Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Papunësia, si të zbutet?

    Problemi i papunësisë vazhdon të jetë ndër çështjet më të mprehta me të cilat ballafaqohen vendet e Evropës Juglindore. Ulja e numrit të të papunëve dominon fushatat zgjedhore të forcave politike edhe në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë, mirëpo problemi vazhdon të jetë aktual.

    Ekspertët thonë se vendet në tranzicion është dashur të paguajnë këtë tagër, po të kihet parasysh "kapitali" i trashëguar nga sistemi komunist. Mirëpo, ata tërheqin vërejtjen se qeveritë postkomuniste kanë mundur të kenë një strategji zhvillimi më të qëndrueshme, po të kihen parasysh resurset që disponojnë. Për këtë arsye kemi dhe atë që quhet "largim i trurit", shtimin e emigrimit , rritjen e importit edhe të atyre produketeve që mund të prodhohen brenda këtyre vendeve.

    • Çfarë mendoni, cilat janë përmasat e këtij problemi në vendin ku ju jetoni a punoni?
    • A mendoni se për të zbutur problemin duhet edhe vetë-iniciativë?


    Marrë nga forumi i BBC-së
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Per shqiperine per mua ky eshte nje problem conjukture sepse ne shqiperi tani per tani eshte investuar vetem ne 30% (po themi) te potencialit te tregut kombetar. Ajo qe me duket me e veshtire eshte ekuilibrimi i fuqise blerese me çmimet dhe mundesia e kursimit per te rritur investimet. kjo i ngjan pak teorise se multiplikatorit kenezian po qe fundja ishte gjeneratori i rritjes ekonomike te mbas luftes ne evrope
    per sa i perket recetave shteterore, problemi madhor eshte mungesa quasi totale e eksportit, problem qe do theksohet edhe me shume me accordin e pashgmangshem MSA, mendoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga babybell : 08-09-2006 më 07:25

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Sepse shqiptaret jane mesuar te kene njerez jashte edhe te punojne edhe t"ju dergojne lek.Sepse me aq lek sikur 1/3 e rroges ti dergoji ai nga jashte shtetit me ato lek kalojne muajin te hane cdo dite mish.Keshtu qe nje shqiptar nuk ka nevoj te punoji sa te jemi ne jashte shtetit edhe sa te jene emigrantet jashte.

  4. #4
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Yasmin, nuk e ki keq ti por ktu po flitet per ide se si mund te ulet papunsia. Poqe se edhe ne te emigracionit heqim dore fare nga ata, ateher ce do hajne njerezit tan. Nuk ka xhevap me te madh se ndihma jone qe ju gergojme familjeve ne atdhe. Ndoshta ti mund te mendosh qe kjo i ben dembel, por kjo nuk ndodh nqs njerezit atje jan sic jan shumica e shqiptareve, qe mendojne jjo vetem per sot por me gjate.


    Tani persa i perket rritjes se punesimit ne Shqiperi.

    Kjo eshte mjaft e veshtire, pasiqe ne trashegojme nje infrastukture dhe nje model punesmi shum primitiv qe nga koha e komunizmit. Punesimi i shqiptareve gjer ne vitet 90 ka qene koprativiste, roje arash dhe pak roje hidrocentrali. Dmth kjo trashegimi na len boshlleqe ne nivelin e shkollimit, dhe te trajnimeve qe duhen per te konkuruar me bizneset e jashtme qe hyjne ne shqiperi.

    Une mendoj qe:

    Emigrantet, cojne mjaft para ne Shqiperi, gati gati 1 miliard ero ne vit hyn ne shqiperi nga ata qe punojne jasht. Kjo shte nje mekebje e forte e ekonomise, qe mbulon edhe humbjet e net eksporteve. Dmth kjo eshte para qe vjen nga jasht dhe qe mban ne nivel te caktuar edhe exchange level te lekut, dhe inflacionin dhe rritjen ekonomike etj etj
    Emigracioni eshte i domosdosshem per Ekonomine ne shqiperi, edhe sikur kto para te emigracionit te perdoreshin per tu investuar ne kapital, ateher te pakten bizneset tona do jene ne gjendje te konkurojne me biznese te huja brenda perbrenda ekonomise tone, gje qe mund te duket mjaft e veshtire qe tashme kemi arritur marrveshjen e stabilizim asociimit me EU.

    Investimet publike qe mund te beje qeveria, jan edhe nje hap tjeter qe con ne rritjen e punesise dhe te mireqenies ne bashkatdhetareve tane ne Shqiperi.

    Investimet e huaja eshte nje menyre tjeter qe mund te coj ne rrisjen e unesise dhe detyrimisht mireqenies se kobit tone, prandaj duhet edhe pershndetur cdo perpjeke e qeverise Berisha per thithjen e investitoreve te huaj. Shqiperia nje Euro mendoj qe eshte nje nisem e mbare per ne.

    Kto 3 pika qe permenda lart mendoj qe jan rrugezgjidhja e vetme per nje rritje te GDPse ton kometare. Ishalla nuk bien ne menyre drastike parat e emigracionit se pastaj shqiperia do ta ket punen shum pisk me vendimet monetare qe duhet te marr.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Totalisht dakord me çfare eshte thene me siper mbi hyrjet nga emigrimi. kete fakt e pranojne dhe autoritet fundja. problemi eshte se kjo nuk eshte baze afatgjate.

    Sa per investimet shteterore duhet qe te rregullohet se pari balaca komerciale qe varet nga eksporti! dhe pastaj balanca korrente qe varet nga ajo komerciale qe shteti te kete nje buxhet domethenes per ta konsakruar ne investime publike. aq me teper qe kjo bie ndesh edhe me politikat liberale.

    Investimet e huaja per mendimin tim duhet te ndryshojne menyren e integrimit ne shqiperi me ane te kontratave si conçesionet, joint venture, franchise, etj sepse kontratat filialistike bejne qe perfitimi i firmave te huaja te ngelet pasuri e huaj dhe te mos fute ne qarkullimin (cirkuit) e ekonomise kombetare. mar si shembull bankat kryesore ne shqiperi.
    per me teper sistemi bankar eshte teper primitiv dhe duhet te zhvilloje nje zgjerim horizontal ne menyre qe te krijohen varesi dhe raporte me te ngushta me bankat te cilat do te sherbejne per terheqjen e pasurise ne disa menyra (duke shitur sigurime e produkte te tjera bankare, duke variuar llojet e kontove dhe llojet e kotratave me profesionalet, duke zhvilluar sistemin e aksioneve,etc) dhe futjen e saj ne sistem.

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    babybell----je tamam e sakte ne ato qe thua, dmth qe emigracioni eshte para afat shkurter, se ky trend do vije te zvogelohet me kalimine kohes, ama besoj qe edhe nje dekade na shqiptaret e perendimit nuk kemi me u hup dhimten per njerezit tan ne Shqiperi. Nje dekade do te thot 10 miliard euro, kjo pjese nuk do te perdoret e tera per te ble buk, nje pjese detyrimisht do te investohet ne kapitale te ndryshme si makineri moderne, fabrika, hotele etj etj. Edhe nje dekae besoj qe shqiperia do e marri veten dhe te pakten do kunkuroj ne marketin e saj te brendshem.

    Qeveria nuk mund ta kontrolloje eksport importin, pasiqe ne po shkojme drejt europes dhe kuota dhe barriera tjera te mundshme nuk mund te perdoren per te mbrojtur biznesin vendas, dhe si rrjedhoje do ket boshlleqe ne buxhetin shteteror.
    Ama cmund te bej qeveria, per te rritur investimet ne kapitale eshte te ofroje kredi zbutese dhe afatgjata, gje per te cilen qeveria aktuale po punon besoj. Kjo eshte e vetmja gje qe mund te bej nje qeveri si e jona qe po synon hapjen e tregjeve me EUne. Si ne cdo vend qe shkon drejt EU jo te gjitha barrierat zhvendosen menjeher, kete gje po ben edhe qeveria. Plus qe buxheti shteteror i ketij viti ishte ne disa miliarda dollare, gje qe con se biznesi vendas nuk po flen gjume totalisht.

    Investimet e huja, vijne ne shqiperi per te fituar para, keto para i marrin dhe i dergojne ne shtetet e tyre perkatese. Ama ata ne kete process po punesojne shqiptar, po ulin cmimet e mallrave qe tregtohen aktualisht ne shqiperi, kurseje para dhe eshte multiplier effect qe percohet ne tere ekonomine.
    Plus qe ne si shtet kemi mjaft veshtiresi te marrim investime me cdo iniciative te mundshme sic eshte ajo Shqiperia 1 Euro, e lene me pastaj tju imponojme investimeve te huaja joint ventures, apo menyra tjera qe pengojne investimet e huaja.
    Ama pasurite shteterore qe jan me rendesi strategjike per mbarevajtjen e jetes se ekonomise ne vend, duhen patjeter te kontrollohen nga vet qeveria shqiptare apo nga investitor vendas.

    Per mendimin tim nuk ka menyra tjera per rritjen e punesise ne vend, pervec investimet ne kapital nga emigrantet shqiptare, dhenje kredish zbutese afatgjata per bizneset shqipetare dhe shpenzimet publike qe qeveria duhet te bej dhe qe shqiperia ka kaq shum nevoj per to.


    Do ishte shum interesante sikur te kishim ndnje rraport te qeverise Shqipetare persa i perket nisemes se saj per te ulur papunesine ne vend.

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Davius urime per temen (shqetesimin me te madh te Shqiptareve)!

    Me thene te drejten nuk disponoj aq kohe sa t'i pergjigjem mjaftueshem kesaj pyetje por sigurisht nuk e kane fajin as Nano as Berisha per kete problem, faji i tyre ndodhet se nuk japin c'munden te japin me kete ceshjte pavarsisht rezultatit (i cili ndodhet jashte mundesive te tyre).... pra nuk e krijuan politikanet shqiptare problemin, problemi kalon kufinjte tone kombetare sic e keni vene edhe vet ne dukje.

    Duke ditur se problemi ndodhet jashte mundesive te Tiranes ashtu duhet edhe te veprohet.... e pra mos te synohet as punishtja e Asbiut e as bacja e Kadriut se ashtu asnje problem nuk zgjidhet. Ekonomia eshte nderkombetarizuar keshtu edhe krahu i punes. Pra gjithe ceshtja eshte si te vjedhim kapitale dhe investime... dhe kjo eshte gjeja me e veshtire kur dihet sesa konkurence e forte ekziston.

    Megjthate ekzistojne edhe detaja te tjera...

    flm

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i mbani mend ju kooperativistet e kohes enverit?

    mezi cprisnin te binte shi..sepse nuk punonin.. po rrinin tek ajo barakja e brigades e benin llogje.. dhe u quhej "ditshiu"..

    po bufisto kamariero bulmeto shitsat po te kohes enverit i mbani mend?

    ata sdinin dit shiu..ata ishin ne krie te detires..sikur dhe gure te binin nga qielli?
    pse valle?

    olimbiii...
    plotsojeni ju..

  9. #9
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Papunesia zbutet duke punuar!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    papunesia zbutet duke u futur ne pune
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    S"kam degjuar ndonjehere te hapen zyra per te gjetur pune atyre qe kane dimploma ose atyre qe deshirojne te punojne, neper lokale i gjen, nga blloku etj.Akoma edhe nxenesit lene shkollat me celulare ne dore i ke edhe tek Blloku i keni edhe neper pubet me te mira.Asnjehere ne Shqiperi nuk vete pastruse vetem ata qe kane femijet per te ushqyer ose kane nevoj tamam.Te gjithe te tjeret i ke ca andej edhe ca ketej.Kompani si Shqipetare ashtu edhe Europiane ka plot.Por ndoshta sic e shkruajta me lart jane mesuar nga femijet ose nga njerezit qe kane Emigrant.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YaSmiN : 10-09-2006 më 14:39

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Citim Postuar më parë nga Homza
    Qeveria nuk mund ta kontrolloje eksport importin, pasiqe ne po shkojme drejt europes dhe kuota dhe barriera tjera te mundshme nuk mund te perdoren per te mbrojtur biznesin vendas, dhe si rrjedhoje do ket boshlleqe ne buxhetin shteteror.
    Ama cmund te bej qeveria, per te rritur investimet ne kapitale eshte te ofroje kredi zbutese dhe afatgjata, gje per te cilen qeveria aktuale po punon besoj. Kjo eshte e vetmja gje qe mund te bej nje qeveri si e jona qe po synon hapjen e tregjeve me EUne. Si ne cdo vend qe shkon drejt EU jo te gjitha barrierat zhvendosen menjeher, kete gje po ben edhe qeveria. Plus qe buxheti shteteror i ketij viti ishte ne disa miliarda dollare, gje qe con se biznesi vendas nuk po flen gjume totalisht.
    Pikerisht. Kjo puna e heqjes se barrierave me shqeteson shume sepse sapo kam studjuar kushtet evropjane per qarkullimin e lire dhe tregun e perbashket dhe impakti qe do kete kjo ne shqiperi gjate proçesit te integrimit me duket tejet mase problematik. Siç thua vete nuk ka 100 rruge dalje. Te shpresojme qe stabilizimi i ekonomise te jete sa me i shpejte dhe llogjika e investimeve te kete rezultate sa me optimale. besoj se boomi i vertete do te filloje kur shqiptaret te lançohen vete dhe ne fusha te reja qe ofron tregu (te paeksploruara) Nje larmi investimesh do te sjelle edhe larmi ne tregun e punes. kultura e punes pastaj eshte diçka qe duhet kultivuar me vete. Une kur isha ne shqiperi vura re qe te gjithe ishin bere "menaxhera" Nqse te gjithe jane "menaxhera" kush jane punetoret?

    Megjithate gezohem qe je optimist per te ardhmen e shqiperise sepse optimizmi i ben njerezit aktiv.

  13. #13
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anëtarësuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    Mungon edukata e punes !

    Them mungon edukata e punes pasi per shume shqipetare ,puna nuk eshte nder por turp .
    E keqa qendron tek qeveria , qe nuk ka plane konkrete per punesimin . Shkollat e mesme profesionale , pothuajse jane bere te pa frekuentueshme nga rinia .
    ''Nëse puna ju shkakton lodhje ,atëher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  14. #14
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga qorri_30
    Mungon edukata e punes !
    Shumë e qelluar, të pakten për Shqipet e Kosoves.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    kjo esht pyetja shum e veshtir per ti dhen pergjigje optimale. Ata qe kan mbaruar ekonomik e din me mir se ne tjeret por ne menyr qe te ulet papunsia njerzit duhet te punojn qe te krijojn dicka me vler dmth nje komoditet qe shitet dhe blihet dhe esht ne kerkoes

  16. #16
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga babybell
    Pikerisht. Kjo puna e heqjes se barrierave me shqeteson shume sepse sapo kam studjuar kushtet evropjane per qarkullimin e lire dhe tregun e perbashket dhe impakti qe do kete kjo ne shqiperi gjate proçesit te integrimit me duket tejet mase problematik. Siç thua vete nuk ka 100 rruge dalje. Te shpresojme qe stabilizimi i ekonomise te jete sa me i shpejte dhe llogjika e investimeve te kete rezultate sa me optimale. besoj se boomi i vertete do te filloje kur shqiptaret te lançohen vete dhe ne fusha te reja qe ofron tregu (te paeksploruara) Nje larmi investimesh do te sjelle edhe larmi ne tregun e punes. kultura e punes pastaj eshte diçka qe duhet kultivuar me vete. Une kur isha ne shqiperi vura re qe te gjithe ishin bere "menaxhera" Nqse te gjithe jane "menaxhera" kush jane punetoret?

    Megjithate gezohem qe je optimist per te ardhmen e shqiperise sepse optimizmi i ben njerezit aktiv.

    Une studjoj per Shekca Sociale, dhe kam bo nje projekt persa i prket ceshtjes se Papunesise Europiane ne kto 30 vitet e fundit, dhe mund ta konsideroj veten ekspert persa i perket dijes ne kete fushe te studenteve paralel. Por te them te drejten analizat e mija duke u bazu ne libra por sidomos ne fakte dhe shifra te papunsise ne 15 EU countries, nuk mund te perputhen dhe nuk i ngjasojne aspak ceshtjes aktuale qe po kalon tregu i punes ne Shqiperi, dhe simptomat dhe sidomos kurat jane krejtesiht te ndryshme. Andaj ne kur flasim, si ti po ashtu edhe une, ne flasim persa i perket botes se perendimit, qe ceshtja e papunesise midis dy te krahasuarave eshte totalisht e ndyrshme.

    Ishalla nuk je e papune per vete e po na shet ktu tangerllek punesie e papunsie lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga Homza : 13-09-2006 më 18:36

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    jo mor i dashur une per rastin preçiz "shqiperi" po te flas, nuk e di a kuptohemi bashke, por me duket se eshte e qarte

    Une nuk po i bej konkurrence dijeve te tua se pak me intereson. me aq sa di, ky eshte opinioni im.

  18. #18
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    babyshell, po hec mo se mos po na merr vesh kush mua dhe ty ktu, si folem mire apo si ja futem si kola lekes. Edhe te respektoj opinion sepse biles i ke ide te qarta ama une them qe nuk i pershtaten shqperise si psh/ hapjen e tregjeve te shares dmth zgjerimin e tegut financiar nuk besoj se eshte i mundur ne shqiperi, jo per te pakten edhe nje dekade apo me shume.

    Une jam me te vertete ekspert ne ceshtjen e papunsise sepse lene qe e kam studju ate por nje kohe nuk kam prek pune me dore, vetem mesim dhe orvatje te shtunash e te dielash kom bo per nja 2 vjet, kshuqe mendou mire kur flet me mua (SHAKA eh se mos e merr per mos respektim opinioni)

  19. #19
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Per mendimin tim duhet te shikojem shkallen arsimore te atyre njerezve qe skan pune.Duhet te shikojem ne cilat zona ka me shume papunesi ,ke "godet" me shume papunesia femrat meshkujt.Duhet te shikojem mundesin qe kemi si vend per investimet fushat te cilat skan investime ose kan pak investim.Duhet te mundohemi te prodhojem sa me shume prodhime vendase.Duhet te shfrytezojem ato fusha ne te cilat ne si popull kemi me shume mundesi per fitim.Pra sic e shikon kjo do nje studim te madh per te perballuar papunesin ne shqiperi .Masat e thjeshta dhe te shpejta qe mund te mirren eshte investimi ne ndertim,investim ne prodhime vendase ..blektori...bujqesi etc...keto si fillim.
    Ps :Sigurisht nuk duhet te harrojem "trurin" shqiptar i cili pas arsimmit ne shqiperi ose ne vende te tjera ...mundohet te gjej vend pune ose te investoj jasht shqiperis.Pra ne duhet tu japim arsye ketyre njerzve te vin te jetojen te punosohen te perdorin diturit e tyre ) dhe te investojen ne tregun shqiptar...qe eshte akoma nje bebe ...i sapolindur.
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  20. #20
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    Duke e vene doren ne zemer shteti ,dhe duke u munduar te hapi fronte pune,vetem ne kete menyre zbutet papunesia,ne rast te kundert sa vjen dhe egersohet me keq

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si të luftohet papunësia në Europën Juglindore?
    Nga Davius në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 17:13
  2. Sa eshte papunesia ne Shqiperi
    Nga Isomer937 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-05-2005, 20:12
  3. Papunësia
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-08-2003, 08:36
  4. Pertej mjerimit dhe deshperimit te popullit
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-07-2003, 07:42
  5. Papunësia 85% apo...
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 10:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •