Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    vazhdimi...
    Ecja mbi borė e mbi akull….

    Tė nesėrmen,porsa zbardhi drita,filluam tė ecnim nė njė farė drejtimi duke patur si udhėheqės tri katundarėt nga katundi i Valbonės,por bora e madhe dhe akulli na pengonin dhe nuk na linin tė ecnim si duhej.Aty nga orėt e vona tė pasdites, pasi nuk na nxori askund drejtimi qė kishim marrė,u kthyem dhe zumė vend nė stanet e bjeshkės sė Bujanės,afėrsisht 3-4 orė mbi stanet e Geg Hysenit,konaku i parė i yni dhe aty kaluam natėn.Kjo ishte nata e tretė qė nuk kishim futur bukė nė gojė e as gjum nė sy.Ditėn e katėrt vazhdojmė rrugėn e ashpėr duke ēarė dėborėn me kėmbė dhe akullin me kazma e lopata qė kishim marrė me vete nė Markaj pėr tė luftuar me furinė e natyrės.Veriu i fortė i janarit,duke krijuar grumbuj,mbetje e pengesa prej dėborės,e bėnte udhėtimin tonė aq dėshpėrimisht tė vėshtirė e tė ngadalshėm saqė na detyroi tė linim mbi dėborėn e ngrime edhe kuajt e ngarkuar me veshje e ēfarė kishim gjėra tė vlefshme.E kujt i binte ndėrmend pėr plaēka e sende materiale?! Kishte arritur ēasti tė mendoje vetėm pėr shpirtin!



    AKTI I TMERRSHEM I TRAGJEDISE



    Tashmė kishte filluar akti mė i tmerrshėm i tragjedisė sonė,sepse shumica e shokėve, duke parė udhėtimin e ndjekur pa njė drejtim tė caktuar dhe pa shpresė, arriti njė ēast qė kishin filluar tė demoralizoheshin si mos mė keq dhe pak pa u errur, sapo mbėrritėm nė njė vend tė quajtur maja e Maraēit,

    dėshpėrimi arriti kulmin.Kishte qysh prej mesditės e mbrapa qė plakun idealist po e mbanim pėrkrahėsh ndėr tė pėrpjeta e tė tatėpjeta.Trupi i tij vigan sa njė lis mali,i rėnduar prej viteve e vuajtjeve,kishte nisur tė jepte shenjat e lodhjes.Pėshpėrisnim midis shokėve: “Ku po vemi?Kemi hyrė nė shteg pa shteg… do tė mbarojmė mbi borė!Etje.”Filluan tronditjet thellėsisht shpirtit tė secilit udhėtar! Ishin ēaste paniku e trishtimi qė provojnė edhe njerėzit mė tė nxitur nga durimi dhe guximi…Ishte muzgu i mbrėmjes,kur Prijėsi i madh,ulur pėrbri njė shkėmbi,na u drejtua tė gjithėve me kėto fjalė#8220;Djelmosha trima!Deri kėtu erdhėm me gajret dhe me besim se po gjejmė njė rrugė, njė shteg daljeje pėr me kalue nė Dragobi prej andej nė Valbonė, ku do tė gjenim strehė sa me kapėrcye dimnin e me arritjen e pranverės mandej do tė pėrgatiteshim pėr ēlirimin e Shqipnisė nga zgjedhja e Tiranit.Por… vaj medet!Nuk paska qenė e thanė qė unė ta vazhdoj rrugėn kėtė herė bashkė me ju deri nė fund dhe t’ia arrijmė qėllimit sėbashku.Por,ju qė jeni tė rinj e tė fortė prej kėmbėsh-vazhdoi Plaku Za madh-mos e humbni kurajėn dhe uzdajėn nė tė ardhmen e Shqipnisė qė asht krijue me shumė sakrifica t’gjakut pėr t’a gėzue shqipėtarėt e kombit,as tė huejt,jo, kurrė pėr kėtė jetė….Mue mė lini nė kėtė vend-vijoi Trimi me njė zė qė nuk shfaqte aspak shenjė ligėshtie e dėshpėrimi-se nuk po mundem me ba asnji kambė ma tej,as me shkue pėrpara,as me u kthye pas…Ndoshta kėtu paska ken e shkrue me vdekė pėr mbi borė dhe ju si tė rinj e trima qė jeni,me armė nė dorė,do tė mundeni me kthye e me kalue prapė nėpėr Krasniqe dhe nė fillim tė Pranverės me ba atė qe prźt atdheu prej shqipėtarėve. Ma bani hallall djelmosha e ….lamtumirė!…Kini besim nė veten tuej e nė fatin e Shqipnisė s’dashtun!-pėrfundoi Bajram Curri.

    Ndėrsa Heroi i Maleve tona po shqiptonte kėto fjalė qė i dilnin plot forcė nga thellėsia e shpirtit tė tij tė madh,tė gjithė ne tė tjerėt ia nisėm vajit me ngashėrim e zumė tė pėrshėndetemi me njėri –tjetrin…Skena ishte tepėr tragjike…Tė lodhur pėr ujė e gjum,reshkur prej tė ftohti e prej veriut tė malit qė tė merrte shpirtin,ishte e pamundur tė vijje rrugėn.Por nuk ishte edhe punė qė bėhej duke u ndarė prej Atij qė ishte e vetmja shtyllė mbi tė cilin mbėshtetej uzdaja e kombit pėr rifitimin e lirisė sė munguar.Ah!A mundet tė mendohet njė ēast mė i tmerrshėm pėr njė bir shqiptari? Njeriu i mjerė veē njė shpirt ka me dhėnė!…Mė kot u mundua I mjeri Bajram Curri qė tė na bindte me e lanė vetėm nė atė majė tė malit…mė kot…por se kjo do tė kishte qėnė turpi mė i madh qė do ti mbetej fisit tė shqiptarit. Tė frymėzuar nga kjo ndjenjė dashurie e sacrifice,nėntė vetė prej nesh vendosėm tė ndanim me plakun,fatin e tij tragjik,qoftė edhe duke vdekur mbi borė e akull: 1)Hysen Breēa 2)Ismajl Ahmeti 3)Rexhep Brahimi nga Valbona 4)Kup Hazifi 5)Nuredin Sulēja nga Gjakova 6)Shevket Draga nga Mitrovica 7)Hysen Bajrami nga Vokshi 8) Met Vejseli nga Krasniqi dhe 9) Tahir Zajmi Fill pasi u ndamė prej shokėve qė u vunė pėr rrugė qė tė kthehen edhe ne tė dhjetė,me Plakun nė krye,filluam tė ecim….jo gjithaq se shpresonim me mbėrritė ku dėshironim,por sepse tė qėndronim mbi borė,tė rrahur prej erės sė stuhishme qė po bėnte grumbujt si orteku kur lėshohet prej malit. Ishte njė punė e padurueshme pėr ne.E Plaku,ndonėse i lodhur nė trup dhe kishte nevojė pėr ndihmėn tonė,nuk jepte asnjė shenjė demoralizimi dhe vazhdonte gjithnjė tė na nxiste pėr tė vazhduar ecjen.Fenomenet e natyrės sikur donin tė mateshin nė egėrsi e tė konkuronin njėra me tjetrėn : bora e madhe,akulli, era e malit dhe errėsira e natės sė dimrit…tė gjitha kėto ishin pengime tė pakapėrcyeshme nė drejtim tė cakut qė ne ndiqnim.Asnjė pyll.asnjė trup lisi nuk dukej nė atė vend tė zhveshur qė tė mundeshim me u strukė e me e ndez njė zjarrm.

    A dini tė na tregoni or Rexhep! Nė ē’vend jemi?- pyet Bajram Bregu.-Nė majė tė Hekurave,tungjatjeta…-pėrgjigjet Rexhep Brahimi.E maja e Hekurave, e mbuluar me borė tė amsueshme nuk ishte pėr tė thėnė pak vendi i pėrshtatshėm pėr tė strehuar njerėzit nė stinėn mė tė ashpėr tė motmotit!…



    Nxitjet e plakut



    E vazhdojmė rrugėn, sikurse shėnova edhe mė sipėr, jo se ishim duke ndjekur njė drejtim tė njohur dhe tė saktė e as se kishim shpresa pėr tė mbėrritur nė cak,por sepse nuk mundeshim tė qėndronim nė vend.E pra,prej tė ftohtit,prej tė dridhurave,na ishte e domosdoshme me ecė, me lėvizė e shpirtėrisht mandej kishim nevojė disi tė gėnjenim vetėveten,si tė them,tė shkundnim dėshpėrimin.Uria,tė ftohtit, terri i natės,mjegulla,pamundėsia tė ndiznim njė zjarr pėr t’u ngrohur e tė koteshim pak ,pas kaq ditėsh e netėsh mbetur pa gjum, e bėnte pėr herė e mė tepėr tė pangjashme qėndresėn tonė dhe besimin pėr t’u gjallėruar mė nė kėtė jetė,ishte njė punė thuajse krejt e kotė. Tani, shokėt,pėrgjithėsisht kishin zėnė tė moliseshin krejt dhe disa prej tyre, si pėr ēudi,i zinte gjumi e shtriheshin mbi borė pėr tė fjetur.-Mos i lini bre djelm!:-na briti Plaku.-Tek janė mėrdhi tė shkretėt,mos i lini pra ,tė ndehen pėrmbi borė! Njimend,sikur,mos tė ishte ndėrhyrja e disave qė ende zotėronin njė farė force nė trup,ata do tė vdisnin aty pėr aty, tė mėrdhimė mbi borė.

    Bajram Beu,nuk nguronte tė na jepte zemėrani gajret djelmosha-na thoshte se tash shpejtė po gjejmė ndonji pyll e po ndezim nji zjarrm pėr tu ngrohun.Por kot… rranxat e majės sė Hekurave,krejt tė zhveshura prej druri,sidomos nė kėtė stinė,nuk paraqitin kushte tė jtesės as pėr bishat e egra…



    Njė amanet orės sė Shqipnisė

    Dias hapa pas nesh ka ngelur njė shok, i cili nuk mund tė bėjė mė asnjė lėvizje mė tej: trupi i dridhet si thupra dhe dhėmbėt i kėrcasin nė njė mėnyrė tė tmershme, sikur tė ishte duke pėrtypur copa gastaresh.I shkreti shoku ynė! Ishte shtrirė me vdekjen pėrmbi borė.

    Gajret bre Hysen!:- I thėrret Plaku-por ai,Hysen Bajrami i Vokshit nuk mundet mė me folė… njė rrėnqethje e fortė ia tronditi trupin dhe pas dy minutash tė dridhurat e trupit i ndalin fare.Mjegulla dhe terri i natės nuk na lanė t’ia shohim fytyrėn.I thėrresim disa herė por mė kot…ai nuk na pėrgjigjet mė.Menjėherė ndezim njė shkrepėse,por ē’tė shohim?!…I shkreti Hysen Bajrami kishte mbyllur sytė pėr tė mos i ēelur mė.Trupi i Hysenit tashmė ishte qetėsuar i gjithi.Ai nuk ndjente mė as uri pėr bukė,as nevojė zjarrm,as sende tė tjera…Ai po flinte tashmė nė gjumin e pėrjetshėm,i qetė dhe i kėnaqur se kishte larė borxhin e natyrės nė shėrbim tė atdheut tė dashur.Trupin e kėtij dėshmori qė vjenė t’i shtohet vargut tė gjatė tė tė rėnėve nė altarin e atdheut, po ia lėmė amanet Orės sė Shqipėrisė.:- thotė Prijėsi i Madh- se neve tė gjallėve na duhet me vazhdue rrugėn…Por mirė e dinim se dhe ne tė gjallėve po na kanosej vdekja e zezė!

    Aty nga mesnata, u kapėm nė njė faqe tė shpatit, ku me shumė vėshtirėsi e ngjitėm Plakun e lodhur.Rrokullisja nga shkrepa,poshtė,por ishte e thėnė qė tragjedia jonė tė mos mbaronte vetėm me kaq…Fati i zi na kishte rezervuar edhe tė papritura tė tjera: pas katėr ditė e netė vuajtjesh tė papėrshkrueshme dhe luftėrash tė dėshpėrueshme me furinė e pamėshirshme tė natyrės rreth malit mė tė lartė qė ka Shqipnia,tash na kishin mbėrdhi edhe kėmbėt dhe ēdo hap qė bėnim ishte sikur me shkelė mbi gjilpėra.Kishte mbėrritur ēasti qė tė lakmonim fatn e tė mjerit Hysen Bajrami!

    Midis tė tjerėve,Rexhep Brahimi,Hysen Breēa dhe unė,ishim ata qė ndjenim disi veten mė pak tė lodhur e si tė tillė,ne tė parėt ēanim e shkelnim borėn pėr t’u ēelė udhėn shokėve qė vinin prapa.Ndėrsa po ecnim kėshtu instiktivisht vetėm sa pėr tė lėvizur trupin dhe rastėsisht pėr tė gjetur ndonjė shtegėdalje,nė njė farė vendi qė ishte si rrafshinė e qė na dukej se do shtrihej edhe mė tutje.Papritmas Hysen Breēa,unė e Ismaijl Ahmeti mbėrrijmė pa e kuptuar nė tė rrafshtė dhe vazhduam ecjen e …rrėshkitėm e ramė poshtė,njėri pas tjetrit,qė tė tre,duke u pėrplasur nėpėr cepa,tė cilėt po tė mos kishin qenė tė mbuluar trashė me borė,gjallė asnjė prej nesh nuk do tė shpėtonte…Tė thyeje qafėn e tė rrokulliseshe prej njė lartėsie afro 200 metrash e tė mos bėheshe copė e grimė nėpėr ata shkėmbinj, kjo nuk ishte gjė tjetėr veēse njė mrekulli e Zotit.Po si na i mori Zoti mendtė e kresė dhe nuk i thėrritėm i pari tė dytit se kishim mbėrritur nė skaj tė rrafshit!…

    Hysen Breēa dhe unė nga rrokullisjet,morėm disa plagė jo fort tė rėnda,por Ismaijl Ahmeti,i shkreti,ishte dėrrmuar aq fort saqė nuk mund tė luante vendit.Qysh prej atij ēasti,mbetėm edhe tė ēarmatosur sepse armėt pasi u hodhėn nė ajėr,u coptuan fare.

    Bajram Bregu,i cili po vinte me shokėt pak mė mbrapa,e ndjeu britmėn tonė dhe krismėn e pėrplasjes nėpėr ato cepa dhe menjėherė lėshoi njė zė tė fortė duke thirrur shpėtuat gjallė, ore?

    Duke mbledhur veten qė mos tė kuptonin se ē’rrezik i zi na kishte gjetur,u pėrgjigjėm menjėherė e u treguam se sa i thyeshėm e i rrezikshėm ishte ai vend duke i kėshilluar qė derisa tė zbardhte drita,pėr tė mos pėsuar fatin tonė,lipsej qė tė qėndronin nė vend ose tė ndiqnin njė drejtim tjetėr.Diku mė vonė,duke mos duruar dot erėn e ftohtė qė frynte atje lart dhe duke kaluar nėpėr njė shteg tjetėr,ranė poshtė e u bashkuan me ne edhe Nuredin Sulēja e Kup Hafizi.







    Ndarja mos m’u pa mė kurrė



    Edhe Plaku i ngatė,vet’i katėrti,duke mos mundur edhe ata tė duronin erėn e furishme nė atė majė,filluan tė ecin nė njė drejtim tjetėr…E kėshtu, pėr ironi tė fatit tragjik u ndamė prej shoku-shokut pėr tė mos u bashkuar mė kurrė njėri mė tjėtrin!…

    Tetė ditė mė vonė,Salih Mani,Barajktari i Krasniqes me shokė, kishin dalė nė kėrkim tė Prijėsit tė tyre dhe shkojnė e gjejnė Bajram Currin bashkė me Shevket Dragėn e Met Vejselin,njė luginė mbi Dragobi qė ēon nė Curraj tė Nikaj,tė strukur nėn njė shkėmb tė madh qė i mbronte nga tė dy anėt,ndėrsa nė anėn tjetėr,priste forcėn e erės njė trine prej thuprash qė vetė Trimi revolucionar e kishte thurur me duart e tij.Deri atėherė nuk kishin mundur tė hynin brenda nė katund,pasi njė kompani mersenarėsh, e komanduar prej Muj Hoxhės s’Gashit, kishte okupuar Dragobinė qysh para njė jave dhe nga ky shkak kishin ngelė pėr shumė ditė pa bukė.

    Prej kėndej, shkojnė nė njė shpellė guri tė quajtur Gryka e Matinės, mbi katundin e Valbonės,ku jetojnė thuajse dy muaj deri nė ditėn e zezė tė 29 Marsit tragjik.

    Merret me mend se ēfarė do tė thotė tė kalosh dimrin nė ato shpella tė akullta,primitive e plot lagėshtirė qė edhe nė vapėn e gushtit janė tė pabanueshme.

    Por stoicizmi i Plakut legjendar nuk ka cak e mbarim dhe ai i duronte tė gjitha: mizerjen,sėmundjet,vuajtjet e ndryshme si edhe pak gjum pa shtroje… e tė tjera dhembje qė nuk mund tė pėrshkruhen.Tė gjitha kėto i duronte Fatosi i Maleve,me shpresė se njė ditė do tė pėrdorte prapė armėt e tij ngadhėnjyese pėr tė mirėn e Shqipnisė qė e donte aq me zemėr dhe e adhuronte mbi ēdo gjė tjetėr.Por,edhe trimave qė i kishte afėr vetes, u duhej tė ecnin njė ditė ose dy ditė larg prej atij vendi,duke ēarė dėborėn,shteg e pa shteg,nėpėr male e me shkue ēak nė Vuthaj tė Gucisė pėr tė kėrkuar bukė,vetėm e vetėm qė tė mos dukeshin apo hetoheshin prej ndokujt a tė ndjellė ujkun nė vathė,si i thonė njė fjale…Ishin ditė tė vėshtira, ditė provash nė tė cilat shqiptari,tepėr i dhėnė e i hutuar pas pares dhe fitimeve materiale,kishte filluar tė dobėsohej nga morali dhe nga besa e burrnia.Nuk ishin pak 3.000 napolona ari pėr tė prishur moralin e tė korruptonte shpirtin e njė njeriu qė mund tė pasurohet vetėm duke i treguar qeverisė vendin se ku jetonte Bajram Curri,i cili e dinte mirfilli dhe ai vetė,se kėrkohej prej dy mbretėriverej agjentėve tė shitur tė qeverisė shqiptare dhe prej spiunėve tė Jugosllavisė sė Aleksandrit;ėndėrrat e kėqija qė ai shikonte natė mė natė,ndjekjet e forta nga ana e mercenarėve dhe pikat e zeza nė shpatullėn e dashit qė kishte bėrė e kulla e Bajraktarit,ia forconin gjithnjė dyshimin.

    Djallėzia e Pashiqit

    Ndėrkohė, edhe Pashiqi plak,atje nė breg tė Savės,duke njohur mirė karakterin e paqėndrueshėm tė mikut tė tij,Ahmet Zogut,kėrkonte qė t’i krijonte atij njė rival.Por si ta shtinte nė dorė e ta bėnte pėr vete armikun e tij tė papajtueshėm, Bajram Curri?!

    Mendon e shmendon dhe mė nė fund i shkruan njė letėr drejt pėr sė drejti,Patriotit tė madh tė Shqipėrisė,letėr qė pėrcillet me ndėrmjetėsinė e nėnprefektit serb tė Gjakovės,Mira Protiē dhe Qazim Curri,duke iu dėrguar me anėn e Jusuf Hamzės nga Krasniqa, bashkė me njė ēek e kėtė porosi e premtim verbal#8220;Bajram Currit i vihen nė dispozicion dy million dinarė dhe i jepet liri banimi ku tė dėshirojė ai vetė nė njė qytet tė Jugosllavisė dhe disa privilegje tė tjera, nė qoftė se pranon njė marrėveshje dhe pushon kundėrshtimet kundėr Jugosllavisė”!

    Mbas shumė ditė pėrpjekjesh dhe kėrkimesh,Jusuf Hamza mbėrrin tek shpella dhe ja dorėzon plakut letrėn bashkė me fjalėt e mbajtura amanet prej nėnprefektit tė Gjakovės,por i shkreti malėsor pati nje qortim shumė tė rreptė prijėsi i fisit tė tij,i cili pezmatuar tepėr prej atij kuvendi,ngrysur vetullash e rrudhur buzėsh,ia pret shkurt:”Shko thuaju atyre faqezezve me i ēue fjalė asaj dhelpnės plakė tė shumadisė se Bajram Curri nuk ėshtė burrė ai qė pėr tė shpėtue nji shpirt,tė korit vendin dhe tė tradhtojė atdhenė”.

    I dėlirtė mbi tė dėlirtė

    Me kėtė pėrgjigje e me kėtė porosi,u kthye sėrish nė Gjakovė.I mjeri Jusuf,uli kryet poshtė,i penduar e i idhnuar deri ne kulm kundra vetvetes dhe plot mllef kundėr atyre qė ia kishin vėnė barrė pėr tė paraqitur atė propozim pazarllėk tė poshtėr,kryetarit tė madh tė fisit…

    E pra ky nuk kishte nė xhep nė atė kohė veēse njė napolon ari qė kishte ngelur sa pėr fara dhe ndodhej nė kushte dhe rrethana aq tė dėshpėrueshme qė vetem ai mundej ti duronte e askush tjetėr.

    Njė ditė prej ditėsh,aty nga mbarimi i marsit,kur ata ngelėn pa ushqim,kishin dėrguar dy djem ndėr katunde tė largėta pėr tė kėrkuar bukė.Kėshtu,marrin vesh se njė kompani shėtitėse e komanduar prej Kadri Mehmetit kishte hyrė nė grykė tė Dragobisė dhe shpėrndarė anėsh pėr tė gjurmuar tė arratisurin e rrezikshėm tė Republikės shqiptare

    Per koicidencė tė ēuditshme- siē mė tregonte mandej Salith Mani – edhe plaku vetė kishte parė atė natė njė ėndėrr tė keqe dhe plot kujdes po mendonte a mos u ka ndodhur ndonjė rrezik Rexhep Abdullahut e Maxhun Nimanit qė i donte sikur tė ishin djemt e vet,djem tė cilėt kishin shkuar pėr tė marrė bukė nėpėr katunde e Vuthaj por ende nuk ishin kthyer.

    Ēohu bre Bajraktar – i thotė Salih Mani – e del e shiko njėhere a duket kund tue ardh Rexhep e Maxhuni…dhe Bajraktari merr dylbit e del nga shpella…

    Por,ē’tė shohi i mjeri Bajraktar!…atje poshtė nė zalle tė bardhė ku rrjedh argjend ujėt e Valbonės,duken grupe njerėzish me rroba tė zeza qė ngjajnė si tė jenė ushtarė dhe me vrap kthehet nė shpellė pėr tė dhėnė shenjėn e alarmit.

    Bajraktari,duke e ditur mirė se Bajram Bregu nuk mund ti lėvizte kėmbėt, mendoi ta largonte nga shpella duke i dhėnė me vete Shevket Dragen e Met Vejselin…Menjėher u dha urdhėr djemve qė tė rroknin armėt dhe tė dilnin shpejt tė zinin pritė nė drejtim tė grykės sė Valbonės.

    -Si qoft thanė ashtu u baftė!-fshani Kreshniku- e i lumi zot na daftė mė faqe tė bardhė.

    Dėshironte edhe ai vet qė mos tė ndahej prej tė rinjve tė cilėt kishin shtrėnguar armėt pėr tu ndeshur me mercenarėt gjakėsorė,por kėmbėt e mbėrdhitura nuk i punonin dhe duke mos dashur tė pėrbuzte dėshirėn tė ishte me shokė,tė cilėt insistonin tė largohej prej andej,u nis luginės pėrpjet ndėrsa Bajraktari me nipat e tij,Ademin dhe Abdiun etj,vrapuan tė zinin pritė mbrapa njė shkėmbi qė dominonte krejt grykėn kah Valbonės.

    Pa kaluar shumė kohė,filluan tė dukeshin xhandarėt e Kadri Mehmetit, tė cilėt,tė ndarė nė ēeta-ēeta,ngjiteshin me ngut grykės pėrpjetė,nė drejtim tė shpellės dhe porsa iu afruan pritės,filloi pushka.

    -Ku po veni bre tradhtarė tė shitun?-bėrtet Salih Mani dhe mbas pak minutash ēeta e parė e njerėzve vetasgjėsohet.

    Afrohen ēeta tė tjera,tė hedhur nė sulm tė tėrbuar dhe lufta vazhdon e pėrgjakshme pėr disa orė pa pushim,por prita nuk kalohet;luftėtarėt trima,zogj besnikė tė Prijėsit tė tyre tė madh po prisnin me armė pėr faqe,sulmet e kundėrshtarve,tė sigurt se ana e shpellės dhe vendit pėr ku ishte nisur Plaku do tė ishte e pa trazuar dhe e pa arritshme.

    Por djallėzia e tradhetarit Kadri Mehmeti nuk kishte fjetur dhe si strateg i stėrvitur,kishte shpėrndarė tė armatosur shumė grupe dhe nė tė gjitha anėt.Ora tragjike po afrohej…

    Bajram Curri.mbėshtetur nė njė shkėmb po mendonte se ēpo bėhej atje poshtė,nė log tė luftės dhe bisedonte me Shevket Dragėn do ma mbash besėn qi ma ke dhanė,or Shevket?-I thotė dhe ai ia kthen menjėherė-Mos e kėrkoni atė punė prej meje,lum Bajram Bregu,se mė parė vras veten time,se sa mundem me vu pushken mbi juve!…

    I mjeri Plak i kish kėrku Shevket Dragės qė nėse do ndeshen me mercenarėt dhe ai nuk vritet nė ndeshje e sipėr,ta vriste vet Shevketi qė mos tė zihej i gjallė prej mercenarėve.Por Shevket Draga i shkretė,djalosh e trim i pashoq,pa u trishtuar aspak ndukte gishtat e mbėrthitur e tė kalbur tė kėmbėve dhe i hidhte pėrdhe sikur nuk ishin copa mishi tė trupit tė tij..nuk mund tė ishte aq zemėrgur sa tė qėllonte me dorė tė vet,pushkė,atij qė adhuronte si sytė e ballit…


    vazhdon....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bajraku : 19-10-2012 mė 02:25

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    vazhdimi...
    Mbarimi heroik i Prijėsit.

    Ne perėndim tė diellit kur hijet e natės ende nuk kishin filluar tė shtriheshin nė atė log zanash,njė zė i vrazhdė gėrthet prej njė shkėmbi atje sipėr ;-Kush asht atje?Lidhuni shpejtė!…;-u dėgjua njė zė sė largu-mue njėherė mka lidh nana,bre tradhtar i shitur, se Bajram Curri gjallė nuk dorėzohet kurrė-bėrtet Fatos i maleve dhe gryka e Valbonės ushton prej gjėmės sė pushkėve nė tė dyja anėt.

    Gati njė orė,lufta vazhdonte e ashpėr dhe ndėrsa tė kuqtė e qiellit po zhdukej nė horizontin e largėt pėr tė mbuluar siėrfaqen e tokės me errėsirė,njė plumb kobtar qėllon mu nė ball dhe eklipson jetėn e atij qė veē nder e lavdi i kish sjellė Shqipėrisė e kombit Shqipėtar…e lufta mė!…

    Me tė marrė fund,tragjedija e kumti zi pėrhapet si rrufeja nė katėr anėt e Shqipėrisėsht vra Bajram Curri.Patriotėt e Shqipnis dhe shqipėtarėt e Kosovės,qesin futėn e zezė…

    Kryetari i shtetit nė Tiranė ,qet kafe e shėrbet,ndėrsa Nikolla Pashiqi nė Beograd,lėmon mjekrėn prej gėzimit pėr zhdukjen e njė armiku tė dashur!

    Kryeministri i Shqipėris,Koēo Kota,i cili njėkohėsisht ishte edhe Ministri i Brėndshėm,i drejton kėtė telegram urimi Prefektit te Kosovės nė Krumė:

    -“Nė emėr tė qeverisė Shqiptare ju falenderoj dhe ju pėrgėzoj pėr veprėn patriotike qė keni kryer duke zhdukur nga faqja e dheut njeriun e shpellave qė kėrcėnonte qetėsinė e Shqipnisė!…”

    Tahir zajmine 25 mars te cdo viti do shkruaj per Barjam Currin

    Shkrim I botuar ne bruksel nga Tahir Zajmi

    Mė Mars 1958 mbushėn 33 vjet qė nėr malet e Kosovės ishte vrarė Bajram Curri.

    Atė ditė kobi e zit kombėtare nė tė cilėn me rrufe u pėrhap lajmi i zi,zanat e maleve dhe vashat shqiptare tė Kosovės,filluan gjėmėn e pėrmotshme pėr tė vajtuar dėshmorin Zamadh qė me vdekjen e tij,pikėllonte zėmrat e patriotėve tė Shqiprisė dhe mjeronte popullin e viseve shqiptare tė robėruar…”E shitoftė Zana O Zot dorėn e mallkueme tė atij gjaksori-qanin e gėrthinin bijat e malėsive e tė krahinave tė Kosovės-qi vra zemrat e shpresėn e vendit tonė,Bajram Bregu dalėzotsin e Shqiprisė etnike dhe nė qytet na la jetime nė zi e nėn zgjedhėn e Shevqet barbare!”

    Kujtonin kėrcut e mjera se vetėm Bajram Curri dhe kurrkush tjetėr mund ta shpėtonte Kosovėn nga zgjedha Jugosllave tė cilėt kishin njė popullsi shumė mė tė madhe se Shqipnija:besimi i popullit ishte bėrė njė lloj misticizmi dhe shpresa e tij ishte mishėruar nė Orėn e Prijsit sa herė ngadhėnjyes ndėr fushė tė luftės vra Bajram Curri –thoshin tė mjerat vasha-u vra Ora e Kosovės dhe malsive shqiptare!…

    Kur i kujtohen njėriut ditėt e zeza e tė pikėllueme sikur se brendia e atij marsi tragjik tė vitit 1925 .ofshan!U rrėzuan pėrdhe dy nga mė tė fortėt,dy shtyllat e godinės kombėtareajram Curri e Luigj Gurakuqi! AH!!!E njėriu mjerisht mendonte se jemi shumė larg pėr tė mos thėnė tė padenjė pėr ti shijuar ato pemė tė kėndėshme qė quhen liri e pavarsi Kombėtare!

    Njė popull i cili ushqen nė gji tė vetė tradhtarė dhe njėrėz bastardė e gjakėsorė,tė cilėt pėr egoizėm vetjak ose pėr shpėrblim material,duke u bėrė vegla tė armiqve,vrasin pionerėt dhe flamurtarėt e lirisė sė kombit tė vetė –Ah ..sa gjė e hidhur tė pohosh njė tė vėrtet kaq tragjike!Ai popull ėshtė i destinuar mjerisht tė vuaj e tė duroj gjithnjė mjerimin e nė fatkeqsi dhe mos tė gėzoi kurrė njė ditė tė bardhė e tė lumtur.

    E sikur tė mos mjaftonte qė Plaku i Kosovės,i cili gjithė jetėn e tij kish punuar e i kish shėrbyer atdheut,vuante tmerrėsisht e duronte me njė stoicizėm spartan ndėr shpella tė ftohta plot lagėshtirė e akull,pa i patur mjetet mė elementare si me thėnė bukėn e gojės dhe barnat e nevojshme pėr tė mjekuar trupin e kėmbėt e mbėrdhitura mbi borė,por po priste me padurim diellin e pranverės pėr tė ngrohur trupin e ndoshta pėr ti provuar edhe njėherė armėt e tij nė shėrbim tė Shqipnis,tė cilės i ishte imponuar me forcėn e huaj njė regjim tiranėsh,por gjurmohej ditė e natė derisa jeta e tij tė pėrfundonte nė tragjedin e Dragobisė,sepse ashtu e kishte pas kėrkuar nevoja…”Pėr tė siguruar qetėsin e Shqipėris e tė mbretėrisė Jugosllave !”,siē deklaronte nė atė kohė zyrtarisht nė shtypin e Beogradit nje ministėr fatzi i Republikės Shqiptare.Por shumė me vėnd ka thėnė nje dijetar i shquar:-“Njerėzit e mėdhenj fillojnė tė jetojnė qė prej ditės qė ata vdesin fizikisht…”Sigurisht i frymzuar nga ky realitet edhe shkrimtari e poeti ynė i zėshėm vazhdon...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    vazhdimi....
    Fan.S.Noli,nė elegjin e tij kushtuar Bajram Currit shprehet kėshtu:

    “Thonė se u shtri e thonė se u vra,

    Por tis’vdiqe ,or baba!

    As te shpell’e Dragobisė,

    As te zemėr e djalėris.

    As je vrar, e as po vritesh

    Legjendar,Ante po rritesh

    Trim,Tribun i vegjėlisė,

    Tmerr,panik i mizorisė…”

    Tani tė analizojmė disa episode tė jetės sė Plakut Zamadh nė fushėn e pėrpjekjet kombėtare.

    Hijerėndė me njė shtat vigani qė bėnte pėr vete zemrat e njerėzve qė nė takimin e parė,Bajram Curri ishte krijesa mė e bukur dhe personaliteti fizik mė i pėrsosur

    qė mund tė pėrfaqsojė rracėn iliriane.I zgjuar dhe i shkathėt,i urtė dhe gojėmbėl,trim dhe luftėtar,i patrembur,i ndershėm dhe modest sa pėr ti dhėnė arsye me i lėshu rrugėn edhe kundėrshtarėt e tij mė tė humbur.Ai filloi tė dallohej e tė bėhej i shquar qysh nė rininė e tij,si ndėr mbledhje tė burrave dhe ndėr kuvende shoqėrore e krahinore .Ndėrhyrjet e tij tė guximshme kundėr padretėsive dhe kundėr influencės sė disa personaliteteve feudale mbi turmėn e dobėt tė vegjėlisė e kishin rritur e zmadhuar aq fort popullaritetin e tij sa tė luante rolin e albitrit nė ēdo rast tė ēėshtjeve krahinore,i pajisur me njė edukatė tė lartė e me cilsina tė rralla.Ai qe simboli mė i bukur i urtėsis dhe burrnis shqiptare.

    Po patriotizmat e tij?

    Edhe i ndjeri Faik Konica,i cili s’ia kursente kritikat e thumbat as njerėzve tė urtė e tė moderuar,duke folur njėherė pėr disa personalitete tė larta shqiptare qė pėr mirė a pėr keq kanė luajtur njė rol tė dorės sė parė nė punėt e Shqipnisė thoshte:-“As nuk kishte zotsin e iksit e t’ypsilonit ,as patriotizmėn e Bajram Currit…”

    Gjithmonė vrapoi i pari atje ku e lipte nevoja dhe interesi i atdheut.

    Ndėr lėvizjet intelektuale e kulturale,ndėr mbledhjet pėr zbėrthimin e problemeve shoqėrore e kombėtare ashtu edhe ndėr pėrpjekjet revolucionare me njė fjalė e me armė kundėr pushtuesve tė huaj,ishte kurdoherė ai qė hidhej i pari e me guxim tė pakrahasueshem.

    Ndėr kryengritje tė Kosovės kundėr tė huajve qė mėse njė herė i pati drejtuar vetė,objektivi i tij ka qenė pėrherė ēlirimi i atdheutr dhe pavarsia kombėtare.

    Duke qenė vet i pashkollė,si njė idealist i flaktė,ai mendonte dhe parashikonte tė ardhmen e atdheut.Dėrgonte nė Shkup e nė qendra tė tjera,rininė e Kosovės,nėpėr gjimnaze normale e nėpėr gjimnaze ushtarake pėr ti pėrgatitur shpejt e shpejt Shqipnis njė sėrė mėsuesish pėr shkollat e para shqipe(siē e promovoi puna e Shqipnis sė lirė qė vitet 1913-1914 dhe nė Kosovė nė vitet 1916-1918)si edhe oficerėt e rinj tė cilėt do tė shėrbenin nė ushtritė kombėtare si roje besnike tė kufijve tė atdheut.

    Mbas shpalljes se kostitucionit turk ,mė 1908 nė Kongresin e Manastirit,ku do vendoseshin themelet e para tė alfabetit shqip,Bajram Cyrri pėrfaqsohej nga nipi i tij,Hysni Cyrri dhe nė anėn tjetėr,nė bashkpunim me atdhetarėt e tjerė,krijoi nė Shkup Shoqėrin e Bashkimit si dhe shkolla shqipe nė normalen e Elbasanit,dėrgon menjėherė disa tė rinj bashkė me nipin e vet Asllan Currin.

    Nė lidhjen e nė bashkpunimin e vazhdueshėm me Luigj Gurakuqin dhe me krerin katolik-gurrė e pashtershme e pėrpjekjeve pėr lėvrimin e gjuhės dhe lartėsimin e kulturės e tė letėrsisė shqipe,ashtu si qėndruan gjithmon edhe ēerdhe veprimtarie pozitive ,prej na frymėzoheshin lėvizjet kombėtare pėr fitimin e pavarsisė sė atdheut-Prijsi i Kosovės kishte fituar njė besim e njė simpati kaq tė madhe nė fiset e maleve tona ,saqė mjaftonte njė shenjė e tij pėr ta ēuar atė popull nė kėmbė e nė kryengritje.

    Ndonjė kombėtar i tij deshi ta cilėsoi atė si njeri tė pashkollė dhe injorant.E pra,shumė pak mund tė jenė ndėr intelektual shqptar qė ta kenė njohur ose ta njohin historinė e vjetėr e tė re tė kombit tonė e ti kenė shėrbyer atdheut si ai,me vepra gjithmonė pozitive qė mund tė analizohen pėrmbledhtas me pak fjalė…-Sa e lumtur do tė kish qenė Shqipnija sikur tė kishte patur disa “injoranta” si Bajram Curri,Oso Kuka e Ali Pashė Guci..Isa Boletini e Ded Gjon Luli dhe sa e sa heronj tė tjerė tė veriut e tė jugut,tė cilėt nė luftėrat e pėrpjekjet e tyre,shkruan epopenė shqiptare pėr t’u bėrė kėshtu tė pavdekshėm!…

    Duke lėnė vėnd nė njė rast tjetėr tė flas pėr rolin e Bajram Currit nė kryengritjen e fundit tė Kosovės,pėrshkrimi i sė cilės do tė bėhej objektiv nė njė artikull tjetėr,do tė rreshtojmė kėtu,siē kemi shprehur edhe mė sipėr,disa episode tė veprimtarisė patriotike tė protagonistit tonė,Plakut tė Maleve.

    Nė pranverėn e vitit 1913,kur caktimi i kufijve tanė tė veriut ishte nė bisedim e sipėr dhe diplomacia europiane e hutuar por e influencuar nga propaganda tepėr aktive e fqinjve tanė,tė cilėt shpiknin e trillonin gjithė tė zezat kundėr kombit shqiptar pėr tė penguar kėtė me ēdo mėnyrė nė themelimin e njė shteti tė lirė,po ēonin drejt njė krimi tjetėr …aktimin e njė kufiri tė ri qė do ti shkėpuste shqipėris malet e Kosovės dhe tė Dibrės,pėr t’ia dhėnė mbretėris serbe.Bajram Curri,bashkė me Isa Boletinin,organzuan me shpejtėsin e rrufes njė sulm kundėr garnizonit serbo-malazez tė gjakovės dhe ndėrsa qyteti pėr pak pushtohej nga luftėtarėt shqiptar,trupa tė reja ushtarake serbe e malazeze mbėrrijnė nė vendin e luftės dhe kalojnė nė kundėrsulm tė tėrbuar duke djegur e rėnuar krejt Malsin e Gjakovės.Por tokat e dy Prefekturave shqiptare shpėtojnė nga cungimi i ri qė po pėrgatiste komisioni i komisionerve tė shteteve tė mėdha mbledhur nė Firence ku po priste ta shtinte nė dorė,pėr ta bėrė operacionin e dytė mbi trupin e atdheut tonė tė pambrojtur.

    Nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore(1915-1918)kur Kosova ndodhej nėn perandorin austro-humgareze,ata elementėsh tė rinjsh qe ishin pėrgatitur nė sajė tė inisiativės dhe shtytjeve tė Bajram Currit,e lehtėsuan shumė hapjen,fuksionimin e shkollave shqipe dhe tė administratės shqipėtare nė tė gjitha krahinat qė sot pėrbėjn Shqipnin e robnuar.

    Dihet mirfilli se shėrbimet dhe sakrificat e kosovarėve pėr forcimin e konsolidimin e shtetit tė ri shqiptar dhe pėr tė mbrojtur kufijt e atdheut kaq herė tė cėnuar e tė sulmuar nga fqinjt tanė tė veriut,tė cilėt nuk kanė lėn rast tė kalojė,as mjete tė pa pėrdoruara veē si e si tė pėrgjonin zhvillimin dhe pėrmirsimin e kėtij vėndi tė prosalindur .Me 1914,kur ky shtet shqiptar kėrcėnohej dhe rezidenca e mbretėris,Durrėsi sulmohej nga rebela fanatik tė Shqipėnisė se Mesme ,Bajram Curri e Isa Boletini me kosovarėt e Mirditės,ishin tė parėt qė luftuan dhe derdhėn gjakun e tyre pėr mbrojtjen e tė parės mbretėri shqiptare.Ne vitin 1920,Bajram Curri ėshtė nė krye tė operacionit pėr tė shtypur lėvizjen sadiste nė Shqipnin e Mesme,ndėrhyrja e tij energjike me luftėtarė kosovarė e krutanė,shpėtoi edhe gjėndjen kritike nė luftėn e Koplikut qė pati vend nė gusht tė po atij viti.Roli i tij kėtu ishte vemdimtar,sikurse vendimtare ishte edhe veprimtaria tjetėr nė shuarjen e lėvizjes dhe nė paksimin e popullit tė Mirditės.mė 1921,jo duke vėnė nė punė forcė e armė por urti e kėshilla vllazėrore,duke shmangur kėshtu gjakderdhje tė kota.Senator i zgjedhur nė Kongresin e Lushnjes dhe ministėr pa portofol nė qeverin e kryesuar prej Sulejman Delvinės,punues e kėshillues i rinisė shqiptare:Vėlla i Madh;Babė;sikur e quanin studenta tė Vjenės tė cilėt nė atė kohė pėrfaqsonin lėvizjet intelektuale mė tė shkathta tė djalėrisė shqiptare .

    Ne fillim Beogradi nuk i dha rėndėsi kryeengritjes sė Drenicės dhe sikurse kujton Sekretari iPėrgjithshėm i Lidhjes sė dytė tė Prizrenit (1943”Tahir Zajmi”…ky zjarr i rezistencės shqpitare mund tė shtypej e mund tė shuhej shpejt e shpejt,por tue pa se brigadat sulmuese tė operacionit po shkatėrroheshin njėra pas tjetrės zu m’u trondit mjaft,aqė sa po kėrcėnohej edhe kryeqėndra e Kosovės ,Prishtina dhe organizoi fuqina tė reja nė nji masė serjoze tue dergu Brigada mbas brigadash qė humbsnin efektivėt e tyre nė njė mėnyrė tė tmerrshme sa me habit e shqetsue Shtabin e Madhnue,i cili vu nė veprim edhe me aviona ajror bombardimi dhe kishte urdhnue komandėn e operacioneve pėr masakrime nė masė dhe djegie e rrėnime katundesh e shtėpijash shqiptare.Thuhet se nė kėt rasė u dogjėn e u ban hi e pluhun 44 katunde tė Drenicės dhe krejtė gjėja e gjallė e pasunija e tundshme e banorėve u plaēkit dhe u mbajt nga fuqi qeveritare.

    Numri i tė ramvet ndėr ndeshjet e kėsaj lufte dhe ajo tė pushkatuemvet kalon 5000 vetėt,ndėrsa edhe ajo e partizanvet komunist flitet me siguri se nuk ka qėnė mė e pakėt.Kah mbarimi i marsit nė nji ndeshje e sipėr vritet edhe udhėheqsi i pafat i kryengritjes,Shaban Polluzha dhe krahu i djathte i tij kapiteni Mehmet Gradica me shokė tė tjerė trima dhe kėshtu merr fund qėndresa e Drenicės,pėr tė vazhdue mė tej tragjedija nė vende e nė kohė tė tjera.Edhe Salih Bajraktari i Drenices bashkė me shokėt tė tjerė prej rrahjeve e torturave kanė vdek ndėr burgje,kurse 160 luftėtarė tė tjerė,djelmosha dhe burra tė plagosun e tė merdhim kambėsh nė luftėn e Drenicės,kanė vdek ndėr male pa pasun mundėsi as mjetėt ma elementare me i mjekue plagėt e tru- pave tė tyre.N’atė kohė asht vra edhe Shaban Sadik Gjurgjeviku bashkė me disa shokė tė tij nė nji pėrpjekje me partizanėt komunist.”

    Sadik Rama nė vitin 1899 sė bashku me shumė krerė tė Kosovės,mori pjesė nė Kuvendin e Besėlidhjes Shqiptare tė Pejės,nė kullėn e Haxhi Zekės.Ne kryengritjen e vitit 1906-1908 kundėr turqve,mori plagė tė rėnda.Ka qėnė pjesėmarės i Lidhjes sė Junikut dhe njė ndėr udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare te vitit 1912 nė Rrafshin e Dukagjinit.Ashtu sikurse Mucius Scevola i Romės antike,qė vuri dorėn nė zjarr,pėr t’i treguar armikut se sa tė vendosur ishin romakėt nė mbrojtjen e atdheut tė tyre,ashtu edhe Sadik Rama dhe mė pas Ukė Sadiku dhanė shėmbullin e trimėrisė shqiptare qė pushtuesit serbomalazez,italianė ta njohte kudo qė kaloi,nėpėr ēdo fushė e male,ku jehoi pushka e rezistencės antifashiste e antisllave.



    Pregatiti per DIELLIN, Bujar Lulaj shtator 2012

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Histori e trishtuar e heronjve te Shqiperise . Sot po i thuren lavde e po ngrihen ne piedestal tradhetaret e tipit Zogolli.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Bajram Curri, tribun i vegjelisė

    Bajram Curri - Target, RTK

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Bajram Curri, tribun i vegjelisė

    ''Bajram Curri i Dragobisė'' - Dokumentar

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Bajram Curr: Njė ushtri bėn thirrje pėr bashkim
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 12:21
  4. Vrasja e tretė e Bajram Currit
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •