Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    34
    Postime
    6,872
    Faleminderit
    0
    20 falenderime nė 20 postime
    Hasan Zyko Kamberi

    Nga pėrfaqsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqipe me alfabet arab ėshtė Hasan Zyko Kamberi. Tematika qė trajtoi ai nė vjershat laike, paraqet interes tė veēantė, sepse i bėri jehonė gjendjes shpirtėrore dhe pakėnaqėsisė sė masave fshatare mbi tė cilat rėndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytėzimi i egėr feudal. Pėr jetėn e H.Z.Kamberit dihet pak. Ishte nga fshati Starje i Kolonjės. Siē del nga ndonjė vjershė e tij, ka kaluar njė jetė tė varfėr e tė vėshtirė. Ka tė ngjarė tė ketė mėsuar nė ndonjė medrese. Mė 1789 mori pjesė si mercenar nė luftėn turko-austriake mbi Danub. Nė kėtė fushatė jo vetėm qė s'e rregulli dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumė, siē do e tregojė nė vjershėn "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore). Vdiq nė fillim tė shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare.
    Rėndėsi tė veēantė kanė poezitė e tij me temė laike.
    Ndryshe nga bejtexhinj tė tjerė, tė cilėt shpesh poetizuan zakone e mendėsi tė jetės orientale tė qyteteve e tė mjediseve feudale, H.Z.Kamberi nė kėto poezi pasqyroi jetėn e fshatit shqiptar tė shekullit tė XVIII, vuajtjet, pasigurinė dhe pakėnaqėsinė e fshatarėve. Me nota realiste gjejmė nė tė edhe njė frymė tė theksuar kritike e mospajtimi me realitetin, gjejmė dhembjen e poetit pėr gjendjen e njerėzve, qė s'u ecėn fati.
    Njė nga vjershat me tipike ėshtė "Bahti im„ , ku autori shpreh pakėnaqėsinė ndaj jetės dhe ankohet pėr fatin(bahtin), qė s'e ndihmoi pėr tė marrė prona e pozita, siē ndodhi me disa tė tjerė.

    Zu Hasani e zihetė,
    me baht e tij po prihetė,
    vallė, ku rri e fshihetė,
    qė s'punon, more bahti im.

    Edhe vjersha "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore) shpreh po atė gjendje pakėnaqėsie e zhgėnjimi. Vėrtet kjo merr shkas nga pėrvoja e hidhur e vetė poetit nė fushatėn e vitit 1789, por, nė tė vėrtetė, nė tė zė vend njė shqetėsim mė i gjerė. Aty i bėhet jehonė pakėnaqėsisė sė pėrgjithshme tė vegjėlisė nga fushatat ushtarake tė osmanėve, qė njerėzve tė thjeshtė u sillnin vetėm fatkeqėsi dhe mjerim, kurse fitimet i pėrvetėsonin feudalėt e mėdhenj dhe komandantėt ushtarakė.
    Pėr jetėn e varfėr e tė rėndė tė vegjėlisė fshatare flet edhe vjersha "Trahani„. Duke e shkruar me ironi tė hollė e humor therės pėr kėtė gjellė tė tė varfėrve, autori s'e fsheh dhembjen pėr mjerimin e tyre, pėr faktin brengosės se ishte lumturi kur arrinin tė shuanin urinė me trahana.

    Tetė muaj gjithė ē'janė
    Qė e zjejnė dhe e hanė
    Fukarasė i mbanė hajanė(1)
    Dritė kush gjeti trahanė

    Notat e humorit, pėrzier me ankimin e poetit pėr fatin e tė rinjve, pėrshkojnė edhe vjershėn "Gjerdeku„. Nė tė cilėn pasqyrohen ēaste nga jeta dhe brengat e vajzave qė janė gati pėr martesė e qė s'e dinė ē'fat i pret, meqė i martojnė pa i pyetur. Por, veē kėsaj, ato i mundon edhe varfėria, ashtu siē i detyron edhe djemtė tė marrin rrugėn e kurbetit pėr tė siguruar tė hollat e nevojshme pėr martesė. Gjejmė nė tė edhe pėrshkrime zakonesh tė martesės, por mė tepėr shqetėsimin e tė rinjve dhe tė autorit pėr fatin e tyre.

    Cupatė po bėjnė fiqiri(2)
    "Vallė, ku e kemi takdir(3)?„
    I martojnė me pahir
    Se umur(4) ndė dorė s'kanė. Edhe nė vjersha tė tjera, si "Gratė e va„ , "Hasani bėn shiqojet„(ankohet), "Vasijetnameja„(Testamenti) H.Z.Kamberi vė gishtin nė plagė tė ndryshme tė shoqėrisė sė atėhershme.
    Por poezia e tij mė e fuqishme, ku prirja realiste e fryma kritike kanė gjetur shprehjen mė tė plotė ėshtė "Paraja„ ,
    ajo ėshtė njė satirė e fuqishme e gjithė sistemit politik feudal, e korruptimit tė tij tė gjithanshėm, madje edhe vlera e njeriut matet jo me cilėsinė e virtytet e tij, por me paratė qė ka.
    Kėto ide poeti is hfaq nėpėrmjet ironisė e sarkazmės therėse, qė godasin pa mėshirė gjithė piramidėn shtetėrore e shoqėrore, qė nga mbreti e veziri e gjer tek nėnpunėsi mė i thjeshtė.

    Mbreti q'urdhėron dynjanė,
    qė ka vėnė taraphanė(5)
    e i presėnė paranė,
    ia di kimenė parasė.

    Poeti nuk kursen as autoritetet mė tė larta tė fesė. Me sarkazėm tė guximshėm ai zbulon se prapa shenjtėrisė sė tyre tė shtirur fshihet njė shpirt i pangopur fitimi, qė i shtyn tė bėjnė padrejtėsi mė tė mėdha; e kanė ujdisur me djallin, siē shprehet poeti.
    Patosi satirizues e demaskues zgjerohet edhe mė tej, kur poeti zbulon se nė atė shoqėri tė shthurrur nuk ekzistonte as drejtėsia mė e vogėl, se njerėzit e ligjit, kadilerėt, e shtrembėronin kėtė nė mėnyrėn mė tė paturpshme, vetėm pėr tė shtėnė nė dorė sa mė shumė para.

    Kadiu, t'i rrėfesh paranė,
    ters e vėrtit sherihanė(6),
    pėr para ē'e shet t'anė,
    ia di kimenė parasė.

    Funksion tė dukshėm ideoartistik ka vargu "ia di kimenė parasė„. Qė pėrsėritet si refren nė fund tė ēdo strofe. Ai pėrforcon idenė se nė atė shoqėri ku merret nėpėr kėmbė ēdo virtyt, ku njerėzit robotizohen e vuajnė, paraja ėshtė epiqendra e jetės. Vjersha tingėllon si njė satirė e fortė qė shpreh zemėrimin e fshatarėsisė shqiptare kundėr shfrytėzimit tė saj nė kushtet e sistemit feudal nė shuarje e sipėr. Kuptohet qė protesta e poetit ėshtė spontane, nuk shkon larg dhe ai shpesh bie nė fatalizėm.
    Vjershat laike tė H.Z.Kamberit patėn pėrhapje tė gjerė nė popull, se ato prekėn plagė shoqėrore tė kohės. Veē kėsaj gjuha e tyre ėshtė mė e pastėr se e poetėve tė tjerė bejtexhinj. Vargu qė pėrdor, ėshtė tetėrrokshi i poezisė popullore.
    H.Z.Kamberi qe poet i talentuar. Krijimet e tij i njihnin dhe i ēmonin edhe rilindėsit: Naimi, Samiu, Vretoja. Naimi shkruante: "Nė mes tė vjershėtorėve tė Shqipėrisė ka zėnė kryen Hasani i Zyko Kamberit„.
    Me poezinė e H.Z.Kamberit, Z.Bastarit e ndonje tjetri duken shenjat e para tė realizmit nė poezinė shqiptare…



    SHPJEGUES
    1- Jetėn (shpirtin)
    2- Mendohen, vrasin mendjen
    3- Ku ėshtė thėnė pėr ne
    4- Jetė
    5- Institucioni qė pret monedhėn
    6- Ligjin, gjyqin
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,601
    Faleminderit
    0
    43 falenderime nė 42 postime
    BAHTI IM
    Fragment

    Mos je sarhosh , qe pi vere
    e gjezdis dere ne dere
    bije,se s'ka kush te ngrere,
    qe s'punon, more , bahti im ?

    A mos t'eshte zene mesi,
    mos te ka zene perdhesi
    mos t'eshte grisure thesi,
    qe s'punon, more, bahti im ?

    Mos valle kemi bedua,
    qe s't'ecen as ty , as mua ?
    Ne je me din, as ma thua ,
    qe s'punon, more, bahti im !

    Valle mos jemi magrure,
    qe s'na ecen puna kurre ?
    Ne je turk e ne je burre ?
    qe s'punon , more , bahti im !

    More baht, mos je me gjume,
    a mos ke fjeture shume ?
    Me le si gure ne lume ,
    qe s'punon , more , bahti im !

    O bahti im rrumbullaku,
    pse qenke ti kaq ahmaku ?
    Pse s'ndihe ketij plaku,
    qe s'punon , more , bahti im ?

    Fjalor
    Perdhesi - reumatizmi
    bedua- mallkim
    ne je me din - ne ke bese
    mos jjemi magrure - mos jemi fodulle
    ahmaku - i marre
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema tė Ngjashme

  1. Teuta (Ahmeti) Kamberi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-10-2014, 22:27
  2. Skender Kamberi
    Nga BlerinaL nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-09-2013, 13:12
  3. Arrestohet presidenti i firmės piramidale "Kamberi" nė Durrės
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 06:48
  4. Hasan Zyko Kamberi
    Nga militanti1980 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2004, 05:11
  5. Sipas burimeve policore-shetit i lire rrugeve te Tiranes,por denohet ne mungese
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2002, 05:03

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •