Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Historia e Poezisė Angleze

    Poezia Angleze

    Poema mė e vjetėr angleze e cila mendohet tė jetė shkruar nė vendin e njohur sot me emrin Angli, ėshtė shkruar nė anglishten e vjetėr e cila ėshtė e pakuptueshme pėr shumicėn e anglisht-folėsve tė sotėm. Gjithashtu poetėt anglezė tė asaj kohe kishin pėr zakon tė shkruanin dhe nė Latinisht apo dhe nė Greqishten klasike.

    Gjuha angleze u pėrhap shumė dhe jashtė kufijve tė Anglisė si pasojė e pėrparimit tė tregetisė si dhe me rritjen e Perandorisė Britanike. Sot, vetėm njė pėrqindje e vogėl anglish-folėsish jetojnė nė Angli. Nė tė njėjtėn kohė shumė shkrimtarė shkruajnė sot anglisht edhe pse anglishtja nuk ėshtė gjuha e tyre amtare. Gjithashtu Poezia Angleze pėrfshin krijimtarinė e popullsisė Amerikane,Australiane, Kanadeze dha atė tė Zelandės sė re. Qė prej vitit 1922, poezia Irlandeze ėshtė parė si njė degė tjetėr e letėrsisė angleze.


    Poezia mė e hershme angleze


    1. Poezia e vjetėr Angleze

    Poema mė e vjetėr angleze e dokumentuar, titullohet 'Beowulf'. Kjo poemė epike ėshtė shkruar nė gjuhėn e Saksonėve (pra anglishten e vjetėr). Fillimisht poema nuk kish titull, por nga shekulli i 19tė filloi tė quhej 'Beowulf' sipas emrit tė heroit Skandinav pėr aventurat e tė cilit bėn fjalė dhe vet poema. Edhe pse poema ka faktorė historikė, vetė ngjarja dhe heroi kryesor, janė krijime tė imagjinatės sė autorit.

    Mendohet se Beowulf, mund tė jetė shkruar nė formė elegjie kushtuar njė mbreti i cili ka vdekur nė shekullin e shtatė, por poema nuk ka informacione tė mjaftueshme pėr saktėsimin e emrit tė kėtij mbreti. Ceremonia e varrosjes ngjan deri diku me relikat e gjetura nė Sutton Hoo, por nuk ka efidenca tė mjaftueshme qė tė mbėshtesin lidhjen nė realitet tė poemės me relikat e gjetura. Poema mund tė jetė kompozuar rreth viteve 700 dhe transmetuar ndėr vite nėpėrmjet gojėdhėnave, derisa mė nė fund ėshtė shkruar. Dokumenti i vetėm origjinal i kėsaj poeme i pėrket vitit 1000 dhe sipas dorėshkrimit mendohet tė jetė shkruar nga dy njerėz. Nė lidhje me autorėsinė e kėsaj poeme, Bede supozon se poema ėshtė krijim i Cędmon, por deri sot nuk janė gjetur dokumenta qė sqarrojnė autorėsinė e saj.

    Nė shek e 16tė pronar i dorėshkrimit origjinal tė poemės ishte Lawrence Nowell. Mė pas nė shek 17tė u bė pjesė e koleksionit tė Robert Bruce cotton, ndaj dhe njihet si Cotton Vitelllius A.XV. Poema u dėmtua shumė gjatė njė zjarri nė vitin 1731. Kopja e parė e poemės u bė nga studiuesi Grķmur Jónsson Thorkelin nė 1818. Kjo kopje mbahet si mė origjinalja sot, pasi gjatė viteve peoma ka pėsuar ndryshime tė tjera, por gjithsesi mendohet se dhe Thorkelin ka bėrė ndryshimet e tij gjatė kopjimit.

    Beowulf midis elementeve pagane dhe folklorike pėrmban dhe elemente fetare. Shume studiues mendojnė se epika ėshtė krijim i shumė njerzve por ka tė tjerė qė mendojnė se poema ėshtė simboli i tranzicionit nga paganismi nė Krishtėrim, nė Britaninė e hershme.

    Pas gjithė supozimeve dhe dokumentave, Beowulf shėnon fillimin e poemave Anglo-Saksone. Shumė poema tė kėsaj periudhe nuk mund tė vendosen kronologjikisht sipas datave, nga mungesa e dokumentacioneve. Megjithatė shumė prej tyre mund tė identifikohen me momente tė veēanta kohore. Mendohet se poema "Ėndėrra e Rrugės" ėshtė shkruar para vitit 700 tė erės sonė, pasi sipas kėrkimeve tė studimeve pjesė tė poemės u shkruan mbi kryqin Ruthwell pikėrisht nė vitin 700. Punimet e nėnshkruara nga poeti Cynewulf, titulluar "Krishti II", "Elena", "Fatet e Apostujve" dhe "Xhuliana" mendohet tė jenė shkruar nė shek. e VIII-tė. Poema tė tjera tė cilat pėrshkruajnė ngjarje historike mendohen tė jenė shkruar fill pas kėtyre ngjarjeve tė tilla poema janė "Beteja e Brunanburh (937) dhe Beteja e Maldon (991).

    Gjithsesi, nė pėrgjithėsi poezia Anglo-Saksone ėshtė kategorizuar mė shumė nga mbishkrimet tė cilat i rezistuan kohėrave dhe jo nga datat kur kėto dorėshkrime mendohet tė jenė shkruar. Dorėshkrimet mė tė rėndėsishme janė katėr kodikėt poetikė tė fundshekullit tė X dhe fillimit tė shek tė XI, tė njohura si "Dorėshkrimet e Caedmon", "Libri i Vercellit", "Libri i Exeter" dhe "Mbishkrimi i Beowulf".

    Krijimet qė i rezistuan kohėrave janė tė pakta nė volum, por tė tematikave tė shumllojshme. Beowulf ėshtė e vetmja poemė heroike-epike qė ėshtė dokumentuar e plotė, gjithsesi janė gjetur frakmente poemash tė tjera si "Waldere" dhe "Finnsburg" tė cilat trajtojnė tė njėjtėn tematikė. Nė krijimet e dokumentuara ka krijime tė cilat pėrfshijnė vargun fetar dhe trajtojnė temat e devotshmėrisė dhe biblės; janė gjetur gjithashtu elegji si "Endacaku", "Lundėrtari" dhe "Rėnojat" si dhe proverba dhe fjalė tė urta. Pėrveē "Poemės me Rimė" (e cila u quajt kėshtu si rrjedhojė e rimės sė pėrdorur), poemat e tjera Anglo-Saksone janė shkruar me vargun aliterativ (varg ku ritmi i theksave pėrforcohet nga pėrsėritja tingujve)*.


    -----
    1. Sutton Hoo, pranė Woodbridge, Suffolk, ėshtė relikė Anglo-Saksone e njė varrimi me anije e fillimit tė shek tė 7tė zbuluar nė 1939.

    2. Cędmon, ishte njė poet dhe prift Anglo-Sakson. Ai ėshtė njė nga 12 poetėt Anglo-Saksonė qė ėshtė gjendur i dokumentuar, si dhe vetėm njė nga tre poetėt pėr tė cilėt sot ka dokumenta biografike si dhe shkrime origjinale.

    3. Bede, njihet si Shėnjti Bede ose Beda (nga latinishtja), viti 672 ose 673 – 27 Maj, 735, ishte murg nė manastirin e Shėn Pjetrit nė Wearmouth.

    4.Kryqi Ruthwell ėshtė njė nga ato pak krijime artistike qė i shpėtuan shkatėrrimit ose vjedhjes gjatė pushtimit Anglez nė Skocinė jugore.
    -----

    -----

    Materiali u pėrgatit nga Fiori, mbėshtetur nė studime tė Melissa Snell dhe tek libri i Hamilton, Ian. "The Oxford Companion to Twentieth-Century Poetry in English"

    -----




    ♥ - Fotografia e faqes sė parė tė dokumentit origjinal tė poemės epike Beowulf ©Kip Wheeler's homepage at Carson-Wheeler College
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    2. Periudha Anglo-Normane dhe Mesjeta

    Pėrdorimi i gjuhės anglo-saksone u zbeh gjatė pushtimit normandez tė Anglisė i cili filloi nė 1066. Aristokracia e re pėrdorte si gjuhė zyrtare frėngjishten. Nė kėtė periudhė tė dy gjuhėt filluan tė pėrzihen dhe si rrjedhojė dialekti franzes i shtresave tė larta tė shoqėrisė ishte anglo-norman, ndėrsa gjuha anglo-saksone u shndėrrua nė anglishten e mesjetės.

    Edhe pse gjuha anglo-normane ishte mė e preferuar pėr shoqėritė e larta, anglishtja e mesme vazhdoi tė pėrjetonte zhvillimin e saj dhe kėtė zhvillim e mbėshtesin dokumenta si dhe krijime tė rėndėsishme tė asaj kohe.

    Rreth shekullit XIII-tė Layamon shkroi "Brut" duke u mbėshtetur ne epikėn "Roman de Brut" (1155) tė Norman Wace. Nė veprėn e tij, Layamon ka pėrdorur kryesisht anglishten e mesme edhe pse nė intonacionin e krijimit vihen re influencat anglo-saksone. Nga kjo periudhė janė gjetur gjithashtu lirika dhe romanca tė cilat vėrtetojnė rrimėkėmben e gjuhės angleze. Nė 1362 frėngjishtja e pėrdorur nė parlamente dhe gjykata u zėvendėsua me anglishten.

    Hovin mė tė madh letėrsia angleze e pėrjetoi gjatė shekullit tė XIV-tė me krijimet e Peral titulluar "Pearl" (autori njihet me emrin e krijimit tė tij), "Durrimi", "Pastėrtia" dhe "Sir Gawain dhe kalorėsi Green"; krijimi politik dhe fetaro-alegorik i Langland, titulluar "Piers Plowman"; "Confessio Amantis" e Gower; dhe sigurisht punimet e shkrimtarit ndoshta mė tė njohur tė mesjetės, Chaucer, i cili njihej nga shkrimtarėt e kohės sė tij si njė nga pasardhėsit mė tradicional tė Virgjilit dhe Dantes.

    Nė shek e XV pėrveē shkrimeve tė Chaucer, lexoheshin dhe shkrime tė Lydgate dhe Skelton, ndėrsa shkrimtarėt e tjerė ishin disi mė tė nėnvlerėsuar. Ky shekull i pėrket mė shumė poetėve skocezė dhe pėrparimit tė poezisė Skoceze, i cili filloi me shkrimin "The King's Quair" tė James I tė Skocisė. Poetėt kryesorė tė grupit skocez ishin Robert Henryson, William Dunbar dhe Gavin Douglas. Henryson dhe Douglas ishin tė parėt qė njihen pėr pėrdorimin e satitrės sė ashpėr. Versioni i ri i "Aeneid" tė Virgjilit, qė shkroi Gavin Douglas njihet si njė nga dokumentat mė tė hershėm tė letėrsisė humaniste tė Rilindjes nė anglisht.



    -----
    Gavin Douglas, (c. 1474 – shtator, 1522), Poet dhe bishop skocez.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 14-09-2006 mė 20:27

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  4. Historia e lindjes se Sportit Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 06:04
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •