqipėri. Kėshtu qė Zogut pranoi propozimin e bashkėpunėtorit tė tij tė ngushtė Pandeli Evangjelit, i cili kishte miqėsi me me familjen e Vlash Ramės, qė ta merrte kėtė tė fundit si shofer personal. Mbreti shtatlartė, dhe shoferi i tij personal shtatshkurtėr, u bėnė njė dyshe e pandarė nė udhėtimet e mbretit. Pėr ta lidhur mė tepėr pas vetes shoferin e tij tė ri, Ahmet Zogu e martoi atė me njė nga kamerieret qė punonte nė vilėn e tij tė Durrėsit, e njohur si Vila e Zogut. Kjo kameriere, e cila ishte njw femwr shumw e bukur, qė nė moshė shumė tė re kishte shėrbyer dhe pranė gruas sė Princit von Wied, kur ky erdhi nė Shqipėri nė vitin 1914, dhe kur Princi von Wied u largua nga Durrėsi, pėr shkak tė sulmeve tė rebelėve islamikė, ajo sė bashku me njė pjesė tė personelit, ra robinė e njerėzve tė Haxhi Qamilit, tė cilėt e liruan me ndėrmjetėsinė e Ahmet Zogut, qė ndėrhyri me kėrkesėn e tė afėrmve tė saj nga Shkodra. Pas lirimit, kameriarja e re, qendroi disa kohė nė sarajet e Zogollėve nė Burgajet, ku u mėsonte motrave tė tij mėnyrat galante tė sjelljes. Duke konsideruar dhe kėto lidhje, Ahmet Zogu e ka dashur kėtė martesė, edhe pėr ta kontrulluar shoferin e vet personal me anė tė njė njeriu shumė tė besuar pėr tė.
    Ahmet Zogu u tregua shumė bujar me ēiftin e ri, duke u bėrė dhurata tė shtrenjta, por ndėrkohė i kėrkoi shoferit tė vet tė parapėlqyer qė mos ta largonte gruan nga puna, se ajo me pėrvojėn qė kishte ishte e domosdoshme, duke qenė se instruktonte dhe koleget e saj tė punės. Si shpėrblim shtesė Zogu i lejonte Vlashit qė kur nuk ishte me shėrbim pranė mbretit, tė provonte kur dhe sa kohė tė donte veturat e shpejta dhe luksoze tė parkut tė Ahmet Zogut, gjė qė e kishte pasion. Kėshtu qė Vlashi pėr pjesėn mė tė madhe tė kohės ishte larg familjes sė tij tė re, e cila ishte nėn kujdesin mbretėror. Nė kėto rrethana, nė vitin 1932 ēiftit tė ri i lindi njė djalė, i cili ishte babai i Edi Ramės, Kristaqi, i cili nuk do t’ i ngjiste tė atit as nė shtat dhe as nė pasionin e tij pėr automjetet e shpejtėsisė sė lartė.
    Mbreti Zog tregonte njė dashuri tė jashtėzakonshme pėr djalin e shoferit tė vet, dhe nė oborrin mbretėror kėtė gjė, qė binte shumė nė sy, dhe qė u bė shkak qė tė fillonin tė qarkullonin fjalė tė papėlqyera pėr reputacionin e mbretit, e shpjegonin me atė se Mbreti Zog me kėtė kompensonte mungesėn e fėmijėve tė vet, pasi ende nuk ishte martuar. Shpesh herė, nėna e Kristaqit detyrohej qė ta ēonte djalin e saj tek Ahmet Zogu, se ky kishte pėr t’ i bėrė ndonjė dhuratė, ose pėr tė luajtur me tė. Por, qė nė ditėt nė prag tė martesės sė Mbretit Zog, nė vitin 1938, kur nė Shqipėri do tė vinte nusja e ardhshme e mbretit, Geraldinė Appony, djali i vogėl i shoferit tė Mbretit Zog dhe nėna e tij nuk u panė mė nė pallatin mbretėror, pėr arsye qė u komentuan nė mėnyra tė ndryshme nga njerėz tė ndryshėm. Nė anėn tjetėr, Mbreti Zog, duke dashur qė shoferi i tij besnik, i cili ishte shumė krenar pėr dashurinė qė mbreti shfaqte pėr djalin e tij, tė mos prekej nga kjo gjė, e lejoi tė lėvizte lirisht me “Mercedesin” qė Adolf Hitleri i ēoi Ahmet Zogut si dhuratė pėr martesė. Lufta e Dytė Botėrore do tė sillte shumė ndryshime nė fatet e njerėzve, dhe kėshtu bėri dhe me djalin e shoferit tė Mbretit Zog, i cili e kaloi njė pjesė jot ė vogėl tė kohės nė fėmijėrinė e hershme nė gjunjėt e mbretit. Me ardhjen e komunizmit nė fuqi nė Shqipėri, djali i ish-shoferit tė mbretit, studioi nė Bashkimin Sovjetik, dhe u bė skulptor, duke qenė autor i monumentit nė Varrezat e Dėshmorėve nė Tiranė, ku njė grua me krahun e ngritur lart ku mbante njė yll tė kuq, simbolizonte triumfin e pushtetit komunist, qė ia ndaloi Ahmetit Zogut kthimin nė Shqipėri pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kėto janė ironitė e historisė.
    Koha dhe politika, bė bashkėpunim, nuk pushojnė sė krijuari kombinacione nga mė tė ēuditshmet. Kėshtu, nė Tiranėn e periudhės sė paskomunizmit, u rikthye djali i Mbretit Zog, i cili u vendos nė ish-pallatin mbretėror, ndėrsa nipi i ish-shoferit tė babait tė tij, mbretit, tashmė ishte bėrė kryetar i bashkisė sė kryeqytetit dhe do tė bėhej kryetar i partisė mė tė madhe tė opozitės. Selitė e tė dyve, pallati mbretėror i rikrijuar dhe Bashkia e Tiranės, do tė ishin jo mė tepėr se dyqind hapa larg njėra tjetrės. Nė kėto rrethana, mes tė dy njerėzve qė i lidhte njė e shkuar misterioze, filloi njė luftė nė distancė, qė pėr njerėzit qė dinin diēka mė tepėr nga ngjarjet e ēuditshme tė sė shkuarės, u bė shkak pėr komente anekdotike. A ishte vėrtet Edi Rama kaq i interesuar pėr lulishten nė krah tė ish-pallatit mbretėror apo kishte dhe motive tė tjera, qė e shtynin nė kėtė betejė? A mos ai, ashtu si njė karikaturė e Hamletit pa “fantazmėn” e vet, qė iu shfaq nė trajtėn e fakteve nga e shkuara, pėr t’ i treguar disa gjėra qė e tronditėn atė, dhe qė e vunė nė pozitėn e atij personazhit tė komedisė sė Bomarshesė, “Martesa e Figaros”, kur zbuloi enigmat e e situatave qė i paraprinė ardhjes sė tij nė kėtė botė? Prandaj, Edi Rama tash kėrkon si “Hamlet” hakmarrjen e tij, nė mėnyrėn e vet? Njė tjetėr fakt qė tė bėn tė dyshosh pėr kėtė gjė ėshtė se Edi Rama dha viston pėr projektin kriminal tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, qė po zbatohet tash, qė tė cenohet ndėrtesa-monument culture e ish-ndėrtesės sė bibliotekės sė vjetėr tė Tiranės, qė ėshtė nė Rrugėn “Presidenti George Ė. Bush”, dhe qė ėshtė shėmtuar duke iu shndrruar nė derė njė nga dritaret e mėdha nė krah tė derės kryesore, duke u prishur simetria arkitektonike. Kjo ndėrtesė ka qenė Pallati i Princeshave, ku banonin motrat e Mbretit Zog deri nė 1939. A mos ndoshta Edi Rama, pėr kėtė arsye, e shikon shėmtimin e kėsaj ndėrtese si pjesė sė hakmarrjes sė tij, kundėr mbretit, nė rolin e karikaturės sė Hamletit? A ka arsye Edi Rama qė ta urrejė Mbretin shtatgjatė Zog, dhe njėkohėsisht t’ i jetė atij mirėnjohės, qė nuk ka nevojė tė ngjitet mbi fron kur flet nė podium, pėr t’ u dukur shtatlartė, madje ka problemin e kundėrt, si tė qendrojė, qė mos dalė aq shumė mbi podium, sa tė gjendet nė pozitė jokomode? E gjithė kjo histori ėshtė njė subjekt frojdian. Edi Ramėn ajo duhet ta ketė tortuar qė nė rininė e hershme, kur ka dėgjuar nėn zė tė pėrmendet ajo, dhe kjo ėshtė ndoshta shkaku kryesor qė ai ka shprehur dyshime qė nė rrethana tė tjera mund tė ngjajnė si paranojake pėr babain e tij, pėr tė cilat nė vitin 2005, ai pati njė shkėmbim tė ashpėr replikash me Mero Bazen nė emisionin “Opinion” tė Blendi Fevziut, nė Tv Klan. Unė kam gjetur 100 paralelizma mes Edi Ramės dhe Adolf Hitlerit, por konflikti qė secili prej tyre ka pasur me babain e vet, ėshtė njė tjetėr paralelizėm kurioz.
    Nėse ēmimi “Kryetari i Bashkisė” mė i mirė i botės qė fitoi Edi Rama para disa kohėsh, falė njė votimi nė internet, do tė kishte qenė diēka serioze, dhe jo pėrrallė nė internet, ku pėr Edi Ramėn votuan rreth 6000 vetė nė njė botė me gjashtė miliard njerėz, nga tė cilėt sė paku njė nė dhjetė janė pėrdorues tė internetit, atėherė gazetarėt nga e gjithė bota qė do tė vinin nė Tiranė pėr tė kėrkuar tė dhėna interesante pėr jetėn e Edi Ramės, do ta gjenin shumė interesant faktin qė kryetari i sotėm i bashkisė sė kryeqytetit, Edi Rama ėshtė nipi i ish-shoferit tė Mbretit Zog, dhe qė sot ėshtė nė njė konflikt me trashėgimtarin e Mbretit Zog, pėr ēėshtjen e njė lulishteje nė anė tė pallatit tė dikurshėm mbretėror qė i ėshtė kthyer Leka Zogut si trashėgimtar i familjes mbretėrore. Kjo ėshtė njė histori si nė romanet e Aleksandėr Dumas. A do ta shkruajė dikush kėtė histori? Nė fakt do t’ ia vlente njė libėr pėr mė tė mirin kryetar bashkie nė botė. Edi Rama ėshtė njė subjekt shumė interesant dhe intrigues, duke qenė njėherėsh mishėrim i ironive tė historisė dhe i personazheve mė tragjedisjellės tė saj, pėr shkak tė analogjisė sė tij fatidike me Adolf Hitlerin

    sot.

    Ed Rama, nipi i Mbretit Zog? Unė nuk e besoj



    (Vendosur: 21/12/07) Arian ĒANI

    Qė Vlash Rama njihet publikisht si gjyshi i Ed Ramės dhe qė ai ka qenė shofer i Ahmet Zogut, kėtė sigurisht qė nuk e mohon askush, madje as vetė Edi, i cili e ka dėshmuar disa herė me kėnaqėsi tė veēantė nė daljet e tij tė shumta publike. Pa dyshim qė publiku i gjerė ka njohur deri tani kėtė version tė ngjarjes.
    Por vetėm pak ditė mė parė, njė e pėrditshme shqiptare me emrin “Sot”, hidhte nė treg njė version krejt tjetėr tė prejardhjes sė Edi Ramės. Sipas gazetės, Edi Rama, kryetari aktual i socialistėve dhe kryebashkiaku i Tiranės do tė ishte sipas kėtij varianti, nipi i Mbretit Zog dhe jo i Vlash Ramės. Pra, me fjalė tė tjera, Kristaqi, i ati i Edit, i bie sipas kėsaj gazete, tė jetė djali i fshehtė i Ahmet Zogut dhe jo i Vlash Ramės.
    Njė histori nė pamjen e parė, sa haluēinante, aq edhe interesante. Unė pėr vete nuk e besoj dot me lehtėsi kėtė version, ndonėse qė pas botimit tė kėtij shkrimi, gjatė gjithė kėsaj jave, me thėnė tė drejtėn, mė erdhi aq keq qė nuk mė rastisi mua tė isha nė vend tė Ramės. D.m.th, kush nuk do donte tė ishte nipi i Mbretit Zog? E imagjinoj pėr njė ēast babanė tim, tė lindte nga njė nėnė qė do tė kishte pasur shansin tė punonte nė oborrin e Ahmet Zogut, madje tė ishte e preferuara e tij. Me siguri qė jeta do tė mė kishte rezervuar njė fat shumė mė tė ndritur se ky qė kam. Fatin e Ramės pėr shembull. A nuk ka goxha fat kryetari ynė i Bashkisė sė Tiranės? E megjithatė, unė e kam tė vėshtirė tė besoj se fati i tij lidhet domosdoshmėrisht me faktin se ai do tė mund tė ishte nipi i Ahmetit, njė version qė Kac Myftaraj i gazetės “Sot” ėshtė pėrpjekur tė ndėrtojė nė investigimin e tij. Jo, jo. Unė pėr vete, nuk e besoj dot. Nuk do tė ishte ndonjė dramė edhe po tė ishte kėshtu! Pėrkundrazi. Por unė nuk dua ta besoj sepse mė vjen aq inat qė ku Rama tė ketė kaq fat dhe unė jo… Sepse ja pėr shembull, ēfarė shkruan Kac Myftaraj nė artikullin e tij, botuar mė 15 dhjetor 2007 nė gazetėn “Sot”: “Gjyshi i Edi Ramės nga babai, Vlash Rama, ka qenė shoferi dhe njėkohėsisht bodyguardi i Mbretit Zog. Vlash Rama ka qenė nė vitet njėzet tė shekullit tė kaluar, kohė kur nė Shqipėri kishin hyrė shumė pak autovetura luksoze, madje shumė pak automjete, ndoshta shoferi mė i mirė i autoveturave tė shpejtėsisė sė lartė. Ky pasion iu kultivua nė Itali, ku i ati e ēoi me studime, por qė Vlash Rama nuk i kreu se u rrėmbye nga magjia e autoveturave tė shpejtėsisė sė lartė. Nė vend tė diplomės ai solli nė Shqipėri njė nga autoveturat e para luksoze tė shpejtėsisė sė lartė…” Deri kėtu nuk ka asgjė qė tė bėn tė dyshosh nė njė lidhje tė fshehtė tė Mbretit me gruan e Vlashit. Eshtė e vėrtetė qė as Kristaqi dhe as i biri, pra Rama, nuk kanė pasur dhe nuk kanė asnjė pasion pėr autoveturat, madje Edi nuk di ende t’i japė makinės. Por kjo nuk do tė thotė asgjė. Nuk ėshtė e thėnė qė djali dhe nipi duhet tė ngjasojnė me gjyshin deri nė kėtė detaje. Por le tė vazhdojmė me shkrimin e Myftarajt:
    “Nė atė kohė Ahmet Zogu e kishte tė vėshtirė qė tė gjente njė shofer tė aftė dhe tė besuar, pasi shoferėt ishin shumė tė paktė nė Shqipėri. Kėshtu qė Zogu pranoi propozimin e bashkėpunėtorit tė tij tė ngushtė Pandeli Evangjelit, i cili kishte miqėsi me familjen e Vlash Ramės, qė ta merrte kėtė tė fundit si shofer personal. Mbreti shtatlartė, dhe shoferi i tij personal shtatshkurtėr, u bėnė njė dyshe e pandarė nė udhėtimet e mbretit. Pėr ta lidhur mė tepėr pas vetes shoferin e tij tė ri, Ahmet Zogu e martoi atė me njė nga kamerieret qė punonte nė vilėn e tij tė Durrėsit, e njohur si Vila e Zogut. Kjo kameriere, e cila ishte njė femėr shumė e bukur, qė nė moshė shumė tė re kishte shėrbyer dhe pranė gruas sė Princ Vidit, kur ky erdhi nė Shqipėri nė vitin 1914.., Ahmet Zogu e ka dashur kėtė martesė, edhe pėr ta kontrolluar shoferin e vet personal, me anė tė njė njeriu shumė tė besuar pėr tė. Ahmet Zogu u tregua shumė bujar me ēiftin e ri, duke u bėrė dhurata tė shtrenjta, por ndėrkohė i kėrkoi shoferit tė vet tė parapėlqyer qė mos ta largonte gruan nga puna, se ajo me pėrvojėn qė kishte ishte e domosdoshme, duke qenė se instruktonte dhe koleget e saj tė punės. Vlashi pėr pjesėn mė tė madhe tė kohės ishte larg familjes sė tij tė re, e cila ishte nėn kujdesin mbretėror. Nė kėto rrethana, nė vitin 1932 ēiftit tė ri i lindi njė djalė, i cili ishte babai i Edi Ramės, Kristaqi, i cili nuk do t’i ngjiste tė atit as nė shtat dhe as nė pasionin e tij pėr automjetet e shpejtėsisė sė lartė. Mbreti Zog tregonte njė dashuri tė jashtėzakonshme pėr djalin e shoferit tė vet, dhe nė oborrin mbretėror kjo gjė binte shumė nė sy, duke u bėrė shkak qė tė fillonin tė qarkullonin fjalė tė papėlqyera pėr reputacionin e mbreti…, e shpjegonin me atė se Mbreti Zog kompensonte mungesėn e fėmijėve tė vet, pasi ende nuk ishte martuar…” Ndonėse Vlashi ishte i shkurtėr, kjo nuk do tė thotė aspak qė djali dhe nipi tė mos jenė tė gjatė. Thonė se geni ndėrron pas shtatė brezash. Po nejse. Kac Myftaraj vazhdon mė tej:
    “Shpeshherė, nėna e Kristaqit detyrohej qė ta ēonte djalin e saj tek Ahmet Zogu, se ky kishte pėr t’i bėrė ndonjė dhuratė, ose pėr tė luajtur me tė. Por, qė nė ditėt nė prag tė martesės sė Mbretit Zog, nė vitin 1938, kur nė Shqipėri do tė vinte nusja e ardhshme e mbretit, Geraldinė Appony, djali i vogėl i shoferit tė Mbretit Zog dhe nėna e tij nuk u panė mė nė pallatin mbretėror, pėr arsye qė u komentuan nė mėnyra tė ndryshme nga njerėz tė ndryshėm…”. Sigurisht qė edhe kėto detaje nuk konfirmojnė aspak qė Edi Rama tė jetė nipi i Mbretit Zog. Sigurisht qė gjithēka mund tė ndodhė. Por qė unė tė besoj se kjo ėshtė e vėrteta e kryetarit tim tė Bashkisė!!! Tmerr… E perse te mos isha vetė nipi i Zogut?! Sa inat mė vjen sikur njė ditė kjo tė rezultonte realisht e vėrteta e Edi Ramės. Sa fat do tė kishte ky njeri…!

    panorama.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-05-2009
    Postime
    13

    shkrim i bukur

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise. Ai mbeti i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare.

    Nga Marenglen VERLI

    Heroi i Popullit, Bajram Curri, me veprimtarine e gjate prej atdhetari konsekuent, ku krahas luftes per clirimin e bashkimin kombetar, spikat edhe perpjekja per konsolidimin dhe demokratizimin e Shqiperise se pavarur. Ka lene gjurme te thella e te pashlyeshme ne ndergjegjen e kombit dhe konsiderohet si nje "figure e ndritur" e historise sone.

    I lindur ne Krushe te Madhe, rruges ndermjet Gjakoves dhe Prizrenit i qarkuar nga bajonetat e trupave osmane qe asokohe i percillnin ne internim familjen. Asokohe, levizja kombetare shqiptare po ngjitej drejt kulmeve te veta dhe Kosova i ngjante nje vullkani aktiv. Ne zjarrin e luftes popullore antiosmane, Bajram Curri u rrit e u burrerua. Pushka e tij u zbraz here mbi batalionet e ekspeditave ndeshkimore, te cilat me zjarr e hekur kerkonin nenshtrimin dhe taksa e ushtare per sulltanin, here mbi elemente vendas qe dilnin kunder rrymes se pergjithshme te kohes, duke bere kauze te perbashket per pushtuesit. Krisma e saj ishte mjaft shqetesuese edhe per shtetet shoviniste fqinje dhe aleatet e tyre te medhenj, qe lakmonin ose benin pazarlleqe ne kurriz te trojeve shqiptare. Levizja e pareshtur popullore, deri ne ate shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. ai ishte jo vetem luftetar i shquar, por edhe nje nder udheheqesit kryesore me te dashur per popullin e Malesise se Kosoves. Ne 1899 kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejes, vazhduese e vepres se Lidhjes se Prizrenit, Bajram Curri u be perkrahesi me besnik i Haxhi Zekes. Mandej, ndonese i pashkolle, ai do te behej nder perkrahesit me te forte te arsimit shqip. Ashtu si atdhetare te tjere te urte, ai kuptoi drejt se lufta per zhvillimin e arsimit dhe te kultures shqiptare ishte pjese perberese e Levizjes Kombetare, pjese e luftes per ruajtjen e individualitetit kombetar te popullit, kunder perpjekjeve asimiluese te autoriteteve osmane dhe qarqeve shoviniste qe qeverisnin monarkite fqinje. Edhe ne kete fushe, kontributi i Bajram Currit qe mjaft i rendesishem. Ne vitin 1912, atdhetari i vjeter u be nder drejtuesit kryesore te kryengritjes se pergjithshme antiosmane. Kjo kryengritje, me e madhja, me e organizuara dhe me e pjekura politikisht nder kryengritjet e periudhes se fundit te Rilindjes, i dha atij mundesine si prijes popullor nder me karizmatiket, qe te shfaqe me se miri aftesite organizative, ushtarake e politike. Kuvendi i Junikut dhe betejat nga Qafa e Prushit deri ne clirimin e Shkupit deshmuan vlerat e gjithanshme te "tribunit te vegjelise". Emri dhe fjala e tij qysh nga kjo kohe u bene kushtrim per popullin, per cdo veprim ne te mire te lirise, bashkimit kombetar dhe demokratik. Kjo u vu re serishmi ne situaten e veshtire gjate viteve te Luftes Ballkanike dhe Luftes se Pare Boterore, kur Bajram Curri u rreshtua perkrah mbrojtesve me te flakte te pavaresise dhe kundershtareve te papajtueshem te copetimit te trojeve shqiptare. Ne kete kuader, gjithnje ne krye te forcave popullore, u perlesh me ushtrite pushtuese serbo-malazeze, ne Plave e ne Guci, ne Krasniqe e ne Gash. Komiteti "Mbrojtja Kombetare e Kosoves" me pas e pati nder ta zgjidhte ate anetar te vetin dhe t'i ngarkonte detyren e perfaqesuesit ne Konferencen e Paqes per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare.

    Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me force edhe ne jeten politiko-shoqerore shqiptare te viteve 1920-1924. Ai dha nje ndihmese te dores se pare si ne luften per konsolidimin e shtetit te pavarur shqiptar, ashtu edhe ne konfrontimet qe i hapnin rruge demokratizimit te jetes politike ne Shqiperi. Edhe kesaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai i nje mbeshtetje te fuqishme dhe prijesin qe i duhej per te shpartalluar cdo pengese ne rrugen e sigurimit dhe konsolidimit te pavaresise se vendit. E therrisnin te ishte aty ku situata ishte me kritike, dhe ai me atdhetarizmin dhe aftesite e tij e normalizonte. Goditi e shpartalloi esadistet ne Shqiperine e Mesme ne prag te fillimit te Luftes se Vlores, mandej pa u clodhur ende, vrapoi ne Koplik per te sprapsur intervencionin jugosllav. Nje vit me vone, asgjesoi ne Mirdite komplotin e agjentures se Pashicit, te kryesuar nga kapedani separatist i krahines. Me pas, i pakenaqur nga politika e diktatit te qeverise mori pjese ne levizjen e marsit 1922, kurse ne 24 maj shpertheu ne Krume kryengritjen e armatosur ne favor te opozites liberale, e cila u kurorezua me fitoren e Qershorit. "Plaku u maleve" qe pushka e pare dhe e prapme e Revolucionit. Nuk mori rrugen e mergimit, kur Ahmet Zogu pasi kishte siguruar perkrahje nderkombetare me ndihmen e trupave te huaja, permbysi qeverine e Fan Nolit. Me arme ne dore iu ngjit perseri bjeshkeve te Krasniqes, kreu aksione ne Gash e Bytyc, por edhe ne Has udhezoi luftetaret kosovare t'i qendronin dhunes dhe politikes serbe te spastrimit etnik te Kosoves dhe pergatitej per te rifilluar ne pranveren e vitit 1925 nje kryengritje te re, qe do t'i sillte vendit nje regjim liberal demokratik, kurse Kosoves, shpresen per t'u cliruar e bashkuar me Shqiperine. Figura e Bajram Currit nuk mund te skicohet pa permendur vecanerisht kete synim final te tij, realizimi i te cilit do t'i krijonte kombit shqiptar hapesirat e nevojshme te merituara per zhvillimin normal e prosperitet.

    Jeta dhe vepra e shquar dhe masivisht e vleresuar, padyshim e vendosin Bajram Currin ne radhen e personaliteteve me te spikatur shqiptare te historise sone te re.

    Populli e deshi prijes

    Bajram Curri ne jeten dhe vepren e tij vetemohuese u be per popullin shqiptar nje nder heronjte me te dashur te te gjitha koherave. Ishte 16 vjec, kur iu desh te gjykonte per dy ngjarje jo te zakonta te jetes se familjes. E para kishte ndodhur ne 1862. Ishte pikerisht lindja e tij ne Krushe te Madhe, ne ate 'qeren burg' qe i conte ne internim familjen si reprezalje ndaj te atit, prijes i nje kryengritjeje antiosmane. Po ky prijes, ne vitin 1878 u vra nga populli, nga ish-bashkeluftetaret e tij, sepse luftoi perkrah Abdulla Pashe Drenit per mbrojtjen e mareshallit perandorak Osman Mehmet Ali Pashe Maxharit, qe kishte ardhur me misionin te percante Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, e ta detyronte t'i dorezonte Knjaz Nikolles se Malit te Zi, trojet shqiptare te caktuara nga Fuqite e Medha ne Kongresin e Berlinit. Luftetari i vjeter nuk kishte ditur te kuptonte se besa ndaj atdheut qendron mbi cdo beselidhje e aleance tjeter.

    Djaloshi i ri gjykoi drejt per cka kishte ndodhur e po ndodhte. Kjo percaktoi rrugen e jetes se tij, gjithnje me popullin ne rrugen, ne luften per aspiratat e tij sublim. Edhe populli e deshi per prijes, ia dha pa hezitim "voten", duke e ndjekur pas jo vetem ne fitoret e bujshme, por edhe ne kohe te veshtira. Levizjet popullore qe nuk reshten deri ne shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. Ne 1899 u be perkrahes besnik i Haxhi Zekes dhe krah i sigurt i Lidhjes Shqiptare te Pejes, vazhdues i denje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit...

    Ne interes te clirimit kombetar, Bajram Curri hyri ne kontakt edhe me perfaqesues te levizjes clirimtare te kombeve te tjere te Ballkanit, duke kontribuar keshtu ne ngritjen e urave te mirekuptimit, te miqesise e bashkepunimit nderballkanik. Bindja se popujt e vegjel e te roberuar duhet te clirohen e te vellazerohen, e shoqeroi ate pergjate gjithe jetes.

    I pafrikshem dhe i pakorruptueshem, gjithnje besnik ndaj popullit dhe idealit qe i kushtoi tere jeten Bajram Curri, nuk mund te mos behej i dashur per popullin, por edhe tmerr e njeheresh i respektuar per armiqte, te vendit ose te huaj. Osmanet i bene atentate, austriaket e internuan, qarqet shoviniste serbe i premtuan nje pasuri te tere vetem te hiqte dore me cdo kusht ta shtinin ne dore, "gjalle ose vdekur", sepse ekzistenca e tij donte te thoshte qendresen kryengritje, shperthim per liri, pavaresi e bashkim kombetar, per emancipimin politik e demokraci. Por "dragoi" nuk ishte i tille qe te pershtatej, dhe sic eshte shprehur vet, "me shpetue nji shpirt te korit veten, te tradhtoje atdheun".

    Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem, duke shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise, pjesen e fundit te jetes se tij epope, per te mbetur i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare.

    Marre nga libri "Nga Kosova per Kosoven" (2006). Jane studime te hershme te autorit qe ne vitin 1985, me rastin e 125-vjetorit te lindjes se Heroit te Popullit, Bajram Curri.
    shkrim shume i bykur. duhe ta lexoje rinia

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-05-2009
    Postime
    13
    Te rinjte duhet te lexojne me teper. te njihen me historine. Jo te degjojne budallaleqet e Saliut

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    RRĖFIMET E SEKRETARIT KONFIDENCIAL TĖ BAJRAM CURRIT
    Tahir Zajmi nė rini ka qenė sekretar i Barjam Currit dhe nė 1943 sekretar i Lidhjes sė dytė tė Prizerenit, figurė e ndritur patrotike ,njeri me zemėr tė madhe ,fjalė tė ngrohtė dhe mendim tė thėllė …..burrė i fjalės dhe traditės sė bukur shqiptare, i pranishėm nė ngjarjen mė madhore tė historisė kombėtare shqiptare na e sjellė tė freskėt dhe tė gjallė vdekjen e Barjam Currit…

    Sado qė vite kalojnė e dhjetėvjeēarė,figura e Bajram Currit shkėlqen akoma mė me forcė si yll I rrallė i patriotizmit shqiptar.Sipas shumė shkrimeve tė botuara dhe tė pabotuara tė Tahir Zajmit i vetmi qė e ka shoqėruar nė udhėtimin e fundit tragjik tė 29 marsit 1925 nė malet e Dragobisė prijėsin e madh tė vegjėlisė rrėfen nė artikujt e tij se-Bajram Curri ishte dhe mbetet njė luftėtar i shquar,njė shembull i lartė frymėzimi pėr tė gjithė djelmėninė shqiptare e nė veēanti tė asaj kosovare,porn ė veēanti tė z. Tahir Zajmit I cili e ka dashur dhe respektuar shumė.Tahiri mėsoi shumė nga qėndrimi pranė Bajram Currit.Ai mėsoi tė ishte si B.Curri,tė ishte patriot si B.curri,tė ishte atdhetar si B.Curri,I flaktė si ai.Organizator I talentuar si Bajram Curri-Pikėrisht-do tė theksonte me njė vėzhgim tė hollė politikani e publicist Tahir Zajmi-nė ato vite,dekada tė stuhishme-Malėsia e Gjakovės,veriu e mbarė Kosova u bėnė vatėr e zjarrtė e patriotizmit shqiptar pėr fatet e atdheut.

    -Nuk ka krahinė nė Kosovė dhe nė Shqipėri tė mos ketė shkelur kėmba dhe tė mos jetė shkrepur pushka e tij.Kėtė do ta konstatojmė pothuajėse te tė gjitha shkrimet qė ka shkruar dora e Tahir Zajmit pėr Bajram Currin.Tahir Zajmi, bir i njė familjeje patriotike gjakovare i rritur nė oda burrash, mbrujtur me ideale patriotike.Ai njihte mirė sakrificat e Kosovės nė luftė tė ashpėr me sllavėt pushtues.Trimėria e burrėria e Plakut te Maleve,pėr tė cilin fliste me krenari,e kishte frymėzuar tė riun Tahir Zajmi, tė takohej me Bajram Currin dhe pse ishte nė moshė shumė tė re.Ai ishte shumė i vendosur tė qėndronte pranė tij dhe tė luftonte pėr lirinė e Kosovės. Duke shfrytėzuar njohjen e rrethit miqėsor e familjar Tahiri arriti pėrmes zjarrit tė luftės tė afrohej me Bajram Currin.Plaku i urtė i maleve e pritiTahirin si njė tė ri patriot.Kur u takua me Tahirin plaku mbeti i habitur-Tahiri e njihte shumė mirė dhe i mbėshteste nė themel objektivat e luftės qė zhvillonte Bajram Curri. Bajram Currit i bėri pėrshtypje inteligjenca,dija e shumė gjuhėve tė huaja si serbisht,kroatisht,frengjisht,italisht dhe arabisht e turqisht,si dhe aftėsitė e tij si administrator i zoti,tė cilin e kishte mėsuar nė shkollėn gjimnaz “IDADIJE” NĖ Shkup. Bajram Curri mendoi se ky i ri i ditur me vizion e devotshmėri pėr luftėn e drejtė tė kosovarėve pėr ti shpėtuar genocidit serb, e mbajti pėr sekretar personal dhe kofidencial, qė do tė thoshte besim i plotė dhe i patundur pėr tė.

    Duhet tė kemi parasysh se B.Curri kishte shumė korespodencė me shtete si Rusia,Serbia,Turqia,Franca ,Italia.Shumė telegrame janė shkruar nga TAHIR Zajmi pėr personalitete tė kohės dhe qeveri. Kėshtu qe lindi nevoja pėr njė arkiv tė luftės dhe materializimin e korrespodencės nė analet e ardhshme tė historisė.Kryesore ishte qė Bajram Curri,pati besm tek i riu gjakovar Tahir Zajmi,besė tė cilėn Baca nuk ia jepte ēdokujt.Kjo besė e fituar nga Tahir Zajmi vlente mė shumė se karriera dhe diplomat qė mund tė kishin moshatarėt e gjeneratės sė tij.Djali i ri e justifikoi besimin e Plakut tė Maleve.Vendimet e Lidhjes sė Parė tė Prizrenit ishin bėrė tashmė busull orientimi pėr Bajram Currin,sigurisht edhe Tahir Zajmin,aktiviteti i tė cilit do tė skedohet gjatė gjithe jetės sė tij nė rreshtat e mėposhtme lidhur me raportet dhe mėsimet qė ka marrė Tahir Zajmi nga Bajram Curri.Tahiri tashmė ishte i bindur se vetėm lufta heroike ishte themeli i ēlirimit tė Kosovės dhe trojeve shqiptare.Kėto ide dhe mendime sigurisht qė i kishin pėlqyer edhe Bajram Currit,i cili deri atėherė kishte si qėllim final ēlirimin e Kosovės dhe bashkimin e saj me Shqipėrinė dhe trojet e tjera nė Ulqin e Mal tė Zi,Ēamėrinė dhe Shkupin.Pėr kohėn ,puna qė bėri Tahir Zajmi ka vlera historike,politike,publicistike,njohja e tė cilave ishte domosdoshmėri pėr rishikimin e historisė sė Kosovės.Pena e fuqishme e Tahir Zajmit ishte kushtrim frymėzues e mobilizues,

    << O KOSOVĖN TA ĒLIROJMĖ O TA LAJMĖ TOKĖN ME GJAK….>> ishte refreni i Himnit tė Kosovės botuar nė vitn 1964 nė Bruksel.

    Tahir Zajmi,anėtar i Komitetit tė Mbrojtjes Kombėtare nė Shkodėr u dallua si veprimtar i shquar i kėtij komiteti.Ndėrkohė trazirat e shtetit shqiptar tė vitit 1920 e detyruan tė vepronte e luftonte edhe nė Shqipėri duke lėnė familjen dhe Gjakovėn.

    KOMITETI PĖR MBROJTJEN E KOSOVĖS(Shkodėr 1 maj 1918).

    Me tė mbaruar Lufta e Parė Botėrore mė 1 maj 1918 nė Shkodėr u rifuqizua Komiteti;Mbrojtja Kombėtare e Kosovės,nė krye tė tė cilit u vendosėn patriotėt mė tė shquar tė kombit,pėr ēlirimin e Kosovės dhe ribashkimin e saj me Shqipėrinė: Hoxhė Kadri Prishtina,kryetar,Hysni Curri dhe Hakim Gostivari nėnkryetarė dhe pėrgjegjės pėr organizimin e luftės sė armatosur nė Shqipėrinė e paēliruar,Bedri Pejani,sekretar( vėlla I Sami Pejės).Kurse anėtarė tė Komunitetit ishin: Bardh Jusufi,Sali Gjuka,Isuf Veseli,Sadik Deēani,Naxhi Hoxhi Sadiku,Avdush Kastrati,Jahja Prishtina,Sadik Gostivari,Bajram Deklani,Lalė Perolli,Rakip Kojė Begolli,Qazim Begolli,dhe Ibrahim Gjakova.Siē thekson Ramiz Efendi Binishi ishin zgjedhur anėtėrėt ė nderit tė Komitetit: Hasan Prishtina,Bajram Curri,Mehmet Delia,Azem Bejta, Nexhip Draga,Aqif Blyta,Ramė Vllasa dhe Iliaz Reēaku.

    MARRĖVESHJA

    shte qė tė gjithė kėta patriotė,do tė luftonin pėr njė Shqipėri unike,sovrane dhe demokratike.Ngase Kosova do tė ishte njė pjesė e natyrshme historike,politike dhe ekonomike e saj,(Shqipėrisė).Si ėshtė e mundur pas gati njė shekulli,tė kemi politikanė shqiptarė,tė cilėt s’e pranojnė bashkimin shqiptar? Ribashkimin e Kosovės me Shqipėrinė?! Kur mbi 80% e popullit,nė tė dy pjesėt e atdheut janė pėr bashkim,respektivisht pėr bashkimin e tokave shqiptare.Problemi i Kosovės sot e kėsaj dite nuk ėshtė zgjidhur,pos njė mashtrimi se ajo( sot),ėshtė njė republikė,kurse sipas tė gjitha tė dhėnave,Kosova po degradohet nga njė shtet i pranuar tashmė nga afro 90 shtete tė botės,(ajo me bisedimet me Serbinė,gjithnjė e mė shumė po zėvendėsohet me njė provincė si nė kohėn e Perandorisė Romake,provincat nė kuptimin e okupimit tė Federatės sė popujve ilirė nė disa syresh!

    Ai mori pjesė kundėr sadistėve nėn shoqėrinė e grupit tė ēetės sė Bajram Currit,ku u njohė dhe krijoi lidhje edhe me Avni Rustemin,tė cilin Plaku i Maleve e kishte shumė pėr zemėr,sepse i bashkonte ideali dhe mbrojtja e Shqipėrisė- Me atė qė tė lidhė politika,miqėsia bėhet mė e fortė-do tė theksonte nėnjė bisedė me njė tjėtėr patriot nė vitet e fundit tė jėtės Hasan Zhubi,i cili i shėrbeu nė spitalin Exzil nė Bruksel nė anėn veriore tė qytetit ku jetojnė 3000 emigrantė tė kohėve tė ndryshme nė kodrėn e Skalbekut.Dhe nėn udhėheqjen e Bajram Currit,Tahir Zajmi mori pjesė nė luftėn e Koplikut.Aty ai tregoi edhe njėherė trimėri tė rrallė qė i ra nė sy edhe Plakut tė Maleve- ėshtė i pushkės dhe i kalemit-tha ai duke tundur krahun nė shenjė vlerėsimi pėr Tahir Zajmin.Qė nga ky moment ne do ta shohim tė gjithė jetėn e Tahir Zajmit me AND e atdheut, e cila i shtoi vetitė e tjera qė iu rrėnjosėn thellė nė shpirt, ideale qė nuk ka mundėsitė ndėrrojė me asgjė tjetėr nė jetė.

    Pse u forcua sė tepėrmi patriotizmi te Tahir Zajmi?- mjaftonė tė pėrmendim se pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė ne 28 nėntor 1912 nė Vlorė njė ngjarje qė ngriti peshė zemrat e popullit shqiptar,njė ditė e re po agonte.Kjo ditė pėr popullin shqiptar solli shumė shpresa…….-por siē ka deklaruar Tahir Zajmi-Kosova ,kjo provincė shqiptare u dėnua prej fuqive imperialiste dhe tashmė ėshtė e detyruar tė mbajė nė shpinė zgjedhjen e re mė tė keqe se ajo e turkut. Nė atė gjendje tė vėshtirė pėr Kosovėn kemi shumė shpėrngulje drejt Turqisė.Edhe ato pak shkolla diku diku mbylleshin.Kėshtu plani serb pėr shkombėtarizimin filloi pak e nga pak.Pėr shqiptarėt shtrohej pyetja emergjente pėr jetė a vdekje:

    Ēfarė duhet tė bėnin nė kėto kushte?

    Tahir Zajmi mendonte se vetėm krisma e armėve do tė mund tė dėgjohej mė shpejtė nė Europė se shkresat e Komitetit tė Mbrojtjes Kombėtare,i cili ishte institucion legal qė shtronte idetė dhe planet kombėtare.Kėshtu kur ishte fare i ri afro 15 vjeē, forcat e Bajram Currit morėn pėrsėri Gjakovėn.Tahiri si shumė tė rinjė tė tjerė e simpatizon luftėn e drejtė qė bėnte Bajram Curri dhe shumė i lumtur betohet se do jetė njė nxėnės dhe ushtar besnik i tij.Ai kishte njė dėshirė tė zjarrtė pėr ta mbėshtetur Prijėsin.Nė atė kohė forcat popullore ēliruan edhe Prizrenin dhe I kėrkuan Vlorės ta marrė kėtė qytet nėn administrim.Duke bėrė njė analizė tjetėr rreth viteve 1957 Tahiri arriti nė konkluzionin se pėr Kosovėn nuk mendon kush prandaj duhet si fazė e parė Pavarėsia e Kosovės si shtet i mbikqyrur me himn e ligje dhe tė gjitha organet dhe si hap i dytė bashkimi me Shqipėrinė.Plan qė ka filluar tė realizohet,por qė Tahiri e ka parashikuar kėtė veprim qysh 40 vjet mė parė sepse Tahiri shikonte larg.Ai luftėn e bėnte me vizionet e Komitetit e Mbrojtjes sė Kosovės qė nuk funksiononte mė,por Tahiri i dinte pėrmendėsh se ēfarė kėrkonte ai Komitet nga fuqitė e mėdha pasi ishte njė anėtar i devotshėm dhe besnik i kėtij Komiteti.

    Dokumenti i njohur i Mbrojtjes Kombėtare me titull “Program i pėrgjithėshėm” pėr veprimtarinė e kryengritjes sė vitit 1919 nga pika e parė te e fundit del qartė se qėllimi dhe drejtimi kryesor i luftės sė shqiptarėve dhe kosovarėve ėshtė lufta kundėr pushtuesėve serbė,si dhe bashkimi kombėtar pa kushte dhe ruajtjen e territoreve tokėsore,gjė tė cilėn ne e shohim pikė pėr pikė nė fjalimin qė mbajti nė Lidhjen e Dytė tė Prizrenit dhe qė pati entuziazėm dhe brohoritje nė 17 shtator 1943 nė shkollėn Bajram Curri nė Prizren.Vetėm kėto ideale tė larat pėr liri e bashkim kombėtar mund ta frymėzonin e ushqenin trimėrinė dhe pjekjen e tij politike.Nga Komiteti i Mbrojtjes Kombėtare Tahiri tashmė kishte mėsuar se ēfarė duhet tė kėrkonin,as mė shumė e as mė pak, pėr kombin shqiptar tė cilin e shikonin si njė dhe tė pandarė.Kėtė kėrkesė dhe teknikė si dhe gjuhėn juridike qė kishte pėrdorur Hoxhė Kadriu nė platformėn e Komitetit Kombėtar si njė jurist ekselent, tashmė Tahiri e kishte pėrvetėsuar dhe teknikėn e shkrimit tė platformave edhe kėrkesat edhe interesat, sepse ajo ecte nė rrjedhėn e Lidhjes sė Parė tė Prizrenit tė cilėn do ta ndeshim te z.Tahir Zajmi kur u mor dhe shkroi 280 faqe me shkrim dore platformėn e Lidhjes se Dytė tė Prizrenit. Kjo e fundit padyshim ka vlera tė pallogaritshme por qė pak njihet nė Shqipėri dhe Kosovė.Te ky Komitet i Mbrojtjes se Kosovės mėsoi shkollėn e ngritjes sė institucioneve nėn juristin e talentuar Kadri Hoxhė Prishtina, pėr tė cilin Prishtina do ishte shumė mirėnjohės.Nė vitin 1920 gazeta “Populli” do njoftonte se nė Kosovė bėhen luftime tė rrepta midis ēetave kryengritėse dhe ushtrisė. Azem Galica bėnte betejė,Idriz Seferi, po kėshtu Hasan Budakova ishin nė krye tė ēetave. Tahir Zajmi e lajmėronte Bajram Currin se —Morali i shqiptarėve tė Kosovės ėshtė aq i mirė saqė smund tė tregohet…Kjo letėr e entuziazmoi Bajram Currin.Edhe nė vitin 1921 qė mbahet mend si vit i masakrės sė shfrenuar serbe mbi popullsinė, janė zhvilluar luftime nė Gjilan,Tetovė,Prizren,Kaēanik,Prishtinė,Mitrovicė, Kumanovė etj.Vetėm Drenica mbeti e pashkelur. Dhjetė ditė mė vonė duke ndjekur luftimet nė terrren Tahir Zajmi do ta njoftonte pėrsėri Bacėn—gjendja morale nė gjithė Kosovėn ėshtė e pashembullt.Zona e Junikut neutral bėhet tashmė njė bazė e fuqishme pėr forcat e Bajram Currit.Nė Drenicė krijohet njė tjetėr zonė neutrale e quajtur si Albania e vogėl..( sepse Shqipėria ishte e lirė). Pėr karakterin masiv dhe gjithė pėrfshirjen nė luftė kundėr serbėve ishin tė mėdhenjė e tė vegjėl, burra e gra. Shembulli mė pėrfaqėsues ėshtė Shote Galica dhe shumė nėna dhe gra tė veshura si malėsorė do tė rroknin armėt dhe do dilnin nė mal kundėr pushtuesėve- do pėrshkruante Tahiri nė botimet e tij brilante nė shkrimin e tij—-Disa episode nga veprimtaria patriotike e Bajram Currit

    Tahiri pėrcolli shumė herė komunikimin me Komitetin Kombėtar tė kryesuar nga Hoxha Kadria e me patriot tė tjerė si Hasan Prishtina,i cili kur u bė ministėr i financave nė vitin 1922 e pėrzgjodhi dhe e mori nė punė nė Tiranė nė financat e qeverisė sepse ai shikonte te Tahiri njeriun serioz dhe korrekt.Shpesh herė Tahiri punonte edhe pa shpėrblim, pa ndėrprerje nė shėrbim tė atdheut. Nė korrik tė 1924 do tė gjendet nė Krume.Aty merr vesh lajmin pėr vdekjen e Azem Galicės,fatosi i luftėrave pėr liri.



    Lidhja e Bajram Currit me Avni Rustemin dhe marrja pjesė nė komision varrimi

    Ai sė bashku me Bajram Currin dhe krerė tė tjerė kosovarė duke shfrytėzuar kontradiktat midis austrohungarezėve me Serbinė nė korrik nė pragė tė Luftės sė Parė Botėrore bėri pėrpjekje qė tė organizonin njė luftė tė udhėhequr nga Bajram Curri pėr tė ēliruar vilajetin e Kosovės,por kjo marrėveshje nuk u arrit dot.Pas ikjes sė princ Vidit,Bajram Curri me shumė patriot tė tjerė midis tyre edhe Tahir Zajmi shkuan nė Krume tė Kukėsit pėr tė ndjekur nga afėr zhvillimet nė Kosovė por edhe pėr t’i goditur sa mė me sukses serbėt( do shohim se edhe Tahiri nė emigracion e ka pėrdorur shpesh taktikėn e lėvizjes sa nė Turqi sa nė Austri, sa nė Belgjikė,sa nė Gjermani, sa nė Francė, sa nė Itali etj) gjė tė cilėn e mėsoi nga strategjia luftarake e Plakut tė Maleve i cili ishte njė strateg dhe ushtarak i klasit tė parė me njė pėrvojė dhe prova nė sa e sa beteja.Kur Austrohungaria filloi pushtimin e Serbisė,Bajram Curri po fitonte autonomi kulturore nga austrohungarezėt dhe u mundua tė hapte shkolla aq sa mundte por qė nxisin ndėrgjegjen kombėtare.Kėtu delė dhe pjekuria politike e Bajram Currit.

    Nė janar tė vitit 1919 nė Paris shtetet fituese organizuan Konferencėn e Paqes dhe filluan pazarllėqe pėr cungimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė, pėr tė kėnaqur shtetet fqinje.Kėshtu ngjarjet rrokullisen aq shpejtė nė disfavor jo vetėm tė kosovarėve por edhe tė tokave shqiptare.Franca si dorėlėshuar mbėshteste shovinistėt serbė dhe grekėt e Venizelos.Re tė zeza kalonin atėherė nė qiellin shqiptar.Italia lėvizte gurė e kusurė pėr ta marrė me ēdo kusht Vlorėn.Qeveria e Durrėsit pėrpėlitej dhe Esat Toptani po luante aktin e fundit tė tradhėtisė.Nė kėto kushte tepėr tė vėshtira nė 21 janar u mblodh Kongresi i Lushnjes.Pėr ēudinė e tė gjithėve midis shumė punėve tė shkėlqyera qė bėri edhe ky Kongres nuk kishte nė planet e veta asnjė prefekturė nė Kosovė.Ėshtė dashur njė protest nga patriotTahir Zajmi,Bajram Curri etj,tė cilėt nėpėrmjet njė letre i kėrkonin hapjen e prefekturės sė Kosovės me qendėr nė Krume dhe ashtu u bė.Kruma u bė qender e prefekturės.U hap shkollė e mesme “INTERNAT” quhej atėherė, ku kanė pėrfunduar shumė kuadro si Emin Duraku,Esat Stavaleci,Xheladin Beqiri Kadaraku si dhe Fadil Hoxha.

    .Pėr ironi tė fatit tė dy diktatorėt dhe antikombėtarėt e kombit shqiptar pas Luftės sė Dytė Botėrore kishin mbiemrin E.Hoxha nė Shqipėri dhe F.Hoxha nė Kosovė.

    Qyteti u bė me bandėn frymore e cila luante pjesė patriotike nė ditėn e Flamurit e tjera festa, u hapėn qendra shėndetėsore,filloi tė funksionoje administrate dhe objekte tė tjera sociale e shėndetėsore.Nė Maj 1920 Bajram Curri la Vjenėn dhe erdhi tė shpėtojė veprėn e Kongresit tė Lushnjes, i cili kishte caktuar Tiranėn si kryeqytet. Qeveri e Sulejman Delvinės zgjodhi ministėr pa portofol dhe Komandant tė Pėrgjithshėm Bajram Currin.Sulejman Delvinai i shkroi njė letėr falenderimi Plakut tė Maleve : -Me…… shėrbimet e larta qė bėre kėtė herė Kombi shqiptar nuk ju ka harru……Njė letėr shumė domethėnėse qė z.Tahir Zajmi e ka pėrmendur mė shumė se njė herė nė shkrimet e tij.Nga viti 1918 deri sa vdiq Tahir Zajmi nuk do shkėputej pėr asnjė ēast nga Baca.Ėshtė koha kur Bajram Curri zgjeron lidhjet me popullsinė e Mlėsisė sė Veriut.Bashkon parinė e Gashit e tė Krasniqes qė kishin mė tepėr se 10 vjet armiqėsi,bėn kuvende e lidh besė midis krahinave,midis Nikaj-Merturit,Shalės e Postribes,vendos bashkėpunimin me qarqet antizogiste nė Shkodėr (ėshtė koha kur nga foto Marubi kemi foto tė ndryshme tė Tahir Zajmit,Bajram Currit,Beqir Valterit.Tahirit i pėlqente qyteti i Shkodrės dhe shkodranet nė veēanti.Jo pa qėllim kur mori rrugėn e kurbetit nė 17 dhjetor 1944 sė bashku me atdhetarėt Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica e tė tjerė, e la amanet qė familja me 5 fėmijė tė strehohej nė Shkodėr dhe kėshtu u bė; familja e tij,u vendos nė Shkodėr.Pushkėn e pare tė Revolucionit tė Qershorit e hodhi nė Krume duke u kordinuar forcat e Vlorės dhe Shkodrės duke ardhur pėr nė Tiranė.Ai gjatė rrugės lidhi besėn mė njė antizogist tjetėr nė Dibėr,Elez Isufin.Duke dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė fitoren e revolucionit te Qershorit pjesė e tė cilės ishte edhe Tahir Zajmi.Pas kėtij suksesi Tirana do priste burrin qė u plak nė beteja pėr vegjėlinė dhe kombin.Aty rreth orės 12:00 1924 Bajram Curri dhe ushtria qė e shoqėronte u prit nga populli sė bashku me Fan Nolin.Pas Tiranės Plaku i Maleve shkon nė Vlorė po nė kėtė grup do tė bėnte pjesė edhe Tahir Zajmi i cili do tė vendoste lule nė varrin e Avni Rustemit.Bajram Curri ishte udhėheqėsi kryesor i kryengritjes qė ēoi nė pavarėsinė e Shqipėrisė nė 1912 ( edhe pse nuk ishte prezent nė nėnshkrimin e Deklaratės sė Pavarėsisė)Ai u bė mbrojtėsi i shtetit tė pavarur 1912-1920.Bajram Curri nė 22 qershor 1922 lirohet nga detyra e Komandantit tė Pėrgjithshėm por Aqif Pashė Elbasani e shkarkoi qeverinė e Pandeli Evangjelit dhe ngarkoi Hasan Prishtinėn si kryeministėr.Po nė atė qeveri bėnte pjesė edhe Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Hoxha Kadriu, Zija Dibra etj, gjė pėr tė cilėn Tahir Zajmi pas 33 vjet nga vdekja e Bajram Currit duke u tall me atė vendim qesharak pėr lirimin e Bajram Currit nga detyra do tė shkruante-‘Ndonjė kundėrshtar i tij desh ta quante Bajram Currin si njeri pa shkollė dhe injorant”— por vazhdon Tahiri sa e lumtun do tė kish qenė Shqipnia sikur tė kishte pas disa injorantė si Bajram Curri , si Oso Kuka, Ali Pashė Gucia, si Isa Boletini e Ded Gjon Luli, tė cilėt me gjakun e tyne kanė shkru epopenė shqiptare pėr t’u bėrė tė pavdekshėm”.Nė njė shkrim tė botuar nė 1958 nė Izmir tė Turqisė po pėr Bajram Currin, ai do tė shkruante: Bajram Curri ėshtė nė krye tė operacionit pėr tė shtypur lėvizjen sadiste nė Shqipėri tė Mesme.Ndėrhyrja energjike me luftėtarė kosovarė e krutanė shpėtoi edhe gjendjen kritike nė luftėn e Koplikut qė u zhvillua nė gusht tė vitit 1920.Roli i Bajram Currit edhe nė kėtė betejė qe vendimtar,sikurse edhe nė shuarjen e pajtimin e popullit tė Mirditės mė 1921,jo duke drejtuar armėt njeri-tjetrit,por me urti e kėshilla vllaznore,duke shmangur gjakderdhjet e kota mes vedit.Bajram Curri gjatė vitit 1923-1924 pėrbėnte njė kėrcėnim serioz pėr Ahmet Zogun i cili ishte bėrė kryeministėr.Por nė kėtė grup mbėshtetės pa dyshim ishte shfaqur hapur edhe Tahir Zajmi ,kjo vėrtetonte edhe nga prangosja dhe dėnimi mė varje nė litar nė burgun e Krumes tė Tahir Zajmit nė vititn 1929 kur u kap nga forcat e Zogut.Ajo qė vihet re nė kėtė shkrim pėr Tahir Zajmin ėshtė se nė ditėt mė tė vėshtira pėr malėsinė e Gjakovės popullsia e saj do tė strehohet nė Tropojė dhe nė rrethin e Hasit,Krume e Kukėsit duke ndarė si i thonė kafshatėn e bukės dhe vezmet me fishekė, duke u bėrė mbėshtetje e fuqishme e ēetave pėr liri.Bile bile rezulton se shumė miq tė Tahirit janė nga Tropoja bile edhe lufta e fundit e Bajram Currit ėshtė bėrė nė shpellėn legjendare tė Dragobisė nė Tropojė . Nėse nuk do bėhej ajo luftė qė rezultoi fatale me vdekjen e Bajram Currit nuk do tė njihej kurrė nė historinė e vet shekullore.Pėr tė janė shkruar kėngė dhe poezi si pėr asnjė mal apo shpellė tjetėr nga kolosejtė e letrave shqiptare si Fan Noli etj. Nė shpellėn e Dragobisė priret flamuri i lirisė. Tahir Zajmi do ta quante plakun e maleve Luftėtar tė patrembun,fatos i maleve,figura mė e shquar e kombit, Ideali i tij ėshtė gjallė,kujtimi i tij ėshtė bėrė kult pėr rininė etjera,etjera.Ai u bė mbrojtėsi i shtetit tė pavarur 1912-1920 dhe tė integritetit tokėsor.Ishte njė luftėtar i vendosur—do ta pėrcaktonte Tahir Zajmi nė njė shkrim pėr tė nė gazetėn “Hylli I Dritės”. Ai punoi pa reshtur pėr bashkimin e tokave shqiptare.Sa herė flisnim pėr Bajram Currin,kujton nipi i tij profesori i letėrsisė sė Prizrenit autor i monografisė sė Fan Nolit, Ylli Zajmi- Baca Tahirit i dridhej zemra e plagosur nė mėrgim.Ēdo vit do ta pėrkujtonte me shkrime dhe me botime nė gazeta.

    Mė poshtė po ju vėm pėr tė lexuar njė nga shumė shkrimet tė shkruara nga Tahir Zajmi.

    Pas njė muaji ndeshjesh e luftėrash me ushtarė jugosllavė e mercenarė shqiptar nė shėrbim tė tė huajve,ndeshje e luftime qė u zhvilluan nė Krumė,nė Kukės,Bicaj,Bytyē e tė tjera vise tė Kosovės,ishin tėrhequr nė Krasniqe, nė fisin e Bajram Currit,ku Plaku i Maleve kishte shpresė tė bėnte edhe njė tentativė tė fundit pėr ēlirimin e atdheut tė dashur.Jemi nė Fang tė Mulosmanajave, nė kullėn e Barajktarit tė Krasniqes duke ngrėnė bukė me Bajram Currin.Dhoma ėshtė e mbushur plot me burra tė njohur e tė panjohur qė janė ulur pėrreth dy tryezave tė mėdha buke.Burra tė vjetėr tė cilėt kishin luftuar sa e sa herė ndėr sheshe betejash kundėr ushtrive turke,serbe e malazeze dhe tė rinj qė sapo kishin filluar tė provonin armėt pėr t’i dalė zot lirisė kombėtare.Megjithėse armiku kishte ardhur,si tė thuash,te dera e shtėpisė,aq sa kufiri ndodhej m’u nė breg tė Valbonės,mbase njė kilometėr larg,biseda vazhdonte tė ishte e nxehtė dhe plot shqetėsime pėr fatin e vendit.Kush mendonte se pas njėzet e katėr orėsh kulla e Salih Manit e shumė tė tjera, do tė digjeshin dhe do tė bėheshin hi e pluhur prej mercenarėve?!

    Ndėrsa njerėzit ishin tė hutuar duke ngrėnė bukė ose duke biseduar me njėri-tjetrin,Plaku i Maleve,si gjithmonė,i mendueshėm e i heshtur, kishte ngulur sytė nė shpatullėn e dashit…,Ndoshta kryetrimi i Kosovės, qė kot orvatej tė organizonte qėndresėn e fundit me njė grusht malėsorėsh,e pa vdekjen e tij tragjike nė atė pikė tė zezė tė kockės sė berrit qė e vrente me njė kujdes tė jashtėzakonshėm.Ai kishte kaluar gjithė jetėn e tij nė luftė duke u pėrplasur si valėt e detit,herė nė njė shkėmb e herė nė njė tjetėr.Njė jetė plot tallaze e peripecira,veēse deri tani kurrė ndonjėherė nuk ishte ligėshtuar se nė tė ardhmen shpresa pėr tė fituar kurrė nuk ishte shuar nė zemėr.Por, kėtė herė atij ndryshe i dukeshin . Hallet dhe punėt e Shqipėrisė…nuk po shkonin dhe aq mbarė.Shqiptarėt,ishin bėrė vegėl e tė huajve,tė organizuar e tė armatosur prej armiqve tė kombit,kėrkonin t’i bėnin vetė varrin Shqipėrisė sė mjerė…

    Prijėsi i pavdekshėm i lėvizjes irredentiste tė Kosovės,Heroi i kombit Bajram Curri, i cili luftoi dhe shkriu jetėn e tij pėr realizimin dhe ēlirimin e Shqipėrisė Etnike,vrarė mė 29 Mars 1925 nė shpellėn e Dragobisė.



    Strehim ne Male



    Aty nga mesnata e 11 Janarit tė vitit 1925,pasi nuk kishte mundėsi edhe pėr njė ndeshje tjetėr mė armė kundėr mercenarėve tė shitur,morėn rrugėn e malit bashkė me Plakun, pranė tė cilit ndodheshim 40 vetė.Tė nesėrmen nė mbrėmje.pasditen e kishim kaluar nė Markaj,nė lagjen e sipėrme tė Banjaj,mbėrrijmė nė bjeshkė tė Geg Hysenit.Megjithėse nė kundėrshtim me stinėn e dimrit,koha ishte shumė e mirė dhe e ngrohtė. Pėrkundrazi,nė bjeshkė bėnte shumė ftohtė dhe petku i bardhė i dimrit kishte mbuluar bukur e kishte trashur sipėrfaqen e tokės.Disa prej shokėve,me tė qėndruar nė atė vend,menjėherė ndreqėn njė farė shtrese me lugjet e staneve dhe ndezėn njė zjarr tė madh e tė kėndshėm.Aty,pranė zjarrit,filluam duke ngrėnė nga njė kafshatė buke misri tė pjekur nė ēerep, qė njė shok,Hysen Breēa nga Valbona,na kishte sjellė nga Krasniqja dhe na e ndau nė katėrdhet e dy pjesė.Duke u ngrohur e duke u shlodhur aty pėrreth zjarrit qė na ishte bėrė njėkohėsisht edhe ushqim edhe argėtim,Bajram Bregu,i mbėshtjellė me njė gėzof barinjsh qė e kishte blerė nė Biēaj tė Lumės, zuri tė dremisė.Gėrhiste trimi revolucionar e tė jepte pėrshtypjen se ishte duke fjetur me ndonjė shtresė me pupla dhe ne tė rinjtė qė i rrinim pranė,mendonim se ēfarė vuajtjesh shpirti e mundime trupi ka kaluar ky njeri nė jetėn e tij tė gjatė e revolucionare pėr idealin e shenjtė tė njė Shqipėrie tė lirė dhe tė pavarur.Pak mė tutje, nė truallin e njė stani tjetėr, pėrbri tonit,kishin zėnė vend e po ngroheshin rreth zjarrmit tė tyre,anėtarėt e njė ēete kosovarėsh me Mehmetin e vogėl nė krye.Shokėt e trimit kishin plot katėrmbėdhjetė plagė pushke nė trup qė ua mjekonin duke i larė me lėngun e dėborės.E gjithė kėto,asnjė ankesė, nuk dėgjohej prej gojės sė trimit famėkeq qė mbi plagėt e vjetra ende tė pashėruara kishte marrė para tri ditėsh edhe tri a katėr plagė tė reja, nė njė ndeshje me mercenarėt e Jugosllavisė.vazhdim-

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Bajram Curr: Njė ushtri bėn thirrje pėr bashkim
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 12:21
  4. Vrasja e tretė e Bajram Currit
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •