Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17

    Gjukanovic fiton zgjedhjet nė Malin e Zi

    Gjukanovic fiton zgjedhjet ne Malin e Zi

    E Marte, 12 Shtator 2006

    Nje aleance e majte fiton zgjedhjet e para parlamentare pas pavaresise nga Serbia. Kater muaj pas pavaresise se Malit te Zi, kryeministri ne detyre, Milo Gjukanovic, ka fituar zgjedhjet e para parlamentare. Lista e tij, e perbere nga socialistet dhe socialdemokratet, ka fituar te dielen 41 vende nga 81 vendet ne Parlament, beri te ditur instituti i pavarur per zgjedhjet CDT, dje ne mengjes, ne Podgorice.

    Edhe lista Gjukanovic ka deklaruar fitoren e saj. “Nuk ka asnje dyshim per arritjen e shumices absolute“, deklaroi nje zedhenes pa dhene hollesi te metejshme. Vezhgues te tjere e shikojne listen e Gjukanovicit midis 40 dhe 42 vendeve ne Parlament. Ne rast se Gjukanovici, ne perfundim te numerimit te votave, nuk do te arrinte shumicen absolute, atehere ai me siguri qe do te gjente mbeshtetes ne radhet e opozites se percare, pohojne analiste te ndryshem ne komentet e tyre te para. Gjukanovici kishte udhehequr ne muajin maj, me nje shumice te ngushte kunder deshires se opozites, ndarjen e Malit te Zi nga Serbia.

    “Ky eshte nje triumf per Malin e Zi europian“, deklaroi Gjukanovic ne nje fjalim perpara perkrahesve te tij qe festonin ne Podgorice. “Ne kemi fituar pushtetin absolut ne Malin e Zi“. Partia Popullore Socialiste pro-serbe, e cila konsiderohej si rivalja me e madhe e koalicionit qeverises, ka pranuar disfaten dhe foli per nje rezultat zhgenjyes. Opozita deshtoi me perpjekjen e saj qe te zevendesonte politikanin me te rendesishem te vendit prej nje dhjetevjecari e gjysme. Ajo e ka akuzuar ate, se se bashku me disa afariste te dyshimte ka grabitur Malin e Zi nepermjet luftes, kontrabandes dhe kriminalitetit.

    Kritiku me i ashper i Gjukanovicit, Njebosha Medojevic, kryetari i partise se sapokrijuar PZP, pranoi disfaten dhe u tregua i pafuqishem. Perse gjysma e zgjedhesve votuan per Gjukanovicin, megjithese ai eshte pergjegjes per mizerien sociale te vendit, “eshte nje ceshtje per psikologet“, deklaroi ai ne nje reagim te pare pas publikimit te rezultateve te pjesshme.

    Partia e Medojevicit sipas rezultateve paraprake do te kete 11 deputete, dy partite serbe moren respektivisht 12 dhe 11 mandate. Vendet e tjera ne Parlament do t’i kalojne perfaqesuesve te pakicave boshnjake dhe shqiptare. Pjesemarrja ne zgjedhje sipas te dhenave ishte rreth 70%. Koalicioni aktual gjate fushates elektorale eshte angazhuar per nje integrim te shpejte te malit te Zi ne BE dhe NATO. Partite proserbe vazhdimisht jane deklaruar kunder pavaresise se Malit te Zi, e cila pas nje referendumi per shkeputjen nga Serbia u realizua dhe ne muajin qershor ai u be shteti me i ri i Europes.

    “SUEDDEUTSCHE ZEITUNG”

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17
    Nje koalicion “i detyruar”

    E Marte, 12 Shtator 2006

    Partia e socialisteve demokrate (DPS) e Milo Gjukanovicit ka fituar ne zgjedhjet e para te mbajtura ne Malin e Zi pas fitores se pavaresise. Megjithate, Kryeministri nuk ka arritur mazhorancen absolute. Dhe tani po kerkon perforcime. Mali i Zi, pas fitores se pavaresise, siguruar me referendumin e 21 majit te kaluar, realizoi zgjedhjet e para te pergjithshme te epokes se “pavaresise”. Ne drejtimin e qeverise do te mbetet Milo Gjukanovici, politikani me jetegjate ne Ballkan, ne pushtet qe nga fillimi i viteve 1990, fale edhe aftesive te tija te lindura per te shkuar pas opinionit publik dhe per te spostuar qendren e balances ne funksion te qendrimit te tij ne pushtet. Ne fillim me Milloshevicin dhe me Serbine, pastaj ne drejtim te “rilindjes” malazeze, Gjukanovici ka ruajtur gjithmone karrigen, duke mbajtur postet me prestigjioze politike.

    Megjithate Kryeministrit mbase do t’i duhet te kerkoje aleate per te krijuar nje koalicion te afte per te qeverisur. Kjo sepse sipas te dhenave te deritanishme, partia e socialisteve demokrate (DPS) e Gjukanovicit dhe aleatet me te vegjel socialdemokrate do te kishin marre 40 vende, pra nje me pak se c’eshte e nevojshme per te arritur shumicen ne Parlamentin e vendit.

    Ne krahasim me sondazhin e fundit para-elektoral, i realizuar nga instituti i kerkimeve CEDEM, DPS dhe socialdemokratet megjithate kane kapercyer, me me shume se 49%, parashikimin e 45,1% te preferencave. Me mire se parashikimet edhe dy partite filo-serbe, Partia socialiste e Pedrag Bullatovicit (SNP) dhe lista serbe, te cilave CEDEM iu kishte atribuuar respektivisht 18% dhe 11,1% te votave. Me thene te verteten situata eshte permbysur, me listen serbe e cila ka kalur SNP (15,34% kundrejt 14,79%). Dy partite e koalicionit pro-Beogradit jane ne konkurrence midis tyre por bashkohen ne kundershtimin per te mos njohur legjitimitetin e referendumit te majit te kaluar. Aq me teper qe Pedrag Bullatovici, kishte deklaruar ne ditet e kaluara se ne rast fitoreje te opozites, do te thirrej nje kunder-referendum, per te permbysur rezultatin e 21 majit. Por Bulatovic nuk do te fitoje.

    Brenda kampit opozitar, ka marre disa vota me pak sesa parashikimit Grupi per Ndryshimet (PZP), rreth te cilit jane bashkuar disa shoqata duke u transformuar ne nje parti te vertete politike, e cila ne eksperiencen e saj te pare elektorale ka marre 13,90% te votive, dicka me pak se parashikimet. Krijuesi i Grupit per Ndryshime, Njebosha Medojevic, perkrahes i flakte i pavaresise por kritik i ashper i Gjukanovicit, ka deklaruar se Mali i Zi “duhet te heqe qafe Gjukanovicin dhe qeverine e tij te korruptuar dhe te ndermarre nje varg reformash te tilla qe ta shnderrojne Malin e Zi nje demokraci te vertete”. Medojevic ka zhvilluar nje fushate te zhurmshme elektorale duke anuar drejt nje populizmi ekstrem.

    Mbetet fakt qe Mali i Zi, persa i perket transparences dhe demokratizimit, akuzohet per vonesa te ndjeshme, megjithe perparimet e regjistruara vitet e fundit. Retorika dhe aspiratat europeiste te perdorura nga Gjukanovici, i cili enderron per Podgoricen nje vend ne BE dhe NATO, nuk jane te mjaftueshme per te penguar pranine shumevjecare te nje aparati burokratik te korruptuar, as ndertimet e medha ne bregun perendimor, ku mafia ruse po hedh rrenje dhe protestat e popullsise lokale kane rene ne vesh te shurdhet. Disa dite me pare Gjukanovici u perball me kete argument, duke argumentuar: “Mund te them me siguri se probleme te tilla (korrupsioni etj) ekzistojne, ashtu si ne pjesen tjeter te vendeve ne tranzicion”. Ashtu sic duhet pranuar qe mund te behet dicka me shume.

    Por akuzat per korrupsion nuk e kane prekur imazhin e Milo Gjukanovicit, i cili ne syte e nje pjese te mire te shoqerise malazeze rezulton te jete nje hero i atdheut, arkitekti absolute i rruges se gjate drejt pavaresise. Dhe nuk duhet te habitemi nese shkalla e popullaritetit te kryeministrit mbetet gjithnje me e larta ne vend.Nga ana tjeter, me arritjen e pavaresise, Gjukanovici arriti te siguroje nje garanci te gjere elektorale. Por, sic u pa, nuk arriti te kaperceje murin e 41 vendeve. Per pasoje, partia e socialisteve demokratike mund te beje perpara me koalicionin filo-serb te drejtuar nga Pedrag Bulatovic, me i manovrueshem ne krahasim me bosin e Listes serbe.

    Para votimit, shtypi malazez shkroi se Gjukanovici do te ishte i gatshem t’u hapte dyert e pushtetit filo-serbeve, duke iu garantuar atyre nje pjesemarrje ne qeverine e ardhshme. “Balkan Insight”, nje dritare e cmueshme mbi boten balllkanike, thekson se objektivi i kryeministrit eshte pajtimi me ate pjese te shoqerise civile qe nuk e ka pritur mire ndarjen nga Beogradi. A do te jete kjo nje levizje e vlefshme per te paqtuar dy shpirtrat e nje vendi akoma te trullosur nga rezultati i referendumit.’

    “QUADRANT EUROPA”

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •