Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412

    Bashkimi Tirane, Shprefeja e re?

    Si tifoz i Partizanit dhe i futbollit Shqiptar ne pergjithesi vitet e fundit kane qene katastrofike. Futbolli ne kryeqytet eshte katandisur ne dite te qametit ku Tirana terheq 2-3,000 tifoze maksimumi, Partizani akoma me pak dhe Dinamo pothuajse hic fare. Kemi vajtur nga nje Qemal Stafe ku nuk gjeje dot vend per tu ulur ne derbi tek nje Selman Stermasi te mbushur per gjysem dhe kjo ne derbin Tirana-Partizani.

    Ajo qe propozoj une eshte nje bashkim midis klubit Partizani dhe Dinamo ne nje klub me emrin Bashkimi i Tiranes (ose Tirana United per Anglofilet). Shkak u be filmi "Fushe e kuqe, fushe e blerte" ku kryeqytetasit krijojne nje ekip te quajtur Shprefeja, nje shartim i dy ekipeve ekzistuese Shpresa dhe Rrufeja, dhe dalin fitimtare mbi ekipin fashist Italian. Bashkimi i Tiranes do jete nje kunderpeshe ndaj "fashisteve" te Ed Rames aka S.K. Tirana qe e kane bere zap futbollin tone.

    E di qe kjo mund te ngjaje si herezi per shume ketu dhe personalisht nuk do ishte zgjedhja ime e preferuar por "gremina" ne te cilen eshte rrokullisur futbolli yne me detyron te arrij ketu. Une shoh shume pozitive nga ky bashkim.

    Pro:
    1. Te dy klubet kane histori te perbashket dhe jane pjella te komunizmit. Kane histori te lavdishme po ne post-komunizem kane caluar.
    2. Te dy klubet kane mbeshtetes te fuqishem financiar tek Besnik Sula dhe Albert Xhani megjithese Xhani eshte pak i dyshimte ne financat e tij.
    3. Te dy klubet kane komplekse futbolli nder me te mirat ne Shqiperi.
    4. Te dy klubet kane lojtare cilesore dhe bashkimi i talenteve do bente nje SuperKlub ne Shqiperi.
    5. Te dy klubet kane mbeshtetje te fuqishme ne Tirane sidomos Partizani dhe ne Shqiperi. Ekipi do te jete ekipi i te ardhurve ne Tirane kundrejt Tiranes qe eshte ekipi i vendalinjve (megjithese edhe ata jane nuk jane me shume se 10% e perkrahsve te saj)


    Kundra:
    1. Une vetem nje gje kundra shoh qe tifozerite mund te mos ta pranojne kete shartim se perndryshe per mua ka shume kuptim. Tirana po tregon qe nuk perkrah dot me shume se 2 ekipe.

    Ngjyrat e ekipit mund te ngelen te kuqe pasi kombinimin KuqeBlu e ka Vllaznia dhe e Kuqja eshte e vetmja ngjyra qe s'e ka asnje ekip tjeter.

    Mendimet tuaja jane te mirpritura sidomos ato te perkrahsve te Partizanit e Dinamos.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tulipani Zi : 12-09-2006 mė 13:54
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  2. #2
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Mire Partizani qe ka nje baze te fuqishme tifozash nga e gjithe Shqiperia po Dinamo???
    Eshte idiotesi si ekziston akoma edhe sot ky ekip dhe akoma me e cuditshme si eshte nje nder ekipet elitare...
    Jam dakort per bashkimin
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  3. #3
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga FЯODO
    Mire Partizani qe ka nje baze te fuqishme tifozash nga e gjithe Shqiperia po Dinamo???
    Eshte idiotesi si ekziston akoma edhe sot ky ekip dhe akoma me e cuditshme si eshte nje nder ekipet elitare...
    Jam dakort per bashkimin
    Bashkimi me Dinamon ka kuptim thjesht ne anen ekonomike se nga tifozlliku nuk ka kuptim fare. Presidenti i Dinamos ka goxha leke dhe klubi ka nje infrastrukture nder me modernet ne Shqiperi.

    Partizani dhe Dinamo paguajne qira $3000 per cdo ndeshje ne Qemal Stafa ndersa Tiranes i eshte falur Stadiumi qe per ironi te fatit ka pas mbjatur emrin "Dinamo".
    Dmth Partizani dhe Dinamo paguajne rreth $66,000 secili per 22 ndeshjet brenda.

    Pastaj edhe talenti do shperndahet. Shume lojtare qe nuk do gjejne vend tek ekipi i ri do te shperndahen neper ekipe te tjera si Elbasani, Durrsi ose Kavaja qe jane edhe afer Tiranes gjeografikisht duke krijuar nje lige me te forte.

    Me sa di une Tirana tani ka 4 ekipe Tirana, Dinamo, Partizani dhe Dajti (Kamza me duket) dhe rrezik Kamza ka mbeshtetjen me te fuqishme.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Shprefeja e re Tulipan, si ne teori ashtu edhe ne praktike eshte e parealizueshme. Edhe sikur te bashkohen te treja ekipet e kryeqytetit stadiumet prape bosh do mbeten. Ne Tirane futbolli nuk eshte me mjet argetimi.

    Ndoshta me ngritjen e nivelit te Superliges Qemal Stafa ose Selman Stermasi mund te terheqin me shume tifoz. E njejta gje po ndodh edhe me kombetaren. Fale rezultateve te dobta ne ēdo ndeshje ka rene dukshem numri i tifozeve.

    Pra eshte cilesia e Superliges qe i ben stadiumet e kryeqytetit gjithmone e me te 'ftohta'.


    Per mendimin tim Qemal Stafa i duhet lene Partizanit dhe Tiranes, pasi jane ekipet qe kane dhe me shume tifoz ne Tirane. Kurse Dinamo duhet t'i luaj ndeshjet e saj tek Selman Stermasi.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  5. #5
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia
    Fale rezultateve te dobta ne ēdo ndeshje ka rene dukshem numri i tifozeve.
    Nuk besoj se jane rezultate e dobeta qe jane shkaku i renies se interesit por fakti qe kampionatit duket sikur i eshte parapercaktuar fituesi fund qe kur fillon dhe leku mbizoteron.

    Cdo vit eshte garant qe Tirona me 80-90% do e marri dhe ka ndonje pretendent qe ndryshon cdo vit. Vjet ishte Elbasani, parvjet Elbasani/Partizani, parsivjet Dinamo ne mos gaboj, ne kohen e Celes ishte Vllaznia dhe para nje dekade ishte Durrsi. Ai qe hedhe lekun me te modh ai fiton.

    Kte vit qe u "shkaterrua Elbasani" nuk ka pretendent tjeter. Te shohim cdo na sjelle Flamurtari se duket se jane perforcuar me hyrjen ne Superlige.

    Nje gje eshte e sigurte ne diten e fundit te Kampionatit: Tirona do jete ne vend te pare ose te dyte.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    O Tulipan, me duket se sje fare tifoz i futbollit ti. Kush mund ta imagjinoje Kampionatin Kombetar te futbollit pa derbet Partizani - Tirana , Tirana - Dinamo , e Dinamo - Partizani ??? Ska tifoz qe ta pranoje kete gje qofte i Partizanit apo Dinamos.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 29-09-2006 mė 18:50

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    ..
    Futbolli ne kryeqytet eshte katandisur ne dite te qametit ku Tirana terheq 2-3,000 tifoze maksimumi, Partizani akoma me pak .....
    Ne radh te pare ktu gabohesh Tulipano, statistikat e tua jane komplet boshe ... Tifozeria e Partizanit eshte nr.1 ne Tirane. Kte e tregojn edhe ndeshjet qe zhvillohen ne stadiumin Selman Stermasi ku vendas eshte Tirana dhe perseri tifozat e Partizanit jane me te shumte ne nr. gje qe duket qarte sepse perkarshia ndahet ne mes... dhe aty duket shum mire se kush ka me shume. Fakt tjeter per kte eshte dhe synimi i mediave per te blere te drejten e transmetimit te ndeshjeve te Partizanit. (vjet Telesporti, sivjet Vizion+). Asnje Tv nuk ka blere te drejtat per skuadrat e tjera, fakt ky qe tregon se Partizani ka me teper tifoza dhe qe ndeshja ndiqet me shume duke mbledhur sa maksimumin e teleshikuesve.

    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    ..Ajo qe propozoj une eshte nje bashkim midis klubit Partizani dhe Dinamo ne nje klub me emrin Bashkimi i Tiranes (ose Tirana United per Anglofilet). Shkak u be filmi "Fushe e kuqe, fushe e blerte" ku kryeqytetasit krijojne nje ekip te quajtur Shprefeja, nje shartim i dy ekipeve ekzistuese Shpresa dhe Rrufeja, dhe dalin fitimtare mbi ekipin fashist Italian. Bashkimi i Tiranes do jete nje kunderpeshe ndaj "fashisteve" te Ed Rames aka S.K. Tirana qe e kane bere zap futbollin tone.

    E di qe kjo mund te ngjaje si herezi per shume ketu dhe personalisht nuk do ishte zgjedhja ime e preferuar por "gremina" ne te cilen eshte rrokullisur futbolli yne me detyron te arrij ketu. Une shoh shume pozitive nga ky bashkim.

    Pro:
    1. Te dy klubet kane histori te perbashket dhe jane pjella te komunizmit. Kane histori te lavdishme po ne post-komunizem kane caluar.
    2. Te dy klubet kane mbeshtetes te fuqishem financiar tek Besnik Sula dhe Albert Xhani megjithese Xhani eshte pak i dyshimte ne financat e tij.
    3. Te dy klubet kane komplekse futbolli nder me te mirat ne Shqiperi.
    4. Te dy klubet kane lojtare cilesore dhe bashkimi i talenteve do bente nje SuperKlub ne Shqiperi.
    5. Te dy klubet kane mbeshtetje te fuqishme ne Tirane sidomos Partizani dhe ne Shqiperi. Ekipi do te jete ekipi i te ardhurve ne Tirane kundrejt Tiranes qe eshte ekipi i vendalinjve (megjithese edhe ata jane nuk jane me shume se 10% e perkrahsve te saj)


    Kundra:
    1. Une vetem nje gje kundra shoh qe tifozerite mund te mos ta pranojne kete shartim se perndryshe per mua ka shume kuptim. Tirana po tregon qe nuk perkrah dot me shume se 2 ekipe.

    Ngjyrat e ekipit mund te ngelen te kuqe pasi kombinimin KuqeBlu e ka Vllaznia dhe e Kuqja eshte e vetmja ngjyra qe s'e ka asnje ekip tjeter.

    Mendimet tuaja jane te mirpritura sidomos ato te perkrahsve te Partizanit e Dinamos.
    Une si Tifoz i zjarrt i Partizanit do jepja dhe jeten time ne mbrojtje te emrit dhe uniformes se ekipit tim te zemres. Ti Tulipan mesa duket nuk je tifoz i mirefillte se perndryshe nuk do hapje nje teme te tille. Ska tifoz ne bote qe te pranoj ndrimin e emrit te ekipit te zemres.
    U be ne vitin 1992-1993 Dinamos iu ndryshua emri ne Olimpik... por nuk zgjati shume.
    Te fort jan tifozet e Tiranes qe kan duruar per 45 vjet emrin 17 Nentori... u jap te drejte qe shajn sistemin komunist edhe per kte arsye sepse eshte persekutim total.

    Ndersa nese Tirana(qytet) nuk perkrah dot 3 ekipe dhe nese do duhet te bashkohen 2 klube te kryeqytetit un do propozoja te bashkohej Dinamo me Tiranen, ne menyre qe te ekulibrohej pak diferanca e nr te tifozeve por qe gjithsesi perseri do i duhej dhe nje ekip i trete per tu bashkuar me to qe te arinin tifozerin e Partizanit.

    Kaq kisha une dhe mos hapni Tema qe prekni zemren e Tifozeve.
    Forca Partizoni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 29-09-2006 mė 19:53

  8. #8
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga E.T.
    O Tulipan, me duket se sje fare tifoz i futbollit ti. Kush mund ta imagjinoje Kampionatin Kombetar te futbollit pa derbet Partizani - Tirana , Tirana - Dinamo , e Dinamo - Partizani ??? Ska tifoz qe ta pranoje kete gje qofte i Partizanit apo Dinamos.
    Une kam bere tifozllik per Partizonin kur kishte 100 veta ne stadium. Kete teme nuk e hapa si tifoz i Partizonit pasi s'ka kuptim po si perkrahes i futbollit Shqiptar.
    I vetmi derbi qe ja vle sot dhe ka vlejtur jete e mot eshte Partizoni-Tirona. Dinamo s'ka pas dhe nuk ka tifoze ne Tirane. Nga gjithe shoqnia ime shumica ishim me Partizonin, ca me Tironen dhe ndonje tek tuk me Dinamon.

    Per mua do ishte ideale qe Dinamo te shkrihej si ekip po nuk besoj se dicka e tille ka per te ndodhur.

    Citim Postuar mė parė nga E.T.
    Ne radh te pare ktu gabohesh Tulipano, statistikat e tua jane komplet boshe ... Tifozeria e Partizanit eshte nr.1 ne Tirane. Kte e tregojn edhe ndeshjet qe zhvillohen ne stadiumin Selman Stermasi ku vendas eshte Tirana dhe perseri tifozat e Partizanit jane me te shumte ne nr. gje qe duket qarte sepse perkarshia ndahet ne mes... dhe aty duket shum mire se kush ka me shume.
    Plako nuk po flas per numer tifozash pasi dihet qe Partizoni ka me shume po per tifozat ne shkallet e stadiumit. Tifozet e Partizonit vjet dolen fuqishem ne ndeshjen me Elbasanin si asnjehere po kjo nuk ndodh ne ndeshjet e tjera. Fajin e ka edhe ekipi qe vazhdon te zhgenjeje.

    Citim Postuar mė parė nga E.T.
    Une si Tifoz i zjarrt i Partizanit do jepja dhe jeten time ne mbrojtje te emrit dhe uniformes se ekipit tim te zemres. Ti Tulipan mesa duket nuk je tifoz i mirefillte se perndryshe nuk do hapje nje teme te tille. Ska tifoz ne bote qe te pranoj ndrimin e emrit te ekipit te zemres.
    Plako une jam tifoz qe ne djep me Partizonin ashtu si gjithe fisi im. Edhe njehere po perseris qe nuk e hapa kete teme si tifoz i Partizonit keshtu qe nuk ka nevoje te vesh ne dyshim tifozllikun tim. Nuk eshte aty muhabeti.

    Shkas per mua jane bashkimet e ekipeve Angleze ne fund shekullin e kaluar qe rezultuan ne Manchester United ose Newcastle United. P.sh Necastle United lindi si bashkim i Newcastle East End FC dhe Newcastle West End FC. Manchester-i lindi si Newton Heath FC ne 1878 dhe 25 vjet me vone u shnderrua ne Manchester United. Oxford United filloi si Headington United me 1893.

    Dmth cudira te tilla qe juve ju duken ta paimagjnueshme kane ndodhur edhe ne vende qe futbollin e marrin me seriozisht se ne.

    Une thjesht desha te hap nje debat pasi ketu nuk shkruan me askush dhe desha te hidhja dicka interesante. Nqs ju keni idera me te mira meqe jeni edhe tifoze me te zjarrte se une bujrum dhe hapni temat tuaja.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Pershendetje te gjitheve, jam Zombie (apo Gjergj_Kastriot si ta keni qejfin ju)

    Tulipani i Zi me mua ka bere shume polemika per te cilat e falenderoj.

    Kjo ideja e shkrirjes se dy klubeve te ministrive ne nje, eshte ide e mrekullueshme. Une thoja gjithmone qe Partizani dhe Dinamo duhen shkrire pasi kane histori gjakatare, po Tulipani i Zi e coi me tej idene: ne ate per te marre gjerat e mira qe i kane sjelle futbollit shqiptar qofte Partizani, qofte Dinamo.

    Eshte e vertete qe Tirana s'ka fuqi tifozlleku per 3 skuadra: Bashkimi i Partizanit me Dinamon, duke krijuar skuadren Bashkimi do ishte ide shume e mire, qe do finalizonte nje rivale te denje per Tiranen. Gjithashtu do ngrinte nivelin e futbollit ne Shqiperi. Do sherbente edhe per te fashitur urrejtjen qe ushqehet ndaj emrit "Partizani" ne Shqiperi. Fjala "partizan" ka kujtime te dhimbshme per shume nga ata qe kane pesuar dhunen partizane, dhe tifozat e vjeter te Tiranes, ku fus dhe veten, gjithmone do e urrejne Partizanin shume me teper se tifozat e Partizanit do urrejne Tiranen.

    Kjo s'ka asgje te mire. Zgjidhja e Tulipanit vec eshte goxha inteligjente.

    Dyshoj qe ambienti i futbollit te kete vizionin e Tulipanit te Zi, po mu be qejfi qe ti Tulipan erdhe me kete ide.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 30-09-2006 mė 20:53

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Edhe nje gje tjeter: Duhet bere ligj qe biletat te jene falas per gjithe femrat. Ose t'u shiten vetem per nje cmim simbolik (psh. 100 leke te vjetra). Do shihni se si do mbushen stadiumet po te jene grate brenda.

    Gjithashtu, po u bene sportive grate, do bejne edhe femijet sportive dhe do i shtyjne te shkojne ne stadium qe te vegjel. Dhe e dime qe kush shkon qe i vogel ne stadium mbetet tifoz per jete.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    .....
    gjithmone do e urrejne Partizanin shume me teper se tifozat e Partizanit do urrejne Tiranen.

    .
    Hahahahahahaahhahhha un e di pse e urreni me shume Partizanin ju te tirones, sesa neve tironen, sepse ju kemi rafur 8-0 .. asnjeher mos e haroni kte

    8 - 0

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Ndersa per bashkimin e skuadrave do ishte me e arsyeshme te bashkohej Dinamo me Tiranen meqense kan dhe ngjyrat blu me te bardhe (si te greqise) por edhe per te mbushur vakumin ne numer kundrejt tifozeve te Partizanit. ( u pa sot ne Derbi se sa ndryshonte tifozeria)

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    007 fakti qe mendja jote eshte REFRAKTARE ndaj ideve te reja nuk do te thote qe njerez me te zgjuar se ti te mos i cojne perpara.

    Ti do qe te te them te beheni ekipi furnizues i skuadres se katert te Partizanit te Beogradit serb? Ja ta thashe. E c'fitova? Te ngrita ty nervat. Po pastaj? Pastaj hic.
    C'i beme futbollit shqiptar? Asgje.

    Une them qe duhet pare perpara. Shqiperia duhet te harroje te kaluaren e te shohe perpara. Ti po deshe te kujtosh te kaluaren kujtoje, po ki kujdes, se une kujtoj gjera teper te hidhura qe ty nuk t'i tret dot stomaku se e ke te njome.

    Tirona 1 (lojtaret e vjedhur nga Partizani)-Tirona 2 8-0

    FORCA TIRONA

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    HAHAHAHAHAHHhahahahahahaaha i fort je.... do e kem lexuar gabim tek historia futbollit ndoshta :P

    Po ju akoma me kto terma "lojtar i vjedhur"... une si duhet te them sot per Nallbanin, Hallmuēen apo ndonje tjeter ??? lojtar te vjedhur ? mos ndoshta sduhet ta quaj Tironen Tironė ?
    Un kom hap historine dhe aty kom lexu PARTIZANI 8 - 0 TIRANA, kaq di une.
    Ndersa per punen e bashkimit te skuadrave ta thashe qe Dinamo + Tirana do ishte perfekt se nuk i ngelej hatri asnjonit, kan te njeten ngjyre dhe te dyja sebashku do boni goxha tifozllik... se me thon te drejten jeni mrapa per nga numri.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Sinqerisht, Tirana s'do komunista, aq mo pak hafijet e Dinamos.

    Ti gabon kur ben paralelizma per "vjedhjen" e lojtareve. Tirana s'ka vjedhur kurre lojtare, ata vijne vete pasi pagohen me shume.

    Kurse Partizani i merrte ushtare me zor. Panajot Panos, nje prej lojtareve me te mire qe nxori ekipi zinxhir i Tiranes, iu tha: Tre vjet ne marine, ose luaj me Partizanin ose lere futbollin. Per mua kjo eshte vjedhje, ti pastaj thuaj c'te duash.

    Partizani i mori Tiranes ate vit 7 lojtaret me te mire, i beri ushtare, dhe u tha: luani tani me ata qe ngelen te skuadra juaj. Ishte viti i pergjakshem 1947. Ju duhet te turperoheni edhe sot e kesaj dite me ate ndeshje, jo te krenoheni.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 30-09-2006 mė 21:40

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Citim Postuar mė parė nga OO7
    PARTIZANI 8 - 0 TIRANA
    Kjo ktu siper eshte njollė qe Tirones i ka ngel, nuk mund ta heqi njeri dot, flije mendjen ska acid qe e heq ate njolle.

  17. #17
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    Kjo ideja e shkrirjes se dy klubeve te ministrive ne nje, eshte ide e mrekullueshme. Une thoja gjithmone qe Partizani dhe Dinamo duhen shkrire pasi kane histori gjakatare, po Tulipani i Zi e coi me tej idene: ne ate per te marre gjerat e mira qe i kane sjelle futbollit shqiptar qofte Partizani, qofte Dinamo.
    Zombie mireserdhe ne kete teme se ardhja jote eshte edhe nje arsye me teper qe te bej kthese dhe tu kerkoj ndjese tifozeve te Partizonit per ato cka thashe me siper.

    Eshte "vendosmeria" dhe "mosdoreheqja" e tifozeve te Tirones si puna juaj qe duhet te na jape shkas ne tifozeve te Partizonit per ta ruajtur historine e klubit tone te paprekur. Partizoni i dashur Zombie do jete makthi i perjetshem i Tirones dhe derbi i se Shtunes ma mbushi mendjen plotesisht njehere e mire.

    Jo vetem qe kishim me shume tifoza ne stadium se ju qe keni 10 vjete qe bleni kampionate po nuk e ulem veten kurre ne rangun tuaj e tifozerise suaj apo lojtareve tuaj si Maloku Patushi. Fitofshi sa me shume kampionate me mercenare Mirditore, Shkodrane e Leber dhe u ankofshi sa me shume per persekutim.

    Partizoni do vazhdoje te ekzistoje qe t'u jape edhe juve nje arsye per te ekzistuar.

    U kerkoj ndejse edhe njehere tifozeve te Partizonit.
    Tifozi i Partizonit u kthye serish. Ajo cka kisha nevoje ishte nje video nga e Shtuna ne Qemal Stafa. Do na vije dita edhe ne cuna.

    Zombie nuk po e ul veten ne rangun tend e ta perdor epitetin Llacifac pasi mesa kam kuptuar do ofendohesh edhe personalisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tulipani Zi : 01-10-2006 mė 21:23
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  18. #18
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Une kam qene tifoz dinamovit,ne ato vite kur futbolli kishte lezet,kur kishte edhe lojtare,kur kishte edhe tifoze.

    Ndaj te njejtin mendim me ET,se nuk munt te kuptohet futbolli shqiptar pa Partizani,pa Dinamo,pa Tirana.

    historite sesi linden Dinamo e Partizani,sa u mbeshteten nga sistemi,jane tashme perralla qe nuk vene ne gjume as 5-vjecaret.
    Edhe Caushesku,perkrahte me qeverine e tij ekipe modele te dikurshme edhe ne Europe si Steaua,Dinamo.


    Nuk do pranoja ndonese kam nje 15-vjecar larguar nga realiteti dhe futbolli shqiptar qe te shkrihej a bashkohej ekipi blu,dhe historia e shkruar qe nga Qemal Vogli,deri tek iliaz Ceco,Ciraku,Faruk Sejdini,Shyq Ballgjini,Vasillaq Zeri,golshenuesi me i madh qe njohen fushat shqiptare Myleri yne Ilir Pernaska,e deri tek brezi i viteve 80-90 me gjigandin Mujo Targaj,Andrea Markon,Ilir Luarasin,per ta mbyllur ndoshta me futbollistin me inteligjent qe pame 20-vjecarin e fundit bashke me Cim Mucen,Sulejman Demollarin.

    Partizanit te cilit e respektoj si nje klub me histori dhe plejade te shkelqyer lojtaresh,i uroj bashkim me cdo ekip tjeter,por jo me Dinamon.

    Dinamo ka nje histori dhe historite nuk shkrihen,as bashkohen.
    Dinamo per ata aq tifoze ,qofte edhe te pakte ne ato vite kur futbolli edhe e diela futbollistike ishte gjithcka eshte IDE,dhe idete as nuk blihen,as nuk shiten.

    PS Mos rreni shume keta te rinjte,se Dinamo dhe Partizan kishin mbeshtetje,se biri birit,kur lozte Tirana me cdo ekip rrethi nuk mbyllej loja deri ne min 96,ne korne njeri mbante portierin nga bluza,tjetri nga breket lojtarin kundeshtar.
    jo vetem kish mbeshtetje Tirana,por edhe shume,mos harroni se luanin ne kombetare 6-7 lojtare,flas per tipa qe ngjanin me aksioniste hekuradhash sesa lojtare futbolli,tip Arjan Bimo,Ner Hodja,Tit Ramadani,Bedri Omuri,pa harruarr lojtarin me medioker qe kane pare syte e mi ne nje kombetare te Shqiperise,Arben Mingen.

    Keshtu qe ta shkruajme historine edhe nga ana tjeter e medaljes,jo vetem nga Dinamo dhe Partizanet e ministrive.

    Kur ben Tirana e persekutuar,cduhet te thone ekipet e rretheve...........................?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  19. #19
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Me duket se verdikti u mor dhe meqe po flasim te gjithe si tifoze nuk ka per te pas ne jet te jeteve bashkim.

    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Kur ben Tirana e persekutuar,cduhet te thone ekipet e rretheve?
    Mbi kete dukuri kam debatuar me Zombie-n dikur pasi me duket pak qesharake qe Tirona te hiqet si e persekutume.

    Po besoj se kjo lind nga fakti qe Tirona ishte mesu para LIIB qe ta kishte zap kampionatin Shqiptar kur luante me Kavajen, Vllaznien dhe Korcen. Mund te gabohem po atehere vetem Skenderbeu e ka fituar njehere kampionatin dhe te tjerat i ka fituar te gjitha Tirana. Kjo ishte gjendja para luftes.

    Pas luftes Tirona humbi shkelqimin e saj me krijimin e Partizonit dhe Dinamos dhe u be ekipi i 3-te ne Shqiperi. Ne post komunizem Tirona zapton serish Kampionatin Shqiptar ku ka fituar 9 nga 12 kampionatet e fundit. Ne syte e tifozeve te Tirones ata jane kthyer ne fronin qe u takon po prape jane xheloz ndaj Partizonit sidomos per mbeshtetjen masive qe kane ne Shqiperi dhe ne Tirane si edhe per bilancin negativ me te. Eshte e habitshme qe ne gjithe keget e Tirones flasin per tifozet dhe ekipin e Partizonit. Nuk ka me shfaqje te hapur te nje kompleks inferioriteti.

    Tifozet e Tirones hiqen si anti-komunistet me te flakte ashtu sic na hiqet edhe Berisha. Eshte nje argument shume me leverdi ne Shqiperi.

    Nejse nuk doja qe te kthehej kjo teme serish ne nje debat qe e kemi sterrrahur por per kete nuk kam ke te falenderoj tjeter vec Zombie-n.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    ... Eshte e habitshme qe ne gjithe keget e Tirones flasin per tifozet dhe ekipin e Partizonit. Nuk ka me shfaqje te hapur te nje kompleks inferioriteti.
    .
    Vallaj e ke then me vend kte.
    Ndihen inferior... se Partizoni nuk eshte gogel pishe qe te kesh bilanc pozitiv me te sic ke me ekipet e tjera
    Prandja thuhet qe Partizoni eshte legjenda e futbollit Shqiptar, sepse ka bilance pozitive me cdo skuader tjeter qe ekziston ne Shqiperi perfshi ktu dhe Tironen.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 1990-2007, 100 vrasjet mė tė bujshme nė Shqipėri
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 17:30
  2. Bashkimi Bėn Fuqinė!
    Nga biligoa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 16:04
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  5. Mbi 4 Shkurtin
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 09:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •