Artisti do tė prehet nė varrezat e qytetit tė Vlorės
Haxhi Dalipi pėrcillet nė banesėn e fundit
------------------------------
Miq, kolegė, dashamirės dhe figura tė larta tė politikės, i kanė bėrė dje nderimet e fundit Artistit tė Merituar, Haxhi Dalipi. Ngushėllime, vlerėsime dhe fjalė mirėnjohjeje kanė ardhur nga ata me tė cilėt ai ka ndarė pasionin pėr muzikėn, intensitetin e punės dhe dėshirėn pėr tė bėrė diēka tė vlefshme. Muzikologu, kompozitori dhe dirigjenti Haxhi Dalipi, ėshtė ndarė nga jeta mesditėn e sė enjtes, nė moshėn 65-vjeēare. Njė sėmundje e papritur ka bėrė qė ai tė largohet nga kjo jetė, duke lėnė pas vetes veprėn pėr tė cilėn punoi gjithė kėtė kohė. Trupi i tij ishte vendosur dje nė hollin e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, ku personalitete tė artit dhe politikės i kanė bėrė nderimet e fundit. Largimi i Dalipit ishte jo vetėm humbja e njė njeriu pėr familjen, por edhe tė njė figure qė i dha folklorit, muzikės dhe polifonisė labe, vitet e jetės sė tij. Nė homazhe kanė marrė pjesė ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, z. Bujar Leskaj, kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Pandeli Majko, kreu i LSI-sė, Ilir Meta, si edhe shumė politikanė dhe zyrtarė tė lartė. Mė pas arkivoli me trupin e tė ndjerit ėshtė zhvendosur nė qytetin e Vlorės, nė teatrin Petro Marko. Nė kėtė qytet Haxhi Dalipi punoi dhe krijoi pėr shumė vjet. Pranė trupit tė tė ndjerit, me dhjetėra qytetarė, intelektualė, artistė, krijues, miq, shokė e tė njohur, bėnė homazhe duke ngushėlluar familjarėt e tė afėrmit. Edhe kėtu, Dalipit i janė bėrė nderimet nga pėrfaqėsues tė pushtetit vendor, prefekturės e bashkisė, deputetė etj, tė cilėt vlerėsuan figurėn dhe kontributin e spikatur tė tij, nė fushėn e artit. Dalipi, pėr vite me rradhė ka qenė udhėheqės artistik i Ansamblit Labėria. Po ashtu, pėr rreth 14 vjet ka qenė drejtues muzike nė Qendrėn Kulturore dhe drejtor i Shkollės sė Mesme Artistike Naim Frashėri, nė qytetin e Vlorės. Vitet e fundit tė punės i mbylli nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve Popullore. Nėn tingujt e muzikės funebre qė ekzekutohej nga orkestra frymore, kortezhi u nis drejt varrezave publike tė qytetit tė Vlorės, ku u zhvillua ceremonia e varrimit. Trupi i pa jetė i Artistit tė Merituar u vendos nė njė vend tė veēantė.
..
Dy fjalė pėr personalitetin e kulturės Dalipi
--------------------------------------------------------------------------------
Ka qenė tronditės lajmi fare i papritur i ndarjes nga jeta tė mikut tonė Haxhi Dalipi. Studiues, muzikolog dhe autor i dhjetėra artikujve nga fusha e muzikės, krijues i kėngėve popullore dhe dirigjent, drejtues me pėrvojė dhe organizator i jashtėzakonshėm, i apasionuar i pėrjetshėm ndaj polifonisė dhe kėngės labe tė tė gjitha trevave, ai do tė mbetet nė kulturėn tonė njė prej personaliteteve mė aktivė dhe mė tė njohur, mė kontribute tė spikatura e me vlera tė veēanta. Njeri me karakter tė fortė e njėkohėsisht mjaft i ndjeshėm, komunikues e altruist, vrojtues i vėmendshėm dhe realizues i apasionuar, ai do tė mbetet nė mendjen e tė afėrmve, miqve e bashkėpunėtorėve, figura burrėrore e tradicionale e labit dhe pėrfaqėsuesit mė tipik me vetitė mė tė mira tė kėsaj krahine. U shqua si njė prej menaxherėve mė tė suksesshėm tė veprimtarive kulturore, si nismėtar dhe mbėshtetės i palodhur nė ngritjen e grupeve muzikore, si organizator i shquar nė festivalet e festat nė nivel lokal e kombėtar. Vlora nuk do ta harrojė kurrė Haxhi Dalipin, qė gjithė jetėn e tij e vuri nė shėrbim tė evidentimit, ruajtjes, zhvillimit e pasurimit tė kulturės shpirtėrore tė trevės labe, themeluesin dhe arkitektin e Orkestrės Simfonike tė qytetit, drejtorin e shkollės sė muzikės nė Vlorė dhe Pallatit tė Pionierėve, drejtorit tė Ansamblit Artistik dhe tė Pallatit tė Kulturės Labėria, qė nė fund tė jetės do ta mbylltė, jo pa dhimbje, si drejtor i Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore nė Tiranė. Kėnga dhe kultura labe, polifonia, folklori dhe traditat e trevės sė Labėrisė, kanė humbur dashamirėsin dhe pėrfaqėsuesin e tyre mė tė shquar. Nė mėnyrė tė veēantė Vlora, ku ai jetoi dhe punoi nė pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij. Vlora dhe e gjithė Labėria i detyrohet shumė emrit dhe veprės sė Haxhi Dalipit dhe do ta kujtojė e nderojė gjithmonė si idhullin e saj tė polifonisė e kėngės labe.
GSH
Krijoni Kontakt