Si tifoz i Partizanit dhe i futbollit Shqiptar ne pergjithesi vitet e fundit kane qene katastrofike. Futbolli ne kryeqytet eshte katandisur ne dite te qametit ku Tirana terheq 2-3,000 tifoze maksimumi, Partizani akoma me pak dhe Dinamo pothuajse hic fare. Kemi vajtur nga nje Qemal Stafe ku nuk gjeje dot vend per tu ulur ne derbi tek nje Selman Stermasi te mbushur per gjysem dhe kjo ne derbin Tirana-Partizani.
Ajo qe propozoj une eshte nje bashkim midis klubit Partizani dhe Dinamo ne nje klub me emrin Bashkimi i Tiranes (ose Tirana United per Anglofilet). Shkak u be filmi "Fushe e kuqe, fushe e blerte" ku kryeqytetasit krijojne nje ekip te quajtur Shprefeja, nje shartim i dy ekipeve ekzistuese Shpresa dhe Rrufeja, dhe dalin fitimtare mbi ekipin fashist Italian. Bashkimi i Tiranes do jete nje kunderpeshe ndaj "fashisteve" te Ed Rames aka S.K. Tirana qe e kane bere zap futbollin tone.
E di qe kjo mund te ngjaje si herezi per shume ketu dhe personalisht nuk do ishte zgjedhja ime e preferuar por "gremina" ne te cilen eshte rrokullisur futbolli yne me detyron te arrij ketu. Une shoh shume pozitive nga ky bashkim.
Pro:
1. Te dy klubet kane histori te perbashket dhe jane pjella te komunizmit. Kane histori te lavdishme po ne post-komunizem kane caluar.
2. Te dy klubet kane mbeshtetes te fuqishem financiar tek Besnik Sula dhe Albert Xhani megjithese Xhani eshte pak i dyshimte ne financat e tij.
3. Te dy klubet kane komplekse futbolli nder me te mirat ne Shqiperi.
4. Te dy klubet kane lojtare cilesore dhe bashkimi i talenteve do bente nje SuperKlub ne Shqiperi.
5. Te dy klubet kane mbeshtetje te fuqishme ne Tirane sidomos Partizani dhe ne Shqiperi. Ekipi do te jete ekipi i te ardhurve ne Tirane kundrejt Tiranes qe eshte ekipi i vendalinjve (megjithese edhe ata jane nuk jane me shume se 10% e perkrahsve te saj)
Kundra:
1. Une vetem nje gje kundra shoh qe tifozerite mund te mos ta pranojne kete shartim se perndryshe per mua ka shume kuptim. Tirana po tregon qe nuk perkrah dot me shume se 2 ekipe.
Ngjyrat e ekipit mund te ngelen te kuqe pasi kombinimin KuqeBlu e ka Vllaznia dhe e Kuqja eshte e vetmja ngjyra qe s'e ka asnje ekip tjeter.
Mendimet tuaja jane te mirpritura sidomos ato te perkrahsve te Partizanit e Dinamos.
Krijoni Kontakt