Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36
  1. #1

    Thumbs down Mal i Zi: Policia arreston 20 shqiptarë të dyshimtë për “aktivitete terroriste”

    Policia speciale malazeze, gjatë një aksioni në Malësi, ka arrestuar rreth 20 shqiptarë. Partia e re, Alternativa shqiptare, ka reaguar te të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke thënë se gjatë këtij aksioni policor, është shkelur ligji dhe të drejtat qytetare. Ndryshe, zyrtarët malazezë thonë se janë arrestuar 14 persona nga rrethina e Tuzit, nga të cilët edhe tre shtetas amerikanë.

    Policia thotë se te arrestuarit ka disa muaj që gjenden nën vëzhgim policor dhe se arrestimet janë bërë atëherë kur është bërë e qartë se jetët e qytetarëve do të mund të rrezikoheshin në ndonjë “aksion terrorist”. Njoftohet po ashtu se në shtëpitë e të arrestuarve është gjetur një sasi e vogël armësh, ndërsa një “arsenal i tërë” është gjetur në “tri shpella dhe lokacione tjera”.
    Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka thënë se aksioni policor në Tuz, pikërisht në prag të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale ne atë vend - të krijuar me përkrahjen mjaft vendimtare të shqiptarëve- ka qenë i domosdoshëm "për shkak të sigurisë së qytetarëve në rajonin e Malësisë".
    Sipas disa njoftimeve, arrestimet janë bërë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë.

    RTK 10/09/2006 13:04:17

  2. #2
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    per cfare "terrorizmi" behet fjale?

    A eshte kjo vetem nje pretekst per tu "shtypur koken" shqiptareve qe ne fillim, apo ???
    Koordinimi me autoritetet shqiptare me huton pak.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  3. #3
    Mali i Zi ushtron "demokracinë"

    Në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm, përmbi 300 policë të armadës malazeze, të armatosur deri në dhëmbë, të veshur me antiplumë dhe me maska të zeza mbi fytyrë, hynë në Malësi, bastisën afër 20 shtëpi malësore, maltretuan pleq e fëmijë, madje edhe të sëmurë dhe arrestuan mbi një 20 persona prej të cilëve 5 janë me shtetësi amerikane.

    E gjithë kjo u bë vetëm disa orë pas hyrjes në fuqi të heshtjes parazgjedhore për zgjedhjet e ditës së diel e që për herë të parë organizohen edhe për pushtetin lokal të Tuzit.
    Koalicioni i vetëm proshqiptar që synon të marrë pushtetin lokal në këtë mjedis, i formuar nga Lidhja demokratike dhe Iniciativa qytetare, mbrëmë pati konvetntën përfundimtare, ku Malësia haptas i dha besimi këtij koalicioni, çka si duket e ka tërbuar pa masë regjimin e Millo Gjukanoviqit

    Edhe pse pushtetarët e Malit të Zi, si preteks për këtë bastisje paraqesin gjoja shtirjen me armë në tubimin e mbramshëm, që nuk ishte as edhe një, si dhe çarmatimin e malësorëve që sipas inforamtave që gjoja paskan, po pergadisnin akte teroriste, arsyen e vërtetë për këtë sjellje bruatle ne e shohim në faktin se pushtetmbajtësit në Mal të Zi, së bashku me partinë e Ferhat Dinoshës që janë në koalicion, nuk mund të pajtohen me humbjen e votave malësore.

    Përndryshe nga shtëpitë e bastisuar deri më tani kan marrë 20 flamuj, disa libra e videokaseta me kujtime familjare dhe disa eksponate armësh-trofe, nga fillimi i shekullit të kaluar por askund armë për të cilat ata bënin fjalë.

    Ajo që shqetëson pa masë është fakti se pleq mbi 80 vjeçarë janë mbajtur lidhur me duar pas shpine, e të shtruar me fytyrë në dhe, kurse nënave nuk u është lejuar që të kujdesën për foshnjat që me sjelljen e tyre, xhandarët malazez i kishin trishtuar.

    Ne kemi kontaktuar organet kompetente dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare në Mal të Zi dhe edhe pse kemi fituar garanci se kjo ekspeditë ndëshkimi në Malësi do të marrë fund, maskat e zeza ende po ushtrojnë forcën nëpër Malësi, si duket, për meritë që me votën shqiptare formuan edhe shtetin e vet.

    Ne këtu në Malësi jemi para një natë plotë ankth, por shpresojmë se ndërkombëtarët do të ndërmarrin masa që në Malësi të sigurojnë paqën e sigurinë, pasiqe revolta popullore tek malësorët është ngritur deri në atë nivel sa situata mund të shkallëzojnë edhe më keq.
    ___________
    Burimi: MekuliPress

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mr.Hoti
    Anëtarësuar
    08-09-2006
    Vendndodhja
    Ilirid
    Postime
    43
    Sa për kët që kan bastisur dhe kan arrestuar disa dhjetra persona nuk na habit fare sepse kështu u veprote edhe në Kosovë gjat kohës së Millosheviçit por edhe në Maqedoni që nga janari i vitit 2001 ku dhe nga bastisjet dhe arrestimet që u bashin erdhi deri tek lufta e cila shpertheu në shkurt të po atij viti kështu që edhe organet e rendit dhe instucionet e shtetit të sapo formuar malayey e ndjek të njejtën metod shiq e ndogji Millosgheviçi dhe Trajkofski mua personalisht më habit fakti se si ata marin një aksion ku dhe në at shtet ishte shpallur heshtje parazgjedhore nga krejt kjo mua vetëm ki i fundit më habit dhe më brengos se çfar duan ata vall mos duan që ti ndjek i njejtui fat siç e ndogji Serbin dhe Maqedonin po ta kërkoin kët shum shpejt do ta ken........
    Shkau i ri e shkau i vjeter,
    Ska ma marveshje tjeter.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Pershendes kete akcion te organeve te shtetit Malazez!
    Qytetaret e Malesise ,edhe ata duhet te jene vigjilente kunder Terrorizmit dhe duhet ta mbrojne shtetin dhe popullin e Malit te Zi meqe per kete edhe kane votuar...dhe jo vetem kaq!
    E Mira e shtetit malazez po edhe e shqiptareve do ishte qe keto bastisje dhe arrestime te "terroristeve"tani e tutje t`mos pushonin gjersa te kapen te gjithe terroristet e malesise dhe trojeve shqiptare te okupuara nga "Cerna Serbia" (Mali i Zi)
    He... ju lumte forcave " te rendit" apo Policise ...

  6. #6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Në të vërtetë nuk qenke në rrjedha e as që paske qenë në rrjedha ndonjiherë.
    Këtu është i njëjti skenar sikur i Shkinisë qysh ja bajke në Kosovë, të gjithë i quante terroristë pasi që i vriste ose i burgoste.
    Për kah ana luftarake Mali i Zi mund të jetë një pre e lehtë për Shqipërinë, pasi mjaftojnë banorët e Shkodrës që t'i shkojnë deri në Durmitor, por problemi është për kah ana politike pasiqë Ndërkombëtarët nuk po tolerojnë kryengritjet e shqipëtarëve kohëve të fundit.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Toni Malsori
    Anëtarësuar
    27-03-2006
    Postime
    16

    Cebesa, skenar apo dicka tjetër nuk po di, këtu era po vjenë luftë?

    Thot një fjalë e vjetër popullore së "asaj sorre që i jep bukë, ajo edhe ti nxjerr syt..." pra malaziasi(ë)t i cliruam nga thundra sërbe, dhe tani ata na këthejnë më arrestime, duke mos hezituar edhe të na cuajn terrorist, skenare të nxhashme si ato të Milo(xhukak...)shevicit. Vëllezer, ketu nuk don shumë mend së shkjau sepatën e vjetër e mban nen kokë të re për ti prer MALSORET AUTOKTON.
    ...Diaspora e gatshme, pret KUSHTRIMIN.
    Përkrah iden tuaj, duke shpresuar së ashtu siq shkran edhe mëndon.
    Përshëndetje vëllëzërore.

    Citim Postuar më parë nga alibaba
    Në të vërtetë nuk qenke në rrjedha e as që paske qenë në rrjedha ndonjiherë.
    Këtu është i njëjti skenar sikur i Shkinisë qysh ja bajke në Kosovë, të gjithë i quante terroristë pasi që i vriste ose i burgoste.
    Për kah ana luftarake Mali i Zi mund të jetë një pre e lehtë për Shqipërinë, pasi mjaftojnë banorët e Shkodrës që t'i shkojnë deri në Durmitor, por problemi është për kah ana politike pasiqë Ndërkombëtarët nuk po tolerojnë kryengritjet e shqipëtarëve kohëve të fundit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toni Malsori : 10-09-2006 më 18:38

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Toni Malsori
    Anëtarësuar
    27-03-2006
    Postime
    16

    Cebesa, skenar apo dicka tjetër nuk po di, këtu era po vjenë luftë?

    Thot një fjalë e vjetër popullore së "asaj sorre që i jep bukë, ajo edhe ti nxjerr syt..." pra malaziasi(ë)t i cliruam nga thundra sërbe, dhe tani ata na këthejnë më arrestime, duke mos hezituar edhe të na cuajn terrorist, skenare të nxhashme si ato të Milo(xhukak...)shevicit. Vëllezer, ketu nuk don shumë mend së shkjau sepatën e vjetër e mban nen kokë të re për ti prer MALSORET AUTOKTON.
    ...Diaspora e gatshme, pret KUSHTRIMIN.

    [QUOTE=alibaba]Në të vërtetë nuk qenke në rrjedha e as që paske qenë në rrjedha ndonjiherë.
    Këtu është i njëjti skenar sikur i Shkinisë qysh ja bajke në Kosovë, të gjithë i quante terroristë pasi që i vriste ose i burgoste.
    Për kah ana luftarake Mali i Zi mund të jetë një pre e lehtë për Shqipërinë, pasi mjaftojnë banorët e Shkodrës që t'i shkojnë deri në Durmitor, por problemi është për kah ana politike pasiqë Ndërkombëtarët nuk po tolerojnë kryengritjet e shqipëtarëve kohëve të fundit.

  9. #9
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202

    Cool

    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Pershendes kete akcion te organeve te shtetit Malazez!
    Qytetaret e Malesise ,edhe ata duhet te jene vigjilente kunder Terrorizmit dhe duhet ta mbrojne shtetin dhe popullin e Malit te Zi meqe per kete edhe kane votuar...dhe jo vetem kaq!
    E Mira e shtetit malazez po edhe e shqiptareve do ishte qe keto bastisje dhe arrestime te "terroristeve"tani e tutje t`mos pushonin gjersa te kapen te gjithe terroristet e malesise dhe trojeve shqiptare te okupuara nga "Cerna Serbia" (Mali i Zi)
    He... ju lumte forcave " te rendit" apo Policise ...

    Po mir bre njeri po qysh bre po ta ze goja a ti nuk shiqon hiq a veq shkrun a lexon ndojher apo kurr ti paske hecen bre bac ma more njeri se shqiptar jan ata qe jan burgosur nga ish regjimi deri dje i serbies se nuk jan tjer edhe ta edhe pse jan panvarsuar nga serbia te njejtit jan qe na kan burgosur neve ne kosov ,keshtu ma more kurkushi se pernjime kurkushi ishe ama bash kerkushi hiq ,,.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Mos paragjykoni lajmin, por mire-informohuni dhe mesoni me shume mbi arrestimet, arsenalet e armeve te kapura, zbulimet e policise malazeze, emrat e te arrestuarve, dhe pastaj jepni mendim per temen.

    Ceshtjet e sigurise ne kohen qe jetojne meritojne vemendjen maksimale.

    Albo

  11. #11
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Përndryshe nga shtëpitë e bastisuar deri më tani kan marrë 20 flamuj, disa libra e videokaseta me kujtime familjare dhe disa eksponate armësh-trofe, nga fillimi i shekullit të kaluar por askund armë për të cilat ata bënin fjalë.
    Përdhoset flamuri me shqipen dy krenshe.
    U merret libri d.m.th e drejta për të lexuar dhe shkolluar.
    U merren videokasetat ku familja i shikon çastet familjare të paharrueshme.
    Merren armë që kanë vlerë muzeale për shqipëtarët, d.m.th. po shkatërrojnë historinë tonë.

    Ajo që shqetëson pa masë është fakti se pleq mbi 80 vjeçarë janë mbajtur lidhur me duar pas shpine, e të shtruar me fytyrë në dhe, kurse nënave nuk u është lejuar që të kujdesën për foshnjat që me sjelljen e tyre, xhandarët malazez i kishin trishtuar.
    Kësaj i thonë terror shtetëror.Qëllimi është që të terrorizohet populli shqiptar, të mbillet frikë etj

  12. #12
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202

    Qe Albo info ma shum per Rastin

    Lidhja Demokratike dhe Alternativa Shqiptare

    Leter e hapur

    Per presidentin e republikes se Malit te Zi, presidentin e Kuvendit, Presidentin e Qeverise, Ministrin e puneve te mbrendshme, drejtorin e policise dhe per te gjitha informacionet publike

    Malesia ne rrethim

    Me 9.09.2006 ne ore te hershme te mengjezit kolona e makineve (xhipave), me police speciale te maskuar te armatosur deri ne dhembe i jane drejtua Malesise dhe i kane nxane pozicionet strategjike dhe pastaj jane futur ne shtepija te disa familje te njohura duke i maltretua pervec tjerash femijet dhe pleqet, edhe pertej moshes 80 vjecare.
    Keshtu qe rreth ores 6 te mengjezit u futen ne shtepine e Pjeter Zefit Sinishtaj ne qender te Tuzit dhe maltretuan plakun e moshuar, gruan dhe femijet e Antonit Sinishtaj, profesor i gjuhes serbe dhe Viktorit, profesor i historise.
    Ne te njejten kohe te tjeret bastisen shtepine e Martin Franit Dedvukaj ne Tuz, Nik Marashit Dedvukaj ne Sukruq dhe Tom Nishit ne Bardhaj. Gjithashtu jemi ne dieni se kane kontrollua shtepite e Sokolit Ivanoviq (Ivanaj), Gjergjit Ivanoviq (Ivanaj), Markut Ivanoviq (Ivanaj) dhe Lekoceviq Nikolles.
    Ka informacione se jane bastise dhe kontrolua edhe shume shtepi te tjera, te gjitha nen preteksin se kane vendime gjyqesore per kontrollim edhe pse asnjehere ate se kane deshmua dhe as qe ne kane tregue familjeve para bastisjeve. Kontrollimi i banesave-shtepive eshte be pa mbrojtes dhe pa dy deshmitare. Prej shtepise se Martin Franit Dedvukaj jane heqe flamujt kombtare te cilet kanqe qene te varura ne mure dhe sipas fjaleve te deshmitareve i kane qite per toke. Shenjat nacionale i kane marre duke i shenua ne proces verbal edhe pse me ligje eshte garantua perdorimi i tyre.
    Vellezerit Berishaj; Pjetrin, Zefin dhe Leken prej Gurrecit, sipas te dhenave te deshmitareve i kane rreh dhe keqtrajtuar, ua kane thye dhembet dhe duart. Pastaj kane kontrollua shtepine e Sokol Ivanajt, nenshtetas amerikan dhe studentin Ivan Ivanaj.
    Ndersa policia ka marre disa persona, ne mes te tjereve ka shtetas amerikan, por deri ne keto momente nuk kemi qene ne mundesi te fitojme emrat e tyre.
    Theksojme se nuk jemi kunder aktivitete te rendomta te personelit ye ministrise se puneve te mbrendshme, menyra se si eshte zhvillua akcioni na jep te drejte te dyshojme se ka te beje me aktivitetet te pergaditur , organizuar e ka mbrapavijen politike, per te frikesua qytetaret para zgjedhjeve-votimit.
    Sielljet e policeve kete mengjes ne teritorin e Malesise e ka tejkalua cdo mase dhe i perngjet huntes ne rrethin! Jemi te detyruar te theksojme sielljen e policeve qe e kane percjell Pjeter Zefin Sinishtaj, pjesmarresin e LNC dhe deshmitare shumevjecarete gjykates te cilin e kane perciell ne qendren urgjente per ndihme, te cilin e sulmoi fizikisht polici me numer 002882.
    Jemi te lire te konstatojme se ne keto momente nuk mund te flasim per zgjedhje te plote demokratike.
    Pervec tjerash mu per shkak se jane te burgosur kandidatet per deputet si dhe perfaqesuesit tane legjitime te listave tona zgjedhore.
    Me kete nuk duam te perfitojme pike sepse jemi te bindur se pushteti me sielljet e tija kete na e mundesoj me se miri. Ne mendojme se kemi te drejte te ngrisim zanin kunder sielljeve te ketilla dhe te paralajmerojme radikalizimin e situates. Se keshtu mundet dhe mendon pushteti ne kete drejtim tregojne faktet se ne afersi te tregut te bagetive jane stacionuar disa makine ambulance.
    Nese ne Malesi egzistojne ata qe kane cenuar ligjin ka kohe qe te kapen. Per kete egziston procedura dhe nuk eshte zgjidhja ne maltretimin e qytetareve te pafajshem ne prag te zgjedhjeve.
    Ne per kete do te alarmojme jo vetem informimin vendor por edhe ato nderkombetare, me qellim qe detalisht ti informojme me qendrimin e pushtetit me qytetaret e Malesise, duke shtuar fuqi dhe demostruar force te papare deri tani.
    Sigurisht Malesia me as nje gje se ka meritua sielljen e ketill te policise para syve te femijeve, pleqeve te pafuqishem te gjithe qytetare lojal te Malit te Zi.
    Me siellje te ketille vandale te policise, eshte vu ne pyetje mbajtja e zgjedhjeve ne kete treve.
    Ne shprese se dikush do ta tregoj vullnet dhe kapacitet demokratik per te nderrmarr masa te parapara ligjore qe ketyre trevave ku kthehet qetesia qe kete dite u cenua qetesia dhe siguria personale. Vecanarisht insistojme dhe apelojme qe te gjithe personat e mbajtur ne polici te lirohen nga akuzat e renda sipas nesh te montuara dhe ne kete menyre te krijohen kushte per votime dhe zgjedhje te lira.

    Per LD dhe Alternativen Shqiptare.
    Nikolle Camaj dhe Vasel Sinishtaj

    DEKLARATE

    Me rastin e informatave te TV te Malit te Zi se akcioni i policise malazeze ne oret e mengjezit e zhvilluar ne Malesi ka qene ne bashkpunim me sigurimin e shtetit shqiptare Alternativa Shqiptare e ka njoftuar permes telefonit kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha per situaten dhe e ka informuar me informatat qe jane dhane nga medijet.
    dr Berisha ka demantua te gjitha keto te dhenat duke i quajtur te paverteta, dhe ka thene se ai personalisht do te angazhohet per te marr informacione me detaje lidhur me kete situate.
    Berisha u ka perciell qytetareve te Malesise qe te jene te qete, te mos bien ne provokime eventuale, qe te ruajn qetesine dhe ne zgjedhjet e neserme ne qetesi dhe te permbajtur te kryejn detyren e qytetarit dhe me voten e tyre te vendosin per te ardhmen e vet.

    Alternativa Shqiptare

  13. #13
    "UJKU QIMEN E NDROM, ZANATIN JO"

    Me shkijet kurre asnejehre nuk do te kemi rrahati.

    Me ndihmen e shqiptareve Mali i Zi fitoj pavaresine, shkeputjen nga Serbia, e tani ja se cfare mirenjohje kane per shqiptaret atje qeveria e malit te zi.

  14. #14
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Shum shum leht mashtrohemi ne shqiptaret edhe gjithmon na ka kushtuar kjo gjithmon e kemi paguar gjithmon keshut me rrahje malltretime perdhunimee besa edhe vrasje mir e thot ARIAN TB ujku qimen e ndrron zanatin se harron .

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Pèr derisa nuk e dini se cfar ka ndodh ne mes te tyre nuk keni pse diskutoni ne kete teme.. Un jam kunder kesaj qe malltretohen Shqiptaret e Malit te zi , por un dyshoj dicka ketu mbase lexova qe ne mesin e tyre ka edhe " 4 Amerikan "

    Cfar lidhje mund te ken ata Amerikanet me Shqiptaret e Malesis.. dhe cfar lidhje kishte ajo sasi e municionit ne at vend.. Dhe per cfar pikerisht ato 20 persona qenkan percjell moti kohe nga Polizei Malazese..

    Shpresoj qe nuk e kan mendjen edhe ata shqiptar te zi te prishtin qetesin ne at vend ne emer te Muslimanve te Bin Ladenit e ketyre te tjerve.

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  16. #16
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga alibaba
    Në të vërtetë nuk qenke në rrjedha e as që paske qenë në rrjedha ndonjiherë.
    Flm shume...
    Me sa shoh une me mendje e jo me sy,ketu ju jeni ai qe s`qenkeni ne rrjedhe apo ne rrjedha aspak!...
    Sidoqofte,vazhdoni ju mendimin e juaj,vazhdoni edhe t`na mesoni neve dhe t`u jepni lekcione edhe veteraneve te ketyre puneve antisllave!

  17. #17
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Lexoi emrat o Gjilanasi

    Citim Postuar më parë nga ment
    Lidhja Demokratike dhe Alternativa Shqiptare

    Leter e hapur

    Per presidentin e republikes se Malit te Zi, presidentin e Kuvendit, Presidentin e Qeverise, Ministrin e puneve te mbrendshme, drejtorin e policise dhe per te gjitha informacionet publike

    Malesia ne rrethim

    Me 9.09.2006 ne ore te hershme te mengjezit kolona e makineve (xhipave), me police speciale te maskuar te armatosur deri ne dhembe i jane drejtua Malesise dhe i kane nxane pozicionet strategjike dhe pastaj jane futur ne shtepija te disa familje te njohura duke i maltretua pervec tjerash femijet dhe pleqet, edhe pertej moshes 80 vjecare.
    Keshtu qe rreth ores 6 te mengjezit u futen ne shtepine e Pjeter Zefit Sinishtaj ne qender te Tuzit dhe maltretuan plakun e moshuar, gruan dhe femijet e Antonit Sinishtaj , profesor i gjuhes serbe dhe Viktorit , profesor i historise.
    Ne te njejten kohe te tjeret bastisen shtepine e Martin Franit Dedvukaj ne Tuz, Nik Marashit Dedvukaj ne Sukruq dhe Tom Nishit ne Bardhaj. Gjithashtu jemi ne dieni se kane kontrollua shtepite e Sokolit Ivanoviq (Ivanaj), Gjergjit Ivanoviq (Ivanaj), Markut Ivanoviq (Ivanaj) dhe Lekoceviq Nikolles.
    Ka informacione se jane bastise dhe kontrolua edhe shume shtepi te tjera, te gjitha nen preteksin se kane vendime gjyqesore per kontrollim edhe pse asnjehere ate se kane deshmua dhe as qe ne kane tregue familjeve para bastisjeve. Kontrollimi i banesave-shtepive eshte be pa mbrojtes dhe pa dy deshmitare. Prej shtepise se Martin Franit Dedvukaj jane heqe flamujt kombtare te cilet kan qene te varura ne mure dhe sipas fjaleve te deshmitareve i kane qite per toke. Shenjat nacionale i kane marre duke i shenua ne proces verbal edhe pse me ligje eshte garantua perdorimi i tyre.
    Vellezerit Berishaj; Pjetrin, Zefin dhe Leken prej Gurrecit, sipas te dhenave te deshmitareve i kane rreh dhe keqtrajtuar, ua kane thye dhembet dhe duart. Pastaj kane kontrollua shtepine e Sokol Ivanajt , nenshtetas amerikan dhe studentin Ivan Ivanaj.

    Mund te ndodhe qe kane lidhje me binin edhe keta!

    Po shihet vellazerija dhe shqiptarija juaj.

    Mos u ngutni! Ngadal se nuk i dihet! Bravo forcave te sigurimit malazez!

    Po te ishin me emra muslimanesh keshtu ishit duke vazhduar a?

    Bravo ju qofte. Turp te keni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 11-09-2006 më 05:56
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e kimi_te
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Postime
    100

    ta prishin qetësin!!!!

    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    Pèr derisa nuk e dini se cfar ka ndodh ne mes te tyre nuk keni pse diskutoni ne kete teme.. Un jam kunder kesaj qe malltretohen Shqiptaret e Malit te zi , por un dyshoj dicka ketu mbase lexova qe ne mesin e tyre ka edhe " 4 Amerikan "

    Cfar lidhje mund te ken ata Amerikanet me Shqiptaret e Malesis.. dhe cfar lidhje kishte ajo sasi e municionit ne at vend.. Dhe per cfar pikerisht ato 20 persona qenkan percjell moti kohe nga Polizei Malazese..

    Shpresoj qe nuk e kan mendjen edhe ata shqiptar te zi te prishtin qetesin ne at vend ne emer te Muslimanve te Bin Ladenit e ketyre te tjerve.

    Gjith te mirat.
    Për çfar çetsie po flisni zotëri?
    Po nuk më vjen habi nga vet fotografia Rugoviste që keni vendos ....se jeni pacifist...njejt sikur dikur UÇK-në e thërisni krah i zgjatur i shërbimeve sërbe....
    Bashkohen popuj të ndryshëm !Pse mos bashkohemi edhe ne kur jemi një Komb

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga kimi_te
    Për çfar çetsie po flisni zotëri?
    Po nuk më vjen habi nga vet fotografia Rugoviste që keni vendos ....se jeni pacifist...njejt sikur dikur UÇK-në e thërisni krah i zgjatur i shërbimeve sërbe....
    O djem..

    Lexojeni shkrimin me lart qe kam thene..

    .. Un jam kunder kesaj qe malltretohen Shqiptaret e Malit te zi , ..

    Tani..

    Po flas per at qe u ben ne shum vende te tjera te bot-es.. edhe tek Malesia.
    Se ata 20 trima do sulmojn , por sa do e han te tjere tani ? kete e beni mend ju.. apo do ja beni sikur ne Kosov.. nje plumb ndaj policis.. dhe tani 1.00000 te tjere i pren ne qaf si lope..? kshtu mendoni tja beni.

    Tani cfar mendon nqs kan lidhje me banden e Bin Ladenit. Duhet ti perkrahim pa tjeter vetem pse jan shqiptar ? Apo don ta dish qe tani do humbesh edhe besimin tek vendet e mdha si shqiptar i Malesis.. Kshu mendoni qe te jen te lire vendet ku ju sundojn serbet? jo jo. ateher do e shoheni se do ngjallet nje millosh i dyt e te ja shtyp koken gjith te pafajshmve per 10..20 plera qe dalin dhe luftojn duke e par qe skan b.. te luftojn e te bejn dicka..

    Emerin mund ta rrisesh per te mire dhe duke ndihmu dike , por mos te mendoj as kush qe me sulme do te rritet dhe te behet i madh..

    Kush do qe te jet ai plere nqs ka lidhje me terrorisem duhet te burgoset dhe te mbahet jo 1 muaj por 10 vite.. se ai nuk meriton te rrij i lire.

    Dhe nuk keni pse ofendoni dhe shikoni cfar them un , pasi un po flas nga ato qe shoh dhe e drejta eshte kjo qe tani po flas.. e nqs ju dini ndryshe ateher vazhdoni por dot ju them qe me duket keni fillu gabimisht at qe ju mendoni..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  20. #20
    Mal i Zi, arrestohen 20 shqiptare te dyshuar per terrorizem, mes tyre 2 shtetas amerikane

    Eksluzive për www.ulqini.de

    Ne mengjes trupat antiteroriste te Policice Malazeze bejne rrethimin e malesise dhe fillojne burgosjet masive dhe keto ne shume shtepi malesoresh , e me preteks te organizimit terrorist .
    Aq sa kemi informacione te Veriu Lajme jane kontrolluar dhe brastisur shtepite e NIK MARASH UCIT DEDVUKAJ ne Sukruq dhe eshte burgos i biri i tij GJONI,eshte Batise shtepia e PJETER ZEF KACELIT SINISHTAJ dhe eshte arrestua i biri i tij Antoni .
    Eshte bastise Shtepia e GON MARTINIT DEVUKAJ NE TUZ dhe arrestuar i vellai i tije PASHKU
    eshte bastise gjithashtu ne Bardhaj te Hotit Shtepia e Dedvukajve (nuk e dime se e cilit)
    Eshte bastise dhe shtepia e tre vellezerve Berishaj nga kurreci dhe arrestuar.
    Pra, sipas informacioneve qe kemi nga Ulqini eshte nje krijuar nje situate pothuajse terrori dhe kjo vetem per nje qellim per te frigesuar qytetaret e malesise qe te mos votojne partite nacionale.
    Dy parti shqiptare protestuan kundër këtyre arrestimeve, duke theksuar se ato janë bërë me qëllim që të ushtrohet presion mbi komunitetin shqiptar gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, të parat që prej shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi në muajin qershor. Këto parti, Aleanca Demokratike e Malit të Zi dhe Alternativa Shqiptare, kërkuan lirimin e personave të arrestuar me qëllim që votimi i sotëm të zhvillohet lirisht.

    Derguar nga John Lulgjuraj me daten e 10.09.2006 në oren 17.45:
    SH.B.A. – Deklarata e Lëvizjes “Atdheu na Bashkon”

    Është e pa dyshimtë se trysnia qe po ushtrohet ndaj Shqiptareve ne Malësi nga Qeveria Malazez një dite para zgjedhjeve ne Mal te Zi, është hapi i dëshpëruar i Kryeministrit Dukanovic dhe bashkëpunëtorëve te ti për te ndaluar fitoren e madhe qe e ka përgatitur opozita.
    Lëvizja “Atdheu na Bashkon” apelon Elektoratin Shqiptar qe ne mënyrë masive dalë dhe te votoj, duke i dhëne votën koalicionit ne mes Lidhjes Demokratike dhe Iniciativës, sepse vota është arme me e forte e demokracisë, dhe shpërblimi me i madh ndaj trysnisë qe po përjetoni është vota e juaj. Gjithashtu i lutemi popullit tone qe mos ti dëgjoj zërat qe trumbetojnë përçarje dhe divergjenca fetare, sepse jemi pasardhësit e një gjaku. Populli Shqiptar është një shembull i shkëlqyer i tolerancës dhe bashkëpunimit fetar.
    Lëvizja “Atdheu na Bashkon” apelon Faktorin Politik Shqiptar qe mos te qëndroj ne heshtje, por te prononcohet ne mbrojtjen e te drejtave legjitimi te popullit Shqiptarëve ne Malësi.
    Lidhur me detajet e ngjave te ditëve te fundit ne Malësi po informohen Institucionet Politike Amerikane duke filluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, por edhe Institucionet Ndërkombëtare, si Bashkësia Evropiane, Kombet e Bashkuara, Amnesiti Internacional etj. Mali i Zi duhet ta ketë te qarte se Diaspora Shqiptare nuk do te qëndroj indiferent ndaj akteve qe cenojnë te drejtat me themelore te Shqiptareve. Ndaj, sugjerojmë Qeverinë Malazeze te ndërpres menjëherë operacionet policore ne Malësi qe kanë për qellim shtypjen e votës se lire, dhe te lirojnë te arrestuarit pa vonesë.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •