Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 33 prej 33
  1. #21
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Nuk kam pare shkollen te permendur fare...

    Shqiperia sic e dime nuk njifet per no industri te jashtzakoshme, noi fabrike te papare, apo dicka te vecante.

    Shqiptari rri e hap lokale, universitetet numeroen ne nje dore, politikani nderrohet... nderrohen dhe vendet e punes, mos te harrojme pastaj dhe nr njeshken... me MIK!

    Ok... ja ti biem shkurt..

    Ai qe ka pare, investo - bo 1 vile (ra rehat me shpin), hap dhe nje biznes.. merret dhe me noi pun te piset (shumicen e rasteve).

    Universitetet na rrofshin... shkojn bojn trut dhall ato pak studenta qe i pranojne jo me lek e me mik e me the te thash dhe kur dalin nga shkolla shum nga ta s'gjejn dot pune... e cila na con tek tjetra...

    MIKUUUUU. Ne Shqiperi c'do gje eshte bere me mik, cuditem si mund te bejme kaken pa i tregu emrin e mikut pronarit te hales.. zoti na rujt... ca jan brezi 40 e ca vjec e siper... ata qe kan punu ne kohe te Enverit (dalim ke pika tjeter politikanet qe ndrohen)... vje Sala i heq te gjithe e ve gjith malokt e Tropojes aty. Nuk po ofendoj njeri nga tropoja anej i kam prejardhjet... po po i them troc gjerat.
    Ik sala.. ikin kta.. ju japin pune tjerve... osh bo 1 turli aty qe smerret vesh?

    Cte besh?

    Jepi pune ati qe e meriton. Ai qe te punon, ka kualifikimet, ka eksperiencen, ka dhe nevojen.

    Pse ti japin pune nje studenti nga jasht shtetit para dikujt qe e ka bo ke uni Tiranes? PSE????????? Cfare po reklamojne? Largimin e rinise??????
    Turp!

    Jepju robve pune o popull, ka aq shume pune per te bere e aq pak njerez me pune. Brezi qe permenda mesiper po pret per pension se s'ka cbeje.. c punojne ca s'gjejn dot pune se snjofin njeri me emer.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Gojdhanat shqiptare tregojne per ca ustallare qe kerkonin pune fshat me fshat e nuk gjenin (sepse fshataret i rregullonin vete shtepite) e ZOTI dha nje termet te forte ku u shemben te gjitha shtepite e ustallaret u punsune e u pasurune

    SAKRIFICA eshte filozofia e kesaj gojdhane, ajo eshte burimi i jetes

    Shtetet liberale jane ato qe kane papunesine me te vogel

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    E pra jemi shteti qe ka ministri bujqsie pa bujqesi,jemi shteti me ministri pune pa pune.jemi shteti me ministri transporti pa rruge ,jemi shteti me ministri kulture pa kultur etj etj Cfar jemi pra?Te gjithe ne kerkojme PUNE shteti yne s po ben dot nje pale zgjedhje ,Turp te kene politikanet keta krokodile keta plera te ketij vendi te shkrete
    O e mjera Shqiperi

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Citim Postuar më parë nga evertet
    Shtetet liberale jane ato qe kane papunesine me te vogel
    Ketu ja paske keputur kot, lol

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    49
    nese deri me dje kishte nje nr te caktaur te papunesh tani ai eshte rritur disa here me teper per shkak se me ndryshimin e sistemit (ardhja e Parise demokratike) u ndryshua dhe administrata. u hoqen ata njerez, qe ishin me pervoje dhe ne vendet e duhura dhe u vendosen ne vend te tyre njerez, qe ishin militante te partise-shtet. keshtu qe jo vetem u rrit nr i te appuneve por edhe iu krijua nje dem shtetit. per arsye se po thuajse gjithe administrata mbrohet nga statusi civil dhe pas largimit nga puna, perfitojne nje vit rroge. keshtu qeverise pervec atyre qe vendosi ne puna i duhet te paguaje dhe ata qe ka hequr. keshtu pra kjo eshte nje nga meritat e qeverise Berisha, qe vetem pakenaqesi po ngjall tek te gjithe, edhe pse fillimisht na beri te ishim shume optimiste dhe menduam se nuk do te kishte ndryshime ne administrate, pasi vete Beerisha e tha kete. por nese mendonim se heqjet nga puna do te ishin te drejtperdrejta, drejtuesit e rinj, te PD-se perdoren nje menyre shume te mire per te hequr njerezit, duke ua veshtiresuar punen dhe duke i nxjerre te paafte edhe kur nuk ishin te tille.

  6. #26
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Alda1

    Shum te drejte keni Alda.....ka qene nje far shefi tatimesh ne kohen e PSse qe gjithcka dinte te bente, te vidhte, te rrihej me milet, te mashtoronte......e vetmja gje qe nuk dinte te bente ishte me mbledh......por ama ka qene i afte edhe sot i shkreti eshte i papune ne vilen e tij ne durres.....

    PDja i shfarosi fare kta profesionistet.....

  7. #27
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Papunesia, ja shkaqet e rritjes se saj

    Gjatë vitit 2010 pritet të këtë një numër të madh të të papunëve në Shqipëri, si dhe një numër në rritje të emigrantëve drejt vendit tonë. Të dhënat bëhen të ditura nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit qe sipas tij papunesia po rritet kryesisht si pasojë e prekjes së biznesit nga kriza ekonomike.

    Drejtori i këtij institucioni, Thoma Miço, në analizën vjetore deklaroi se fluksit të të papunëve po i shtohen dhe emigrantët e kthyer nga shtetet fqinje, Italia e Greqia. Presim një rritje të numrit të të papunëve në vend dhe këtu përfshihen dhe emigrantët e kthyer.

    Gjatë analizës u theksua se problem për punësimin mbetet mosha e madhe e punëkërkuesve të papunë dhe mungesa e arsimimit të tyre. Sipas të dhënave të zyrave rajonale të punësimit, rreth 31 për qind e tyre janë mbi 45 vjeç dhe niveli arsimor i ulët mbi 53 për qind raportojnë se kanë vetëm arsimin 8 vjeçar.

    Aktualisht numri i punëkërkuesve në Shqipëri është 10047 persona të cilët përfituan gjatë vitit 2009 pagesën e papunësisë. Por, ky numër po vjen gjithnjë e në rritje e për këtë arsye, një nga prioritetet e 2010 është punësimi i 11500 personave. Sipas të dhënave të ministrisë së punës, në Shqipëri numërohen mbi 140 mijë persona të papunë çka ka rritur nivelin e papunësisë në vend në 13 për qind.
    Megjithatë, gjatë analizës u bë me dije se së shpejti, për të gjithë punëkërkuesit do të hyjë në funksion dhe punësimi online, i cili do të shtrihet në qarqet kryesore të vendit. Një faktor negativ gjatë vitit 2010 për vendin tonë do të jetë dhe shtimi i emigrantëve të huaj në Shqipëri, që do të thotë më pak mundësi punë për një shqiptarë.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Per aq kohe sa popullsia eshte nen nivelin optimal, dhe emigracioni siguron qe kjo te ndohe gjithmone, nuk ka rendesi se sa kapital trashegon nga e shkuara: pune ka per kedo.

    Nese papunesia eshte realisht problmei qe mendohet ( nuk quaj te papune Filanin qe mer leke qyl nga djali ne gjermani dhe pranon vetem pune me rroge shume te larte), pra nese realish 15% e shqiptareve nuk mund te gjejne as pune shuem te lodhshme e qe paguajne pak (ne nivelin e rrogen ndikon shume niveli i kapitalit), shkaktari mund te jete vetem paga minimale.

    Gjeja me me mend per tu bere do ishte eliminimi i pages minimale, dhe perjashtimi nga rregullimi ligjor i cdo sipermarjeje me kapital me te vogel se nje shume e caktuar. Ah po, dhe ti mohohet cdo lloj favoritizmi ligjor shoqatave te punetoreve apo sindikatave.

  9. #29
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Komuniteti rom më i varfëri në Shqipëri

    Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Tregu u rrobave të përdorura në Tiranë - Të ardhurat nga tregëtia e mallrave të përdorura nuk janë të qëndrueshmePapunësia dhe diskriminimi social e ka bërë komunitetin rom të jetë më i varfëri në Shqipëri. Në Tiranë komuniteti rom arrin në 25 mijë vetë. Rreth 45% e tij është e papunë dhe nomade. Disa prej tyre i vizitoi Ani Ruci.

    “Hajde, sandale, këpucë me dy mijë lekë, triko me tre mije , bluza, funde të lira, hajde, mall firmato…..”

    Kujtimi, një rom rreth të 40 -ve fton kështu çdo ditë klientë të blejnë në tezgat e tij, në tregun më të madh të mallrave të përdorura të Tiranës. Tregu shtrihet në të dyja anët e një rrugice të gjatë, disa qindra metra, paralel me shinat në stacionin e trenit dhe atje ku mbaron Bulevardi “Zogu I-rë. Ai njihet si tregu “GABI”, emër nga varianti i shkurtuar i fjalës ”gabel”, që në Shqipëri përdoret me të njëtin kuptim si fjala “rom/e ” Tezgat në konfidencë, gjysëm me shaka e gjysëm seriozisht quhen edhe butikët” GABI” pasi mallrat jane të firmave më me emër të Europës Perëndimore: Christian Dior, Armani, Espri, etj. Bashkë me gruan e tij, Bukurien, Kujtimi i tregëton ato pasi i merr me kg në magazine të mëdha, në periferi të Tiranës.

    “I marrim me thasë tek firmat që i sjellin nga jashtë, nga Gjermania, Italia, Franca Greqia. Një thes kushton 800 mijë lekë të vjetra. Dimër dhe verë këtu rrimë. Kur kapin ndonjë pesë lekësh hamë, kur nuk fitojmë asgjë rrimë, futemi në borxhe tek dyqani” thotë Bukuria.

    Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Një studim i Bankës Botërorë dhe PNUD-it vlerëson se 80% e romëve jetojnë në varfëri ekstreme, krahasuar me 20% të pjesës tjetër, jo rome të popullsisë

    Çmimet me të cilat Kujtimi dhe Bukuria shesin mallrat e përdorura janë rreth 40 herë më të ulta se ato në dyqanet e Tiranës. Megjithatë klientët e shtresave më të varfëra, në këto kohë krize, kërkojnë përsëri ulje.

    “Sa i shet këto moj motër? A nuk më bën pak ulje?” pyet një grua e moshuar.

    “Pesë mijë. Për ty .. 1 mijë lekë më pak” bën kompromisin Bukuria.

    Klientët e tregut”GABI” nuk vijnë vetëm nga shtresat më të varfëra të Tiranës. por edhe nga ato të mesme.

    “ Janë gjëra të mira dhe të lira. Janë firmato edhe pse të përdorura. Gjithmonë këtu vij të blej”thotë një grua e re, e mbajtur mirë.

    Romët - komuniteti më i varfër dhe i prapambetur

    Me paratë që fitojnë nga shitja e mallrave të përdorura Kujtimi dhe Bukuria mbajnë 7 fëmijët e tyre. Më i madhi është 22 vjeç, me i vogli shtatë.

    “ Janë në shtëpi, pa shkollë, pa punë“ thotë Bukuria.

    Por të ardhurat nga tregëtia e mallrave të përdorura nuk janë të qëndrueshme. Burrë e grua nuk shohin asnjë shans për të gjetur një punë tjetër.

    “Për ne, romët, vetëm kjo punë është.Të shesim ndonjë leckë, të hamë një kafshatë. Vetëm këtë zanat kemi, ne romët” thotë me trishtim Kujtimi.

    Papunësia dhe diskriminimi social e ka bërë komunitetin rom të jetë më i varfëri në Shqipëri. Një studim i Bankës Botërorë dhe PNUD-it vlerëson se 80% e romëve jetojnë në varfëri ekstreme, krahasuar me 20% të pjesës tjetër, jo rome të popullsisë. Në Shqipëri nuk ka një regjistrim zyrtar të komunitetit rom. Sipas Atllasit Gjeografik të viti 2001, numri i romëve arrin diku në 109 mijë vetë, shifër që përbën 2,8 përqind të gjithë popullsisë prej 3,5 milion banorësh që ka vendi. Në Tiranë komuniteti rom arrin në 25 mijë vetë. Më shumë se 45% e tij është e papunë dhe nomade. Barakat e tij të përkohshme i shoh të shtrihen atje ku mbaron tregu “GABI”, në një lëndinë mes pallatesh të reja, në ndërtim e sipër dhe hedhurinash. Një peisazhi tipik i i mjedisevee rome: baraka të mbuluara me plastmas, tela me rroba të ndera, fëmijë, kuaj..

    Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Një familje roma në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë

    Profesioni tjetër: Lypja

    Një vajzë e re rome qëndron e ulur në sheshin para këtyre barakave me djalin e saj të mitur. Përbri saj , një burrë po merr një sy gjumë, në diellin e ngrohtë të Prillit. Kur e pyes kush është dhe çfarë bën ajo më përgjigjet

    “ Quhem Dallëndyshe Sinani. Lyp rrugëve, mbledh kanaçe, ja çfarë bëj. Nganjëherë punoj edhe në treg, tek “GABI”. Edhe burri im - ajo tregon me dorë romin e ri që dremit - edhe ai lyp. Nuk kemi asistencë, asgje nuk kemi. Kemi tre fëmijë pë r të ushqyer”.

    Qeveria, politika dhe ndërkombëtarët

    Të djathtët në pushtet i premtojnë komunitetit rom, tani në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, se kjo situatë do të ndryshojë. Një strategji kombëtare për zhvillimin dhe integrimin e këtj komuniteti synon të zbusë përjashtimin e tyre social, burimin e varfërisë së tij ekstreme. Ndërkohë, Shqipëria është pjesëmarrëse e një nisme të vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore, të mbështetur nga Banka Botërore ,UNDP dhe Fondacioni Shoqërisë së Hapur ”SOROS” për të përmirësuar gjendjen sociale, punësimin, arsimimin dhe strehimin e romëve. Një parti politike rome e sapokrijuar po tenton të ketë përfaqësues të komunitetit rom në Parlamention e ardhshëm. A beson Kujtimi tek politika,tek partite?

    “ Deri tani, asnjë parti, asnjëherë nuk ka ndihmuar. Parti rome..?? Nuk e di.”thotë ai duke u lëkundur mes shpresës dhë zhgënjimeve.

    Në fillim të Prillit, në Ditën Botërore të Romëve edhe romët e Shqipërisë dëgjuan shumë premtime nga politikëbërësit dhe organizatat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri. Premtime …që presin të mos mbeten në letër por të shndrrohen në veprim, në konkrete për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom.

    Autor: Ani Ruci
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #30
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga qorri_30 Lexo Postimin
    Mungon edukata e punes !

    Them mungon edukata e punes pasi per shume shqipetare ,puna nuk eshte nder por turp .
    E keqa qendron tek qeveria , qe nuk ka plane konkrete per punesimin . Shkollat e mesme profesionale , pothuajse jane bere te pa frekuentueshme nga rinia .
    Plotesisht dakort. Me kujtohet para dy vitesh isha ne shqiperi dhe takova disa nga miqte e mi. Ra muhabeti te puna dhe te gjithe po ankoheshin se nuk ka pune; ne ate kohe duke ecur ne bulevardin kryesor te qytetit pame nje te njohur tjeter qe ishte duke shtruar pllakat e bulevardit dhe pastruar rrugen. I thash njerit nga miqve te mi pse nuk i thua atij te gjej nje pune edhe ty.

    Pse tullaxhi dhe fshesaxhi do punoj une? - mu pergjigj. Interesante eshte se po keta tipa sapo shkojne jashte pranojne te be bejne cdo lloj pune por ne vendit e tyre nuk pranojne se ju ulet hunda.
    Moderator, e di vet ti...

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Plotesisht dakort. Me kujtohet para dy vitesh isha ne shqiperi dhe takova disa nga miqte e mi. Ra muhabeti te puna dhe te gjithe po ankoheshin se nuk ka pune; ne ate kohe duke ecur ne bulevardin kryesor te qytetit pame nje te njohur tjeter qe ishte duke shtruar pllakat e bulevardit dhe pastruar rrugen. I thash njerit nga miqve te mi pse nuk i thua atij te gjej nje pune edhe ty.

    Pse tullaxhi dhe fshesaxhi do punoj une? - mu pergjigj. Interesante eshte se po keta tipa sapo shkojne jashte pranojne te be bejne cdo lloj pune por ne vendit e tyre nuk pranojne se ju ulet hunda.
    Fjale te shenjta! Papunesia reale ne Shqiperi ( njerez qe realisht pranojne cdo pune, por nuk gjejne fare) veshtire te jete mbi 5%.

  12. #32
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Atyre qe shesin kepuce te vjetra"hajde kepuce qineze lol 500 leke" mire tu behet se idiota jane,pa shkolle,pa zanat.
    E cfare shpreson?Ia ka gjetur vendin zoti ne kete dynjallek.
    Te vjen keq per te rinjte qe mbarojne universitetet dhe ngelen pa pune.

    Ka ardhur koha qe 1 zanat nuk mjafton.Je inxhinjer elektrik dhe nuk gjen dot pune si inxhinjer elektrik,ke hunde dhe nuk pranon te punosh si banakier lokali,fshesazhi etj.Futu ne nje kurs 9 muaj per ekonomist,ose per administrator rrjeti kompjuterash ose kurs per aplikacione biznesi.I rrit shume shancet te gjesh pune.
    Shume vete ngelen pa pune aty sepse kane vetem nje zanat.....
    Puno part time ne nje pune whatever sa per te hequr shpenzimet e dites dhe futu ne nje kurs dhe gjen pune me vone.Dikush mund te thote,une jam34 vjec tashti,sjam per shkolle me.Arsimimi nuk njeh moshe.Koha kerkon kualifikim profesional qe te tjeret te te kene nevojen dhe te kerkojne per njohurite qe ke.

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Komuniteti rom më i varfëri në Shqipëri

    Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Tregu u rrobave të përdorura në Tiranë - Të ardhurat nga tregëtia e mallrave të përdorura nuk janë të qëndrueshmePapunësia dhe diskriminimi social e ka bërë komunitetin rom të jetë më i varfëri në Shqipëri. Në Tiranë komuniteti rom arrin në 25 mijë vetë. Rreth 45% e tij është e papunë dhe nomade. Disa prej tyre i vizitoi Ani Ruci.

    “Hajde, sandale, këpucë me dy mijë lekë, triko me tre mije , bluza, funde të lira, hajde, mall firmato…..”

    Kujtimi, një rom rreth të 40 -ve fton kështu çdo ditë klientë të blejnë në tezgat e tij, në tregun më të madh të mallrave të përdorura të Tiranës. Tregu shtrihet në të dyja anët e një rrugice të gjatë, disa qindra metra, paralel me shinat në stacionin e trenit dhe atje ku mbaron Bulevardi “Zogu I-rë. Ai njihet si tregu “GABI”, emër nga varianti i shkurtuar i fjalës ”gabel”, që në Shqipëri përdoret me të njëtin kuptim si fjala “rom/e ” Tezgat në konfidencë, gjysëm me shaka e gjysëm seriozisht quhen edhe butikët” GABI” pasi mallrat jane të firmave më me emër të Europës Perëndimore: Christian Dior, Armani, Espri, etj. Bashkë me gruan e tij, Bukurien, Kujtimi i tregëton ato pasi i merr me kg në magazine të mëdha, në periferi të Tiranës.

    “I marrim me thasë tek firmat që i sjellin nga jashtë, nga Gjermania, Italia, Franca Greqia. Një thes kushton 800 mijë lekë të vjetra. Dimër dhe verë këtu rrimë. Kur kapin ndonjë pesë lekësh hamë, kur nuk fitojmë asgjë rrimë, futemi në borxhe tek dyqani” thotë Bukuria.

    Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Një studim i Bankës Botërorë dhe PNUD-it vlerëson se 80% e romëve jetojnë në varfëri ekstreme, krahasuar me 20% të pjesës tjetër, jo rome të popullsisë

    Çmimet me të cilat Kujtimi dhe Bukuria shesin mallrat e përdorura janë rreth 40 herë më të ulta se ato në dyqanet e Tiranës. Megjithatë klientët e shtresave më të varfëra, në këto kohë krize, kërkojnë përsëri ulje.

    “Sa i shet këto moj motër? A nuk më bën pak ulje?” pyet një grua e moshuar.

    “Pesë mijë. Për ty .. 1 mijë lekë më pak” bën kompromisin Bukuria.

    Klientët e tregut”GABI” nuk vijnë vetëm nga shtresat më të varfëra të Tiranës. por edhe nga ato të mesme.

    “ Janë gjëra të mira dhe të lira. Janë firmato edhe pse të përdorura. Gjithmonë këtu vij të blej”thotë një grua e re, e mbajtur mirë.

    Romët - komuniteti më i varfër dhe i prapambetur

    Me paratë që fitojnë nga shitja e mallrave të përdorura Kujtimi dhe Bukuria mbajnë 7 fëmijët e tyre. Më i madhi është 22 vjeç, me i vogli shtatë.

    “ Janë në shtëpi, pa shkollë, pa punë“ thotë Bukuria.

    Por të ardhurat nga tregëtia e mallrave të përdorura nuk janë të qëndrueshme. Burrë e grua nuk shohin asnjë shans për të gjetur një punë tjetër.

    “Për ne, romët, vetëm kjo punë është.Të shesim ndonjë leckë, të hamë një kafshatë. Vetëm këtë zanat kemi, ne romët” thotë me trishtim Kujtimi.

    Papunësia dhe diskriminimi social e ka bërë komunitetin rom të jetë më i varfëri në Shqipëri. Një studim i Bankës Botërorë dhe PNUD-it vlerëson se 80% e romëve jetojnë në varfëri ekstreme, krahasuar me 20% të pjesës tjetër, jo rome të popullsisë. Në Shqipëri nuk ka një regjistrim zyrtar të komunitetit rom. Sipas Atllasit Gjeografik të viti 2001, numri i romëve arrin diku në 109 mijë vetë, shifër që përbën 2,8 përqind të gjithë popullsisë prej 3,5 milion banorësh që ka vendi. Në Tiranë komuniteti rom arrin në 25 mijë vetë. Më shumë se 45% e tij është e papunë dhe nomade. Barakat e tij të përkohshme i shoh të shtrihen atje ku mbaron tregu “GABI”, në një lëndinë mes pallatesh të reja, në ndërtim e sipër dhe hedhurinash. Një peisazhi tipik i i mjedisevee rome: baraka të mbuluara me plastmas, tela me rroba të ndera, fëmijë, kuaj..

    Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Një familje roma në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë

    Profesioni tjetër: Lypja

    Një vajzë e re rome qëndron e ulur në sheshin para këtyre barakave me djalin e saj të mitur. Përbri saj , një burrë po merr një sy gjumë, në diellin e ngrohtë të Prillit. Kur e pyes kush është dhe çfarë bën ajo më përgjigjet

    “ Quhem Dallëndyshe Sinani. Lyp rrugëve, mbledh kanaçe, ja çfarë bëj. Nganjëherë punoj edhe në treg, tek “GABI”. Edhe burri im - ajo tregon me dorë romin e ri që dremit - edhe ai lyp. Nuk kemi asistencë, asgje nuk kemi. Kemi tre fëmijë pë r të ushqyer”.

    Qeveria, politika dhe ndërkombëtarët

    Të djathtët në pushtet i premtojnë komunitetit rom, tani në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, se kjo situatë do të ndryshojë. Një strategji kombëtare për zhvillimin dhe integrimin e këtj komuniteti synon të zbusë përjashtimin e tyre social, burimin e varfërisë së tij ekstreme. Ndërkohë, Shqipëria është pjesëmarrëse e një nisme të vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore, të mbështetur nga Banka Botërore ,UNDP dhe Fondacioni Shoqërisë së Hapur ”SOROS” për të përmirësuar gjendjen sociale, punësimin, arsimimin dhe strehimin e romëve. Një parti politike rome e sapokrijuar po tenton të ketë përfaqësues të komunitetit rom në Parlamention e ardhshëm. A beson Kujtimi tek politika,tek partite?

    “ Deri tani, asnjë parti, asnjëherë nuk ka ndihmuar. Parti rome..?? Nuk e di.”thotë ai duke u lëkundur mes shpresës dhë zhgënjimeve.

    Në fillim të Prillit, në Ditën Botërore të Romëve edhe romët e Shqipërisë dëgjuan shumë premtime nga politikëbërësit dhe organizatat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri. Premtime …që presin të mos mbeten në letër por të shndrrohen në veprim, në konkrete për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom.

    Autor: Ani Ruci
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  13. #33
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    si te zbutet ... duke punuar ?lol

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Si të luftohet papunësia në Europën Juglindore?
    Nga Davius në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 17:13
  2. Sa eshte papunesia ne Shqiperi
    Nga Isomer937 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-05-2005, 20:12
  3. Papunësia
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-08-2003, 08:36
  4. Pertej mjerimit dhe deshperimit te popullit
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-07-2003, 07:42
  5. Papunësia 85% apo...
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 10:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •